2010-12-31

Akademik prof.dr.Ibrahim Rugova ka kërkuar krijimin e shtetit “Ilirida”

“Idenë e krijimit të shtetit “Ilirida” e imponon dhe mbështet Turqia. Në Athinë erdhi një biznesmen i madh dhe i pasur nga Turqia, me të cilin unë bisedova. Për shkak të fuqisë ekonomike ai ka një lidhje shumë të ngushtë me Sulejman Demirel të cilin edhe e financon. Në bisedën me mua ai iniciojë çështjen e krijimit të “Iliridës” dhe kërkonte ndihmë dhe mbështetje”. Kështu ka deklaruar ish-shefi i shërbimit sekret grek, Nikolas Grilakis, raportin e përditshmja maqedonase “Biznis”, të cilën e transmeton “Shqipmedia”.

Ai më tej thotë se është takuar me ministrin turk, me biznesmenin e sipërpërmendur si dhe me një tregtar ku thotë se kanë diskutuar për nevojën e krijimit të shtetit të Iliridës.

“Pas bisedës tonë, bashkërisht erdhëm në hotel, ku ishte i vendosur ministri i qeverisë turke. Në prani të ministrit, biznesmenit dhe tregtarit diskutuam për nevojën e krijimit të “Iliridës” në Maqedoni”, ka thënë Nikolaos Grilakis sipas një raporti nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Grilakis më tej ka thënë se ai personalisht ka marrë pjesë në bisedën mes Micotakis dhe Rugovës. Në atë takim, Rugova ka thënë se rreth 900 mijë shqiptarë në Maqedoni dhe 2 milion 300 mijë në Kosovë duhet të jetojnë në shtet të përbashkët të tyre.

Në pyetjen e Grilakis drejtuar akademik Ibrahim Rugovës, se çfarë planifikon me pjesët tjera të Maqedonisë, Rugova u përgjigj: “Ata do të ndahen mes Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë”.

Grilakis me këtë rrëfim ka dashur të bëjë me dije se të gjitha shtetet fqinje kanë pasur aspirata ndaj Maqedonisë, ndërsa vetëm Greqia në ato momente mbronte integritetin territorial të Maqedonisë.