2013-05-04

Sarejeva, ose "Cudirat" e vendit te Kusturices


Sarejeva, ose "Cudirat" e vendit te Kusturices



Te 400.000 banoret e Sarajeves tashme e kane humbur shpresen. Kuptohet, ate te jetes me te mire, sepse per sa i perket besimit te nderkombetaret, qe baresin ne qytet me makina te mira dhe kuptohet se 'i dine te gjitha', ai ka fluturuar prej kohesh. Sarejevasit u duket me te drejte se jetojne tani - ditet e tyre te pasjetes. Fatmiresisht- u eshte prere racioni serb prej 4000 predhash, qe nuk u mungonte as edhe nje dite te vetme. Sot, boshnjaket, kryesisht te papune, me nje politike kaotike dhe pa autoritet dhe me nje apel te perhershem te nderkombetaret, njesoj si kosovaret - e shikojne Evropen gjithmone e me larg. Sikur te mos mjaftoje kjo, qyteti eshte i rrethuar me paradokse, para te cilave arti i Kusturices nuk te ben me 'asnje pershtypje'. E tille eshte Sarajeva, qyteti ku autoriteti i xhamise, kishave katolike dhe ortodokse-por dhe sinagoges behet ne vetem 50 metra larg njera-tjetres...

Nga Sarajeva- Ben Andoni*



"Ko se jednom napije vode sa Bass-charshije iz Sarejeva taj nikada otichi neumije" (Kush pi uje ne Bass-Carshi, ai kurre nuk harrohet nga Sarejeva). Dhe vertete, ne kete vape, Cezmes se famshme te Xhamise se qytetit te luftes nuk mund t'i shpetosh. Profecia permbushet kur t'i mberrin serish ne kete vend. Por, grija e Sarajeves, qytetit qe ndolli Luften e Pare Boterore, ka mbetur e njejte mbase dhe me kete te qershorit 2005. Me sa duket, do te mbese edhe me tej, sepse i tille eshte mentaliteti i tyre: I hirnosur nga pasiguria. Ata nuk i zene me bese askujt: Zotit, te huajve te shumte dhe me shume te ardhmes se tyre te trishte. Kjo eshte arsyeja qe duket se nuk pitetine, ndersa ia kane leshuar veten ne dore - fatit te tyre. Ne fakt, e tille eshte Sarejeva, fataliste per gjate te gjithe ekzistences se saj, qe duhet kujtuar se ka qene e ndryshme. Nje vend i nderuar nen Osmanet; me vone nje Zonje e bukur, ngaqe ishte nje nga seksionet e Monarkise Habsburge; dhe me vone vendi i qejfit te paane ne kohen e Titos. Pasardhesit e te cilit i dhane qytetit dhe Lojerat Olimpike Dimerore, momentit kulmor te shkelqimit te qytetit, ne shekullin e XX.


Si per te gjithe ballkanasit, edhe per shqiptaret, njohja e Sarajeves nuk perben me ndonje cudi. Kane udhetuar drejt saj shume e shume delegacione, ndersa gjurmet e luftes nga koha po harrohen dhe po fshihen dalngadale. Ne kokat e gjithe gadishulloreve, tashme, Sarajeva po i rikthehet imazhit te shkuar te paqes dhe njerezve, te cilet dine te gezojne jeten si vete ata. Perballe kesaj pershtypje disi cinike, ata mbeten te lodhur nga pyetjet e stergjata per luften, por me shume nga menyra se si i shikojne te tjeret. "Sada zzelimo samo da zzivimo mirno" (Tani duam vetem te jetojme te qete), me thote nje shites 45-vjecar, ne nje merkate ushqimore, qe punon dite e nate. Keshtu edhe i ka vene emrin merkates "Dan i Noc" ne gjuhen e tyre, qe ata e quajne boshnjakisht. Realisht boshnjakishtja ndryshon fare pak me serbishten, malazezishten dhe kroatishten, disi pak me shume me maqedonishten dhe pak me shume me sllovenishten. Por, keta njerez, qe tashme i ka harruar koha bashke me historine, masturbojne me mendjet e tyre, teksa per cdo dialekt japin versionin e tyre te gjuhes. Me pak fjale, ata qe njohin serbishten ne Gadishull, tani mund te quhen poliglote?!

Paradoksi per te mberritur ne Sarajeve

Te gjitha keto gjera disi i kemi ditur pa ardhur ne Sarejeve dhe ashtu sic e mendojme, ketu gjerat nuk kane ndryshuar: Kuptohet, pervec cudirave. E para prej tyre eshte menyra per te arritur ne kete tip "Disney Land". Gjate kohes qe perballem me Carinen (Doganen) boshnjake ne aeroport eshte edhe momenti i pare qe 'dyshoj' per artin e vertete te Emir Kusturices. Personazhet dhe ngjarjet e tij, edhe pa abstraguar, i ke kudo. Ndersa veprimet e boshnjakeve u ngjajne si dy pika uji- personazheve te Kusturices. Sikur te mos mjaftoje kjo, nga Tirana kemi ndjekur nje rruge te stergjate per te arritur Sarajeven. Kjo, sepse zyrtaret e dy vendeve tona- e kane kohen te cmueshme per t'u marre me lehtesimin e regjimit te vizave tona dhe merren me strategjira kontinentale. Per te qene te sinqerte, zyrtaret shqiptare kane liberalizuar vizat kete sezon vere per boshnjaket. Kete element e kujtoj ne mesnaten e nje dite te gjate vere, kur nje oficer boshnjak merret shume me teper sesa duhet- me pasaportat tona. Ka detyren e thjeshte, qe kundrejt 50 Eurove- te vendose nje vize, por, ai me veprime guaku na e shet shume shtrenjte, punen e tij. Iken, vjen... nderron muhabet me oficeret e tjere, qe nga emrat i shikoj dy syresh si serbe, dhe kaq. Ashtu si ne, pret dhe nje zyrtar bullgar, per te cilin kerkojne nje akord ne mesnate nga nje prej ministrive te tyre?!



Shikojme njeri-tjetrin dhe nderrojme muhabetet e mesnates, ndersa oficeri perseri buzeqesh, vjen, rivjen, pershendet, ripershendet dhe iken. Ora kalon mesnaten, por ai mbetet stoik ne budallallekun e tij burokratik. Te vjen te bertasesh, sepse para teje kalojne pa problem serbet, per te cilet nuk ka vize ne Sarejeve dhe kroatet, dikur ish-armiq te betuar. Por, per shqiptaret duhet patjeter nje vize e shtrenjte, qe zyrtaret e vendosin pas nje rituali breshkor... Per te qene te sinqerte, situata nuk ka qene me e lehte edhe ne Shqiperi. Ne Tirane, qindra kilometra larg, na eshte dashur qe t'u mbushim mendjen dhe zyrtareve tane te Ministrise se Jashtme dhe nje nga drejtorite e tyre, me ne fund, na ka pajisur me nje leter per te kaluar kufirin. Koha eshte hic per boshnjaket, qe duket se u ngjajne shume shqiptareve ne zvarritje. Filloj t'i bej nje check out me sy aeroportit. Ka ndryshuar shume pas pese viteve, me sa duket, pervec njerezve. Na mungon vetem nje tavell qe te luajme me rojet. Shikoj se boshnjaket, ashtu si ne, u duhen ende dyzina vitesh qe te ndryshojne. Ashtu si dhe roja i ngeshem, i cili me ben nje muhabet absurd ne mesnate, me teme asgjene... E pyes per shpaten ne stemen e Federates. "Ne znam nissta"... dhe ma ben me dore: Euuuuu-ku merret vesh. Ne fund fare, kur me vjen radha - zoteria cohet dhe njehere dhe iken. Me ben me sy dhe me thote pak a shume me sy: Varja! Prite kaq- prit dhe pak. Rituali mbaron, teksa shikoj pastruesin qe dremit te Pritja. Perfundimisht jam i lire ne token e Federates se boshnjakeve, serbeve dhe kroateve, vetem kur thith ajrin e Agimit. Per shqiptaret- kalvari nuk mbaron ketu. Disa dhjetera kilometra me tej, nje kolegu im nga Kosova vuan nje absurd tjeter. Ne kufirin e Republikes Srpska, nje oficer i kufirit veshur me uniforme paramilitare i kerkon pasaporten e vjeter te Federates, dhe nuk i hyn ne sy fare viza e Federates se tij boshnjake?! Kuptohet se kur merr racionin- i leshon, por... Pak kilometra me tutje, oficeri i Federates i lajmeron se eshte rruga e prishur dhe u jep nje variant kalimi nga nje rruge tjeter, ku familja e nje serbi ka vendosur nje si bicim trau, ku ai ben nje check-out vete. "Shta da radimo onda", (Cfare te bejme atehere), e pyesin kosovaret. "Provojeni, mbase behet dicka" (dhe ferkon dy gishtat e medhenj me njeri-tjetrin)... Kur mberrijne ne oren 05.00- Serbi eshte ne gjume dhe kosovaret e zgjidhin vete rrugen. Pak ore me vone, ne paraditen e pare te nje seminari per Kodin Etik ne gazetari ne Institutin e Medias-te pergjumur, i tregojme njeri-tjetrit paradokset dhe kete vend, qe eshte me teper se i cuditshem... "Katran, jemi dhe ne. Pse cuditesh", me thote nje nga shqiptaret pjesemarres...



Ne Sarejeven e dikurshme

Pershtypjet e para kane kaluar te tilla, ndersa tashme te duhet te merresh pak me qytetin. Vertete nuk ka me xhama te thyer dhe ankth lufte, por vende-vende Sarajeva eshte e njejte. Jane meremetuar dy qiellgervishtesit e kohes se Titos, qe vendasit i quanin me te qeshur Momo dhe Yzeir (reference e dy partizaneve serbe e myslimane), ndersa eshte lene njesoj i granatuar dhe ne skelet- Pallati i Parlamentit perballe tyre. Ai i ngjan nje kafshe ogurzeze per qytetin. Per te qene realiste, kane ndryshuar pamjet e pallateve kur vjen ne qytet, ndersa studio te njohura firma makinash, qe reklamojne prodhimet e tyre, te mirepresin ne hyrje te Sarejeves. "Kush blen kaq shume makina?". "Nje dreq e merr vesh. Ata qe nuk punojne...", me thote nje shofer taksie. Ende boshnjaket jane shume te dhene pas idese qe te tregojne vuajtjen, por kur duan ata dhe jo kur i pyet ti. Gjithsesi kane shume respekt per gazetaret, packa se media e tyre, ashtu si ne Shqiperi dhe gjetke- eshte bere inflamative dhe shume spekuluese. Respekti me i madh ndaj gazetareve- eshte ne rrugen ku eshte monumenti i tyre me flaken e pashuar, kushtuar te gjithe heronjve te Bosnjes te rene ne ish-federate. Atje eshte dhe pllakati kushtuar gazetareve te rene ne Luften e Bosnjes. Jo me kot, diku ne qytet- prehet dhe Kurt Shorku, gazetari i famshem, qe e pasqyroi Sarajeven dhe qe, pavaresisht se nuk vdiq ketu, eshte varrosur ne qytet- si nderim i asaj qe beri shume per njohjen e qytetit.

Pershtypja qe te krijohet eshte se boshnjakeve nuk u behet me vone per asgje. Kjo, sepse kane nje mbijetese te veshtire dhe nuk mjedisohen dot nga nje sistem i cuditshem politik me tri struktura, qe u pergjigjen tre entiteteve dhe nje rotacioni, qe duket se leviz me shpejt se nje karusel.
Jo shume larg tyre, qyteti i ish-Federates Jugosllave, qe u godit me 5 prill 1992 dhe qe shtrihet ne luginen e Lumit Miljacka, eshte duke vazhduar jeten ndryshe. Kuptohet se tani eshte me i qete dhe uji i lumit eshte me i paster, teksa ndjek rrugen e tij shekullore. Ai e ka humbur dhe turbulliren qe benin njerezit ne kohen qe ai u rrethua per muaj te tere nga plot 260 tanke, 120 arme, qe hidhnin predha mortajash dhe arme te kalibrave te ndryshme. Te ndihmuar nga terroristet lokale, pak prej tyre te pare ne Hage- armata e tmerrshme serbe futi ne nje dare ferri jeten e 450.000 banoreve, qe i dhane ate emer fantastik qytetin. "Kam pesuar shok, -me thote Ardian Axhalija, nje shqiptar i lindur ne Sarajeve. Isha vetem 17 vjec dhe vdekjen e kishim kudo para syve". Me origjine gjakovare, ai flet mire shqip, ndersa perpiqet qe ta mbaje gjalle veten. Nderkohe qe i ati, i lindur po ne Sarajeve e ka humbur gjuhen dhe po ashtu me sa duket edhe e ema, nje ulqinake, e cila e ruan me me veshtiresi. Shiu i 4000 predhave qe godisnin perdite qytetin, arriti nje kohe, qe nuk i benin pershtypje Ardianit dhe qytetareve te tjere te Sarajeves. Per nje fakt te thjeshte, sepse ato pervec ushtareve, godisnin njesoj spitalet, shkollat, maternitetin, bibliotekat, dyqanet. Kur erdhi momenti, qe qyteti pati pengesa ne furnizimin me uje, telefona dhe cdo gje tjeter, atehere familja e Ardianit dhe ai, gjeten nje shteg dhe u larguan per nje kohe te gjate nga vendi drejt Australise.
Kete fakt, sot e percjellin peisazhet me varre, qe jane kudo ne qytet. Ato behen pak me te cuditshme ne lulishtet, ku te dashuruarit nuk reshtin puthjet e tyre romantike, apo ndane xhamive, te cilat kulmojne me minarete.


Ne nje fare menyre, Sarajeva eshte e njekohshme me pasluften ne tri gjera: me varret e saj te mbjella kudo; me gjelberimin dhe lumin e qete; dhe pak gjurmet e luftes (qe jane zvogeluar shume krahasuar me vite me pare), por qe plotesojne qytetin me ngjyren gri.
Per varret-sinonimin e tyre te fundshekullit XX, arsyeja dihet. Sarajeva kishte vetem dy vende ku i varroste njerezit ne kohen e luftes: Vlakovo dhe Bare. Per fat te keq, Vlakovo u okupua shpejt nga serbet dhe Bare ishte ne front. Keshtu qe-kujton Ardiani, njerezit varroseshin me mire afer xhamive, parqeve dhe pjesa masive afer Stadiumit te Kossevos. Me kaq nuk mbaronte puna, sepse snaiperat serbe i godisnin dhe ketu funeralet, derisa qytetaret e bene zakon qe t'i varrosnin te afermit e tyre vetem naten, kur 'flinin' snajperat.
Shqiptaret mund te jene krenare me nje fakt per Bosnjen. Ishte inxhinieri me origjine shqiptare, Bajram Zenuni, qe kur u pushtua qyteti, doli ne emisionin e lajmeve dhe tha: "Atdheu yne u pushtua nga agresoret e Armates jugosllave. Ne do te luftojme deri ne fund. Sarajeva eshte e jona". Kjo eshte arsyeja, qe nje rruge prane TV-se, tashme mban emrin e tij. Qe te kuptosh rendesine e ketij institucioni, duhet te kesh parasysh se ai nuk i nderpreu asnjehere transmetimet dhe shumica e TV-ve te huaja -transmetuan raportet e tyre qe ketej. Per te kuptuar urrejtjen e luftes, duhet mosharruar se armet nuk i kursyen dhe objektet e kultit.
Te ndertuar me gure ne stilin neogotik- te kater objektet e kultit perfaqesojne ndarjen e Sarajeves, por edhe kater komunitetet kryesore te Federates: boshnjaket-myslimane, serbet-ortodokse, kroatet-katolike dhe komuniteti hebre. Objektet e tyre nuk jane me shume se 100 metra nga njera-tjetra dhe kulmojne gati njesoj deri ne 43 metra secila. Katedralja katolike perfaqeson nje nga pikat kryesore te nderimit dhe vendi ku jepeshin shfaqjet ne kohen e luftes; ne te majte te saj eshte nje tempull hebre. Vetem 50 metra me tutje ne te djathte -eshte kisha ortodokse e vjeter, bashke me xhamine shume te njohur me emrin Gazi-Husrev bej dhe nje nga objektet me te nderuara te qytetit.
Sarajeva e ka ruajtur gjithsesi lirizmin e saj, qe ti e prek ne pjesen e vetme, qe i ngjan nga perqendrimi i popullsise, Bllokut ne Tirane. Eshte Bash-carshija, ku jane dyqanet e shumta artizanale, xhamia e madhe e qytetit dhe cezma e famshme, qe ka te shkruar ne arabisht dhe boshnjakisht fjalet se "Nese pi uje atje, Sarajeva kurre nuk do te harroje".

Ne Sarajeven e sotme

Me 26 shkurt te vitit 1996, u hap lidhja nga verilindja e qytetit, duke u liruar fillimisht distriktet Vogoshca e Ilijaz dhe qyteti u shpall qytet i hapur. Pas Dejtonit, kur agresoret lane dhe Grbavicen, pjesen e fundit, qytetaret kishin mundesi tashme, qe te vleresonin ndryshe gjendjen e tyre. Nderkohe, ishin te gjithe ne zgrip te Ferrit: Ishin vrare 10.615 persona dhe mes tyre dhe 1601 femije. Ishin 50.000 te plagosur dhe shume invalide, qe qarkullojne ende te trembur me paterica ne qytet. Keshtu mbaroi "de jure" rrethimi prej 1395 ditesh i qytetit, nje nga rrethimet me te vjetra te koheve moderne, por jo ai "de facto". Shumekush e dinte se Sarajeva, qe tani e tutje nuk do te ishte e njejta. Ashtu, edhe si eshte e verteta, ne fakt. "Ne pergjithesi ka tentime individuale dhe te organizuara qe Bosnja te lidhet dhe te integrohet me Evropen, por ne mes ka shume probleme te natyres politike. Ne vend ka shume korrupsion, qe eshte pengesa me e madhe e qytetit, ka mungese te besimit dhe nje lloj pasigurie", thote Axhalia. Ai e ka pare luften kur ishte adoleshent dhe ashtu si ai, boshnjaket kane humbur besimin te fqinjet dhe me shume ndaj institucioneve te Perendimit. Keto te fundit jane shume te pranishme ne Bosnje dhe kjo duket nga numri i madh i makinave te tyre qe baresin. Dominojne komunitetet italiane dhe amerikane, te cilet i sheh qe levizin kudo te lire. E gjitha kjo nuk i ben pershtypje vendasve, qe tani u duhet qe te mbijetojne. "Tani duhet te rikthej besimin dhe te vazhdoj. Ne kemi pesuar trauma... kemi pasur vrasje ketu dhe ne Kosove. Por, ka nje moto te njeriu, qe eshte vete natyra njerezore, e cila kerkon qe ti te vazhdosh dhe te vazhdosh me tutje", thote djaloshi me origjine shqiptare, i laureuar per psikologji ne Sarajeve dhe etike ne Australi. Burimi kryesor ne vend tashme eshte emigracioni, por niveli i papunesise besohet se eshte deri ne 50-60% te popullsise se afte per pune. Mungojne statistikat e qarta, ndersa emigracioni eshte i drejtuar kryesisht ne Gjermani, Zvicer dhe Suedi.

Por, Diaspora e tyre nuk e ka forcen e mjaftueshme per te ndihmuar. Nderkaq, rrogat e tyre variojne nga 300-600 Marka dhe monedha e tyre qendron perballe Euros (1 Euro-1.85M). Nuk jane me uzinat e Golf-it dhe Skoda-es, qe ishin per Federaten Jugosllave, ndersa infrastruktura industriale eshte akoma e pangjallur. Bosnja ka pasur nje industri nxjerrese minerare, qe tani mungon. Duket se rremuja politike ne vend ka bere qe vendasit te mbeten konfuze dhe te pakenaqur me Instancat Perendimore, para te cilave apelohet per gjithcka. "Une nuk i paragjykoj, por i shikoj me rezultate konkrete", thote shqiptari, duke treguar se punen e tyre mundohet thjesht qe t'i krahasoje me vendet me te zhvilluara. "Jam i bindur se duhen bere me shume perpjekje nga vendoret. Deri tani nuk eshte treguar asgje nga vendoret", thote Bekim, nje musliman qe kupton pak shqip... Kurse Besnik Baka, nje 24-vjecar tiranas, qe studion ne Sarajeve, thote se "Per nivelin e standardit ekonomik, Sarajeva nuk e ploteson nivelin e nje vendi te larte per nje ekonomi te zhvilluar. Nuk ka nje industri te mire, nuk ka nje dege te vecante, qe te prodhoje dhe te krijoje pune". Atij i ben pershtypje ardhja gjithmone me e madhe e te shperngulurve nga lufta dhe, sidomos niveli i sherbimeve publike, qe e ben shume me te mire se ne Tirane. "Ka tram, ka trolejbus dhe ka autobuse per linja te caktuara. Ai eshte mjaft komod, per te mos thene i zhvilluar".


Por, politika e Bosnjes, per shkak te nje rotacioni qe perseritet ne mes te serbeve, myslimaneve dhe kroateve, duket se nuk eshte ne nivel qe te organizoje punen e saj per te hapur pune dhe per te bere politika afatgjata. "Ketu nderrohen shpejt dhe nuk ka komunikim te mire ne administrate dhe marredheniet nderministrore", thekson Besniku, qe ben masterin atje per Marredhenie Publike. Administata publike eshte gjigande, sepse vendi eshte i ndare ne tre entitete, boshnjaket, serbet dhe kroatet. Dhe, secili prej tyre ka organizatat dhe institucionet qe pergjigjet". Kjo ka bere qe komuniteti gjigand i te huajve te shihet si struktura e vetme me te cilin mund te bashkepunohet.

Urrejtja

Dalngadale dhe, ndoshta, prej problemeve te dites, por me shume kohes, urrejta eshte fashitur. Shembulli me i mire eshte parashikimi per kremtimin e 10-vjetorit te Srebrenices, ku presidenti serb u ftua ne mes te gjithe presidenteve te tjere. Nderkohe qe, treguesi me i mire eshte se serbet dhe kroatet tashme, kane filluar te kthehen dhe ky proces vazhdon normalisht ne Bosnje. Por, ai nuk po i jep impulsin e duhur per zhvillimin e vendit. "A mund te rrine ne nje shtepi tre zote shtepie", me thote Femija, nje 60-vjecar. Republika Srpska duket se mbetet problemi me i madh per shkak dhe lidhjeve te saja te tepruara me Beogradin informal. Ndersa, politika vazhdon e pengon, sipas menyres se saj. Bosnja, pjella e Dejtonit si krijim i perendimit, tashme shikohet se e pengojne vete ato instanca qe ndaluan luften. "Nuk mungon vullneti, por mungon krijimi i nje trupi te domosdoshem... Kohet e fundit eshte rritur numri i atyre qe dorezohen ne Hage, por eshte ende larg atyre shkaktareve qe kane vrare... aq shume njerez", thote Axhalia. Por sarajevasit kane edhe nje ngjashmeri me Tiranen. "Gjenerata e re nuk ka probleme kush je dhe cfare besimi fetar ke. Kjo eshte ne Sarajeve dhe nuk besoj se eshte ne vende te tjera. Dallohet Sarajeva, qe nga menyra e veshjes. Ti shikon ne rrugen kryesore, ku ka vajza me minifund dhe krahas tyre dhe vajza me ferexhe",shton Besniku.

...

Pak a shume, Sarajeva, tashme ka mbetur ne vend. Ndersa komunitetet, tashme te lodhura me njera-tjetren, e kane te veshtire te mjedisohen me kete lloj shteti, ku kane mundesi qe te drejtojne te gjithe dhe qe nuk degjon njeri. Ndoshta kjo eshte arsyeja qe "Ky zog me kete kreshte jeshile mbuluar", sic i thoshin poetet dikur Sarajeves, tashme eshte tulatur. Eshte tulatur nga vuajtjet dhe nga pasiguria e vete njerezimit, qe vete eshte ne udhekryq. Boshnjaket, tashme jane mesuar t'u flasin dhe t'u flasin pa fund, por askush nuk u thote se kur do te kthehet gezimi i dikurshem ne qytet. "Ani, duhet me e kthy gezimin ne vete dhe atehere Sarajeva do te behet ashtu si e mendojne te gjithe", thote Axhalia...

Fund-qershori 2005



Per shqiptaret

Ata, tashme jane te paorganizuar. Dikur shqiptaret kane qene te organizuar nen Shoqaten "Skenderbeu", ndersa tani duket se vegjetojne. Ketij komuniteti i shtohet kontigjenti i paqeruajtesve tane, nje kontigjent qe ruan nga malet dhe pikerisht atje ku me pare granatonin serbet. Gjithsesi, shqiptaret ketu kane nje emer te madh, per shkak se kane luftuar per atdheun e tyre real, Bosnjen. Nje shofer taksie, qe na dallon nga shqipja, na tregon me nje shqipe arkaike- se eshte kosovar dhe ka luftuar me armaten boshnjake. Merr dhe nje pension dhe eshte i kenaqur per veten, por jo per punet sesi po kalojne ne vendin e tij te ri, Bosnjen. "Kemi patur disa gjenerale, por nuk di emrat. Ismet Alia, qe ka qene i perfshire dhe ka pasur grada te uleta...", shton shoferi me nje ze basi...

Komuniteti shqiptar ka qene i madh dhe me i organizuar rreth viteve '60. "Flitej per disa mijera shqiptare. Kryesisht merreshin me zanate dhe ishin kepucare e argjendare dhe te tjera. Sot e kesaj dite mund te deshmohen zanate te tilla, nese iknin ne Bash-carshi, ku shihen dyqanet e shqiptareve, te tilla si familja Axhanela, dhe ku sheh dhe tabelat e familjeve Hoshi, Jaha, Rupi, Gjoni...", shton Ardiani. Ai thote edhe se ata nuk organizohen per te ruajtur identitetin, ndersa, kjo ka mbetur ne menyre individuale. "Une si individual perpiqem ta mesoj dhe rimesoj shqipen", shton Ardiani, i vetmi qe e kultivon shqipen ne Familjen e tij.

Per Sarejeven

Sarajeva eshte kryeqyteti i Bosnje-Hercegovines, por njekohesisht dhe qyteti me i madh i saj. Ajo eshte e lokalizuar ne 43°52' V dhe 18°25' L. Referuar rregjistrimit te popullsise me 1991, ajo kishte 429.672 banore. Aktualisht mendohet se ka vetem 300.000 banore. Ajo eshte nje nga qytetet me historike te Ballkanit dhe eshte themeluar nga Otomanet me 1461. Ai eshte vendi, ku u vra Arkiduka Franc Ferdinand, arsyeja nga ku shpertheu Lufta e Pare Boterore. Kulmi i qytetit ishte me 1984, kur ajo mirepriti Lojrat Olimpike Dimerore. Sarejeva eshte pjese e Kantonit Sarejevo dhe nje nga dhjete kantonet e Bosnje-Hercegovines. Qytetin e pershkon Miljacka dhe ka siperfaqen 142 km². Qyteti eshte i rrethuar nga pese male, te cilat jane te njohur per resurset e tyre me ajer te fresket dhe te paster, ujrat termale dhe mundesite per zhvillimin e sporteve te ndryshme dimerore. Malet, qe e rrethojne jane: Bjelašnica- 2067 metra ne jugperendim; Igman- 1502 metra ne jugperendim; Jahorina- 1913 metra ne juglindje; Trebevic- 1627 metra ne juglindje dhe Treskavica e cila eshte 2088 metra ne veri. Sarejeva ka nje klime kontinentale sepse shtrihet ne mes te Zonave klimatike te Evropes Qendrore ne Veri dhe Mesdheut ne Jug. Temperatura ne vere shkon deri ne 35°C. Ne Sarejeve bie afersisht 905 mm shi. Muaji me i thate eshte Shkurti, kur ne qytet bie me pak se 61.4 mm rreshje shiu. Sarejeva ka pasur nje vendbanim ilir, derisa u pushtua nga romaket. Ne rrethinat e qytetit, ne Ilidža, ka qene dikur "Aquae Sulphurae". Sundimtari i pare osman i qytetit me 1461 e transformoi nga rrenjet qytetin dhe ai lulezoi me donatorin e saj kryesor, qe ishte dhe ndertues Gazi Husrev-beg. Ne shekullin e XVII ishte qyteti me i rendesishem ne Ballkan pas Stambollit. U shkaterrua me 1697, per te mos e mbledhur veten dhe kryeqyteti u shperngul ne Travnik. Me 1878 Bosnia u pushtua nga Austro-Hungaria dhe ky ishte momenti kur qyteti u rilulezua plotesisht tashme dhe nga ana industriale. Me pas ne 28 qershor 1914, vrasja e Franz Ferdinandit ne Sarejeve i dha zjarr te gjithe Evropes. Qyteti u be njohur nga viti 1992-1995, kur ajo u mbajt e rrethuar nga serbet, qe e shkaterruan plotesisht qytetin. Kulmi i qytetit ka qene me 1984, kur priti Lojrat Olimpike Dimerore. Ndersa, ne ditet tona, ai ka filluar te rindertohet. Kryetar bashkie sot ne qytet eshte Muhidin Hamamdžic, nga Partia Social Demokratike. Kompanite kryesore ne qytet jane "Air Bosna", BH Telecom, Bosmal, Bosnalijek, CBS Bank, "Dnevni Avaz" (Gazete), Energopetrol, Oslobodenje, Fabrika Duhana Sarajevo (Fabrike cigaresh), Sarajevska Pivara (Fabrike birre). Kompanite e huaja ne qytet jane Harris Communications, Broen & Root dhe Coca Cola. Po ashtu, ne qytet, eshte edhe firma Bosmal pjese e "Bosnian-Malaysian"

Nga sportet me te zhvilluara ne qytet eshte basketbolli, ku Sarejeva vite me pare ka qene kampione Evrope me klube me 1979. Ndersa, klubi i shahut "Bosna Sarajevo" eshte vazhdimisht kampione. Me 2009, Sarajeva do te prese Lojrat Dimerore Speciale Olimpike.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...