Virusi i Nilit perëndimor është një antar i kompleksit antigjenik të encefalitit Japonez i gjinisë Flavivirus të familjes Flaviviridae (Z. Hubalek and bp 1999).
Virusi për herë të parë është izoluar nga gjaku i një gruaje me ethe në Distriktin e Nilit perëndimor në Uganda në vitin 1937 (Smithburn and bp 1940) dhe më pastaj është izoluar nga pacientë, zogj dhe mushkonja në Egjypt në fillim të viteve 1950. Më vonë ai është evidentuar dhe në shumë vënde të tjera të botës. Në vendin tonë për herë të parë ai është evidentuar serologjikisht në vitin 1958 (Z.Hubalek and bp1999), nga studjues Çekë me testin e seroneutralizimit. Që nga ai vit, në vendin tonë, nuk është kryer më asnjë studim as në njerëz dhe për më tepër në kafshë si rezervuarë të tij. Kohët e fundit, edhe si pasojë e ngrohjes globale, ky infeksion po përhapet gjithnjë e më tepër në vënde të ndryshme të botës. Tashmë së fundmi ai është evidentuar në fqinjin tonë Greqi, Itali, Rumani dhe në shtete të tjera si Amerike, ai ka filluar të bëhet mjaft aktiv duke shkaktuar dhjetra të vdekur. Prezenca në vëndet fqinje, me përhapje në kafshë dhe infeksion në njerëz përbën një rrezik potencial për rifutjen e shtameve patogjenë dhe në vendin tonë.
Në vazhdim të qëllimit për të evidentuar prezencën ose mungesën e këtij infeksioni ne ndërmorëm studimin përkatës duke kontrolluar me serollogji serume kuajsh dhe shpendësh nga zonat e paraqitura më poshtë:
:
Nr. Rendor | Rrethi | Specia | Krere gjithsejt | Krerë analizuar | Pozitive | % Pozitivitetit |
1 | Tiranë | Kuaj |
78
|
78
|
4
|
5.1%
|
2 | Librazhd | Kuaj |
8
|
8
|
1
|
12.5%
|
3 | Kavajë | Kuaj |
35
|
35
|
10
|
28.5%
|
4 | Tepelenë | Kuaj |
34
|
34
|
-
|
-
|
5 | Lushnjë | Kuaj |
47
|
47
|
22
|
46.8%
|
6 | Fier | Kuaj |
25
|
25
|
11
|
44%
|
6 | Gjirokastër | Kuaj |
22
|
22
|
-
|
-
|
7 | Lezhë | Kuaj |
40
|
40
|
5
|
12.5%
|
8 | Shkodër | Kuaj |
10
|
10
|
-
|
-
|
9 | Ersekë | Kuaj |
10
|
10
|
-
|
-
|
10 | Durrës | Kuaj |
29
|
29
|
1
|
3.4%
|
Totali |
338
|
338
|
54
|
15.9%
|
Të dhënat e mësipërme janë rezultatet e para serollogjike që mbas vitit 1958 kur u studjua për herë të parë në vendin tonë prezenca e këtij infeksioni në njerëz.. Si paraqitet dhe më lartë, ndërsa zgjedhja e rretheve është bërë në mënyrë rutinore, zgjedhja e specieve të paraqitura nuk është e rastësishme. Këto specie janë rezervuarë të virusit dhe shërbejnë si burim për ushqimin e vektorit përkatës, ku nga këto specie , mushkonja vector-Culex pipiens, thithin jo vetëm gjakun por edhe virusin në të. Në të njëjtën kohë, në rastin kur vetë vektori është i infektuar dhe specia rezervuar jo i infektuar, mushkonja injekton tek bujtësi virusin e Nilit perëndimor.
Si paraqitet dhe në tabelat përkatëse, ne në kuaj kemi patur pozitivitet i cili është i ndryshëm në rrethe të ndryshme të vendit. Ky pozitivitet luhatet nga zero në rrethet e Ersekës, Gjirokastrës, Shkodrës, Tepelenës, deri në shifrat më të larta të tij të vrejtura në rrethin e Lushnjës me një pozitivitet maksimal deri 46.8% dhe pasohet nga Fieri me 44% e mandej Kavaja me 28.5%
Këto të dhëna mbi pozitivitetin në kafshë janë të parat që mbas 53 vjetësh. Prania e pozitivitetit flet se ky infeksion qarkullon në vendin tonë. Ay luhatet në përqindje të ndryshme në zona të ndryshme të vendit, por ajo që është e përbashkët për këto zona është se ato janë të gjitha në ultësirën e vendit tonë. Këto zona në përgjithësi janë zona me lagështi dhe me kushte të përshtatshme për mbijetesën dhe shtimin e vektorit përgjegjës për përhapjen e infeksionit. Në këto zona, prezenca e ujrave që qëndrojnë gjatë, moçaleve, kanaleve me ujë të pistë etj, janë kushte favorizuese për jetesën dhe shtimin e mushkonjave.
Krahas kësaj, në këto zona, temperatura mesatare vjetor, një tjetër faktor i rëndësishëm i mbijetesës së vektorit, është rreth 11º C në muajin e Dhjetor-Shkurtit ose dhe ndoshta më e lartë, tashmë në kuadrin e ngrohjes globale. Në zonat e tjera, kur kjo temperaturë mesatare është shumë e ulët në muajt Dhjetor-Shkurt, mundësia e mbijetesës së larvave të mushkonjave është e ulët dhe për pasojë niveli i mushkonjave në periudhën e pikut të aktivitetit të tyre tyre është e ulët. Kjo mendojmë ne pasqyrohet në rezultatin negative në serollogji. Nga ky rregull bën përjashtim rrethi i Librazhdit , i cili megjithëse njifet për një periudhë të ftoftë në muajt e dimrit, prapë se prapë kemi rezultat pozitiv. Mendojmë se lumi i Shkumbinit ndoshta ndikon pozitivisht në këtë temperaturë. Po kështu dhe prezenca e tij në zonën e Zall Bastarit Tiranë mbetet për tu vlerësuar më tej.
Si paraqitet nga tabela, edhe brënda kësaj zone ku shtrihen vatrat me pozitivitet, niveli i tyre nga njera zonë në tjetrën është e ndryshme. Kjo për mendimin tonë është e lidhur edhe me kushtet e ndryshme ambientale që ato ofrojnë për mbijetesën e vektorit. Përsa i përket shpendëve, nga kontrollet e bëra deri tani, ne nuk kemi vrejtur pozitivitet. Është për tu theksuar se verifikimi i këtij rezultati u bë në qendrën e referencës së OIE, për Nilin perëndimor, në Gjermani Instituti Friedrich Loefler (Prof. Martin GROSCHUP). Kontrollet e mëvonshme do të na japin natyrisht një pasqyrë edhe më të qartë. Për vazhdimësinë e këtij studimi ne kërkojmë dhe mbështetjen e biznesit veterinar, ku mbi bazëen e një projekti përkatës, transparent dhe gjithëpërfshirës të mundjësojmë zgjidhjen e disa momenteve epidemiologjike të rëndësishme për këtë infeksion.
Të dhënat e mësipërme flasin qartë për prezencën e këtij infeksioni në vendin tonë. Ajo që është për të ardhur keq është fakti, se vazhdimësia e këtij studimi nuk u mbështet me mjete financiare për njofjen e e situatës totale në vendin tonë. Gjithsesi në kuadër të një klime të ngrohtë që arrin deri në rreth 38 gradë dhe kur abudanca e transmetuesve të këtij virusi(mushkonjave ) në këtë periudhë është jashtëzakonisht e madhe dhe kur në shtetet tona fqinj ky infeksin po përhapet gjithnjë e më tepër, është detyrë e shërbimit veterinar dhe atij human që të mbajnë nën kontroll situatën e pidemiologjike në kafshë dhe në njerëz. Disa masa si këto që po përmëndim më poshte, ndikojnë disi në uljen e rrezikshmërisë, por jo totale të infektimit.
Kështu më së pari është domosdoshmeri që në afërsi të banesave të bëhet eliminimi i vëndeve të përshtatshme të mbajtjes dhe zhvillimit të mushkonjave specifike si: pellgjet me ujë, rrjedhjet e ujit nga rubinetat, gomat e vjetra të makinave etj, të cilat shërbejnë si vend zhvillimi i mushkonjave specifike (shif më lartë) për këtë infeksion.
Kjo gjë duhet bërë me urgjencë me qëllim që të luftohet sa të jetë e mundur burimi i infeksionit e sidomo në kushtet klimatike të këtij viti. Po kështu theksojmë se eliminimi i gomave të vjetra të cilat janë gjithashtu vend ideal i qëndrimit dhe zhvillimit të mushkonjave, të cilat janë të shpërndara gjithandej dhe pa kriter, është domosdoshmëri. Masë tjetër e rëndësishme është që si njerzit dhe kafshët, në veçanti kuajt, të mos futen në vatrat natyrore të mushkonjave dhe sidomos në pikun e aktivitetit të këtyre transmetuesve. Megjithëse studimi i këtyre vatrave ende nuk është përcaktuar mirë mendoj se është detyrë e rendësishme imediate dhe parësore e shërbimit veterinar për ta bërë këtë gjë. Aktualisht vatra të tilla natyrore janë: vëndet e ulta bregdetare, në afërsi të pellgjeve me ujra të ndenjura, moçaleve, kanaleve vadites, lumenjve me rrjedhje të ngadaltë, apo zonava të veçanta të tyre etj.
Masë tjetër është përdorimi i mundshëm i insekticideve në orët e caktuara ku aktiviteti i këtyre mushkonjave është maksimal dhe sidomos në rastet kur është e domodoshme që të hyhet në vatrat natyrore të mushkonjave. Në këtë rast përdorimi i sprajeve antimushkonjë si për kafshët dhe për njerzit është një metodë mjaft efikase dhe rezultative.
Në çdo rast dyshimi për prezencën e këtij infeksioni është mirë që të drejtoheni menjëherë tek mjeku veteriner për të njohur statusin e kafshës së dyshuar e sidomos kuajt. Po kështu dhe njerzit, te cilët vrejnë shënja jo të zakonshme të statusit të tyre apo të afërmëve të tyre dhe sidomos kur banojnë në zonat afër rajoneve ku ai është evidentuar, duhet gjithashtu të drejtohen menjëherë tek mjeku përkatës me qëllim për ti paraprirë përhapjes së më tejshme të tij dhe rëndimit të sëmundjes në njerëz.
Një invadim i vërtetë i mizave ndodhi të mërkurën më dt. 1 maj 2013 në Sarajevë, ku banorët e lagjeve Dobrinja dhe Grbavica u detyruan që - edhe pse ishte tepër nxehtë - të mbyllnin dritaret e banesave të tyre, përderisa shumë banorë të kryeqytetit boshnjak u ankuan se mizat u hynin në vesh e sy.
Mediat boshnjak raportuan se me miliona miza mbuluan gjithë qiellin në shumë pjesë të Sarajevës. Miza kishte aq shumë saqë dukej sikur binte shi apo borë.
Në të vërtetë, në ditën e parë të majit mizat e mbuluan gjithë qytetin, duke shkaktuar panik tek banorët e tij. Kohë më parë një dukuri e tillë u regjistrua edhe në qytetet serbe Nish dhe Beograd, e para disa ditëve dhe në Kralevë.
Besohet se mizat u shfaqën në numër kaq të madh për shkak të temperaturave të larta, të cilat e tejkalojnë mesataren për këtë periudhë të vitit. Sipas ekspertëve, ky është një fenomen natyror, sepse brenda vetëm pak ditëve përnjëherë u lindën tri apo katër gjenerata të mizave.
http://www.pravda.rs/2013/05/02/invazija-musica-i-u-sarajevu/?lng=lat
Insektet kanë sulmuar edhe disa qytete serbe si Beogradin,Kraleven ,Nishin.Invazioni pritet edhe në disa vende tjera në regjionë(Malin e Zi, Republikën e Kosovës,Republikën e Maqedoninë,Republikën e Shqipërie .Kroacinë etj) fenomen ky natyrori i cili parandalohet me insekticide.
Preparati i cili preferohet të përdoret është insekticidi italian Foval CE,theksojnë ekspertët shëndetësor në rajon.
Lexoni edhe këtë info:
http://www.pressonline.rs/info/politika/28833/farma-muva-u-beogradu.html
http://translate.google.com/translate?hl=en&sl=sr&u=http://www.pressonline.rs/info/politika/28833/farma-muva-u-beogradu.html&prev=/search%3Fq%3DMUVE%2BU%2BSRBIJI%26hl%3Den%26biw%3D1600%26bih%3D799
http://www.b92.net/zdravlje/vesti.php?yyyy=2013&mm=05&nav_id=710583
Me motin e mire këto ditë do të fillojë edhe invazioni I mushkonjave, dhe bashkë me këtë edhe për shumë sëmundje të transmetueshme, si ethet tropikale, ethet e verdha, Virusi i Nilit, ethet çikungunja etj.
Ekspertët shëndetësor janë dakord se ngrohjet ajo globale, tropikale, migracioni et, sjellin i sëmundje infective në vendit tonë që ishin deri tash të panjohura në këtë rajon.
Ata gjithashtu thonë se disa sëmurje të vjetra infective që kanë qenë zhdukur në rajonin e Evropës ,si fjala vjen malarja është rrezik që të përhapët në rajon.
Koordinatori i sëmundjeve vektoriale dhe zoonozave në Institutin e Shëndetit Publik të Serbisë "Jovanovic Dr Millan - Batut" Prof.Dr Bojan Grgiç , i tha gazetarëve se vitin e kaluar për herë të parë në Serbi është regjistruar virusi West Nil, por ekziston rreziku që të paraqitën edhe ethet tropikale , ethet çikungunja të cilat janë regjistruar rajon.
Ai theksoi se mbikëqyrja në lidhje me virusin e Nilit Perëndimor, kryhen këtë vit në popullatën njerëzore, duke u angazhuar në mbikqyrje dhe objekteve veterinare. Mushkonjat, thotë ai, janë insektet më thumbues (sidomos mushkonjat e kuajve ),që transmetojnë infeksionin tek kujat të cilët duhet monitoruar në një zonë të caktuar ngase mund të ndodhë që virusi mund të jetë në qarkullim.
Grgic shpjegon se ethet e Nilit Perëndimor, I karakterizuar si infeksion( zakonisht) pa simptoma, sëmurje e lehtë (jo-specifike) që askush nuk do të kishte menduar se kjo është sëmundje ekzotike, një formë e rëndë e sëmundjes në formën e meningjit ose encefalit, i cili kërkon trajtim në spital.
Virusi West Nil ethe diagnostifikuar vitin e kaluar në korrik të vitit 2012 ,ku prej tyre kemi diagnostifikuar 71 pacientë më këtë infeksion.
"Nga këto, rreth 75 përqind e pacientëve të cilët janë raportuar në territorin e Beogradit, rreth 25 % ishin në jug të Banatit si dhe Sremit. Këto ishin zonat e prekura nga infeksioni I Virusit West Nil , "tha Dr Grgiç.
Duke folur për sëmundje të tjera që mund të transmetohen nga mushkonja, ai tha se ethet tropikale dhe ethet çikungunja nuk janë regjistruar në Serbi. Ethet tropikale janë regjistruar në Kroaci dhe Francë, ndërsa ethet çikungunja janë regjistruar në në Itali.Ai sugjeron që infekcionet mund të ndodhin edhe në Rajon.
Drejtori i Klinikës për Sëmundjet Infektive dhe Tropikal, Profesor dr. Dragan Deliç theksoi se sëmundjet infektive janë vetëm çështje kohe para se ato të shfaqen. Ai thotë se virusi i Nilit Perëndimor I cili u zbuluar vitin e kaluar në Serbi , nuk do të thotë se nuk ka qenë edhe më më pare ky virus present në Serbi.
"Ata kanë krijuar kushte të caktuara për ndodhjen e infeksioneve në popullsinë tonë, të tillë si zogjtë migratorë, mushkonjat që transmetojnë infeksionin nga shpendët tek njerëzit …duke ditur se është zvogluar imuniteti I popullësisë ", thotë Deliç .
Ai vuri në dukje se vetëm në krijimin viti i fundit i virusit të Nilit Perëndimor janë trajtuar 58 pacientë, dhjetë pacientë vdiqën, dhe ata ishin kryesisht pacientët të moshuar me disa sëmundje kronike.
Prof .Delic thotë se është realiste të presësh shfaqjen e infeksioneve të transmetueshme përmes kafshimit të rriqnave që janë prezente në Kroaci , Slloveni,Serbi,Kosovë të regjistruara si encefalite, dhe testet janë pozitive për këtë sëmurje të rriqrave edhe në serbi gjatë këtij viti.. Ai paralajmëroi se ndryshimi i klimës, rritja e temperaturave favorizojnë migrimin e vektorëve të caktuara të infeksionit, sidomos mushkonjave dhe se sëmundjet infektive të reja të ndodhin në këtë rajon,…dhe mund të ndodhë që të kemi edhe malrjen ,sëmurje kjo infective e zhdukur moti nga trevat tona.
Dr Grgiç thotë se njerëzit duhet të shmangin qendrimin jashtë , të paktën deri sa të bëhët spërkatja me insecticide , për t’ju shmangur periudhës së inkubimit të mushkonjave të cilat të pickojnë , herët në mengjës ose në muzg.
"Nëse ne duhet të qendrojmë jashtë shtëpisë,atëherë medoemos duhet të veshim veshje të përshtatshme dhe kështu të mbrojtur veten. Ajo nuk duhet të jetë më mëngë të shkurtëra …,
Shtëpitë mund të mbrohet nga mushkonjat duke vendosur një rrjetë në dritare, si dhe të bëhët spërkatja e hapësirave të brendshme dhe të jashtme me insecticide duke zvogluar numrin e mushkonjave në atë zone.
"Uji në kontenierë që e mbajmë duhet të ndrrohet , sepse uji i ndenjur është përshtatshëm për shtimin e mushkonjave . Këto janë gjëra që ne vetë mund të bëjmë “thotë prof.Deliç.
Në Greqi 1 i vdekur nga virusi i Nilit ,në ShBA 41 të vdekur kurse në viti 2010 kanë qenë 410 të mjekuar në BE nga West Nile.
http://www.kurir-info.rs/komarci-zarazili-43-osobe-clanak-395890
http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Virus-zapadnog-Nila-odnosi-nove-zrtve.sr.html
http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Dulovic-Zarazena-21-osoba-nema-razloga-za-paniku.sr.html
http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Nema-epidemije-virusa-zapadnog-Nila.sr.html
http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Dulovic-Zarazena-21-osoba-nema-razloga-za-paniku.sr.html
http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Na-bolnickom-lecenju-20-zarazenih-virusom-zapadnog-Nila.sr.html
Lexoni:
http://www.ndhan.gov/data/translation/West%20Nile%20Virus-Bosnian.pdf
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=8PWQ2r5gCcc
Çfarë është virusi i Nilit...?
U mesuam me alarme virusesh, si i pulave,i Spanjes ose i derrave,me ethet hemoragjike,me koleren e shume shtame te tjera.Tashti ne skene na doli virusi i Nilit.
A mos valle edhe ky eshte nje shtam virusi i prodhuar ne laboratoret e kompanive farmaceutike,te cilat ndoshta nuk arriten fitimet e mundeshme me gripin e derrit..?.Megjithate ne duhet te jemi te kujdesshem dhe duhet te mesojme edhe per te dicka me teper.
Pak historik.
Virusi Nilit , është shfaqur në vitin 1937, përhapet nga mushkonjat tek njerëzit dhe jo nga njeriu tek njeriu. Rastet e para janë zbuluar në dhe rastet e para janë zbuluar ne Ugandë.
Virusi i Nilit transportohet nga zogjtë dhe transmetohet gjithnjë nga njeriu tek njeriu, vetëm nëpërmjet pickimit nga mushkonjat e infektuara.
Rastet lidhen me rritjen e madhe të temperaturave si dhe numrin e madh të mushkonjave. 20% e të infektuarve shfaqin shenja të gripit të zakonshëm si temperaturë dhe dhimbje muskujsh, ndërsa 80% nuk shfaqin asnjë simptomë.
Por ky virus është i rrezikshëm sidomos për grupmoshat mbi 60 vjeç, për arsye se në 1 përqind të rasteve shfaqen simptoma neurologjike të rënda si meningjit, encefalit ose infeksione të tjera me frekuencë të lartë dëmtimesh neurologjike.
Epidemi të virusit të Nilit Perëndimor janë shfaqur qysh prej vitit 1996 në vendet e BE-së dhe SHBA, ndërsa është hera e parë që sëmundja shfaqet në Greqi.
Simptomat
Simptomat e virusit të Nilit janë të ngjashme me gripin por në shumicën e rasteve nuk shfaq asnjë shenjë.Shfaqja e këtij virusi në Europë, duhet t’u tërheqë vëmendjen cdo qytetari që të jenë të kujdesshëm e të mos neglizhojnë simptomat e para.
Ne se ai lihet si nje rrufe e zakoneshme, në një stad më të avancuar virusi mund të hyjë direkt në sistemin nervor duke ndikuar në tru dhe shtyllën kurrizore. Por ka edhe raste kur virusi nuk shfaq simptoma dhe atëherë është më i rrezikshëm.
Nëse goditja në tru vazhdon, atëherë pacienti mund të humbë kujtesën dhe shfaq vështirësi në të folur. Ndërsa nëse sëmundja nuk trajtohet, atëherë ajo shkakton bllokim të frymëmarrjes deri në gjendje kome. Ndërkohë ajo çka e bënë shumë problematike situatën është fakti se ky virus nuk ka një mjekim të veçantë.
Duhet të dini se as vaksinë nuk ekziston kundra këtij virusi, madje as mjekimin nuk e ka specifik ndaj dhe e bën virusin disi problematik.Ne vendin tonë ende nuk është shfaqur por kujdesi duhet të jetë maksimal.
Si të mbrohemi nga virusi i Nilit?
Të paktën disa veta kanë vdekur në Ballkan nga virusi i Nilit perëndimor, nga ta një në Kosovë
Prishtinë: "Viktima e parë në Kosovë është një person nga Drenasi që ka vdekur më 14 shtator 2012 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Rezultatet e analizave kanë përfunduar dje dhe kanë konfirmuar se shkak i vdekjes është virusi i Nilit perëndimor", ka një vit më parë deklaruar dr. Faik Hoti Zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.
Sipas epidemiologut Naser Ramadani pacientja N. H ishte hospitalizuar më 6 shtator 2012 në Klinikën Infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe e njejta është e transferuar nga Klinika e Neurologjisë me gjendje të rëndë klinike, pa vetëdije, tahikardike, temperaturë 38.4 C, e intoksikuar.
Dr. Teuta Doda-Ejupi bëri të ditur se në Klinikën Infektive nuk ka raste tjera të dyshimta të raportuara.
Çka është virusi i Nilit dhe si përhapet ai?
Virusi i Nilit Perëndimor përcillet nëpërmjet thumbimit të mushkonjës së infektuar, e jo nga njeriu në njeri, shpjegojnë mjekët kosovarë. Sipas tyre ethet e Nilit Perëndimor zhvillohen në 20 për qind të njerëzve të infektuar me VNP.
Simptomat përfshijnë temperaturë, dhembje koke, lodhje, dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas herë skuqje të lëkurës dhe enjtje të gjëndrrave limfatike.
Simpromat e sëmundjeve të rënda ( të quajtura edhe sëmundje neuro-invazive si encefaliti i Nilit Perëndimor ose Poliemieliti i Nilit Perëndimor) përfshijnë: dhembje koke, temperaturë, shtrëngim në qafë, shtangie, dezoirientim, komë, dridhje, kovulzione, dobësim të muskujve dhe paralizë.
Sëmundja mund të shfaqet tek njerëzit e secilës moshë, mirëpo njerëzit mbi moshën 50 vjeçare dhe personat me imunitet të zbehur (p.sh. pacientët me transplantime) janë në rrezik të madh që të sëmuren rëndë pas infektimit me VNP. Periudha e inkubacionit është prej 3-14 ditë.
Si të mbrohemi?
• Zvogëlimi i rrezikut ndaj bartjes përmes mushkonjave;
• Parandalimi i bartjes duke u siguruar ndaj pickimit të mushkonjave me përdorimin e rrjetave, repetentëve;
• Përdorimi i rrobave të lehta me mëngë të gjata dhe shmangien e aktiviteteve të jashtëm në kohën e pickimit;
• Përdorimi i dorëzave dhe mjeteve të tjera gjatë trajtimit të kafshëve të sëmura apo indeve të tyre gjatë therjes, zvogëlimi i bartjes së virusit prej kafshëve në njerëz;
• Zvogëlimi i rrezikut përmes transfuzionit të gjakut dhe transplantimit të organeve, etj.
Flori Bruqi