Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/05/09

Ukshin Hoti apo:Por çfarë bënë shokët e burgut ,apo shteti i tashëm i Kosovës ,për të zbardhur fatin dhe eshtrat e tij kanë mbetë në mëshirën e kohës! …

Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Prizren dhe Prishtinë. Shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu në Beograd në seksionin për marrëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi një vit edhe në Universitetet amerikane: në Chicago, në Universitetin e Harvardit në Boston si dhe në Washington D.C..

Në vitet e ’70-ta ushtroi detyra të ndryshme në pozita të ndryshme të jetës politike dhe arsimore të Kosovës.

Pas një diskutimi në një mbledhje në Fakultetin Filozofik në Prishtinë më 19 Nëntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kërkesat e studentëve shqiptar për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, ai u dënua me 9 vjet burg, të cilat nga gjyqi suprem u reduktuan në 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye në vendlindje ku u izolua.

Më 1990 punoi në Lubjanë (Slloveni) në revistat shqiptare “Alternativa”, Republika" dhe "Demokracia Autentike - DEA" si redaktor deri më 1991, kur u mbyllën ato. Pastaj u kthye në Prishtinë ku punoi për një kohë në Universitetin e Prishtinës.

Në mars të 1993 u burgos për herë të dytë pasi që një vit më parë kishte organizuar homazh për martirët e demokracisë në Brestovc. Në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi që kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë.

Po ashtu më 1993 pasi e lëshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori pjesë në tubimin mbarëkombëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik në Tetovë (Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm.

Më 17 maj 1994 e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e Kosovës.

Në Burgun e Dubravës u pa për here të fundit, kur u zhduk nga forcat paramilitare dhe çetmike serbe dhe deri sot (janar 2011) nuk dihet asgjë për fatin e tij.


http://www.youtube.com/watch?v=TS3vk8o_mnc

Të tjerët për Ukshin Hotin

Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij."

Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir... Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme."





http://floripress.blogspot.com/2012/07/nga-flori-bruqi-emri-i-ukshin-hotit.html



Flori Bruqi: Po ku je o Ukshin


 Hoti,se pa ty nuk vjen liria?



http://albemigrant2011.wordpress.com/2009/06/26/flori-bruqi-po-ku-je-o-ukshin-hotise-pa-ty-nuk-vjen-liria/


http://flori-press.blogspot.com/2006/07/nj-letr-e-pnajohur-e-mrukshin-hotit.html


Një letër e pnajohur e Mr.Ukshin Hotit nga burgu
http://floart.blogspot.com/2006/07/nj-letr-e-pnajohur-e-mrukshin-hotit.html


Në vend të përkujtimit:

Një letër e pnajohur e Mr.Ukshin Hotit nga burgu

Publicisti dhe shkrimtari gjakovarë Mr.sci.Kadrush radogoshi ruan me dashuri të madhe një letër të politologut tone të ndjerë Mr.sci. Ukshin Hotit,të shkruar në Burgun e Qarkut në Prizren,më 7 gusht 1994,qelia numër 20(vetmi).
Letra është shkruar në faqën e fundit të zbrazët,të romanit “Jeta artistike e Ilir Shkretës” të Magjistrit tone të mirënjohur Kadrush Radogoshi.Letra i dërgohet një të burgosuri politik,i cili i kishte dërguar romanin për ta lexuar.Ky i burgosur ishte Deli Haxhosaj nga Gjakova(Kosovë),i cili pas daljes nga burgu,e kryen porosinë e Mr.sci.Ukshin Hotit duke ia dhënë letrën shkrimtarit dhe publicistit të romanit Mr.sci.Kadrush Radogoshi.
Teksti i letrës së panjohur për lexuesin është ky:
“Deli,
Më pare nuk e njihja këtë shkrimtar.Ky libër i tij-më bëri përshtypje për pjekurinë me të cilën e ka kuptuar thelbin e një procesi.
Do të dalësh më herët se unë nga burgu.Do të kesh mundësi ta takosh shkrimtarin.Të lutëm,përcjellja përgëzimet e mia dhe lutjet që t’i thellojë edhe më tutje shkrimet e veta rreth procesit në fjalë.Përdorimi i figures së Laokontit është madhëshjtore,por nuk duhet të mbetët më aq.Le të vazhdojë.Besoj se do të behët shkrimtar i madh, po qe se do të dijë t’i shmangët kurthës se zëvendësimit të një urrejtjeje(ndaj komunizmit p.sh)me një dashuri të tëpruar(ndaj demokracisë formale p.sh).
I shpëtuar nga kjo kurthë,një shkrimtar si ky,do të dijë ta begatojë demokracinë me vlera që i përkasin kombit.Të lutem uroje në emrin tim,duke ia transmetuar këto fjalë pike për pike.
Ukshini
Burgu i QWarkut
PZ.7.08.’94
çelia 20(vetmi)

Kjo letër e Mr.sci.Ukshin Hotit është më interes për disa arsye,të cilat do të përpiqemi t’i vemë në spikamë sot(28 korrik 2006).

Është letër e panjohur për lexuesit e forumeve virtuale(art-café;floart,flori-press) e të ndjerit Ukshin Hoti,njerit prej intelektualëve më të ndritur të kombit tonë,të cilin pa asnjë ngurrim se mund të gabojmë,mund ta quajmë Promethe shqiptar.

Gjykimi i tij,2300 vjet pas atij të Sokratit,u bë në Prishtinë,në Gjykatën e Qarkut.Largësia kohore dhe vendore e gjykimit nuk mund të zbehë ngjajshmërinë e çuditshme me gjykimin e Sokratit,thotë shkrimtari dhe publicisti i njohur prishtinas
Abdullah Konushevci.

Gjykimi i Ukshin Hotit e ka edhe një përmasë të veçantë,sepse fati i tij është i trishtë,sublime,vuajtje dhe mjerim…

Romani “Jeta artistike e Ilir Shkretës” i Kadrush radogoshit është lexuar në burg,në vetmi,në çelinë numër 20 të Burgut të Qarkut të Prizrenit,prandaj edhe letra-nxitur nga ky lexim u shkrua në rrethana,të cilat i dijnë vetëm ata që kanë kaluar në për istikamet e burgjeve mesjetare në bastilën serbosllave.

Lexuesi i romanit dhe shkruesi i letrës,e cila nuk shpreh vetëm mbresa,por ka edhe vlerësime interesante,nga Mr.sci.Ukshin Hoti,i cili nuk ishte letrar,por politolog,megjithatë e këshillon shkrimtarin Radogoshi,për një çështje më rendësi siç është urrejtja dhe dashuria,të cilat nëse nuk shprehen nga largësia e domosdoshme e vlerësimit objektiv krijojnë një kurth për shkrimtarët,publicistët dhe gazetarët shqiptarë.

Vlerësimi i lartë i romanit nga Ukshin Hot ii bashkohet kritikës sonë letrare në mënyrë dinjitoze.
Vlerësimi i tillë ndesh me fushatën e organizuar ku këtij romani dhe autorit të tij Kadrush Radogoshit nga ithtarët dhe kritikët policor të djeshëm dhe të sotëm si tutorë kulturorë sulmojnë dhe përsekutojnë edhe sot e kësaj dite Mr.Kadrush Radogoshin.

Letra e Ukshin Hotit dëshmon se sa ishte gjallë ky martir i kombit,ishte më të vërtetë intelektual i madh …

Por çfarë bënë shokët e burgut ,apo shteti i tashëm i Kosovës ,për të zbardhur fatin dhe eshtrat e tij kanë mbetë në mëshirën e kohës! …

Flori Bruqi





http://floripress.blogspot.com/2012/11/nga-flori-bruqi-deri-kur-doruntina.html

Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE




. Për një qasje shkencore të Politikës në Kosovë

Në qoftë se përdorimi i nocioneve në jetën e përditshme është lidhur me dukuri të një rëndësie të caktuar shoqërore, atëherë nuk është krejt njësoj se ç'do të nënkuptohet realisht me to. Për shumicën e tyre supozohet se janë terësisht të njohura, por një analizë pak më e thelluar e përmbrajtjes së tyre nuk e përjashton mundësinë e kostatimit të kundërt, vetëm pjesërisht të saktë, ose edhe të manipulimit të qëllimshëm me përmbajtjen e tyre. Për këtë shkak, por edhe për shkaqe të tjera të lidhura me temën në shqyrtim, nuk do të ishte i tepërt precizimi i vetëm disa tyre, si, p.sh. i termave "politikë", "politikë e jashtme/ e mbrendshme", "politikë ndërkombëtare", "Evropë" etj, të cilat në kontekst të rrethanave ekzistuese apo të ndryshuara, në kontekst të qëllimit të zhvillimit të proceseve dhe të paraqitjes së dukurive të caktuara, nuk mund të kenë domethënie të njëjtë, statike.Në të vërtetë, analiza e përdorimit të tyre në kontekstin e dhënë shoqëror do të ishte me rëndësi të shumëfishtë, por për shkak të qëllimit të parashtruar të temës, vetëm pjesërisht mund të përqëndrohemi në të, duke filluar nga supozimi se është në dobi të shtjellimit të saj (d.m.th. të temës) dhe jo me qëllim të shkoqitjes së kuptimeve dhe të nënteksteve që do ta dilnin nga një analizë e tillë.
Nga ana tjetër vështirësitë në precezimin e termave politikë janë të lidhura me faktin se ligjshmëritë e zhvillimit shoqëror, dhe dukuritë që i përcjellin ato, kurnjëherë nuk manifestohen ddrejtpërsëdrejti, por tërthorazi. Për disa nga këto dukuri nuk egzistojnë terma adekuatë, jo vetëm në gjuhen shqipe, por ehde në gjuhët e tjera, m të cilat shërbehemi më së shpeshti. Ndërkaq, për dukuritë e tjera që nuk egzistojnë tek ne kemi huazuar fjalë të huaja, por shumë erë pa we precizuar kuptimin e tyre. Dukuria e ndarjes së shoqërisë hinduse e kastave të ndryshme, p.sh., nuk guxojnë as të preken në mes tyre. Kësaj fjale tek ne më së shpeshti i jepet kuptimi i shtresës, fjalë së cilës megjithatë i mungon rigoroziteti i fiskimit të raporteve, të cilat i nënkupton shprehja "kastë" e Indisë. Mirëpo, vështirësitë më të mëdha lidhen me faktin se subjektet politike, gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit të ndponjë dukurie, duke e synuar kontrollimin e tyre me metoda të mndryshme dhe përmes mjeteve të komunikimit, qëllimisht ua ndryshojnë kuptimin fjalëve dhe ua japin përmbajtjen që u përshtatet interesave të tyre në momente të caktuara politike. Shembuj të këtillë ka mjaft. e Tërë historia politike e cilit do vend në botë është e mbushur me fakte të tilla. Mirëpo është detyrë e linguistëve që të gjejnë në gjuhën shqipe fjalët adekuate për të shënuar dukuri të veçanta politike. Për ketë shkak këtu do të përqendrohemi në nocionet e më me interes për temën tonë në shqyrtim. "Zoon-politikon"- Politika- strukturë e qenies së njeriut Termi i shquar i Aristotelit "zoon" (gr.:kafshë) e nënkuptonte pjesëtarin e polisit (qytetit antik grek). Ky pjesëtar kishte të drejtë të merrte pjesë në rregullimin e punëve të polisit- shtet. Rregullimi i punëve në polisin antik ishte i gjithëmbarshëm dhe gjithë-përfshirës. Prandaj një gjë e tillë nënkuptonte që etika, politika dhe ekonomia të shkonin bashkë, d.m.th. të ishin një. Njeriu, natyrshëm, ishte qenie shtetërore për të cilin konvergimi me shtetin ishte gjithmonë karakteristik si një "strukturë me rëndësi e qenies" (shih: Vilfred Rührich- W.D. Narra, Politika kao znanost, Zagreb, 1989, f28). Me fjalë të tjera, njeriu antik i kohës së Aristotelit në polisin (qytet-shtetin) e tij e gjente formën e ekzistimit të mundshëm, më të sigurt, formën e realizmit të tij si njeri. Mirëpo ai këtë e bënte spontanisht. Në këtë mënyrë ai e kishte ndjekur karakterin e tij, një veti natyrale njerëzore. Shumë më vonë, Hegeli, një spontanitet të tillë të konvergimit të njeriut me shtetin do ta ngrejë në nivelin e aktit të vetëdijshëm dhe njeriu (d.m.th ai i Hegelit) do ta realizojë veten në organizimin e shtetit ideal borgjez. Ndërkaq te Marksi shteti i tillë do të shuhet në "perandorinë e lirisë", të "çliruar nga detyrimi i punës ("mbretëria e domosdosë") dhe njeriu i realizuar në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë për politikë, sepse ai vetë do të jetë politikë. Kjo pikë e botëkuptimit të Marksit do të tregohet në praktikë si utopi dhe do të cilësohet si e tillë. Mirëpo realizimi i plotë i njeriut në shtet për të gjithë teorikët, pavarësisht nga synimet e tyre, akoma mbetet utopi. Konvergimi i njeriut me shtetin te Aristoteli, p.sh., nuk e nënkuptone kategorinë e shkllevërve, sikundër që tek Hegeli, liberalizmi borgjez mbetet i kufizuar. Megjithatë, politika dhe ekonomia edhe më tutje do të shkojnë së bashku. Një sociolog gjerman kësaj do t'i japë kuptim praktik: "Autoriteti, fama ose prestigji i shtetit, - thekson ai, -ndikojnë ekonomisht në mënyrë produktive" (shih Alfred von Martin, Sociolog gjerman der Renaissance...Frankfurt am Wein, 1949). Njëherit kjo e shpjegon edhe dukurinë negative të pranishme në shoqëritë bashkëkohore në zhvillim, kur politika vihet në funksion të pasurimet privat të bartësve të saj dhe konsiderohet si rrugë e lehtë për "t'u bërë i famshëm!"

Politika- intelekt llogaritës dhe talent profesional

Në kohën e Rilindjes (Renesancës), mbisundonte nindja se aftësia e njeriut konsiston në superioritetin e arsyes mbi ekzistencën, besim i cili pastaj e përcaktonte edhe luftën si shkencë dhe si mjeshtri (Makiaveli, p.sh., herë-herë kishte qenë strateg ushtarak në qytetin e tij të lindjes). Besimi i tillë e karakterizonte epokën borgjezo-tregtare, e cila politikën e konsideronte si çështje të intelektit llogaritës dhe të talentit profesional (Rürrich-Narra, vep.cit.f.29). Intelekti i këtillë llogaritës duhej të vihej në shërbim të pasurimit të tregtarëve q2ë e përbënin bërthamën e borgjezisë së ardhme. Ndërkaq, talenti profesionalduhej të vihej në funksion të zgjerimit të qyteteve tregtare. Kjo e presupozonte kuptimin e politikës si shkencë, mjeshtri dhe aftësi në funksion të forcimit të pozitës së qyteteve tregtare dhe të treg4tarëve si klasë në forcim e sipër.
Pragmatizimi i tillë politik dhe të kuptuarit pragmatik të politikës të Hobsi, në sek. XVII e merr formën e pushtetit, si kategori qendrore politikës. Meqenëse të drejtën natyrale e definon si shumë të të drejtave të pakufizuara të individit, atëherë, sipas Hobsit, është e ntyrshme që individët të bien në konflikt me njëri-tjetrin ("Homo homini lupus est"). Për shkak se nje gjendje e tillë do të rezulonte në kaos, individët e lidhur me kontratë heqin dorë vullnetarisht nga të drejtat e tyre (së paku nga një pjesë e tyre) në favor të shtetit. Në këtë mënyrë, subjektet i nënshtrohen pushtetit të vetëformuar qendror. Kështu më në fund shteti mund të shndërrohej në një "lidhje politike" (verband). Që prej këndej, nocioni i politikës lidhet me pushtetin, i cili për Maks veberin do të thotë "shans që personat e caktuar t'i binden urdhërit me përmbajtje, të caktuar". Ndërkaq, "pushteti" për Veberin, "është fuqi legjitime në harmoni me të drejtën". Ai mbështetet mbi "pajtushmërinë mbi legjitimitetin". Për ndryshhim nga kjo, fuqinë ose forcën e pastër e definon si" çdo shans osse mundësi që brenda një raporti social të imponohet vullneti i njeriut edhe përkundër rezistencës" (M. Weber Wirtschaft und Gessellschaft". T bingen, 1976,f.556).

E Vërteta e kohshme (kohësisht e përcaktuar) e shkencës

Botëkuptimi i tillë i politikës si intelekt apo shkencë në funksion të interesave të caktuara mbështetet mbi funksionin e politikës si shkencë që në fillim të konstituimit të saj. Ishte e lidhur me rraportin e njeriut ndaj natyrës, ose me përpjekjet e tij që ta kontrollojë natyrën. Mirëpo, në këtë funksion, d.m.th të mbizotërimit të natyrës nga ana e shoqërisë, vetë zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë e ka rrezikuar natyrën: e ardhmja tani paraqitet si "obligim i sjelljes kolektive dhe politikës moderne". "Nuk është e mundur as të paramendohet,- konstatojnë Rührih dhe Narra,- se çfarë vdekje masovike dhe vrasje masovike do të shkonte me një situatë të tillë pas thirrjes: le të shpëtojë kush të mundet" (Rührich-Narra, vep.cit.f.6). Ajo që e ka mundësuar një zhvillim të tillë negativ të gjërave, që e ka reduktuar politikën në intelekt të ftohtë llogaritës e pa ndjenja, sipas disaa teorikëve dhe filozofëve, është vetë funksioni i pavarësuar i zhvillimit tekniko-shkencor. Këtë pavarësim të funksionit të shkencës, gjatë procesit të zhvillimit të saj, e ve re sidomos Maks Horkhaimer. Atij i duket se është me rëndësi vetëm kompleksi funksional i shkencës për të konstatuar se *ajo që zakonisht merret si qëllim- lumturia e individit, shëndeti dhe pasuria, domëthënjen e vet e fiton ekskluzivisht nga mundësia që të bëhet funksionale". Funksionalitetin e tillë të dijes megjithatë e vë në funksion të prodhimit material dhe shpirtëror (shih Maks Horkhaimer, zur Kritik der instrumentellen Vernunft, Frankfurt a/M. 1967.f.94). Këtë e kishte bërë më parë edhe Marksi: "Ai vetë (d.m.th njeriu) përkundrejt materies në natyrë paraqitet si fuqi natyrale" (Kapitali-I). Mirëpo, pa marrë parasysh shkakun, mbetet fakti se zotërimi me sendet, me natyrën, që njëkohësisht është edhe zotërim me njerëzit, në kohën moderne, "godet prapa mbi qenien dhe mbi vetëdijen e njerëzve" (Max Horkheimer und Theodor Adorno, Dialektik der Autkl'rung, Amsterdam 1947, f.56, dhe në përkthimin serbokroat: Dijalektika prosvetitelsjtva, Sarajevo, 1974, f54). Goditja e tillë prapa, në kohën e sotme manifestohet si frikë nga "vdekja masovike" dhe nga "vrasja masovike", të cilat rezultojnë nga fakti se, në njëren anë, është plaçkitur planeti, për shkak të tedencës së vazhdueshme për ndërtimin e shoqërisë së mirëqenies, dhe nga ana tjetër, për shkak se shumica e njerëzimit është reduktuar në nivel të ekzistencës. Andaj, njerëzimit në tërësi, i kanoset edhe natyra (që ajo të mos e diktojë urdhrin e saj dhe t'i kundërshtojë kërkesat e tepruara) d.m.th duke "komanduar" ndonjë katastrofë ekologjike, por edhe eksplozionidemografik, si përgjigje ndaj së cilës do të rezulonte lufta totale ,ose "vrasja masovike". Politika si shkencë (intelekt) është dashur të vërë drejtpeshimin, por, me një "mendje instrumentale" duke e ndarë fatin e shkencës në tërësi në funksion të profitit, sepse racionaliteti teknik është tretur në racionalitetin e vetë zotërimit me natyrën dhe me njerëzit. Ky aspekt i politikës dhe i shkencës në tërësi do të mund të quhej cinizëm i intelektit, po të jetë i detyruar që në plan të gjerë të instrumentalizohet në funksion të domminimit me njeriun e jo në funksion të çlirimit të tij. Lufta e tanishme në Gjirin Presik mund ta ilustrojë mjaft mirë kompleksitetin e çështjes. Këtu,. aspekti i pollitikës si intelekt, shkencë, është materializuar në disa drejtime: 1. si mundësi e programimit të luftës për srritjen e qëllimeve të caktuara nga ana e të dy palëve. Për amerikanët dhe aleatët e tyre, detyrimi i Irakut që të tërhiqet nga Kuvajti, esencialisht do të thotë mënjanim e rrezikut potencial për humbjen e kontrollit mbi burimet e naftës, por edhe për shndërrimin e arabëve dhe islamizmit në tërësi, në faktor të politikës botërore. Për Irakun, detyrimi i amerikanëve dhe i aleatëve të tjerë që ta akceptojnë si të tillë, do të thotë pikërisht atë që ata më së shumti i druhen; 2. si teknikë dhe teknologji e avancuar ushtarake, duke përfshirë edhe strategjitë e avancuara për arritjen e qëllimeve të theksuara; dhe . aspekti cinik i çështjes konsiston pikërisht në faktin se që të dy palët janë të vetëdijshme për rrjedhimet eventuale globale edhe në plan të natyrës, edhe të njerëzimit: në plan të natyrës, vënia e zjarrit burimeve të naftës, qoftë nga ana e Irakut (me qëllim të pamundësimit të invadimit), qoftë aksidentalisht, nga ana e amerikanëve (për shkak të bombardimeve), doemos do të rezultonte në çrregullime ekologjike të natyrës përmasash të tilla eventuale që do të mund t'i ndjente gjithë njerëzimi. Mirëpo një cinizëm akoma më i madh është programimi i përllogaritur i viktimave në ushtarë. Qysh nga fillimi i luftës amerikanët i kanë porositur 16000 thasë najloni për transportin e kufomave. Irakianët nuk kanë bërë një gjë të tillë, por, megjithatë, zgjedhja e alternativës së luftës prej tyre do të thotë se edhe ata që në fillim kanë kalkuluar me numra të kufizuar apo të pakufizuar viktimash për arritjen e qëllimeve të caktuara politike. Në këtë mënyrë, politika si intelekt llogaritës ka ardhur në shprehje si intelekt llogaritës i luftës, dhe pikërisht ky është aspekti cinik i çështjes. Mirëpoo ky shembull njëherit tregon edhe se politika, si intelekt llogaritës e si shkencë, është në funksion të qëllimeve të forcave dominante në shoqëri, bile edhe në funksion të krijimit të së vërtetës si e vërtetë e dhënë, sepse e vërteta mbi luftën në Gjirin Presik "do të varet" nga zhvillimi i proceseve pas përfundimit të saj. Duke e spikatur këtë veti të politikës si shkencë e angazhuar, Theodor Adomo do të konstatojë se e vërteta në përgjithësi është "e kohshme", d.m.th., kohësisht e përcaktuar.
Me fjalë të tjera, sipas botëkuptimeve të theksuara më lart, e vërteta shkencore është ajo që, jo vetëm zbulohet, por edhe që krijohet gjatë procesit të njohjes. Maks Horkhaimeri dhe Theodor Adorno në "Dialektikën e Iluminizmit" e bëjnë përshkrimin e historisë si luftë midis njeriut dhe natyrës, por në lidhje me të njohurit, shkencën: "Njeriu i shkencës i njeh gjërat për aq sa mund t'i ndërtojë". Gjatë ndërtimit të tyre, qenësia e gjërave shkencëtarit i zbulohet si substrat i sundimit: "Çdo tentativë që me thyrjen e natyrës të thyhet edhe detyrimi (dhuna) vetëm sa e detyron të bjerë edhe më thellë në të. Kështu kaloi udhëtimi i qytetërimit europian. Abstaksioni, vegël e ilunizmit, përkundrejt objekteve të veta qëndron si fat, nocionin e të cilit e ka fshirë: si "likuidim". Qytetërimi në këtë mënyrë u shndërrua në "fitore të shoqërisë mbi natyrën e cila gjithçka e shndërroi në natyrë të thjeshtë" (shih Horkhaimer-Adorno, vep.cit..përkthimi sebokroat. f.54). Për ndryshim nga Kanti, për të cilin iluminizmi e kishte kuptimin e çlirimit të njeriut nga frika dhe të shndërrimit të tij në zotërues të sendeve, për Adornon, mendimi në rrugë e sipër prej mitologjisë në logjikë "e ka humbur elementin e refleksionit mbi veten". Për këtë shkak ai manifestohet në formë të makinës, si logjikë e makinës... në procesin automatik, i cili zhvillohet në mënyrë vetëvepruese". Andaj iluminizmi, në mungesë të refleksionit, tregohet si iluminizëm i pavetëdijëshem.

UKSHIN HOTI - NJË EMËR I PËRVEÇËM I LËVIZJES SHQIPTARE









Nazif Hoti, i lindur në vitin 1919 në Krushë të Madhe, në vitin 1941, martohet meFatime Rrustem Danën nga Xërxa. Edhe pse në kushte të vështira ekonomike e varfëri, ishim një çift i lumtur bashkëshortot, rrëfen loke Fatimja, nëna e Ukshin Hotit. Pas dy vjetëve martesë, na lidni djali i parë, Ukshini që ishte një gëzim i madh për ne. Më pas na lindën edhe pesë fëmijë të tjerë: Hidajeti, Ragipi, Myrvetja, Resmija e Afrimi. Pas lindjes së Ukshinit, Nazifi doli partizan, për të luftuar fashizmin e nacizmin gjerman dhe duke besuar se populli i Kosovës do t'i realizojë aspiratat shekullore, për t'u çliruar njëherë e përgjithmonë nga thundra serbe, siç u mor vendim në Konferencën e Bujanit. Nazifi një kohë punoi si mësues në Krushë të Madhe. Më pas punoi si depoist. Pasi ishte i pasionuar në leximin e librave e të shtypit periodik e të përditshëm, punoi në Rilindje si shitës i gazetave me një rrogë shumë të vogël. Tash do t'iu flas për djalin e madh Ukshinin. Ukshini, si fëmijë, ishte shumë i zgjuar e inteligjent kur e filloi shkollën në klasën e parë. Ishte nxënësi më i mirë, bile edhe mësuesi habitej me zgjuarsinë e tij. Katër klasa të fillores i kreu këtu, në Krushë të Madhe. Atëbotë në Krushë nuk kishte shkollë të plotë tetëvjeçare, nuk dinim çfarë të bënim, Nazifi e regjistroi në klasë të pestë në fshatin Rugovë të Hasit, ku e krej klasën e tetë me sukses të shkëlqyeshëm. Edhe në Rugovë ishte njëri ndër nxënësit më të mirë si në sjellje edhe në mësim, edhe pse udhëtonte çdo ditë disa kilometra nga Krusha në Rugovë.



 Derisa Ukshini e kreu klasën e tetë, na lindën fëmijët e tjerë. Kushtet ekonomike në familje i kishim shumë të vështira, nuk kishim krah pune, Nazifi ishte shëndetlig, unë isha shtylla e vetme e familjes.




Por punës së përditshme shtëpiake, punoja rregullisht në ara për t'i mbajtur fëmijët. Ukshini kishte dëshirë të vazhdonte shkollën e mesme. Dëshirë imja e sidomos e Nazifit ishte që djalin mos ta lëmë pa shkollë. Nazifi më tha: Fatime, Ukën do ta regjistrojmë në Prizren, në shkollën normale, për mësues, se Uka po mëson mirë, shpejt e kryen shkollën e punësohet si mësues në Krushë dhe do ta kemi më lehtë t'i shkollojmë edhe fëmijët tjerë. Uka u regjistrua në shkollën normale ku i kreu tri vitet e para, kurse vitin e katërt dhe të pestë e kreu në Prishtinë, si gjithherë me sukses të shkëlqyeshëm. Derisa ishte në Prishtinë, si nxënës i normales, Ukshini, punonte në Radio Prishtinë si spiker për ta mbajtur veten, që për ne ishet një lehtësim shumë i madh. Kur e kreu Uka normalen disa muaj si mësues në krushë të Madhe, por dëshira e tij ishte të vazhdonte, studimet. Pas një viti-vazhdon nënë Fatimja, Ukshini shkoi në Zagreb dhe u regjistrua në fakultet, edhe pse kushtet nuk i kishim, por Ukshini kohë pas kohe punonte në kooperativat studentore, por ato të holla që merrte nuk i mjaftonin, andaj djali i dytë Ragipi shkoi në Zagreb, ku punoi si punëtor fizik për at ndihmuar Ukën dhe familjen në Krushë të Madhe. Edhe fakultetin Uka e kryen në afat dhe me sukses të shkëlqyeshëm. Pas studimeve i vjen thirrja për shërbim ushtarak për Beograd. Në të njëjtën kohë regjistron studimet e shkallës së tretë dhe paralelisht e kryen shërbimin ushtarak dhe shkallën e tretë të studimeve-magjistraturën në lëmin e shkencave politike. Prej fëmijëve Ragipin dhe Hidajetin nuk patëm mundësi t'i shkollonim. Ragipi punonte si punëtor fizik për ta ndihmuar Ukën derisa ishte në studime. Dy vajzat Myrveten, Resmijen dhe djalin Afrimin i dërguam në shkollë. Myrvetja kreu shkollën normale dhe punon si mësuese në Prishtinë, kurse Resmija e kreu edhe fakultetin dhe punon në një shkollë në Gjakovë. Ukshini një kohë punon në Beograd në administratën e lartë shtetërore të ish-Jugosllavisë, kurse më pas kthehet në Prishtinë dhe emërohet sekretar i Sekretariatit Krahinor për marrëdhënie me botën e jashtme. Siç dihet bie në kundërshtim me disa kuadro të larta të atëhershme të Kosovës. Më pas shkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në specializim në drejtimin e marrëdhënieve ndëkombëtare. Prej Amerikës kthehet si ligjërues në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Filozofik, ku ligjëron lëndët Sociologjinë politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Si profeso fakulteti, punon deri në vitin 1982 kur burgoset. Ukshini u burgos vetëm pse i mbronte dhe përkrahte hapur demonstratat e studentëve të vitit 1981 dhe të drejtën e Kosovës për të qenë Republikë e barabartë me republikat tjera të ish Jugosllavisë. Shpeshëherë e kam vizituar Ukën në burg. Më shihte se unë mërzitesha shumë dhe ai mërzitej sidomos për ne pleqtë, por më jepte gajret dhe më thoshte "mbahu nënë se do të bëhet mirë".



Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, forca të mëdha policore sulmuan popullsinë e pafajshme civile të Krushës së Madhe. Familja e Ukshin Hotit ndahet në dy pjesë, gruaja e Ragipit me vajzën Arlindën e vajzën e motrës dhe një pjesë e banorëve të Krushës mbahen peng pnga policia serbe e më vonë i drejtojnë për në Prizren e Shqipëri. Ragipi, motra Hidajetja dhe Nazifi sterhohen në kodrinën te Vreshtat e Krushës. Ragipi të nesërmen zbret në fshat për të kërkuar gruan dhe vajzat, nuk kthehet më, vritet nga policia serbe. Kufoma e tij gjendet pas 53 ditëve në mes të Krushës e Celinës. Në vazhdim të rrëfimit të saj loke Fatimja, kryesisht tregon vuajtjen dhe peripecitë për atë se çka kanë përjetuar prindërit e Ukshinit gjatë fazës së bombardimeve të NATO-s. Kur filluan bombardimet e NATO-s në shtëpi ishim unë, plaku Nazifi, të dytë të sëmurë, Ragipi me shoqen e tij, vazjën Arlindën, vajza e madhe Hidajetja me vajzën e saj. Atë ditë kur na sulmuan më 25 mars 1999 gjithë popullatra fillon të evakuohet nga fshati, në drejtime të ndryshme secili si mundej, familja jonë gjatë largimit nga shtëpia ndahet në dy pjesë, se si, nuk e di as vetë, nuk më kujtohet. Unë, plaku Nazifi, Hidajetja dhe Ragipi tek vreshtat në kodrinat e Krushës. Shoqja e Ragipit me vajzën Arlindën, me vajzen e Hidajetit, shkojnë në drejtim tjetër. Një pjesë të popullatës e Krushës mbahet peng e më vonë i drejtojnë për në prizren dhe dalin në Shqipëri. Të nesërmen Ragipi zbriti nga kodra, në fshat për të gjetur shoqen dhe vajzat, por nuk u kthye më kurrë. Asgjë nuk dinim për të dhe ishim shumë të merakosur. Kisha një parandjenjë se i kishte ndodhur diçka dhe me të vërtetë ashtu doli. Pas luftës pasi u kthyem nga Shqipëria muarëm vesh se Ragipi ishte vrarë dikumes Krushës e Celinës nga paramilitarët serbë. Unë, Nazifi dhe Hidajeti në kodrat e Krushës, qëndruam tri ditë; pas tri ditëve një fshatar i Krushës me traktor na përcolli deri në fshatin nagavc, ku kishte qenë i strehuar një numër shumë i madh i njerëzve. Nagavcin vazhdimisht e granatonin forcat serbe, dhe nga granatimet plaku, Nazifi u plagos në krah. Nga plaga e marrë dhe nga sëmundja kronike që vuante shumë gjatë, gjendja shëndetësore ju keqësuar për së tepërmi. Kur u sulmua Nagavci, popullata që ishte aty, u largua. Mbetëm vetëm ne pleqtë. Në bodrumin e shtëpisë së vet, na strehoi njëfarë Haliti, i cile me shoqen e tij kujdesej shumë për ne e posaçërisht për Nazifin, i cili ishte i sëmurë dhe i plagosur. Pas tri ditësh qëndrimi në Nagavc erdhën policët serb, të cilët na thanë deri në orën shtatë të largoheshim nga Nagavci. Me tre prill 1999 Haliti na përcolli deri në shtëpinë tonë në Krushë. Ato ditë nuk kishte njeri në Krushë të Madhe. Pas tri ditëve, erdhi policia serbe, deshi të na dëbojë nga shtëpia nazifi foli diçka serbisht me ta dhe kur na panë të dy pleqve të sëmurë dhe Nazifin të lënduar na urdhëruan të mos ndizet zjarr edhe pse ato ditë ishte ftohtë i madh. Nazifi nuk pranonte të shkojmë askund dhe ta se do të vdes në shtëpi. Në mungesë të kujdesit mjekësor gjendja shëndetësore e Nazifit keqësohej vazhdimist se kishet mbetur pa barna dhe plagën në krah nuk kishim me çka t'ia mjekonim. Më 18.04.1999 Nazifi vdes. Unë dhe Hidajeti qëndruam tri ditë pranë kufomës së tij me shpresë se do të vijë ndonjë njeri për të na ndihmuar ta varrosim, por s'ishte askush. Pas tri ditëve Hidajeti hap një gropë në oborr, e mbështolli kufomën me najlon dhe në batanije, e ngrehu zvarrë kufomën, e zbriti ngadalë shkallëve të ballkonit dhe e varrosi. Në Krushë nuk kishte njeri të gjallë dhe pasi e varrosëm Nazifin me Hidajetin, morëm pak bukë dhe një shishe ujë dhe dolëm nga shtëpia me qëllim të shkojmë në Bellacerkë në shtëpinë e Hidajetes. Gjatë rrugës kemi hasur në kufoma të vrara. Para se me hy në Bellacerkë, serbët kanë gjuajtur me breshëri armësh, kur janë afruar dhe na panë se jemi dy gra na thanë të kthehemi prapa. Jemi kthyer prapa deri në fshatin Celinë. Isha e lodhur sa mezi ecja. U ndalëm në një strehë të një shtëpie, nuk më kujtohet sa qëndruam aty, derisa vijnë aty nja tri gra e dy burra, të cilët na ndihmuan të shkojmë në fshatin Xërxë. Në Xërxë strehim gjetëm në shtëpinë e Xhemë Himës, i cili është kujdesur shumë për ne. Aty qëndruam disa ditë. Më 30 prill 1999 një fshatar i Xërxës me golldan na ka përcjellë për në Shqipëri. Në Tiranë u takuam me gruan e vajzën e Ragipit. Pas çlirimit, të gjithë së bashku erdhëm në shtëpi. Ragipi ishte vrarë plaku më vdiq. Për Ukshinin nuk dinim ende asgjë po mbahemi se është diku i gjallë. Gjithçka përjetova në këtë jetë. Atë ditë, kur na sulmuan serbët, u ndamë në dysh: babi, gjyshi, gjyshja e halla kishin shkuar kah vreshta në kodër, kurse unë, mama e vajza e hallës mbetëm në fshat me shumë fshatarë, serbët na rrethuan pastaj na lejuan të shkojmë për në Prizren dhe dolëm në Shqipëri, Tiranë. Për babin, gjyshin, gjyshen e hallën nuk dinim gjë. Vëllai im ishte ushtar në radhët e UÇK-së edhe për të nuk dinim asgjë. Më 30 prill 99 gjyshja dhe halla erdhën në Tiranë dhe na treguan se gjyshi kishte vdkur, kurse babi ka zbritur në fshat për të na kërkuar neve, dhe më nuk e kishin parë. Babai ishte vrarë më 26 apo 27 mars 99. Pasi u kthym nga Shqipëria, e gjetëm kufomën e babait dhe e varrosëm. Rivarrimin e babit e gjyshit e bëmë më 15 gusht 99, për axhën Ukshin nuk kemi ende kurrfarë lajmi dhe jemi të shqetësuar për të. Ne si famolje në fshat kemi jetuar në kushte të rënda ekonomike, por duke ju falënderuar babait tim, i cili ka qenë neri me virtyte të larta patriotike, liridashëse e arsimdashëse e largpamës, edhe neve dy motrave na dërgojnë në shkollë. Unë edhe motra ime Resmija jemi ndër vajzat e para të Krushës së Madhe që vazhduam shkollimin e mesëm, unë e kreva shkollën normale dhe të lartën, kurse Resmija mbaroi edhe fakultetin. Pas shpërthimit të demonstratave të pranverës së vitit 1981 Ukshini, si profesor i Universitetit, haptas doli në anën e studentëve, të cilëve ju dha përkrhje të parezervë. Vëllai im Afrimi është një nga organizatorët e demonstratave të vitit 1981. Me disa shokë nga Suhareka organizoi demonstratat. Më 25 mars u arrestuar nga policia në Suharekë dhe u dënua me shtatë vjet burgim. Baca Ukë për shkak të pikëpamjeve, bindjeve e qëndrimeve të tij politike në vitin 1981 u burgos dhe u dënua me nëntë vjet burgim, kurse ka mbajtur vetëm 3.5 vjet burg. Pas burgosjes së vllait Afrimit e posaçërisht bacës Ukë, ne si familje Hoti kemi qenë të diskriminuar në të gjitha mënyrat. Mua më larguan nga procesi mësimos si e papërshtatshme. Po ashtu edhe motrës sime Resmijes iu mor e drejta për të punuar në procesin mësimor me nxënës edhe pse e kishet kryer fakultetin. Resmija ka punuar si punëtore e thjeshtë në fabrikën e tekstilit "Emin Duraku" në Gjakovë vetëm për të mbijetuar. Q!e nga viti 1982 e deri në vitin 1986 baca Ukë qëndroi në burgjet e Jugosllavisë në Prishtinë, Mitrovicë e Sremit, Gjilan, Beograd dhe Lubjanë. Derisa baca Ukë ishte në burg kujdesin dhe përgjegjësinë e ka pasur vëllau i dytë Ragipi kurse në vizitë shkonim të gjithë anëtarët e familjes së ngushtë. Me 1986, pasi doli nga burgu baca Ukë, u vendos në fshat në Krushë të Madhe kryesisht ju kushtua punës shkencore dhe përgatiste disertacionin e doktoratës që për shkaqe të njohura nuk mundi ta mbrojë kurrë. Një kohë kaloi në Lubjanë të Sllovenisë dhe shruan Alternativën e cila botohej në gjuhën shqipe në kuadër të shoqërisë shqiptare "Migjeni" në Slloveni. Më pas Ukshini në Lubjanë e boton gazetën "Demokracia autentike" me Rexhep Hotin e Bislim Elshanin. Pasi iu pamundësua puna në Lubjanë, përsëri u kthye në Krushe të Madhe dhe përsëri rreket punës shkencore. Më 1993, Ukshini viziton Adem Demaçin në pallatin e shtypit, i cili me disa të tjerë, pati hyrë në grevë urie për mbrojtjen e Rilindjes e të gazetave tjera, për ta mbrojtur fjalën e lirë shqipe. Pasi kthehet, në rrugë për Skënderaj, ndalohet nga policia në postëbllokun e Komeranit, keqtrajtohet e torturohet nga 14 policë serbë, të cilët i shkaktojnë plagë të rënda trupore, ia thejnë dy brinj duke e rrahur me shqelma e me kondak të pushkës. Gjykata e qarkut në Prizren, ngrit aktakuzën për vepër penale, kundër bacës Ukë, i cili arrestohet më 17 maj 1994, kurse në nëntor të po këtij viti, dënohet me 5 vjet burg. Gjatë këtyre 5 vjetëve Baca Ukë dergjet në burgjet serbe në Prizren, Dubravë, Nish e Mitrovicës e Sremit. Përgjegjësinë për kujdesin për tri vitet e fundit për bacën Ukë i kam marrë unë, të cilin e kam vizituar për çdo muaj me bashkëshortin tim, hakiun i cili gjithnjë ka qenë i preokupuar për fatin e Ukshinit. Në burg bacën Ukë e vizitonin baba, nëna, Ragipi, Resmija, fëmijët dhe të tjerët. Përpos kontakteve nga burgu, Ukshini me mua ka komunikuar edhe përmes letrave. Letrat e tij i ruaj si sytë e ballit, dhe gjatë luftës, kam kam shkuar, i kam pasur me vete. Janë tri cikle të letrave- Vëllau motrës. Cikli i parë 7 letra, cikli i dytë-3 letra të botuara në Gazetën shqiptare dhe cikli i tretë-3 letra të veçanta që nuk janë të botuara. Baca Ukë në burg shumë preokupohej për nënën, babën, fëmijët e të tjerët dhe për situatën gjithnjë e më të rëndë në Kosovë. Një porosi Bacës Ukë nuk munda t'ia realizoj. Më pati porositur:" Myrvete, keni kujdes për bibliotekën". Librat ishin një thesar i pakompensueshëm. Këtë dëshirë Bacës Ukë nuk munda t'ia plotësoj. Barbarët serbë bibliotekën e kanë përmbysur e shkarravitur kurse herën e fundit dogjën shtëpinë dhe bibliotekën si dhe disertacionin e doktoraturës në dorëshkrim. Rrahman Rexhaj

"Dua t'ju përshëndes vetëm me një: Mirupafshim!"




Bajrush Xhemaili
Prishtinë, më 12 maj 2000



NË BURG ME UKSHIN HOTIN

Intelektual me njohuri e thellësi të rallë gjykimi

Kisha dëgjuar e lexuar aq shumë për profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por që asnjëherë nuk më kishte rënë ta takoja. Për herë të parë e takova në burgun "Dubrava" të Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej së largu nga shetitoret e pavijoneve. Unë isha në Pavionin C1 e ai në pavionin pranues. Edhe prej kësaj distance nuk e kishim vështirë (në që ishim këtej), ta dallonim:shtatëlartë, shpatullgjerë, pak i kërrusur dhe pothuajse gjithëherë me një mjegull tymi përreth, nga të pirët e shumtë të duhanit. Fati deshi që kur e sollën në pavionin tonë të gjendemi në një dhomë, derisa të lirohej ndonjë krevat në dhomat e mbushura përplot. Ky intelektual me diapazon të gjerë njohurishë për fusha të ndryshe e me thellësi të rallë gjykimi, në të parë, e linte përshtypjen e një njeriu të ngrysur e të tërhequr në vete dhe jokomunikues.




Por, në vërtetë, në diskutimet e polemikat e gjata që i bënim në burg, ishte fort aktiv, i rreptë dhe i pakompromis. Karakteristikë tjetër që dallosej lehtë ishte se e brente shumë gjendja familjare e ngarkuar me probleme të shumta, në veçanti dëshpërohej për pësimin e tre fëmijëve, për shkak të ndarjes me dy gratë që i kishte pasur. Përmasat e kësaj dhembjeje zmadhoheshin edhe më shumë me rastin e vizitës që i bënte djali i tij Andini. Kur kthehej në pavion, pas çdo vizite, e komentonte gjendjen shpirtërore dhe fizike të Andinit. I dukej i padisponuar, se ngadalë po rritej dhe se çdo ditë e më shumë po bëhej më i hajthëm. Merakosej jashtëzakonisht shumë për të.


Por mbi të gjitha të tërhiqte vëmendjen shpirti i tij kryengritës. Karakteri i tij nuk lejonte një soditje indiferente të të gjitha atyre padrejtësive që u bëhshin të burgosurve politikë, ashtu edhe atyre ordinerë, madje ai nuk të hezitojë që të bëjë edhe grevë urie për ta. Puna erdhi deri aty sa eprorët e burgut nuk mund ta duronin më këtë kryengritës të papërmirësueshëm. Prandaj edhe do ta transferojnë në burgun e Nishtit. Atje, pastaj, do të vazhdojë përsëri të mbajë burgun në mënyrën e tij, që s'ishte e rëndomtë shikuar nga këndi i atyre që bëjnë plane djallëzore.



Letrat e shkruara nga ai, dërguar motrës së tij Myrvetes (tanimë të botuara dhe të njohura për publikun e gjerë), dhe qëndrimi i tij dinjitoz para tyre, i trazoi shpirtërat e eprorëve të burgut. Dhe, padyshim, edhe përgjegjësit e burgjeve në nivelet më të larta të shtetit serb. Për këtë arsye edhe do ta transferojnë në burgun e Mitrovicës së Sremit.

50 ditë nën tortura e vetmi

Në burgun e Mitrovicës së Sremit, e priste një ndër drejtorët më mizorë që hasen nëpër burgje, kudo qofshin ato. Për torturat që u kishte bërë të burgosurve politikë kroatë, thuhej se akuzohej edhe nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës. Të njëjtat tortura shtazarake organizote edhe për ne shqiptarët të cilëve na patën transferuar qysh më 30 prill të vitit 1998 dhe atyre që patën ardhur më vonë. Sidomos grupin në krye me Nait Hasanin, e ka torturave do t'iu nënshtrohet edhe profesor Ukshini për rreth pesëdhjetë ditë me radhë, sa edhe do ta mbajnë në vetmi.


Erleta Ukshin Hoti
 Ai më vonë, kur do takohemi në një dhomë të përbashkët, do të na rrëfejë për mizorinë që është bërë mbi të: "Nga të rënat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht mu duk se më shkoi njëri krah, pastaj krahu tjetër, më vonë shpina, këmbët... Thjesht kisha ndjenjën, dhe isha bindur, se e kishin vendosur të më mbysnin duke më troturuar". Dhe pas gjithë kësaj, atë nuk do ta sjellin më në dhomë të përbashkët me ne të burgosurit politikë shqiptarë, por do ta vendosin në një vend me të burgosur të tjerë për vepra të ndryshme ordinere me përkatësi të ndryshme kombëtare. Në të vërtetë, edhe pse ne ishim në një izolim të plotë, ai do ta kishte më lehtë në shoqëri me ne se sa me ata të burgosur ku dominonin kriminelët serbë, por që kishin një tretman ku ishin më të lirë.

Lajmin mbi sulmet e NATO-s, na e dha profesor Ukshini

Ne ishim se bashku (gjithsej 44 të burgosur politikë shqiptarë) edhe dy ditë pas fillimit të bombardimeve të paktit NATO mbi caqet serbe, kur e sollën edhe profesor Ukshin në dhomën tonë, me ç'rast na e dha lajmin e gëzuar të atij sulmi aq të pritur nga shqiptarët. Aty do të na mbajnë deri më 26 prill 1999, kur na transferojnë për në burgun e Nishit, po aq famëkeq sa edhe i Mitrovicës së Sremit.


Andin Ukshin Hoti 

 Në Nish do të na presë "shpaliri" i përbërë pothuajse nga i gjithë potenciali i gardianëve të atij burgu. "Shpaliri" është ajo metodë torturimi ku gardianët janë të radhitur në dy radhë dhe i burgosuri duhet të kalojë përmes këtyre dy radhëve. Policët qëllojnë ku, si dhe sa të duan, derisa të ngopen. Ishte një rrahje tamam shtazarake ku, përpos shqelmave dhe shufrave të gomës që janë të rëndomta gjatë të rrahurit, u përdorën edhe drunj të thjeshtë, shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Rrodhi shumë gjak e u thyen eshtra. Mjer ai që rrëzohej! Duhej që ndonjë i burgosur të rrezikojë veten edhe më shumë për ta nxjerrë nga situata e tillë ngaqë të rënat nuk pushonin. Shumë të burgosurve u binte të fikët.




Radha i erdhi edhe profesor Ukshinit. Në atë rrëmujë, fillimisht nuk e vërejtën ata të cilët sillnin sa mundnin. Por kur njëri e dalloi se ishte profesori, i gëzuar bërtiti: "Shiko, shiko! Qenka kthyer profesori!". Dhe yrysh në të edhe më me forcë se gjer atëherë. Profesori kur dëgjoi atë të thënë ironike, ahstu siç ishte i kërrusur në një pozicion mbrjtës, u drejtua dhe krenar e stoik eci përpara, duke i përballuar të gjithë ato të rëna! Atë natë do të na rrahin edhe disa herë me radhë dhe do të na ndajnë në dy dhoma të mëdha. Profesorin e vendosën në dhomën tjetër. Pastaj do të na torturojnë edhe nga disa herë përgjatë dy ditëve e dy netëve të tjera, deri në mëngjesin e 29 prillit, kur edhe do të na urdhërojnë të bëheshim gati për transfer të ri. I burgosuri kurrë nuk e di se kur e ku do të transferohet. Vazhdimisht e bren kurreshtja që shoqërohet me frikë se do ta ketë më keq se deri atëherë.



Kjo enigmë, se ç'do të bëhet me ne në ato rrethana tejet dramatike, kur Serbia po bënte përpëlitjet e fundit kishte një peshë tepër të madhe në kokat tona. Aq më tepër na brente fakti se nuk kishte më shumë se tri netë që na kishin sjellur në Nish. Për ku, vallë, na çojnë?! Ashtu si në Mitrovicë të Sremit, edhe këtu, na lidhën me duar prapa secilin veç e veç dhe pastaj të gjithëve na lidhën me një zingjir të gjatë të cilin njëherit e përforconin për karriga të autobusit.




Transferimin nuk e bënë vetëm për ne që patëm ardhur nga Mitrovica e Sremit, por për të gjithë ata të burgosur politikë të cilët kishin qenë në burgun famëkeq të Nishit. U mbushën tre autobusë me të burgosur. Profesor Ukshini ishte një karrigë para meje, por nuk arrijtëm ta ndërrojmë qoftë edhe një fjalë gjatë rrugës, ngase jo vetëm që s'lejohej të flisnim, por duhej që edhe kokën ta mbanim aq ulur sa të mos mund të shihnim asgjë, përndryshe do të pasonin rrahjet mizore. Pas dite u zgjodh enigma: arritëm në burgun "Dubrava", tamam jë ditë pa u mbushur një vit që kur na kishin hequr nga ky burg.

E dinim të gjithë: aty na kishin sjellur për të keqen tonë

Kthimi në Dubravë të gjithëve na befasoi. Të gjithë jipnim ndonjë version të mundshëm se përse na kishin khyer aty. Një e dinim të gjithë: aty na kishin sjellur për të keqen tonë. Para një viti, prej këtu na kishin shpërndarë në burgje të ndryshme nëpër Serbi, me arsyetim se në Dubravë nuk kishte siguri për ne, e tani na kthyen e na grumbulluan aty, në pasigurinë më të madhe të mundshme, në kohën kur UÇK-ja ishte shumë më e fortë se një vit më parë, NATO-ja sulmonte pandërprerë nga ajri dhe mu atëherë kur ushtria serbe po bënte krimet më të mëdha në popullsinë shqiptare. Në fakt ne e dnim se pas transferimit tonë nga Dubrava, në vend të të burgosurve i patën sjellur paramilitarët serbë dhe konkretisht "Tigrat" e Arkanit. Ndërsa, para se të ktheheshim në, ata i kishin hequr. Dhe, në këtë drejtim gjakatarët serbë llogaritë i kishin bërë me përpikmëri.




Duke parë se edhe bazës ushtarake serbe, më të fortës në Rrafshin e Dukagjinit me qendër në drejtorinë e burgut të Dubravës, i kishte ardhur koha të bombardohej, na kishin sjellur neve që, në rast të bombardimit, të mos e pësonin paramilitäret, por të burgosurit. Këtë rrezik e ndjenim ne, por s'kishim se ç'të bënim, përpos të prisnim se ç'do të ngjajë me ne.



 Në këto rrethana, padyshim që ishim të tensionuar edhe pse gjendeshim në Kosovë. Profesor Ukshini kishte edhe një arsye më shumë të ndjehej keq shpirtërisht, sepse kishte një enigmë më shumë: si të arrinte që pas lirimit të kthehej te familja, apo në një vend të sigurt, pse thjesht ku do të mund të vazhdonte jetën pas burgut? Ai, si edhe ne të tjerët, nuk kishte mundësi të dinte asgjë për familjen dhe të afërmit e tij.


 Edhe nga ato pak informata që arrija t'i merrja nga një i burgosur ordiner i cili punonte në kuzhinë nuk arrinim të fomonim ndonjë pasqyrë sado sipërfaqësore për gjendjen e krijuar. Nga ato letra të vogla, ma aq rrezik qarkullimi deri tek unë, mund të kuptonim se bëhej një luftë e rreptë, nga ajri e nga toka dhe se shumë shqiptarë ishin shpërngulur e shumë ishin të vrarë e masakruar. I tregoja profesorit dhe atyre që u besoja, po mu këto lajme e shqetësonin dhe e bënin edhe më nervoz profesorin. "Kam vendosur definitivisht për një punë: do të shkoj drejt e në Krushën time, dhe pikë! Nga dita që u kthyem, i kishin mbetur vetëm edhe 18 ditë për t'u liruar dhe çdo ditë që afrohej ishte më i shqetësuar. Si, dhe ku të shokonte?! Më në fund na tha:

"Kam vendosur definitivisht për një punë: do të shkoj drejt e në Krushën time, dhe pikë!".

Momenti i daljes i erdhi papritmas. Ora e saktë nuk dihet në burg, ngaqë orë nuk lejohet të mbahet, por gjithsesi duhet të këtë qenë ndërmjet orën 10 dhe 11 në paraditën e ditës së dielë (!!!), të datës së 16 majit 1999, do të thotë një ditë para afatit. Fakti se lirohej ditën e dielë ishte për t'u habitur. Me asnjë normë nuk lejohet dhe as që ka ndodhur ndnjëherë që të lirohet ndokush të dielave. Nëse dikujt i bie data e lirimit ditën e dielë, atëherë ai i burgosur lirohet një ditë më parë. Një gjë e tillë më ka ndodhur edhe mua kur jam liruar herën e parë nga burgu i Pozharavcit, ku në vend se të lirohem të dielën më 14 tetor 1990, jam liruar të shtunden, më 13 tetor.


Dikush hyri në dhomën tonë dhe lajmëroi se baca Ukë po shkon në shtëpi dhe për ta nxjerrur nga burgu paska ardhur mbikëqyrësi ("nadzorniku") i pavionit tonë, Branku, me mbikëqyrësin e Pavionit C1. Kjo do të thoshte një përcjellje e një niveli të lartë dhe jo e zakonshme. Në të vërtetë, gjykuar sipas fjalëve të një gardiani, i cili pothuajse i vetmi ende sillej korrekt me disa që ksihim ndejtur me vite në Dubravë, në lidhje me datën e mënyrën e lirimit të profesorit është mbajtur mbledhje e veçantë dhe është debatuar gjatë se ç'të bëhet me të. Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet e thëna e tij, kur 3-4 ditë para se t'i vie dita e daljes nga burgu thotë: "E, profesor, e kemi vendosur të të lirojmë, le të dalë ku të dalë".

Sapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me të shpejtë vendosa të shkoj për t'u përshendetur me të, ngaqë kur arrijnë gardianët për ta marrë të burgosurin nuk lejojnë që me të të përshëndetesh ashtu siç ta do zemra. E dija edhe atë se gjatë të përshëndeturit do të bëhet kallaballëk. Dhomat i kishim një mur ndërmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hymë në dhomën e tij. Kishte qenë në dhomë duke ecur dhe duke i dëgjuar komentimet e "cimerave" të tij. Edhe unë, sapo hyra në dhomë, më shumë për t'i dhënë kurajo, në dhomë, më shumë për t'i thashë se si duket është shenjë e mirë që kanë ardhur të dielën të ju lirojnë, pasi ky duhet të jetë insistim i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe me ta, me siguri, ka ardhur edhe motra juaj Myrvetja. Në të vërtetë unë i thashë diçka çka kishim dëshirë të bëhej e që edhe më parë e kishim thënë. Sido që të ishte, kjo ndikoi pozitivisht në disponimin e tij në ato momente ankthi, për të gjithë ne. Dhe, menjëherë u përshëndetëm.


Sapo deshi edhe dikush te përshëndetet me të tha: "Jo, nuk dua të përshëndetem më me askend, sepse nuk dua këtë ta marrë si ndarje, nga që së shpejti do të vini edhe të gjithë ju, prandaj dua t'ju përshëndes vetëm me një mirupafshim". Këtë e kuptua si përpjekje të tij për të na dhënë kurajo. Ne, pastaj, dolëm nga dhoma dhe deri në nisje ishte vetëm me "cimerat" e dhomës së tij. Pas pak minutash, profesori i respektuar Ukshin Hoti, i përcjellur nga dy mbikëqyrës, do të niset drejt dyerve të daljes së burgut. Dhe ne nuk e kemi parë më. Në të vërtetë të burgosurit ordinerë që punonin jashtë do të na tregojnë edhe se profesorin e kanë parë edhe kur ka kaluar jashtë mureve të brendshme të burgut. Asgjë më shumë.


Pas pak ditësh u përhap fjala se gjoja Kryqi i Kuq Ndërkombëtar e paska përcjellur gjer në Itali dhe të gjithë u gëzuam pa masë se më në fund paska shpëtuar nga kthetrrat e regjimit kriminal, njeriu që aq shumë i nevoitet Kosovës. Madje aq shumë e besuam këtë të pavërtetë sa që kur më 19 maj NATO bombardoi burgun, çudtieshim si si profesori nuk paska arritur t'i infomojë qarqet e caktuara ndërkombëtare se në burg tani jemi ne të burgosurit shqiptarë, e jo paramilitarët serbë. Ne nuk mund ta dinim se me të kaluar muret e burgut profesorit do t'i humbë çdo gjurmë dhe nuk do të dijë kush ndonjë gjë për të, aq sa të kuptohet se është gjallë.

Dhe, vërtet, ku mund të jetë Ukshin Hoti?

Kur na transferuan në burgun e Lipjanit (pas masakrës në Dubravë), një i burgosur ordiner shqiptar, i cili pastronte korridorin dhe WC-të e pavionit tonë, një ditë, diku kah 5 qershori 1999 vjen dhe më thotë në fshehtësi prej të tjerëve: "Kam dëgjuar dy gardianë duke i thënë njëri-tjetrit: Ou, atë e ka vrarë ushtria, sapo ka dalur 300 metra larg burgut." Pastaj, ai shton se gardianët nuk e kanë vërejtur ku ky i ka pëgjuar. Andaj nuk mund të merret si provokim ndaj tij.

Videokaseta - përgjasimet dhe hamendjet

Pikërisht rreth 300 metra larg burgut, aty kah muaji shtator 1999 është gjetur një kufomë. Kjo edhe mund të jetë koincidencë. Por, vëllai dhe dhëndrri i Ukshinit, këtë kufomë e kishin incizuar (filmuar) me kamerë. Ata erdhën te unë, në shtëpinë time, që gjatë shikimit të videokasetës, t'iu thoja diçka se mos mbaja mend ndonjë robë që ka pasur të veshur profesori. Dhe, për çudi, shumëçka përputhej me atë veshmbathje që kishte Ukshin Hoti në burg. Përsëri mund të jetë koincidencë, por këpucët që kam parë në videokasetë ishin të ngjashme, për të mos thënë të njëjta, me të Ukshin Hotit. Gjithashtu farmerkat kanë mundur të jenë të njëjtat. Ato më kujtonin rastin, që e dija fare mirë, kur një i burgosur ia pat dhuruar profesorit një palë, pak ditë para se të dilte nga burgu.



Kufoma që e shihja në videokasetë e kishte një xhemper karakteristik, ashtu siç e kishte dhe siç e mbante veshur edhe profesori. E vetmja rrobë e cila nuk më kujtohet se u ngjante rrobave të tij ishte një sako e lëkurës. Edhe gjatësia e kufomës ishte e përafërt në mos edhe e njëjtë me të profesorit. I vëllai i Ukshin Hotit, Afrimi, më tha se e ka shqetësuar edhe një çështje në lidhje me kufomën: kufoma e të vëllait tjetër Ragipit që tashmë e kishin gjetur më parë, e kishte kokën e masakruar. Kjo koincidencë e kufomës poashtu pa kokë të gjetur e të filmuar 300 metra larg burgut, e shqetësonte pa masë. Vallë mos ishte ky një sinjal e veçantë!!! Megjithkëto supozime, hamendje e koincidenca, që mbyllin shtigjet për të shpresuar, ka edhe zëra në mediumet tona informative që na japin zemër se një ditë profesori do të kthehet në Kosovën që aq shumë e deshi dhe aq shumë bëri për të. Uroj që këto, të cilat thuhen e shkruhen nëpër mediume të ndryshme infomative në favor të kthimit të tij, të bëhen realitet sa më shpejt. Kosovës i duhet Ukshin Hoti. Padyshim, i duhet shumë.

NGA TRI CIKLET E LETRAVE QË UKSHINI IA KISHTE DËRGUAR MOTRËS SË TIJ MYRVETIT, PËR LEXUESIT TANË PO I SHKRUAJ DISA AKCENTE NGA NJËRA PREJ TYRE E PABOTUAR - Më 11 nëntor 1997


Ukshin Hoti, Myrvete Kasumi, Mat. br. 6413 KPD, Rr. R. Gajdiq 102, 1800 Nish, 38000 Prishtinë

E dashur motër,

Gjatë vizitës së djeshme (09.11.1997), më duket realisht mirë. Baba, që i drom lagshtisë dhe dimrit, më la përshtypjen se mbahej mirë, përkundrejt moshës së shtyrë dhe problemeve shëndetësore që e përcjellin kronikisht. Andini më gëzoi me sihariqin se Brisela qenka mirë, dhe se është më e mira ndër klasat e para të shkollës. Kjo që më përmallej. Ajo princesha e vogël marroçe, që vjen shumë rrallë në vizitë dhe nuk më përqafon asjëherë, duket se e ka ndërmend t'u sfidojë trysnive të Lord Bajron në Child Harold-in, ka ca vargje impresive, kur i drejtohet vogëlushes së vet "nga venat e tua ta thithin gjakun tim"... Nuk jam poet dhe nuk kam fuqinë e shpehjes së tillë, por gëzohem kur dëgjoj se fëmijët e mijë (edhe Erleta në Prishtinë) përpiqen ta ruajnë gjakun tim në damarët e vet, pavarësisht nga fakti se me gjithë dëshirën time nuk po mund të jem më tëpër se një botë biologjike. Vetëm zoti mund ta dijë se sa e urrej këtë fakt. Ju më siguruat se nëna qëndron mirë, se këtë herë ia ka lëshuar radhën Resmijes. Ajo mu duk mirë këtë herë, por do të dëshiroja ta njihja edhe vajzën e vogël, e cila u lind para dy vitësh, kur akoma ndodhesha në Dubravë. Më vjen inat që emrin ia ngjiti aq vështirë dhe tani edhe pse ma përsëritët shumë hërë, nuk mund t'ia qëlloj. Sa për vizitën që e kishte përgatitur Resmija, ajo moti ka dëshmuar se nuk është më një "Gjakovare" e Krushës, por një Gjakovare e vërtetë. Dhe për ke të mira... Edhe unë e Xhemili jemi të kënaqur me ato që m'i kishte përgatitur hijshëm dhe shijshëm. Unë jam fuqimisht për realizimin e të gjitha interesave gjithëshqiptare mbi themelimin e ruajtjes së integritetit të shtetit shqiptarë. Të njëjtën kohë jam edhe për realizimin e këtyre interesave branda kësaj gjenerate të njerëzve. Për këtë shkak politikën nuk e definova si të tjerët si art i së mundshmës, por si një kalkulim matematikor i pikave tangjente të rrymës së ujit me akullin në të filozofisë politike e çeshtjes shqiptare f. 161-162 botimi (iii)-të Prishtinë 1997. Dhe më në fund përjetova çastin e gëzimit kur pashë se stundentët e Universitetit të Prishtinës, jo vetëm që e kuptuan, por edhe e praktikuan me sukses të plotë një gjë të këtillë. Kjo ata i vuri përfundimisht në vend shumë të rëndësishëm të radhës së qendrave me rëdësi universitare në Evropë.

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE PREJ KOSOVËS NË TURQI 1912-1915 (XX)



Qazim META


- Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin e Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin PO (Politçko Odelenje) nga Konsulati gjeneral jepen këto të dhëna për shpërnguljen e shqiptarëve nëpër Selanik në Turqi. Sipas dokumentit numër 1246 të përpiluar më 12 prill 1914 jepen këto shifra:
Nëntor 1912 në Turqi shpërngulen 8866 shqiptarë,
Dhjetor 1912 në Turqi shpërngulen 11493 shqiptarë,
Gjatë Janarit 1913 shpërngulen 12087 shqiptarë,
Gjatë Shkurtit shpërngulen 1288 shqiptarë,
Gjatë Marsit shpërngulen 7553 shqiptarë,
Gjatë Prillit shpëngulen 6725 shqiptarë,
Gjatë Majit shpërngulen 12813 shqiptarë,
Gjatë Qershorit shpërngulen 9386 shqiptarë,
Gjatë Korrikut shpërngulen 21045 shqiptarë,
Gjatë Gushtit shpërngulen 29312 shqiptarë,
Gjatë Shtatorit shpërngulen 13380 shqitparë,
Gjatë Tetorit janë shpërngulur 14764 shqiptarë,
Gjatë Nëntorit shpërngulen 17313 shqiptarë,
Gjatë Dhjetorit shpërngulen 15502 shqiptarë,
Gjatë janarit të vitit 1914 në Turqi shpërngulen 10182 shqiptarë,
Gjatë Shkurtit në Turqi shpërngulen 25060 shqitparë,
Gjatë Marsit në Turqi shpërngulen 12346 shqiptarë,

Gjithsej, sipas dokumentit, vetëm në Turqi, janë shpërngulur 239807 persona. Në këtë shifër theksohet se nuk hyjnë fëmijët që ishin nën moshën 6 vjeçare. Gjithashtu, theksohet në këto dokumente, se nëpër Kavallë kanë kaluar edhe 4 mijë familje myslimane, por edhe po aq përmes rrugës tokësore. Të gjithë këta persona thuhet se i kanë çuar në Turqi me 395 anije evropiane.
Sipas të dhënave të “Komitetit të Kosovës”, gjatë Prillit të vitit 1914 për në Turqi janë shpërngulur: 6520 shqiptarë.
Gjatë majit për në Turqi janë shpërnguljur 15414 shqiptarë,
Gjatë Qershorit për në Turqi janë shpërngulur 14821 shqiptarë,
Gjatë Korrikut për në Turqi janë shpërngulur 26237 shqiptarë,
Të gjitha këto të dhëna i ka botuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, seksioni i Shkencave Historike (“Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije”, K.VII Sv.1 Beograd 1980.f.617-618).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme të mbretërisë serbe (1912-1915) në Kosovë ishte planifikuar të kolonizohen 20 mijë serbë në zonën e okupuar nga serbët dhe 5 mijë malazezë në zonën e Kosovës të okupuar nga malazezët.

NËSE VETËM NJË LIBËR SHQIP GJINDEJ NË FSHAT, ATËHERË DIGJEJ I TËRË FSHATI (XXI)


Qazim META

 Sipas të dhënave që gjenden në Arkivin e Jugosllavisë, (Fondi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (1918-1941), në Kosovë do të fillojë çvendosja e shqiptarëve në kampet e përqëndrimit në Nish dhe Leskovcë (1919-1921). Sipas këtyre materialeve vetëm gjatë vitit 1919 në Kosovë janë likuiduar:
Në Prefekturën e Pejës janë likuiduar 1563 shqiptarë, kryesisht gra, pleq e fëmijë, ndërsa janë djegur 714 shtëpi.
Në Prefekturën e Mitrovicës janë likuiduar 1330 persona të moshës së shtyrë, ndërsa janë djegur 42 shtëpi.
Në Prefekturën e Prizrenit janë vrarë 4600 shqiptarë, ndërsa janë djegur 2194 shtëpi.
Në Prefekturën e Vuçiternës janë vrarë 2179 shqiptarë, ndërsa janë rrënuar 1463 shtëpi.
Në Prefekturën e Preshevës janë vrarë 267 veta, ndërsa janë djegur 182 shtëpi.
Ky dokument thekson se asokohe janë likuiduar mbi 13 mijë shqiptarë të cilët ishin qytetarë të qetë. Jo vetëm gjatë vitit 1920 pushteti serboçetnik filloi ndjekjen e shfarosjen në masë të popullsisë shqiptare. Vetëm në Kampin e përqëndrimit në Nish Serbia dërgoi si peng anëtarët e 640 familjeve, ndërsa në Leskovcë u morrën peng anëtarët e familjeve të 241 shqiptarëve të evidentuar në listat e policisë si persona që duhet të likuidohen. Në këto kampe të përqëndrimit, sipas dokumenteve serbe, shihet se ishin përcaktuar për t’u eleminuar pjesëtarët e familjeve të kaçakëve që kishin dalë në male për shkak të dhunës e terrorit shtetëror. Atyre pushteti serb u kishet shpallur ultimatum se duhej të dorëzohen deri më 10 mars të vitit 1921. Sipas këtyre të dhënave del qartë se fashizmi së pari në Evropë është zbatuar në viset shqiptare nga ana e Serbisë.
Pushteti serb gati të GJITHA XHAMITË në Kosovë gjatë vitit 1919 i kishte kthyer në shtalla kuajsh në mënyrë që të provokohen shqiptarët dhe të shpërngulen për Turqi. Në të shumtën e rasteve varrezat shqiptare ishin rrënuar. Të gjithë imamët e xhamijave ishin “thirrur në bisedime” dhe më nuk ishin kthyer të gjallë në shtëpi. Nëse vetëm një libër shqip gjindej në fshat, atëherë digjej i tërë fshati. Sidomos gjatë dimrit të vitit 1919-1920, xhandarmëria serbe filloi një terror të organizuar kundër familjes shqiptare. Sipas dokumentit të Komitetit të Kosovës gjatë kësaj kohe xhandarët serbë plaçkitën e rrëmbyen stolitë e 23415 femrave shqiptare. Shumicës së tyre ia shkyen veshët duke bërë keqtrajtime të tjera të pashembullt e të paderguara më parë. Sipas dokumenteve serbe të kësaj kohe, 23011 shqiptarë, shumica e moshuar, gjindeshin në burgje, ngaqë këta, për shkak të moshës nuk kishin patur mundësi të arratisen nëpër male. Shqiptari terrorizohej në rrugë, në arë, në çdo pore të jetës, ky terror kishte qëllim që të detyronte shqiptarët të shpërnguleshin vetë për në Turqi dhe Kosova të kolonizohej dhe serbizohej. Si rezultat i kësaj politike në Turqi fillon shpërngulja masive:esë

ADRIAN REXHEP KRASNIQI (12.10.1972 - 16.10.1997)



Një ndër figurat më të ndritshme kombëtare në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit që shkoi, në luftë kundër regjimit shekullor serb, padyshim është Adrian Krasniqi. Lindi më 12 tetor 1972 në fshatin Vranoc, komuna e Pejës, nga babai Rexhei dhe nëne Majremja. Rrjedh nga një familje me tradita të larta patriotike, e c ila para Adrianit kishte dhënë tetë dëshmorë për trojet shqiptare. Ndërsa Taf Mehmeti, i po kësaj familjeje, ishte i detyruar nga pushtuesit sllav të emigrojë në Shqipëri. Adriani shkollën fillore e kreu në Baran me sukses shembullor, gjimnazin në Pejë, ndërsa studimet i vazhdoi deri në vitin e tretë në Fakultetin Ekonomik në Unniversitetin e Tiranës. Meqë babai i Adrianit, Rexhep Krasniki, ishte mësues, pas kthimit të tij nga një vizitë që ia bëri Shqipërisë në vitin 1980, solli në shtëpi materiale të shumta, nga të cilat u frymëzua dëshmori. Ky aktivitet i Adrianit daton qysh në fëmijëri. Mirëpo, ky mllef dhe kjo urrejtje ndaj pushtuesit del në shesh, kur Adriani bëhet gjimnazist në Pejë, sidomos me organizimin e demonstratave pë rsolidarizim me minatorët e Trepçës që ishin ngujuar në zgafellë. Për këtë kërcënohet me përjashtim nga Gjimnazi. Por, ky shpirt uragan për çlirim kombëtar nuk ndalet. Bën organizimin e demonstratave të vitit 1988 e 1990, ku u dallua. Në vitet ‘90 Adriani, me grupin e tij organizativ, në Pejë e filloi grumbullimin e mjeteve për aksione guerile. Me këtë rast siguroi 25 kg trotil. Këtë e solli nga shtetet fqinje dhe e vendosi në Vranoc, të xhaxhai, Xhaferi. Në vitet 1990-1993 Adriani bën një pauzë, meqë studioi në Tiranë. Gjatë kësaj kohe me shokë gjithnjë ndodhej në veprim e sipër për sigurimine materialeve dhe rrjetit për aksione guerile. Dy herë ishte në Shqipëri dhe Mal të Zi. Në vitin 1993, kur në Kosovë burgosen 173 veprimtarë të Lëvizjes, as familja e Adrianit nuk mbeti në harresë. Madje, në këtë të fundit banonte axha i tij, Xhaferi. Pikërisht, nga ky vit Adrian Krasniqi kalon në ilegalitet dhe vendoset për një kohë në Shqipëri. Andaj, nuk është i rastit, kur në formularin me shënime për dëshmorët e kombit, inkuadrimi i Adrian Krasniqit në radhët e UÇK-së figuron qysh në muajin maj të vitit 1992, si kamandant i njësitit gueril për Dukagjin. Gjatë viteve 1993-1995 Adrian Krasniqi herëpasheri vinte në Kosovë me misione të caktuara. Në këtë periudhë bën përpjekje të organizojë demonstrata me rastin e vrasjes së studentit Armend Daci, por nuk mundi ta realizojë këtë qëllim. Në vitin 1995 Adrian Krasniqi sulmoi stacionin e policisë serbe në fshatin Qallapek. Por, me këtë rast zbulohet dhe shpallet fletëarresti për të. Në Pejë policia ia thyen për të dytën herë shtëpinë, por fatbardhësisht nuk gjen askë në të nga familja. Ndërsa në Vranoc, në fshatin e lindjes, po me këtë rast, merret në polici dhe keqtrajtohet axha Xhaferi. Pas qershorit të vitit 1995 Adrian Krasniqi kalon në ilagalitet të thellë ku edhe zënë fill veprimet e tij guerile. Ndërkohë, me kërkesëne shokëve, Adriani caktohet të punojë në Sektorin e furnizimit, meqë kishte lidhje të forta familjare në Tropojë dhe në zonat e tjera kufitare. Kur në vitin 1996 bëhet thyerja e depove të armatimit në Shqipëri, Adriani këtë rast e shfrytëzoi për mrekulli. Në fillim krijoi bazën e parë dhe më të fuqishme në zonën kufitare, në Berishës. Ndërsa në Kosovë, përkatësisht në kufirin Kosovë-Shqipëri, shfrytëzonte bazën e Plakut të Shishmanit. Falë mbështetjes familjare nga djemtë e axhës së Adrianit, Besnik dhe Agim Krasniqit në Bajram Curri, të furnizimit, i cili e furnizonte tërë Kosovën me armë, rrjet ky i cili funksionoi edhe pas vrasjes së Adrian Krasniqit, madje deri në përfundimin e luftës.

Në Kosovë, përveç axhës, Xhaferit, dhe djalit të tij, dëshmorit të kombit, Përparimit, i cili ndodhej në rolin ngushtë, Adriani kishte edhe baza të tjera, si p.sh. te Sylë Kadria në Nakell, të dhëndri Ahmet Ukshinaj në Lybeniq etj. Nga shokët Adriani ishte i caktuar të punonte në koordinimin e punëve dhe mjeteve të Shqipëri. Megjithatë, ai nuk pajtohej të punonte vetëm në Shqipëri. Në çdo rast, kur fuste mjetet dhe armatimet në baza të caktuara, kurrë nuk kthehej pa kryer edhe ndonjë aksion. Dëshira dhe vullneti i tij ishte që me duart e veta t’i hidhte në ajër postkomandat e policisë serbe. Kështu ndodhi edhe në muajin tetor të vitit 1997, kur pas hyrjes në Kosovë me një sasi të konsiderueshme armësh, me kërkesën e Adrianit bëhet sulmi në postën e policisë në fshatin Kliqinë të Pejës, ku edhe bie heroikisht në fushë të nderit, ashtu siç dinë të bijnë vetëm trimat, bijtë e dashur të Kosovës. Ndodhi kjo pikërisht më 16 tetor të vitit 1997, kur Adrian Krasniqi me shokët e idealit Mujë Krasniqin, Ilir Konueshvcin dhe Qerim Kelmendin sulmuan stacionin policor në Kliçinë, me ç’rast ra heroikisht në fushën e nderit. Kjo ditë do të shënohet me shkronja të arta në historinë më të re të shqiptarëve në Kosovë, për luftën dhe bijtë e saj që nuk kursyen gjakun as jetën, vetëm që pikërisht koj Kosovë të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga regjimi i urryer serb. Por, Adriani nuk vdiq, nuk u vra. Ai rilindi përsëri, si feniks. Rrugën e tij e vazhduan dhjetëra e mijëra djem të Kosovës deri në fitoren përfundimtare. Edhe familja e tij e vazhdoi këtë rrugë të nisur nga Adriani shumë më herët. Pas vrasjes së Adrianit, sektori i furnizimit me armë përforcohet edhe më shumë. Shtëpia e tij bëhet bazë edhe më e fuqishme e shokëve të tij të idealit. Përparimi, djali i axhës së tij, ndërpret studimet dhe bëhet ushtar aktiv i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në frymën e fundit, me vdekjen e tij në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ndërsa, shtëpia në Vranoc bëhet spital ushtarak ku shëroheshin të plagosurit. Këto ishin idealet për të cilët luftoi dëshmori Adrian Krasniqi dhe për të cilat dha jetën po ky Adrian Krasniqi. Trupi i dëshmorit prehet në varrezat e fshatit të lindjes, në Vranoc.

NË XHEPIN E MAJTË TË UNIFORMËS SË TIJ TË ZEZË QË ISHTE NGJYROSUR ME GJAKUN E TIJ TË KUQ, MBANTE FOTOGRAFITË E GOCAVE TË TIJ TË DASHURA

 Nata mbuloi horizontin dhe shënoi fundin edhe të një dite të gjatë të kësaj pranvere të përgjakshme. Terrin e zi të kësaj nate të zezë qante zëri i ëmbël i luftëtarëve të lirisë, tek qendronin të shtrirë në dhomën e një shtëpie gjysëm të djegur diku në Lugun e Baranit. Zjarri ngrohu dhomën, bashk me të edhe trupat tonë të lagur, qetësinë e kësaj nate e prishte zëri i ëmbël i bilbilave dhe pishtarëve të lirisë me këngën: "Djell e hënë shnderite Atdheun". Dhoma mori dritë dhe shëndriste fytyrat e lodhura por krenare e të pathyera të luftëtarëve të lirisë, me ëmblemën e UÇK-së në ballë "Djell e hënë shndrit Atdheun/Nënë Kosovën ku kam lënë," ishte kjo kënga më e dashur i zonës së Dugagjinit, Shkelzen Haradinaj, dhe e shoqëronin eprorët Fatmir e Luan Nimani. Zëri i kristalit i këtyre pishtarëve dhe trimave të paepur të krijonte përshtypjen sikur ndodhesh para legjendave të gjalla që vetëm mund t'i shohesh e s'mund t'i prekësh. Në agun e parë të mëngjesit duhet të ishim në vijat e luftës. Tanimë të mësuar që lindjen e diellit ta presin të zgjuar tërë ushtarët e UÇK-së edhe pse të lodhur nga marshimi i gjatë një javor i prillit dhe rrethimi i hekurt nga të katër anët. Zëri i fort i njeriut më të dashur, me luftëtarët, dhe me të zellshmit në mesin e ushtarëve të UCÇK-së, Shkelzenit, sikur qante retë dhe thirrte diellin të shndëritë tokën e Kosovës, atë mëngjes komandanti i dhuruar ndante detyrat që duhej zbatuar me përpikmeri. Për vezhgim të terrenit mbi kodrat e Zhabelit ngarkohet Policia Ushtarake. Në një moment ata bien në priten e forcave serbe dhe pas një qendrese heroike një plumb goditi për vdekje tani heroin Hasim Halilaj nga fshati Gllogjan. Më të marrur vesh për ngjarjen pothuaj se e gjithë Brigada 131 "Jusuf Gervalla" e dëshmuar shumë herë për qendresë dhe heroizem, (Brigade që shumë herë me pushkën e saj bëri toka të skuqej me gjakun e kriminelëve të Serbisë, duke djegur e shkatërruar shumë mjete dhe teknikë luftarake në vijat e frontit në Dukagjin). Në gjendje të gatishmërisë tek vendi i ngjarjes, si rrufeja kokëlartë e vigan ecte Zeni, dhe kohë pas kohe grupe grupe i poziciononte në vendet e duhura ushtarët. Pas tij ecte si gjithmonë djaloshi shtathedhur, veshur me uniformë të zezë gjithherë ne gjendje për të shtënë dhe dal zot vendit të vet, Fatmir Nimanaj. Bukurinë ja shtonte shqiponja në ballë dhe pajisjet e tjera që më shije i rëndiste ne shtatin e tij si Flamur. Si çdo herë edhe këtë ditë i përcillte Luani me flokët kaçurrela dhe sy të kaltër. I hareshëm dhe i gatshëm për veprim në çdo kohë. Nuk e pengonte asnjë kohë plagët që i kishte në trup nga betejat e njëpasnjëshme. Pasion e kishte këngën dhe ajo e shoqëronte kudo. Hap pas hapi në pyllin ku mendonin se ishte trupi i Hasimit. Disa u ndamë në të djathtë e disa në të majtë. Shkëlzeni me shokë ecte drejt rrugës. Pas një kohe dëgjova zërin e Fatmirit tek thërriste. "O prite prite. O Qitjau rrethin". Ndërsa pas pak kohë ndëgjohen breshëri armësh automatike të pandërprera nga shumë tyta të armëve. Ne për një kohë luftuam ne krahun e djathtë të shokëve. Por pushkët e tyre u rralluan. U kthyem te shohim se ku janë. Forcat serbe thirren përforcim. Ishim në një afërsi të madhe me ta. Pas pak takohemi me shokë. Në fytyrat e tyre shohim një dhembje të madhe, sytë i kishin të renduar dhe kokat e ulura. Njëri nga ta mori guxim dhe njoftoi për ngjarjen më të rëndë deri tash që përjetova. Më thanë se Shkelzeni dhe Fatmiri janë vrarë ndërsa Luani është rëndë i plagosur.
Për një çast m'u duk sikur e gjithë Dushkaja u përmbys dhe tërë pesha e saj më zuri. Hoqa kapelen e lagur nga djersët dhe mora fuqinë t'i ngushllojë shokët duke ju dhënë kurajo e forca se lufta duhet vazhduar. Ecëm drejt rrugës dhe u takuam me luftëtarët që vazhdonin betejën. Mali digjej nga predhat e minahedhësve dhe topave 40 milimetra të dorës që përdor këmbësoria jonë. Me qendresën më të fortë vëllau i Shkelzenit i cili me heroizem të pashoq na bëri të fortë e të pathyeshëm. Ecja e tij e patrembur në përcjellje të shokëve, krismat dhe jehona e pushkëve të Shkelzenit dhe të Fatmirit të rënë kokë me kokë me të cilët para kriminel gjakatar gjë që dëshmorin edhe gjurmët, (gjaku dhe gjësendet e plitëve që kishin lënë). Në çdo skute shihej gjaku, vijat e tërheqjes së të vrarëve uniformat dhe kapelave të gjakatarëve, fashot e mbushura me gjak dhe gjëra tjera dëshmuese. Me ndihmën e një traktori shokët morën trupat e dëshmorëve. Ngjitemi rrugës dhe në një vend shoh dy pellgje gjaku të njomë që edhe këta si shumë shokë të tjerë UJITËN rrënjet e luleve në këtë pranverë. Siç tregojnë shokët këta trima u ndeshën me armiqë ballë për ballë në një pozicion të palakmueshëm pasi që armiqtë ishin mirë të pozicionuar dhe kishin organizuar pritë të mirë, duke i lënë të hynë luftëtarët tanë thellë në pozicionet e tyre. Qëndresa e djemve tanë që me veprën e tyre thyen mitet duke kthyer veten në legjendë, dhe me veprën e tyre na dhanë mësim se si duhet rënë për të mos vdekur kurrë. Plumbat përnjëherë kishin goditur të dy trimat për vdekje duke e plagosur rëndë Luanin, që të tre nga fshati Gllogjan i Deçanit. Armët u shndërisnin në rrezet e diellit. Edhe të vdekur u kishin hije. Edhe të rënë dukej sikur këndonin, se u kishte hije edhe lufta, edhe kënga. Edhe të vdekur ishin të hishëm. Ata ishin nga radhët elite të UÇK-së në Dukagjin. Po afrohej mbrëmja. Në Dushkajë u hapen dy varre të reja. Gllogjanit ju ndanë edhe tre trima nga lufta. Dukagjinit ju munguan edhe 3 shokë rrugës drejt lirisë. Kosova humbi edhe tre kreh pushke. Trupin e tyre të njomë e mbuloi dheu i Kosovës që aq shumë e deshën, që aqë shumë e mbrojten që aqë shumë e kënduan. Dielli u fsheh pas bjeshkëve e një shi i imet lagu dheun e ri që i mbuloi trupat e trimave, e dikush nga ushtarët tha: "e shihni Shkelzenin çdo herë i këndoi këtij dielli e sot ai qan për të". Ngadal zbresim maleve e në kokë më sillet kënga "Diell e hënë shndërit Atdheun". Luani mbahej i fortë edhe pse me plagë të rënda në trup, e nisim atë drejtë një vendi ku do të te trajtohet më mirë. Plagët në trup, dhe rruga e vështirë e ndau nga shokët edhe këtë djalosh 20 vjeçar. Jeta as lufta nuk i ndau asnjëherë nga njëri tjetri. Edhe vdekjen për Atdhe e bënë së bashku, Luani u mbeti besnik deri në vdekje idealeve të lirisë, dhe të afërmve të tij, djemve të axhës, Fatmir dhe Naim Nimanajt. Nata ishte e gjatë për të kaluar deri në agim, Mungonte trupi i Hasimit nxjerrjen e sakrifikuan shokët e idealit dhe të luftës. Trupi i djaloshit të ri u gjet në kodër të Zhabelit. Prapa la dy vajza të vogla që aqë shumë i deshi (në xhepin e majtë të uniformës së tij të zezë që ishte ngjyrosur me gjakun e tij të kuq mbante fotografitë e gocave të tij të dashura), larg syve të shtëpisë duke vdekur pa i parë. Varreve të shokëve ju shtua edhe një varr i ri. Me nderime të mëdha u ndamë nga shokët tanë të dashur me betimin se rrugën e tyre do ta vazhdojmë deri në fitore. Vdekja e tyre është shembull për ne se si duhet dhe si vdiset për atdhe. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës o trimat e Lirisë!

Ibrahim Selmanaj, 20.05.1999, Dukagjin, Jabllanicë

Lufta e fundit me serbin nxori në shesh një heroinë, një trimëreshë, e cila e flijoi veten për lirinë e Kosovës...

Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit

AZË ZEKË BRAHIMAJ ( 01.01.1921 – 03.08.1998)

Luftërat e shqiptarëve për liri, sidomos në këta dy shekujt e fundit, qoftë nën sundimin shekullor osman, qoftë nën regjimin serbosllav, përkrah trimave dhe luftëtarëve për liri, nuk i munguan as trimëreshat dhe luftëtaret, që populli ynë nxori nga gjiri i vet, duke lënë famën pas vetes dhe njëherësh duke tmerruar edhe armikun me guximin dhe heroizmin e tyre.

Të kujtojnë Norën e Kelmendit, Tringë Smajlin e Kajë Selmanin, Bikë Alijen e Shotë Galicën, Xheve Lladrovcin, e shumë heroina të tjera që mahnitën kombin e për të cilat edhe u shkruan vjersha e tregime, poema e novela, drama e romane, e sidomos u përjetësuan në këngë dhe folklor të rapsodëve më të njohur shqiptarë.

Edhe lufta e fundit me serbin nxori në shesh një heroinë, një trimëreshë, e cila pos që flijoi veten për lirinë e Kosovës, la pas vetes djem dhe nipa, që në luftë me serbin për lirinë e Kosovës, ia rritën namin kudo ndër shqiptarë. E kjo është Azë Brahimaj, e lindur më 1921 në fshatin Grabanicë, komuna e Klinës, përkatësisht e martuar në fshatin Jabllanicë të Dushkajës, komuna e Gjakovës, me Shaban Arif Brahimajn. Nëne Azë, apo Lokemadhja e Dushkajës, siç e quajnë zakonisht, kishte gjashtë fëmijë: katër djem dhe dy vajza. Dy djemtë e mëdhenj, Arifi e Selmani, tash e dy dekada punojnë në Zvicër, ku edhe dhanë kontribut të çmuar në çështjen kombëtare, sidomos në mërgim, duke mbajtur lidhjet gjithnjë me njerëzit e tyre në Kosovë. Ndërsa, dy djemtë e vegjël, Nazmiu dhe Lahiu, ishin direkt në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, pjesëmarrës në shumë aksione guerile në Dushkajë dhe Rrafsh të Dukagjinit si dhe luftëtarë të vijës së parë të frontit në dhjetëra beteja të zhvilluara nga Dukagjini deri në Drenicë.

Nazmiu ishte zëvendëskomandant në ZOD, ndërsa Lahiu anëtar i SHP të UÇK-së. Duhet përmendur këtu edhe një të dhënë tjetër, se vajza e madhe e Azë dhe Shaban Brahimajt, Ruka, e martuar për Hilmi Haradinajn në Gllogjan, është nëna e heronjve të parë të lirisë së Kosovës, të cilët luftuan deri në frymën e fundit pikërisht që Kosovën ta shohin të çliruar nga regjimi shekullor serb, e këta janë Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, përkatësisht është nëna e dy trimave legjendarë që Lufta e Kosovës nxori nga gjiri i vet, trimave që luftuan derisa Kosova u çlirua nga barbarët shekullorë, e këta janë gjeneralët Ramush dhe Daut Haradinaj. Pra, Lokemadhja e Dushkajës është gjyshja e këtyre katër petritave që lindi dhe rriti Kosova përkatësisht Rrafshi i Dukagjinit.

Po cili është roli i Azë Brahimajt në UÇK-së, forcën që ngriti peshë dhe alarmoi opinionin botëror për gjenocidin që u ushtrua në Kosovë nga regjimi më i egër i Evropës në këta shekuj që lamë pas? Në radhët e UÇK-së u radhit qysh në vitin 1996. Që në fillim të celulave të para të UÇK-së në Dukagjin, nënës Azë iu desh të presë dhe strehojë bijtë më të shquar të Kosovës, qofshin ata që dhanë jetën për lirinë e saj, qofshin ata që luftës ia dolën në krye të gjallë. Nëpër duart e saj, nëpër sofrën e saj, kaluan dëshmorët e kombit Zahir Pajaziti e Mujë Krasniqi, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Ilaz Kodra e Ilir Konushevci, Xhevë Hajda e shumë të tjerë; apo luftëtarët që përfunduan luftën, si: Rexhep e Sylejman Selimi, Ramush e Daut Haradinaj, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Sahit dhe Musë Jashari e shumë e shumë luftëtarë të tjerë, të cilët nëna Azë i përcolli në rrugë për në Shqipëri dhe anasjelltas. Por, roli i saj më i rëndësishëm në veprimtarinë e saj patriotike ishte se, shpesh kishte shkuar në vende të tjera jashtë Jabllanicës për të kontaktuar me grupet, për të mbajtur lidhjet ndërmjet tyre, si p.sh. grupi i Jabllanicës dhe ai i Gllogjanit. Kur nuk kishte mundësi të lëvizjes së luftëtarëve, nëna Azë ishte ajo që i mbante lidhjet ndërmjet tyre. Ose, kur kryheshin sulme ndaj forcave serbe, ajo më vonë kalonte atypari për të konstatuar dëmet e bëra. Ishte personi i vetëm që furnizonte luftëtarët e lartpërmendur, kur qëndronin me ditë e javë në shtëpinë e saj, me gjërat e nevojshme ng qyteti, si me ushqim, veshmbathje, pjesë për vetura etj. Më 2 gusht 1998, në ofensivën e egër që forcat serbe ndërmorën në Jabllanicë, ajo nuk pranoi të largohet nga shtëpia, por vazhdoi të përgatit ushqim për bijtë e saj. Ndërsa, më 3 gusht, u vra nga forcat serbe në oborr të shtëpisë, bashkë me nënën e saj 100 vjeçare, duke zbrazur dy bombat që muaj me radhë i ruajti për këtë moment, duke rënë në fushë të nderit, ashtu si luftëtarët e lirisë.

N'dorë t' shkaut trupi t'mos më bjerë

ADEM JASHARI

Kjo Kosovë fortë po qanë,
Po vajton e mjera nënë !
Një burrë trim me pas kanë,
Zot kësaj toke sot me i dalë.
Me i dalë zot mëmëdheut
Si në kohën e Skënderbeut
Si në at' kohë dikur moti
Kur ishte gjallë Kastrioti;
Që Sulltanat si la kurrë
Në Arbri me vendos flamurë!
A esht' afrue dit' e bardhë ?
Si në Krujë kur patë ardhë !
Me ardhë prapë e mej pa me sy
Si e kanë nda ket Shqiptari !
Shum po vu'n Kosova nën Sërbi !
Si nën kthetrat e korbit të zi !
Kjo Drenica po fol vetë ;
Ende trimat nuk më kanë vdekë !
Ende trimat i kamë gjallë
N' ball Serbies për me i dalë !
Sllobodanin për me e ndalë.

Pushkë e fortë ku paska kris ?
Pyet Kosova, djepi Shqipnis ?
N' Prekazin e Ahmet Delisë,
Lufton Ademi kunder Sërbisë !
Si Tahir Meha qe luftoj dikur,
Per të gjallë s'u dorzue kurrë !
Njëmijnëntqind e nëntdhjet e tetë
Në Mars ngritet legjenda vet !
N' kamë po çohet Legjendari,
Komandantë Adem Jashari.

Nga Kraleva, Nishi e Piroti,
Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti !
Si re e zeza' kur prishet moti !
Ushtritë serbe kolonë po shkojnë
Ushtar, polic nga Belgradi çojnë,
Pesmij trupa po parakalojnë !
Tetëdhjet tanke po i dërgojnë !
N' Mitrovicë ushtria kalojnë,
Drejt Skenderajt ata po shkojnë!
Forca t' mëdha nga Skenderaj vijnë,
Pa çelë drita n'Prekaz po hyjnë.
N'Polac n'Llaush stacionohen,
Tre katunde keç po rrethohen !
Nga Llausha e kanë lajmrue,
Ademit i kanë tregue ;
Veç Prekazi është rrethue !
Ademi djemve u paska thanë ;
Çojnu trima gjithë në kam,
Mitraloz e bume mej marrë
Gjith n'pozicjone për me dalë,
Shkau Prekazin don me kallë !
Shkau neve na paska mësy,
Në Prekaz ushtria don me hi !
Qoftë përhajr Ademi po thot,
Njëqind vjet kemi pritë si sot.

Te Jashart boll janë mundue,
Dajt nga Llausha per me shkue.
Askush s'mundet me u afrue !
Ndihm Ademit s'po mujn mej çue !
Shum keç shkiet e kan' rrethue !
Si me lisa me e gardhue !
Rrethimin t'gjall mos me kalue,
Askush i gjall' mos me shpëtue !
Topat e shkaut po kërsasin,
Kullen Ademit ja godasin !
Tanksi, minahedhsi s'po pushojnë,
Barot e hekur ngado gjëmojnë !

Jashart kanë nis me kendue
Edhe me kangë tuj luftue !
Pushkë e kangë s'po i ndalin !
Zakon u kishte lën i pari,
Tuj këndue lufton Shqiptari.

Çou nipash, daja po m'ja ban
Ishte plak besa daja Osman
Edhe Ademit çka i ka than ;
O Adem ti je si djal i ri
Krejt prapa nuk mujë të t' rri
Gjith ka lufton pas s'muj të t'vi,
Nje besë të Zotit po t'a jap
Për Ty një pushk se la pa e zbraz.

Britë Ademi, lëshon një za ;
Ku të kam Hamëz more vlla ?
Mbahu fortë, qëndro o burrë,
Pushken shkaut mos ja ndal kurrë,
Kurrë at' pushkë mos me ja nda
Kem me u djegë me shka ka !
Jem në luftë qe njëqind vjet,
Sot ësht' koha me tregu vetë
Me hek qafe serbin përjetë.
Adem Jashari keshtu po flet,
Po u thotë aj familjes vet :
Se ket punë kur e kem nisë
S'kena ba mend me lan përgjisë,
Amanetin në vend do ta çojmë
I madh' e i vogël dot luftojmë,
Jashart krejt me u farue !
Po na fund kena me fitue.

Plot tre ditë e plot dy net,
Pushka në Prekaz po kërsetë !
N'ditën e parë shpëtojkan krejt
Asnjë i vrarë te Jashart s'po jetë.

Dit' e dytë para se po zbardhon,
Komandir Ilija shka po bon ?
Nja tridhjet milic po i urdhron,
Të tridhjet t' Arkanit janë kanë !
Prej Ushtrisë largue janë,
Kullës s' Shabanit i shkojn pranë !
E kcejn murin janë hi n'oborr !
O Ademi edhe poj heton
Një za djemve po jau lishon,
Fort Ademi edhe po bërtet!
Djem e nipa po mi thërret,
Po i leshon zë vëllaut vet ;
Priti Hamëz të gjallë mos i le.
A dhe Hamza të gjall s'po i le !
Sa po mujn shkijet po i palojnë,
Jashart pushkën nuk po e ndalojnë
S'po i lan shkijet të gjall me hi
Në prak me ju shkelë në shtëpi,
Kishin brenda rob e fëmi !
K'shtu Ademi besën e kish ba ;
Në dorë të shkaut mos me ra
Me ka krejt kam me u vra !
Kurrë Kosovën vet' nuk e la !
Me ka krejt pa u farue!
Kurrë Kosovën s'kam me l'shue,
S'kam me l'shu, shkijet me pushtue !
Brez pas brezi e kem trash'gue,
Iliret kët tok' kanë sundue,
Dardan-kosovar kanë luftue!
Kurr Kosovën se kanë dorzue.
Amanet t'parët lanë naj kanë ;
Kurrë Kosovën mos me e dhanë
Kurr Serbies mos me ia lanë.
Sa po mundë shkije po vret
I kanë vrarë njëzet e tetë !
Nja dy t'gjallë i kanë zanë !
Ademit shka na i paskan thanë ;
Fort po e lusin, bej po i bajnë
T'gjallë me na l'shue a nuk ban ?
Edhe Ademi po m’ i ngon ;
S'kena ardh ketu me luftue,
Po me zorë na kanë çue !
Çaj Ilija na ka urdhnue.
Atëher Ademi po menon ?
Shqiptari e ka pas zakon
Me liru aj që vetin dorzon.
Adem Jashari burrë azgan
Të dy serbet po i liron !
Njërit shka çka i paska thonë ?
Shko Ilijes fjalë i çonë;
Baca Shaban ty a t'ka thanë,
Besë në ju nuk ban me nxanë!
S'kemi pas kurrë besë me shka,
Gjithë n' tradhti na kanë vra.

Plot dy ditë e plot dy netë,
Po na zbardhë dita e tretë !
Në Prekaz pushka po kersetë !
Jashart me Serbi tuj luftue !
Se kan nder mend me u dorzue !
Me u dorzu kurrë të gjallë !
Shkaut pushken s'ja kanë ndalë,
Nuk po ia ndalin pushkën hiç,
Farun shumë ushtar e milic !
Shum' ushtar e milic të vrarë !
Nëpër oborr e nëpër arë,
Nja treqind të vramë i lanë !
Si duaj kashte me u kanë
Permbi trupat e shkive t'vramë
Shokët e tyre po kalojnë !
Drejt Jasharve ushtria shkojnë !
Sikur drapri n'arë tu korrë,
Si me drapër mej pre mu konë !
Si kall'zi gruri nëpër tokë.
Pa shpirt sllavt bien si borë !
Ademi n' mitraloz tuj korrë !

Ushtria e Serbisë u farue !
Jashart nuk dojn me u dorzue.
Komandira edhe Gjeneral,
Thojn Ademi nuk jepet i gjallë !
Krejt Serbia k'tu me u kanë !

Gjeneralat po urdhnojnë ;
Granatimet po i shpeshtojnë !
Shumë predha kullën qëllojnë !
Barot e hekur po lëshojnë !
Gjylet ishin kanë mallkue,
Rob e fmi i paska farue !
Rob e fmi granata i vret !
Edhe Hamzën me daj'n e vetë,
Bacën Shaban me nipa krejt !
Jet Ademi veç me djal t' vetë !
Babë e bir po bajn gajret
Po qëndrojn si me u kanë tridhjet !

Ushtria kull's iu afrue
Dham n'dham me çetnikët tuj shkue !
Një plumb ishte kanë mallkue,
Adem Jasharin ka qillue !
Ademin keq e paska marrë
Edhe Ademi jet' po ndrronë !

Djalë i vetëm po më lufton !
I gjallë kullën s'po e dorzon !
Brenda ushtrinë s'po e lejon,
Të gjallë shkiet si len me hi
Si lenë gjallë mej hi në shpi.
Të mramtën pushkë zbraz Kushtrimi
Edhe djalin e merrë timi !
E merr flaka, era barotit
Në gjoks i bjenë gjylja topit !
Gjylja topit veç po ma vretë
Dhe Kushtrimi një fjal e fletë
Sa për plumba se kishim dertë !
Familja ime me një shtetë
Ke tu luftue treqind vjetë,
Për liri dhe vendë të vetë.

SHKËLZEN HARADINAJ

Plotë shtatë ditë e plot shtatë netë,
N' Lugë të Baranit pushka po kërsetë !
Trimë Shkëlzeni nuk po luftojka vetë ?
I kish të shumët besa shokët e vetë.

Natë e zezë e mbuluar nga retë !
Pas betejave ushtarët pushojn qetë,
Ndegjojn këngën, Shkëlzeni kur ia thetë :
Lirinë Kosovës po ia thërretë.

Tridhjetë ditë e plot tridhjetë netë,
Shkëlzeni pushkën nuk po e lenë vetë !
Nga shtati rrobë e kpucë s' po i hekë,
Por pa e sjellë lirinë e vërtetë.

Nga Dushkaja një zë po na i thërretë
Me iu shku në ndihmë shokëve t'vetë
Hasimin, plumbi i shkaut po e vretë !
Kush ësht' trimë, trupin me ia terhjekë ?

Shkëlzeni e Fatmiri me shok't e vetë,
Edhe keta prit' e shkaut po i pretë !
Fortë po nxihen besa të zezat retë !
Deshmorë në Dushkajë bien tre vetë.

Natë e zezë e mbuluar nga retë !
Dukagjini e Gllogjani pushojn qetë,
Ndegjojn këngën, Shkëlzeni kur ia thetë :
Lirinë Kosovës kur ia thërretë.




AZË ZEKË BRAHIMAJ

Nënë t' madhe dikur që pat' Dukagjini,
Kurrë k'si zonje s'kishte parë as Drini !
Trimat e trimreshat që i kishte n' votër,
Her' e thërrisnin nënë e herë motër.

Nënë e madhja shpeshë dilte tek bliri
I priste djemtë kur vinin nga kufiri,
-Djemt e mi- u thonte trimave t' lirisë
E vet ishte nënë e gjith' Shqiptarisë

Nënë, përmbi qiej e ke atë zemër
Azë Brahimaj të thirren me emër !
Emri ytë është vetë shejtësia
Se ty o nënë ishe vetë liria.

Nënë madhja e Jabllanicës pret Norën,
Përcjellë vet' Xhevë Lladrovcin, dëshmorën.
Bukë e krip kishte për trimat në sofër,
Nëna përcjellte e priste aty n' votër.

Nëna, Kosovës i përkundi lirin n'djep,
Lokëmadhja e Dushkajës armikun pret !
Me dy bomba n' dorë në oborrin e vet !
Me nënën e saj që kishte njëqindë vjet !




LUAN HARADINAJ

Tash e sa vjet po i kaloj malet,
Zemra për liri kurrë s'më ndalet.
Dalë e ju pres, ju pres në kufi
Zemra ime vlla, këtu të pret ti.

Atje n' male po të pret Luani,
Kalun vite s'të ka pa Gllogjani.
Dikur ike vëlla, shkove vetë,
Tani po kthehesh me njëqind vetë !

Kush po ju hedhë përtej kufirit ?
E vet bie nën hijen e blirit !
Aty ku kam rënë mos me lerë,
N'dorë t' shkaut trupi t'mos më bjerë.

Në kufirin Shqiptaro-Shqiptarë,
Ku Kosovë-Shqipri ishte ndarë !
Ramushi mbi supe po bart vëllan,
Gjallë e vdekur si një me u kan !

Deshmorë në kufi, ku kam rënë
Amanetin vëlla mos me lënë
Si një dhemballë shkulë at' kufi
T'mos ndaj kurrë Kosovë-Shqipëri.

Raif Gashi : Fjalët mbesin gjallë


Raif Gashi
u lind në fshatin Meshinë, Malësija e Gallapit të Dardanës, më 20 mars 1961.
Shkollën fillore e kreu në Meshinë dhe Tuxhec, ndërsa të mesmen në Dardanë.
Studioi në Univerzitetin e Prishtinës, por studimet iu ndërprenë në vitin 1981, ngase u burgos dhe u dënua për veprimtari në lëvizjen studentore.

Ka botuar librat:


“Çiltërsia prej qelqit “ 2005,
“Mollë e egër” 2008,
“Ecje nëpër etje” 2010,
“Stinët e përziera” 2010,
“Hija e trishtë” 2011,
“As ëndërr as jetë” 2012.


Jeton dhe punon në MPB Prishtinë.


Njeriu në jetë ka kuptimin e vet vetëm kur prapa len emrin e vet dhe arsyen e kohës së kaluar, atëherë kur të sotmes dhe të ardhmes i ndihmon me sadopak ndritësi.

Pra jeta e detyroi shkrimtarin e mirënjohur shqiptar Raif Gashin nga Prishtina të respektoj e të dëgjoj me ëndje të parët tanë, dhe të marr diçka nga jeta e tyre, aq sa i njohi dhe i kuptoi traditat,etnologjinë,kulturën e popullit tonë.

Për Raifin anegdotat e ndryshme ishin një thesar i pashterur diturie e urtësie të kohës së tyre, që lanë vlera edhe për gjeneratat e sotme dhe të ardhme.

Anekdotat e dëgjuara, ngjarjet e përjetuara, pleqësitë e kohës e motit ( gjithmonë me zgjidhje të drejtë ), fjalë me rrethe e fille të fshehura të vendit të tijë , i cili u përpoq t’i tubojë, shkruaj me kujdes, e t’ ua jap formën letrare, gjithnjë pa i dëmtuar në burim dhe origjinalitet të tyre.

Shkrimtari Raif Gashi është përpjekur të shkruaj ashtu si ishin ngjarjet, dhe si i dëgjojë vetë duke e shkruar edhe emrin e personit që e ka treguar dhe vendin.

Me këtë përmbledhje modeste të këtyre shkrimeve ai lexuesve shqiptar ju tregojë se Gallapi pati origjinalitetin e vet, pati oda burrash me burra të pushkës, punës, urtësisë dhe pleqësisë.

Edhe më herët dhe nga shumëkush është vjelur kjo trevë por gjithmonë duke mos iu treguar burimi i drejtë.

“Fjalët mbesin gjallë”, kjo përmbledhje e tregimeve, ngjarjeve të ndodhura e të shkruara dhe anekdotave ka vetëm një qëllim të autorit: që të tregoj se ata që i treguan dhe i bën janë në mesin tonë me fjalët dhe veprat e tyre.

Pra le të jetë ky libër si një dhuratë për: Hamdi Rafunën, Hamdi Vakun, Zit Poliqkën,Mehmet Tyxhecin-Çallokun, Rexhep Sfircën, Latif Sfircën, Hysen Gashin, Avdil Klaiqin- daja Avd, Idriz Shahiqin, Rifat Gjyrishecin e shumë të tjerë, nga të cilët sot kemi dhe ruajmë vetëm kujtimet e tyre të mira.













Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...