SHKRUAN FLORI BRUQI
Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë”
"Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë”,ku në mes tjerash shkruam :.....
....Klina bëhet vend tubim dhe vend takim i artdashësve të folklorit burimor shqiptarë te të gjitha trojeve etnike.Ndërkaq, këtu vijnë qytetarë jo vetëm të lokaliteteve të Komunës së Klinës, por edhe nga e gjithë Kosova, Shqipëria, Tetova, Presheva, Medvexha, Malësia, Ulqini, po edhe nga trojet të tjera ku ka shqiptarë, e edhe nga diaspora.
Për tri ditë me radhë, më 6, 7 e 8 qershor i këndohet, lirisë, pavarësisë, trimërisë heroike të luftëtarëve të UQK-së e Komandantit të shquar të saj Mujë Krasniqit- Kapuçit, që sivjet përkon me ditëlindjen e 50-të te Komndant Mujë Krasniqit-Kapuçit. Për përgatitjet, ecurinë dhe rrjedhat e Festivalit “I Këndojmë Lirisë” ,tregon zëdhënësi i Festivalit, Enver Maloku.
“Kjo edhe dihet se pikërisht mbajtja e festivalit burimor folklorik përkon me ditëlindjen e Mujës. Kjo edhe për faktin se ky festival ka nisur në ditët e para të lirisë, kur akoma ndihej erë baroti, ndonëse lufta kishte përfunduar, liria kishte arritur me shumë pasoja, me gjakun e derdhur të bijave e të bijve më të mirë të kombit”, ka thënë Maloku.
Ndaj të gjithë të rënët për këtë tokë të shenjt sot përkujtohen në forma të ndryshme, siç është edhe ky Festival. Atyre u këndohet, për mos tu harruar brez pas brezi. Ata me pushkë e me këngë futnin tmerr në radhët e armikut. Ata vdisnin me këngë në gojë.
Edhe sivjet është kështu. Ndërsa e veçanta e festivalit të sivjetshëm është se më 3 qershor hapjes së festivalit i parapriu marrshi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) të cilët pas homazheve te shtatorjaMujë Krasniqit u nisen drejt vendlindjes së Komandantit duke ecur deri të Kulla- muze në Çabiq.Festivali nis në Qabiq, vendlindjen e Mujë Krasniqit, nga Kulla muze. Aty nis kënga dhe vallja për të vazhduar në mbrëmje në skenën e hapur. Drejtori I festivalit “I këndojmë Lirisë “, shkrimtari, publicisti dhe kritiku i mirë njohur Prend Bizhala, thotë se të gjitha përgatitje janë bërë me kohë. “Edhe sivjet kemi pjesëmarrës te të gjitha trojeve shqiptare, ku në skenë do të ngjiten për tri ditë rresht këngëtarë, valltarë e instrumentistë për të shpalosur vlera, e tradita kombëtare.
Dorëheja
_________________________________________________________
-Asamblesë komunale Klinë
-Kryetarit z. Zenun Elezaj
-Këshillit Organizativ
Unë Dibran Fylli, duke vërejtur pakënaqësi nga disa anëtarë të Këshillit Organizativ dhe duke qenë i sigurt se janë bërë shkelje të shumta të Rregullores së Festivalit Nr. 643-2202/13, dt.23.04.2013, e miratuar nga Asambleja komunale, duke u bazuar në Vendimin e Kuvendit Komunal të Klinës, dt. 08.04.2002 dhe rregulloreve tjera të punës organizative, duke pretenduar me ose pa qëllim që t’i marrin kompetencat dhe të drejtat e Drejtorit të Festivalit, të rregulluara me Rregullore, e cila është dhe mbetet akt zyrtar, unë ofroi dorëheqje nga posti i Drejtorit të Festivalit, i cili sipas rregullores në fuqi do të duhej të ishte Organi më i lart i Festivalit, i zgjedhur më mandat 4 vjeçar, i zgjedhur në vitin 2018. (lexo Kap. II, neni 10 i rregullores).
Dibran Fylli
-Zgjedhja e Drejtorit të festivalit nuk është bërë dhe po vazhdon të mos bëhet sipas Rregullores, Nr. 643-2202/13, dt.23.04.2013, e miratuar nga Asambleja komunale.
-Po emërohen organet drejtuese të Udhëheqjes artistike, ose Drejtoria artistike nga KO, pa prezencën dhe propozimin e miratimin e drejtorit të Festivalit, gjë që bie ndesh me rregulloren, (lexo Kap. II, neni 12 e 13).
(Por, me kërkesën e Kryetarit dhe miratimin e shumicës së Këshillit Organizativ unë pranova dhe ju ofrova bashkëpunim, duke i lejuar që kjo Udhëheqje artistike e përbërë nga: Halit Gashi, Daut Gashi dhe Fatmir Berisha, t’i ftojnë për pjesëmarrje grupet e rapsodëve dhe të mbesin pjesë e Udhëheqjes artistike të Edicionit të 19-të).
Por të njëjtit me autorizim dhe me makinë zyrtare të Komunës shkojnë në seleksionim, pa miratimin e drejtorit, duke krijuar paralelizëm, gjë që bie ndesh me Rregulloren e Festivalit, Nr. 643-2202/13, dt.23.04.2013, (lexo Kap. II, neni 13).
-Shpifet duke propaganduar dhe fyer personalitetin e Drejtorit të Festivalit për keqpërdorime dhe duke mos i përfill vendimet e tij të parapara me rregullore.
Nëse i thonë keqpërdorim!
1. asaj që unë kam kursyer mjetet e festivalit,
2. kam kërkuar profesionizëm dhe njerëz profesionist,
3. nuk kam lejuar që të behën pazare paraprake siç ka ndodhur e po ndodh,
4. kam dashur që mjetet e kursyera të na shërbejnë për vitin jubilar 2020,
5. nuk kam dashur që të shfrytëzohet makina zyrtare për seleksionim,
6. i kam kryer dizajnet pa pagesë duke mos e ngarkuar buxhetin e festivalit,atëherë qenkam keqpërdorues!?
Mendoi se ka edhe arsye tjera, por besoi së këto janë të mjaftueshme që unë të largohem me kohë nga posti i Drejtorit të Festivalit, duke mos e dëmtuar as imazhin e as karakterin e tij mbarëkombëtar, sepse koha është të punohet për festival e jo të garohet për poste e karrige!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Dibran Fylli
Prishtinë-Klinë, 10/05/2019