2010-12-29

Qosja: Raporti i Dik Martit është një skandal politik


Raporti i Dik Martit është një raport i blerë, pasi që Serbia bënë shumë përpjekje të llojeve të ndryshme që të njollosë luftën çlirimtare të shqiptarëve, figurat e shquara të kësaj lufte dhe të njëmendësisë së sotme politike e shoqërore të shqiptarëve, pasi nuk e duron dhe nuk e gëlltit lehtë pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj, ka thënë në një intervistë për Kosovapress akademik Rexhep Qosja.
Kosovapress: Z. Qosja, tani po bëhen tri vjet që Kosova është shpallur shtet. Si i vlerësoni të arriturat dhe gjendjen aktuale politike në vend?
Qosja: Ne jemi shtet i ri. Tani po bëhen tri vjet prej që Kosova është shpallur shtet, është shtet i posa lindur. Kur lind njeriu vjen duke u rritur, i duhen shumë vite, dikur edhe plaket, por gjithë kohën vjen duke u forcuar, duke fituar përvojë, duke pasuruar jetën dhe mendimin e vetë. Edhe shteti vjen duke u rritur, duke u zhvilluar, duke u pasuruar, duke ngritur përvojë. Njerëzit tonë në politikë po mësojnë, po ngritën. Unë po i vërejë, ata që i kam dëgjuar para shtatë vjetësh, pesë vjetësh apo tri vjetësh, apo atë ditë që është krijuar Kosova shtet dhe sot po i vërejë sa shumë kanë përparuar për këto tri vjet të Kosovës shtet, janë ngritur, janë aftësuar politikisht, kanë një përvojë më të madhe. Kryesorja është që Kosova është bërë shtet, shtet i pavarur me një ardhmëri të shkëlqyer dhe ky shtet do përparohet, do ngitet, do forcohet. Kjo është ardhmëria e Kosovës dhe krejt popullit shqiptar. Fillimi i shekullit XIX ka punuar për popullin shqiptar, ne jemi komb në ngritje, ne jemi komb për të cilin për herë të parë fillojë të punojë historia drejt dhe ndeshem e si duhet. Populli shqiptar po ngrihet, po forcohet e zhvillohet dhe për herë të parë është bërë subjekt i vërtet historik, e jo objekt siç ka qenë gjatë, ne nuk jemi më objekt, jemi subjekt dhe e kemi shtetin tonë, bile si komb modern. Kemi dy shtete sot në Ballkan, sepse na janë bërë padrejtësi shumë të mëdha dikur, nuk e durojnë lehtë këtë disa, nuk e durojnë lehtë këtë Serbia, fatkeqësisht mund të mos ta durojnë lehtë këtë edhe disa fqinjë, por ky është realiteti, kjo është historia, kjo është ardhmëria e popullit shqiptar, kemi arsye të jemi shumë optimistë.
Kosovapress: Po raporti i Dig Martit, sa ka dëmtuar proceset pozitive në Kosovë?
Qosja: Nuk është çështja më e rëndësishme për zhvillimet tona, raporti i Dig Martit. Raporti i Dig Martit është një skandal politik që ka ngjarë në lidhje me zhvillimet tona dhe pavarësinë tonë. Të rëndësishme janë ato që po ngjajnë në jetën tonë, në Kosovën e pavarur. Me rendësi janë ato që po punohet dhe po arrihet në jetën tonë, investimet në Kosovë, zhvillimi i përgjithshëm ekonomik, kulturor dhe shoqëror, punësimi i njerëzve dhe të arriturat tjera që po ndodhin në jetën tonë.
Kosovapress: Dihet që patëm zgjedhje të përgjithshme në Kosovë, ndërkohë po kërkohet që të formohet një qeveri teknike. Si e vlerësoni ju këtë?
Qosja: Si qeveri teknike, kur janë mbajt zgjedhjet dhe dihet fituesit në zgjedhje, dihen ata që kanë fituar më së shumti vota. Unë po çuditem kur po i dëgjojë disa media pse kanë nevojë të ngatërrojnë punët. Zgjedhjet janë mbajtur, janë cilësuar si zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike prej faktorëve ndërkombëtar, prej vëzhguesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Evropian, prej një numri të madh të vëzhguesve tanë dhe të huaj. Ka pas disa parregullsi, po aty ku ka pas parregullsi do të përsëriten zgjedhje të reja, pse të ngarrohen punët. Do të formohet qeveria e re prej atij që ka fituar dhe dikujt tjetër me të cilën ai, fituesi, krijon koalicion.
Kosovapress: Kanë qenë disa emra të përfolura siç është Demaçi, e disa tjerë për postin e presidentit të vendit. Sipas mendimit tënd, cila është figura adekuate që duhet të jetë president?
Qosja: Nuk është e imja tani të jap mendimin, cila është figura e përshtatshme për president. Adem Demaçi është një figurë e madhe e jetës, kulturës, letërsisë, politikës, historisë të popullit të Kosovës dhe të popullit shqiptar në përgjithësi. Adem Demaçi do të rrinte mirë me dinjitet kudo, në çdo pozitë, në çdo vend, në çdo institucion. Po ky është një problem që tani iu përket atyre që kanë dal në zgjedhje, domethënë partive politike, që ta diskutojnë çështje e kryetarit të Kosovës.
Kosovapress: Po kthehemi sërish te raporti i Dik Martit, a mendoni që është bërë në kohën kur pritet negociata me Serbinë, në mënyrë që të njolloset lufta e UÇK-së dhe të bëhet presin te kryeministri aktual Hashim Thaçi.
Qosja: Raporti i Dik Martit është një raport i blerë. Serbia bënë shumë përpjekje të llojeve të ndryshme, përpjekje që sa është e mundshme të njollosë luftën e shqiptarëve,Ushtrinë Çlirimtare, luftën çlirimtare të shqiptarëve, figurat e shquara të kësaj lufte dhe të njëmendësisë së sotme politike e shoqërore të shqiptarëve. Serbia duhet të dini ju dhe duhet të dinë të gjithë, se nuk e duron lehtë dhe ajo po tregon kudo, këtu dhe në botë, se nuk e duron lehtë pavarësinë e Kosovës, sovranitetin e Kosovës nuk e gëlltit lehtë dhe bënë çmos që ta njollos këtë. Ky raport është fryt i zi, i them unë, i këtyre përpjekjeve të Serbisë të dështuar.

Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Luftë në Kosovë nuk do të ketë ?!

                  Kërko brenda në imazh Shkruan  :Flori Bruqi, PHD Disa  vjet më parë nga Flakon Demaku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt...