Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/01/13

Letër nga New Yorku : Në Kullēn e Bacës Isē!


Nga Rita Saliu


SHBA, Janar 2018. Si protagoniste në eventin më të rëndësishëm historik, kur u zhvillua Ceremonia e rrivarimit të eshtnave të Heroit tonë kombëtar Isa Boletini, djemve, nipave dhe luftëtarëve të tij të lirisë, po ndaj me ju bashkëkombasit e mi disa momente kujtimi. 
Fotot e mëposhtme janë realizuar në Qershor të vitit 2015 në Mitrovicë. Ishte vërtetë çast shumë emocionues, ku më në fund pushoi odisea e rrivarosjes së eshtnave të heroit Isa Boletini. Ato prehen të qeta në vendlindjen e tij. Me këtë rast përkujtojmë ditën e tij të lindjes së Heroit 15 Janar 1864 dhe vrasjes në Podgoricë më 23 Janar 1916.
Në këtë Ceremoni, e cila u zhvillua ne stadiumin olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të Institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, familjarë, miq e dashamirës të çështjes kombëtare, si dhe familjarë të firmëtarit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit.
Pas këtij eventi madhor, personalisht kam vizituar Kullën e Bacës Isë si dhe familjarët e tij, Gazmend Boletinin që kujdeset për Kullën, nanën, bashkëshorten e fëmijët e tij. 
Po atë ditë i dorëzova Gazmend Boletinit  "Proklamatën e Nderit" që Bronx Borough President Ruben Diaz Jr. i akordoi Heroit tonë Isa Boletini për ditën e lindjes së tij, të cilën ma dha për t'ja dorëzuar familjes në Mitrovicë nipi i familjes së Boletinëve, patrioti dhe ish i burgosuri politik në Shqipëri Enver Dajçi (ndjesë pastë), i cili jetonte pranë së bijës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gazetares dhe aktivistes të drejtave të njeriut  Zj. Mimoza Dajçi.
I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e Isë Boletinit!

2018/01/11

Jeshile(Tregim)

 Sotir ATHANASI  
    "JESHILE”
( Tregim i Jetuar)

            (Ky tregim ka marrë shkas nga analiza e vëllimit “JESHILE” të poetit: LUAN XHULI. Dhe, si i tillë, është shkruar për t’u paraqitur në trapezën e shoqërisë letrare Xingografia, ku edhe do të vlerësohet. Në rastin më të mirë, do të fitojë një buqetë me lule të freskëta. Kaq është  “buxheti” ynë)
            Lexim të këndshëm,  miqtë e mi ! 

            E ndërpreva  rileximin e  vëllimit “JESHILE  të mikut tim LUAN XHULI kur në “Kafenenë e preferuar”, erdhi e zuri vënd një shoku im.
            – Kush është ky poet?, – më pyeti dhe menjëherë pa kopertinën e librit: -Ah, po, -vazhdoi ai. Kam lexuar prej tij diku, po s’më kujtohet se ku. Në mos gabofsha, ky autor është rreshtuar në dhjetë botimet më të mira të vitit (2014) dhe është anëtarë i “Klubit të Poetëve Grekë të Athinës”. Në qoftëse e mbaj mirë mënd, vëllimi titullohet: “AGJIOS PRODHOTIS” (ËNGJËLLI TRADHËTAR). Dhe për mua është një ËNGJËLL i njëmendtë, ndonëse i tjetërsojtë në poezi.
            Unë buzëqesha dhe nuk e lashë të shtrydhte trurin. Kaq mjaftoi. Tani e kam rradhën vetë të flas për ‘të.
            Luan Xhuli, miku im, është një njeri modest që..., s’ka asgjë prej ËNGJËLL, vetëm se vuan si ata dhe ende s’ka gjetur mënyrën t’i marrë hakun së keqes. Ai  ‘s’u bë dot ç’ka ëndërroi. Dritës i dha besë dhe mbeti gur i rrahur në..., misionin e jetimit pa stinë. Natyrisht i martuar e me fëmijë që, në gjëndjen aktuale, gjithashtu, janë të martuar. Megjithëse datat e tyre, janë po ato. Kurse përvete mbeti kalendar i uritur. Me një çantë ku përzihen receta ilaçesh me ndonjë varg poetik të lindur këtu e atje: rrugës me pluhur. Mëngjesin e quan vëlla të vogël. Kurse stinët, motrat e tij binjake. Psenë e kësaj e di poeti dhe ne (sidomos ne të prozës) s’kemi të drejtë të pyesim. Këtë edhe ai e kupton, prandaj shton si një bashkëbisedim me këdo lexues: “t’i them që të mos çuditesh për asgjë nesër”. Dhe unë vërej se marsin s’e ka zëmëruar asnjëherë. Kuptohet nga që u këndon përherë luleve dhe për vete është kthyer në mushkonjë që bredh nga drita në dritë. E mbase për t’u katandisur edhe në hardhi të plakur hirnosur nga ankthi e pritja. Ah, se gati harrova. Në një çast nervozizmi, ka dashur të pushkatojë yjet. Jo për gjë, por sepse nuk i duron gënjeshtarët me emra yjesh. Veçse,  ky veprim  (për ne prozatorët) ËSHTË SHKAKU PA TË CILIN..., nuk do të sillte zëmërimin e tyre. Dhe të rezikohesh nga mallkimi i Jupiterit, kurajua për këtë, është gjëja më me zarar që mund të bëjë njeriu në Tokë. Mos ndofta për këtë arsye, “një të djelë dhjetori”, iu desh të pranojë se klorofili i fjalës  dhe ngjyra e dritës, iu ndryshkën si dritare të vjetra?  Dhe poeti çuditet pse oborri dhe gjithçka brënda shtëpisë e shohin me frikë! Kur e di se flë në dyshek ajri si “djall” që me ëngjëjt bashkëjeton.
            Ky  njeri pohon se është grindur një jetë me veten, gjysëm jete me gruan, një çerek me fëmijët dhe vetëm një çast me dashurinë. U grind,  por ama është modeli i saj si një grinjar i dashur. Vështirë është të ketë të tillë, por jo e pamundur. Për prototipin e saj, sapo jua citova. Dhe të jeni të bindur që edhe këtu, Ai arrin, renajën. Do të më thoni që ne po flasim për poezinë. E dini?  Ai nuk i mban mënd përmëndësh ato. Se ka një..., memoradium të përbashkët. Edhe poezitë e tij nuk e duan këtë. Atyre nuk u pëlqjenë hollësitë; aq më pak rinumërimi.  Gjithashtu poeti nuk pyetet sa herë ka dashuruar. Mbase edhe për këtë shkak memoria lëviz si merimangë për të pështjellur caqet e veta me skrupujt e saj.
            Shikoni, miqtë e mi! Ai hedh vargjet për dorën përkëdhelëse të nënës dhe unë e përfytyroj se si ajo ia bënte flokët kaçurrel (siç edhe pohon) dhe se si i ranë nga koka ato flokë aq të bukur tani, që nëna s’është më. Kjo thënie sa e mirëgjetur, aq edhe tepër e hollë e shkëputur  për nënën si nga ajo hapsirë drite që quhet spektrum. Kjo sillet nga poeti për t’i ndriçuar asaj rrugën për në amëshim. Se spektrum është vetëtimë që nuk zbret nga lartë poshtë, por nga e kundërta. Ajo ngjitet lart si e dërguar nga ZOTI  për t’i ndriçuar rrugën e të dashurve tonë në amëshim. Se është mbi stratosferë dhe tenton skajin. Lum ata shkencëtarë që e kanë fiksuar në video për të kënaqur shpirtrat tanë. Dhe jo vetëm. Por nga ana tjetër, si të vazhdonte nëna e tij të qe sërish e kësojjetëshme, autori  e ndjen përlotjen e saj. Gjuha e shpirtrave qënkërka e çuditshme. Ajo, edhe në mosdukje, ka kodin e saj të kumtit,  ashtu si pëshpërima në vëndin e lutjeve për Zotin, të drejtën kishtare, ka. Po edhe muzika në të njëjtin çelës harmoninë tingëlluese kërkon. Dhe vazhdon jeta me harresa. Ashtu si gota bosh e uzos rikthehet; ndërsa orës në trapezë i ka mbetur bateria, qiraja e shtëpisë ishte lënë papaguar. Harresa e trëmb poetin mos zvogëlohet papritur. Dhe kështu, lë mënjanë faktin se stadi i kësaj moshe, s’ka mbërrijtur vetëm për ‘të.
            Ç’them dhe unë?  Sapo shkrova dhe i kujtova vargjet që ai ka hedhur për të ikurit nga kjo Botë. Është për të qeshur, por i vërtetë dyshimi i tij se: kur të vijë sahati i mbramë,  edhe lotët mund të jenë bërë elektronikë. Ky shqetësim do të mallëngjente këdo moshatar. Prandaj poeti ynë i ka zili të..., ikurit e tanishëm. Po ashtu e xhelozojnë dhe prillet e dikurshme. Kur mamaja lidhte flokët me shaminë me ojna,  babai vendoste kapelen mbi sy dhe poeti ynë vonohej mbrëmjeve me kaçurrelet e tij lyer me xhelin e diellit. Ky e ndjen të gjallë, (më 14, gusht) vigjiljen e Shën Mërisë. Dhe pohon se fjalën “të dua” nuk e përsërit si këngë gjinkalle, edhe kur me gjasë, është i detyruar që varjantin e saj t’a përdori. Ai, i rikthehet Poezisë për mikun e tij të ikur. Vargu: “Mos u largo, Xake, mos!”,  të rrëqeth. Për të vazhduar me motivet pse ia kërkon moslargimin, mos-braktisjen. Si mik i gjakut? Mbase. Por, ajo që ka më tepër rëndësi është..., se ka nevojë për shtrëngimin e asaj dore, NJERI. Dhe, meqë jemi te NJERIU, LUAN XHULI, nuk do që të duket. Veçse, kjo nuk do të thotë se s’i pëlqen t’a shohin.  Poezia e shkruar për këtë e zbërthen në detaje, si diçka të skeduar pa çmim. Vërtet: ç’vlerë mund t’i vësh faktit që njeriu kujton pregatitjet për te prindërit kur shkonte pranë tyre në fshat? Rakinë për babanë, se për nënën... Dhe kujtesa pas vitesh kur ata s’janë më.

            Shoku im, kur ia lexova këtë poezi, u përlot. Dhe e dini pse? Sepse ai ishte rritur jetim dhe qe nisur nga Tirana për në Shijak te prindërit e së shoqes. Rakinë për babanë e saj, (të cilin ai e nderonte si të qe i tij) ajo i tha se e kishte marrë me vete, si përherë. Në të vërtetë, ekonomia e bëri që t’a kursente këtë shpenzim për këtë rast. Në Maminas,  ky u kujtua dhe e përsëriti pyetjen. Të shoqen e vrau ndërgjegja dhe tha: jo. Nuk e kam marrë. Ndaluan taksinë me të cilën udhëtonin dhe në të vetmin dyqan ushqimor që ishte aty e morën shishen me raki dhe vazhduan udhëtimin. Që atëhere mund të kenë kaluar katër dekada. Gjithkujt nga brezi ynë me gjasë, ka shkelur në këto monopate. Prandaj LUAN XHULI, ka futur detaje të tilla. Jo gjithaq për të zbrazur mbresat  e tij, se sa për të përgjithësuar dukurinë dramatike në sistemin e gremisur. Këtë të zezë që i ka sterrosur jetën një populli të tërë. Ja edhe arsyeja kur flet për ngjyrat. Të zezën Ai e tret me ilaç që të shërojë ikjen. Vishnjen e ngjyros si merakun e nënës dhe portokallinë kujdeset t’a ketë si dhuratë për PUTHJEN E PARË. 
            Kush nuk e kujton atë?!? Thua vërtet të ketë NJERI  që s’ka dashuruar të paktën një herë në këtë Botë e në këtë Jetë?!?
            Luan Xhuli miqtë e mi, akoma mbledh nuancat në kopshtin e vogël dhe fton çudinë e tij, për të ngjyrosur ëndrrat. Ja ku ndryshon poeti nga të tjerë që edhe vegimet në gjumë a syçelë, i shohin vetëm BARDH E ZI.
            Dhe kjo është më e pakta. Se ka nga ata që shohin në çdo gjë, DJALLIN ME BRIRË.
            Prapambetja dhe mediokriteti, fillesat e saj aty i gjen. Si një rrëpirë që ujëvarën përcjell në zhaurrimën e saj shkatërrimtare. Të ketë patur këtë krahasim ndër mënd poeti kur i thuri vargje morfologjisë mbi shenjat e pikësimit në jetën e tij? Mbase. Por shtjellimi për SINDAKSËN,  ai e ka rezervuar kur iu desh të shkruajë për... EMIGRANTIN. Për këtë mbiemër të papërcaktuar. Pa vetë. Pa numur. Asnjëherë të shkruar me gërmë të mëdhe. Unë dhe askush / Të gjithë dhe asnjë. /Lëvizje komete. E papërcaktuar ora kur do të bjerë. / I ikur me profesion lëvizës.
            Dhe, ç’është më tragjikja.  I PA ATDHE! 
            Ai duket sikur nuk  është merakosur asnjë herë për fjalën. Dhe bën shumë mirë. Nuk ka asnjë motiv t’a përkëdheli atë. As t’a veshi me petka të bukura. Ai flet shkoqur kur i duhet të përcaktojë humbjen e cila, ashtu si numuri dy ardhërka me dy gërma. Dhe flet për dramën fare thjesht:
            Nënën e lashë. Babanë e humba. /Dy varre koshere mermeri, /në mbretërinë e merakut. /Nëna loton.  /Babai thërret po s’e dëgjon nëna.../ Lotët bërë stalagtite,  /asnjë shkrirje s’i transformon. /Thatësirë. Rrugë të kripura, /mollëve /shprishur nga rrudhat dhe humbja.
            Poeti, miqt e mi,  nuk pyetet pse i karakterizon ashtu lëndoret, apo edhe frymorët. Për shëmbëll: kur i duhet të shprehet se çfarë është... MOSHA E TRETË, hedh vargjet:
            Dikur/ kisha një qen. /Ngordhi, /pa mbushur sezonin e lejes. /E varrosa,  duke lehur unë, / në vënd të qarjes!
            Pas leximit të tyre, secili nga ne, mediton dhe..., kalibron sjelljen e tij.
            Në faqen pasardhëse, do të shohim se si mësuesi i dikurshëm i letërsisë e korigjoi poetin në përdorimin pa vënd të “rr-së”së fortë.
            Në çast, më detyroi të shkruaja fjalën “varr” /dhe unë nga frika e shkruajta me “r”të butë.
            Më pyeti: / – Po “r” -në tjetër ku e çove?
            – Në varr, zoti mësues,  /asnjëherë nuk adhurova ikjet.
            * * * * * *
            Dëgjoni, miqtë e mi:
            – Po të hedh në këtë shkrim gjithçka lëçita mbi këtë poet, mendoj se gaboj. Në një farë mënyre, përjashtoj. Kë? Atë që duhet  të lexoni (dhe zbuloni ju ) për të kuptuar (dhe nxjerr në pah) me aftësinë  e menjëhershme tuajën ku: panevojshmëria e arsyetimi i vetëdijshëm juaji, përjashtohet. Dhe e dini pse? Ngaqë asnjë poezi nuk është hermetike, siç na janë mësuar sytë (jo rrallë ), të shohim te autorë të tjerë. Jeta këtu ka ardhur e zhveshur nga ornamentet. Vetëm vargu që flet se këtë behar nuk munda të zëvëndësoj këmishën, tregon dramën ekonomike në të cilin kalon vëndi e bashkë me ‘të edhe familjet tona, këtu ku zgjodhëm të kalojmë këtë çerekshekulli e të pleqërojmë.
            Sa më përket mua, ndjej keqardhje që e lexoj kaq vonë këtë vëllim poetik. Këtë dritë jeshile të çelur dy vite më parë. U desh një takim letrar që të më binte në dorë ky libër i cili më freskoi, por edhe më vuri në mendime.
            Më lejoni t’u them se në promovimin e një libri, rastisa të isha pranë dy shokëve me të cilët sapo u njoha. Mua më kishte mbaruar minutazhi mujor i celularit. Por edhe të dy të porsanjohurve, gjithashtu. Kësisoj, nuk mund të këmbenim numurat e tyre. Në çast më lindi ideja për të shkruar tregimin. Se dihet. Që të botohet një libër, jo vetëm nuk merr honorar, por duhet të paguash. Ja ku është konflikti, ose: ajo që kanë thënë latinët: CONDITO SINE QUA. Ose: KUSHTI PA TË CILIN...  Prandaj telefonave tonë celular u mungonin kreditet. Dhe..., s’ishte aspak rastësi. Pasi mbylla edhe faqen e fundit të librit, mendova se mund t’a shkruaja si tregim të gjithë këtë persiatje. Siç edhe e kam zakon, do t’a paraqes në shoqërinë tonë letrare XINGOGRAFIA dhe në qoftëse vlerësohet, do të fitojë një buqetë lule.

            E ndërsa e redaktova dhe po e përgatisja shkrimin për botim, miku im POETI LUAN XHULI, më dërgoi këtë email, të cilin po e hedh të fotokopjuar siç më erdhi.

            “S’ka as dy javë që qarkullon në gjuhën greke vëllimi i ri poatik: “GJIMNOS” (“LAKURIQ” )
            Një jetë përpiqemi që të zhveshim veten dhe të tjerët nga hipokrizia, sjellja jo njerëzore dhe rrugaçëria e ndjenjës...
            Përsëri na rëndojnë supet nga e paqëna,  nga e pabesa, nga puthjet (pështymat) e padenja.
            Dje shtypi i së djelës, kishte shkruar diçka të veçantë për këtë. M’u duk vetja i vogël përpara madhështisë. 
            Edhe një herë përqafime! Mes shokësh të mirë, ngushëllimi bëhet energji e re.
            Luani! “

    SOTIR ATHANASI, 
  Dërguar nga Gjeneva
 11, Janar, 2018! 



2018/01/09

Letër nga Ilir Demalia

Vatra e fikur dhe Qirjo Mishto

Nga Ilir Demalia

Vendimi e presidentit Ilir Meta, në dhēnien e nënshtetsisë shqiptare kryepeshkopit Janollatus, pati përkrahjen dhe aprovimin e gjithë skalioneve politike të së njëjtës politikë të këtij 28 vjeçari që përkon edhe me ardhjen e Janolatusit në krye të KOASH. Kjo politikë resulton pakundështueshëm, abozim e korrupsion si  shërbim publik, shtetror, kombëtar, por edhe abuzim , vjedhje të pasurisë publike dhe parasë shtetetrore, tentim për shitje të territoreve shqiptare, e të tjera e të tjera....

Por ajo që më ra në sy dhe nuk mund të anashkalohej, ishte qëndrimi I organizatës Vatra me kryetarin e saj të ri me politik të vjetër Dritan Mishto, pa shkruar këtu për nën/kryetarin Agim  Rexha, si mosdije e padijes që refuzon pë të mësuar të mësoj atë që nuk mëson dot, megjithëse është për karagjozllikun dhe injorancën  shtetrore, I dekoruar nga Presidenti Bujar Nishani, si “ Nderi Kombit”, si dhe shumë dekorime të tjera në diasporë dhe Shqipëri, pa pse dhe pse?  Por kot më kot  si qoka miqsish dhe dekoratash të blera si rëndësi e pavlefshmërise së dekoratave.

Vatra prej largimit të Fan Stilian Nolit nga kjo jetë nuk ka pasur më autoritetin dhe funksionin e një institutioni në diaspore si fuqi venduese dhe kontribuese, krijuese dhe zbatuese  e ndarjes se Kishës Autoqefale, ndikimin në politikën amerikane dhe europine për Pavarsinë e Shqipërisë, ngritjen dhe ndriçmin kulturor nga njerëz të dijes dhe kulturës që mbetën në panteonin e vlerave shpirtrore, kulturore, kombëtare.

Vatra prej 4 dekadash ngjason më një klub pensionistash qe luajnë domino dhe veteranësh që tregojne pallavra folklorizmi patriotik.

Sidoqofte edhe pse kjo gjendje mjerueshme, kishte ruajtur njëfarë simbolike kombëtare dhe në respekt të dy korifejve kombëtar Noli e Konica, si  krijuesit e Vatrës dhe Diellit.

Më qendrimin e fundit të Vatrës, duke mos marr asnjë qëndrim në lidhje me nënshtetsinë e Janollatus, ku është shkelur statusi I KOASH që kryepeshkopi duhet të jetë shqiptar dhe I lindur në Shqipëri, liturgjitë duhet të këndohen në shqip dhe jo në greqisht, siç bën e bëri Janullatos edhe pas marrjes së nënshtetsisë, duke mos shqiptuar as fjalën faleminderit. Me këtë mosprenoncim apo sëpaku një spjegim pse  Vatra me   kryetarin Dritan Mishto, hesht sëbashku me kryesinë,  ka përdhosur dhe më Vatrën e fikur prej kohësh.

Lind pyetja, përse e bën Mishto këtë dhe  çfarë interesash ka?

Përse e aprovon Mishto dhe kryesia e Vatrës dhe vatranët?

Gojët e liga thonë se lidhet me bashkëshorten e Mishtos, Agita Mishto, si anëtare e bordit të grave greko-amerikane dhe secretare e kësaj organizatie!

Disa thonë se lidhet dhe më abozime financiare që fillojnë nga Shqipëria në pozicionet që ka pasur Mishto, dhe pastrohen këtej si investim edhe me financat e Vatrës. Fakti e blerjes së një gondine 1,200000 dollar cash, blerë nga Zef Bala ne emër të gruas së Dritan Mishtos, Agita, flet qartë dhe mban erë...

Tashmë kalimi pronsive si pastrim parash  në emër të familjarëve nga njerëz me  funksione shtetrore që kanë pasur në shtetin shqiptar  njihet.  Një hetim duhet te filloj dhe me Mishton si ish këshilltar i Berishës në vitet e rrupatjes së madhe dhe më vonë si ish konsull në New York dhe se fundi si kryetar i Vatrës.

Këto mbetet të na i sqaroj Qirjo Mishto!

Letër nga New Yorku-ShkruAn Beqir Sina

Kryeministresha Theresa May : “Askush nuk mund të shqetësohet për shëndetin mendor të Presidentit Trump”

Nga Beqir SINA New York

Presidenti është në rregull, me çdo vendim të tij, dhe jemi duke punuar së bashku, tha homologia e tij britanike.

NEW YORK : Kryeministria britanike Theresa May, sipas të përditshmes njujorkeze Daily News,  nuk pranoi të “merret” me sugjerimet se Presidenti Trump, nuk ishte mentalisht i qëndrueshëm pasi autori i një libri të sapo dalë, tregonte në libër për përshtatshmërinë e tij, për Zyrën Ovale.

“Epo!……..”, ishte përgjigjja e thjeshtë, që mund t'i jepej gazetarit nga BBC One kur ai kërkojë një përgjigje autotirative, nëse njerëzit duhet të shqetësoheshin për aftësitë mendore të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

"Kur unë flasë me Presidentin Trump, ajo që unë shoh është dikush , ai është i angazhuar për të siguruar që është presidenti i cili merr vendime në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara," vazhdoi duke thënë ajo në një intervistë të transmetuar sot të dielën.

Javën e kaluar, doli libri "Zjarri dhe furia e Michael Wolff-it: Brenda Shtëpisë së Bardhë Presidenti Trump" një libër ky që ngre pretendimet “eksplozive" se Trump nuk donte të ishte President, dhe luftimet e hollësishme të West Wing gjatë vitit të parë të administratës, ishin shumë domethënëse.

Autori i librit me fragmente dhe intervista televizive, pretendon se shumë njerëz në rrethin e brendshëm të Trump besojnë se ai ka humbur kontrollin e tij mbi realitetin, sipas tij.

Kjo bëri sipas Daily News që Presidenti të shkojë në të shtunën në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, vet mbrojtje, duke etiketuar veten një "gjeni të qëndrueshëm" dhe "si, njeri me të vërtetë të zgjuar”, në një stuhi shpërthyese për aftësitë mendore të Presidentit të SHBA, hedhur kundra tij me shkas nga libri i Michael Wolff-it.

Kryeministresha May, e njohur si mikesha e Presidentit Trump,  duke u shfaqur në "The Andrew Marr Show" të BBC One, u pyet nëse Trump, ishte një "fëmijë, apo një gjeni i qëndrueshëm".

"Natyrisht, unë kam punuar me Presidentin Trump në një numër çështjesh, dhe ne vazhdojmë të punojmë së bashku me Shtetet e Bashkuara për një numër çështjesh", që mund të jap një përgjigje shumë më pozitve, dhe më të bindshme sesa ajo e librit të Michael Wolff-it.

Lidhur me atë për ata që ajo mendojnë për Donald Trump, sipas thënjeve të librit të Michael Wolff-it, Kryeminitresha britanike Theresa May tha: "Ajo që unë di prej tij është se Trumpi është dikush që merr vendime për atë që ai beson se ajo është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara".

"Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe unë do të marrim vendime të përbashkëta me këtë President për ato çështje që ne besojmë është në interesin më të mirë të Britanisë së Madhe dhe SHBA", tha ajo.

Mund të tregojë gjithashtu se Komandanti i Përgjithshëm i SHBA, shumë shpejt do të "vijë në Londër në një vizitë të nivelit të lartë", por nuk tregoi se kur Trump mund të vizitojë Britaninë e Madhe megjithse me telefon kemi biseduar disa herë tha May.

Ndërsa Trump edhe 13 ditë iu afrua një viti në Shtëpinë e Bardhë, ai ende nuk bëri një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar - një vend ky e cila është një aleate e madhe e SHBA

Disa plane për një vizitë shtetërore janë vonuar ose janë tërhequr për arsye të ndryshme.

Pavarësisht këtyre spekullimeve, kryeministria britanike Theresa May i tha gazetarëve vitin e kaluar ka pasur një ftesë zyrtare për vizitën e Presidentit Trump e ofruar në fillim të vitit 2017, e cila ende qëndron për Donald Trump.

Një javë mbasi Presidenti i SHBA, Donald Trump u betua si Presidenti i SHBA, takimin e parë e pati me Kryeministren britanike Theresa May, ku së bashku morën pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë më 27 janar 2017 në Uashington DC. Kryeministri May bëri vizitën në Shtëpinë e Bardhë, dhe kishte një takim dypalësh në Zyrën Ovale me Presidentin Trump.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...