2010-12-30

Brian Tracy – “Psikologjia e Shitjes




Brian Tracy është orator profesionist, trajnues dhe konsulent, si dhe është kryetar i firmës “Brian Tracy International”, një kompani trajnimi dhe konsulence me bazë në Solana Beach, Kaliforni. Me forcat e veta është bërë edhe milioner. 

Sot, librat, audio dhe video programet si dhe seminaret e tij janë përkthyer në 35 gjuhë dhe përdoren në 52 vende. Brian i ka ndarë idetë e veta me mbi katër milionë njerëz në 45 vende pasi filloi të ligjëronte profesionalisht. 

Ka shërbyer si konsulent dhe trajnues për më shumë se një mijë kompani. Ka jetuar dhe zbatuar secilin parim në këtë libër. Ka bërë që ai bashkë me mijëra njerëz të tjerë të kalojnë nga frustrimi dhe rezultate të mangëta deri në mirëqenie dhe sukses. 

Brian përvetëson idetë dhe informatat në bazë të përvojës së tij dhe të përvojës së të tjerëve, duke i përfshirë në përvojën e tij. Është autor i suksesshëm i mbi 40 librave, 
mes të cilëve “Arritja maksimale”, “100 ligje absolutisht të pathyeshme të suksesit në biznes”, “Bëhu supershitës”, “Ndryshoni mendimet, ndryshone jetën”, “Hajeni këtë bretkosë”, dhe “Psikologjia e shitjes”. Ai ka shkruar dhe prodhuar më shumë se 300 programe mësimore audio dhe video, që përdoren në të gjithë botën. 

Libri ka 234 faqe, është përkthyer nga Adisa Duka dhe është botuar nga shtëpia botuese “Elta BS” në Prishtinë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...