2025/03/03

Rezultati zgjedhor i 9 shkurtit 2025 e imponon nevojën e zgjerimit të koalicionit qeverisës

                  




                    Nga Florim Zeqa


Votat e diasporës mund të jenë të rëndësishme dhe përcaktuese për formimin e qeverisë së re. Pavarësisht rezultatit të votave të Diasporës, partia fituese e zgjedhjeve, në këtë rast LVV, e ka për obligim kushtetues formimin e qeverisë së re. Kjo do të thotë se i nominuari për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, duhet të gjejë aleatë shtesë për sigurimin e votave në Kuvend, praktikë kjo e të gjitha zgjedhjeve të pasluftës, me përjashtim të vitit 2021, kur partia fituese nuk kishte nevojë për aleanca me rivalët politikë.

 

-Pra, rezultati zgjedhor i 9 shkurtit e imponon nevojën e zgjerimit të koalicionit qeverisës me një subjekt të ri politik. Për më tepër, rrethanat e reja gjeopolitike e shtrojnë nevojën e një uniteti më të gjerë politik, për faktin se Kosovën në të ardhmen e afërt e presin sfida të mëdha me administratën e Donald Trump, i cili nuk do të hamendet gjatë në përdorimin e gërshërve, edhe në Ballkan, ashtu siç i përdori në Ukrainë!

Secili lider partiak i Kosovës, filluar nga Albin Kurti, duhet ta tejkalojë interesin e partisë në raport me interesin madhor të shtetit të Kosovës!

Nuk kemi kohë të presim dhe as nuk e kemi komoditetin të merremi me fiskulturë partiake dhe politika ditore, për shkak se vendimet që mund të merren në të ardhmen e afërt për Kosovën do të jenë afatëgjata.

Andaj, ka rëndësi jetike për ne që të bëhemi faktor të vendimarrjes për fatin tonë, e jo të mbetemi spektatorë të vendimeve që marrin të tjerët për ne.Interesi i shtetit para çdo interesi partiak!

No comments:

Post a Comment

PREAMBULLA E GJENOCIDIT SERBIAN SOT

          Search within imag                        Shkruan historiani i njohur kosovar :                      Akademik Prof Dr Hakif Bajram...