Nga
Fritz RADOVANI:
“Shqiptari nuk ka nevojë t’i krijojë vetes një
histori për me u afirmue. Bota e Lahutës së Malcis asht shfaqja ma e sigurtë e
shpirtit të tij heroik e fisnik”.
At
Viktor Volaj OFM (1910 – 1995)
“Lahuta
e Malcis” asht Historia e vertetë e Popullit Shqiptar!
Shqiptarët
janë një nder popujt ma të vjeter të Europës! Sikur Populli Shqiptar të mos
kishte kulturen e vet, ai do të ishte asimilue dhe zhdukë me kohë nga të
tjerët...
Kushdo
që na ka pushtue ka kerkue me na skllavnue per me mërrijtë tek qellimi final:
Me na plaçkitë, me na robnue, me na shue dhe me na zhdukë nga faqja e dheut.
Pa shkue
larg nder shekujt e mesjetës apo të skllavnisë otomane, kur endè né arrijtëm me
shpetue çka mund të shpetohej nga një pushtues barbar e shkatrrues, mbas asaj
katastrofe shekullore né provuem vetem qeverisje antikombtare. Kështu u arrijtë
që mbas Luftës së Dytë Botnore, nga “krushqia” mes Aleatëve, Shqipnia u la nën
sundimin sllavokomunist të Titos e Stalinit, vetem per tu shkombtarizue dhe
shue si Shtet i Lirë që i perkiste Europës Perëndimore, dhe vetem Asaj Europë,
së ciles, Heroi ynë kombtar, dhe i papersëritëshmi në histori Gjergj Kastrioti
– Skenderbeu, i siguroi qytetnimin!
Nipa e
sternipa të Trimit Hotit Dedë Gjo’ Luli, do t’ ishin kurbanet e para që do të
vazhdonin me la me Gjakun e paster të Fisit tyne... Token Nanë nga armët
sllave.
Ajka e
kulturës Shqiptare u pushkatue. U mbyllen shkollat e Shkodres prej ku buronte
vetem Atdhetarizmi dhe kultura kombtare! U vranë profesorët që guxuen me tregue
të vertetën nder bankat e atyne shkollave. U vodhën edhe bibliotekat e muzeumet
e tyne. U fallsifikue historia e vertetë e rujtun nder ata muzeume. U ndalue me
urdhën qeveritar “Hymni i Flamurit Kombtar” bashkë me “Lahuten e Malcis”... Nuk
u lejue ma shfaqja e melodramëve atdhetare të Don Ndrè Zadejës. U pushkatue pa
gjyq ma i madhi publicist atdhetar Don Lazer Shantoja...Filloi haptas lufta
antikatolike që ka vazhdue derisa ua shkatrruen edhe vorrezat Atyne Burrave, që
pa pikë frike guxuen me thirrë: “Jemi mbasardhës të Kastriotit në të gjitha
Trojet Shqiptare, të robnueme persëri!”, dhe në trunin e paster të
Rinisë Shqiptare, u rrah me çekanin bolshevik vetem gënjeshtra (ideologjia
komuniste)! E “drapni” stalinist, vazhdonte me korrë mendjet e ndrituna!
Vorfnia
dhe gjurmët e qytetnimit u strukën edhe njëherë nder vatrat Shqiptare!
Robnimi
sllavokomunist pushtoi Shkodren Martire me padijen marksiste!
“Liria e
Perparimi” u pranguen nder 26 burgjet e terrorit barbar të Enver Hoxhës.
I vetmi
stacion ku shprehej lirisht Shkodrani...ishin stomijet e Zallit të Kirit!
Mbuloj
me plehun e gropave të zeza “Fjala e vertetë bashkë me Herojt’ e saj”!
E nuk
shkoi gjatë, e gjithë Shqipnia u ba varri i Shkrimtarëve të saj...
Ata që
guxojnë me thanë të Verteten, në Shqipni... nuk kanë as varr!
SHKRIMTARË TË “VORROSUN”
TË LETERSISË SHQIPE MBAS VITIT 1944.
Vasil
ALARUPI (Bendo Shapërdani)
Frano
ALKAJ
Pashk
BABI
At
Pashko BARDHI OFM. (OFM, Urdhni
Françeskan)
Don
Ndue BITYQI
Martin
CAMAJ
Kostë
A. ÇEKREZI
Nikoll
DAKA
Guljelm
DEDA
At
Benedikt DEMA OFM.
Mark
DEMA
Imzot
Preng DOÇI (Ipeshkëv – Abat i Mirditës)
Qemal
DRAÇINI
At
Gjergj FISHTA OFM.
Filip
FISHTA
Kristo
FLOQI
Mehdi
FRASHËRI
Dedë
GAJTANI
Don
Nikoll GAZULLI (Don, prift shekullar)
At
Athanas GEGAJ OFM.
Karl
GURAKUQI
At
Daniel GJEÇAJ OFM.
Pashko
GJEÇI
At
Shtjefen GJEÇOV OFM.
At
Anton HARAPI OFM.
At
Mark HARAPI SJ. (SJ. Urdhni Jezuit)
Zef
M. HARAPI
Et’hem
HAXHIADEMI
Imz.
Gjon Nikollë KAZAZI
Vangjel
KOÇA
Ernest
KOLIQI
Faik
KONICA
At
Fulvio KORDIGNANO SJ.
Muzine
KOKOLARI
Mustafa
KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI)
Lame
KODRA (Sejfullah MALESHOVA)
Konstantin
KOTE
At
Donat KURTI OFM.
Anton
LOGORECI
Mati
LOGORECI
Krist
MALOKU
At
Ambroz MARLASKAJ OFM.
At
Luigj MARLEKAJ OFM.
Don
Nikoll MAZRREKU
Branko
MERXHANI
At
Pjeter MËSHKALLA SJ
Hilë
MOSI
Zef
NDOKILLIJA
Lef
NOSI
At
Bernardin PALAJ OFM.
Gaspër
PALI
Anton
PALUCA
Gjergj
PEKMEZI
Arshi
PIPA
Don
Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI)
Imzot
Vinçenc PRENNUSHI OFM.
Don
Engjëll RADOJA
Sami
REPISHTI
Namik
RESSULI
At
Justin RROTA OFM.
Zef
SCHIRO Jr. (I riu)
Cuk
SIMONI
Gjon
SINISHTA
Don
Aleksandër SIRDANI
At
Marin SIRDANI OFM.
Stavro
SKENDI
Lumo
SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI)
Don
Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...)
Gjush
SHELDIJA
Simon
SHUTERIQI
Kolë
THAÇI
Luigj
THAÇI
At
Zef VALENTINI SJ.
Ndoc
VASIJA
Zoj
XOXA
Don
Ndrè ZADEJA
At
Anton ZANONI S.J. (Urdhni Jezuit)
Pjeter
ZARISHI
Tajar
ZAVALANI
Zef
ZORBA
Shenim: Lè të jetë edhe
pse jo e plotë kjo listë (nr. 80), një nxitje per plotsimin e sajë.
Me respekt, Fritz Radovani.
Melbourne, Nandor 2013.