2025/03/03

Heroi i lirisë (Ese)

 





                                               Shkruan: Flori Bruqi

Nuk e mban mend kush në histori, që të flijohet gati një familje e tërë për lirinë e vendit. Dhe ja, ORA, urdhri për Liri a Vdekje tek erdhi në familjen Jashari të Prekazit. E tashmë të gjithë e dinë se festa e Flamurit është 28 Nëntori. Mirëpo, kjo datë shënohet edhe si ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, i lindur më 28 nëntor 1955. Në atë gëzim, të porsalindurin e mbuluan me flamurin e Skënderbeut. 



Luftëtari i ardhshëm i lirisë u rrit dhe u edukua me frymën e atdhedashurisë nga babai Shaban Jashari, dhe duke dëgjuar për ngjarjet me përmasa kombëtare, si dhe këngë për heronj të mëdhenj. Ai nuk e duronte dot robërinë. E dinte kur duhej të fliste dhe të heshte. Një veti e luftëtarëve të mëdhenj të Kosovës dhe gjithandej trojeve etnike shqiptare. Amanetin e tyre për çlirimin e vendit do ta përjetësojë në luftën çlirimtare, me një emër tashmë emblemë: UÇK. Atëherë, duke ndjerë se Kosova kishte shumë nevojë për t’u çliruar nga pushtuesi i tmerrshëm, Adem Jashari tuboi rreth vetes ndër djemtë më trima, të cilët kapën armët për të luftuar gjer në fitore. 





Luftëtari i lirisë, ishte shfaqur edhe në vitet ’80-ta kur patën plasur demonstratat, ndërsa të ’90-tatë po hynte në aureolën e lavdisë për të shënuar një epokë të re në historinë e Kosovës. Ishte një strateg dhe komandant i zoti, ndërsa sikur ta kishin të tjerët do t’ia kishin lakminë dhe do ta kishin ngritur gjer në qiell. 

Sot festohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari – – 27.al

Të rrosh apo të mos rrosh, këtë dilemë hamletiane, Adem Jashari s’e kishte dot në mendje. Ishte mëngjes i hershëm, me ankthe, i 30 dhjetorit 1991, kur armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar lagjen e Jasharëve dhe kërkonte dorëzimin e komandantit. Por, ai me tërë familjen, me të afërmit dhe me shokë të luftës, armikut iu përgjigjen me breshëri armësh. Ishte kjo pushka e parë që krisi në Drenicë. Komandanti legjendar tani ishte kudo me UÇK-në, të dalë në skenë, që më 28 Nëntor 1997, në Llaushë, një ushtri që u bë shpresë për popullin dhe tmerr për armikun. S’mund të ishte ndryshe, sepse Adem Jashari kishte prejardhje nga një botë e lavdishme, që madhërishëm po hynte dhe në legjendë. 





Ai si Tezeu ia futi armikut frikën në shpirt, duke e sulmuar grykave, udhëkryqeve, stacioneve famëkeqe policore dhe kudo. Mirëpo, pushtuesi i tmerrshëm prapë në mëngjesin e 5 marsit 1998, ndërmori edhe një sulm me forca të mëdha policore dhe ushtarake. Adem Jashari me familjen e vet, me Jasharët e tjerë, me ata që ndodheshin në ato momente rreth tij, sulmuan nga çdo anë; as jepeshin dot; dhe lufta zgjati tri ditë e tri net. Luftëtari i lirisë ndriti me ditë, duke dalë si nga baladat. Pas asaj lufte të tmerrshme, armiku dogji shtëpi, shkatërroi kullën e trimit dhe lagjen e Jasharëve, vrau madje dhe fëmijë, por kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën. 


Dërgohet në Komerciale tenderi për master planin e Kompleksit “Adem Jashari”  - Dukagjini

Në çastet më të ndjeshme, ai luftoi duke kënduar gjer në rënie; dhe nuk ishte vetëm. Jo, vdekja e tij nuk është vdekje. Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijësin e saj të madh, por fitoi komandantin legjendar, përgjithmonë i pavdekshëm, përgjithmonë në kujtesën e paharrueshme të popullit shqiptar. Tani çdo gjë është përjetësi…


PRISHTINË, MARS 2025.

 

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...