2013-12-13

Këta ishin peshqit e vegjël në organizimin e përbindshëm të këtij trafiku njerëzor


libri


( Pjesë nga Romani “IMAZH” i Dr.Zef Mulaj)





* * *
Gjergji kishte grumbulluar tashmë disainformacione të reja, për numrat e telefonave, që ia pat marrë « gjeneralit» në treg. Tashmë ishte e qartë,se çfarë janë dhe funksionet që kryejnë. Shumë fakte të tjera dhe lidhje, të cilat Gjergji i provonte, duke i kërkuar Sokolit, shefit të tij, dhe komisarit flet- arreste
për disa persona, si shkaktarë për vdekjen e Vitores.

Ata që e kishin dërguar në bregun e detit ishin identifikuar, dhe provuar. Ata që e kishin mashtruar bashkë me Sofin dhe djalin, ishin identifikuar por në kërkim.

Mbas shumë insistimesh të Gjergjit dosja shkoi në prokurori me propozimet e arrestit. U kërkua arrestimi i Skifterit me grupin e tij, këta ishin peshqit e vegjël në organizimin e përbindshëm të këtij trafiku njerëzor.
Në orën pesë të mëngjesit makinat e policisë rrethojnë shtëpinë e Skifterit, ishin të sigurte se në darkë ishte kthyer nga Greqia me një kamion me mallra, për tregun me shumicë. Në doganë ishte kontrolluar, kishte patur dyshime në dokumente, por ishte lejuar të kalojë. Miku i tij Kacuni e lejonte të kalonte gjithmonë, sepse ai shpërblehej mirë nga ai.

Por pikërisht këtë ditë ishin zënë Kacuni me një tjetër doganier, pikërisht për problemin e Skifterit, sa kishte hyre për të shuar sherrin policia e drejtori i doganës.

Te drejtori i doganës, Kosmeri, informoi doganieri i ri, Kotlani, i cili shprehu disa dyshime:
- Më duket se diçka nuk shkon mirë në peshën, në numrin e kolive dhe te faturave të blerjes dhe të importimit. – pat deklaruar ndershmërisht Kotlani.

Drejtori i pat thënë :
- Shko në vendin e punës se do e verifikojmë këtë problem. Të nesërmen në mëngjes herët Skifteri u ndodhë përballë trupave speciale të policisë, ndër të tjerë ishte dhe inspektori i krimeve, Gjergji.

Njerëzit po shikonin nëpër dritare dhe ballkonet e pallateve, ne orët e para te mëngjesit, kur Skifteri,
biznesmeni, doli nga pallati i shoqëruar nga policia dhe me pranga në duar.

Vërtetë Vitorja nuk ishte më, por diçka duhej te thoshte Skifteri para drejtësisë për humbjen dhe fundin tragjik të vajzës së vogël. Por ai akuzohet edhe për shumë gjerë të tjera, bashkë me klanin e tij kriminal.
Megjithëse kokat e krimit janë shumë larg prangave. Po atë ditë u prangos dhe i famshmi Telo, në tregun e këmbimit të monedhave, e të tjerë. Makina u ndal në oborrin e gjykatës , mbasi kishin kryer shumë veprime në polici me të arrestuarit. Ata i dërguan në gjykatë për masën e arrestit. Ishin gjithë ato prova të grumbulluara me durim e guxim nga agjenti i antikrimit Gjergji. Për këto fakte ishin plotësisht edhe shefi, Sokoli, komisari dhe prokuroria.

Plot tre orë zgjati debati në gjykatë, ku pritej të ndalohej Skifteri dhe grupi i tij. Por ndodhi e kundërta, ata u liruan në sallë, dhe as një arrest shtëpiak nuk u pranua. Gjithçka që kishte grumbulluar Gjergji nuk u vlerësua. Gjergjit do t‘i duhej të luftonte, jo vetëm me kriminelët, që po kryenin krime monstruoze, por edhe me korrupsionin galopant, i përhapur deri në fushën e drejtësisë, pra në radhët e institucioneve, që kushtetuta u kishte ngarkuar detyrën e luftës pa kompromis kundër të gjitha llojeve të krimeve.

Këta që shiten e blihen, që populli i shumëvuajtur u ka dhënë pushtet, u ka dhënë karrige, që të mbrojnë interesat e jetën e tij, këta janë më kriminelë se kriminelët. Këto probleme po i bluante në mendjen e tij inspektori i ri i policisë, Gjergji, i cili u nis këmbë bregut të Lanës, shumë i trishtuar, por aspak i
nënshtruar nga krimi. Ai një herë, kur hyri në shkollën e policisë, qe betuar, pat vendosur. Pra është i pathyeshëm si shkëmbenit e vendlindjes së tij, do të jetë i ndershëm dhe i pastër, i drejtë e trim, si njerëzit e Lugjeve të Verdha.

Ata që po gjykojnë sot ushqejnë krimin me mënyrat e tyre të fitimit. Ndërsa Gjergji djaloshi i antikrimit është nën një stuhi të fortë, ku do t‘i duhet të dale fitimtar ose të humbë. Tre fëmijët e humbur, i sollën përpara gjëra të mëdha, lidhje interesash ekonomike e politike, që përbëjnë një krim të organizuar, brenda deri dhe në shtete të tjera. Është një krim i koordinuar dhe me shumë viktima. E nesërmja për Gjergjin do ketë probleme të reja, mbas lirimit të Sikterit dhe grupit të tij.

Dje në mëngjes e thirri komisari dhe shefi i tij, Sokoli. Komisari pati thënë:
- Na vjen keq për situatën e krijuar.

Rezultate dërguara në gjykatë, nuk i morën si prova te mjaftueshme për ndalimin e grupit. Avokatët kanë bërë padi kundër nesh. Kemi përgjegjësi sepse janë përdorur emra dhe personazhe me influencë dhe imunitet, në raportin që ne kemi dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe ne Ministrinë e Brendshme. Dhe për këtë ne jemi të detyruar t‘ju komunikojmë transferimin tuaj, duke e lënë sektorin e antikrimit. Kjo ishte një provë, që mjerisht dha rezultat negativ në eksperiencën tënde. Por mendja ma merr se personalisht je ma tepër i fituar se sa i humbur. Ne të patëm thënë se nuk i bihet murit me kokë.

Gjergjit iu zgjuan dritat e kujtesës aty ku kishte kaluar momentin më të vështirë të jetës. Po i kujtohej korridori i spitalit, kur e përcolli për të fundit herë nënën e tij, dhe nën lotët e tij infermierja iu afrua e qetë, duke i kërkuar kafen për mjekët. Ndërsa e ëma po kalonte në agoni minutat e fundit të jetës sajë. I vijnë ndërmend babai dhe motra, duke qarë e duke i rënë në shpatulla, kur i dhanë mandatën:” Nana shkoi Gjergj të jemi të fortë”.

Por dhe gjyqtari ashtu si doktori ka nevojë për kafe. Për mjekun e lypi kafen infermierja, po sekseri i gjykatësit kush është. Me siguri do të jetë kafe e madhe, kafe biznesmenësh kontrabandistë, kafe trafikantësh.

Nga vijnë këto para? Nga bananet, nga firma fantazmë, nga eurot e gomoneve, që i hedhin njerëzit në det. Gomonia e asaj nate, transportoi 30 vetë dhe mblodhi mbi 90 mijë euro... Këto ishin afërsisht mendimet e Gjergjit, i cili vazhdonte të “ shpërndante kafe”. Në një moment ai mendoi se: “ për kafe ka nevojë edhe
komisari im, që nuk ka studiuar kurrë për policinë, por ishte thjeshtë një ish i përndjekur politik i diktaturës, dhe tani e kanë vu aty për detyrën e rëndësishme të mbronte popullin nga krimi i organizuar. Prandaj deklarohen të humbur Martini,Sofija, ndërsa Vitorja nuk mundi të përballonte më gjatë. I doli përpara Gjenerali i tregut të madh……..!!!

Vazhdon……..

Pregatiti per Botim
Valentin Bruçaj


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...