
Albin Kurti ,i pyetur kohë më parë nga gazetarët , se a do ta lëshojë karrigen e kryeministrit nëse formohet Qeveria e re pa VV, Albin Kurti ka thënë se qeveria e re do të formohet vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe sovrane.
“Qeveria e re do të formohet vetëm pas përfundimit të pandemisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja”, tha ai.
Sipas tij, çdo vendim tjetër, është devijim nga vullneti i qytetarëve, dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës .
Ai tha se do ta përcjellin me kujdes se çka do të ndodhë ditëve në vijim, dhe varësisht nga zhvillimet se si do të jap verdiktin e sajë më 29 maj Gjykata Kushtetuese e Kosovës, edhe do të veprojnë.
Formalizmi i deklarimeve të presidentit Thaçi ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Presidentit këtë mundësi ia dhanë krerët e LDK-së, të cilët paraprakisht me vullnet braktisën çdo fjalë të thënë e dhënë ndaj qytetarëve e ndaj nesh. Me këso veprime e taktikash shpaloset përpjekja për të blerë ilegalisht kohën të cilën ua shkurtoi vullneti i qytetarëve.
No comments:
Post a Comment