Një nga eseistët më të njohur qysh herët në studimin dhe kritikën e poezisë, Sir Philip Sidneyshkruan: "Unë mendoj se duhet të kuptohet qartë një ligjësi se një poet, me atë dorë të njëjtë e të begatshme, bën të tërheqë me më shumë efektivitet mendjen e tjetrit se në çdo art tjetër, dhe kështu që një konkluzion nuk krijohet aq lehtë, që, veç Virtytit që lind përpos, është edhe vendi më i shkëlqyer i filozofisë ku pushimi mendor mbetet për të gjitha fjalët e të mësuarit një bagazh për të bërë një analizë pas leximit në fund të tij të vargut poetik. Kështu Poezia, duke më njohur e joshur me këtë njohje për të mësuar për atë, bëhet edhe më madhështore për të lëvizur në drejtim të filozofisë së tij, njësoj si në veprat më të shkëlqyera, por me një veçori ku artefakti (puna e kryer prej njeriut poet) mbetet një ekselencë e artit të fjalës ". (Sidney; 1965:24). Në esenë e tij të famshme ai shprehet me titullin ‘Një falje për poezinë’. Një ‘falje’ që nënkupton shumë në këtë drejtim, pasi kjo falje parathotë respekt për filozofinë dhe artin e fjalës. Kështu në këtë ese ai sugjeron se Poezia është ajo që zbulon botën filozofike të tjetrit. Nëpërmjet filozofisë ne gjejmë më shumë arsye në idenë, veprën, mendimin dhe situatën që ekziston apo lexojmë si e qysh ka ekzistuar një personalitet. Kështu ndodh edhe me figurën e Nënë Terezës. Një shembull mund të shihet e kuptohet qartë nga Poezia e poetes indiane Rajandaye Ramkissoon Chen. Ajo, një intelektuale e edukuar dhe e punësuar në kolegjin me emër “Naparima”, vargjet e saj poetike i linçoi mbi këtë filozofi duke zbuluar botën e brendshme dhe shpirtin e madh human, filozofinë e mendimit dhe idetë për jetën nëpërmjet poezive të krijuara për figura të ndryshme, të cilat ajo i njihte në detaj. Kështu ajo i kushtoi poezi të shoqit të saj, Ëilfred G. Chen, si një përkushtim në poezinë “Tërheqja e dritës”, duke zbuluar idetë e tij të hershme si një fëmijë i talentuar, i dhënë pas progresit, një shpirt i pastër dhe një filozof. Ajo i këndoi atij në filozofinë e saj poetike duke zbuluar devocionin e tij si Ëilfred to Raj (Princ).
Poezia që zbuloi botën e Nënë Terezës
Rajandaye Ramkissoon Chen zbuloi edhe botën e brendshme e të panjohur të Nënë Terezësnë poezitë “Udhëtime shpirtërore”. Për këtë poezi dhe për njohjen e kësaj bote shpirtërore ajo u ndikua dhe filozofoi nga 'Një paraqitje e shkurtër e Mother Teresa në Radio Televizionin në vitin 1995'. Kjo poezi në fakt vjen nga seksioni i quajtur “Udhëtime shpirtërore” ('Spiritual Journeys'). Udhëtimet e poetes janë udhëtime aktuale e të prekshme në vendet e shenjta, reflektime mbi vdekjen, dhe evokacione të përvojave shpirtërore që na mundësojnë të krijojmë idenë se si ta lexojmë e kuptojmë Nënë Terezën, nëpërmjet vargut që na jep Rajandaye, ku mësojmë se ajo ishte një njeri shpirtëror, i cili kuptohet dhe në spiritualitetin e saj të njohur në forma të ndryshme fetare, si Hindu, Mysliman, prezbiterian, Raj, Zalayhar, etj. Ajo ishte aq tolerante dhe e pagjykueshme rreth feve ashtu si ajo ishte rreth popullit me të cilin ajo u takua. Nënë Tereza sipas vargut filozofik të kësaj poeteje mësohet se njëherë tha, "Nëse ju gjykoni njerëzit, ju nuk keni kohë për dashurinë e tyre." Premtimin e saj të padukshëm dhe botën e saj të brendshme Rajandaye e sqaron më tej: "Kur ju i kaloni gjykimit, ju nuk keni lënë vend për dashuri." Kjo poemë e veçantë është në lidhje me botën e padukshme të Nënë Terezës, që kaloi shumicën e jetës së saj në Indi duke u kujdesur për të sëmurë dhe të varfër.
Sipas poetes indiane mësohet edhe njëherë se ajo njëherë tha: "Me gjak jam shqiptare. Nga shtetësia indiane. Me anë të besimit unë jam një murgeshë katolike. Në poezinë e saj, Rajandaye që në fillim shpjegon se bota e saj e padukshme dhe premtimet e saj shtjelloni parëndësinë e përcaktimeve, por rëndësinë e të qënit njeri human dhe i dashur:
Një pastërti,
dritë prej saj rrjedh nga sari i bardhë
në metra. Ajo është e gjitha murgeshë
Pa zakon një murgeshë. Kryqi i saj
është gjysmë-fshehur, një gjilpërë me kokë mban në supe.
Vija e saj e sari-kufitarizuar
mbështjellur me pëlhurën e saj blu
të Imakulatës.
Ata që dinë se kjo poete, Rajandaye ishte një fizikante, dhe në poezi ‘shërbeu si një mjeke filozofe’ duke i dhënë shpresë grave dhe duke lehtësuar dhimbjen prej fëmijëve kur vijnë në botë, nuk do të jetë i habitur se poema e saj vërteton kapacitetin e majëlartë që ka dhënë Nënë Tereza për dhënien e dashurisë, pa të cilën puna e tillë e përkushtuar, nuk është e mundur:
Lëkura e saj është pergamenë.
Në çdo linjë të saj rrudhë është shkruar
letra e shërbimit të saj.
Dashuria është fryt 'i besimit'
mbajtës i ritmit të saj të zemrës
që qarkullon paqen e saj
Çfarë është për të shquar, më në fund, është se në strofën përfundimtare të poemës kushtuar, Nënë Terezës, është një pamje e ngjashme sikur ekzistenca e saj në vitin 1995. Por kjo poete ka ofruar lamtumirën e saj me shkrim dhe mbishkrim mbi varrin saj. Çfarë ajo thotë se Nënë Tereza ishte si ekran televiziv që ngadalë vjen e errësohet, është ajo që sjell vetëm dritë edhe në ekranin e errët, është bota e saj e padukshme që rrezaton:
Fjalët e saj janë të vërteta
përsëritja e thjeshtë e buzëqeshjes së saj.
Ajo shtrëngon duart e saj dhe harqet
lamtumirë, në pavdekësi
gjuhëbotësi. Në të ajo fut
qetësinë e Rruzareve të saj.