Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/20

Zgjedhjet e reja janë opsioni më real që të dilet nga kjo bllokadë, sepse çdo opsion tjetër do ta vazhdonte agoninë politike në Kosovë.





SHBA-ja dhe BE-ja të bashkëpunojnë për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

Burns: SHBA-ja dhe BE-ja të bashkëpunojnë për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

Diplomati amerikan, Nicholas Burns ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të bashkëpunojnë për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.


Bashkëpunimin mes dy fuqive ai e ka kërkuar përmes një statusi në Tëitter, me ç’rast e ka falëndëruar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për bisedën me studentët e Universitetit të Harvardit.


Burns, profesor dhe moderator i kësaj bisede të së hënës ka shkruar:


“Faleminderit kryeministër Albin Kurti që takove studentët e Harvardit sot. Kosova është e pavarur. SHBA-ja dhe BE-ja duhet të punojnë bashkë për ruajtjen e integritetit territorial dhe ta bëjnë atë anëtare e OKB-së në një Evropë të lirë, demokratike”, ka shkruar ai.



Ambasada amerikane në Kosovë ka lëshuar një reagim për vendimin e  Gjykatës Kushtetuese, për masë pezulluese deri më 29 maj 2020  ndaj dekretit të presidentit  Hashim Thaçi për propozimin e Prof.dr. Avdullah Hotit për kryeministër.

Me anë të një postimi në Twitter, kjo ambasadë e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se kjo është tregues i funksionimit të sundimit të ligjit, shkruan lajmi.net.

Kjo ambasadë po ashtu ka mbështetur edhe qëndrimet e liderëve politikë, të cilët u shprehën se do ta respektojnë këtë vendim të Kushtetueses.



Njoftimi i plotë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë

Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për të lejuar kohë për diskutime tregon për funksionimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ne po ashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe institucional për të respektuar Gjykatën dhe proceset e saja.



d2v9ipibika81v.cloudfront.net/uploads/sites/133...

Bazimi i Kushtetueses në dokumente “jozyrtare” do të ishte anim, thonë ekspertë të "Punimeve përgatitore”


Bazimi i Kushtetueses në dokumente “jozyrtare” do të ishte anim, thonë ekspertë të Gjykata Kushtetuese mes tjerash do të ketë objekt shqyrtimi nenin 95, pika 5 të Kushtetutës, me rastin e shqyrtimit të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e Qeverisë.


GJK-ja ka kërkuar edhe dokumentet, të quajtura "Punime përgatitore” për shkrimin e Kushtetutës para më shumë se 10 vjet, të cilat synon t'i ketë udhërrëfyes në këtë rast, por ekspertë që kanë punuar në to, thonë se bazimi në këto dokumente jozyrtare dhe që nuk dihet nëse janë autentike do të ishte “anim për njërën palë”.


Vetëm pasi është sfiduar dekreti për mandatarin në Presidencë, dokumentet i kanë shkuar Kuvendit nga Arkivi i Kosovës më datën 14, që i bie dy javë pas sfidimit të dekretit të presidentit në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje.


Kush kë po e heton në Kosovë - Shekulli

Dokumenti përgatitor për hartimin e Kushtetutës ku flitet për mandatarin e Qeverisë. 



Pas rrëzimit të Qeverisë dhe kryeministrit, aty i jepet rol i theksuar presidentit për caktimin e mandatarit të ri. Dokumenti e ka vetëm një vulë të Arkivit të Kosovës.


“Nëse është votuar mocioni i votëbesimit për kryetarin e Qeverisë apo Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje dhe kryetari i Kosovës emëron mandatarin e ri në afat prej 10 ditësh”, shkruan në atë “punim përgatitor”.


Heqja e përgjegjësisë nga ana e Kuvendit për autenticitetin dhe vërtetësinë e dokumenteve, dhe mospublikimi i tyre në Gazetën Zyrtare ia pamundëson Gjykatës Kushtetuese që të thirret në to me rastin e nxjerrjes së aktgjykimit.


“Vetëm Kuvendi i Kosovës si autor i Kushtetutës duhet dhe mund ta bëjë një gjë të tillë. Askush tjetër nuk guxon të flet për autenticitetin e tyre. Vetë fakti që qenkan dorëzuar më 14 maj 2020, flet shumë dhe tregon për synimin e Gjykatës për t’i përdorur ato në favor të njërës palë”, ka thënë eksperti i Kushtetutës. 



Ai ka shtuar se këto dokumente nuk janë burim i së drejtës dhe nuk mund të citohen për vendimmarrje. Sipas njohësit të Kushtetutës, ato eventualisht mund të merren si burim ndihmës për ta orientuar Gjykatën kah një vendim i caktuar. “Në të vërtetë, këtë qëllim e ka pasur Gjykata kur i ka ‘gjetur’ këto dokumente, të cilat nuk kanë asnjë identitet, sepse nuk u dihet autori dhe nuk janë miratuar as publikuar asnjëherë nga një organ kompetent – Kuvendi”, ka theksuar ai.


Duke iu referuar letrës së kryeparlamentares prof.dr.Vjosa Osmani, eksperti kushtetues thotë se ajo e bën të qartë se ato dokumente nuk kanë asnjë vlerë provuese.



“Siç po shihet, Gjykata i ka ‘zbuluar’ këto dokumente, me qëllim që t’i përdorë sipas propozimeve të asaj kohe, të cilat nuk kanë asnjë autenticitet dhe asnjë autor. Marrja e tyre në posedim nga Gjykata qartë tregon për ndikim në vendimmarrje dhe synimin për të vendosur në favor të një gjoja propozimi kushtetues që i jep të drejtë presidentit për mandatimin e kryeministrit çdoherë kur ka mocion të mosbesimit dhe atë të caktojë afat prej dhjetë ditësh për formim të qeverisë”, ka thënë ai.


29 maji është afati i fundit kur Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë nëse dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.


E në nenin 95, pika 5 të Kushtetutës, ku presidenti  Hashim Thaçi, është thirrur, thuhet: “Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.


Presidenti i Kosovës zt.  Hashim Thaçi ka mandatuar Prof.Dr. Avdullah Hotin nga LDK-ja, parti kjo që ka dalë e dyta në zgjedhjet e fundit. VV-ja si fituese pretendon se vetëm asaj i takon e drejta për formimin e qeverisë.


Qeveria  Albin Kurti është rrëzuar me mocion mosbesimi më 25 mars 2020.




Takimi me Jahjagën: Mustafa e Thaçi për zgjidhje, Haradinaj për ...
Pse presione politike nga liderët partiak në Gjykatën kushtetuese  të Kosovës 

Gjykata Kushtetuese dje u ankua për presione politike, por sot në “adresë të saj” ka shkuar edhe një e tillë.

Kryetari i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se rrëzimi eventual i dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Prof.dr.Avdullah Hotin për kryeministër, do të rrezikonte demokracinë në vend.


Gjenerali i Luftës- Heroi i Paqës zt. Ramush Haradinaj, që tashmë ka arritur pajtueshmëri me LDK-në për qeverinë e re, thotë se nuk mund t’i mohohet partisë së dytë krijimi i qeverisë.



Haradinaj: Unë, Kurti, Thaçi dhe Mustafa jemi mashtrues – Lapsi.al


“Unë e shoh si të pamundur me iu mohu edhe të dytit me e bë qeverinë kur i pari nuk e bënë. Sepse rrezikohet krejt demokracia jonë, nga fakti se sa herë që kemi zgjedhje nëse i pari nuk arrin me formu, atëherë do na duhet me shku prapë në zgjedhje. E shoh bukur të vështirë me u shpall dekreti ta zëmë jokushtetues. Ne jemi subjekt politik i qëndrueshëm e funksional, punojmë edhe nuk e kemi shqetësim çështjen e zgjedhjeve sa i përket Aleancës. Shqetësim do të ishte koha në këtë rast, që do ishte e gjatë e humbur dhe në vend që me pas një qeveri që është menjëherë e mandatuar nga parlamenti, në mënyrë që me iu përkushtu temave ekonomike e të tjerave, atëherë kishte me u humb bukur shumë kohë me zgjedhje e pastaj me krijim të qeverisë, kështu që ne do e humbisnim krejtësisht këtë vit, dhe nuk besoj që është kohë e duhur”, ka thënë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, përcjell KP-ja.


Ai po ashtu ka mohuar që marrëveshja për presidentin të jetë diskutuar me LDK-në.




Gjykata Kushtetuese pritet që deri më 29 maj 2020  të marr vendim për dekretin e presidentit, të cilin e kundërshton VV-ja si fituese e zgjedhjeve të fundit. VV-ja, thotë se sipas Kushtetutës, i takon vetëm asaj krijimi i qeverisë.


Gati çdo ditë, partitë e përfshira në kë çështje kanë folur "se si presin të jetë vendimi i Kushtetueses", për çka ka shtyrë këtë të fundit të reagoi dje.


Qeveria Kurti u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars 2020.


Zgjedhjet e reja janë opsioni më real që të dilet nga kjo bllokadë, sepse çdo opsion tjetër do ta vazhdonte agoninë politike në Kosovë.


Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...