2012-10-14
Kosova e gatshme për “Hekurudhën e Kombit”
Pas lidhjes përmes autostradës Durrës - Morinë - Merdar, Kosova është e gatshme të ketë një lidhje tjetër me Shqipërinë nëpërmjet një linje hekurudhore, thonë autoritetet në Prishtinë.
Sipas tyre, por edhe ekspertëve të kësaj fushe, me gjithë efektin pozitiv të autostradës, rruga hekurudhore mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të ishte një mundësi e mirë për të ulur edhe më shumë koston, si dhe për të stimuluar zhvillimin ekonomik.
Agron Thaçi, drejtor I Hekurudhave të Kosovës, thotë se ekzekutivi i vendit është i gatshëm për realizimin e këtij projekti. Për këtë qëllim, ai bën të ditur se kanë pasur disa takime me autoritetet në Shqipëri për të shikuar mundësitë financiare për fillimin e ndërtimit të linjës hekurudhore që do të lidhte këto dy shtete.
“Ne kemi biseduar me autoritete nga hekurudhat e Shqipërisë, që të riaktualizojmë, t’i shtrojmë çështjet në tavolinë, t’i shohim me ekspertët, ta shohim fizibilitetin se sa është fizibile dhe cilat janë mundësitë dhe burimet financiare. Qeveria e Kosovës, shteti i Kosovës është shumë i interesuar për t’u lidhur me Shqipërinë edhe me hekurudhë”, thotë Thaçi për Radion Evropa e Lirë.
Megjithatë, Thaçi tregon se kjo gatishmëri duket vështirë e realizueshme për shkak të kostos financiare, terrenit të papërshtatshëm dhe gjatësisë së hekurudhës në shtetin shqiptar.
“Bëhet fjalë nga shteti shqiptar prej 83 kilometra, me një konfiguracion shumë- shumë të vështirë, ndërsa nga ana jonë bëhet fjalë për 17-20 kilometra, me një terren shumë të përshtatshëm. Prandaj, ne jemi në bisedime, është vullneti i Qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare, por të shohim në vitet në vazhdim, ndoshta pas 1-2 vjetësh”, shton Thaçi.
Krijimi i një linje hekurudhore është i domosdoshëm dhe i nevojshëm, thotë edhe Florim Grajçevci, profesor në Universitetin e Prishtinës. Sipas tij, krijimi i infrastrukturës hekurudhore, do të sillte mundësi të reja të zhvillimit të ekonomik ndërmjet këtyre dy shteteve.
“Krijimi i një lidhjeje hekurudhore Kosovë-Shqipëri, ndoshta për momentin duket e pakapshme, por unë shpresoj se një ditë do të jetë domosdoshmëri dhe do të realizohet. Nevoja është jashtë zakonisht e madhe, sepse me hapjen e linjës hekurudhore Kosovë- Shqipëri, krijohet mundësia e daljes së mallrave nga Deti Adriatik përmes Portit të Durrësit, në Evropën Juglindore. Unë me xhelozi e shikoj që ky projekt duhet të realizohet, kurdo që të bëhen kushtet”, shprehet profesori Grajçevci.
Që nga ndërtimi i autostradës Durrës - Morinë nga ana e Shqipërisë, dhe pjesës tjetër të rrugës Morinë- Merdar, të quajtur “ Ibrahim Rugova”, ndërtuar nga Kosova, janë shtuar ndjeshëm marrëdhëniet tregtare dhe fluksi i turistëve ndërmjet dy shteteve.
Ndërkaq, funksionimi i një linje hekurudhore Kosovë - Shqipëri, sipas ekspertëve, do të ulte ndjeshëm kostot, trafikun e automjeteve, si dhe ndotjen e ambientit të shkaktuar nga djegia e karburanteve.
Po ashtu, linja hekurudhore Prishtinë - Prizren - Tiranë - Durrës, i mundëson dalje më të lehtë Kosovës në portet shqiptare, sidomos në Portin e Shëngjinit, port ky që shërben kryesisht për Kosovën.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.
Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD. Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
- Nga Flori Bruqi Administrata e ish presidentit deri sotëm Joe Biden kishte prioritet diçka ...
-
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami,PHD AAAS. STUDIM EKSPLIKATIV HISTORIK DHE FILOZOFIK QË SAKTËSON VIKTIMËN DHE AGRESORIN L ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
No comments:
Post a Comment