Agjencioni floripress.blogspot.com
2025/03/29
Terminologjia Ushtarake Flori Bruqi Fjalorët terminologjikë dhe termat ushtarake në gjuhën shqipe Leksiku dhe terminologjia ushtarake në gjuhë të ndryshme kanë shoqëruar në të gjitha epokat zhvillimet e shkencës e të teknikës ushtarake, tërë dukuritë ushtarake dhe janë pasqyruar në fjalorët përkatës. Si fjalor i parë i këtij tipi vështrohet fjalori i botuar në Londër më 1557 me autor Xhorxh Polmen me diçiturë: “të gjitha betejat më të dëgjuara që janë zhvilluar në shekullin tonë në gjithë botën si në det, ashtu edhe në tokë ….”. Pas këtij botimi numri i fjalorëve terminologjikë ushtarakë në gjuhë të ndryshme erdhi gjithnjë duke u shtuar. Në rrjedhën e kohës termat ushtarakë kanë pësuar ndryshime të vijueshme nga një epokë në tjetrën, në përputhje me dialektikën e zhvillimit të këtyre shkencave në kushte të caktuara politike dhe ekonomike-shoqërore. Në këtë rrugë është zhvilluar edhe terminilogjia ushtarake e gjuhës shqipe. Megjithatë, ajo ka veçoritë e saj. Vendi ynë është shkelur për një kohë të gjatë nga armiq të shumtë e nga më të egrit që ka njohur historia, si romakët, bizantinët, osmanët, serbët, grekët, austrohungarezët, italianët, gjermanët etj. Të gjithë këta pushtues kanë synuar ta zhduknin kombin tonë nga faqja e dheut dhe, për të realizuar këtë objektiv, në radhë të pare janë munduar të zhduknin gjuhën tonë amëtare, në këtë kuadër edhe leksikun e terminologjinë ushtarake, për të shuar çdo traditë luftarake të popullit shqiptar. Aq më tepër që në kushtet e pushtimit tek ne nuk ekzistonte ushtria e rregullt, institucionet e saj dhe letërsia ushtarake në gjuhën shqipe. Si pasojë, në gjuhën tonë hynë mjaft fjalë dhe terma ushtarakë të pushtuesve, veçanërisht termat ushtarakë të turqishtes dhe, nëpërmjet saj, edhe të arabishtes e persishtes. U desh puna e madhe dhe qëndresa e paepur e rilindësve dhe e brezave të mëvonshëm që të nxirreshin jashtë gjuhës sonë këta terma dhe të përtëriheshin termat ushtarakë shqip. Në rrugën e tyre shumë të vështirë, por të lavdishme rilindësit hodhën themelet e para të terminologjisë ushtarake në gjuhën shqipe. Për këtë ata u mbështetën në gjuhën e gjallë e të pasur të popullit dhe në mundësitë e gjera të shqipes për të formuar fjalë-terma me mjetet e veta. Megjithse edhe sot e kësaj dite ka ende ndonjë orientalizëm, që përdoret në terminologjinë ushtarake të shqipes, si bori, borizan, çizme, dylbi, fishek, fitil, hendeklidhje, top, xhep zjarri etj., në ndryshim me terminologjitë ushtarake të disa gjuhëve të tjera ballkanike, në gjuhën shqipe ata janë të papërfillshëm, ndonëse kanë qenë nga huazimet më të hershme e më të shumtat. Ato janë zëvendësuar me fjalë nga brumi i shqipes dhe pjesërisht me terma neolatinë. Pas Shpalljes së Pavarsisë më 28 nëntor 1912, kur u krijua shteti i ri shqiptar dhe Ushtria Kombëtare Shqiptare, në Shtabin Madhor të saj u ngrit për herë të parë në historinë e Forcave tona të Armatosura dhe në ato vite të vështira lufte e përpjekjesh, Komisioni i Terminologjisë Ushtarake. Ky komision në të cilin u aktivizuan personalitete me kulturë të gjerë ushtarake e gjuhësore, që zotëronin disa gjuhë të huaja dhe që njihnin mirë edhe gjuhën shqipe, si Mustafa Maksuti (Shehu), Kamber Sejdini etj., bëri përpjekje serioze dhe punë të lavdërueshme për krijimin e termave ushtarakë shqip dhe për shqipërimin e kufizave të ushtrisë, siç i quanin ata, sepse momenti historik e kërkonte që edhe në fushën e termave të kishin origjinalitet, mëvetësi, rilindje. Me përpjekjet e këtyre forcave filluan të hidhen bazat e një terminologjie të re ushtarake të gjuhës shqipe në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në vargun e termave të krijuara prej tyre bëjnë pjesë komanda ushtarake, emërtime të pjesëve të armëve, të veprimeve me zjarr dhe të organizimit ushtarak si: gatitu!, qetësohu!, eja në radhë!, tetësh (për skuadër), tog(ë), tubë, trumbë (për kompani), griq (për batalion), sogorië (për regjiment), ushtrer (për gjeneral), deter (për admiral), epror, depror, gjilpërë, këmbëz (e shkrepjes), shënjestër, siguresë, klith (për bori) e klithtar (borizan) e dhjetëra të tjera. Në gazetën “Liria e Shqipërisë”, që botohej në Sofje, më 29 korrik 1913, në artikullin “Kufizat e ushtrisë” u botua një listë me 26 terma shqip-turqisht. Ndërsa në revistën “Zgjimi” të Korçës, në numrat 2 e 3 të vitit 1913, u botua një listë me 315 terma e togfajlësha terminologjikë ushtarakë. Në vitin 1916 në Konstanca (Rumani) u punua Fjalori i ushtrimeve ushtarake të emërtuar “Përvuajtjet vetmore” me 315 komanda dhe ushtrime stërvitore. Në Ushtrinë Mbretërore vijuan përpjekjet për pasurimin e mëtejshëm dhe kodifikimin e termonologjisë ushtarake. U botuan dy fjalorë të emërtuar: “Terminellogji ushtarake” (shqip-shpjegues-italisht dhe italisht-shqip) me 700 terma (Tiranë, 1932) dhe “Manual bisedimi me landë ushtarake” (shqip-italisht-jugosllavisht) me 1350 fjalë e shprehje (Tiranë, 1933). Gjithashtu në rregulloret dhe botimet ushtarake bashkëngjiteshin edhe lista termash ushtarakë. Në periudhën 1939-1944 në terminologjinë ushtarake u futën edhe terma të huaj, sidomos italianizma, që kanë të bëjnë me administratën, organizimin, teknikën, armatimin, detarinë etj., p.sh. akostim (për bregëzim), arrest (për ndalim), dragaminë (për minaheqëse), inkuadrohem (për rreshtohem), inkursion (për sulm i befasishëm), karikator (për krehër fishekësh), kolpo (për goditje), komanda tapa (për komandë e grumbullim-shpëndarjes së ushtarakëve), salutoj (për përshëndes), salva (për përshëndetje artilerie), korrier (për lajmëtar) etj. Por lindja e një ushtrie të re dhe e një arti të ri ushtarak në zjarrin e LANÇ-it solli edhe lindjen e zhvillimin e një terminologjie të re ushtarake. Në dokumentet e SHP dhe KP të UNÇSH, që kanë të bëjnë me drejtimin e veprimeve luftarake të formacioneve partizane, u përdorën shumë terma të rinj si nga forma dhe përmbajtja, sepse ata emërtonin dhe shprehnin nocione të reja të një ushtrie popullore revolucionare, krejt të kundërt me ushtritë pushtuese fashiste. Nga ana tjetër, angazhimi i gjerë i masave popullore në luftë për çlirimin e Atdheut dhe të përjetuarit e situatave luftarake prej tyre, bëri, si të thuash, që “gjuha” e UNÇSH të përvetësohej për pak kohë nga i gjithë populli ynë. Kështu hynë në lidhje terminologjike-semantike sistemore, u përhapën shpejt dhe u bënë masiv termat: aradhe partizane, bazë partizane, brigadë sulmuese, grup vullnetar, Komandë e Përgjithshme e Shtabit Madhor, luftim nate, luftim në qytet, zonë operative, plan operativ, rojë partizane, shiprt sulmues etj. Pas çlirimit UNÇSH u shndërrua në një ushtri bashkëkohore. Ajo u zgjerua me lloje forcash, armësh e shërbimesh të reja dhe u pajis me teknikë dhe armatime të kohës. U krijuan institucione ushtarake, shkolla e kurse kualifikimi për oficerë, u dërguan me qindra oficerë në ish-BS për t’u specializuar në profile të ndryshme, filloi botimi në shkallë të gjerë i letërsisë ushtarake, si rregullore, tekste mësimore, udhëzues, albume, revista, gazeta etj. Në vijim të traditës së mëparshme, u zgjerua shumë sasia e nocioneve dhe e emërtimeve ushtarake me terma që shënojnë: nocione të përgjithshme ushtarake, si: art ushtarak, betejë vendimtare, doktrinë ushtarake, e drejta e luftës, ligjet e luftës, mësymje e përgjithshme etj.; nocione dhe emërtime të organizimit ushtarak të FA: armatë, artileri tokësore (bregdetare, kundërajrore), bateri, batalion, brigadë, grupim, korpus etj.; mjete luftarake, armatime e municione të ndryshme: aeroplan, anije, automatik, autoblindë, flakëhedhëse, granatëhedhëse, nëndetëse, obus, raketë, silur etj.; njeriu që kryen një punë a funksion të caktuar në ushtri ose që përdor një armë a mjet të dhënë: anijedrejtues, aviodrejtues, fluturues, kufitar, nënujës, zhytës etj.; mjete teknike, pjesë të mekanizmave të armëve ose procese të ndryshme: antenë, bashkues, busull, djep luajtës, dhëmb ndalues, flakëshuese, mosshkrepje etj.; format ose mënyrat e ndryshme të luftimit: dinamikë e luftimit, dyluftim, kundërgoditje, kundërmësymje, kthesë luftarake, lidhje zjarri etj.; vendin e përqendrimit të forcave, e vendosjes së komandave: bazë nisjeje, brez mbrojtjeje, kryeurë, nyjë kundërtanke, pikëmbështetje, vendkomandë etj.; komanda e raportime ushtarake, përshëndetje ushtarake: armë mbush!, eja në radhë!, tek armët! etj.; cilësi e dinamizëm të veprimeve luftarake: aftësi mbrojtëse, befasi, dinakëri luftarake, manovrueshmëri etj. Terminologjia jonë ushtarake tashmë është formuar e funksionon si sistem. Qartësimi, diferencimi dhe saktësimi i nocioneve në këtë sistem është bërë shkallë-shkallë, nga një periudhë në tjetrën, në përputhje me zhvillimin e mendimit dhe të praktikës ushtarake shqiptare. Veçanërisht në fillim të viteve ’60-të të shekullit të kaluar u ndie e nevojshme të rivështrohej më gjerë dhe në mënyrën më tërësore gjendja e saj, madje nga autorë të veçantë u bënë përpjekje edhe për kodifikimin e pjesshëm të saj, duke hartuar dhe botuar dy fjalorë shpjegues për termat e artilerisë dhe termat taktiko-operativë. Këto përpjekje vijuan pa ndërprerje sidomos në vitet ‘80-të e në vazhdim. Krahas studimeve teorike në këtë fushë, në Akademinë e Mbrojtjes filloi puna e organizuar shkencore për përpunimin sistemor, shqipërimin dhe kodifikimin tërësor të terminologjisë ushtarake, duke i dhënë asaj fytyrë kombëtare. Për këtë qëllim u vol letërsia ushtarake nga rilindja deri në ditët tona dhe u ndërtua një kartotekë shkencore me rreth 200.000 skeda. Mbi këtë bazë, me komisione specialistësh e gjuhëtarësh, qoftë edhe nga autorë të veçantë, janë hartuar deri tani 25 fjalorë dy e shumëgjuhësh, që rrokin rreth 67.000 njësi terminologjike, prej të cilëve 22 janë në dorë të lexuesit ushtarak (shih listën) dhe 3 ende nuk janë botuar. Ndërkohë është punuar për hartimin e serisë së fjalorëve shpjegues të termave ushtarakë, por ende nuk kanë gjetur dritën e botimit për shkaqe financiare. Ky fond termash përbën një rezervë të konsiderueshme për pasurimin e mëtejshëm të Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe në një ribotim të ardhshëm, sidomos me shkurtesa. Në Fjalorin e shqipes së sotme (2002) nga fusha e leksikut dhe e terminologjisë ushtarake janë përfshirë mbi 2.000 fjalë e terma, nga të cilat 700 fjalë shënuese dhe 1300 togfjalësha. Po ashtu janë botuar një varg artikujsh shkencorë për problemet e terminologjisë ushtarake në Revistat: “Gjuha Jonë”, “Studime filologjike”, “Perla”, ”Mbrojtja”, “Detaria”, në Revistën Ushtarake dhe në gazeta. Kësaj pune i ka prirë edhe studimi monografik “Terminologjia ushtarake e shqipes”, botuar në vitin 1993. Si rrjedhim i kësaj pune të kryer, mund të themi me bindje se termimologjia ushtarake e shqipes ka marrë fizonomi të plotë kombëtare dhe pasqyron në vetvete të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në fushën e mbrojtjes dhe të modernizimit të FA. Megjithatë, puna e bërë deri tani për shqipërimin e saj nuk duhet vështruar si detyrë e përfunduar. Terminologjia jonë ushtarake ka ende në përbërje terma të huaj të panevojshëm, që vijojnë të përdoren si sinonime të termave të rinj të shqipëruar; ka gjithashtu edhe ndonjë term të papërshtatshëm. Aty-këtu vihen re edhe ngurrime nga disa organe e kuadro të veçantë për të përdorur terminologjinë ushtarake shqipe dhe normën e njësuar të saj. Pastaj, krahas huazimeve të mëparshme të panevojshme e plotësisht të zëvendësueshme me fjalë të shqipes, vitet e fundit në terminologjinë tonë ushtarake vërehet depërtimi i anglicizmave vend e pa vend dhe prirja e shtimit të tyre (si fusha më e ndikueshme në kuadrin e NATO-s), madje edhe e neolatinizmave të tjerë nëpërmjet anglishtes. Të tillë janë, p.sh. brifing (për instruktim, trajtesë informim), fidbek (për 1. rikthim, 2. lidhje e kundërt), impakt (për 1. ndikim, 2. goditje), lidership (për udhëheqje, drejtim), lider (për drejtues, udhëheqës), kamping (për fushim), menaxhim e menaxher (për administrim e administrator), staf (për shtab, organ, ekip), implementoj (për zbatoj, realizoj, përmbush), task force (për forcë operative), e shumë të tjerë, si dhe të neolatinizmave: interaktivitet e interoperativitet (për ndërveprim), komunalitet (për përbashkësim a njësim i modeleve të armatimit), obligim(për detyrim), primar (për parësor a në plan të parë), operacional (për operativ), aset (për mjete e pajisje), atraktiv (për joshës, tërheqës), alokim (për ndarje e fondeve), prioritete (për përparësi), duel (për dyluftim), prezencë e prezent (për prani e i pranishëm), komponent (për përbërës), superioritet (për epërsi), konfuzion (për pështjellim, rrëmujë), rezistencë (për qëndresë), influencoj (për ndikoj), marr në konsideratë (për marr parasysh), fleksibël (për elastik), multinacional (për shumëkombësh-e), inflitrim (për depërtim, ndërfutje), eksfiltrim (për dalje nga rendimi i luftimit). Këta terma e shumë të tjerë që po futen pa kriter në ligjërimin e përditshëm, në dokumentet e rëndësishme zyrtare e sidomos në organet e shtypit ushtarak, nuk janë as ndërkombëtarizma, as të karakterit teknik e teknologjik për të cilat do të mund të ndihej nevoja në terminologji, si b.f. radar, sonar, lazer, kompjuter, internet, bit etj.. Kjo dukuri shpegohet me faktin se oficerët shqiptarë vitet e fundit kanë kryer në nënyrë masive dhe vazhdojnë të kryejnë në kuadrin e NATO-s akademitë e shtabeve të larta dhe kurse disamujore të anglishtes në SHBA, Kanada, Angli, Francë, Holandë, Itali, Greqi dhe Turqi. Të ndikuar nga trysnia e anglishtes, të cilën oficerët tanë e përdorin dendur në takimet e shpeshta dhe në stërvitjet e parbashkëta të NATO-s në territorin shqiptar dhe në shtetet partnere, dhe duke mos njohur mirë gjuhën shqipe, ata futin në masë anglicizma në terminologjinë ushtarake të shqipes (shumë më tepër nga ç’qenë futur dikur rusizmat në vitet ’50, ’60-të të shek. XX) dhe ushtrojnë trysni për përdorimin e tyre me pretekste nga më të ndryshmet. Kjo trysni dhe konceptet e shtrembra lidhur me terminologjinë ushtarake kombëtare, çka është një hap prapa lidhur me punën e bërë, siç u referua më lart, përbëjnë një dukuri negative, që duhet mënjanuar sa më parë nga institucionet mësimore, shkencore dhe administrative të Ushtrisë sonë. Kërkesa për një normë të përcaktuar e të njësuar është themelore për terminologjinë ushtarake. Në kohën tonë terminologjia ushtarake e shqipes po merr gjithjnjë e më shumë karakter të qëndrueshëm, të përcaktuar. Megjithatë, në disa raste ajo paraqitet ende e lëkundshme, e panjësuar. Kjo është një dukuri krejt e papëlqyeshme në terminologji, veçanërisht në terminologjinë ushtarake, ku kërkohet përpikëri e lartë në të gjitha format e komunikimit. Çdo luhatje në këtë fushë është me pasoja. Prandaj ajo duhet ngulitur e zbatuar me rreptësi në tërë veprimtarinë ushtarake të FA. Për t’u dhënë zgjidhje problemeve dhe pyetjeve që lindin në këtë fushë të terminologjisë dhe për të mbikëqyrur zbatimin e normës termiologjike në të gjitha botimet ushtarake, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe shërbimi këshillimor terminologjik i Ushtrisë. Prania e një sasie mjaft të madhe njësish leksikore të shkurtuara përbën një nga tiparet më karakteristike të leksikut dhe të terminologjisë ushtarake. Shkurtesat gjejnë një përdorim të gjerë në ligjërimin e ushtarakëve, sidomos në dokumentet që hartojnë, ku kërkesa e shkurtesisë dhe e ngjeshjes (dendësimit) së informacionit është mbizotëruese. Kjo shpjegohet si me zhvillimin e lartë të teknikës së informacionit në kohën tonë, ashtu edhe me vetë natyrën e karakterit dinamik të veprimeve luftarake, të cilat zhvillohen me shpejtësi të madhe e të rrufeshme, ku ekonomizimi i kohës dhe fshehtësia e drejtimit dhe e zhvillimit të tyre marrin rëndësi të veçantë. Prandaj mbledhja, sistemimi dhe studimi i ligjësive të ndërtimit dhe funksionimit të shkurtesave ushtarake është domosdoshmëri në këtë fushë. Të gjithë fjalorët terminologjikë ushtarakë që janë botuar gjer tani, janë pajisur me shtojca të shkurtesave përkatëse. Gjithashtu është botuar një fjalor i shkurtesave dhe akronimeve të NATO-s në gjuhën shqipe (1999) me 8.000 shkurtesa e akronime. Nisur nga dinamika e zhvillimit të fondit leksikor, e ndryshimeve në përmbajtjen kuptimore të termave, e mënyrave dhe e mjeteve të formimit të tyre, e klasifikimit të termave të huazuar dhe e rrugëve të ndjekura për shqipërimin e tyre, mund të përcaktojmë edhe prirjet kryesore në zhvillimin e sistemit të terminologjisë ushtarake në kohën tonë, siç janë: prirja drejt përsosjes së sistemit të tanishëm të kësaj terminologjie, e cila në rrafshin gjuhësor çon në kufizimin e mëtejshëm të dukurive negative të shumëkuptimësisë (polisemisë) dhe të sinonimisë, d.m.th. të dysorëve terminologjikë; prirja e forcimit të simetrisë në mes të tipave fjalëformues; kjo duket mjaft mirë në fushën e formimeve me parashtesa të kundërkuptimshme e mohuese dhe me temat përbërëse antonimike (p.sh. gjoksmbrojtëse-shpinëmbrojtëse, flakëhedhëse-flakëshuese etj.); prirja drejt sintetizmit, që pasqyrohet sidomos në formimet me ndajshtesim (me parashtesa e prapashtesa) dhe me kompozim (bashkim temash) që janë rrugët kryesore për pasurimin e terminologjisë ushtarake me vetë mjetet e shqipes; prirja për të ngritur në terma fjalë të leksikut të përgjithshëm dhe, anasjelltas, kalimi i shumë termave ushtarakë në leksikun e përgjithshëm si rezultat i përdorimit të tyre edhe jashtë sferës ushtarake, çka flet më së miri për bashkëveprimin dhe lidhjet e ngushta të terminologjisë ushtarake me gjuhën e përgjithshme letrare. Nga analiza e bërë për terminologjinë ushtarake dhe nxjerrja e përfundimeve të përgjthshme për gjendjen e tanishme e prirjet e zhvillimit të mëtejshëm të saj, mund të përcaktojmë edhe disa detyra për të ardhmen, siç janë: -Të thellohet puna për pastrimin e vijueshëm të kësaj terminologjie, sidomos nga anglicizmat, duke vijuar hartimin e fjalorëve terminologjikë të llojeve të forcave, të armëve dhe shërbimeve dhe duke bërë përpjekje sistematike për të ngritur më tej cilësinë e tyre. -T’i kushtohet vëmendje e veçantë studimit të problemeve teorike që dalin lidhur me njësimin (standardizimin), bashkërendimimin dhe shqipërimin e termave, me ndërtimin e funksionimin e sistemit të shkurtesave dhe hartimin e fjalorëve përkatës, me ballafaqimin e sistemeve terminologjike etj. -Puna për terminologjinë ushtarake duhet të vijojë pa ndërprerje. Model për këtë na shërben veprimtaria praktike e Agjencisë së Terminologjisë Ushtarake të NATO-s në Bruksel, ku për çdo miratim termi të ri bëhet mbledhje plenare e Komitetit të Përfaqësuesve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse në NATO dhe pastaj pothuaj çdo vit bëhet njotimi zyrtar në formë broshure për heqjen e termave të papërshtatshëm dhe vendosjen e termave të rinj. Si në çdo fushë tjetër të jetës, të shkencës dhe të teknikës, edhe në ushtri ndodhin vazhdimisht ndryshime, futen në zbatim metoda, teknika e taktika të reja, prodhohen armë e mjete luftarake të sofistikuara e nga më të përkryerat, të cilat kanë terminologjitë e tyre. E kjo terminilogji e re që do të futet në ushtri dhe që do të zgerojë më tej sistemin e nënsistemet e saj, është e nevojshme të ndiqet, të skedohet, të studiohet dhe të futët në fjalorët përkatës terminologjikë, të cilët do të pasurohen e do të ribotohen përsëri në të ardhmen. Prandaj është detyrë e përhershme e organeve dhe e institucioneve ushtarake që, në bashkëpunim të ngushtë me sektorët përkatës të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, të ndjekin hap pas hapi dinamikën e zhvillimeve në këtë sferë të terminlogjisë së sotme shqipe. -Të vijojë si edhe deri tani ndjekja e kurseve dhe e seminareve të përvitshme të terminologjisë së NATO-s, ku ne jemi të ftuar vazhdimisht, si dhe dhënia e leksioneve të termonologjisë sonë ushtarake në institucionet mësimore e shkencore të Ushtrisë.
The Beleg Masacre (1989)
Beleg, March 29 & 30, 1999
Written by: Mr.sci.Adem Lushaj, Decan
A night filled with horror. The explosions shook the village, the screams of women filled the air and the men were forcibly separated from their families. It was March 29 and 30, 1999, when Serbian police, military and paramilitary forces landed in the villages of Irznic and Beleg, committing the most inhumane crimes. The crime had spared neither children, nor the elderly, nor the female gender. The night of March 29 and 30 was a night of horror for the citizens who were in the village of Beleg.
In retaliation for the defeats suffered by the Kosovo Liberation Army at Pozhar, Serbian forces carried out a brutal attack on the Albanian population. Women and children were forcibly deported to Albania, while men over the age of 17 were separated and disappeared without a trace. Evidence collected over the years points to torture, rape and mass executions, but the crime remains unpunished.
The testimonies of the survivors have provided clear information about some of the main perpetrators of the crime. Among them, the most mentioned are: Vula Mirčič, Zoran Đurišić
Professor Mehmet Mazrekaj, a key witness to this massacre, has also testified at the International Criminal Court in The Hague, providing incontrovertible evidence of the disappearances and executions of Albanian civilians. However, even after more than two decades, none of the criminals have been prosecuted, neither in Kosovo, nor in Serbia, nor by international justice. "I have testified three times before the International Tribunal in The Hague about the Serbian crimes committed in Beleg. We were gathered in the village of Beleg together with fellow citizens from the village of Drenoc and other villages of Deçan, Peja and Gjakova. Meanwhile, numerous Serbian-Slavic military, paramilitary and police forces, disguised in various forms, have come to the village. All the time they have been mistreating, robbing and killing us. This is proven by the fact that we still have dozens of missing citizens. They separated the men from the women. They locked the women in cowsheds. Yes, yes... the perpetrators of the crime are known, they were Zoran and Vula," Mazrekaj said in his testimony. Similar testimonies have also been given by others who were victims or witnesses of the unprecedented crime against humanity.
Neither the Hague Tribunal, nor the Special Court for Kosovo, nor the institutions of Kosovo have taken measures to shed light on this massacre. Where are the bodies of the missing? Who will be held responsible for the rapes and executions?
The families of the victims live with the double pain: the loss of their loved ones and the indifference of the institutions. War crimes do not have statutes of limitations, and silence cannot be the answer in the face of this tragedy.
Will those responsible for the Beleg massacre ever be punished? Or will this remain another crime hidden in the archives of oblivion?
- S.
In the village of Irznic on March 29, 1999, the following were executed: Zeqë, Tahir, Himë, Hajdin and Shkurte Dervishaj, as well as Tahir and Hajdar Dacaj. Meanwhile, in Beleg on March 29 and 30, 1999, the following were killed and disappeared: Daut Aliçkaj, Naim Vishaj, Nezir Vishaj, Hysni Binakaj, Gëzim Vishaj, Qazim Hulaj, Ali Kadrijaj, Shaban Kadrijaj, Jetmir Mazrekaj, Shaqë Binakaj, Malë Vishaj, Mujë Vishaj, Zymer Binakaj, Fatmir Vishaj, Faton Vishaj, Zenel Vishaj, Hamit Zukaj, Rexhep Neziraj, Brahim Zukaj, Hazir Zukaj, Ramë Kilaj, Smajl Ukëhaxhaj, Hajdar Mazrekaj, Nekë Binakaj, Sahit Mazrekaj, Sundim Mazrekaj, Hasan Mazrekaj, Misin Tolaj, Xhevat Tolaj, Isa Tolaj, Shaban Nitaj, Mehmet Tolaj, Haxhi Kadriaj, Arif Mazrekaj, Afrim Haderxhonaj, Bashkim Haderxhonaj, Muhamet Haderxhonaj, Xhevdet Haderxhonaj, Ali Mazreaj, Beqir Dervishaj, Tafe Dinaj and Ragip Morina.
"Engjëlli i vdekjes".osef Mengele
Vlerësohet se afro 1.5 milion hebrenj evropianë janë vrarë përgjatë Holokaustit, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra.
Holokausti mbetet njëra nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne.
- Kur dëgjoja hapat që vinte, fshihesha poshtë dhogave ku flinim, strukesha dhe mbyllja sytë. Kujtoja se ashtu nuk do të më gjente dot," tregon Lidia Maksymowicz, kur flet për Josef Mengelen. Lidian e dërguan në Aushvic-Birkenau - në dhjetor të 1943, ajo ishte tre vjeç. Gjermanët e patën marrë familjen e saj nga rrethinat e Minskut në Bjellorusi për ta dërguar në kampin e përqëndrimit.
2025/03/27
E SHKRUAN ME GJAK HISTORINË E DARDANISË FENIKSAT E LIRISË :ISMET QORRAJ,AGIM KUKLECI,MUJË MEHMETAJ,DHE SALI HADËRGJONAJ NGA DECANI
MARS I PËRFLAKUR Antologji poetike kushtuar dëshmorit Ismet Avdi Qorraj
| Përgatiti: Flori BRUQI |
MARS I PËRFLAKUR Antologji poetike kushtuar dëshmorit Ismet Avdi Qorraj
Librin e përgatitur nga Flori Bruqi "Marsi i përflakur" mund ta shkarkoni falas në sektorin
| |
Kjo Antologji poetike kushtuar dëshmorit të atdheut Ismet A. Qorraj përfshin gjithë poezitë që u paraqiten në konkursin e organizuar me këtë qëllim nga Axhensioni Floripres – Prishtinë, në pranverë 2015. Vendin e pare në këtë konkurs e mori poezia "Pranverë", e poetit Gentian Banaj. Vendin e dytë e mori poezia "Balada për zogjtë e valsit diellor", e poetit Skënder Zogaj. Vendin e tretë e mori poezia "Krenohemi me ju n’altarin Dardan", e poetit Engjëll Koliqi. Poezitë botohen sipas alfabetit, përjashto tre poezitë fituese qe çelin librin. Ky libër botohet në nderim të dëshmorit dhe në shenjë falenderimi për pjesëmarrësit në konkurs. AXHENSIONI FLORIPRES PRISHTINË
Gentjan BANAJ
PRANVERË
Nga kreshta e një mali, si shqipe drejt lirisë Gjaku i Kosovës vërshon ndër dej Pranverës së Ismetit vdekja i del pritë Tokën amë plagos, si një lot ndë` qiej Pranverë e përhumbur në logun tënd Deçan I mbledh gjymtyrët prej dhimbjes gjer në palcë Gjaku i rinisë vërshon si lumë dalështratit Nga plumbat pashpirt që rendin turravrap Nëpër asht të stinës bleron pikëllimi E shpërthen bimëza të vogla loti Pranverë e përgjunjur në tokë t`Deçanit Me sytë drejt qiellit i luten zotit S`mund të shkelë më livadheve rioshi Ismet Me hapin prej dreri dhe prushin në sy Shtatëqind vjet do vajtojnë tash kullat Shtatëqind vjet Ajkunat do të mbajnë zi Gaz e vaj do të vijnë e do të ikin stinët Lugjeve do lodrojnë të tjerë Omerë Lojë e tyre në kundërmim lirie Moteve e brezave, t`ju sjellë pranverë
Skënder ZOGAJ
BALADA PËR ZOGJTË E VALSIT DIELLOR
Imja është piktura me sytë e përlotur Edhe qielli ngjyrë ulliri sipër Deçanit Plot zogj gjoks shpërthekuar, Të zjarrtë dhe kryengritës Si meteorë vezullues plot avaz Që shpirtin e vet e bëjnë kurban Se nuk e durojnë jetën në kafaz. Zogj drite me flatra trëndafili Përhapës magjik të valsit diellor Ndër shtatë palë toke e qielli me dashurinë hyjnore për Liri Kundër ujqve të mallkuar e dinak Gjithmonë të etur për gjak... Në këngë është trimëria e zogjve Prandaj gjithmonë vdesin duke kënduar Si n’atë ag pranvere kur zaret u hodhën Dhe n’pikturë u shprushën lulëkuqet Që kurrë më t’mos kishte strehë për korba As për këlyshë të zinj bushtre Që i ulërijnë Hënës… Nata ofshau zemërplasur nëpër konaqe Por agimi u rilind me dritë zemre, o mik - Shih zogjtë e valsit diellor që puthin qiellin Në Carrabreg, në Voksh e në Maznikë...
Engjëll KOLIQI
KRENOHEMI ME JU N’ALTARIN DARDAN
Duke dëgjuar kushtrimin Nga Gjergji i Madh i Kastriotëve Nga Mic Sokoli e Hasan Prishtina Nga Bajram Curri e Idriz Seferi Vrapuat mbas Nënëlokes Dardani Ta merrni në mbrojtje e ta shpëtoni O i dashuri ynë Ismet Avdi Qorraj Ti djaloshi i Dardanisë Ishe i Madh Dhe nuk e duroje më gjakatarin Të lodrojë e të shkarkojë në trojet tona Jo Kur e pe Se shkjau u tërbua Ti Ismet i dashur U ngrite në këmbë Në mbrojtje të Kushtetutës Dardane Në Deçanin heroik Bashkë me Selimin, Mujën e Agimin Ratë nën plumbat bum-bum Të shkijeve fashisto-komunistë Jetën tokësore e mbyllët O dëshmorët e kombit tonë Por nuk keni vdekur Jo Dhjetë vite mbas Nënëlokja Kosovë U çlirua nga kriminelët serbianë Amaneti juaj shkoi në vend Gjaku juaj ujiti lule lirie e dashurie Ne kemi qarë shumë Për ju Sot krenarë Kremtojmë E këndojmë Me mburrje Që ju patëm të tillë Lavdi ju këndojmë N’altarin dardan Sot e përgjithmonë
Poezi nga libri "Marsi i përflakur"
| |
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...



