Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/23

Kërkim falje dhe një poshtërsi gebelsiane


Një reagim për ata që më përdorën mua, për luftën e tyre politike; për ata që organizuan të më linçojnë, për ta fshehur humbjen e tyre morale dhe për ta zhvendosur përqendrimin publik te unë. Dhe, një ndjesë për ata që e kuptuan si të vërtetë retushimin dhe manipulimin gebelsian të sinkronizuar.



Shkruan: Baton Haxhiu

Nga disa reagime që dëgjoj dhe lexoj, autorët e të cilëve po dalin mbi detyrën e të qenit njerëzorë dhe politikë, janë të padinjitetshëm në atë që thonë, para së gjithash për shkak të pozicioneve që përfaqësojnë.

Unë, thjesht, nuk di asgjë për marrëveshjen e mundshme finale mes Kosovës dhe Serbisë. As nuk di çfarë do të bisedohet. Kjo është e vërteta.

Por, e di se disa nga ata që shkruajnë dhe kanë pozicione të larta publike, dëshirojnë shumë që një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së të dënohet nga Gjykata Speciale.

Këtë nuk e fshehin, dhe bëjnë mirë që s’e fshehin.

Flasin për drejtësinë me histeri, në mënyrë të pacipë, në emër të hakmarrjes personale ndaj një emri të përveçëm. Por, në të vërtetë, veç po i fyejnë të gjithë ata që përjetojnë ende dhimbjen e krimeve të luftës.

Një përgjigje për këta linçues: Jam për t’u dënuar secili që ka bërë krime. Pikë.

Më vjen keq, që për ta kaluar një situatë të rëndë politike brenda Qeverisë Kurti, sinkronizohen individë dhe grupe – që për t’i mbuluar gabimet e veta, në mënyrë gebelsiane ndërtojnë kauzë politike të paqenë dhe kauzë linçimi publik ndaj meje. Duke vendosur jashtë kontekstit fjalitë e mia.

Ky grup njerëzish, që vepron i organizuar në sinkronizim në rrjete sociale, ka shpërndarë fjali të pathëna nga unë dhe ka vendosur numra në pikat e marrëveshjes jo-ekzistuese, pa ditur unë asnjë shkronjë të saj.

Kanë prerë pjesë nga debati, një praktikë kjo tashmë e njohur e tyre e manipulimit, dhe për ta bërë më të besueshme gënjeshtrën e tyre, kanë shpikur pika të marrëveshjes, duke nxjerrë jashtë kontekstit fjalitë e mia për amnistinë dhe Gjykatën Speciale.

Duke u kërkuar falje familjeve të dëmtuara, që i nënshtrohen këtij terrorizimi, dhe që mund ta kenë marrë si të mirëqenë mendimin tim të retushuar nga autorët e mesazheve të dirigjuara, dua ta bëj edhe një herë të qartë qëndrimin tim për Gjykatën Speciale dhe për amnistinë, por jo kurrsesi amnistinë për krimet e luftës.

Krimet e luftës nuk mund të amnistohen me asnjë marrëveshje politike, sepse ato janë të përcaktuara me traktat ndërkombëtar dhe amnistimi i tyre thjesht është i pamundur.

Më poshtë, po i sjell edhe një herë shembujt që kam përmendur edhe në një shkrim timin të mëhershëm.



Krimet duhet dënuar për t’u forcuar e drejta dhe sistemi gjyqësor. Dhe, nuk jam që me vendime politike të zgjidhen problemet e drejtësisë.

Pasi u bë gjithçka që ishte e mundur publikisht dhe kur u pa se ishte e pamundur të durohej më gjatë, sepse qëllimi ishte arritur, dhe se Gjykata mbahet e nuk shfuqizohet, kisha vendosur ta thosha mendimin tim duke mbajtur papajtueshmërinë absolute me atë që po ndodh dhe që po thuhet tash.

As shkrimet me tezën e drejtësisë së padrejtë dhe as reagimet për ta lënë Kuvendin e Kosovës fajtor për Gjykatën Speciale, as reagimi i pashembullt i disa personazheve publike, duke shmangur fotografinë e madhe të një padrejtësie historike, që institucionet ndërkombëtare po ia bëjnë Kosovës, nuk i ndihmojnë drejtësisë.

As Europa e dobët, Europa e pafuqishme, nuk është arsye për të dominuar me diskurs brutal dhe për ta bartur atë diskurs te një grusht njerëzish në Kosovë, për ta arsyetuar Gjykatën në një situatë historikisht të paqëndrueshme.

Prandaj, jam kundër Gjykatës.



Rreth amnistisë që fola

Amnistia për të cilën fola është amnistia siç definohet nga drejtësia, dhe jo amnistia siç definohet nga manipuluesit gebelsianë. Këta individë dhe këto grupe nuk e morën mundimin të lexojnë çfarë do të thotë amnistia, por nxituan të më veshin gjëra që nuk i kisha thënë dhe as menduar. Ata “zgjeruan” dhe stërkeqën definicionin e termit që përdora.

Unë nuk fola për amnistimin e kriminelëve që vranë familjarët e mi, as të kriminelëve që vranë mijëra fëmijë, pleq dhe civilë të pambrojtur, as për amnistimin e ushtarëve e paramilitarëve që dhunuan mbi 20 mijë gra, dëbuan rreth 1 milion shqiptarë dhe dogjën e plaçkiten Kosovën. Nuk fola për këtë amnisti. Sepse, kjo nuk do të ishte amnisti, por vrasje e dytë e viktimave dhe e të dashurve të tyre.

Unë fola për amnistinë politike, për ish-ushtarin e UÇK-së që burgoset, maltretohet dhe akuzohet me prova të dyshimta për terrorizëm dhe krime lufte nga organet serbe, sa herë që kalon nëpër territorin e Serbisë.

Por, amnistia për gebelsianët mori kuptim më të gjerë se definicioni dhe kuptimi i saj ligjor, pasi vetëm si i tillë mund të kthehet në armë për të më sulmuar.

E nëse amnistia përjashton krimet e luftës, sipas të gjitha rregullave ndërkombëtare, si është e mundur që ajo kur thuhet nga unë – të nënkuptojë më shumë se ç’nënkuptohet brenda definimit të saj ligjor?

Secili që është marrë sado sipërfaqësisht me drejtësinë tranzicionale, e di që amnistia për krimet e luftës është e pamundur, dhe çdo eksperiment dhe tentim i deritanishëm për ta afirmuar si regjim ka dështuar. Ka dështuar edhe në Argjentinë, kur u provua të liroheshin nga përgjegjësitë oficerët e diktaturës ushtarake që kishin torturuar dhe zhdukur qytetarët. Ka dështuar edhe në Kili, pas regjimit barbarë të Pinoqetit. Ka dështuar edhe në Afrikë. Kjo ka ndodhur thjesht për arsyen se amnistia për krimet e luftës nuk ekziston.

Prandaj, u ndjeva i detyruar, që përballë familjeve dhe viktimave të luftës, i përulur dhe duke kërkuar falje për trazimin që mund t’ua kem bërë, si pasojë e nxjerrjes nga konteksti i asaj që thashë, të sqaroj se termi amnisti i përdorur nga unë është ai që parashihet me ligje, amnistia që liron popujt mes vete, por jo amnistia që fal krimet monstruoze të individëve dhe të shtetit serb.

Për kujtesë

Gjithçka nisi me vendosjen e aparteidit në Kosovë. Kjo duhej denoncuar atë kohë. Prandaj, është e qartë se fushata e terrorit serb nuk kishte filluar më 24 mars 1999, ditën kur NATO marshoi për ta bombarduar Serbinë, e as më 28 shkurt 1998 – kur u kryen masakrat serbe në Drenicë, madje as më 1989.

Ishte një periudhë e urrejtjes, një kohë e kultivimit të racizmit, e stimulimit të idesë së rreme se serbët na qenkan racë sipërore ndaj shqiptarëve, që zgjati së paku nga viti 1912 e këtej.

Natyrisht, përballë kësaj stuhie terrori fizik dhe psikik pothuaj njëshekullor, edhe shqiptarët kishin konservuar në vetvete një urrejtje të madhe ndaj serbëve.

Por, kjo ishte urrejtja e të nënshtruarit, ishte përbuzja e viktimës ndaj bartësit të arbitraritetit, që ishte shteti serb.

Këtu qëndron dallimi, mbase qenësor, në urrejtjen mes serbëve dhe shqiptarëve.

Urrejtja e viktimës ndaj pushtuesit kurrë nuk është e njëjtë me urrejtjen e pushtuesit ndaj viktimës.

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët me numër të madh ishin në Kosovë, qëmoti kishin filluar procesin e rëndë të paqësimit. Dukej e qartë se pas gjithë asaj që kishte ndodhur, nuk ishte e lehtë dhe nuk mund të kalohej në normalitetin e përditshëm, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Pas një periudhe të gjatë u pa se bashkëjetesa ishte e mundur, ndonëse e vështirë.

Pas luftës, Kosova është dukur tmerr. Dhe mund të ketë pasur hakmarrje.

Një pjesë jo e vogël e njerëzve në Kosovë, të cilët nga dhuna barbare kishin humbur më të dashurit dhe më të afërmit e tyre, thirrjet dhe lutjet për bashkëjetesë me fqinjët e tyre, në radhë të parë, i kuptonin si një reprizë nga e kaluara.

Por, si ta kuptonin këtë mesazh njerëzit e thjeshtë, të cilët kur ishin kthyer nga kampet e refugjateve, në vend të pronave të pasura gjenin gropa të zeza? Ishte gati e natyrshme që ndjenja e hakmarrjes vlonte në gjoksin e çdokujt. Prandaj, aktet e aty-këtushme të hakmarrjes ndaj fqinjëve – këtë e kishte thënë edhe Bill Clinton, Presidenti i SHBA-ve, dhe e kishte përsëritur Joschka Fischer, Ministri i Jashtëm Gjerman – nuk ishin aspak befasuese.

Mirëpo, a janë këto krime për një Tribunal për Kosovën?

Ideja e Tribunalit

Pas akuzave të Dick Martyt, politikanit zviceran dhe mikut të ngushtë të Carla del Pontes, qarqe të ndryshme ndërkombëtare kërkuan ngritjen e Tribunalit për Kosovën. Jo për Serbinë si agresore, por për Kosovën që ishte viktimë. Këtë e miratuan me shkrime edhe disa analistë shqiptarë të Kosovës. Ishte mendimi i tyre që ata përfaqësonin. Por, pse unë isha dhe jam kundër Tribunalit?

Juridikisht, moralisht dhe historikisht, ideja nuk ka asnjë bazë konkrete, përkundrazi është kundra-produktive dhe më tepër se tendencioze. Sidomos për shkak të faktit se kosovarët, shumica e tyre, janë pro bashkëpunimit me organet ndërkombëtare në trajtimin e akuzave për akte potenciale kriminale që mund të kenë ndodhur gjatë luftës mbrojtëse.

Këtë gatishmëri kosovarët e kanë demonstruar që nga fillimet, madje duke shkuar pa asnjë rezistencë në Hagë. Duke mos pasur kompetencat në ligjësi, ata as që kanë mundur të veprojnë vetë në kërkim të “Shtëpisë së Verdhë”, e cila nuk bie në juridiksionin e Kosovës, por të Shqipërisë. UNMIK-u dhe EULEX-i e kanë bërë atë punë. Ose nuk e kanë bërë.

Nuk e kanë bërë mirë si duket, sepse tjerët mendojnë kështu.

Pikërisht për shkak të paaftësisë, mos-efikasitetit dhe dështimit të këtij institucioni ndërkombëtar të ligjësisë, tash haraçin – edhe historik – që do t’iu nënshkruhet gjeneratave që vijnë, duhet ta paguajë Kosova. Dhe, atë, duke u vulosur nga vendi viktimë i gjenocidit në vend të krimeve eventuale.

Kjo është padrejtësia më e madhe që aleatët e saj mund t’ia bëjnë Kosovës, vendit që e çliruan bashkë me ata të cilët sërish sot i akuzojnë për krime lufte.

Ndërhyrja për t’i shpëtuar kosovarët nga gjenocidi nuk ishte precedent, por liria e saj dhe ideja për një Tribunal është bërë e tillë.

Nuk dua me këtë t’i amnistoj dështimet e shumta politike dhe shoqërore, të cilat kosovarëve ua krijojnë përshtypjen se vendnumërojnë.

Fjala është te raporti i ndërkombëtarëve ndaj këtij vendi, të cilin, me veprimet që bëjnë, si duket do të kenë harruar nëse e zaptuan apo e çliruan Kosovën.

Pse këto dilema?

Pse mendoj se liria jonë të jetë mozaik precedentësh që minojnë çdo praktikë historike, që përdhosin logjikën e çdo ligjësie, që vënë në pikëpyetje moralin e çdo të drejte të qenies humane për t’u mbrojtur nga e keqja, agresioni?

Duke e parë historinë e problemeve, duket e pakuptimtë ideja për një Tribunal të veçantë për Kosovën.

Pak histori Tribunalesh

E kam të shkruar edhe më herët, por ia vlen ta rikujtoj se pse nga cilido aspekt ideja për Tribunal del absurde. Ky është vetëm vështrim imi dhe mund ta kem gabim, por e kam bindjen time se duke përjetuar edhe personalisht, edhe familjarisht, të gjitha që kanë ndodhur në Kosovë, e kam të drejtën ta kundërshtoj fuqishëm idenë e Tribunalit. Edhe pse ajo tashmë është e vendosur dhe është kontratë ndërkombëtare me BE-në. Por, sërish mbaj qëndrim të palëkundur.

Në “Deklaratën mbi krimet gjermane në Evropën e pushtuar” të 30 tetorit 1943, aleatët anti-nazistë vendosën që edhe pas luftës t’i ndjekin krim-bërësit masivë. Më 8 gusht të vitit 1945, u nënshkrua Karta e Nurembergut, marrëveshja ndërmjet vendeve kryesore të botës. Shtylla qendrore e kësaj marrëveshjeje ishte: “Gjermanët që kanë kryer krime të rënda në vende të tjera do t’iu dorëzohen organeve të drejtësisë të po atyre vendeve. Ata që kanë qenë urdhërues krimesh të rënda, mirëpo nuk mund t’iu përcaktohet përgjegjësia konkrete në vendin e ngjarjes, do të dënohen – me një vendim të mëvonshëm – në vendin e tyre, pra në Gjermani”.

Si konsekuencë e kësaj marrëveshjeje u hap i famshmi Proces i Nurembergut, ai i Eichmann-it e të ngjashëm, që dënuan pjesën më të madhe të planifikuesve dhe ekzekutorëve të luftës dhe gjenocidit ndaj hebrenjve.

Duke u bazuar në këtë përvojë dhe mbi këto praktika të marrëveshjes historike u ngrit edhe Tribunali për Ruandën, i cili për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe qeverive që refuzonin bashkëpunimin, detyroi ndërkombëtarët që gjykimi mos të bëhej në vendin ku u kryen krimet, por jashtë.

E njëjta situatë u paraqit edhe në ish Jugosllavi, me fokus të veçantë në Serbi, pasi autorët e gjenocidit ndaj kosovarëve, boshnjakëve, kroatëve konsideroheshin heronj, e jo agresorë.

Në dokumentet themeluese të Tribunalit të Hagës ky edhe ishte arsyetimi pse gjykimet nuk do të mbaheshin në Beograd, Zagreb, Sarajevë apo Prishtinë – ku edhe ishin kryer krimet masive, por në Hagë.

Kjo praktikë historike ndryshoi me qasjen e Carla del Pontes (natyrisht, në marrëveshje me Zoran Gjingjiqin, si kusht për ta dorëzuar Slobodan Millosheviqin dhe të tjerët), e cila që nga aty e tutje nuk do t’i përndiqte më vetëm strategët, nxitësit dhe ekzekutorët e gjenocideve, por edhe viktimat e tyre.

Jo vetëm Slobodan Millosheviqi dhe garda e tij që nisi luftën dhe ushtroi gjenocide rajoneve të ish Jugosllavisë u mor në Hagë, por edhe komandantë ushtrish lokale që luftonin për mbrojtjen e popullatës dhe rezistencë ndaj agresorit.

Në Hagë përfunduan dhe u liruan disa nga komandantët e UÇK-së. Ndërkohë, vendet përkatëse – si agresori Serbia, ashtu edhe viktimat Kosova – u kushtëzuan që të hetojnë dosje në rast se eventualisht paraqitet nevoja.

Serbia nga pozitat e agresores padyshim se duhej të vepronte dhe nuk ka dhënë rezultate në këtë drejtim. Kosovarëve nuk iu dha kjo mundësi direkte, për shkak të prezencës së EULEX-it, mision që kishte për detyrë zbardhjen e delikteve të natyrës kriminale.

Megjithatë, para se të dal tek EULEX-i dhe Tribunali, është me rëndësi të analizohet thyerja e filozofisë së deritanishme të ligjësisë perëndimore, apo kriminalizimin e viktimës që ka pasur fatin të shpëtojë gjallë.

Më e çuditshmja në këtë proces për Tribunalin duket qëndrimi amerikan, i atyre që vijnë apo jetojnë në ato më shumë se 30 shtete të SHBA-ve që në sistemin e tyre ligjor kanë të ashtuquajturin “Stand-your-ground law”, i cili i jep të drejtën amerikanit që në mbrojtje të pragut dhe familjes nga agresioni i padrejtë dhe i jashtëm edhe të vrasë.

Parimi është i njëjtë edhe kur ai është më masiv. Asnjëherë para Luftës në ish–Jugosllavi, dhe para personalizimit të filozofisë juridike nga Carla del Ponte, nuk ka rastisur që para gjyqit të vihen edhe degolianët e rezistencës franceze, as madje edhe egërsirat (sot historikisht të dokumentuara) e Armatës së Kuqe që dhunuan mijëra gra polake, çeke, hungareze e gjermane, e as ndonjë milic që mbronte me armë tutsit e Ruandës nga hututë.

Tjetra që komplikon edhe më shumë involvimin e atyre që duan tribunale edhe për mbrojtësit është i ashtuquajturi “parim i vrasjes në mbrojtje të viktimës”. Edhe perëndimorët bombarduan e vranë në mbrojtje e sipër – ka gabuar ndonjë bombë cakun dhe ka vrarë edhe civilë. Edhe ndonjë komandant i ushtrisë mbrojtëse, edhe ndonjë civil shqiptar, për shkak të tërbimit pasi që ka parë gjithë familjen e vdekur, mund të ketë bëre vrasje.

Për këto raste, që edhe janë të izoluara, ligji ka detyrë t’i akuzojë, pandehë e dënojë personat e tillë.

Mirëpo, kjo nuk e justifikon ngritjen e një Tribunali mbi një vend që ka luftuar për liri, sepse në këtë mënyre fabrikon parimin se çdo vendi mund t’i bëhet Tribunal.

Pra, bëhet absurde dhe banalizon juridikisht e moralisht misionin e tribunaleve për krimet e luftës.

Në kuadër të Planit të Veprimit për Kapitullin 23 të hapur me BE-në, Serbia ka miratuar Strategjinë Nacionale për Përndjekje të Krimeve të Luftës për periudhën 2016-2020. Pavarësisht kësaj mase të vlerësuar publikisht, performanca e Departamentit për Krime Lufte (në kuadër të Gjykatës të Lartë dhe të Gjykatës të Apelit në Beograd mbetet e diskutueshme. Raporti i ekipit ligjor të Qendrës për të Drejtën Humanitare mes tjerash vëren presion politik në raste, mungesë transparence dhe shkelje procedurale të vazhdueshme. Për më tepër, raporti ngrit shqetësimin se prej më se tri vitesh gjyqësori serb nuk ka pasur rezultate në adresim të krimeve të kryera në Kosovë. Rasti i fundit i përfunduar është ai i Lubeniqit (Prill 2014), i zgjeruar më vonë për shkak të gjetjeve tjera për tre të akuzuar tjerë të përfshirë edhe në rastin e Qyshkut. Sidoqoftë, ekzistojnë nëntë raste tjera të pambaruara (pa justifikim bindës) për krime në Kosovë të ndërlidhura me rastet në Pejë, Krushë të Vogël, Savinovodë, Vushtrri, Goden, Kralan, Landovicë, Poklek dhe Rezallë.

Në Kosovë, ndërkaq, përkundër hetimeve nga Tribunali i Hagës, UNMIK dhe EULEX, sot iniciohet Gjykata Speciale si masë shtesë për hetime të krimeve të luftës të kryera nga pala shqiptare.

Për më shumë, BE-ja nuk ka adresuar asnjëherë fuqimisht fenomenin e rikuperimit politik të figurave të dënuara/ përfshira në krime lufte në Kosovë. Gjenerali Vladimir Lazarevic, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë, sot punon si profesor në Akademinë Ushtarake Serbe ku i trajnon oficerët e rinj. Ai është pritur dhe mirënjohur prej autoriteteve më të larta institucionale në Serbi me t’u rikthyer në vitin 2015.

Në të njëjtën kohë, dy të dënuar tjerë për krime lufte në gjykata të brendshme dhe Tribunal të Hagës, përkatësisht Veselin Shljivançanin dhe Momçilo Krajishnik, janë shfaqur si folës publikë nëpër evenimente të Partisë Progresive Serbe dhe Qendrës Rinore në Beograd. Një tjetër i dënuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, Nikola Sainoviq, vazhdon të ketë paraqitje të rregullta publike si anëtar i bordit qendror të Partisë Socialiste të Serbisë.

Po ashtu, Danica Marinkoviq, ish-gjyqtare hetuese në Kosovë dhe dëshmitare në favor të Slobodan Milloshevicit, Sreten Lukiqit dhe Vlastimir Gjorgjeviqit në Hagë, është bërë pjesë e bordit për antikorrupsion.

Për pistat e krimit dhe amnistinë

Po përmend emra fshatrash, jo njerëz dhe familje. Dhe as përshkrime situatash rrëqethëse.

Meja, Pokleku, Obria, Likoshani, Gjakova, Peja, Rogova, Malisheva, Skenderaj, Prekazi, Kijeva, Deçani, Gllogjani…

Kush i ka trajtuar këto raste dhe dhunimet në historinë e pasluftës?

Kush i ka kushtëzuar dhe kush do t’i dënojë këto raste? Një pjesë e tyre do të zbehen, një pjesë do vdesin dhe një pjesë nuk do të trajtohen. Dhe ku jemi ne? A mund të kërkojmë drejtësi me (pa)fuqinë e shtetit që kemi? Këto raste duhet të mbeten deri në zbardhje.

Por, a mund të ketë amnisti për gjëra të tjera?

Mos-ikja nga drejtësia

Komandantët e UÇK-së nga të gjitha zonat operative janë dënuar nga gjykatat e Kosovës. Krahasuar me Serbinë si agresore, Kosova dhe institucionet e drejtësisë ndërkombëtare kanë futur në proces këta njerëz:

Sabit Geci me grupin e tij (dhjetëra vjet burgim).

Grupi i Llapit (dhjetëra vjet burgim).

Grupi i Dukagjinit (dhjetëra vjet burgim).

Gjykimet e Fatmir Limajt dhe të tjerëve.

Gjykimet e dy grupeve të Drenicës (qindra vjet burgim).

Mbi 50 emra komandantësh të luftës që janë dënuar me fakte banale.

Rekapitulim

UNMIK dhe EULEX kanë dështuar, sepse e kanë pasur drejtësinë tranzicionale në duar.

Personalisht, kam besuar në një idealizëm europian për jetën dhe rendin e ligjin, por kjo ka dështuar.

Kjo sjellje ka lënë përshtypje të rrejshme për angazhimin e saj për rend dhe ligj.

E përshtypja në vendet me konflikt të papërfunduar është më e fortë se idetë racionale të stërzgjatura dhe të detajuara në draftet që nuk përdoren kurrë.

Ju ka munguar konteksti politik, shoqëror dhe vizioni për të ardhmen e drejtësisë së këtij vendi.

Për këtë sanksionohet Kosova?! Për ne, qytetarët e saj, që kemi luftuar për liri dhe kundër gjenocidit.

Prandaj, Tribunali nuk ka as bazë historike, as juridike e as morale, që ta sfidojë Kosovën.

Selia e këtij komisioni të përzier me çdo kusht duhet të jetë në Kosovë e askund tjetër.

Hakmarrësit kosovarë, qoftë komandantë ose të tjerë që vranë, duhet të dënohen në Kosovë.

Nuk mund të ketë Tribunal për një popull që u mbrojt dhe luftoi për liri.

Kurse, marrëveshja e paqes duhet të ketë edhe kërkimfalje brenda, por jo falje për ata që kryen krime lufte dhe lirim nga përgjegjësia e shtetit që i projektoi këto krime.

Ibuprofeni mund t’iu shkaktojë probleme të sterilitetit meshkujve



Sipas një studimi të vogël, konsumimi i ibuprofenit nga meshkujt mund të shkaktojë probleme të sterilitetit.

Niveli i pjellorisë së meshkujve është duke shënuar rënie anë e mbanë botës, ndërsa hulumtuesit kanë synuar të kuptojnë nëse ibuprofeni është duke kontribuar në këtë problem.

Ibuprofeni

Ibuprofeni është ilaç i cili shitet pa përshkrim për trajtimin e dhimbjeve afatshkurtra, inflamacionin nga lëndimet dhe gripin. Profesionistët shëndetësorë mund ta rekomandojnë përdorimin e këtij ilaçi edhe për përdorim afatgjatë.

Ibuprofeni njihet se i rritë rreziqet e sulmeve të zemrës dhe të trurit nëse përdoret rregullisht për doza të larta dhe për kohë të gjatë.

Studimi

Studimi francez dhe danez ka analizuar 31 meshkuj atletikë mes moshave 18 dhe 35 vjet.

Gjysma e grupit kishin përdorur 600mg ibuprofen dy herë në ditë – doza maksimale e rekomanduar në SHBA është 800mg deri në katër herë brenda dite – për dy javë.

Gjysma tjetër kishin përdorur placebo (pilulë mashtruese, e cila është boshe dhe s’ka asnjë efekt). Mostrat ishin marrë para dhe pas studimit për t’i krahasuar.

Ata të cilët kishin përdorur ibuprofen kishin qenë më të prirë të kenë probleme testikulare, e që do të thotë se meshkujt kishin qenë më pak të prirë të bëhen baballarë. Kjo kishte qenë më e zakonshme te meshkujt e vjetër sesa te të rinjtë.

Megjithatë, ekspertët tjerë shëndetësorë tregojnë se ky studim është i përmasave të vogla, dhe derisa të bëhen studime të mëtutjeshme, u rekomandojnë meshkujve të vazhdojnë ta përdorin ibuprofenin nëse është e nevojshme.

Infektologu kosovar Prof.Dr.Sali Ahmeti : Jemi në fazën përfundimtare të coronavirusit




Infektologu i njohur shqiptar Prof.Dr. Sali Ahmeti ka thënë që me fillimin e masave të reja kufizuese kanë sjellë një rritje të rasteve me Covid-19, mirëpo nëse qytetarët janë më të durueshëm dhe tu përmbahen rekomandimeve.

Ahmeti theksoi se jemi në fazën përfundimtare sa i përket virusit dhe se i lutë qytetarët për durim.
“Masat e reja kufizuese kanë sjellë një rritje të frikshme të rasteve por nëse kujdesi është më i shtuar dhe qytetarët të jenë më të durueshëm do ta kalojmë edhe këtë fazë përfundimtare. Qytetarët kanë treguar një edukatë të mirë me rastet po i lus që të jenë edhe më të durueshëm dhe t’i përmbahen rekomandimeve të dhëna”, ka thënë Ahmeti .
Infektologu kosovar mes tjerash tha se virusi ende mbetet enigmatik, por mendon se vendi është në fazën përfundimtare.
“Virusi ende mbetet enigmatik jo vetëm për neve por edhe në nivel global, por nëse e shohim gjendjen mendoj se jemi në përfundim dhe nuk mendoj se do të kemi ndonjë tjetër valë ose shpërthim rastesh”, deklaroi Ahmeti.
Ai po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që të jenë më të kujdesshëm dhe të mos dalin pa nevojë.
“Duket se është një lëvizje më e tepërt sesa që kemi pritë mirëpo mendoj se kjo është për shkak se qytetarët për një kohë të gjatë kanë qenë në izolim por kjo nuk do të thotë që të dalin pa nevojë – uroj që të bëjnë lëvizje më të rralla”, u shpreh ai.


Parashikimi” për fundin e virusit nga ish-drejtori i OBSH-së: “Do të zhduket vetë para një vaksine …”


Të gjitha përpjekjet për të gjetur një vaksinë, hulumtimi nga bashkësia shkencore dhe luftërat midis shteteve mund të ishin të kota nëse “profecia”, ose më saktë parashikimi, i një ish-drejtori të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe onkologut britanik Prof. Karol Sikora bëhet i vërtetë. Ai beson se “ekziston një mundësi e vërtetë që virusi të zhduket natyrshëm përpara se të zhvillohet një vaksinë.”

Hipoteza e Sikora

Fraza që po bën shumë diskutime është shkruar disa ditë më parë nga Profesori në Tëitter-in e tij: Sikora shtoi se popullsia botërore mund të kishte “një imunitet më të lartë se sa ishte vlerësuar”. Me pak fjalë, kuptimi, jo aq shumë midis linjave, është se ne do të ishim më të fortë se sa ata që na bënë të besojmë, sistemi ynë imunitar mund ta kishte fituar atë përpara vaksinës mrekullueshme. Në çdo rast, cicërimi përfundon me rekomandimin se “ne duhet të vazhdojmë të ngadalësojmë virusin, por ai mund të zhduket vetë”.

“Parandalimi i kthimit të virusit”

Për të mos pranuar mendimin e Prof. Sikora, janë përballë kërkime të shumta botërore ku thuhet se më pak se 10% e popullsisë së Tokës i është ekspozuar Coronavirus. Drejtori aktual i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë Asamblesë Botërore të Shëndetit më 18 maj, nënvizoi këtë aspekt duke shtuar se “shumica e popullsisë së botës mbetet e ndjeshme ndaj këtij virusi. Rreziku mbetet i lartë dhe kemi një rrugë të gjatë për të bërë. vraponi përtej “.

E gjithë kjo për të thënë se pa një vaksinë të përdorur gjerësisht, mund të duheshin katër ose pesë vjet për të zhvilluar “imunitetin e kopesë” të famshëm që mund të frenonte pandeminë. “Nuk ka të bëjë vetëm me tejkalimin e krizës aktuale: nëse ky virus qëndron përreth, ne kemi nevojë për një vaksinë për ta parandaluar atë të kthehet në gjeneratat e ardhshme,” i tha Businessinsider Emily Toth Martin, një profesor i asociuar i epidemiologjisë në Shkollën e Publikut. Shëndeti i Universitetit të Miçiganit.

DER SPIEGEL: Dëshmohet përfshirja e UDB-së në atentatin mbi Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën 1982



Nga MUHARREM BLAKAJ

Çfarë rëndësie kanë aktivitetet e shqiptarëve në ekzil për Beogradin nuk e dëshmon vetëm masakra në Hailbron. I ngjashëm ishte edhe një aksion i madh i shërbimit sekret serb në fillim të vitit, kur bashkëkombësi, Rasim Zenelaj u mor në shënjestër. 

TRE RANË, ME MIJËRA U NGRITËN! – Epoka e Re

Zenelaj ka qenë një anëtar udhëheqës i „Besëlidhjes Kombëtare Shqiptare.“ 

Të shtënat nga pistoleta në kundërshtarin e qeverisë Zenelaj, i cili e mbijetoi edhe pse i lënduar rëndë i shpëtoi atentatit, u dëshmua për herë të parë drejtimi i ri i shërbimit sekret jugosllav.

Për ta mënjanuar Zenelajn Beogradi kishte kurdisur plane të kushtueshme. 


Jusuf Gervalla, Bardhosh Gervalla & Kadri Zeka - Artikulli Focus ...

Kishte nisur disa agjentë, madje kanë rrezikuar edhe dikë nga zyrtarët e konsullatës dhe kanë eksponuar ndihmësit e heshtur. Megjithatë plani dështoi dhe pjesëmarrësit u zbuluan: Në procesin e nisur atë kohë kundër përgjegjësve të atentatit qartësohet edhe më shumë implikimi i zyrtarëve jugosllavë në ndjekjen e emigrantëve me metoda drastike. 

Zbulohet DOKUMENTI/ Behgjet Pacolli, është marrë në pyetje lidhur ...

Kah fundi i 70-tave ishte ngritur një agjent i mëhershëm në gradë të konsullit. 

Me emrin Salih Salihi ai u shfaq më vonë me shërbim diplomatik për vendin e tij në Republikën Federale Gjermane, së pari në konsullatën e përgjithshme në Hamburg dhe pastaj në konsullatën e përgjithshme në Frankfurt. Atje u vendos i pajisur me një dokument identifikimi si zyrtar me nr. 6750 në cilësinë e rojës. Në Frankfurt vepronte edhe një kolegë tjetër i shërbimit sekret, si zyrtar i lartë i konsullatës me dokument identifikimi nr. 6322, i firmuar me emrin Svetozar Mirjaqiç, i quajtur „Tozo.“ Një besnik me rang të lartë i këtyre dy shërbyesve ishte Rade Surla, një partizan i hershëm, që kohët e fundit punonte në një ndërmarrje ndërtimi në Frankfurt.

Ekskluzive – Mehmet Kraja, shpijun i UDB-së (dokument) | Presheva Jonë

1. 19 janar 1982 Heibronner Stimme

Surla i vizitonte shokët e konsullatës dhe i informonte ata për veprimtaritë e njerëzve në ekzil. Njëherë, siç i kujtohet shoferit të tij, e vizitoi dikush vetë Surlën. Mysafiri kërcënues (Surla shoferit: „Duhet t’ ruhemi këtij njeriu“) ishte gjenerali i shërbimit sekret Milan Shashiç. Në mars të vitit 1981, menjëherë pas shpërthimit të trazirave në Kosovë, filloi të veprojë treshi në Frankfurt.


Dokumenti që lë të dyshohet në “përfshirjen” e Pacollit në vrasjen ...

Salihi gjurmonte shprehitë e jetës së Zenelaj dhe i dërgonte Tozos informacione. 

Edhe Surla filloi të veprojë dhe u përfundua plani konkret i vrasjes. Disa gjurmë dhe dëshmitarë dokumentojnë se me sa përkushtim kanë vepruar agjentët.

 Agjenti i parë të cilin e caktuan për Zenelajn ishte një kroat në ekzil, por ai demaskoj urdhërdhënësit nëpërmes deklaratave të tij në procesin gjyqësor. As agjenti i dytë nuk

e mbajti fshehtësinë. Ante Kujundzic ishte rekrutuar nga Tozo si vrasës, kur iu hap shokëve të tij kroatë në ekzil. Së shpejti policia gjermane i dinte hollësitë e përgatitjeve për atentat. Organet gjermane nuk kishin vepruar në mënyrë të kujdesshme. 

Kroatit Ante Kujundzic i kishte folur një bashkëkombës i panjohur në prill të vitit 1981, në stacionin e trenit në Frankfurt. I kishte thënë me e thirr një „person me rëndësi“ dhe t’i paraqitet me emrin „Studenti i muzikës.“

Pastaj i kishte dhënë një numër telefoni – 21 77 01 – dhe e kishte udhëzuar që kur të thërriste secilën shifër ta mblidhte me numrin dy. Në lidhjen telefonike 43 99 23 ishte lajmëruar konsullata e përgjithshme jugosllave. 

Kështu ishte vendosur kontakti me Tozo-n. Kujundzic-in e kishin urdhëruar për ta gjurmuar shqiptarin Zenelaj. 

Si shpërblim atij Tozo i ofronte para, dokumente të reja dhe përkrahje për ta fituar azilin politik në Republikën Federale Gjermane. 

Në një takim tjetër Tozo ia dha një pasaportë, për çdo rast, nëse duhej ta lëshonte vendin shpejt. Kujundzic: „E pata të qartë se me siguri duhej ta vrisja dikë.“ Agjenti hoqi dorë nga ky plan dhe i informoi autoritetet gjermane.

Si rrjedhim, policia e mori në mbrojtje të rrezikuarin Zenelaj. Për t`ua treguar komplotistëve këtë, policët gjermanë e dërguan Zenelajn në mënyrë demonstrative për shetitje para konsullatës jugosllave. 

Një herë tjetër duke shëtitur në një kopsht zoologjik, Zenelajn me përcjellësit e tij e vëzhgonin agjentët jugosllavë dhe kështu ata u vërejtën edhe njëherë nga gjermanët. 

Zenelaj ra në rrezik me mendjelehtësinë e vet: Ai kishte treguar në rrethin shoqëror se ishte i mbrojtur dyfish, d.m.th. edhe me një jelek kundër-plumb.

 Njëri që e kishte dëgjuar këtë ishte nën shërbimin e Surla-s. Kështu jugosllavët e planifikuan një plan, që kundërshtarin e tyre ta manovronin në një situatë, që ai të detyrohet ta zhveshë jelekun e tij kundër-plumb. Një grua duhej ta kryente këtë punë dhe pastaj ta godiste me pistoletë.

Si ndihmëse u gjet shpejt biondina serbe Zorica Aleksic. 

Ajo jetonte pa të ardhura dhe pa punë në afërsi të Darmstadt-it. Nëpërmjet kërcënimeve si dhe nëpërmjet premtimit se do t`ia japin 2000 DM e bindën atë. 

Ishte aranzhuar një takim me gruan dhe viktimën e saj. Rasim Zenelaj e kishte marrë agjenten në apartamentin e tij. Kur doli gruaja me pistoletë nga banja, Zenelaj e kishte zhveshur jelekun kundër-plumb. Prej pesë goditjeve në afërsi të zemrës, Zenelaj falimentoi.

 Autorja kishte ikur dhe në hyrjen e shtëpisë e kishin pritur Surla me shoferin e tij. Zorica Aleksic ua kishte kthyer armën dhe i kishte marrë paratë bashkë me një tiketë për Beograd. 

Me një Volvo ishin nisur menjëherë për në aeroportin e Frankfurit. Mirëpo serbja nuk mundi ta lëshonte vendin. Fqinjët, e alarmuar nga krismat, i kishin lajmëruar policinë menjëherë. Rastësisht e kishin dëgjuar këtë lajm në radiolidhje edhe policët të cilët ishin të ngarkuar me mbrojtjen e Zenelajt. 

Një gjurmim i shpejtë në rrethin shoqëror të viktimës i çoi policët te Zorica, e cila pak më vonë u arrestua në aeroport. Zyrtarët e konsullatës Tozo dhe Salihi janë urdhëruar të kthehen në Jugosllavi.

Surla mundi të ikte që në ditën e atentatit. Surla u lajmërua me anë të telefonit duke i thënë dikujt: „në rregull.“ Pastaj shoferi, i cili ishte dëshmitar i kësaj telefonate, e kishte dërguar me ngut përtej kufirit, në Strasburg në hotelin Holiday Inn. 

Aty humbën gjurmët e tij. Dështimi, si duket, nuk e ka dëshpëruar UDB-në. Këtë e vërteton 10 tetori 1981në Bruksel: Atje ishte vrarë një shqiptar me emrin Vehbi Ibrahimi në rrugë para banesës së tij, me një pistoletë të kalibrit 7.65. Gruaja e tij e cila ishte me të ishte lënduar rëndë nga goditjet. 

Ibrahimi ka qenë nënkryetar i „Besëlidhjes shqiptare.“ Organet shtetërore gjermane tash, pas atentateve në Zenelajn dhe Ibrahimin duhej ta mbronin kryetarin, Emin Fazlija. Ai banonte afër Goepingenit dhe ka qenë i njohur nga fqinjët si „një burrë i vjetër dhe i respektuar.“ Policët kompetentë ishin të brengosur së „mos do ta vrasin edhe atë.“

Që prej asaj kohe, Fazlia është nën mbrojtje dhe nuk lajmërohet më në lidhjen telefonike të mëparshme. Policët nuk gjejnë gati fare përkrahje politike në luftën kundër kësaj lufte ilegale. 

Në të vërtetë ekziston një marrëveshje në mes të Bonit dhe Beogradit për të përkrahur njëri-tjetrin në rast atentatesh. Herë pas herë ndërrohen informata për ardhjen e lëndëve shpërthyese ose të ndonjë arme.

Mirëpo sa pak rëndësi ka kooperimi në mes dy shteteve për palën serbe e vërtetojnë atentatet. 

Zyra federale kundër krimit ka regjistruar se kur janë bërë atentate kundër kroatëve në ekzil, në shumicën e rasteve UDB-ja ka përdorur pistoleta të cilat gjuajnë me rrotullim djathtas, edhe pse shumica e pistoletave të këtij lloji gjuajnë me rrotullim majtas. Organizatorët e atentateve as që e kanë pa të arsyeshme ta maskojnë këtë dallim. 

Kur ranë në rrjetin e policisë jugosllave katër anëtar të RAF-it gjerman, jugosllavët prezantuan një listë me kroatë që lypeshin urgjentisht për t`i ndërruar ata. Zyrtarët

gjermanë e refuzuan këtë dhe Beogradi i lëshoi anëtarët e RAF-it. Nëse mund të flitet për bashkëpunim në mes të policisë gjermane dhe asaj jugosllave, ana gjermane ankohet.

Në vend që të përcillen shkaktarët, jugosllavët japin vetëm këshilla në kërkesën e motiveve: „grindje për çështje nderi, grindje për femra, hakmarrje përreth stacionit të trenit ose tregti armësh“ janë konfliktet e vërteta. 

Politikanët jugosllavë e mohojnë kategorikisht implikimin e policisë sekrete jugosllave në këto raste. Lidhje me këtë ka bisedime të rregullta në mes të ministrisë së brendshme gjermane dhe kolegëve beogradas.

 Ministri i punëve të brendshme Franjo Herljevic, një gjeneral i vjetër partizan dhe bashkudhëtar i Titos, i demanton gjithmonë dhe deklaron se policia sekrete jugosllave nuk është duke vepruar në Republikën Federale Gjermane.

Kur kishte pyetur deputeti i CSU-së Fritc Vitman në vjeshtë të vitit 1981, se cilat janë reagimet e Bonit lidhur me sjelljet e Beogradit, e mori një përgjigje të shmangshme. 

Boni deklarohet lidhur me këto raste, thoshte ministrja Hildegard Ham-Bryher, vetëm atje ku është e arsyeshme dhe e dobishme. Krahas proceseve gjyqësore ka aty-këtu edhe vetë dëshmi për veprime të UDB-së.

 Në ambasadën jugosllave ka qenë një diplomat bashkëbisedues i policisë gjermane, Tomo Renac, i cili pyetjet vetëm i përcillte për Beograd dhe kurrë nuk përgjigjej.

Në shumicën e rasteve vetëm i rrudhte krahët. Arsyen për këtë stil të mbajtur gjermanët e nuhatën, kur ra në duar të tyre një letër që Renac e kishte dërguar në Beograd. 

Aty Renac, si një agjent i ofenduar ankohej se: „Po mundohen me masa propagandistike dhe penale për t’i bërë të pamundura aktivitetet e sigurimit të shtetit jugosllav në RF të Gjermanisë. 

Në një pritje shefi i policisë së Bonit ka tërhequr vëmendjen se kishte fakte së diplomacia jugosllave është tepër aktive në RFGJ. Kjo na detyron të arrijmë në përfundim se puna në RF të Gjermanisë është bërë shumë e komplikuar.“ Hetuesit gjermanë nuk prisnin shpërblim nga shërbimet jugosllave.

 Kur para pak kohe një prokuror i Frankfurtit paralajmëroi se në rastin e shqiptarit Zenelaj së shpejti do të fillojë me marrë „hetime në Jugosllavi,“ nuk deshi askush t’i jepte zemër. 

Një mbrojtës i shtetit në Bon tha: „Lidhur me këtë ne vetëm kemi qeshur.“


*******


 Behgjet Pacolli, është marrë në pyetje lidhur me vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës



Biznesmeni injohur I Kosovës Behgjet Pacolli, është marrë në pyetje nga Policia Federale e Zvicrës menjëherë pas vrasjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ne vitin 1982. Emri i Pacollit, i cili aktualisht është zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, gjendet në dosjen e vrasjes së tre patriotëve shqiptarë. Ata u vranë më 17 janar 1982 në Untergruppenbach, Qarku i Heilbronnit, në Gjermani.

Përfshirjen e Pacollit në dosjen e vrasjes e dëshmon ky dokument i Entit Federal të Kriminalistikës (Bundeskriminalamt) të Gjermanisë së atëhershme perëndimore. Dokumenti është dëshmia deri më tani më bindëse që e lidh Behgjet Pacollin me këtë rast.

Drejtësia në Kosovë nuk e ka rihapur dosjen e gjykimit të tre veprimtarëve të saj vrarë në Gjermani në vitin 1982, por autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë, dosjen e vrasjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës nuk e kanë mbyllur ende. Autoritetet gjermane janë duke punuar në zbulimin e vrasësve dhe përgatitësve të atentatit si dhe të informatorëve dhe bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret jugosllav UDB.

Sipas notës zyrtare të policisë gjermane, Behgjet Pacolli është marrë në pyetje për shkak se ia kishte dhënë veturën e tij me targa zvicerane agjentit të UDB-së, Selim Brosha, i vrarë në Prishtinë pas luftës. Vetura Mercedes e Pacollit kishte këta numra mbi targa: TI-30408. TI është shkurtesa e kantonit të Tiçinos në Zvicër, ku Pacolli ka vendbanimin e tij të dytë dhe ku jetonte në fillim të viteve 80-të.

Ja deklarata e plotë e Pacollit para hetuesit zvicerian


Enti Federal i Kriminalistikës (Bundeskriminalamt)

ST 33 për LKA BË (Enti i Kriminalistikës i Landit Baden-Ëürttemberg)

Aktualisht në Heilbronn, më 5 shkurt 1982

Notë zyrtare

Lënda: Vrasja e trefishtë e tre jugosllavëve në ekzil më 17.1.1982 në Untergruppenbach, Qarku i Heilbronnit;

këtu: dyshimi (indikacioni) sa i përket veturës Mercedes, me targa zvicerane TI-30408

Më datën 5 shkurt 1982 zoti ZËEIFEL nga Policia Federale në Bernë njoftoi përmes telefonit se është kryer verifikimi i alibisë i mbajtësit të targave me numrat e lartpërmendur.

Mbajtësi Behgijet PECOLLI (Behgjet Pacolli) deklaroi me sa vijon dhe këtë e dëshmoi përmes vulave në pasaportë dhe faturave të hoteleve:

tha se më 9 janar 1982 ka udhëtuar nga Chiasso në Jugosllavi.

10 janar 1982 – 03:00 – kalimi i kufirit.

Tha se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për në Shqipëri. Tregoi se me veturën e tij Mercedes ka udhëtuar deri në kufirin e Shqipërisë, ku e kishte lënë veturën. Tha se udhëtimin në Shqipëri e kishte bërë për shkaqe zyrtare, andaj nga pika kufitare Sedar kishte udhëtuar më tutje me një veturë zyrtare.

Sipas tij, më 17 janar 1982 përsëri ishte kthyer në Jugosllavi (vula hyrëse gjendet në pasaportë). Tha se në orën 03:00 (18.1.82) kishte arritur në vendlindje, ku kishte qëndruar deri më 20.1.82. Më 21.1.1982, sipas tij, ishte kthyer në Zvicër.

Ai (Pacolli) tha se e njeh Selim BROSHËN. Bëhet fjalë, sipas tij, për një kushëri të largët. Pacolli tha se e di që BROSHA është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA). Por tha se mban pak kontakt me BROSHËN.

Raporti mbi verifikimin e alibisë i dërgohet Komisionit të Veçantë; po ashtu edhe kopjet e dëshmive të ofruara.

(Nënshkrimi)

(Müller) KHK

Pikpyetjet e deklaratave të Pacollit në hetuesi

Behgjet Pacollin e kishte marrë në pyetje Policia Federale e Zvicrës me kërkesë të palës gjermane. Gjatë verifikimit të alibisë nga ana e hetuesve zviceranë, Pacolli thotë se në fillim të janarit 1982, pak ditë para vrasjes, ishte kthyer nga Zvicra në Jugosllavi, me qëllim që pastaj të shkojë në Shqipëri.

Në deklaratën e tij Pacolli thotë se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për të vizituar Shqipërinë.

Këtu lind dyshimi I parë. Republika e Shqipërisë në atë kohë nuk ka pasur kurrfarë përfaqësie konsullore apo diplomatike në Maribor të Sllovenisë, që ishte pjesë e Jugosllavisë. E vetmja përfaqësi diplomatike e Shqipërisë në Jugosllavi ka qenë Ambasada e Shqipërisë në Beograd.

Pacolli thotë se në Shqipëri ka hyrë përmes pikës kufitare të quajtur Sedar. Është e paqartë se ku gjendej kjo pikë kufitare mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë, por ndoshta është fjala për Shkodrën. Por ama nuk ka asjë pikë zyrtare të tillë

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet zvicerane, Pacolli tha se e njeh Selim Broshën. Pacolli po ashtu tha se e dinte që Brosha është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA), pra Shërbimin Sekret Jugosllav.

Kjo është një dëshmi tjetër që Pacolli me vetëdije ka mbajtur kontakt me një agjent jugosllav si Brosha dhe, siç dyshohet, ia ka dhënë atij edhe veturën për t’u shërbyer gjatë aktiviteteve të tij në luftimin e patriotëve shqiptarë nga Kosova me banim në Gjermani dhe Zvicër.

Donika Gërvalla vajza e Jusuf Gërvallës, në një intervistë në emisionin Rubikon të KTV-së në janar 2014. Duke aluduar në Pacollin ajo pati thënë: “Emrat e zyrtarëve të Qeveris

Isniqasi , Isa Boletini, shqiptari që çarmatosi rusët dhe turqit



“Daily Telegraph” me titull: RUSIA DHE SHQIPëRIA, ku tregon për arresimin e zyrëtarve të “Carit” në Mitrovicë nga Isa Boletini, në vitin 1903, shkruan FMimages.net,
Informacioni i mëposhtëm ka arritur nga qeveria e Serbisë nga Stambolli: M. Teherbalcheff, i Ngarkuari me Punë në Stamboll, kishte dërguar disa zyrtarë rusë me orendi dhe mallra shtëpiake për përgatitjen e hapjës së Konsullatës Ruse në Mitrovicë.
Isa Boletini me njëqind ushtarë të armatosur, kishte marrë informacion nga Stambolli për ardhjën e rusëve, dhe ai kishte pritur këta të fundit për të hyrë në Mitrovicë, ku menjëhere i kishte burgosur. Shqiptarët i kishin konfiskuan të gjitha gjerat e rusëve, dhe pas mbajtjës të tyre për tri ditë ata i shoqëruan deri në Shkup. Konsulli rus në Shkup, kishte dorëzuar një notë proteste, dhe kërkoi që Isa Boletini, duhët të arrestohet menjëhere dhe të dëbohet nga Mitrovica, shkruan FMimages.net,
Shqiptarët janë deklaruarë se nuk do të lejojnë hapjën e Konsullatës ruse në Mitrovicë. Një vit më vonë vritët konsulli rus në Mitrovicë. Rusia historikisht është përfshirë ne incidente politike në Mitrovicë, edhe sot treni rus është një vazhdimsi e politikës rusë për ta destabilizuar Ballkanin.
Arrestimi i ushtarve turq në vitin 1910
Pika më e rëndësishëm ishte gryka afër Kaçanikut përmes të cilit kalonte linja hekurudhore Shkup – Mitrovicë. Kryengritesit bllokuan rrugën dhe ndaluan trenin, i cili po transportonte trupat osmane dhe pajisje ushtarake. Ushtarët turq u çarmatosën dhe pajisjet ushtarake ranë në duart e shqiptarëve./fmimages.net/
Isa Boletini me kryengritësit shqiptarë në Grykën e Kaçanikut, 1910

Drejtësia për Fehmi Aganin të vijë në vend.

Fehmi Agani ishte intelektual delikat dhe profesor i afërt, dashamirës i dijes, mësimit dhe studimit, njeri paqësor e përparimtar. 



Formimi i tij ishte kryesisht humanist e social. Angazhimin e vet politik e shihte më shumë të imponuar nga koha dhe rrethanat sesa pasion karakteri apo prirje profesioni.



 Vrasja e tij ishte ekzekutim kriminal i Serbisë dhe humbje e madhe për Kosovën.


“Më 29 maj bëhet një vit prej se u ndryshua Kodi i Procedurës Penale që mundëson gjykimin dhe dënimin në mungesë. Duhet të angazhohemi, dhe do të angazhohemi që të zbardhet e vërteta e të sillet drejtësia për të”, ka thënë ai.

Albin Kurti 

Akademik Prof.Dr.Fehmi Agani për gazetën ‘Danas’ në vitin 1998: Asnjë krah i UÇK-së nuk është terrorist




Danas: 

Adem Demaçi tha këto ditë se duhet gjetur një lider që mund të kontrollojë UÇK-në, ai kishte rekomanduar veten e tij për këtë rol.

Fehmi Agani: 

Për të zgjedhur liderine UÇK-së, konsensusi i të gjitha partive politike në Kosovë duhet të arrihet paraprakisht, të gjithë duhet të bien dakord për këtë. Unë mendoj se Adem Demaqi do të jetë kaq i gatshëm të bashkëpunojë për këtë. Edhe pse unë jam i kushtëzuar, sepse unë jam duke folur vetëm për supozimet.

Zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi shprehu rolin negativ të Ibrahim Rugovës, duke e akuzuar atë për bllokimin e veprimeve të UÇK-së, i cili i ka përgënjeshtruar deklaratën e Krasniqit si udhëheqës?

Fehmi Agani: 

Kjo është një deklaratë e zëdhënësit të UÇK-së, por kam bërë kontakte të caktuara që kemi pasur në ndërkohë. Supozoj se nuk do të jetë me rëndësi të madhe për publikun. Ka nga ata që e mohojnë Rugovën, por UÇK-ja nuk mundet për të mbijetuar edhe si ushtri edhe si një parti, kjo është e qartë për ta.

Disa kohë më parë ju thatë se brenda atyre që e quajnë veten UÇK, ka dallime mes grupeve. Ju thatë, “ata që mbrojnë shtëpitë e tyre”, dhe të tjerët që janë të organizuar në një mënyrë të papranueshme. Se këta janë të parët që e pranojnë Ibrahim Rugovën dhe këta të tjerë – terroristët, nga të cilët LDK, ju dhe z. Rugova u distancuatë?


Fehmi Agani: 


E di që kjo është më e vështirë për t’u kuptuar në Serbi, por nuk mund të thuhet për momentin që ndonjë grup terrorist po vepron në Kosovë. Mund të ketë mendime të ndryshme për aktet individuale, por forma themelore të vetëmbrojtjes, të cilat ata duan të zgjidhin çështjen në këtë mënyrë pas dhjetë vjetësh duke u përpjekur të zgjidhin statusin e Kosovës në menyrë paqësore por duke refuzuar vazhdimishtë nga Serbia.

Nëse ju kuptova mirë, tani pohoni se asnjë krah i vetëm i UÇK-së nuk është terrorist, pavarësisht se çfarë kanë bërë?

Fehmi Agani: 

Unë nuk e shoh forma të veprimeve UÇK-së si akte terroriste. Ajo mund të gjykohet vetëm me akte të caktuara, por është çështje e interpretmit të Serbisë

Senati amerikan konfirmon emërimin e Kongresmenit republikan të Teksasit John Ratcliffe si drejtor i ri i inteligjencës kombëtare



Donald Tramp President of U.S — Steemit


Përkundër disa mendimeve qe po dalin nga Prishtina (qofshin analiste apo politikan) per diasporën shqiptare here duke kritikuar e here duke fyer, diaspora shqiptare nuk ndalet, ajo po e bën punën dhe detyrat e veta kombëtare. Si rezultat i saj është edhe zgjidhje e shefit te ri te NSA-së mikut te madh te shqiptareve John Ratcliffe, pas largimit  Richard Grenellit i cili ditëve te fundit ishte ne shënjestër te kritikave deh akuzave te shumuar nga shqiptaret ne Kosove, Ballkan deh Amerike çka këta te fundit u deshten t’i shkruajnë presidentit SHBA-ve Danald Trump.


Gazetat në Beogradit: John Ratcliffe, sot shef i NSA-së avokat i njohjes së pavarësisë së Kosovës!

Derisa dikush është gëzuar apo e ka mirëpritur zgjedhjen e z.John Ratcliffe ne krye te CIA-s kjo jo vetëm se nuk është mirëpritur por edhe ka bere nervoz dhe ka çmendur serbet, sidomos lobin serbe ne Amerike apo serbet ne Ballkan.


Se është kështu mjafton te shfletojmë shtypin serbe te djeshëm dhe te sotëm dhe lexuam këta tituj si: B92: Lobi i madh shqiptar u bë njeriu i djathtë i Trump” (B92: Veliki albanski lobista postao Trampova desna ruka); “Sputnik: Lobisti i madh shqiptar, dorë e djathte e Trumpit (Sputnik: Veliki albanski lobista nova Trampova desna ruka) etj..

US Special Envoy for the Balkans Grenell to convince Merkel about ...

Kurse B92 ne shkrimin e saj te titulluar “Senati konfirmoi emërimin e Ratcliffe” (Senat potverdio nominaciju Retklifa) ka shkruar se “Senati amerikan konfirmon emërimin e Kongresmenit republikan të Teksasit John Ratcliffe si drejtor i ri i inteligjencës kombëtare” Sipas kësaj gazete, Senati mbështeti nominimin me 49 vota pro dhe 44 kundër, me kundërshtim të fortë nga Demokratët”.

Why Serbia's President Vucic chose Richard Grenell over Angela ...

Sipas e mdiave serbe Trump fillimisht emëroi Ratcliffe vitin e kaluar, dhe më pas papritmas vendosi të tërhiqte kandidaturën e tij. 

Grenell përsëri i kërkon Albin Kurtit ta heq taksën


Ai e mori vendimin pas kritikave nga senatorë nga të dy palët që Ratcliffe, i cili mbronte ashpër Trump gjatë hetimit në Rusi, nuk ishte i kualifikuar për të mbikëqyrur 17 shërbimet e inteligjencës amerikane.

U.S. envoy urges Kosovo, Serbia turn eyes on economy, jobs ...


Në një seancë që konfirmoi emërimin e tij në Senat në fillim të këtij muaji, Ratcliffe tha se ai do të sigurojë inteligjencë pa paragjykime, paragjykime ose ndikim politik, dhe se ai besonte se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e mëparshme presidenciale dhe mund të provonte përsëri.

Skender Hyseni pas takimit me Richard Grenell: LDK kurrë s'do të ...

Portalet tjera serbe kane shkuar “Lobimi i fortë i diasporës, berio qe shqiptaret te fitojnë ne Amerike, sjellin një njeri te vetin ne krye te CIA-s Ai është një lobist i shkëlqyer shqiptar”.

Hoti flet pas takimit me të dërguarin e SHBA-së për dialogun ...

Sipas mediave te Beogradit, pas largimit te Grenell, Presidenti amerikan Donald Trump emëroi Kongresmenin e Teksasit John Ratcliffe në pozicionin e drejtorit kombëtar të inteligjencës. Ratcliffe ndryshe është i bashkangjitur fort me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe njihet si një avokat i njohjes së pavarësisë së Kosovës.

US envoy Grenell meets Kosovo political leaders behind closed ...

Në vitin 2016, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Kombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti një fjalim dhe tregoi shenjën e Shqiponjës Etnike. Ratcliffe gjithashtu u shfaq në takime me Pandeli Mike, ministrin e diasporës në Shqipëri dhe Fatmir Mediu, një ish-ministër i mbrojtjes i Shqipërisë. Ratcliffe ndryshe është i bashkangjitur fort me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe njihet si një avokat i njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...