Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherit kryetar i Vetëvendosjes është pyetur sërish rreth një koalicioni të mundshëm me PDK-në e Kadri Veselit.



Lideri i pa kontestueshëm  kosovar Albin Kurti thotë se PDK së pari duhet të reformohet, ndërsa ka përjashtuar një koalicion me këtë parti.


“Ne besojmë që PDK duhet një herë të reformohet duke qenë në opozitë së paku për një mandat dhe dy të ndodh çkapja e shtetit nga mujsharët shpërdorues, shteti është ende i kapur dhe vetëm qeveria ka ndryshuar. Nuk mendoj se ka ndodh reformimi i PDK-së siç ne kemi kërkuar, ajo merr kohë dhe rrjedhimisht PDK-në nuk mund ta shohim partner në koaliconin e ardhshëm, pasi nuk ka bërë pastrim të brendshëm dhe ndërrim kursi dhe në udhëheqje”, ka deklaruar Albin Kurti.

Kosovo, political crisis in times of coronavirus / Kosovo / Areas ...

Ai ka thënë më tej se PDK nuk e kontrollon LDK-në, por presidenti Hashim Thaçi.

“Nuk mund të them se PDK e kontrollon LDK-në, mund të them më parë se presidenti i Kosovës e kontrollon udhëheqjen e LDK-së”, ka pohuar Albin  Kurti.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...