
LOTI NË SYRIN E SË BUKURËS
Erdhi e pastër si lot fëmije,
e bukur si gjithnjë fluturake,
fytyrë ëmbëlake,buzëqeshje
e hapur dalë
nga ngrohtësia e rrezeve
deportuar nga këndi i vendqëdrimit të saj.
Rjeti valëzues lozonjar
ndiqte lëvizjet e vargëzuara në pejza
margaritarësh.
Shpirtbardhësia e saj prej virgjëreshe ,
shoqërohej me kthjelltësinë e ndjenjave,
dhimbjen e nxirrte nga shkëlqimi i syrit,
me fjalë mashtronte burimin e lotit të saj.
Pamja kristalore e një loti
rrotullohej duke ngarendur
deri tek buza e skuqur
ku gdhendej mjeshtria e fjalës së thënë
nga thellësia e mallëngjimit.
Një rrëfim që shponte zemrën përtej
brishtësisë së një shpirti të artë si diell.
Përse të shihet loti në syrin e së bukurës?
A thua vallë nga paragjykimet
duhet të përbuzet bekimi i Perëndisë?
Kot shkëlqimi i saj ndrinte si hënë.
Ishte nur për njerëzimin rrerh saj.
Bukuri veçane që ngjante me pranverën.
Vazhdo dhe ec
rrugëtimi yt u mbuloftë me të bardhën dritë,
shkëlqimi i syrit tënd u praroftè me dashuri!
MALLI PËR NËNËN TIME
Ti frymëmarrja ime, nënë
Shpirtin ma ngrohë dashuri,
Të paça dritë,yje, qiellit tim
Nënë e hënë mrekullia ime .
Ti sot larg meje frymon.
Unë s’të kam pranë të të puth.
Për të arritur tek ti nënë,
Duhet kaluar det e oqean.
Mbyll sytë për një çast
nga dëshira e zjarrtë të të kam pranë.
Ti nënë e syrgjynosur larg meje
Nxjerr lotin tim nga qepallat e lagura nga një lot i bijës sate në përqafimin Tënd.
Ti me afshin e zjarrtë amësi ëmbëlake,
Dëgjojë rrahjet e zemrès të bijës sate,
Më fal një buzeqeshjen të bukuar nënë,
ta shuaj mallin tim që fle shpirtit Tënd.
NDJENË AMËSIE
Ndjenjë që prekë qiellin me dashuri
Sundon botën dhe tërbimin e detit
Që fal shpirt njeriu dhe jep bekimin
Ëmbëlsisht mbështjellë vajin e fëmijës
Rrotullon botën në krah për së mbari
Që fal gjallëri dhe pafundësi shpirti
Nuk zëvendësohet me asnjë frymë tjetër
Të jep prehrin e nënës dhe rritë të mbarë
Si asgjë tjetër n' botë rrritë flokun mbi sy.
No comments:
Post a Comment