Shkrimtari Dorica Qosiq ende e sheh veten si “baba të kombit serb”. Pas romaneve
të para, ku ai përshkruante luftën partizane dhe luftën e tmerrshme vëllavrasëse
të çetnikëve nacionalistë serbë me komunistët, autori më i lexuar i Serbisë
përkëdhelej nga Lidhja Komuniste si poet laureatus. Diktatori jugosllav Josip
Broz Tito me qejf e merrte komunistin e zjarrtë në udhëtimet e tij me anije
nëpër Adriatik.
Kur në fund të viteve 1960 marshali jugosllavë Josip Broz
Tito dënoi represionin serb në Kosovë dhe i largoi nga puna disa përgjegjës -
mes tyre edhe ministrin e Brendshëm Aleksander Rankoviq, Dobrica Qosiq u largua
nga partia komuniste jugosllave.
Dobrica Qosiq, i cili konsiderohet si udhërrëfyes i luftërave në Kroaci dhe
Bosnjë, është njëri nga autorët e Memorandumit dhe e shihte Milosheviqin si
shpëtimtar të kombit serb.
Sharmet e diktatorëve serbosllavë
Në
pranverë 1992 Qosiq u ligështua nga sharmi i Milosheviqit dhe u zgjodh president
i Jugosllavisë së cunguar. Një vit më vonë Milosheviqi e përzuri “Tolstoin serb”
- gjoja për shkak të planeve për puç. Atë kohë Qosiq bëri një parashikim
profetik: “Sot Milosheviqi është një dukuri anakronike. Frikësohem se misioni i
tij do të përfundojë tragjikisht, si në pikëpamje nacionale ashtu dhe në atë
personale”.
Në vitet 1990 Dobrica Qosiq u përpoq t’i pastrojë njollat nga
biografia e tij. Ai u bë anëtar i lëvizjes studentore “Otpor”, e cila ndikoi
dukshëm në rrëzimin e diktaturës së Sllobodan Miloshviqit, kritikoi regjimin dhe
mbështeti opozitën. Edhe sot në moshë të thyer Qosiq mban kontakte të ngushta me
përfaqësuesit më të lartë të shtetit.
Kur në fillim të korrikut u bë
inaugurimi i presidentit të ri serb prof.dr.Boris Tadiq, Dobrica Qosiq ishte në
rendin e parë të mysafirëve. Me Akademik prof.dr. Lubomir Tadiqin, babain e
kryetarit të tanishëm të Serbisë, Akademik Dobrica Qosiq ,Akademik Antonije
Isakoviq i takon rrethit të ideologëve të çështjes serbe.
Ish-lideri politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, ka nisur mbrojtjen para gjykatës ndërkombëtare për krime lufte, duke mohuar të gjitha akuzat për krime kundër tij.
Psikologu serb Prof.dr.Radovan Karaxhiqi përballet me dhjetë akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995.


Njëra nga akuzat ka të bëjë me masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë, në të cilën forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.
“Kurrë nuk kam lejuar as mundësinë që të ndodhë mizoria më e vogël, e lëre më ndonjë mizori në shkallë masive. Unë nuk e kam bërë dhe as dikush që njoh unë”, ka thënë Karaxhiq para gjykatës.



Prokurorët në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë kanë akuzuar Karaxhiqin edhe për bombardimin e Sarajevës, në kohën kur kryeqyteti boshnjak ishte nën rrethimin e forcave serbe.




Por, Karaxhiqi i ka thënë gjykatës se ai duhet vlerësuar për përpjekjet e tij për të promovuar paqen.
“Në vend se të akuzohem për atë që ka ndodhur gjatë luftës civile, unë duhet të shpërblehem dhe ja pse: kam bërë gjithçka të mundur, gjithçka që është në fuqinë e njeriut për të shmangur luftën”, ka thënë Karaxhiq.







Procesi gjyqësor kundër tij ka nisur në vitin 2009.


Ai mbrohet vetë, ndërsa gjykatës i ka thënë se ka qenë “njeri i butë, tolerant dhe me kapacitet të madh për të kuptuar të tjerët”.


Karaxhiqi është arrestuar në vitin 2008, 13 vjet pas ngritjes së akuzave të para kundër tij për orkestrimin e mizorive në Bosnjë.


Në muajin shtator, gjykata ka refuzuar kërkesën e tij për një proces të ri gjykimi.


Karaxhiqi ka kërkuar atë, duke akuzuar prokurorët se janë vonuar në paraqitjen e dëshmive që do të ishin në favor të mbrojtjes së tij.






Në fillim gënjeshtra nuk vërehet, ajo duket se i jep shpëtim veprimit, por jo! Ajo spontanisht kthehet bumerang, ajo kur kthehet vjen me një dëm më të madh se sa kur në fillim paraqitet.
Kjo është një analizë e shkurtër e gënjeshtrave të cilat ia kanë zënë frymën popullit serb, këto gënjeshtra këtij populli ia kanë seruar prijësit, të cilët me çdo kusht janë munduar që në shpinë të popullit të realizojnë interesat e tyre personale. Nuk do të thellohem në historinë e këtij populli, por do të përqendrohemi në ngjarjet që po e përshkojnë kohen e tanishme.
Tani po i afrohemi 2 decenieve që kur në Srebrenicë humben jetën mijëra myslimanë të Bosnjës. Ky gjenocid është kryer nga prijësit serb, Radovan Karagjiq dhe Ratko Mladiq.
Ata edhe nga Haga ende e gënjejnë popullin e shkretë, të cilit iu është injektuar thellë në mëndje ideja e nacionalizmit të mykur. Po ashtu është gënjeshtër nëse Ratko Mladiqin e quajnë gjeneral, me sa di unë, gjenerali i vërtet është gjithherë si në kohë lufte, si në kohë paqe në ballë të popullit të vetë. Këto gënjeshtra po vazhdojnë!
Para ca ditësh në një gazetë lexova që z. Drashkoviq i jep vlerën e njëjtë Republikës Serbe të Bosnjës dhe Kosovës. Ky zotëri pa turp si çdo prijës tjetër serb mundohet të shpik gënjeshtra të cilat shtrenjtë do ti kushtojnë popullit serb. Këtu mund të them shtruar se është gënjeshtër e kulluar nëse serbët besojnë se Republika Serbe mund të jetë shtet më vete.
RS është marrëzi dhe pike e zezë për historinë e popullit serb. Në RS është një plagë e cila quhet Srebrenicë, plagë kjo e cila lëngon ende, e Zoti e di se kur do të mbyllet. Shpresoj që Bashkësia Ndërkombëtare të mos bije pre e këtyre gënjeshtrave dhe të relativizoj problemin.
Nga e gjithë kjo unë nuk fus me një thes të gjithë intelektualët serb dhe për këtë mendoj se kamë të drejtë nëse zonjën Natasha Kandiq e quaj heroin të popullit serb. Është kjo Natasha Kandiq e cila po mundohet të ia hap sytë popullit serb dhe ti tregoj se Serbisë nuk i duhet anarkia por rendi, puna dhe përgjegjësia.
.....
Lideri i Partisë Përparimtare të Serbisë, që është edhe kandidat për kryeministër të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, nuk mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjendet në listën e zezë të personave që iu ndalohet hyrja, e ku janë 30 serbë.
Nikoliq nuk ka dashur të komentoj këto informata. “Nuk e di, nuk e kam asnjë informacion të tillë. Nuk kam kërkuar as vizë”, i ka thënë ai gazetës serbe “Alo”.
Burimi i kësaj gazete në Departamentin amerikan të Shtetit, thotë se Washingtoni zyrtar ka më shumë besim te zëvendësi i tij, Aleksandr Vuçiq, i cili në ndërkohë është përjashtuar nga kjo listë.
Përveç Nikoliqit, hyrja në Shtetet e Bashkuara nuk është e lejuar edhe biznesmenit Mirosllav Miskoviq, liderit të serbëve të Kosovës, Marko Jakshiq, kreut të Partisë Radikale të Serbisë, familjes së Millosheviqit etj.
Në listë gjenden edhe Nikolla Shainoviq dhe Vojisllav Sheshel, si dhe kreu ushtarak dhe policor serb i kohës së Millosheviqit. Të padëshiruar vazhdojnë të jenë edhe Radovan Karagjiq dhe Ratko Mlladiq, por edhe të afërmit e tyre.
“Çdo vit lista rishikohet, por ndodhë që disa emra, si ai i Legijes dhe Pavkoviqit, të mbesin ende. Në këtë moment, nga Serbia në SHBA nuk mund të futen 30 vetë. Zyrtarisht, Departamenti i Shtetit është përgjegjës për heqjen e të ashtuquajturës lista e zezë, por vetëm me vendimin e presidentit të SHBA-së, që mbanë shenjën 212 F. Se viza nuk nënkupton hyrjen në SHBA, flet rasti i Bogoljub Kariqit. Atij William Montgomery ia miratoi vizën, por nuk ka mundur të udhëtojë, sepse ishte në atë listë”, thotë burimi nga Washingtoni.
Për herë të parë, SHBA-ja më 1999 ia ndaloj hyrjen liderit serb Sllobodan Millosheviq, si dhe familjes së tij, krerëve të aparatit të tij shtetëror, atyre që e kanë financuar, si dhe pjesëtarëve të njësiteve paramilitare në Kosovë. 900 vetë ishin atëherë në atë listë.
12 vjeçari serb që pranoi pavarësinë e Kosovës
Djaloshi 12 vjeçar nga Serbia Rastko Pocesta u bë i famshëm pas fushatës së tij në internet ku mbështet anëtarësimin e Serbisë në NATO dhe pavarësinë e Kosovës. Këto ide nuk iu kanë pëlqyer disa nacionalistëve serbë, disa prej të cilëve kanë kërcënuar me vdekje djaloshin serb.
Rastko Pocesta nga Beogradi është autor i dy librave, fushatës së internetit kundër racizmit dhe neonacizmit dhe është pjesëmarrës në debatin për hyrjen e Serbisë në NATO.
Përveç se është luftëtari më i ri i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ai u bë i famshëm në mbarë botën me bllogun e tij në internet si administrator i grupit më të njohur antifashist në Serbi.
Atë e fascinon politika, ndërsa ëndrra e tij është bota pa racizëm, antisemitizëm, urrejtje dhe diskriminim. Para disa ditësh televizioni Serb B92 publikoi një intervistë me Rastkon, ndërsa më pas ai u intervistua edhe nga BBC. Rastko i tha BBC-së se idetë e tij nuk janë të pranuara nga nacionalistët serbë, ndërsa disa prej tyre edhe e kishin kërcënuar me vdekje. Por ai tha se nuk do të heqë dorë nga shkrimi.
Në bllogun e tij në mes tjerash Pocesta shkroi:
“Unë jam Serb, por...
1. Pranoj Kosovën si shtet të pavarur
2. Pranoj se Ratko Mladic dhe Radovan Karagjiq kanë qenë kriminelë lufte
3. Pranoj se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi
4. E dua BE-në dhe NATO-n
Unë jam serb, por jam real !
Dobrica Qosiq u përpoq t’i pastrojë njollat nga biografia e tij
“Shpërbërja e Jugosllavisë” është raport i përpiluar nga projekti
“Iniciativa e intelektualëve”, rreth të cilit janë mbledhur historianë të shumtë
nga Ballkani dhe mbarë bota për të hulumtuar gjenezën e konfliktit në
ish-Jugosllavi. Ky projekt ka punuar në disa grupe të ndara, të cilat kanë
trajtuar aspekte të ndryshme dhe kanë përpiluar raporte të veçanta. Grupi që ka
punuar raportin rreth “Shpërbërjes së Jugosllavisë” është udhëhequr nga Sabrina
Ramet dhe Latinka Peroviq. Për shkak të hapësirës, “Agjencioni Floart-Press" e
boton një variant të shkurtuar të ngjarjeve politike në ish YU.
Sipas
legjendës, car Lazari para Betejës së Kosovës paska parë ëndërr që po e humbiste
betejën për të fituar një mbretëri në amshim. Për serbët Kosova u bë kjo
mbretëria hyjnore. Mungonte vetëm mbreti. Shkrimtari Dobrica Qosiq dhe
politikani i ri Slobodan Milosheviq ishin kandidatë për ta marrë
fronin.
Serbët e Kosovës, të përkrahur nga kisha ortodokse,kërkonin
nga Beogradi mbrojtjen e tyre nga shqiptarët.Në televizionin e Beogradit
paraqiteshin gra që tregonin “hjekat” e tyre në duart e dhunuesve shqiptarë. Me
këtë atmosferë të krijuar, Serbia po i tregonte synimet e saj...
Vitet
tetëdhjetë kishin shumëçka në barrë. Titoja kishte vdekur. Në prill të vitit
1981 kishin shpërthyer demonstratat e shqiptarëve në Kosovë. Kisha ortodokse
serbe në Serbi dhe ajo katolike në Kroaci kishin nisur të merrnin një rol të ri.
Boris Kraigher dhe Tihomir Vllashkaliq kishin marrë përsipër të studionin
sistemin ekonomik dhe politik. Pakënaqësi kishte që nga Triglavi deri në Vardar.
Sllovenët nuk ishin të kënaqur që duhej të paguanin taksa edhe për
rajonet e pazhvilluara brenda Jugosllavisë. Shqiptarët ankoheshin për papunësinë
që i kishte kapluar. Serbët ishin të shqetësuar për zgjerimin e federatës dhe
kroatët me idenë e tyre për pranverën kroate.
Në Mal të Zi njerëzit janë
ngritur në protesta dhe i kanë thyer dyqanet në Titograd (tani Podgoricë), kur e
kanë kuptuar se u ishte shitur detergjent fals. Popullata nisi të kishte dyshime
të hapura ndaj sistemit të vetëqeverisjes.
Ndërkohë, serbët e Kosovës shkonin
në Beograd për të kërkuar nga udhëheqësit politikë mbrojtje nga shqiptarët.
Kisha ortodokse serbe nxiti madje edhe peticion duke kërkuar mbrojtjen e serbëve
të Kosovës dhe trashëgiminië e tyre të shenjtë. Akademia e Shkencave e Serbisë e
nxori memorandumin që tronditi gjithë Jugosllavinë.
Historianët serbë
nisën të ndryshonin fjalët për historinë,duke thënë se Drazha Mihajloviqi nuk
kishte qenë në të vërtetë aq i keq për popujt e tjerë,të cilët i kishte
masakruar.
Televizionet e Serbisë nxirrnin pamjet e grave serbe që tregonin
se si qenkëshkin dhunuar nga shqiptarët gjakatarë.
E gjithë kjo i
tregonte synimet e Serbisë. Mungonte vetëm lideri.Ishin dy kandidatë.
I
pari ishte shkrimtari Dobrica Qosiq, romani i të cilit “Koha e vdekjes” ishte
bërë e adhuruar nga publiku. I dyti ishte Slobodan Milosheviq, një politikan i
ri e ambicioz.Lideri duhej të ishte si në legjendat serbe për car Lazarin. Sipas
këtyre legjendave, para Betejës së Kosovës më 1389, car Lazari, udhëheqësi i
ushtrisë serbe, e kishte parë një ëndërr.
Në atë ëndërr, sipas këtyre
rrëfimeve, një egjëll i ishte shfaqur duke i bërë ofertë: ja ta fitonte betejën
kundër turqve e të bënte një mbretëri të fortë në qiell, ja ta humbiste
betejën,të vdiste si dëshmor dhe ta fitonte mbretëri të fortë në qiell.Car
Lazari e paska zgjedhur këtë të dytën.
Për serbët Kosova ishte diçka e
këtillë - një mbretëri hyjnore.Vetëm se pritej se kush do të jetë car Lazari i
riinkarnuar. Slobodan
Milosheviqi ende nuk kishte karizmë të një
lideri....
***
Një mori librash kanë parë dritën e botimit gjatë
10 VITSHIT në Serbosllavi.
Krimineli i njohur serb prof.dr. Radovan
Karagjiqi, i akuzuar për krime lufte, ka shkruar romanin “Kronika e
mrekullueshme e një nate”. prof.dr.Mira Markoviq, gruaja e ish të akuzuarit në
Hagë Slobodan Milosheviq, në ekzilin e saj në Moskë, ku ka ikur nga drejtësia
serbe, ka nxjerrë intervista të vjetra nga arka e mykur dhe prej tyre ka
përgatitur një libër.
Përkrahës besnik të Mira Markoviqit, e cila në Serbi
mban edhe titullin aspak përkëdhelës “shtriga e kuqe”, kanë prezantuar ditë më
parë në Beograd veprën e saj me titullin vërtet gjenial “Ruajeni këtë libër”. Po
ashtu me një libër në opinionin serb është paraqitur edhe shkrimtari nacionalist
Akademik Dorica Qosiq.
“Kosova” quhet libri i Dobrica Qosiqit. Botuesi ka
njoftuar me krenari se brenda dy javësh janë shitur 30.000 mijë ekzemplarë.
Autori senil 83 -vjeçar në librin e tij propozon ndarjen territoriale dhe etnike
të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve.
Kthimin e tërë Kosovës nën
kontrollin serb, Qosiq e hedh poshtë, sepse, sipas tij, krahina e Kosovës me 90
% shqiptarë, e cila që nga viti 1999 administrohet nga Organizata e Kombëve të
Bashkuara, do të ishte “një kancer për Serbinë”. Sipas Dobrica Qosiqit në
çështjen e Kosovës nevojitet një kompromis historik i palëve në
konflikt.
Me atë rast “e drejta historike serbe” duhet t’ia lëshojë
rrugën “të drejtës etnike shqiptare”. Me fjalë të tjera: në Kosovë gjenden disa
manastire të rëndësishme serbe(Manastiri I Deçanit,Patriakana e Pejës,Manastiri
I Graçanicës etj), por numerikisht shqiptarët janë në epërsi.
Dobrica
Qosiq kërkon që kishat dhe manastiret serbe, të cilat janë ndërtuar në Mesjetë
në kuadër të lulëzimit religjioz dhe kulturor të shtetit serb, të kenë status
eksterritorial si republika u murgjëve Athos në Greqi.
RACISTI
QOSIQ
Grindja absurde mbi të drejtën e “atij që ka lindur i pari” në
Kosovë, e cila zhvillohet mes historianëve serbë dhe shqiptarë, nga ana e
Qosiqit vazhdohet me këmbëngulje. Historianët serbë përfaqësojnë tezën se fiset
malore shqiptare u shpërngulën në Kosovë tek në shekullin e 17-të në rrjedhën e
fushatave pushtuese të turqve. Historianë shqiptarë, por edhe studiues
ndërkombëtarë, kundërpërgjigjen se serbët kanë populluar Ballkanin (dhe Kosovën)
në shekullin e 6-të dhe të 7-të. Shqiptarët e konsiderojnë veten pasardhës të
ilirëve, të cilët në lashtësi mendohet të kenë jetuar në Kosovën dhe në
Shqipërinë e sotme - para marshimit të sllavëve. Meqë burimet historike janë të
errëta dhe dëshmitë shkrimore mungojnë, të dy palët e interpretojnë historinë në
favor të tyre, duke propaganduar të drejtën paraprake për sundim në
Kosovë.
Për këtë qëllim edhe gënjeshtrat më të tmerrshme ngriten në
argumente. Kështu kryeministri serb Vlada Gjorgjeviq në trajtesën e tij raciste
“Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” (Leipzig, 1913) shkroi se shqiptarët atij ia
kujtonin “njerëzit e lashtë, të cilët flinin në degë lisash, ku mbaheshin me
bishtat e tyre”. Gjatë evolucionit, kur njeriu zbriti nga lisat, bishti i tij u
rrudh, “kështu që njerëzve të sotëm u ka mbetur vetëm një gjurmë e vogël prapa.
Vetëm në mesin e shqiptarëve duket që në shekullin e 19-të të ketë pasur njerëz
me bisht”.
Në këtë traditë shkruan edhe Dobrica Qosiq. Në librin e tij ai
nënvizon se ndarja etnike e Kosovës është e detyrueshme, sepse shqiptarët
paskëshin “veçori antropologjike”. Po ashtu, sipas tij, Kosova, për shkak të
islamizimit të shpejtë, na qenkësh bazë për rekrutimin e luftëtarëve të
“Al-Kaidës”. Fakt, ndërkaq, është se në shoqërinë shqiptare të Kosovës feja
islame luan një rol të dorës së dytë. Kryengritja e armatosur e UÇK-së kundër
shtetit shtypës serb nuk ka qenë e motivuar nga feja. Ideologjinë e saj UÇK e
ushqente nga nacionalizmi etnik. Edhe një argument tjetër: rreth 30 për qind e 6
milionë shqiptarëve në Ballkan janë të krishterë ortodoksë dhe katolikë.
I përkëdheluri i Marshalit Jugosllavë Josip Broz Titos
Që teoritë
e komplotit, të cilat i tjerr Dobrica Qosiq, ende kanë mbështetës në Serbi, këtë
e tregon vëmendja që u kushtohet librit të tij në Beograd. Sapo u botua vepra e
Qosiqit, disa politikanë serbë, mes tyre edhe ish-kryeministri Zoran Zhivkoviq,
u shprehën për ndarjen e Kosovës. Qeveria e kryeministrit Vojislav Koshtunica së
paku zyrtarisht këmbëngul në një plan decentralizimi për Kosovën, i cili
faktikisht synon ndarjen territoriale.
Shkrimtari Dorica Qosiq ende e
sheh veten si “baba të kombit serb”. Pas romaneve të para, ku ai përshkruante
luftën partizane dhe luftën e tmerrshme vëllavrasëse të çetnikëve nacionalistë
serbë me komunistët, autori më i lexuar i Serbisë përkëdhelej nga Lidhja
Komuniste si poet laureatus. Diktatori jugosllav Josip Broz Tito me qejf e
merrte komunistin e zjarrtë në udhëtimet e tij me anije nëpër
Adriatik.
Kur në fund të viteve 1960 marshali jugosllavë Josip Broz Tito
dënoi represionin serb në Kosovë dhe i largoi nga puna disa përgjegjës - mes
tyre edhe ministrin e Brendshëm Aleksander Rankoviq, Dobrica Qosiq u largua nga
partia komuniste jugosllave.

Nën maskën e disidentit ai u bë burim
nocionesh për nacionalistët. Kështu në vitin 1977 Dobrica Qosiq deklaroi: “Ky
popull ka një ekzistencë tragjike, sepse ka luftuar për bashkim dhe ka përjetuar
ndarjen; ka luftuar për republikën dhe ka fituar monarkinë; ka synuar lirinë dhe
ka përfunduar në diktaturë; ka luftuar për vlerat europiane dhe për përparim dhe
ka mbetur njëri ndër popujt më të prapambetur në Ballkan”.
Ky mesazh
arriti efektin. Në ambientet e tymosura të hotelit “Moskva” në Beograd dhe në
rezidencën e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) në rrugën Knez
Mihajlova shumë intelektualë mendonin dhe skiconin kufijtë për Serbinë e Madhe.
“Serbët fitojnë të gjitha luftërat dhe humbin përherë në paqe”, -ishte ankuar
Akademi Dobrica Qosiq.
Përmes një indiskrecioni në vitin 1986 në media
kishte depërtuar Memorandumi i Akademisë mbi gjendjen e popullit serb. Manifesti
nacionalist i shërbeu liderit të ri të komunistëve Slobodan Milosheviq si
doracak për politikën e tij agresive në vitet 1990 kundër popujve të tjerë të
Jugosllavisë.
Dobrica Qosiq, i cili konsiderohet si udhërrëfyes i
luftërave në Kroaci dhe Bosnjë, është njëri nga autorët e Memorandumit dhe e
shihte Milosheviqin si shpëtimtar të kombit serb.
Sharmet e diktatorëve
serbosllavë
Në pranverë 1992 Qosiq u ligështua nga sharmi i Milosheviqit
dhe u zgjodh president i Jugosllavisë së cunguar. Një vit më vonë Milosheviqi e
përzuri “Tolstoin serb” - gjoja për shkak të planeve për puç. Atë kohë Qosiq
bëri një parashikim profetik: “Sot Milosheviqi është një dukuri anakronike.
Frikësohem se misioni i tij do të përfundojë tragjikisht, si në pikëpamje
nacionale ashtu dhe në atë personale”.
Në vitet 1990 Dobrica Qosiq u
përpoq t’i pastrojë njollat nga biografia e tij. Ai u bë anëtar i lëvizjes
studentore “Otpor”, e cila ndikoi dukshëm në rrëzimin e diktaturës së Sllobodan
Miloshviqit, kritikoi regjimin dhe mbështeti opozitën. Edhe sot në moshë të
thyer Qosiq mban kontakte të ngushta me përfaqësuesit më të lartë të shtetit.
Kur në fillim të korrikut u bë inaugurimi i presidentit të ri serb
prof.dr.Boris Tadiq, Dobrica Qosiq ishte në rendin e parë të mysafirëve. Me
Akademik prof.dr. Lubomir Tadiqin, babain e kryetarit të tanishëm të Serbisë,
Akademik Dobrica Qosiq ,Akademik Antonije Isakoviq i takon rrethit të ideologëve
të çështjes serbe.
Lexuesit evropian t’ia rikujtojmë faktin se, që në vitin 2004, Gjykata
Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish- Jugosllavi, si i vetmi organ
ndërkombëtar ligjor, i kualifikuar dhe i mandatuar për të hetuar krimet e kryera
në hapësirat e ish- Jugosllavisë , i kishte hedhur poshtë pohimet e Dick Marty
se në Shqipëri dhe në Kosovë është kryer trafik organesh, duke i cilësuar ato
pretendime si të pa bazuara në prova, dëshmi dhe fakte. Raporti i z. Marty
thekson ndërsa se, gjoja, shteti shqiptar, Republika e Shqipërisë nuk ka
bashkëpunuar.
Por, e vërtetat është se, siç u deklarua edhe Ministria e Jashtme
e Shqipërisë, pretendimet e tilla”...janë krejtësisht të pa vërteta, spekulative
dhe shpifëse. Institucionet e Republikës së Shqipërisë kanë bashkëpunuar ngushtë
me grupin hetimor të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish Jugosllavi në
vitin 2004 dhe i kanë ofruar bashkëpunim të plotë edhe vetë z. Marty gjatë
vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2009”. Pra, z. Marty, për të cilin deputeti
i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Bernd Posselt, ( në
intervistë dhënë radios “ Deutsche Welle) thotë se është “ një demagog” thjesht
dhe për qëllime propagandistike , të sojit të makinerisë propaganduese serbe,
vazhdon të sajojë, të përpilojë raporte mashtruese të mbështetura nga shërbime
të caktuara, madje, të formuluara, pse jo, edhe për qëllime gjeo-politike. Z.
Marty dhe bashkë mendimtarët e tij, sikur kanë harruar se, është e lehtë të
ngresh gjykime, akuza pas opinioneve, pas direktivave të qendrave të caktuara
politike, ndërkohë që, kur opinionet janë ideuar, ngritur mbi opinione atëherë e
vërteta nuk mund të vërtetohet.
Metodologjia prej hetuesi ka si parim prova dhe
dokumente të dorës së parë, faktike, dhe jo opinione që dalin nga bota e
spekulimeve dhe e propagandës politike. Ndaj, publiku shqiptar po të mos e
njihte, z. Marti edhe më herët, si një kundërshtar i rreptë dhe i hapur i
pavarësisë së Kosovës, do të mund të habitej se si është e mundur që një deputet
i Këshillit të Evropës të del një shpifës i rëndomtë, i cili i inskenon ngjarjet
sipas porosisë. Dhe, pjesë e skenarit të porosit bërësve të hartimit të këtij
Raporti shpifës është edhe përllogaritja e saktë politike që ai të rikthehet si
çështje politike e Këshillit të Evropës në kohë dhe në hapësirë të caktuar.
Përse, fjala vjen, Raporti nuk u bë publik para mbajtjes së zgjedhjeve të lira
të 12 dhjetorit 2010 në Kosovë, por tani, pikërisht kur edhe Beogradi po e
pranon se, në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka pritur dhe nuk ka
dashur që udhëheqës i delegacionit të Kosovës të jetë z. Hashim Thaçi, sërish i
mandatuar për kryeministër të ardhshëm.
Sidoqoftë, pretendimet e
falsifikuara, skandaloze të z. Marty dhe të bashkëmendimtarëve të tij, Kosovës
dhe mbarë popullit shqiptar do t’i rrinë si shpatë e Demokleut përderisa, në
nivelet më të larta të drejtësisë, ndërkombëtare, evropiane të mos hedhen
poshtë, me argumente, dëshmi dhe me prova akuzat, shpifjet, trillimet
tendencioze, shumë të dëmshme të autorit të Raportit të aprovuar në Komisionin e
të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Të
gjitha argumente, provat, drejtësia janë në anën e Kosovës, sepse, është Serbia
ajo e cila ka zhvilluar luftë pushtuese, është Serbia ajo e cila që 100 vjet ka
bërë gjenocid ndaj popullit të Kosovës, është Serbia ajo e cila ka pasur
struktura kriminale shtetërore gjatë luftës së Kosovës, është Serbia ajo e cila
vazhdon t’i fshehë krimet dhe kriminelët e luftës, është Serbia ajo e cila,
nëpër fushat dhe malet e saja vazhdon t’i fshehë trupat e pajetë të shqiptarëve
të vrarë, është Serbia ajo e cila me çdo kusht po përpiqet ta destabilizojë
Kosovën dhe ta rrënojë pavarësinë e shtetit më të ri në botë.
Populli i
Kosovës ndërsa, nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvilloi luftë
për çlirim nga sundimi serb, prandaj edhe u përkrah nga Aleanca Veri – Atlantike
dhe mbarë bota demokratike. Në atë luftë çlirimtare, Ushtria Çlirimtare e
Kosovës jo vetëm që, në asnjë rast nuk bëri krime lufte, por, gjithashtu nuk e
cenoi as integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë, duke dëshmuar
botërisht se, po zhvillonte luftë për liri dhe jo për pushtim të territoreve apo
të popujve tjerë siç e kishte bërë Serbia.
LEXONI:
http://floripress.blogspot.com/search?q=dobrica+qosiq#!/2012/05/akademiket-dobrica-qosiqantonije.html
http://floripress.blogspot.com/search?q=dobrica+qosiq#!/2012/08/portreti-i-kasapit-te-ballkanit.html
http://groups.yahoo.com/group/cameria/message/5346