Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/12/13

NGA ARMAND PLAKA-Shqisa e shtatë

Prej kohësh merret i mirëqenë fakti se CIA mund të ketë instaluar mikroçipe të sofistikuara për të rrëmuar në guvat e errëta të mendimit njerëzor. Shumë teori mundohen të shpjegojnë mënyrën e funksionimit të “leximit të mendimeve”. Sa duhet t’i besojmë fenomenit?




Në vitin 1882, shkencëtari i Universitetit të Kembrixhit, H. Meyers, arriti në një përfundim, të cilin e mbajmë si të mirëqenë edhe në ditët e sotme, kur vjen puna për të përcaktuar se çfarë është telepatia. Telepati, e thënë shqip do të thotë: Aftësia për të lexuar mendimet e të tjerëve. Ajo është ndër fenomenet më të njohura të asaj që njihet si “parashkenca” dhe njëkohësisht edhe një ndër objektet më të studiuara të saj. Telepatia gjen shtrirje në kohë e hapësirë, dhe është praktikisht, e pakufishme. Dhe kështu që në njëfarë mënyre shndërrohet automatikisht në një instrument të rëndësishëm jo vetëm të shkencës, në mbarë botën. Në këtë kontekst, merret me mend se më të interesuarit për ta përdorur dhe ndoshta dhe më profesionalët, kanë qenë shërbimet inteligjente të dy superfuqive, të vëna përballë njëra-tjetrës gjatë Luftës së Ftohtë; CIA dhe KGB-ja, të cilat donin ta përdornin atë për t’i shërbyer misioneve të tyre respektive. Qysh në vitin 1965, ish-Bashkimi Sovjetik kishte bërë disa përpjekje për ta zbuluar e përpunuar objektin e saj për qëllimet e veta, duke angazhuar njerëz të kësaj fushe e që njihen me emrin “telepatë” pra, njerëz që ishin të aftë të lexonin mendimet e të tjerëve, pavarësisht distancave të largëta. Nga ana tjetër, prej kohësh merret i mirëqenë fakti se CIA mund të ketë instaluar mikroçipe të sofistikuara për të rrëmuar në zgavrat e guvat e errëta të mendimit njerëzor. Edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, kërkimet në këtë fushë vazhduan me po të njëjtin ritëm e interes. Eksperimente të ndryshme i kanë çuar shumë kërkues në përfundimin apo më mirë, në bindjen, se “leximi i mendimeve” ekziston. Por arsyeja, shkaku dhe mënyra e funksionimit të këtij fenomeni të rrallë, i nënshtrohet shumë pikëpyetjeve e mistereve të pazbuluara që ndërlidhin në vetvete shumë disiplina, jo vetëm shkencore.



Tezat dhe eksperimentet e R.Sheldrake

Një tezë e rrahur tashmë prej vitesh e që bën fjalë për mënyrën e funksionimit të telepatisë është dhe ajo e përfaqësuar në një përmbledhje të veçantë nga shkencëtari anglez, biologu e sociologu, Rupert Sheldrake. Shkencëtari në fjalë, është i bindur se bota jonë zotëron të ashtuquajturat “fusha morfogjenetike”, të cilat mund të lidhin këdo me njëri-tjetrin. Ai sidomos dëshiron të verë në dukje faktin se kavjet angleze kanë mësuar në një kohë të shkurtër se si hapen kapakët e aluminit të kutive të qumështit. Ky fakt apo kjo njohuri, e përftuar rishtazi dhe jo si pasojë e një refleksi të lindur, ishte e përhapur edhe ndër kafshët e tjera, kështu që dhe minjtë në ishujt e tjerë të largët britanikë, e zotëronin këtë aftësi. Sheldrake beson se “fushat morfogjenetike” të pretenduara prej tij, vërtetohen më së miri nga kjo aftësi e hasur te kavjet. Telepatia sot realisht nuk përbën ndonjë problem shumë të diskutueshëm brenda sferës së shkencës. Kjo shpjegohet dhe me faktin, se gjithnjë e më shumë njerëz raportojnë se kanë pasur në një mënyrë apo në një tjetër, në masa e kohë të ndryshme, eksperienca që lidhen me telepatinë.



Eksperimente befasuese

Një arsye tjetër për këtë që thamë është dhe fakti se eksperimentet nëpër laboratorë dhe institute, shpesh kanë sjellë rezultate surprizuese. Si një përpjekje standarde në këtë drejtim mund të vlerësohej një eksperiment fare i thjeshtë: Një vullnetar i nënshtrohet një prove të shkencës, të drejtuar nga një specialist i kësaj fushe. Ky i fundit, për shembull, sheh në monitor karta apo foto, që nëpërmjet një gjeneratori janë përzgjedhur vetëm rastësisht. Telepati duhet të thotë në këtë rast, se cilat karta janë parë në atë moment nga eksperimentuesi i tij ose të tregojë motivet që përshkruajnë ato. Në fakt, në rrjedhën e viteve, rezultatet e këtyre lloj eksperimenteve kanë qenë mëse mbresëlënëse. Shumë, por jo të gjitha, përpjekjet e eksperimentet, kanë treguar se ca njerëz më shumë e ca më pak, posedojnë aftësinë e leximit të mendimeve të të tjerëve. Një sërë kërkuesish, siç është përfaqësuesi më i njohur i tyre, gjenetisti anglez, Rupert Sheldrake, janë të bindur se çdo njeri zotëron në vetvete aftësi telepatike. Dhe kjo e ashtuquajtur ndryshe pra edhe me emrin “shqisa e shtatë”, mund të trajnohet nëpërmjet të tillave përpjekje. Edhe kafshët e kanë me ç’duket këtë aftësi. Sipas tezave të fushave morfogjenetike, që besohet se rrethojnë njerëzit dhe kafshët në të njëjtën masë, ky fenomen nuk do të ishte ndonjë çudi. Një eksperiment sensacional, Sheldrake pati kryer me një papagall dhe pronaren e tij. Kafsha ishte në gjendje që të përsëriste mbi 500 fjalë e gjithashtu edhe fjali të tëra. Para kamerave, shkencëtari e mbylli papagallin në një dhomë dhe pronarja e tij, Emi, ndodhej dy kate më poshtë në një dhomë tjetër. Ndërkohë, Emi hapi zarfe me foto, të cilat ajo më parë nuk duhet t’i shihte. Rezultatet e përftuara ishin befasuese, pasi shpendi(kafsha) dukej se i kishte lexuar tashmë mendimet e të zonjës së vet. Gjëja që mund të vihet re më shumë në këtë film, është se papagalli thotë pikërisht atë që sheh e zonja e tij. Në një farë mënyre, papagalli bën pikërisht leximin e mendimeve të së zonjës, arrin të kuptojë e të shohë imazhet që ajo sheh. Ai i transmeton ato në anglisht. Kjo është madje diçka shumë e veçantë, pasi në shumë raste të tjera të telepatisë ndër kafshë, qen apo mace qofshin, mund të arrijmë vetëm në përfundime të pjesshme përsa i përket aftësisë së tyre telepatike.



Sensacioni i BBC-së dhe sukseset relative

Një përpjeke me vlerë zhvilloi për shembull edhe nga BBC-ja pak vite më parë. Kështu, ata vunë para kamerave një qen, ndërkohë që i zoti i tij kishte dalë jashtë shtëpisë. Pronari ishte vënë nën vëzhgim me kamera, ndërsa shëtiste nëpër qytet, derisa ai në një moment të caktuar mori sinjalin se duhej të kthehej në shtëpi, pra të shihej sërish me qenin e tij. Kamerat dokumentuan se pikërisht në këtë kohë, kur pronari u njoftua se duhej të kthehej në shtëpi, qeni u ngrit dhe shkoi drejt portës së shtëpisë për të pritur të zotin. Kjo nuk ishte thjesht një rastësi, pasi raste të tjera të ngjashme të përsëritura të këtij eksperimenti dhanë gjithashtu rezultate të njëjta. Rezultatet e eksperimenteve me njerëz janë plotësisht të krahasueshme me ato me kafshë. Natyrisht se te personat që u nënshtrohen eksperimenteve telepatike, ka shumë të ngjarë të lexojnë pra se çfarë mendojnë të tjerët. Ata mund të pikturojnë apo përshkruajnë objekte, të cilat tjetri diku po i sheh. Jo gjithmonë këto eksperimente janë kurorëzuar me sukses, por lista e rezultateve pozitive është e gjatë. Dhe po bëhet gjithmonë e më e gjatë.



Telepatia dhe shërbimet sekrete

Nëse do t’u riktheheshim sërish shërbimeve sekrete, kjo sigurisht se përbën një mundësi të mirë spiunazhi. E parë në këtë kontekst, flitet kështu për praninë e agjentëve të ashtuquajtur “PSI” ndër rrethet e tyre. Sot kuptimshmëria e termit “telepati” duket se ka marrë një vlerë gjithsesi më të gjerë. Prej shumë vitesh për shembull, po qarkullon shprehja ose termi “Remote Viewing” (ose në shqip: vëzhgim nga distanca). Më anë të saj, agjentët (jo vetëm të shërbimeve sekrete, por edhe ato të policive) përpiqen që nëpërmjet “kontrollit të mendimeve”, të përshkruajnë plane e veprimtari që individë apo keqbërës kanë ndërmend të kryejnë. Pjesërisht këto kanë pasur edhe rezultate. Fillimet e veta, aplikimi i asaj që njihet pra si “Remote Viewing” ndodhi në ish-Bashkimin Sovjetik, në vitin 1940. Asokohe me urdhër të Stalinit, telepati, Volfgang Gregoreviç Messing (1899-1974), gjatë shfaqjeve që jepte në cirk, ra në sy për aftësitë e tij dhe u dërgua nga policia sekrete direkt në zyrën e Stalinit. Sigurisht, që ky mendohet se ishte dhe hapi i parë konkret i përballjes së regjimit sovjetik me shanset e mundësitë që shfaqte kjo fushë për ta përdorur në shërbim të planeve të tyre, pasi mendohet se deri më atëherë, këto gjëra, në përputhje edhe me mësimet e ideologjinë marksist-leniniste, nuk merreshin seriozisht. Për Messingun e aftësitë e tij prej parashikuesi u interesuan edhe Frojdi e Ajnshtajni. Në hapësirat e ish-BRSS, ekzistojnë shumë anekdota, por edhe botime që lidhen me “bëmat” e tij. Në vitin 1971, ai madje mori dhe titullin “Artist i merituar” i BRSS. Në të njëjtën kohë, edhe në Perëndim u ndërmorën kërkime në fushën e telepatisë. Kështu, njihen mirë disa përpjekje fillestare sekrete të britanikëve brenda departamenteve të Intelligence Service qysh në vitet ’30 të shekullit të kaluar. Por më e njohur është përpjekja e viteve 1934-1939, (kohë kur shkencëtarët anglezë rivalizonin me ato gjermanë pak para fillimit të Luftës së Dytë), kur S.G. Soal, profesor matematike në Universitetin e Londrës, eksperimentoi në 160 persona, duke regjistruar më shumë se 100,000 raste eksperimentesh të niveleve të ndryshme. Ia vlen të përmenden edhe përpjekjet që bënë Basil Shackleton dhe Rita Elliot gjatë vitit 1941, rezultatet e të cilëve qëndronin përtej normës së rastësisë. Ndërkohë, njihen përpjekjet e shkencëtarëve nazistë, të cilët u shfaqën shumë të zotë e të interesuar në këtë fushë e më pas, sigurisht edhe përpjekjet e eksperimentet e amerikanëve pas Luftës së Dytë, të cilët regjistrojnë në dosjet e tyre shumë prej tyre. Pavarësisht se shumëkush beson me të vërtetë se telepatia përdoret gjerësisht nga këto shërbime, asnjë evidencë e qartë nuk është dëshmuar hapur deri më sot në publik. Shumëkush e trajton atë thjesht si një objekt studimor shkencor e artistik, i cili mund të gjejë aplikim fare mirë vetëm në librat fantastiko-shkencorë, apo dhe në cirk, me “magjistarët” që arrijnë të kënaqin shumë, sidomos fëmijët.



E megjithatë…telepatia ekziston!

Sigurisht se prej shumë vitesh e dekadash, në bazë të rezultateve të eksperimenteve, është arritur të dëshmohet të paktën se ky fenomen ekziston. Do të ketë me siguri edhe më shumë eksperimente në këtë drejtim që do të mund të ndryshojnë ndoshta edhe përfundimet e eksperimenteve të deritanishme. Për më shumë, pyetja mbi shkaqet e arsyet e ekzistencës së këtij fenomeni, bëhet edhe më interesante kësisoj për të vazhduar të studiohet. Tek e fundit, ajo nuk përbën veçse njërën prej enigmave të shumta të kësaj bote.



KUSH ËSHTË RUPERT SHELDRAKE?

Rupert Sheldrake është një biolog e sociolog anglez, autori i më shumë se 75 veprave studimore e shkencore dhe dhjetë librave. Ai ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë të famshmes “Royal Society”, në Londër e ka studiuar shkenca natyrore në Universitetin e Kembrixhit. Më pas, ai ka vazhduar studime të mëtejshme në fushën e gjenetikës dhe është nderuar me shumë çmime, ndrysa aktualisht mban dhe titullin Ph.D. Më pas, ka studiuar për filozofi në Harvard. Kontributi i tij në studimin e telepatisë tashmë është i njohur botërisht dhe libri i tij i “The Sense of Being Stared At, And Other Aspects of the Extended Mind”, i vitit 2003, ka zbuluar shumë aspekte konkrete të sjelljes njerëzore e aftësive të tij telepatike.
http://www.sheldrake.org/homepage.html

Mr.sci.Flori Bruqi:Telepatia përmes mendimeve - komunikimeve sintetike...Telepatia kosmike.

Shumë njerëz kanë marrë një telefonatë nga një person, pikërisht teksa ishin duke menduar për të. Tani, një studim i ri pretendon që kjo formë e telepatisë mund të mos jetë thjeshtë koinçidencë. Biologu Rupert Sheldrake nga Kolegji i Trinitretit në Angli, tha se forma më e zakonshme e telepatisë në botën moderne ndodh kur dikush mendon për dikë për asnjë arsye të dukshme dhe më pas, ai person telefonon. Për të zbuluar nëse ky fenomen është një iluzion masiv apo realitet, katër pjesëmarrësve në një eksperiment iu tha se do të merrnin një telefonatë nga një prej katër miqve.


 Më pas, studiuesit hodhën zarat për të përzgjedhur telefonuesin. Më pas, të përzgjedhurve iu kërkua që t'i telefononin pjesëmarrësit në studim, të cilit iu kërkua të parashikojë se cili nga katër miqtë e tyre ishte duke i telefonuar, përpara se të ngrinin telefonin. Ligjet e probabilitetit thonë se pjesëmarrësit duhet të gjejnë emrin në 25% të kohës. Por Sheldrake zbuloi se shumica e pjesëmarrësve e gjetën saktë telefonuesin në 45% të kohës. Të njëjtin rezultat pati edhe me njerëz të cilëve iu kërkua të gjenin një nga katër njerëzit që do u dërgonin një e-mail, përpara se ta merrnin.

Sheldrake, që beson në ndërlidhjen e të gjithë mendjeve brenda një grupimi social, thotë se tashmë po i shtrin eksperimentet e tij për të parë nëse fenomeni funksionon edhe me mesazhet në telefonat celularë. "Nuk është thjeshtë rastësi", thotë ai. "Kjo është provë që tregon se diçka po ndodh me të vërtetë".

***

Ne radhe te pare do te doja t'ju tregoje ate qe suposon fizika ne lidhje me telepatin.
Hipotizohet se ekzistojne particela apo grimca elementare te afta te memorizojn dhe te levizin me shpejtesine e mendimit duke automatizuar vete mendimin.

Telepatia eshte aftesia qe ka nje individ te arrije te komunikoj emocione, permbajtje mendimesh dhe gjendje shpirterore tek nje tjeter, nepermjet nje trasmetimi mendore shume te vecante, qe nuk ka te beje me asnje lloje rruge komunikimi te perdorur deri tani.

Ky term vine nga greqishtja e vjeter qe do te thote: tele⇒large, dhe patia⇒ndjenje
Fenomeni i telepatise eshte ai me i perhapuri apo ai me frekuent ne bashkesine e te gjithe dukurive paranormale. Mendohet deri atje sa disa teza mbeshtesine faktin se njerzit primitive te cilet si e dime ishin te pa afte te komunikonin gjuhesisht, te kene perdorur telepatine, si nje menyre komunikimi normal apo te perditshem.

Studimi i telepatis eshte i bazuar ne nje metod sasiore (quantity) e cila percakton sa here dhe me cilat karakteristika manifestohet apo ashfaqet ky fenomen.

Telepatia ose biokmunikimi është njëri nga fenomenet shumë të njohura të lëmit të parapsikologjisë ose psikotronikës. Fjala “telepati” rrjedh nga gjuha e vjetër greke dhe do të thotë: “tele” - largësi dhe “pathe” - ndjeshmëri. Si themelues i saj njihet Fredrick Meiers, që është edhe njëri ndër themeluesit e Shoqatës britanike për kërkime psikike, qysh në vitin 1882.

Ç’është në të vërtet telepatia?

 Telepatia mund të definohet si një manifestim psikotronik, gjatë të cilit vrojtohen mendimet, fotografitë psikike, dërgesa sensibël e një personi, respektivisht e dërguesit, nga ana e një personi tjetër, që në këtë rast është pranuesi. Këto mendime, kjo dërgesë sensibël, që emitohet vetëdijshëm apo pavetëdijshëm nga dërguesi, është e “shpërndarë” në hapësirë, ashtu që me pesë shqisat normale të komunikimit, të cilat ne si qenie njerëzore i posedojmë, nuk është e mundur të pranohen dhe me to të komunikojmë. Pra, mund të thuhet se telepatia është komunikim valorë i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht largësisë së tyre.

Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësinë e emetimit të “neuro-rrezeve”, e kanë më të theksuar këtë dukuri. Vetë jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur ngushtë emocionalisht siç është rasti i nënës dhe fëmijës, motrës e vëllait, burrit e gruas etj.

Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin në formimin e marrëdhënieve midis prindërit dhe fëmijës. Dashuria në mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike. Komunikimet telepatike ekzistojnë më së shpeshti në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk mund të flasë e dashuria në mes të nënës dhe fëmijës nuk është e “vetëdijshme” ose funksion i dëshiruar. Ky është një fenomen, po e quaj “jashtëshqisor”, i cili mund të shpjegohet vetëm si lidhje telepatike. Pa këso lidhjesh nuk do të ekzistonte as dashuria e vërtetë.

Gjatë luftës së dytë botërore kemi rastin e në nëne të një luftëtari në front, e cila papritur ndien dhembje në gjoks dhe bërtet: “Biro, të vrau armiku!” Lajmin për vdekjen e të birit, të cilin e mori më vonë, përputhej plotësisht me atë ditë dhe atë moment kur edhe ju kishte lajmëruar dhembja në gjoks. Rasti i mësipërm është vetëm një, nga shumë raste të ngjashëm që na ndodhin në përditshmërinë tonë (siç i ka ndodhur edhe Laura72), por që ne i interpretojmë, varësisht prej bindjeve dhe këndvështrimeve tona...
Gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur ndërron jetë i dashuri i tyre, në mënyra të ndryshme e ndjejnë këtë. Këtë fenomene sqaron edhe psikologu i njohur K. Jungu në teorinë e tij të sinkronicitetit, por edhe populli ynë i njeh shumë mirë kotë shenja, që zakonisht quhen “isharete” (arab, isara - shenjë).

Kërkimet e ndryshme për, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha e Mesmerit, Pjer Zhana-s, Sharl Rishe-es e vazhdojnë dhe në ditët tona. Tentativa e parë fillon me Mesmerin. Edhe telepatinë, sikurse të gjitha fenomenet e parapsikologjisë, ai e shpjegon si dërgim të informacioneve nëpërmjet energjisë magnetike universale, e cila i lidhë të gjitha qeniet e gjalla. Telepatia e tërhiqte vëmendjen e Mesmerit sepse edhe ajo, si shumë dukuri jashtshqisore, paraqitej shpesh gjatë gjendjes hipnotike. Mesmeri edhe mendonte se telepatia paraqitet vetëm gjatë gjendjes hipnotike.


A egziston nje lidhje e vertete midis "dhenesit"(njeriut qe i ndodh dicka) dhe "marresit"(njeriut qe parandjen ate qe ndodh) apo eshte thjeshte rastesi apo koincidence??

Ne kete dukuri te ashtuquajtur telepatike(dukuri telepatike),a ka me te vertete nje lidhje objektive,SHKAK-PASOJE,se njera lind tjetren??

Ne 1882 ne Londer,u krijua shoqata per studimin e dukurive psiqike.

Autoret e saj Gurney,Myers,Podmore,botuan vepren "Iluzionet e jetes"(1886),ku perdoren per here te pare termin TELEPATI.

Jane ngritur laboratore te vecante,per studimin e telepatise.Studimi bazohet ,kryesishtne dy aspekte themelore:

1-ne vertetimin e egzistences se telepatise,si nje dukuri reale

2-ne shpjegiminse si realizohet lidhja midis "marresit" dhe "dhenesit"

Flitet per endrra telepatike,dhe keto botohen sipas literatures perkatese,per te perpunuar opinionin,se telepatia qenkerka nje dukuri reale ...Ne te vertete deri me sot,nuk eshte sjelle asnje prove bindese,qe te vertetoje,se telepatia eshte nje dukuri reale.

Telepatia eshte:

1-Spontane

2-E natyrshme

E para thote se kjo telepati,presupozon ngjarje me emocione te forta si p.sh. semundje te renda,vdekja ,aksidentet etj.,dhe se komunikimi ne keto raste,ka nje karakter te pavetedijshem dhe ndodh sidomos gjate gjumit ne enderr,ose ne gjendje hipnotike.

E dyta thote se ne telepati,hyjne vetem ata njerez,qe kane lidhje fisnore,marrdhenie te forta miqesie e dashurie .

Po ju jap nje rast telepatie te natyrshme:

Ne dimrin e 1977,dy vellezer,me tre shoke u nisen nga Durresi me makine per ne malesite e Tiranes dhe do te ktheheshin brenda dites.

Koha po kalonte dhe ata nuk po ktheheshin.moti u prish.Nena"parandjente",se do ti kishte zene debora dhe vertet ashtu kishte ndodhur.

Pra jane bere shume eksperimente,studime te cilat shpesh jane propaganduar e reklamuar me buje.

Ne rradhe te pare,duhet te theksoj se keto te dhena,nuk perputhen aspak me parimet shkencore.

Shume shkencetare dhe studiues te ketyre dukurive telepatike,kane pohuar se telepatia s'ka asnje premise,se keto studime jane te kota dhe pakrye.

Vete ngjarjet,ndodhite ,tregojne se provat behen per te ligjeruar telepatine.Ato prova jane manipuluar dhe inskenuar deri atje,sa jane futur ne kallepet e "deshiruara".Fitimi me keto lloj endrrash eshte fantastik.


****


Telepatinë Sintetike - komunkimi përmes mendimeve.


Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke zhvilluar një teknologji, të njohur si telepatia sintetike, teknologji kjo që do të lejonte njerëzit të shkruajnë një email ose të krijojnë një mesazh zëri dhe ta dërgojnë atë, pa pasur nëvojë të ndezin kompjuterin, të shtypin numrat e telefonit, apo të thojnë ndonjë fjalë.

Koncepti i kësaj teknologjie bazohet në lëximin e aktivitetit elektrik të trurit duke përdorur një EEG ose një elektroencefalogramë.

Udhëheqësi i këtij projekti shkencor, Mike D’Zmura nga Universiteti i Kalifornisë, thotë “Unë mendoj se kjo do të bëhët vetëm një mënyrë tjetër e komunikimit”.

Ideja e komunikimit vetëm përmes mendimeve, nuk është diqka e re. Në vitet 1960ta, një kërkues vendosi një EEG në kokën e tij, dhe më pak ushtrime, ai arriti të shkruaj kodin e Morsit përmes valëve alfa të trurit. Kërkimet për këtë projekt financohen nga ushtria e SHBA-ve dhe janë duke u zhvilluar në Univeristetin e Kalifornisë, Irivine, Universitetin e Carnegie Mellonit, si dhe në Universitetin e Merilendit.

Objektivat e këtij kërkimi janë dy. E para është krijimi i një mesazhi duke përdorur, siq e quan D’Zmura “atë zërin e vogël në kokën tuaj.” Kurse objektivi i dytë, është dërgimi i atij mesazhi tek një individ apo objekt (psh. tek një radio), poashtu duke përdorur vetëm fuqinë e mendimeve. Pasi marrësi të pranojë mesazhin, ai mund të lëxohet si tekst apo mesazh zanor.

Pasi ushtria është duke financuar këtë projekt, është e logjikshme që përdorimet e para të kësaj teknologjie do të jenë në operacionet e ndryshme ushtarake, por D’Zmura mendon se komunikimi i bazuar në mendime do të gjej zbatim të gjërë në fushat tjera civile.

Një prej fushave të para ku mund të gjej përdorim komunikimi i bazuar në mendime është padyshim bota e lojërave, thotë Paul Sajda nga Universiteti i Kolumbisë. Ndërsa sipas meje, zhvillimi i kësaj teknologjie do të bëj revolucion jo vetëm në teknologjitë komunikuese por edhe në vetë mënyrën e të jetuarit tonë.

Telepatia e njeriut vizion apo ardhmëri



Telepatia paraqet aftësinë që në largësi ngjarjet që ndodhin në vende dhe largësi të ndryshme "shihen" dhe "ndjehen" në të njejtin moment kur ndodhin. Kjo metodë e komunikimit konsiderohet natyrore në mes të anëtarëve të familjes (gjakut familjar) dhe në mes personave emotivisht të lidhur (afërsi shpirtërore).

Telepatia:
Aftësia e shkëmbimit të mendimit në largësi ndërmjet Njerëzve përmes mediumit të panjohur deri tani quhet telepati.


Thuhet:
NJERIU bëhet TELEPAT kur ndjenja e Njeriut është në gjendje të njohë dhe komunikoi në largësi me Njerëzit tjerë pa mjete (sende) komunikuese, vetëm me anë të mendimeve (ndjenjës) dhe jep ose merr mendime në largësi ku ndodhë ngjarja në po atë moment kur ndjehet nga Njeriu Telepatik.


Telepatia logjikisht imponohet, analog si Televizori, Radiolidhjet apo mobil telefoni (celulari), ekziston dhënësi dhe marrësi.
Dhënësi dërgon informata te marrësi valët me frekuencë të caktuar në të cilat është vendos marrësi. Marrësi nëse është e nevojshme I dekodon këto vale dhe fiton porosinë e tyre.



Te Televizori, mobil telefoni (celulari) dhe radio emetimi, dhënësi e marrësi lidhen me radio vale të cilat janë pjesë e spektrit elektromagnetik.
Kjo lidhje apo komunikimi me mjete teknologjike mund të ndodhë kudo në planetin Tokë mes dy njerëzve.


Afër telepatisë logjike është si biseda mes dy njerëzve me anë të Mobil telefonit , ku ekziston dhënësi dhe marrësi i bisedës. Dhënësi është Njeriu që fol ndërsa marrësi është Njeriu që dëgjon . Kjo bisedë është me mjete pra me mobil telefon dhe kjo nuk është telepati por afër , pasi telepatia kryhet pa mjete por vetëm me anë të mendimeve në tru.

Truri është mjeti që shkëmben mendimet në mes të dy Njerëzve në largësi.

Telepatia paraqet aftësinë që në largësi sendet ose ngjarjet që ndodhin në vende dhe largësi të ndryshme "shihen" dhe "ndjehen" në të njejtin moment kur ndodhin. Kjo metodë e komunikimit konsiderohet natyrore në mes të anëtarëve të familjes (gjakut familjar) dhe në mes personave emotivisht të lidhur (afërsi shpirtërore).

Porosit mund të "emitohen" dhe "pranohen" në fushën elektromagnetike të valëve të trurit. Rezultatet e shumta të hulumtimeve shkencore qartë tregojnë se njerëzit shumë më tepër janë të lidhur në formën telepatike , se sa që mendohet ose supozohet.

Ekziston besimi se ëndrra është informatë telepatike që e merr njeriu. Analistët njohin raste të ndryshme që vërtetojnë se ngjarja ose përmbajtja e ëndrrës mund të jetë e nxitur nga emocioni telepatik.


Psihoanalistët që interpretojnë ëndrra tregojnë shumë raste ku klientët e tyre “shohin” ose “ndjejnë” momentin e ndonjë fatkeqësie ose të ngjarjes me rendësi e vlerë të posaçme që u ka ndodhë të afërmve të tyre.

Fenomeni telepatik sqarohet ashtu që personat emotive të afërt lidhen mes tyre me fushën e dashurisë dhe se në gjendje shpirtërore e ndjejnë “porosinë” e cila shpërndahet në etër me personat që janë të “lidhur emotivisht” në fushën e njëjtë.

Nëse ndonjëherë nuk mund të e interpretoni ëndrrën , pyet vetën ndoshta është ëndrra porosi telepatike që e dërgon dikush?


Teori:

Në miniaturë vendosen në organizëm; Telefonat mobil (celular), senzorë komunikimi etj.

Nëse mikrosezorët komunikues mund të imputohen në organizëm.

Atëherë edhe organizmi (saktë edhe truri) ka mundësi të mësohet të përdor neuronin (grup neurone) për komunikim.
Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet bazën e formimit të marrëdhënieve midis prindit dhe fëmijës. Dashuria mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike dhe këto janë posaçërisht të theksuara në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk di të flasë. Gjithashtu, gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur vdes i dashuri i tyre, në mënyrë të ndryshme e ndiejnë këtë.
Kërkimet e ndryshme, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha e Mesmerit, P. Zhanes, Sh. Rishes etj. Eksperimente intensive në fillim të viteve '30 zhvilloi edhe shkrimtari A. Sinkler me të shoqen. Sinkleri vizatonte figura të ndryshme, ndërsa e shoqja mundohej që t'i pranonte në mënyrë telepatike dhe t'i riprodhonte.

Në serinë prej 290 provave, arriti në 23% të rasteve rezultate të sakta; 53% të pjesërishme dhe 24% të gabuara. Eksperimentet e Sinklerit ishin nën kontroll të plotë. Në disa raste përputhja e vizatimeve ishte aq e saktë, sa që A. Ajnshtajni që ishte prezent në disa eksperimente, u magjeps shumë dhe e përshkroi në parathënien e librit të Sinklerit "Radioja mentale", në të cilën janë paraqitur të gjitha rezultatet e eksperimenteve. Me eksperimente telepatike u morën edhe U. Keringtoni, Dr. Rajni, Tajeri etj, dhe për eksperimente ata shfrytëzonin kompletet e letrave të: Zenerit, Lazanovit dhe të Manczarskit. Ndër më të njohurat janë ato të Zenerit që përbëhen nga 25 letra, të ndara në 5 pjesë dhe secila nga këto pjesë përmban nga një simbol grafik. Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç bëhet bartja në mes dy radiostacioneve. Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë me frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trurin e pranuesit deshifrohen.

Zbulimi i një numri të madh grimcash elementare në fizikën atomike kishte rëndësi dhe për psikotronikën. Kështu, A. Kestler në veprën "Rrënjet e koincidencës" solli mendimin e disa fizikantëve se ekziston grimca elementare e posaçme e quajtur "psitron", e cila është bartëse e informatave në territorin e perceptimeve jashtëshqisore. G. Marfi, në sqarimin e telepatisë, thekson rëndësinë e marrëdhënieve personale mes dërguesit dhe pranuesit të valëve telepatike. Gjendja e ndryshme psikike zvogëlon vetëdijen dhe i afron qeniet njerëzore njërën pranë tjetrës më shumë se sa është e mundur gjatë gjendjes sonë "normale". Sipas teorisë së Sinkronicitetit, të cilën e formuloi Jungu, përveç arsyes së lidhjeve kauzale në mes të paraqitjeve në natyrë, ekzistojnë edhe lidhje sinkronike akauzale, të cilat i lidhin dy dukuritë me përmbajtje të njëjtë të kuptimit. Sipas Jungut, gjithçka që ndodh në një moment të caktuar, përmban karakteristikat e pandara të atij momenti. Fenomenet sinkronike paraqiten në gjendje të ulët të vetëdijes dhe janë të ngarkuara me emocione, siç janë: ëndrrat, gjendjet meditative, sëmundjet shpirtërore etj. Teoria e Sinkronicitetit sqaron edhe shumë dukuri të tjera nga jeta, p.sh: lindja e ideve njëkohësisht te dy persona ose dukuria e njohur kur dikush na merr "fjalën nga goja", etj. Si përfundim mund të thuhet kjo: Shumica e eksperimenteve psikotronike tregojnë se perceptimet jashtëshqisore janë procese të komunikimit të materieve të gjalla e jo vetëm të qenieve njerëzore. Kjo na sjell në supozimin se telepatia është proces themelor i intraksionit tonë me rrethin, eventualisht më i vjetër se sa komunikimi verbal.

Përdorimet më moderne të telepatisë

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke zhvilluar një teknologji, të njohur si telepatia sintetike, teknologji kjo që do të lejonte njerëzit të shkruajnë një email ose të krijojnë një mesazh zëri dhe ta dërgojnë atë, pa pasur nëvojë të ndezin kompjuterin, të shtypin numrat e telefonit, apo të thonë ndonjë fjalë. Koncepti i kësaj teknologjie bazohet në leximin e aktivitetit elektrik të trurit duke përdorur një EEG ose një elektroencefalogramë.

Udhëheqësi i këtij projekti shkencor, Mike D'Zmura nga Universiteti i Kalifornisë, thotë: "Unë mendoj se kjo do të bëhet thjesht një mënyrë tjetër e komunikimit". Ideja e komunikimit vetëm përmes mendimeve, nuk është diçka e re. Në vitet 1960, një kërkues vendosi një EEG në kokën e tij dhe me pak ushtrime, ai arriti të shkruajë kodin e Morsit përmes valëve alfa të trurit. Kërkimet për këtë projekt financohen nga ushtria e SHBA-ve dhe janë duke u zhvilluar në Universitetin e Kalifornisë, Irivine, në Universitetin e Carnegie Mellonit, si dhe në Universitetin e Merilendit.

Objektivat e këtij kërkimi janë dy. E para është krijimi i një mesazhi duke përdorur, siç e quan D'Zmura, "atë zërin e vogël në kokën tuaj". Objektivi i dytë është dërgimi i atij mesazhi tek një individ apo objekt (p.sh. tek një radio), po ashtu duke përdorur vetëm fuqinë e mendimeve. Pasi marrësi të pranojë mesazhin, ai mund të lexohet si tekst apo mesazh zanor. Pasi ushtria është duke financuar këtë projekt, është e logjikshme që përdorimet e para të kësaj teknologjie do të jenë në operacionet e ndryshme ushtarake, por D'Zmura mendon se komunikimi i bazuar në mendime do të gjejë zbatim të gjerë në fushat e tjera civile. Një prej fushave të para ku mund të gjejë përdorim komunikimi i bazuar në mendime është padyshim bota e lojërave, thotë Paul Sajda nga Universiteti i Kolumbisë.

Ushtria amerikane i ka paguar një shumë prej plot 4 milionë dollarësh Universitetit të Irvine në Kaliforni, për të zhvilluar atë që me sa duket do të jetë e ardhmja e komunikimit të Forcave të Armatosura në territor armik.

Një sistem i quajtur "telepati sintetike" do të zhvillohet për t'i lejuar ushtarëve në front të dërgojnë mesazhe direkt nga truri i tyre, pa nxjerrë asnjë tingull nga goja. Ky sistem do të jetë i përbërë nga një ndërfaqe neurale, e cila do të kapë disa prej sinjaleve celebrale, përmbajtja e të cilave do të shfaqet tek marrësi qoftë në version teksti, qoftë në version mesazhi zanor. Në vitet '60, kërkuesi Edmund Dewan kishte arritur të modulonte frekuencat e valëve të tij alfa për të shkruar një mesazh në alfabet mors, por metoda që do të përdoret nga kërkuesit do të jetë shumë më e sofistikuar.

Si fillim do të klasifikohen aktivitetet e ndryshme të trurit, për të zbuluar në mënyrë të pagabueshme sinjalet e dërguara, sidomos ato më të rëndësishmet dhe antonime, si për shembull sinjal për "PO" dhe "JO" (kuptohet lehtë se sa e rëndësishme është të mos gabohen këto mesazhe). Më pas një trajnim special për çdo ushtar do të kryhet në mënyrë që të krijohet një kaskë e personalizuar për aktivitetin e tij cerebral. Ja një shembull i procedurës që është imagjinuar. I tregohen pacientit të mbuluar me një kaskë speciale (kaskë e tipit EEG) shkronjat "Y" për "yes" dhe "N" për "NO". Një ose dy sekonda më vonë i kërkohet të mendojë "yes" ose "no" dhe regjistrohen valet e gjithë procesit.

Eksperimenti përsëritet me dhjetëra herë, derisa të mund të përcaktohen në mënyrë optimale valët që shfaqen në trurin e pacientit në rast të një pohimi ose mohimi. Normalisht nevojitet një kohë mjaft e gjatë për të krijuar një fjalor të mjaftueshëm për të komunikuar, por megjithatë procesi është i realizueshëm. Kaska e veçantë nuk do të shërbejë vetëm si kapëse dhe krijuese valësh. Valët cerebrale lejojnë gjithashtu përcaktimin e personit të cilit i drejtohet mesazhi. Kështu kaska do të mund të dijë kujt dhe ku duhet të dërgojë mesazhin e kapur. Normalisht pasi të jetë kualifikuar dhe përdorur tërësisht në aspektin ushtarak, një version më pak i komplikuar i këtij sistemi mund të përdoret edhe në fusha të tjera, duke filluar që nga lojërat kompjuterike deri tek edukimi në distancë.


*****

Qentë janë aq të lidhur me njerëzit, saqë në çast mund ta ndiejnë se a janë ata të gëzueshëm, të lodhur, depresivë, ose për shembull kur ju dhemb koka, para se njerëzit të japin çfarëdo shprehjeje fytyre ose ndonjë shenjë tjetër trupore, tregon studimi i Universitetit të Floridës.

Edhe pse hulumtuesit besojnë se telepatia e qenve është e lindur, duke vënë në pah se qentë shtëpiakë në leximin e mendimeve janë më të suksesshëm se kafshët e egra. Por, nuk janë vetëm kafshët shtëpiake kanakare telepatike – njerëzit i lidhin dëshmitë e tyre në veçanti me binjakët njëvezor.

Madje edhe kur janë të ndarë me kilometra, binjakët pohojnë se në të njëjtën kohë fuqishëm kanë ndier se çfarë ka ndodhur me vëllanë ose motrën në kontinentin tjetër: nga ndodhitë intensive si fatkeqësi komunikacioni e deri tek takimet romantike me përfundim të mirë. Anekdota të ngjashme ka shumë, por asnjë eksperiment nuk e ka vërtetuar pa mëdyshje e as përgënjeshtruar fenomenin e telapatisë.

Eksperimenti me binjakët dhjetëvjeçar, Richard dhe Damien Powell, është një nga të fundit që ka tentuar këtë. Ata më parë i kishin ndarë, e pastaj para Damienit kanë filluar t’i thyejnë pjatat dhe më vonë t’i shpojnë balonat. Në hapësirat e katit të dytë Richard ka qenë i relaksuar dhe i lidhur për poligraf, i cili çdo çast ka regjistruar ndryshimin e pulsit, frymëmarrjes dhe tensionit të gjakut.

Rezultatet tregojnë se si Richard pavetëdijshëm i ka ndier reaksionet e vëllait të tij.



Për telepati duhen dy veta

Dy mendje pa paragjykim dhe të relaksuara fizikisht e mentalisht, është hapi i parë për fillimin e një eksperimenti me telepati



Vizualizimi mes mendjeve

Dhënësi dhe marrësi do të duhej të vizualizonin se si mendjet e tyre janë të lidhura përmes tubave ose telave.



Fotografitë përmes tubave udhëtojnë në mendjen e tjetrit

Përderisa dhënësi dërgon shembullin e fotografisë së mollës, duhet që sa më qartë të paramendojë se si ajo udhëton deri te marrësi.



Spiunët që shohin larg

Përgjatë luftës së ftohtë, në Institutin Stanford, institut për hulumtime psikologjike në New York dhe në laboratorë të tjerë të fshehtë, ushtria amerikane dhe CIA i kanë shfrytëzuar telepatikët, të cilët përmes projektit sekret “Stargate” i kanë spiunuar rusët, derisa as që ishin larguar nga Amerika.

Sipas dëshmisë së telepatikut Joseph McMoneaglea, i cili ka qenë spiun deri në përfundimin e projektit në vitin 1995, me anë të kësaj teknike të “shikimit në largësi” ka arritur të zbulojë bazat e fshehura në anën tjetër të botës.

Spiunët paraprakisht mbështeteshin në lidhjen telepatike me një njeri tjetër, e më vonë edhe vetëm në hartë. Suksesi më i madh i operacionit “Stargate” , ka qenë ai i vitit 1979, kur kishin zbuluar lokacionin dhe ndërtimin e nëndetëses ruse “Typhoon”, shumë kilometra në brendësi të vendit.

Rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe në krizën e pengjeve të vitit 1979 në Iran. Me këtë rast kishin arritur të “shohin” se në çfarë gjendje ishin pengjet dhe në çfarë kushtesh po mbaheshin. Eksperimenti i kohëmëparshëm me McMoneaglen, në të cilin ai provoi të zbulojë lokacionin e një gruaje, tregoi rezultate të dyzuara, dhe vazhdim të lojës mes fascinimit me telepatinë dhe shkencës së pastër.



Mendja e relaksuar është e hapur

Në departamentin e parapsikoliogjisë në Universitetin e Edinburghut, doktor Paul Stevens përpiqet të dëshmojë se si të gjithë njerëzit kanë aftësi telepatike. Njerëzit i vështron në një gjendje tërësisht të relaksuar, e ngjashme me të ëndërruarit, në të cilën mendja është e hapur për informata të reja



Demonstrimi i telepatisë

Testet klasike për testimin e telepatisë pretendojnë thjeshtësinë, ndërsa kartat e Zenerit janë më të njohurat. Përbëhen nga 25 karta, në të cilat janë pesë simbole. Mundësia statistikore e të qëlluarit është 20 për qind, kurse për demonstimin e telepatisë duhet që vazhdimisht të qëllohen më shumë.



Lidhja ruse në largësi

Me komunikimin mendor në largësi janë marrë edhe rusët, ndërsa eksperimenti më i njohur është ai mes biofizicientit Jurij Kamenski dhe gazetarit moskovit Karl Nikolajev. Ata ia kanë dalë të shkëmbejnë porosi në distancë prej 3200 kilometrash, gjë që është vërtetuar me anë të instrumenteve.



Lavdërimi nga Einsteini

Albert Einstein ka marrë pjesë në eksperimentin e shkrimtarit Apton Sinclair dhe gruas së tij. Albert Einstein shkroi parathënien për librin e tij “Mental Radio”, ku shkruan se si gruaja e Sinclairit në mënyrë telepatike i ka pranuar dhe më pas riprodhuar vizatimet.



Ndjenja në largësi

Telepatia rrjedh nga fjala greke tele, që do të thotë largësi dhe pathe ndjenjë. Ajo është komunikim mes dy mendjeve

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...