Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/03/26

Kisha ose Katedralja e Krishtit shpëtimtar,është godinë e paligjshme e ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës në kohën e Sllobodan Millosheviqit

Shkruan Flori Bruqi, PHD.

 “Pohimi i Igumenit Sava Janjiç, i cili thekson së Manastiri i Deçanit është ruajtur nga ushtria e Perandorisë Osmane, nuk qëndron, ngase manastiri ka pasur rojtarët “vojvodët” e vet, dhe se rojtarë të Manastirit të Deçanit kanë  qene Familja Demukaj (Familja e Sali Rrustës) nga Deçani, e cila në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, e ka dorëzuar unazën e rojtarisë. Është mirë që personeli i Manastirit të Deçanit, të e hap arkivin mesjetar të manastirit, dhe aty do të mund të kuptohet e vërteta e këtij monumenti”, përfundon reagimin e tij, historiani  Prof.dr. Shkodran Cenë Imeraj, për gazetë "Bota sot",më: datën 19 .VI.2018.

Prof.dr.sci.Shkodran Cenë Imeraj


Vita Kuçi në pronën e Hak Kuçit nga Deçani. Manastiri i Deçanit, i takon popullsisë vendase shqiptare, ngase ky monument fetar në mesjetë është përdorur nga popullsia vendase ortodokse shqiptare”, ka thënë në reagimin e tij, historiani Prof.dr.Shkodran Cenë  Imeraj nga isniqi i Deçanit.

Floripress, posedon dokumentin që dëshmon se vërtet Komuna e Prishtinës e ka dhënë lejen për ndërtimin e Kishës Ortodokse serbe në Kampusin Universitar të Prishtinës.

 Dokumenti thotë se vendimi është nënshkruar më 26 .09.të vitit 1990 në Prishtinë dhe do të hynte në fuqi të nesërmen nga data e publikimit në ‘Gazetën Zyrtare të RS të Serbisë’. 




 ‘’Brenda zonës së mbuluar nga parcelat kadastrale të Universitetit të Prishtinës do të ndërtohet ndërtesa e katedrales me objektet dhe infrastrukturën shoqëruese. Sekretariati për Urbanizëm, Strehim dhe Çështje Komunale të Komunës së Prishtinës do të marrë kujdesin për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi të nesërmen pas ditës së botimit në “Gazeta Zyrtare e RS të Serbisë” dhe “Gazeta Zyrtare e SAP KOSOVO Nr. 110-74 / 90-02 26 Shtator 1990. Prishtinë’’, thuhet në këtë dokument. 


Kisha ose Katedralja e Krishtit shpëtimtar (serbisht: Саборни храм Христа Спаса у Приштини, apo Katedralja e Millosheviqit ose Kisha serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës) është godinë e paligjshme e ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës në kohën e Sllobodan Millosheviqit, e planifikuar si kishë ortodokse serbe.

Themelet e saj u vunë në oborrin e Universitetit të Prishtinës më 1992, në një kohë kur studentët dhe pedagogët shqiptarë ishin dëbuar nga godinat e universitetit dhe në Kosovë zhvillohej një fushatë e gjerë serbizimi që përfshinte emrat e rrugëve, shesheve dhe shkollave.

Kjo godinë mbeti pa u përfunduar për shkak të luftës në Kosovë.

Nga shqiptarët në Kosovë shihet si simbol i regjimit të Millosheviqit, dhe objekt politik i filluar në vazhdën e përpjekjeve të tij për serbizimin e Kosovës.

Në vitin 2014, këngëtarja shqiptare Era Istrefi publikoi videoklipin e këngës "E dehun", pjesë të të cilit ishin xhiruar në këtë godinë. Në të ajo paraqitet duke vallëzuar me këmishë transparente ku i dallohet gjoksi. Videoklipi nxiti reagime të ashpra nga Kisha Ortodokse Serbe e cila e dënoi atë duke e cilësuar si "përdhosje" të kishës dhe "blasfemi ndaj fesë ortodokse", e finansuar nga krimineli i njohur serb Zhelko Razhnjatoviq Arkan.


 Se kjo Kishë e Krishtit shpëtimtaru ndërtua me vendimin e Komunës së Prishtinës, fillimisht u bë e ditur nga igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq më 3 tetor 2015, në një prononcim për Radio Evropa e Lirë. “Ky është vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për planin urbanistik të Qendrës universitare në Prishtinë, ‘ku do të ndërtohet objekti i tempullit të katedrales me objektet përcjellëse dhe infrastrukturore. Dokumenti është nga 26 shtatori i vitit 1990 dhe e ka nënshkruar Hamdi Vraniqi, Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Do të thotë, ky është dokumenti i parë”, kishte deklaruar Janjiq. Si shihet ndërtimi i kishës në mes të një Kampusi Universitar?



 Profesori i gazetarisë, dr.Milazim Krasniqi për Demokracia.com thotë se qëllimi i ndërtimit të saj ishte të përdorej si një simbol për kërcënim të shqiptarëve. ‘’Ky ndërtim u bë me qëllim që të ishte një simbol për kërcënim për shqiptarët dhe për dëbimin e tyre, e që ndodhi më vonë. Pra si e tillë ajo është simbol i kohës së pushtimin dhe i kërcenimit nazi-fashist të regjimit serb. 

Prandaj e tillë përjetohet’’, tha Krasniqi. Edhe pas zotimit të ish kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në vitin 2015, se këtë Kishë do ta rrënonte gjatë mandatit të tij, një gjë e tillë nuk ndodhi. Ky rrënim edhe nuk do të duhej të ndodhë, sipas profesorit Kraniqit, sepse gjithëmon mund të keqpërdoret nga krerët serb. “Besoj se është mirë që nuk është rrënuar sepse është veprim që Serbia gjithmonë do ta keqpërdorë. Por po ashtu besoj që nuk do të duhej që të shfrytëzohej për aktivitet fetare para se të arrihej një akord ndërmjet qeverisë sonë dhe asaj të Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe sepse kjo mënyrë ilegale e organizimit të liturgjisë është një lloj kërcënimi, një lloj përpjekje për hakëmarrje të kishës dhe rolit të saj’’, tha Krasnqi për media të shkruar dhe elektronike... 
Prof.dr.Milazim Krasniqi e quan absurd dhe të panevojshëm një ndërtim të tillë në Kampusin Universitar, që u bë nga regjimi i i Sllobodan Millosheviqit dhe që po përdoret për të nxitë konflikte edhe nga regjimi i Vuçiqit sot.

 “Është absurde, ky ndërtim i kishës në këtë kampus. Por ky ishte një vendim i kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

 Fatkeqësisht edhe regjimi i Alaksandër Vuçiqit, por edhe kisha, ende po vazhdojnë të njejtën politikë që nxisin konflikte’’, tha Milazim  Krasniqi. 

 Të njejtin mendim e ka edhe Profesori i Historisë, Haxhi Ferati, i cili thotë se strategjia e Serbisë është ta legjitimojë praninë e vet mbi atë objekt dhe ta fus edhe si pjesë të dialogut pastaj. 

E rrethuar nga disa fakultete dhe pjesë të kampusit universitar, qëndron ndërtesa e papërfunduar e kishës ortodokse e quajtur Kisha e Krishtit Shpëtimtar.

Heshtja dhe zbrazëtia që e zotëron këtë strukturë, u thye më 10 qershor, kur u mbajt një liturgji nga Kisha Ortodokse Serbe, të cilën institucionet e Kosovës e quajtën “shkelje të rregullave të sigurisë publike”.


Se çfarë duhet të ndodhë me kishën dhe si duhet të shfrytëzohet toka e kontestuar, ka qenë subjekt i polemikave për një kohë të gjatë.

Studentët për kishën

Studentë të UP-së, konsiderojnë se problemet politike që e mbështjellin këtë çështje, po ua pamundësojnë të shfrytëzojnë në tërësi tokën që sipas tyre, do të duhej t’i takonte universitetit.

Donat Prekopuca, student i Fakultetit Juridik, tha se kisha e papërfunduar duhet të shërbejë për t’i pasqyruar krimet e luftës në Kosovë, të viteve 1998-99.

“Nuk mendoj që është e drejtë, qysh e di unë nuk ka as leje. Por nëse veç nuk rrënohet, mendoj që duhet me u bë ndonjë muze për t’i parë krimet e luftës, që janë bërë nga vet okupatori që e ka ndërtuar kishën”, tha ai.

Ndërkaq, Qëndresa Burrniku, studente e Fakultetit Filozofik, konsideron se objektet fetare të çfarëdo lloji nuk kanë vend afër ose brenda kampusit të universitetit.

“Unë mendoj që kisha nuk duhet të gjendet fare në oborre të fakulteteve. Thjesht ndonjë park ose diçka më atraktive, jo kishë ose xhami ose çfarëdo qoftë”, thekson ajo.

Mbajtja e liturgjisë në kishë në qershor, ishte konsideruar veprim politik edhe nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

“Të organizosh liturgji politike, të bën kishë politike. Andaj në vend se të bashkojë njerëzit, ju inicioni konflikt”, kishte shkruar ai në Facebook.

Përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, nuk i janë përgjigjur kërkesës për koment lidhur me këtë çështje nga Radio Evropa e Lirë.

Megjithatë, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, Igumeni Sava Janjiq në vitin 2015 kishte deklaruar se kjo kishë është legale dhe nuk është e Millosheviqit ashtu siç po portretizohet.





“Ne konsiderojmë se ajo nuk është kishë politike. Qëndrimi ynë është dhe ne e kemi përsëritur disa herë, se ne i kemi të gjitha dokumentet se kisha është bërë në mënyrë legale dhe se ajo nuk është kishë e Milosheviqit. Ai nuk e ka ndërtuar atë”, kishte thënë ai.

Me gjithë reagimet për liturgjinë në kishë, Milica Radovanoviq, studente e juridikut e cila gjithashtu punon në organizatën Iniciativa e Re Sociale në Mitrovicë të Veriut, mendon se askush nuk mund t’ia ndalojë përdorimin e tokës Kishës Ortodokse, pasi momentalisht ata janë pronarët ligjorë të kësaj parcele.

“Diçka që shpesh harrohet në Kosovë është se në këtë kohë, Kisha Ortodokse Serbe është pronarja ligjore e tokës në pajtim me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe ka të drejtë t’i përdorë tokën dhe objektin e ndërtuar në të. Gjykata e ka konfirmuar pronësinë e Kishës Ortodokse Serbe dy herë deri më tani dhe deri në fund të këtij gjykimi dhe ndoshta edhe pas tij, Kisha Ortodokse Serbe është pronare e plotë në pajtim me ligjin e Kosovës dhe e drejta e saj për të shfrytëzuar tokën, nuk duhet të vihet në pyetje”, tha ajo.

Gjyqi maratonik

Çështja e të drejtës së shfrytëzimit së tokës në kampusin universitar të UP-së, ka qenë objekt i gjykimit që nga viti 2012.

Universiteti i Prishtinës e kishte humbur gjyqin fillestar lidhur me këtë çështje, pasi dështuan të paraqiten në gjykatë në seancën për këtë kontest në vitin 2015.

Më pas, edhe Gjykata e Apelit në vitin 2017 i dha të drejtë kishës për pronësinë e tokës duke e hedhur poshtë padinë e UP-së.

Në po atë vit, universiteti inicioi një padi të re për të cilën nuk u mbajt asnjë seancë gjyqësore deri në fillim të vitit 2021.

Në seancën gjyqësore të mbajtur më 25 mars, përfaqësuesi ligjor i Universitetit të Prishtinës, Esat Kelmendi kishte kërkuar shtyrjen e procesit me qëllim të grumbullimit të provave.

Kjo pasi sipas tij, në mungesë të dokumenteve të kadastratit për vitet e 90-ta, ka qenë e vështirë të grumbullohen provat që tregojnë se si toka kishte kaluar në shfrytëzim të kishës.

UP-ja në këtë rast, pretendon se tokën që është në pronësi të Komunës së Prishtinës, e ka pasur në shfrytëzim të lirë e të papenguar që nga viti 1975.

Kelmendi nuk i është përgjigjur pyetjeve lidhur me grumbullimin e këtyre provave, duke e quajtur “procesin të ndjeshëm”.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj teme, me keqardhje ju them që në këtë fazë nuk mund të japë asnjë informatë. Lënda është në proces gjyqësor, prandaj nuk duam që në asnjë mënyrë të interferohet në proces, ndoshta edhe të dëmtohet procesi”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga UP-ja.

Edhe pse çështja e tokës është cilësuar si problem edhe politik, deri më tani, qeveria dhe avokatia e shtetit, nuk janë përfshirë zyrtarisht në këtë çështje gjyqësore.

Sami Istrefi nga avokatia shtetërore, tha për Radion Evropa e Lirë se universitetin nuk e përfaqësojnë në gjykatë, por do të mund ta bënin këtë në rast të një kërkese të arsyetuar nga këta të fundit.

“Unë kam pasur një takim me sekretarin e universitetit, një prodekan dhe një avokat që e kanë angazhuar ata. Përjashto këtë takim konsultativ, asnjë takim tjetër as përfaqësim ose çështje tjetër nuk kemi pasur. Nuk kemi asnjë kërkesë me shkrim, përjashtimisht një takimi konsultativ dhe aty jemi munduar ta shpjegojmë të drejtën tonë pronësore në atë pjesë”, tha ai.

Lidhur me këtë proces, as përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë nuk i janë përgjigjur pyetjeve.

Kishë apo muze?

Struktura e papërfunduar e kishës që gjendet në tokën e kontestuar, u ndërtua në vitet e 90-ta, përkatësisht në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Në dhjetor të vitit 1992 janë vendosur themelet e kishës, ndërsa në fillim të vitit 1999, kjo kishë ishte ndërtuar deri në formën që e ka sot.

Historiani Jusuf Buxhovi, për Radion Evropa e Lirë, tha se kjo kishë është një ndër dëshmitë e pastra të regjimit të Beogradit, përkatësisht Millosheviqit në atë kohë.

Sipas tij, as gjyqi momentalisht në proces, nuk pritet të jetë në favor të UP-së.

“Kjo kishë nuk ka histori, është e dhunshme dhe në përputhje me këtë duhet të sillet edhe politika. Më duhet ta them se ky proces është i përfunduar fatkeqësisht në dëm të Universitetit të Prishtinës, sepse në 2017 nuk janë paraqitur në gjykatë.”

Studentë, studiues por edhe organizata jo qeveritare, tash e disa vite e kanë shtyrë idenë që kjo kishë të shndërrohet në një muze.

Sipas historianit Buxhovi, kjo do të ishte një zgjidhje e pranueshme por që do duhej të arrihej edhe me një marrëveshje mes nivelit politik në Kosovë dhe faktorit ndërkombëtar.

“Ndoshta me një marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, por edhe faktorëve tjerë, që ky objekt të paktën të kthehet në një muze të Kosovës, në një muze kulturor e të tjera por këto janë mundësi vetëm teorike”, tha ai.

Historianët e Deçanit përsëri morën vëmendje publike pas një deklarate të lëshuar për Ditën e Kushtetutës. Ata po akuzojnë se “shkelësja më e madhe e Kushtetutës është”...pritni pak... Gjykata Kushtetuese.


Lidhja Historianëve “Ali Hadri” udhëhiqej për kohë të gjatë nga miku i kryekuvendarit Glauk Konjufca, z. Shkodran Imeraj. Nuk dihet nëse udhëhiqet ose jo ende. Ata e kanë kundërshtuar me forcë një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit. Dhe, poterja e tyre po vazhdon edhe më tej. Instant / Pasi shau SBAShK-un, historiani 'i preferuar' i pushtetit mori pozitë të lartë në Institut të Historisë Në shkrimin e fundit ata sulmojnë Gjykatën pikërisht për atë aktvendim të vitit 2016 derisa guximshëm e etiketojnë si “shkelësen më të madhe të Kushtetutës”. Këta historianë tutje kanë sulmuar edhe gjykatësit e Kushtetutës, më specifikisht Gresa Caka-Nimanin dhe Arta Rama-Hajrizin. “Gresa Caka-Nimani dhe Arta Rama-Hajrizi janë dy emrat që përjetësisht kanë hyrë në historinë e Kosovës si shkelëset më të mëdha të Kushtetutës së Kosovës dhe që ishin në shërbim të legalizimeve të vendimeve të Millosheviqit në Kosovë shtet të pavarur dhe sovran.” – shkruan kjo degë. Heshtje për Kishën Ortodokse Serbe Siç tashmë e dimë, në Marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt, përmendet edhe Kisha Ortodokse Serbe. “Palët mund të formalizojë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të lejojë nivel të lartë të mbrojtjes së vendeve të trashëgimisë kulturore dhe religjioze serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.” – shkruhet në paragrafin e dytë të Pikës 7. Për fat të keq, historianët e Deçanit kanë qenë të heshtur për një gjë të tillë deri më tash. Manastiri i Deçanit / Manastiri i Deçanit: Na duhet mbrojtje nga KFOR-i Ata kishin shkruar për Kishën Ortodokse Serbe një komunikatë në maj të vitit 2019 përmes Shkodran Imerajt ku konsideronin se ajo “kishte nxitur gjenocidin kundër shqiptarëve të Kosovës”. “Është e ditur botërisht se ishin pikërisht prijësit e kishave dhe manastireve ortodokse serbe, të cilët kanë konvokuar mesha kishtare me porosinë drejtuar grupeve policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, për të kryer gjenocid ndaj shqiptarëve.”­ – pretendonte z. Imeraj dhe historianët e tjerë të Deçanit. Por, nga akuza për Gjenocid pas arritjes së marrëveshjes historianët e Deçanit u futën në një heshtje varri për këtë çështje duke mos reaguar për Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit. Imeraj që drejtonte (ndoshta ende drejton) degën e historianëve të Deçanit para disa muajsh ishte emëruar bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin e Historisë në Prishtinë.




Referime :

  1. Vinca, Agim (22 shtator 2016). "Kisha djallëzore në Universitetin e Prishtinës dhe debati rreth saj". Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2018. Marrë më 15 prill 2018. {{cite web}}Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ahmeti, Shpend (6 prill 2015). "Shpend Ahmeti: Kisha në oborrin e UP-së, çështje politike". Marrë më 14 prill 2018. {{cite news}}Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Ymeri, Visar (17 shtator 2016). "Ymeri: Kisha serbe në oborrin e UP-së, simbol i regjimit të Millosheviqit". Marrë më 14 prill 2018. {{cite news}}Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Krasniqi, Vullnet (26 qershor 2014). "Arsyetohet Regjisori i Spotit Kontrovers të Era Istrefit"kallxo.com. Marrë më 15 prill 2018. {{cite web}}Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. https://www.drini.us/deri-kur-do-te-leshoje-rrenje-kisha-politike-e-ndertuar-ne-kampuset-e-universitetit-te-kosoves/



No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...