Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/19

Bashkësia Evropiane dhe Kosova nuk duhet të heshtin gjenocidin e ushtrisë ,milicisë dhe formacioneve paramilitare të shtetit serb në Republikën e Kosovës

Nga Flori Bruqi :

Askush  Kosovës nuk ja ka dhënë asnjë certifikatë të tregojë se si kanë vdekur ata njerëz. Së pasi si u morën nga Krusha, nga Meja nga Berishët në Suharekë nga Abria nga Studimja, si u morën? Kush i mori? Kush i çoi? Çfarë i gjeti ata para se të vdesin? A ua morën ndonjë organ? A i vranë apo i dhunuan? Asnjë të dhënë nuk ia ka dhënë këtij vendi dikush. Nuk na ka dhënë askush një shpjegim, një certifikatë të thjeshtë...nga shteti vrastar serb.

Deri me tash për Luftën e Kosovës është thënë  se: " Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmë ajërore nga NATO, (nga 24 marsi 1999), dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare".

Fotografia e Flori Bruqi

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara."

Fotografia e Flori Bruqi

Sulmet e UÇK-së shtohen, me në qendër luginën e Drenicës në afërsi të shtëpisë së  komandantit legjendar Adem Jasharit. Disa ditë pasi Robert Gelbard e quajti UÇK-në grup terrorist, policia serbe sulmon UÇK-në në zonën e Likoshanit, dhe ndoqën disa prej luftëtarëve deri në Cirez, duke vrarë 16 luftëtarë shqiptarë dhe u vranë 4 policë serbë.


Është pikerisht ajo që bëri bujë në gjithë botën, masakra që preki thellë në zemrat e secilit njeri. Masakra e Jasharajve me 5,6 e 7 mars të viti 1998 ku forcat paramilitare serbe hynë në fshatin Prekaz dhe vrasin e masakrojnë 56 antarë të lagjes Jashari, mesin e tyre vriten Shaban Jashari më të bijtë Ademin dhe Hamza .

Fotografia e Flori Bruqi



Fotografia e Flori Bruqi



Fotografia e Flori Bruqi

 Ngjarja e 5 ,6,7 marsit 1998 shkaktoi irritim të thellë në kryeqytetet perëndimore. 

Madeleine Albright tha se tashmë "kjo krizë nuk është një çështje e brendshme RFJ".

Sot bëhen 21 vjet nga Masakra e Reçakut – PORTALB

Në 24 mars  1998 forcat Jugosllave rrethuan fshatin  Glloxhan dhe sulmuan luftëtarët trima të   UÇK-së.

AAK me fotografi rikujton masakrat e serbëve në Kosovë – Klan Kosova

 Pavarësisht fuqisë më të madhe të zjarrit, forcat jugosllave dështuan në shkatërrimin e njësisë së UÇK-së i cili ishte objektivi i tyre.

Veseli u dërgon letër gjitha vendeve mike për masakrat serbe në ...

Megjithëse kishte disa të vdekur dhe shumë të plagosur nga UÇK, Beteja e  fshatit Glloxhan, që ishte një rezistencë e suksesshme e djemëve trima të Dukagjinit.

Pamjet që tronditën botën nga masakra e Reçakut 20 vjet më parë ...

Një qeveri e re u formua në Jugosllavi, e drejtuar nga Partia Socialiste e Serbisë dhe Partia Radikale Serbe. Kryertari i Partisë Ultra-nacionaliste Radikale Vojislav Šešelj u bë zëvendës kryeministër. Kjo shtoi pakënaqësinë në pozicionin e vendit ndërmjet diplomatëve perëndimorë.

Masakrat e ushtrisë së Serbisë në Kosovë, secila më mizore se ...
Në fillim të prillit, Serbia organizoi një referendum për çështjen e ndërhyrjes së jashtme në Kosovë. 

Masakrat e komunistëve në Kosovë(VIDEO) - Kosova Info

Votuesit serbë refuzuan vendosshmërisht kundër ndërhyrjes së huaj në këtë krizë.

Fotot e tmerrshme, ja masakra serbe ndaj popullsisë shqiptare në ...

 Ndërkohë, UÇK fitoi shumë territor përreth Deçanit dhe kishte territore nën kontroll në Glloxhan, Irzniq,Lumbardh,Llukë,
Carrabreg, Isniq,Prapaqan ,Dubovikë ,Papiq,Strellcë, Lëbushë , Logjë, Raushiq etj. 

Shihni masakrat e serbeve në Kosovë. Këto masakra asnjë shqiptarë ...

Më  31 maj 1998, Ushtria Jugosllave dhe policia e Ministrisë së Brendshme serbe filluan operacionin për spastrimin e kufirit të kontrolluar nga UÇK. 

Kosova harron masakrat dhe perdhunimet e 20 mije femrave shqiptare ...

...Përgjigjja e NATOs ndaj kësaj ofensive ishte operacioni i mesit të qershorit i quajtur Operation Determined Falcon (Operacioni Fajkoi i Vendosur), një parakalim ajëror mbi kufijtë Jugosllavë.

Fotografët gjermanë që treguan për masakrat serbe mbi shqiptarët ...

Gjatë kësaj kohe, Presidenti Jugosllavë  Sllobodan  Millosheviç arriti një marrëveshje me Presidentin e Rusisë Boris Jelcin për ndalimin e operacioneve ofensive dhe pregatitjen e bisedimeve me Shqiptarët.

Këshilltari i Ministrit të Jashtëm të Kosovës publikon dosje të ...

 Ku më pas u arrit takimi midis Sllobodan Millosheviçit dhe Ibrahim Rugovës më 15 maj në Beograd, dy ditë pasi u njoftua nga Richard Holbrooke. 

20 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës - Gazeta Express


Një muaj më vonë, Holbrooke, pas një udhëtimi në Beograd ku ai kërcënoi   kryegjelatin serb  Millosheviçin që nëse nuk bindeshte, "çfarë ka mbetur nga vendi juaj do të shpërthejë", ai vizitoi zonat kufitare të prekura nga luftimet në fillim të qershorit, nga ku u fotografua me ushtarët e UÇK-së. 

Beogradi e pa filmin për Masakrat në Kosovë (Video) | Bota Press

Publikimi i këtyre imazheve fotografike i dërgoi një sinjal UÇK-së, mbështetësve dhe simpatizantëve, dhe vëzhguesve në veçanti, se SHBA-të do të mbështesnin vendosshmërisht UÇK-në dhe popullsinë shqiptare në Kosovë.


Masakra e Reçakut - Wikipedia

Marrëveshja e Boris  Jelcinit përfshinte lejimin nga Millosheviçi të përfaqësuesve ndërkombëtarë të ngrinin një mision në Kosovë në mënyrë që të monitoronin situatën. 

Çakejtë' serb pretendojnë pafajësinë për masakrat në Kosovë | Bota ...

Ky ishte Kosovo Diplomatic Observer Mission (KDOM), (Misioni Diplomatik Vëzhgues në Kosovë), i cili filloi të veprojë në fillim të korrikut. Qeveria amerikane e mirëpriti këtë marrëveshje, por denoncoi thirrjen e iniciativës për armëpushim të përbashkët. Pasi Amerikanët kërkonin tërheqjen e trupave jugosllave.

Masakrat - новый тренд смотреть онлайн на сайте Trendovi.ru

Gjatë gjith qershorit dhe deri në mes të korrikut, UÇK-ja mbajti avantazhin e vet. UÇK rrethoi Pejën, Gjakovën, dhe kishte caktuar kryeqytet provizor qytetin e Malishevës. Trupat e UÇK-së u futën në Therandë (Suharekë), dhe në veri-perëndim të Prishtinës. Më pas u futën në Rahovec dhe në fshatrat përreth.

Masakrat e ushtrisë së Serbisë në Kosovë, secila më mizore se ...

Pas disa sulmeve të UÇK-së në mes të gushtit, trupat jugosllave nisën operacione ofensive në jug të rrugës Prishtinë-Pejë. UÇK filloi një ofensivë në 1 shtator në rrethinat e Prizrenit, duke rritur aktivitetin usharak të ushtrisë jugosllave. Në Pejë, një ofensivë jugosllave rrezikoi një karvan njerëzish të dëbuar, veprim i cili u dënua nga oficerët ndërkombëtarë.

LUFTA NE KOSOVE 6 - YouTube

Në mes të shtatorit, për herë të parë UÇK-ja arriti në veri të Kosovës përreth Podujevës. 

Masakra e Reçakut në Kosovë përkujtohet nga diplomatët ...

Në fund, në fund të shtatorit, një përpjekje e vendosur nga jugosllavët nisi për largimin e UÇK-së nga veriu dhe qëndra e Kosovës po ashtu edhe nga lugina e Drenicës. 

Masakra serbe, si u vranë 193 shqiptarë të pafajshëm në Kosovë ...

Gjatë kësaj kohe shumë kryeqytete perëndimore dënuan sulmin, por sulmet u intensifikuan. Në 28 shtator, kur u gjetën kufomat e gjymtuara të një familjeje nga KDOM jashtë fshatit Abria e Epërme.


Kosova asnjë fletëarrest ndaj serbëve që kryen masakra në Kosovë ...

 Pikërisht Masakra në Abri të Epërme siguroi ndërkombëtarët për genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë, ky imazh i gjakosur shtyu luftën në një nivel tjetër...

****

Lista me emrat e kriminelëve të luftës që kryen masakrat në Kosovë ...


Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999


 “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”janë ngjarje rrënqethëse që  përmes shifrash zyrtare të evidentohën masakrat serbe në Kosovë.

The Kosovo War', libri me fotografitë e masakrave dhe tmerrit në ...

Grumbullimi i të dhënave mbi vrasjet, dhunimet, shkatërrimet, dëbimet nuk ka qenë i thjeshtë.Këtë e kanë bërë shumë autor si bije fjala: Akademik Hakif Bajrami, prof.dr. Beqir Meta, prof.dr. Maringlen Verli ,prof.dr.Jusuf Osmani, Akademik Flori Bruqi,Akademik Dibran Fylli,Akademik Jahja Lluka  e disa të tjerë.


Lufta e Kosovës, masakra më e përgjakshme që kam parë” - Gazeta Si

Puna për grumbullimin e të dhënave është  vetanake dhe grupore , me bashkëpunëtorë nga treva të ndryshme dhe me vizita pothuaj në çdo vendbanim të Kosovës. 

Kaluan 21 vite nga masakra në Burgun e Dubravës (VIDEO) - in7

Qëllimi themelor i këtij shkrimi   është prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacionin për krimet e Serbisë në Kosovë ndaj popullatës kosovare e posaçërisht ndaj fëmijëve gjatë viteve 1998-1999. 

RKL: Disa medie e politikanë të papërgjegjshëm fajin për masakrat ...

Politika antishqiptare e serbëve është manifestuar me shekuj, me programe gjenocidale, duke filluar që nga Naçertania e Garashaninit, më 1844, e deri te programi “Patkoi”, më 1999, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre. 

Masakra çnjerëzore serbe, mes britmave të të pafajshmëve shqiptarë ...

Kjo luftë u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me synim spastrimin etnik.

Paramilitari serb pendohet për masakrat në Kosovë – GJILANI INFO

 Publikimi i këtyre shifrave është një detyrim ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre. 



Opinioni  mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar ende është shumë pak i informuar mbi krimet gjenocidale që janë ushtruar mbi popullsinë e Kosovës. 

Rrëqethëse: 19 vjet nga masakrimi i 350 shqiptarëve, lexoni për ...


Regjistri i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm dhe të paaftë për vetëmbrojtje është gati i pabesueshëm

 Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11%  e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë. 



Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës.


 Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1, 741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 ,261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. 




Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1.000.000  banorë




Bilanci i luftës në Kosovë

Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999

– Vrasjet, masakrimet

– Dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova

– Varrezat masive

– Vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.

– Dhunimet e femrave

– Rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi.

– Helmimet

– Rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.

Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera

Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589

Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358

Zyra të vendit: 71

Shtëpi kulture: 30

Biblioteka publike dhe shkollore: 93

Objekte shëndetësore: 123

Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215

Kisha katolike: 5

Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.

Pasojat e luftës

Okupimi klasik i Kosovës

Sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë

Masakra të mëdha

Vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra.

Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999:

Vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,

– 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.

– 296 fëmijë deri në 5 vjeç.

– 1739 femra

– 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.

– 1450 banorë ende janë të pagjetur.

Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove:

Janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë

443.300 ishin vendosur në Shqipëri;

247.800 në Maqedoni,

69.300 në Mal të Zi;

21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100.

Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475

refugjatë, duke përfshirë

13.639 në Gjermani

7.581 në Turqi

5.829 në Itali

5.730 në SHBA


Pastaj  nga lufta u detyruan të iknin shumë shqiptarë  në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.



20 TETOR 2003 :TRIBUNALI I HAGËS NGRE AKTAKUZË NDAJ EPRORËVE TË LARTË SERBË


Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës në territorin e ish- Jugosllavisë, publikoi një aktakuzë kundër disa eprorëve të lartë serbë për krimet e bëra kundër popullatës shqiptare në Kosovë në vitin 1999. Në këtë aktakuzë u përfshin ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave Nebojsha Pavkoviq, komandanti i Korpusit të Prishtinës Vlladimir Llazareviq, shefi i Policisë Serbe për Kosovën Sreten Llukiq dhe ndihmësi i Ministrit të Brendshëm serb, Vllastimir Gjorgjeviq, mirëpo asnjëri nuk u dënua drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në Reçak.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi viziton Reçakun ku thotë se masakra që ndodhi në këtë fshat “ishte pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë që ka kryer ndaj popullatës civile në Kosovë”.
“E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet, e madje duke i etiketuar apo fyer edhe të vrarët civilë në Kosovë”, tha presidenti i shtetit të Kosovë, zt.Hashim Thaçi.
Gjykata në Prishtinë e shpalli fajtor ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq. Ai u gjet fajtor për një deklaratë që e kishte bërë më 2018, kur e quajti trillim masakrën e Reçakut. Todosijeviq u dënua me dy vjet burg.Edhe pas më shumë se dy dekadave, Serbia vazhdon të mos i pranojë ngjarjet që ndodhën në fshatin Reçak. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 5 dhjetor, 2019, tha se masakra e Reçakut ishte “trillim”. Deklarata e presidentit serbe Vuçiq nxiti reagime. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë tha se deklaratat nxitës “janë të papranueshme”, ndërsa Bashkimi Evropian tha se ngjarjet në Reçak janë “të pamohueshme”

Bëhen 21 vjet nga dita kur ndodhi masakra e 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes, asnjë i denuar nga shteti serb.Pse ?

http://floripress.blogspot.com/2016/03/masakrat-ne-kosove.html


https://www.botasot.info/opinione/1194974/enciklopedia-e-urrejtjes-serbe/



https://floripress.blogspot.com/2020/01/viktimat-e-luftes-ne-kosove.html


https://www.facebook.com/2095857800472282/posts/2267098606681533/


https://pdfslide.net/documents/polemika-shqip-bruqi-flori-2009.html


No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...