Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/18

Vjosa Osmani: Edhe zogjtë e malit e dinë që me Albin Kurtin kam qëndrime të përbashkëta

 Vjosa Osmani thotë se mund të bashkëpunojë kurdoherë me presidentin Thaçi, por thotë se politikisht dihet botërisht sa shumë nuk pajtohet me të. Ajo gjen hapësirë që me ketë rast të tregojë sa shumë pajtohet me kryeministrin Kurti e këtë, sipas Osmanit, e dinë edhe zogjtë e malit.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se presidenti Hashim Thaçi asnjëherë nuk e ka ftuar për ndonjë bashkërendim institucional. Ajo thotë se është e gatshme t’i përgjigjet institucionit, por jo të bashkëpunojë politikisht me Thaçin.

“Në nivel institucional, natyrisht se unë nuk kam asnjë arsye të mos u përgjigjem institucioneve të vendit. Në nivelin e bashkëpunimit politik, është botërisht e ditur se unë kam mospajtime të thella se si e bën politikën dhe si e përfaqëson vendin Presidenti Thaçi, kurse kam shumë më pak mospajtime e shumë më shumë qëndrime të përbashkëta me kryeministrin aktual. Besoj se këtë edhe zogjtë e malit e dinë, kështu që…”, ka thënë ajo.

Kryeparlamentarja thotë se Thaçi vetëm një herë ka kërkuar t’i drejtohet Parlamentit, e sipas saj, këtë e ka bërë në mënyrë arbitrare, më pas nuk i ka interesuar të shkojë e të flasë në Kuvend.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...