Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/06/21

Kanuni e ka origjinën në një kohë kur në Shqipëri nuk kishte as ligje dhe as gjykatës

image


Gjakmarrja ekziston ende në Shqipëri, dhe ata që janë të përfshirë duhet të jetojnë të fshehur. Këta janë njerëz si Leonard Qukaj, i cili rrallëherë ka dalë nga shtëpia gjatë katër viteve të fundit, nga frika mos vritet prej një fisi rival – ose nga vetë xhaxhai i tij

Vetëm netëve kur erërat e forta i bëjnë retë të rendin drejt majave të maleve dhe sjellin aromën e barit të sapokorrur përmes dritares, gjumi i Leonardit është pakëz më i qetë. Era e bën derën kryesore të kërcasë, gjë që mbyt zhurmën e menteshave të portës përjashta. Adoleshenti është i bindur se në mesin e gjithë këtyre zhurmave, nuk do të mund të dëgjonte hapat e vrasësit apo kërcitjen e pistoletës së tij me silenciator.
Vëllai i tij i vogël në dhomën ngjitur do të vazhdonte të flinte i qetë dhe as nëna nuk do të zgjohej.

Dhe ai vetë, 14-vjeçari Leonard Qukaj – një djalë i ndrojtur, me sy blu të shndritshëm, me një talent për vizatimin dhe “Albanien Blutrache Shkodertuziasëm” për skuadrën e Bajernit të Mynihut – me shumë gjasa nuk do të ndiente as plumbin kur t’i përshkonte kafkën. “Jeta ime”, thotë, “thjeshtë do të merrte fund”.

Sigurisht, thotë ai, nuk do të ishte gjë e mirë që e ëma ta gjente të vdekur në kuzhinë mëngjesin tjetër, aty ku fle në një shtat pranë sobës. Por në fakt ajo mund të kënaqet, pasi vrasja e tij do të shoqërohej nga rilindja e shpresës për paqen. Do u rikthente nderin hakmarrësve. Vdekja e tij do të rihapte mundësinë për pajtim dhe për t’i dhënë fund gjakmarrjes, ku familja e tij është mbërthyer prej vitesh, për shkak të një grindjeje qesharake për një përrua.

Leonardi ka menduar shpesh herë për momentin e vdekjes së tij, gjatë katër viteve që u fshihet vrasësve të një familjeje rivale. Për shkak të qëndrimit ulur, sot ka probleme me shpinën. Gjatë ditës, kur nuk ka asgjë tjetër për të bërë, sheh televizione italianë ose futboll. Shpesh herë, thjeshtë shtrihet në divan dhe vështron tavanin. Ndonjëherë, nëna e tij, Gjelina ose vëllai 10-vjeçar Floriani, rrinë me të – ose macja e tij, e cila quhet Quoki.

Familja jeton në një shtëpi të lyer me gëlqere në Shkodër, një qytet me 96 mijë banorë në veriperëndim të Shqipërisë, pranë Alpeve shqiptare. Karrocat me kuaj kalojnë mbi rrugët e pashtruara, fshatarët shesin domate në trotuar dhe burrat luajnë domino në parqe. Në Shkodër ka një universitet, ka restorante dhe bare si dhe gra që ecin me kujdes, me takat e tyre të larta, nëpër rrugët me kalldrëm. Por Shkodra është edhe një qytet i varfër me papunësi të lartë. Në rrethina bie erë mbeturina. Në shtëpinë e Leonardit nuk ka ujë të rrjedhshëm.

Gjaku

Shkodra është po aq thellësisht e ndarë, sa edhe pjesa tjetër e vendit. Nga njëra anë, është një vend që sheh me optimizëm nga e ardhmja: këtë javë, Shqipërisë iu dha drita jeshile nga Komisioni Europian, për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Nga ana tjetër, është një vend ku korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore dhe krimi i organizuar janë të gjithë të pranishëm. Është një vend ku mbizotëron ende gjakmarrja – nga ai lloj që mund t’i kushtojë jetën Leonardit.

“Gjaku lahet me gjak”: kështu thotë Kanuni, një seri ligjesh tradicionalë shqiptarë me origjinë që në shekullin 15. Është një sistem paralel drejtësie që fokusohet mbi nderin, fajin dhe hakmarrjen, dhe mbetet në fuqi në zonat rurale. Dhe këtu në Shkodër. Ai rrezikon familje të tëra, përfshirë fëmijë dhe adoleshentë. Dhe gjakmarrjet shpesh herë lindin prej grindjeve në dukje të padëmshme.

Ulur mbi një divan me mbulesë të grisur një mëngjes prilli, poshtë fotografisë së Shën Mërisë që qëndron varur në mur, Leonardi përgatitet të rrëfejë historinë e grindjes që është shndërruar në pengesë për jetën e tij. Teksa përgatit kafe të ëmbël turke për mysafirët, fytyrën e ka të zbehtë, me një shprehje mosbindjeje, përveçse kur buzëqesh. Është i lumtur për vizitën. Çdo ndryshim ritmi në këtë shtëpi me tre dhoma – burgu i tij – është i mirëpritur.
0
Katër vjet më parë, ia fillon Leonardi, ka patur një mosmarrëveshje për një mulli me ujë lart në male, ku jetonte familja Qukaj. Grindja kish të bënte me kërkesën që familja e Leonardit të paguante për të përdorur ujin që kalonte nëpër pronën e fqinjëve, familja Prroj. Prrojët mendonin se u duhej paguar një tarifë dhe i fyen Qukajt, një goditje e rëndë për nderin e familjes. Për ta vënë në vend, xhaxhai i Leonardit vrau një prej anëtarëve të familjes Prroj. Dy vjet më vonë, Prrojët morën hak duke vrarë dy pjesëtarë të familjes Qukaj. Vrasjet vazhdonin, anëtari i njërit fis do të vriste dikë nga fisi tjetër, duke shkaktuar kështu një vrasje që anëtari i fisit tjetër do të bënte ndaj një anëtari të fisit të parë. Kushërira e Leonardit, Marija, u vra edhe ajo dy vjet më parë.

Me kafenë në dorë, Leonardi ulet tek shkallët që të nxjerrin në oborrin e rrethuar me mur të lartë, për të treguar historinë e kushërirës së tij. Historia e Marijes është pjesë e historisë së tij.

Në Kanun gratë shihen në mënyrë nënçmuese dhe kryesisht si krijuese pasardhësish. Jetët e tyre kanë shumë pak vlerë, gjë që është arsyeja përse përgjithësisht nuk janë shënjestra në raste gjakmarrjesh. Por Marija, e cila ishte 17 vjeç në kohën kur u vra, po punonte në arat e babait dhe mbante veshur pantallona dhe këmishë. Dukej si djalë, dhe prandaj u vra bashkë me gjyshin e saj.

“Do të të vrasim”

Vdekja e saj bëri shumë bujë dhe Marija u shndërrua në simbol të pakuptimësisë së gjakmarrjes, si dhe nxori zbuluar prapambetjen në vend. Pati madje edhe marshime proteste në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, por Leonardi nuk shkoi. “Sepse në realitet”, thotë ai, “vdekja e Marijes ishte një gabim”. Plumbi kishte qenë për atë vetë. “Tani, edhe babai i Marijas do të më vrasë”. Ai i ka thënë Leonardit: “Do të të vrasim”.
Që atëherë, Leonardi u fshihet edhe të afërmve të tij, përveçse Prrojve. “Prindërit nuk më lënë të dal jashtë”, thotë ai me zë të ulët. “Në vitet e fundit, ka qenë vetëm disa herë në shkollë. “Por vetëm atëherë kur bëhesha kaq agresiv, saqë ime më nuk duronte dot më”, thotë. Leonardi mund të pajtohet me xhaxhanë, por për këtë duhet të vrasë një anëtar të familjes Prroj. Nga ana tjetër, gjakmarrja me Prrojët mund të zgjidhet vetëm nëse familja është gati për pajtim. “Por asnjëra prej këtyre nuk do të ndodhë”, pëshpërit ai.

Kur u dëgjuan të shtënat e atentatit më të fundit të kësaj gjakmarrjeje në 8 prill 2014, Leonardi ishte jashtë në oborr. E ëma e thirri brenda dhe i tha që xhaxhai sapo ishte përpjekur të hakmerrej për vdekjen e Marijas, duke qëlluar 30 herë me kallashnikov mbi kryetarin e fisit Prroj. Ai u godit, por mbijetoi. “Xhaxhai e bëri detyrën”, i tha nëna Leonardit.

Lajmi nuk e habiti Leonardin. Ai është rritur i vetëdijshëm se është një prej 3000 familjeve shqiptare që janë të përfshira në gjakmarrje. Që nga fundi i komunizmit, afro 10 mijë vetë kanë humbur jetën në këtë mënyrë, sipas një vlerësimi të Komitetit të Pajtimit. Gjatë krizës së rëndë të 1997-ës, shumë shqiptarë boshatisën depot e armatimit të ushtrisë. Vetëm një pjesë e vogël e armëve të zjarrit u rimblodhën.

Shteti e ka injoruar prej vitesh këtë problem. Kreu i policisë në Shkodër pretendon se rastet e gjakmarrjes kanë rënë dramatikisht, ku në këtë rajon raportohen vetëm 208, që nga viti 1991. Megjithatë, thotë ai, mijëra shqiptarë kanë kërkuar strehim jashtë vendit, duke pretenduar se jetët e tyre ishin në rrezik për shkak të gjakmarrjes. Ai beson se ata kanë abuzuar me këtë traditë për të kërkuar një jetë më të mirë në Europë. Por megjithëkëtë, qeveria i ka ashpërsuar dënimet për krimet e gjakmarrjes. Deri kohët e fundit, dënimi maksimal ishte deri në 25 vjet burgim, por tani është rritur në 40.

Por njerëz si Leonardi, kushërinjtë dhe vëllai i tij janë ende të përndjekur si pasojë e traditës. Organizatat joqeveritare vlerësojnë se afro 1500 të rinj në të gjithë vendin janë të detyruar të fshihen në shtëpitë e tyre, për shkak se janë në shënjestër. Nëse arrijnë të rriten, shndërrohen në kriminelë për të marrë hak për familjet e tyre.

Grushtet e bardhë

Leonardi thotë se nuk ndjeu asgjë kur dëgjoi për të shtënat që dolën nga gryka e armës së xhaxhait. “U futa në shtëpi”, thotë. Ndonëse prona e Qukajve është e mbrojtur, ai krejt papritur nuk u ndie i sigurt në oborrin e tij. U fut brenda, u ul në divan, mbështolli këmbët me krajë dhe nisi të presë – se për çfarë, nuk e dinte.
Atë mbrëmje, i ati nuk u kthye në shtëpi. Ai telefonoi dhe tha se do të fshihej në shtëpinë e një miku për disa muaj. Nëna qante në heshtje ndërsa vëllai i vogël luante me makina në dysheme. Leonardi fillimisht u frikësua, pastaj u zemërua. Teksa rrinte shtrirë në shtrat atë natë, qëllonte me grushta murin aq fort, sa iu bënë të bardhë.

Pak kohë pas vrasjes së parë katër vjet më parë, familja e Leonardit u zhvendos nga fshati malor për në qytet. Për ta, këtu jeta dukej më e sigurt. Pavarësisht rreziqeve që ndeshte familja, i ati nisi të punojë në ndërtim dhe fëmijët madje shkonin në shkollë. Ata ndërtuan një shtëpi dhe e rrethuan me mur të lartë. Edhe sot, rrobat i nderin përjashta për t’i tharë, ndërkohë që në kopsht rrisin qepë dhe sallatë jeshile. Nga lart, skena të krijon përshtypjen e një normaliteti të përsosur. Por më pas, familja Prroj u zhvendos në qytet dhe frika u rikthye.

Kanuni e ka origjinën në një kohë kur në Shqipëri nuk kishte as ligje dhe as gjykatës. 1263 paragrafët e tij përfshijnë disa rregulla të mirë, si ata për mikpritjen, apo mbajtjen e fjalës. Por ka edhe një këndvështrim të vjetruar për nderin, sipas të cilit një vrasje mund të shpaguhet vetëm me vrasje. “Thjeshtë nuk e kuptoj”, thotë Leonardi.

Në pasditen e asaj dite kur ne e vizituam në muajin prill, vëllai 10-vjeçar i Leonardit, i cili lejohet ende të shkojë në shkollë, u kthye në shtëpi. E ëma na tha se do të mund të dalë nga shtëpia edhe për dy vite, “por kur të bëhet burrë, edhe ai do të duhet të fshihet. Kështu do të ndodhë dhe nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndryshuar”. Gratë dhe fëmijët përjashtohen nga marrja e gjakut, por sot pakkush i ndjek rregullat dhe vitet e fundit në shënjestër janë vënë edhe adoleshentë.

Teksa e ëma flet për të vëllanë, Leonardi del nxitimthi jashtë në kopsht. Nuk e duron dot. Nuk duron dot të dëgjojë historitë e Florianit për shokët e klasës dhe për vajzat. Shokët e tij ka kohë që nuk i kanë ardhur më për vizitë dhe nuk e dinë përse ai detyrohet të qëndrojë në shtëpi. Ai është kaq i dobët dhe i zbehtë, saqë nuk dëshiron që ata ta shohin në këtë gjendje. Ndonëse vitin tjetër do të jetë 15 vjeç, ende nuk ka puthur një vajzë.

Kur e pyetëm se çfarë do të donte më shumë, na u përgjigj: “Një jetë normale”. Por që t’i jepet fund gjakmarrjes, familja duhet t’i paguajë disa mijëra euro të afërmve të viktimës. Janë shumë para në një vend të varfër si Shqipëria, dhe familja e Leonardit nuk i ka.

“Kur bën këtë punë, pi shumë raki”

Grupe të ndryshëm në Shkodër po punojnë për të pajtuar familjet në gjak. Njëri, Justitia dhe Pax ka përfunduar një projekt fotografik ku shfaqen portrete të rinjsh që janë detyruar të qëndrojnë të fshehur. Çdo të martë, dy murgesha nga Zvicra organizojnë një grup mbështetjeje për të rinjtë e fshehur, që u mundëson të largohen për dy orë nga shtëpia.

Nikoll Shullani, i Komitetit për Pajtimin e Gjaqeve di shumë histori faji dhe pajtimi, i një kuptimi të pavërtetë të nderit, por edhe shpresës për të ardhmen e Shqipërisë në Europë si dhe ëndrrës që të rinjtë shqiptarë t’i shpëtojnë kësaj tradite të frikshme. Ai njeh dhe historitë e familjeve Qukaj dhe Prroj, dhe të dyja i shkaktojnë ndjenja pafuqie dhe zemërimi. “Duhet të pish shumë raki për të bërë këtë lloj pune”, thotë ai.
Në javën pas atentatit, ata që kanë shënjestruar Leonardin refuzuan të presin vizitorë. Shullani ka qenë tashmë tre herë në shtëpinë e tyre, por pa sukses. Tani, ai u troket edhe një herë.

Prrojët janë ulur në dhomën e ndenjes dhe në tryezë janë edhe disa fqinjë. Djali 28-vjeçar i tyre, Niku ka hapur Google Maps në një kompjuter dhe tregon urën në male ku u qëllua i ati. Bashkëshortja e Nikut i sjell raki dhe cigare. Janë gati të flasin, por jo për çështje që lidhen me gjakmarrjen apo Marijen. Askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen e saj, edhe dy vjet pas vdekjes.

Kur e pyet se çfarë ndodhi një javë më parë, Nik Prroj përgjigjet: “Dy burra më zunë pritë në mal. Donin të më qëllonin në ballë, por ose ishin shumë larg, ose shumë budallenj”.

Ai thotë se për të “nderi është më i rëndësishëm se jeta”.

Kur e pyet nëse këtë gjë u thotë fëmijëve, ai përgjigjet “po”.

Duke përshkruar mendimet që ka për paqen, ai thotë: “I dërgova një letër qeverisë, ku i thosha se kam frikë nga hakmarrja dhe ata nuk më kanë ofruar mbrojtje. Jemi të detyruar të kujdesemi vetë për këtë”. Prroj më i madh tregon letrën. I ati i hedh më shumë raki dhe pastaj zhytet në heshtje.

Sërish brenda

“Ajo që ndodhi me Marijen ishte aksident”, thotë një prej pjesëtarëve të familjes. “Nuk donim të vrisnim asnjë vajzë. Tani ikni!”

Shullani thotë se në shumicën e rasteve këto kohë, njerëzit nuk po zbatojnë rregullat e vërtetë të Kanunit. Të gjithë duket sikur sajojnë rregulla, dhe nuk ka respekt për moshën e fëmijëve. Kanuni thotë gjithashtu se shtëpitë duhet të jenë streha të sigurta, por as ato nuk janë më të tilla sot. Shumica e sulmeve, beson ai, janë produkt i frustrimit, dhe jo i përpjekjes për të shpëtuar nderin.

Një tjetër ditë mbyllet në Shkodër, dhe në shtëpinë e Leonard Qukajt ka rënë heshtja. Vëllai ka shkuar të takojë një shok dhe mamaja ka dalë të bëjë pazarin. Ai shpjegon se si bashkë me të ëmën lanë tapetët në mëngjes, i dhanë një dorë tjetër gëlqere mureve dhe fshinë dyshemenë. “E dimë që do të rri këtu për një kohë të gjatë”, thotë ai.

Leonardi është krehur dhe ka veshur një këmishë lejla, sikur të jetë gati të dalë. Zhvendoset nga dhoma e ndenjes për në oborrin e ngushtë dhe nis të luajë me një top futbolli. Nuk dëshiron të flasë më. Përqendrohet tek loja, deri kur në male bie muzgu dhe vjen koha për t’u futur përsëri brenda.

Vilhelme Vranari - Haxhiraj - Mjerim intelektual

image



Mediokritet i lëbyrtë

tregim



Mjerim intelektual



“Ti, ti..., i shko(shka)lluari ...

se ç’ndodhi tek ne...

apo me ne..., e di mirë.

Të ligut,

pjellës të së keqes...

që në qorrsokak, në regres

e në rrugën e“të paudhit”...

atdheun ta këlliti...,

ti e kujton me nderim.

Dhe si për çudi....

Ti...,mediokri...

i thur himne e lavdi?!

Pa vizionin e të nesërmes ti...

sa larg të vërtetës rri...,

“Mjerimi Intelektual” i të lëbyrtit...

shajton e lëndon kombin e tij!”

Vivra



Kur fillon shiu në Tiranë, harron të pushojë. Porse më e pazakonta e zakontë, ndodh në mesditën e praruar plot diell, kur papritur ia beh një shi me suferinë.

E çfarë shiu se?! Duket se qielli ka hapur portat e ujësjellësave që furnizojnë globin, apo kanë shpërthyer digat e lumenjve hapsinor, duke e lëshuar rrebeshin mbi tokë dhe kushdo i habitur sheh ujin që lëshohet litar apo i thënë ndryshe, bije shi me gjyma.

Megjithëse është muaji maj, gjithë javën që sapo u mbyll, kishte qenë mot i lagësht.

Atë mëngjes të përtërirë, si i rilindur nga larja e shpërlarja e gjithë natyrës dhe objekteve në të e mbi tokë, qyteti im ishte zgjuar me atë buzëqeshjen e ëmbël që e bënte të dukej rrëzëllitës.

Eh, nuk ka qytet më të dashur se Tirana, por... Mjerë kush nuk ia di vlerën, jo vetëm asaj, por çdo pëllëmbe toke arbërore, që peshohet me ar dhe me metale apo minerale të rrallë. Ndaj Zoti këtë komb të lashtë e vendosi aty ku është, në udhëkryqet e Lindjes dhe Perëndimit. E bekoi këtë tokë duke e bërë urëlidhëse mes veriut dhe jugut polar. Pikërisht për pozitën e favorshme gjeografik, bukurinë dhe pasuritë natyrore, ka qenë e lakmuar nga më të fuqishmit e kontinentit plak. Si askënd tjetër, si për zili të lakmitarëve e smirëzinjve,këtë vend të bekuar e përkëdhel, i buzëqesh ëmbël dhe e ngroh me zjarrin e dashurisë së tij, dielli, i cili e ledhaton të zgjedhurën e vet në tre të katërtat e ditëve të vitit. E ku gjendet një e dytë mbi glob si Shqipëria ime?

Me kënaqësinë që të jep natyra në një ditë pas shiut, nën joshjen e ledhave të freskisë që vjen nga mali i Dajtit, i qetë shpirtërisht po përshkoja Sheshin "Skënderbej". Nuk e kisha me ngut. Më pëlqente freskia nën fëshfërimën ëndndjellëse të gjetheve nga flladi pranveror, ecja ngadalë, pa kokëçarje, me hap të lehtë, i sigurtë dhe i lumtur që isha rikthyer në vendin tim.

Unë dhe bashkëshortja, si dhe të gjithë prindërit e tjerë, që i kemi fëmijët në emigracion, jemi shndërruar si ata zogjtë shtegtar që largohen në vjeshtë për t'u rikthyer në pranverë. Ne të dy zakonisht largohemi në shtator dhe kthehemi në mars apo prill. Jemi pensionistë dhe si të tillë, nuk i njohim sa duhet marrëdhëniet e individit me punën në ShBA. Gjithsesi gjatë qëndrimit tonë stinor apo gjatë bujtjes sonë si shtegtar, kemi mësuar shumë përsa u përket marrëdhenieve sociale. Megjithë qëndrimin e pjesëshëm atje, vëmë re ndryshime të mëdha lidhur me jetën civile, kulturore, shkencore, politike si dhe për zhvillimet gjithëpërfshirëse të asaj superfuqie që janë përherë në progres. Gjithmonë krahasuar me vendin tonë. Duke ndjekur nga afër jetën e përditshme të fëmijëve tanë që kanë gjetur veten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kemi arritur në përfundimin se ShBA, shteti i demokracisë së konsoliduar, është vendi i mundësive dhe i sfidave. Atje nuk duan t'ia dinë se cili je e nga vjen, se ç'ngjyrë ke, apo kujt raceje i përket, se cili është besimi yt, por për ata mjafton të mësosh dhe të jetosh për të dhënë vlera. Pajisja me dije shkencore, pra arsimimi, respektimi dhe zbatimi i ligjeve, dashuria për punën dhe ta duash Amerikën si atdheun tënd të dytë, ajo nuk të refuzon, por të mirëpret. Bazuar në përshtypjet e mia, përsa kohë që jemi atje, ndihemi të barabartë,madje na duket vetja paksa amerikanë, pasi askush nuk i cënon as të drejtat dhe as liritë tona. Ta hajë dreqi, edhe pse atje nuk jemi të përfshirë direkt në punë apo në jetën sociale e atë politike, por brenda qenies sonë jo vetëm ndiejmë por pësojmë ndryshime cilësore,si në ndërgjegje apo dhe në sjellje. Cilido që jeton gjatë në ShBA, apo në një vend tjetër me demokraci të zhvilluar, gjatë vëzhgimeve me një sy analitik, ka fituar një qetësi shpirtërore të habitshme, sepse ka parë e analizuar nivelin e zhvillimeve tërësore si, ekonomike, social -politike e duke i krahasuar me ato të vendit tonë, gjë që ka sjellë tek ai një ndryshim mendërisht. Pa druajtje them se atje fiton një hop cilësor dhe rrritje të nivelit të ndërgjegjes. I pajisur me një vizion të ri për jetën e një kombi në tërësi, është shndërruar në tjetër njeri

me një ndërgjegje të pasur e prirur vetëm për mirësi. Si rrjedhojë cilido qoftë ka flakur tej mendësitë e një edukimi ideor farsë dhe ka fituar një pasuri të madhe shpirtërore, që vihet re në bujarinë dhe gëzimin e arritjeve të kujtdo që derdh djersë apo shpenzon energjitë e tij mendore, shkencore, morale dhe fizike. Kushtet e zhvillimit të demokracisë atje të bëjnë njeri më të mirë. Është pikërisht ky ndryshim që vë re në qenien time dhe të sime shoqeje. Sa për fëmijët tanë, ata janë integruar plotësisht dhe pa frikë quhen shtetas dhe qytetar amerikanë. Është gjë e bukur dhe mjaft pozitive të njohësh vlerat që të jep dhe të njeh një komb tjetër që ti me të drejtë e quan "Atdhe Tjetër".

E vetmja gjë që na mungon është afshi dhe zëri i tokës mëmë, magjia dhe ngrohtësia e natyrës shqiptare, që të jepet me bollëk. Në vendlindje, edhe pse jo gjithçka shkon mirë, madje është për t'u dëshiruar në shumë aspekte të jetës politike, ekonomike dhe zhvillimeve social-kulturore, ne, përsëri kemi mall. Na dhimbset çdo centimetër katror tokë. Jemi në ankth derisa zbresim në Rinas. Është zëri i mëmëdheut, vlagu i tokës, i baltës që na lindi e na rriti e cila na thërret...



***

Ndërsa ecja ngadalë, në mendje kisha ecejake idesh që t'i imponon mosha, malli, kureshtja për të renë, për ndryshimin që ta kërkon syri...

"Kemi plot një muaj që ndodhemi në shtëpinë tonë, në shtëpinë ,ku u rrit u madhua dhe u forcua dashuria e ne të dyve. Brenda atyre mureve, në një ambient jo luksoz, por i bukur, joshës, tejet praktik që na krijoi mundësinë e një harmonie familjare e dëshiruar nga cilido individ apo çift, aty lidhëm besën. Matanë asaj porte u dëgjuan të qarat e para foshnjarake të atyre engjëjve që na dhanë emrin prindër. Në atë hapësirë ne dëgjuam tingujt, rrokjet dhe fjalët e para të belbëzuara nga pasardhësit tanë, që trashëgojnë gjenin tonë. Aty në atë shtëpi të thjeshtë, por bujare dhe e ngrohtë, hodhi hapat e parë vazhdimësia e jetës. Natyrisht çdo njeri ëndërron të ketë atë strehën e dashurisë, folenë e ëndrrave apo strofkën e tij të ngrohtë dhe të qetë. Pa dyshim që atë strehë e kërkon sa më të rehatshme, se duke qenë moskokëçarës, të mos e vrasë mendjen dhe të mos pyes se ç'ndodh rreth tij. Por jeta s'është vetmitare, është e lidhur dhe në vartësi me gjithçka që na rrethon, me natyrën, me sendet, me ekonominë si dhe me rrethanat humane.

Dikur mendonim se nuk do të bënim dot pa fëmijët as një minutë. Por ja që kohët ndryshojnë... Fëmijët rriten, arsimohen, madhohen, formohen si individualitet dhe vetëzgjedhin ecurinë e jetës. Kur ata kanë arritur moshën e pjekurisë dhe dinë të zgjedhin rrugën e tyre, e cila shërben si tregues për ne, gjë që kërkon të na bind ne, si prindër, se ata kanë hyrë në jetë. Në këtë rast jeta ka kuptimin e dhënies së vlerave individuale dhe profesionale. Vetëm kur nis e vë në zbatim ëndrrat apo planet e thurura ,atëherë nis jeta e vërtetë për cilindo. Deri në atë çast, i riu apo e reja kanë jetuar në parazitizëm.

Me këtë unë nënkuptoj se për derisa fëmija im arrin të marrë vendime dhe pasi shoh se ç'rrugë ka nisur e do të ndjekë për t’i zgjidhur, ende pres prej tij...Veçse dua të di sesi e në ç'mënyrë apo formë do ta përshkojë im bir apo ime bijë këtë rrugë të gjatë, të panjohur e të vështirë, e cila kërkon mund për të arritur synimin. Ajo që më mundon është zgjidhja, se si do t'i zbatojë kërkesat e jetës që janë përherë në rritje dhe në përputhje me normat apo zhvillimet e kohës, sidomos të vendit ku aplikon idetë apo njohuritë e tij shkencore.E vetmja gjë që më shqetëson, është se deri në çfarë mase ata do të përshtaten me bashkëkohoren.Porse të qenit të pavarur nga tutela jonë prindërore, më bind se jeta e tyre ka nisur me mbrothësi. Eh, sa larg fëmijëve tanë jemi në kohë, në hapësirë, në ndërgjegje dhe në realitet! Megjithatë së bashku me fëmijët dhe me kohën madhohemi edhe ne. Të shpërgjumur nga letargjia e detyruar me injeksione stimuluese të një sistemi politiko-shoqëror tejet absurd, ndjekim rrjedhat e kohës. Ndryshe nga koha e rinisë, edhe pse me hap të ngadaltë si vet mosha, përsëri ecim hap pas hapi në gjurmët e fëmijëve. Mallkuar qoftë koha me sistemin që na detyroi verbërinë në ditën plot me diell dhe si një absurditet na injektoi varfërinë përballë kamjes, pasurive mbi e nëntoksore!”- meditoja dhe për një çast mendimi ndali diku, në një vend, në një problem që mua si qytetar më shkakton shqetësime dhe pyes veten:”Përse ka kaq shumë anarshi në vendin tim? Përse nuk gjej në qytetin tim atë lulëzim që ma do shpirti? Ç’kanë vendet e tjerë më shumë nga ne që vrapojnë me galop? Vendi im i ka të gjitha kriteret dhe mundësitë që të eci në rrugën e zhvillimit si shtetet e tjerë.Është vend i bukur si në ëndërr, ka klimë të butë dhe si askund tjetër, tek ne në një kilometër katror gjen klimë e bimësi mesdhetare, por edhe të tipit kontinental, detar apo oqeanik. Me një klimë të tillë tejet të favorshme, i ka të gjitha mundësitë e zhvillimit ekonomik gjatë çdo stine. Ka pasuri përrallore nëntokësore e mbi tokësore, po përse është kaq i varfër? Gjatë gjithë vitit mund të shfrytëzohet çdo pëllëmb toke për turizëm të tipeve të ndryshme, por tek ne mjerisht ky afarizëm fitimprurës ende është një ekonomi e shvlerësuar dhe e pashfrytëzuar. Ose më saktë e keqmenaxhuar. Ka pasuri të shumta hidroenergjie, por mjerisht ne shpesh ngelemi pa energji elektrike. Çdo pëllëmb toke është një thesar kulturor e historik, tejet e pasur me kështjella dhe qytete antik me vlera të rralla arkeologjike,po për fat të keq nga ato nuk nxirret asnjë qindarkë. Ka një terren të alternuar, ku nga fusha ngjitesh në kodrinë e sapo kapërcen një qafë, para syve lartësohen male të thepisura, të mbuluar nga mjegulla dhe në majat e tyre gjen borë të përjetshme. Ku gjen tjetër një vend tek i cili kokën e ke mes bardhësisë së dëborës, trupin në freskinë e hijes së pishës dhe këmbët të zhytura në kaltërsinë ujërave detare, si në vendin tim? Atëherë kur do të themise, edhe ne jemi si të tjerët?”-tek pyesja ndërgjegjen, një zë më preu përgjigjen e arsyes...

-Përshëndetje Endrit!- ktheva kokën dhe e njoha. Ishte një ekonomist nga fshati im që pasi kreu universitetin, u emërua diku në Tiranë dhe ngeli aty.

-Tungjatjeta Markensen!- iu përgjigja. Pasi shtrënguam duart dhe bëmë përshëndetjet e rastit, vazhduam rrugën bashkë.

-Eja të pimë një kafe!

-Faleminderit! Ndoshta njëherë tjetër...Kam takim me një koleg në katedrën e historisë.

-Kam vite që s’të shoh, ndaj... Nuk më thua nga bëhesh?

-Eh, kur fëmijët e zgjedhin ta jetojnë jetën e tyre larg vendlindjes, jemi të detyruar t’i ndjekim. Fillimisht e kishim paksa të vështirë, o mik, por tani e di ti...që na pëlqen? Na është dhënë e drejta e një jete me variacione. Dy stinë i kalojmë këtu dhe dy stinë në ShBA. Kjo mënyrë jetese e alternuar, na krijoi mundësi për ta njohur më mirë botën perëndimore.

-Pse e paske pasur merak botën kapitaliste?

-Sepse gjatë fëmijërisë, rinisë dhe deri tani në moshë disi të shkuar, pra gjithë jetën njohëm vetëm atë portë që na e kishin hapur, kurse gjithë të tjerat i kishim të mbyllura. Ne e njihnim kapitalizmin vetëm teorikisht ashtu siç na i kishin servirur marksizmi dhe ekonomia politike. Për të na mbajtur nën tutelë e nën kontroll, na mësuan me gënjeshtrën më të madhe, se bota kapitaliste ishte një sistem luftënxitës që kërkonte të na gllabëronte, por e vërteta qëndronte ndryshe.

-Mos e tepëro se edhe unë sapo kam ardhur nga Kanadaja, ku kam fëmijët. Kapitalisti të shtyp si morr, ta merr frymën, ku gjithë ditën të delë qumështi i nënës.

-Ke ardhur me këto mend nga Kanadaja? I pe apo të panë? Ç’mësove ...? Më thuaj pak se si Bota ka bërë shtete në kuptimin e vërtetë të fjalës? Gjithë burrat e mençur të saj mos vallë nuk kanë lënë të ftohet karrigia duke ndërruar kafenetë, birraritë apo kazinotë, gjatë 24 orëve siç ndodh në vendin tonë...?! Jo...miku im, jo.

-Më habit se ti ke studiuar në një nga vendet e sistemit socialist. Ti,ti ke dobësi për imperializmin e pangopur?! Jo, nuk mund ta besoj, kurrë...

-Sikur ne të kishim fituar lirinë e vërtetë e t’i kishim rrugët të hapura, do të kisha zgjedhur një nga universitet më të mira botërore, si atë të Kembrixhit, të Sorbonës, të Bolonjës, pse jo të Harvardit dhe do të isha dikush tjetër, jo ky që jam...

-Çfarë...?!-klithi si korbi dhe u mbyt nga kolla aq keq, sa dukej sikur e zuri shpirra. Fytyra iu ngërdhesh. Atë çast kritik nuk më erdhi aspak keq për të, por ia plasa një të qeshuri të papërmbajtur. Kur vura re se vazhdonte ngërçin frymëmarrës, e tunda dhe e shkunda fort nga supet. Pas pak u shpërmend si një qenie mjerane, me sy të zgurdulluar sikur kishte parë fantazmën e komunizmit duke ridhënë shpirt. Me një shikim të lëbyrtë, belbi me një nënzë të zvargur si i shpërgjumur nga një letargji mendore dhe më vërente i përhumbur, sikur të mos e jetonte realitetin...”Eh, për fat të keq,në botë, tok me të arsyeshmit, bashkëjetojnë edhe ata që duken sikur vijnë nga një botë imagjinare. Ndoshta u mungojnë ndjesitë për ta prekur natyrshëm realitetin.O Zot , përse u dhe shqisat këtyre të shushaturve a humbamenëve që nuk janë në gjendje të përceptojnë botën që i rrethon dhe të mësojnë se ç’ndodh në të,”-nëpërmenda nxitimthi.

-Ty të duket çudi...? Po më duket se paske harruar që ne u edukuam dhe u formuam me ide të majta...Pak më parë u gëzova kur të pashë me mendimin se...

-Njerëzit ndryshojnë në vartësi të rrjedhave të kohës dhe rrethanave që të hapin horizonte dhe rrugë të reja. Gjithsesi unë kurrë nuk e kam admiruar atë sistem të ngritur mbi themele rëre.

-Ndërsa mua, sa të vura re, më shkoi mendja tek libri im...

-Nuk të kuptoj... ,ç’do të thuash me...?

-Kam shkruar një libër dhe kam dëshirë që të të kem ty konsulent para botimit.

-Si titullohet libri?

-“Për ty Rusi”

-E mora vesh që je një “shpirtrob mjeran” i sistemit që na varfëroi. Mund ta di se për çfarë bënë fjalë?

-Librin ua kam kushtuar burrave të mëdhenj që ka nxjerrë Rusia sovjetike.

-Nuk po e thua me gjithë mend, ë...?!

-Sinqerisht...jam ithtarë i atyre burrave të ashpër që ngritën kampin socialist, i cili ia vuri këmbët në një këpucë sistemit kapitalist.

-Me gjithë mënd e ke?! Po nuk t’u tha dora kur po e shkruaje dhe nuk t’u myk mendja kur e ndërtove në tru?

-Po përjetësojë një të vërtetë të madhe për të cilën i jemi mirënjohës atyre burrave që kanë lënë emër dhe bënë histori.

-Ata bën histori?! Nuk e di nëse nuk kam veshët në rregull apo ti nuk je gjëkundi... Jeton me kohën apo si e ke hallin xhanëm? Po nuk u gjend një kamikaz atje, që të të hidhte nga avioni?

- Pse pohoj se ata ishin burra shteti e jo shaka,të cilët u përballën me kampin kapitalist? Për këtë?

-Po ti je dhe me arsim të lartë, more qyqar?!Nuk të kam njohur për kaq të lëbyrtë, kaq të cekët dhe mediokër...

-Mos më quaj të tillë se e kam shtëpinë plot me fëmijë, me nipër e me mbesa.

-Ti ke të drejtë se ata na çrrënjosën shqiptarizmin dhe na helmuan trurin, shpirtin dhe gjakun me ideologjinë marksiste. Ne para tyre kemi njohur vetëm atdhetarizmin dhe kurrë komunizmin.

-Ai sistem na bëri ty e mua me shkollë...nxori vendin nga varfëria dhe analfabetizmi e sa të mira që sot po i mohojnë.

-Po pse more t’u thaftë gjuha nuk shkruan për ish presidentin Wilson, që vuri veton për Pavarësinë e Shqipërisë, emri i së cilës kishte rrezik të fshihej nga harta gjeo-politike e Evropës? Po si nuk të shkon ndërmend të shkruash dy rreshta për ish Presidentin Bill Klinton që luajti rol të madh në Pavarësinë e Kosovës?

-Vallë nuk ishte Rusia që na nxori nga varfëria dhe injoranca shekullore?

-Kurrë nuk e kam besuar,vetëm kur të shoh shpatullat e mia pa pasqyrë, do ta besoj këtë "ideatëri" utopiste që tjetërsoi njeriun dhe mohoi lirinë vetjake, individualitetin, e cila symbyllur na futi në rrugën e varfërisë mendore dhe që na bëri të provojmë disfatën e një sistemi të pathemeltë. Ajo kohë e rreme të ka budallepsur ty dhe ata mediokër që mendojnë si ti.

-Sa keq më vjen që nuk gjeta tek ti personin që kisha imagjinuar.

-Të vjen keq ty për mua se kam ecur përpara? Jo e ke gabim. Duhet të të dhembset vetja. Je për të mëshiruar...Për fat të keq ti i qëndron besnik emrit tënd”Markensen”, që sa herë e ke dëgjuar tek të thërrasin, aq herë është shumëfishuar dhe rrënjosur ideali yt në çdo qelizë të trupit dhe mendjes...

Më fal ,por këtu duhet të ndahemi. Do të kthehem djathtas se më presin...

“ Është e pabesueshme që të ketë arritur në këto kufij idiotësie “mjerimi intelektual!” Por ja që ky fakt është një tregues që vlen si përgjigje i pyetjeve të mia. E si mund të bëhet vendi im si bota, kur sundon mediokriteti i lëbyrtë që mbjell varfëri mendore dhe sjellë verbëri ndaj realitetit.”-i përhumbur hyra në Institutin e Historisë dhe mendja më gëlonte tek prapambetja e një të shkolluari apo të shkalluari. Më mirë po pyes profesorin që po më pret...Meqë është më në kontakt me tipa të tillë, ndoshta “Ai”di të përgjigjet...Ku i dihet?!



Vo:*lëbyrtë- të zënë sytë cipë, mendje errësuar, shikim i paqartë

HIRBIJE SULEJMANI-DASHURIA IME




image

DASHURIA IME

***

Kot e ke moj erë...

Tesha të reja do të kem

përsëri në pranverë



***

E përkëdhela lehtë

më tha në duart e tua

veten doja me e gjet

***

Ai kurrë nuk e mendoi

që shpirti i saj do bëhet shkretëtirë

nëse ai largohet nga ajo ...



***

Kjo dashuri ka diçka në mbrendësi...

Zemren tënde e kam unë dhe timen e ke ti !!!

***

Poezia jeton në shpirt

dhe në mesnatë

në sy të dhuron dritë .

***

Mos u rëndo në qerpiket e mi

Do të rrjedhin lotët e mi.

Zbrit në zemer do të gjesh qetësi

Aty nuk ka lotë, veç dashuri ...!



***

VARGJET E DASHURISË

Nata shkon , mëngjesi po agon

Dashurinë për ty s’ ka kush ndalon...

Mendimet për ty nuk zbehen kurrë

Nëse s’të shoh, sytë më lotojnë



Orët kalojnë , ende po pres

te pres me mallë, me shpres!

Të të shoh edhe një herë...

Pa dashuri kjo jetë s’ka vlerë.



Edhe nëse nuk do jesh me mua

Si nata hënën do të dua...

Edhe nëse kurrë nuk të takojë

Dashuria për ty do lulëzoje.



Ndoshta një ditë mua do më kërkosh

Ndoshta një ditë të ndjejnë mallë sytë tua

Kthehesh sërish të thosh fjalën TE DUA

Dashuria ynë kurrë nuk ka të shuar.

Dr Gëzim Alpion: “Shenjtëroni Nënë Terezën”


 image

Ka disa ditë që një peticion i radhë, por shumë domethënës është inicuar nga akademiku shqiptar në Britaninë e madhe, Dr Gëzim Alpion. Peticion i është drejtuar Vatikanit me titullin: “Shenjtëroni Nënë Terezën”, dhe bëhet në një kohë kur u shpall dhe u anoncua publikisht vizita e afërt e Papa Françeskut. Papa Françesku do të vizitoj Shqipërinë me 21 shtator 2014. Dhe me këtë rast dr Gëzim Alpion shkruan “Do të dëshiroja shumë që me këtë rast Vatikani të prononcohet se kur do të realizohet shenjtërimin tashmë i vonuar i Nënë Terezës.” Sipas studiuesit të vecantë e tejet të avancuar të figurës së Nënë Terezës, botuesi i disa kërkimeve shkencore dhe studimeve akademike, thekson se “Çfarëdo arsyesh që kundërshtarët e Nënë Terezes mund të kenë kundër shenjtërimit të saj, ato çvlerësohen para kontributit të pashoq të saj në shërbim të Kishës Katolike. Pak individë të shquar, fetare ose jo fetare, në historinë e njerëzimit kanë kontribuar për shenjtërimin e dinjitetit njerëzor sa shqiptarja Nënë Tereza gjatë jetës së saj si misionare nga viti 1929 deri në vitin 1997.”
Peticioni është mjaft lehtë të gjendet duke klikuar në këtë lodhje këtu:http://www.change.org/en-GB/petitions/the-vatican-canonize-mother-teresa-2. Që në momentet e para peticioni arriti një shifër të kënaqshme dhe ai vazhdon të qëndrojë në sitën e peticioneve publike deri në një afat të shënuar. Kështu me këtë nismë Alpion shton akoma më shumë arsyen e tij të lidhjes sublime me cdo gjë kombëtare, me cdo gjë që nderon Atdheun, vendlindjen e tij. Ai më së miri tregon se intelektuali është kudo një pjesë e pandarë e Atdheut.

SHKRIMTARI “DISIDENT” MAQEDONAS NË “MËSHIRËN” E NJË LIBRARIE

image


Kalosh Çeliku


Interesant është rasti, për të hyrë në Librin e Genisit me shkrimtarin “disident” maqedonas Luan Starova, që në vend librat e tij t’i botojnë institucionet shtetërore dhe shqiptare në IRJ të Maqedonisë: Akademia e Shkencave të Maqedonisë, Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë e ndonjë institucion tjetër kulturor, ku ai me vite ka derdhur mund dhe djersë, i boton një librari e posathemeluar çarshie, në Shkup. Librari, pa asnjëfarë bagazhi kulturor e artistik në shpinë. Haptas, mohohen Institucionet e pakta kuklturore shqiptare në këtë shtet “demokratik”, që shkaku këtyre argatëve politik, nuk mund të ngrejë krye kultura shqiptare, merren nëpër këmbë nga partitë politike dhe Shteti i “përbashkët demokratik”. Vërtetë, jeta e tyre zgjatë, aqsa zgjatë jeta e partisë tyre në pushtet, por dëmet dhe pasojat për kulturën shqiptare janë katastrofale.

Akademikun maqedonas, që deri dje pas tij qëndronte Shteti jugosllav e maqedonas, sot nuk e duan edhe “vëllezërit”, edhe pse dikur i festonin “fitoret” partizane qafë për qafe nëpër darka e festa shtetërore para kamerave televizive. Tekefundit, për t’i ngritur “namin” akademikut si shkrimtar, së paku librat e tij t’i botonte një institucion shqiptar në Kosovë, ose Shqipëri. Mos më tepër, ndonjë Shtëpi botuese e mirënjohur dhe e dëshmuar në publikimin e librave të shkrimtarëve shqiptar. Shkrimtari, që gjithë jetën i shëtitur nëpër poste politike me gjithë familje në kohën komuniste jugosllave, i arratisur nëpër redaksi të “vëllazërim - bashkimit”, institucione e poste politike shtetërore si ambasador në Paris e nëpër Botë, profesor universitar i “Shën Kirili dhe Metodi” e antëtar i rregulltë i Akadimsë të Shkencave të Maqedonisë, sot delë dhe e “rrezikon” tinëz pas shpine me “vlera të arrira artistike” edhe shkrimtarin me famë botërore, kandidatin e vetëm sot për sot shqiptar për çmimin Nobel, Ismail Kadere?! Krah për krahu me akademikun tjetër të arratisur të tri akedemive shkencore Ali Aliu, nën sjetulla si kungull Stambolli edhe me një Sanço Panço tjetër shqiptar në pelena, që tutullin shkencor mezi e fitoi me një najlon kese speca në dorë tek një miku im profesor univeristar në “Shën Kirili dhe Metodi, në Shkup. Dhe, një papagalli politik të “pavarur” të dalldisur e shashtrisur me diplomë universitare në Qafë Thanë nga kjo anë shqiptare, emëruar nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjoja për “kordinimin” e kulturës mbarëshqiptare, merr rrugën të përurojë një shkrimtar në mes të Tiranës. Kryeqytetin e Shqipërisë, ku shumë shkrimtarë dhe artistë kanë vdekur dhe vdesin edhe sot, për bukën e gojës. Njeri të gjallë nuk kanë pasur kush t’i shti edhe në varr me një cërpkë kopshti te koka e një vorbë te këmbët për ujë në atë botë të amshueshme, matanë varrit. Akademiku, jetë “kaçaku”, përpiqet të bëjë me ndihmën e kalorësve të arraisur të kësaj ane në “Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Përkthyesëve Letrar” në Tiranë, ku Kryeqendra shqiptare sot për sot nuk e ka edhe një Lidhje të Shkrimtarëve Shqiptar, Shtëpi të shkrimtarëve shqiptar me çati mbi kokë në qiellin e hapur me Diellin mbi male, të cilën qysh moti me vite në kohën e komunizmit e ka pasur edhe me çati dhe oxhak në mes të Tiranës.

Publikisht, para syve tanë si shqiptarë, “harrojnë” me qëllim një personalitet gjigand të arsimit dhe kulturës shqiptare të kësaj ane, që ka vepruar me vite deri në vdekje, në Shkup: Poetin e madh shqiptar për fëmijë, Mehmedali Hoxha. Babain e dy revistave për fëmijë: Gëzimi dhe Fatosi. “Kobure” e dytë, pas Libër Këndimit të nxënësve shqiptar, Ministrit arsimit të asaj kohe, Ernest Koliqi. Që, shumë shkollarë anembanë Atdheut u rritën në personalitete dhe e mbanin në gji, shtëpi, çantë e mbi banka në shkollë si armë me dy tyta për dije, në Ditën e Nesërme. Personalitet madhor i Letërsisë Shqiptare, që rri krah për krahu me poetin tjetër vëlla revolucionar, Esad Mekuli. Atë, që e bëri Esad Mekuli për letërsinë shqipe në Kosovë, Mehmedali Hoxha e bëri në Maqedoni. Emrin e të cilit sot, plot krenari mund ta mbajnë me nderë institucione arsimore e kulturore. Rrugë të këtij qyteti, rrëzë kalasë Dardane e në vendlindje. Profeti shqiptar, që në atë kohë të egër komuniste me një shishe konjak “Skënderbeu” në dorë, mori guximin, e hapi dritaren e SHGB “Nova Makedonija”, në Shkup t’u thotë “vëllezërve”: Koha do të vijë, kur ju një ditë do t’i fshini rrugët e Tiranës. Parashikim historik i shekullit, për të cilin i hëngri edhe disa vite burg. Krijuesi pati të drejtë, ajo kohë erdhi një ditë me koçi përmes maleve. Vetëmse, ai burrë i pushkës dhe penës, nuk e pa vetë me sy për së gjalli.

Dhe, nuk është çudi, që nesër ndonjë Tokmak shelgu vadhe, si përfaqsues i ndonjë “institucioni” kulturor e shkencor shqiptar, ose shoqate të “pavarur joqeveritare”, i arratisur nga Kosova me gjithë dele në Shipkovicë të Tetovës për të ikur në Turqi, më vonë si “hoxhë” arabie në Shkup, delë dhe e propozon si kandidat për çmimin Nobel, sojin e këtillë të “vëllazërim-bashkimit”, i shëtitur gjithë jetën nëpër poste politike partiake. Shkrimtarin, që deri dje nëpër intervista publicistike haptas deklaroheshte si shkrimtar maqedonas, i cili nuk e fliste dhe i dilte zot si sot gjuhës shqipe. Librat e tij i publikonte me të madhe, me shumicë e pakicë në gjuhën maqedonase. Shkrimtarit, që me porosi partiake komuniste të asaj kohe mezi ia përkthenim me plot vështirësi “veprat” edhe në gjuhën shqipe në Shkup e Prishtinë.

Fati njëjtë e ndoqi edhe një shkrimtar tjetër të përkëdhelur nga sistemi komunist i Hoxhës Allahut, mikut të tij të ideologjisë revolucionare të “Pranverës arabe”, në Shkup (K. M.), që në atë kohë dha një intervistë “eksluzive”, po të këtij “niveli artistik” si shkrimtar maqedonas dhe librat e tij i shkruante dhe botonte në gjuhën e “perspektivës” të Shtetit komunist, i cili vite më vonë e pa gabimin, nisi ta mësojë gjuhën shqipe dhe doli me “thirrjen revolucionare”, ferexhenë e zezë krahëve për bashkimin e shqiptarëve në një shtet shqiptar: Shqipëri Etnike. Përgëzime “revolucionarit të ndryshimeve politike”, nëse është i sinqertë për zgjidhjen e Çështjes shqiptare, nuk është Pykë shelgu! Edhe pse, deklaratat e tia publike - politike, unë nuk e di. pse i marr me rezervë.

Poet dhe akademik maqedonas me prejardhje shqiptare është edhe Mateja Matevski. Akadamiku, ndoshta edhe më i madhi maqedonas, që edhe sot nuk e ka harruar gjuhën shqipe, po kurrë nuk e shkruajti dhe botoi një libër në gjuhën e Nënës shqiptare. Populli, thotë: bunar të ri bë, por kurrë te i vjetri mos pështy. Ose, i yti nëse ta hanë mishin, eshtrat t’i ruan në arkë për Nesër. Realitet historik, që ndodhi edhe me këto shkrimtarë maqedonas. Nama e Nënës i zuri këta djemë të arratisur e dalldisur, që e mallkoi të birin, kur ia ktheu shpinën. Tambëli i së cilës, i ndjek nateditë gjithë jetën deri në varr. Kohë ajo e egër “artistike”, kur shkrimtar shumë më i madh në Letërsinë Shqipe ka qenë dhe mbetet përgjithmonë Sterjo Spase. Autori i romanit Afërdita. Pse, dhe Zgjimi.

Çmimin Nobel, nuk e kanë marrë për së gjalli shumë pena të mirënjohura shqiptare të djeshme dhe të sotshme: Gjergj Fishta (kandidat), Ernest Koliqi, Lasgush Poradeci, Fredrik Rreshpja, Ismail Kadare, Martin Camaj, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Pano Taçi, Teki Dërvishi, Adem Demaçi, Ymer Shkreli e Anton Pashku. Edhe, ndonjë tjetër personalitet shqiptar, për të cilin hë për hë nuk më kujtohet emri. Çmimi Nobel, është Çmim të cilin e kanë marrë edhe parsonalite botërore nën nivelin e vlerave të arrira artistike të këtyre artistëve shqiptar. Dorën në zemër, artistët shqiptar jo se nuk e kanë merituar, por edhe Çmimi Nobel, siç duket është politizuar deri në palcë në Ditën e sotshme. Punë tjetër është ajo se, shqiptarët nuk e kanë një Zhan-Pol Sartër, që ta kthejë prapë Çmimin Nobel. Sartri, e ktheu se, i kishte donatorët e popullit të vet liridashës që i qëndronin me tru e para përmbrapa në luftën artistike për Liri (ia dhanë gjeniut dyfishin e parave), ndërsa shkrimtari shqiptar, i harruar nga politikanët e vetëbegenisur të Shtetit Shqiptar, sot vdes edhe për bukën e gojës.

Shkrimtari i “arratisur” pas Luftës Dytë Botërore nga Shqipëria me gjithë familje, dhe i përpunuar nëpër institucione policore jugosllave me të gjitha dyert e hapura krah më krah për veprime “shkencore-kulturore”, mirë është në Ditën e sotshme të presë pak pas dere!. “Durim”, thoshte presidenti i parë i Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Rugova. Edhe populli shqiptar, si e gjithë bota i ruan dhe kultivon zakonet dhe traditën shqiptare, kujt duhet hapur derën si mik, e kujt përplasur me forcë në fytyrë. Cili në odën e burrave e ka vendin te oxhaku, e cili te dera. Raste ka, kur derën ia kemi hapur edhe armikut, por ato janë përjashtime historike, në momente rreziku kur na ka trokitur në derë për ndihmë. Imzot, po ky popull ende, edhe në Ditën e sotshme këmbekokë do dhe plasi të përpëlitet në bërllok?! Derën e madhe, si nuk e gjeti deri më sot për dalje, pas shtëpie matanë malit me lisa kokë më kokë në Qiellin e hapur, Liri?! Dritare pas Shtëpie, për të ikur si i “çmendur” me mendtë në kokë, hipi me shokë në Baba Tomor me gjithë këta “studjuesë” letërsie e “kritikë” letrar me thasë të rrasur me të dyja këmbët nëpër institucione?!

Faji, përsëri u mbetet shqiptarëve. Ende mbeturina komuniste, përpiqen ta “nxjerrin” këtë popull historik nga qorrsokaku, në Liri. Fatkeqësia, ky bërllok shqipar që i është ngatërruar popullit shqipar dje nëpër këmbë, e them me plotë gojën: sot, nuk e nxjerrë dot nga bataku, po me të katër këmbët edhe më thellë e rrasë në batak deri në fyt. Gabimi dihet, është i partive politike shqiptare, që ende në Ditën e sotshme i mbajnë gjallë me pak shpirt eksponentët e “vëllazërim-bashkimt”, në shoqërinë shqiptare.

E pyes veten, si shkrimtar “i çmendur”, sipas diagnozës së tyre policore letrare: Çfarë shkrimtari është ky akademik me “famë botërore”?! Dyert, që dikur ia ka hapur krah më krah Partia Komuniste Jugosllave, sot ajo Neokomuniste “demokratike”, së fundi edhe ajo e ashtuquajtura “Rilindja kombëtare” e Edi Ramës. Kryeministër, që e kënaqi Shqipërinë, tashti i ka mbetur edhe “lulëzimi kulturor” i IRJ të Maqedonisë me autorin e disa librave kalorsiak: profesor universitar, ish ambasador jugosllav e maqedonas nëpër disa vende të botës dhe anëtar Akedemie i Shkencave të Maqedonisë, që lejon dhe pajtohet famën “krijuese” t’ia sjellë një librari çarshie?! “Institucion” partiak biznesi familjar, që lidh bashkëpunim kulturor me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë?! E, për sa di unë, bashkëpunim politik e kulturor, lidhin institucionet e të njëtit niveli shtetëror (Ministritë e Kulturës të dy shteteve). Vështirë, e kam t’i përgjigjem si shkrimtar kësaj “çorbe artistike- kulturore”. Dhe, pyetjejeve provokative policore - politike (dukurie të këtillë “profetike”), që na e kanë shtruar kulturofagët me shokë, qysh moti në sofër.

Koha (Dita e Nesërme), si gjithmonë do t’ia vë në ballë vulën historike…

Ka shumë të drejtë shkrimtarja e nderuar, zonja Vilhelme Haxhiraj

Prof.dr. Eshref Ymeri



Në internet lexova një analizë mjaft të goditur të shkrimtares së mirënjohur Vilhelme Haxhiraj. Analiza titullohet:“Kur shteti ligjor nuk funksionon, s’ka drejtësi”.Një analizë interesante kjo, të cilën e lexova me shumë kërshëri për të vërtetat e padiskutueshme që ajo ka shpalosur në të. Të vërteta tragjike këto në realitetin shqiptar. Enver Hoxha mbetet diktator unikal në sitemin komunist gati pesëdhjetëvjeçar që masakroi aq rëndë pjesën më fisnike të popullit shqiptar. Ai mbetet unikal, së pari, për dhunën e përbindshme që ushtroi ndaj kundërshtarëve politikë dhe, së dyti, për piketat që vendosi për pasardhësit e vet neokomunistë, me qëllim që këta, pas përmbysjes zyrtare të diktaturës komuniste, të vazhdonin veprën e baballarëve të tyre, në kushtet e të ashtuquajturit pluralizëm politik. Në kohën e luftës, populli shqiptar ishte i ndarë në dy kampe: në komunistë dhe në nacionalistë. Sot populli shqiptar është i ndarë në dy kampe të së njëjtës prejardhjeje politike, por me mbulojë rozë dhe blu. Pra, sot, në realitetin shqiptar, nuk ekziston kampi nacionalist. Se Enver Hoxha punoi për një perspektivë afatgjatë: ai i zhduku ose fizikisht të gjithë anëtarët e kampit nacionalist, ose i dergji gjithë jetën nëpër burgje dhe nëpër kampe internimi dhe pasardhësit e tyre i la të pashkolluar. Prandaj Shqipëria ndodhet sot para një fakti tragjik: nuk ka të djathtë konkrete nacionaliste. Se, në të kundërt, gjysma e parlamentit do të përbëhej nga përfaqësuesit e kampit nacionalist. Dy partitë e kampit nacionalist të kohës së luftës, Balli Kombëtar dhe Legaliteti, sot janë parti pa elektorat. Sepse Enver Hoxha, siç e përmenda më lart, përfaqësuesit e tyre të shquar i zhduku fizikisht, kurse një pjesë të mirë të atyre që mbetën gjallë ose të bijve të tyre, i molepsi me mikrobin e bashkëpunimit me organet e sigurimit, pra, me mikrobin e përçarjes, me qëllim që t'i hidhte kundër njëri-tjetrit, siç edhe i hodhi faktikisht. Kjo është edhe arsyeja që ndjenjat nacionaliste janë venitur pothuajse fare në realitetin shqiptar. Për pasojë, Shqipëria tani është katandisur në një“sanduiç” mes Serbisë dhe Greqisë. Prandaj edhe Bollanoja deklaron se Himara na qenka“minoritet grek”, dhe mbarë populli shqiptar, me klasën politike në krye, deklaratën e tradhtarit Bollano e përcjell me një heshtje tragjike. Janullatosi, më 01 qershor 2014, me rastin e shenjtërimit të katedrales gjigante në qendër të Tiranës, me fjalën që mbajti në gjuhën greke, e vërtetoi faktikisht që kisha ortodokse fanoliane nuk ekziston më, se ajo është thjesht një filial i kishës shoviniste greke. Dhe ortodoksët shqiptarë, për turpin e tyre, heshtën. Dhe mbarë klasa politike e Tiranës, për turpin e saj, heshti para një skandali të tillë. Për sa kohë në Shqipëri nuk do të dalë në skenë, nuk do të konsolidohet dhe nuk do të vijë në pushtet një klasë politike e djathtë, një klasë politike me të vërtetë nacionaliste dhe me vetëdije të lartë kombëtare, që në programin e vet të ketë si pikë kryesore ribashkimin e mbarë trojeve tona etnike në një shtet të vetëm kombëtar, me një stemë dhe me një flamur, për aq kohë nuk ka gjasa që në Shqipëri të vendoset dhe të funksionojë ndonjëherë një shtet me të vërtetë ligjor. Përfundimisht, duhet pranuar se klasë politike nacionaliste nuk ekziston absolutisht në Shqipëri. Ekziston vetëm një klasë politike mercenare që tërhiqet zvarrë para Athinës, para Beogradit dhe para politikës “homoseksuale” të Bashkimit Evropian me qendër në Bruksel.

Tiranë, 20 qershor 2014

2014/06/20

Ismail Kadare: Plani serb, shqiptarët të turqizuar e kundër Evropës


​Për fat të keq, bota i sheh shqiptarët më keq se ç''janë, më pak të emancipuar dhe më shumë të pagdhendur. Për një vizion të pasaktë, vështruesi mund të ketë gabimin apo fajin e vet”, kështu thotë në një intervistë për gazetën ”Zëri”, shkrimtari Ismail Kadare.

Në përvjetorin e çlirimit të Kosovës, Kadare rikujton se 15 vjet më parë në historinë e Evropës dhe të SHBA-ve ndodhi diçka tepër e rrallë, për të mos thënë e panjohur, një luftë e një lartësie morale të paparë, që kryente pjesa më e përparuar e botës, për mbrojtjen e një populli gjysmë të humbur e të braktisur, Kosovës. Sa i përket rritjes së disa grupeve antiperëndimore mes shqiptarëve, të indoktrinuar nga ideologji ekstremiste fetare, Kadare thotë se ky akt është më shumë se mosmirënjohje, është një projekt i hershëm serb...

Kosova gjashtë vjet shtet i pavarur, në anën tjetër kemi Shqipërinë mbi 100 vjet shtet. Çfarë drejtimi janë duke marrë shqiptarët?

Kahu që janë duke marrë shqiptarët, përpara se të cilësohet i tillë, apo i atillë, mendoj se ka një cilësim: ai është kahu i vetëm. Çdo kah tjetër nuk do të ishte veçse një rrugë pa krye, një moskah, po të përdorim një fjalë të guximshme. Shkëputja nga Evropa dhe rikthimi në të është një histori sa e vjetër aq dhe e re.

Gjeografikisht jemi në Evropë, por cila është mendësia e shqiptarëve, sa afër Evropës realisht jemi?

Jo vetëm jemi, por kemi qenë gjithmonë gjeografikisht në Evropë. Për shqiptarët s'ka pasur një tjetër gjeografi nga e cila ata kanë dalë, për të zgjedhur një më të mirë, ose më përfituese... Pas bombave, ishte pikërisht Evropa ajo, (Evropa e artit, elegancës dhe e sqimës, siç na pëlqen ta përfytyrojmë), që gjeti ashpërsinë e duhur, për ta mbyllur pa mëshirë në një qeli të Hagës, ku dhe do të vdiste në vetmi, si një shkretan. Evropa megjithatë, nuk mund të jetë çudibërëse. Ajo s'e rrëzoi dot në gjallje Stalinin, Hoxhën apo Çausheskun. Ndërkaq ajo ushqeu, me aq sa mundte, ëndrrën për rrëzimin e tyre.


Si na sheh bota, të emancipuar apo të prapambetur?


Për fat të keq, bota na sheh më keq se ç'jemi. Pra, më pak të emancipuar dhe më shumë të pagdhendur. Për një vizion të pasaktë, vështruesi mund të ketë gabimin apo fajin e vet. Në rastin tonë nuk mendoj se ka ndonjë dashakeqësi të programuar. Ka qenë më tepër ndërlikim fatkeq rrethanash. Në radhë të parë, ka qenë modeli i komunizmit tonë, më i keqi në kontinent. Dihet se fajin për të e kemi vetë, ashtu siç vetë ne dhe askush tjetër do të paguajmë kujtimin e tij.
...Pak kohë përpara bombardimit të Serbisë, në Paris qarkulloi pëshpërima se gjenocidi armen i vitit 1915 ishte drejtuar nga gjeneralët shqiptarë. Pëshpërima synonte armiqësimin e lobit të fuqishëm armen me shqiptarët, rrjedhimisht me Kosovën. Ajo u përhap aty-këtu në Tiranë, e shoqëruar nga një tjetër pëshpërimë e rreme: mohimi i mbrojtjes së hebrenjve, e shpallur prej "çmitizuesve" vendas si "mit kombëtarist". Ismail Qemali, i cili, ndonëse i dorëhequr, ende pranohej si kryeministër historik i Shqipërisë, ishte i pari shef shteti në botë, që në tetor 1917 (pra vetëm pak kohë pas gjenocidit), dënoi publikisht në shtypin e Londrës, në një studim madhështor, të vërtetën e tmerrshme të masakrës. Ende sot historia jonë nuk e përmend këtë akt, që e nderon aq fort Shqipërinë.

Ka shqetësime, si kurrë më parë, se mes shqiptarëve po rritet një frymë antiperëndimore, me propaganda kundër vlerave evropiane. Çfarë ka ndikuar që të zhvillohet kjo frymë dhe në interes të kujt çon ajo?

Në qoftë se kjo del të jetë e vërtetë, mendoj se është gjëja më e pakuptueshme dhe më e paarsyeshme që mund të ndodhë përpara syve tanë. Shpresoj ende se nuk është veç një lajthitje e çastit.
Është një verbëri e pafalshme, për të cilën duhet të ndihemi fajtorë të gjithë. Në fund të fundit është një projekt i hershëm serb, famëkeqi drafti i Çubriloviçit, i cili ka parashtruar rrugën për të tërhequr në kurth shqiptarët. Thelbi i kurthit ka qenë armiqësimi shqiptarë - Evropë. Në këtë draft, një vend i veçantë i kushtohej rolit që do të luanin imamët dhe hoxhallarët e Kosovës për shpërnguljen e një pjese të kombit shqiptar jashtë Evropës dhe sidomos për turqizimin e tij.


Ku e ka hallin Serbia me shqiptarët, do që të mos na shohë të evropianizuar?


Testamenti i Çubriloviçit, ende i padënuar nga Serbia, e shpall të qartë se Serbia s'mund të ketë jetë normale me kombin shqiptar përbri. Rrjedhimisht doktrina e tij jep si zgjidhje zhbërjen, shpërnguljen ose shfytyrimin e plotë të këtij kombi rival. Vetëm kështu, sipas mendjes së sëmurë nga shovinizmi, Serbia, përbri Shqipërisë së përçudnuar, do të dukej më e qytetëruar në sytë e Evropës! Rrjedhimisht do të përfitonte favoret evropiane dhe, kryesorja, një skajim sundues në gadishull.
E vetmja shpresë, edhe ajo gjysmë haluçinante, ka qenë shfytyrimi i botës shqiptare. E mbushur me xhami dhe tek-tuk ndonjë shkollë e vetmuar (shkollat janë për sllavët, për ju mjaftojnë xhamitë), hapësira shqiptare përherë e më tepër do t'i ngjante Anadollit. Në draftin e tij, Çubriloviçi ka gjithmonë parasysh bashkëpunimin turko-osman. Qoftë marrëveshje të fshehta për shpërnguljen shqiptare, qoftë ndalimin e gjuhës shqipe. Për këtë të fundit, pavarësisht nga përgjërimet mallëngjyese për miqësi, ende nuk ka një kërkim ndjese. Më pëlqen të besoj se herët a vonë Serbia ka gjasë të çlirohet nga xanxa të tilla. Këto ditë, një koleg yni tepër i njohur, Dobrica Qosiq, në prag të ikjes nga kjo botë, e çliroi ndërgjegjen e vet duke lënë më në fund një porosi të arsyeshme lidhur me keqkuptimin serb për Kosovën.

Lidhur me çështjet e mësipërme ka një debat në Kosovë, gjatë të cilit shtrohen pyetjet: a ishin osmanët ata që na shpëtuan nga sllavizmi? Dhe, a mund të krahasohet Perandoria Osmane me NATO-n e sotme?

Është tepër e habitshme, për të mos thënë makabre, që disa vjet pas shpëtimit të Kosovës prej ndërhyrjes atlantike bëhen përpjekje që mirënjohja t'i kalojë Turqisë! Kjo histori është e vjetër. Gjatë viteve të robërisë osmane, me qindra herë duhet të jetë trajtuar çështja "e mirënjohjes" që shqiptarët duhej të kishin ndaj osmanëve, ngaqë këta të fundit i paskëshin shpëtuar nga Evropa! Debati i sotëm që përmendni ju nuk është veçse përsëritje e këtij jermi. Tani për tani kundërshtarët e Evropës nuk dalin haptas, e maskojnë fjalën "evropianizëm" pas "sllavizmit", por nesër, kur të ndihen më të fortë, do ta hedhin maskën dhe haptas do të kthehen kundër Evropës dhe SHBA-ve. Kam lexuar në shtypin tuaj se këto grupime radikale drejtohen nga shërbimet e fshehta serbe dhe pse jo, ruse.


Vrasja e dy aviatorëve amerikanë prej një shqiptari të Kosovës në Frankfurt, ashtu siç u bë e njohur, shpaloste një simbolikë të keqe... Në vend që të nxirreshin mësime ndaj akteve të tilla kundërevropiane, që ishin në të vërtetë

kundër shqiptarëve, vazhduan lëshimet. E bashkë me to provokimet meskine kundër Perëndimit, për të përfunduar te xhihadistët shqiptarë në Siri, që i vunë kapakun gjithçkaje.

Policia e Kosovës siguron: Nuk ka informacion për kërcënime terroriste

Policia siguron: Nuk ka informacion për kërcënime terroriste
Policia e Kosovës siguron qytetarët se konform zhvillimeve apo shqetësimeve të sigurisë që mund të ngritën, në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient sa më të siguritë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Noftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Në bazë të zhvillimeve të fundit pas aksioneve të ndërmarra nga organizata ISIS (Islamic State of Iraq and Sham) në Siri dhe në veri të Irakut, me ç’ rast disa qytete të Irakut janë marrë nën kontroll nga kjo organizatë, në web faqe të ndryshme dhe rrjete sociale është publikuar një audio incizim i udhëheqësit të kësaj organizate, e që mund të gjendët edhe me titra në gjuhën shqipe, i cili bën thirrje për të luftuar të ashtuquajturit "rafidi" dhe bën thirrje për marshim drejt Bagdadit por në anën tjetër përmban edhe mesazhe kërcënuese të paspecifikuara ndaj Perëndimit.

Pas këtyre zhvillimeve dhe publikimit të këtij audio incizimi, shumë vende, veçmas ato vende shtetas të të cilave marrin pjesë aktive në konfliktin e Sirisë dhe Irak nën ombrellën e kësaj organizate, kanë ngritur shqetësimin lidhur me mundësinë që elemente të kësaj organizate mund të paraqesin rrezik potencial për ndonjë sulm terroristë jashtë zonës së konfliktit. Andaj janë ndërmarrë hapa për të ngritur vigjilencën, shtuar masat e sigurisë si dhe bashkëpunimin ndërkombëtarë, me qëllim të monitorimit të situatës dhe parandalimit të ndonjë kërcënimi të mundshëm.

Megjithatë Policia e Kosovës deri më tani nuk posedon informata të besueshme për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Institucioneve, qytetarëve të Republikës së Kosovës apo interesave të vendeve tjera në Kosovë. Prandaj vlerësojmë se nuk ka nevojë për shqetësim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës siguron qytetarët se konform zhvillimeve apo shqetësimeve të sigurisë që mund të ngritën, në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient sa më të siguritë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ukshin Hoti - Çështja kombëtare shqiptare, komponenti religjioz

Nga Flori Bruqi



Çështja kombëtare shqiptare, komponenti religjioz” është libri i katërt i ribotuar, me autor Ukshin Hotin. Libër ky që ka në fokus komponentin religjioz por edhe që lidhet ngushtë në funksion të proceseve globale dhe çështjes kombëtare.

Në promovimin e këtij libri, Ukshin Hoti u vlerësua si një ndër protagonistët praktik të alternativës kryengritëse, si një vendimtar politik e ideor.

Miq e bashkëpunëtor të autorit, këtë libër e cilësuan si një kontribut shkencor të Ukshin Hotit, që siç thanë ata,kishte një objektiv konkret sicështë emancipimi i mendimit politik perëndimor për një çasje të drejtë ndaj çështjes kombëtare.

Sipas tyre, Ukshin Hoti jo vetëm se mbetet si një veprimtar i madhë i çështjes kombëtar, por ka qenë edhe një njeri i madhë si politolog e shkencëtar politik.
Veprimtari Adem Demaçi, Ukshin Hotin e radhitë tek disidentët më të mëdhenjtë që nuk munden ta blejnë asnjëherë.

Sipas Demaçit,shqiptarët duhet të jenë të lumtur që kanë një veprimtar të tillë dhe duhet të ndiqet rruga e tij prej një njeriu që dha shumë për atdhe.

Në këtë promovim, Demaçi i quajti religjionet e prishura, e kjo për shkak të bartësve të tyre ato çdo herë e më shumë po dëmtohen.

E Hydajet Hyseni në emër të Shoqatës së Ish të Burgosurve Politik, vlerë soi se për punën dhe veprën e Ukshin Hotit nuk mjaftojnë fjalët e thëna.

Ai e quajti autorin si një ndër protagonistët praktik të alternativës kryengritëse, si një filozof e teorik me veprimtari të gjerë.

Pjesë e këtij promovimi ishin edhe familjarë të Ukshin Hotit. Djali i Ukshinit, Andin Hoti, premtoi se do të angazhohen në maksimum që në një të ardhme të afërt të ndihmojnë në ribotimin e të gjitha veprave të Ukshin Hotit.

Ribotimi i librit “Çështja kombëtare shqiptare, komponenti religjioz”, ka 1000 kopje dhe të gjitha do të dhurohen falas, edhe pse në libër është i vendosur një çmim prej 5 euro, në promovim u bë e ditur që ajo është vendosur vetëm për shkaqe etike.


Ndryshe,ky libër është përkrahur financiarisht nga Këshilli i Rinisë Evropiane.

Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Prizren dhe Prishtinë. Shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu në Beograd në seksionin për marrëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi një vit edhe në Universitetet amerikane: në Chicago, në Universitetin e Harvardit në Boston si dhe në Washington D.C..

Në vitet e ’70-ta ushtroi detyra të ndryshme në pozita të ndryshme të jetës politike dhe arsimore të Kosovës.

Pas një diskutimi në një mbledhje në Fakultetin Filozofik në Prishtinë më 19 Nëntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kërkesat e studentëve shqiptar për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, ai u dënua me 9 vjet burg, të cilat nga gjyqi suprem u reduktuan në 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye në vendlindje ku u izolua.

Më 1990 punoi në Lubjanë (Slloveni) në revistat shqiptare “Alternativa”, "Republika", dhe pastaj si redaktor per "Demokracia Autentike - DEA" deri më 1991, kur u mbyllën ato. Pastaj u kthye në Prishtinë ku punoi për një kohë në Universitetin e Prishtinës.

Në mars të 1993 u burgos për herë të dytë pasi që një vit më parë kishte organizuar homazh për martirët e demokracisë në Brestovc. Në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi që kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë.

Po ashtu më 1993 pasi e lëshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori pjesë në tubimin mbarëkombëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik në Tetovë (Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm.

Më 17 maj 1994 u arrestua për herë të tretë dhe e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e Kosovës.

Më 16 maj 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi).

Pas bombardimeve të NATO-së më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe.

Babanë e vëllanë e Ukshin Hotit i kanë vrarë kriminelët serbë, bashkë me 30 kushërinj të tij e 174 bashkëfshatarë të Krushës së Madhe të Rahovecit.

Mbi fatin e prof. Ukshin Hotit (prej 1999) nuk dihet më asgjë!

Robert Schnakenberg-Jetë të fshehta

Që nga Sartri që dëndej me meskalinë (alkaloid psikedelik, i njohur për efektet haluçinantë), tek dëshirat mazohiste të James Joyce. Që nga teprimet e Francis Scott Fitzgerald, tek Edgar Allan Poe që kishte një dobësi për Lolitat dhe u martua me kushërirën 13-vjeçare, e deri tek nudizmi i Kafkës: të gjithë “mëkatet” e shkrimtarëve të mëdhenj janë përmbledhur në librin “Jetë të fshehta”, me autor Robert Schnakenberg .
Autori ekzistencialist serioz dhe i pikëlluar, Jean Paul Sartre? Përdorte meskalinë për një vit të tërë, dhe përndiqej nga obsesioni i një aragoste gjigande që e ndiqte mu në mes të ditës. Fituesi i Cmimit Nobel William Faulkner? Punoi si drejtor në posta, por u dëbua kur u zbulua që hidhte pakot me letra në mbeturina. James Joyce, autori i madh i “Uliksit”? I shkruante të shoqes që donte të rrihej me kamzhik dhe që adhuronte të gjithë pjesët më të ndyra të trupit të saj, duke iu lutur që të mos lahej dhe që të linte erën e saj mbi letër. Shakespeare? Shkrimtari i madh shmangte pagimin e taksave dhe iu nënshtrua procesit gjyqësor… Këta janë shkrimtarët që sfilojnë në një libër argëtues me titull “Jetët e fshehta të shkrimtarëve të mëdhenj”, me autor Robert Schnakenberg, ilustruar me portrete të mëdhenj dhe imazhe të stilit të karikaturave.
Të krisur
89070
E kotë të përpiqesh të qëndrosh i pandjeshëm duke lexuar këto jetë shkrimtarësh: të jepë një shije të lehtë prej voyeurs të zbulosh që Dickensi ishte kaq i obsesionuar nga pastërtia, saqë kur një mik i cili i kishte ardhur për vizitë largohej, ai pastronte me imtësi dhe personalisht çdo gjë që ai kishte prekur. Dridhesh kur lexon që maçoku i Gertrude Stein dhe Alice Toklas quhej Hitler. Dhe fakti që Salinger, sipas bijës së tij, pinte për qëllime terapeutike urinën e tij, bën të shqyejnë sytë lexuesit e të riut “Holden”. Libri i Schnakenberg nuk është i bërë vetëm me anektoda, por edhe me profile biografikë dhe letrarë, të shkurtër por të saktë dhe të informuar, dhe ka meritën që luan me historitë që rrëfen, pa e zbehur aspak vlerën e aktorëve. Ndonjëherë të krijohet përshtypja që ajo çfare zbulohet prej këtyre jetëve është e tepruar, e çuditshme, e kotë për të kuptuar jetët e shkrimtarëve: po si mund të mos shohësh një lidhje shumë të fortë mes dashurisë së Joycet për trupin e palarë dhe disa faqeve të paharrueshme të “Uliksit”, ku në skenë është Molly Bloom? Po kështu, shkumëzimi në gjendje dehje në disa faqe të Scott Fitzgerald, nga “Getsbi i Madh” tek “E zezë është nata” duket i ilustruar më së miri nga një Fitzgerald që tymos kartëmonedha pesëdollarëshe dhe që në një festë u paraqit bashkë me Zeldan duke ecur këmbadoras: për të mos folur për Zeldan, e cila në një hotel luksoz thirri zjarrfikësit, dhe kur ata erdhën dhe e pyetën se ku ishte zjarri, u tregoi zemrën e saj! Për pjesën tjetër, jetët e shkrimtarëve, të para në kundërdritë mund të jenë edhe një ftesë për t’u afruar me letërsinë, për ata që mendojnë se letërsia është e mërzitshme, skolastike dhe e respektueshme: të zbulosh që Edgar Allan Poe, ashtu si Humberti i Nabokovit qe kufizohet vetëm tek ëndërrimi për Lolitën, u martua jo në ëndërr por në realitet me kusherirën trembëdhjetëvjeçare – gje që, mund të jetë jo politically correct, por ama do të lërë pa gjumë kuriozitetin e shumëkujt.
Brishtësi
Për të mos folur sërish për Fitzgeraldin. I obsesionuar nga dimensionet e organit të tij gjenital, dikur i gjendur në një bar thirri Hemingwayn në banjë dhe i kërkoi që ta shohë e t’i thotë se mos e kishte shumë të vogël. Hemingway i mirë, pasi e kish parë me seriozitet, i kish thënë mikut të tij që e kishte në rregull. Shkrimtarët paraqiten jo vetëm të çuditshëm dhe të brishtë si të gjithë, por madje veçanërisht të brishtë dhe të çuditshëm. Po ta mendosh mirë, a nuk është pikërisht për këtë arsye që janë në gjendje të rrëfejnë dhe përshkruajnë pasionet dhe mangësitë e çdokujt? Pastaj janë historitë që hedhin dritë edhe mbi një epokë, mbi atë që quhet fryma e kohës: për shembull të qënurit vegjetarian dhe nudist për Franz Kafkën në fillimet e 1900. Apo, mënyra e jetesës së Salingerit, i cili i kuronte vetë fëmijët duke praktikuar akupunkturën duke përdorur jo gjilpëra, por shkopinj shumë të hollë të tipit Ikea. Histori të tjera zbulojnë më shumë, në kuptimin që shihet për herë të parë diçka që ndryshon pikëvështrimin për një shkrimtar: për shembull fakti që Alcott, autori i “Gra të vogla” i urrente librat e saj mirëbërës dhe ëndërronte të shkruante për krime të ndyrë dhe fantazi gotike. Për më tepër, përdorte me tepri opiumin.
***
Pra, këto jetë të fshehta të shkrimtarëve të mëdhenj nuk të lënë të mërzitesh, duke na kujtuar që e vërteta dhe forca e një shkrimtari qëndrojnë vetëm në atë që shkruan. Dhe meqë jemi tek politically correct: Shakespeare, ndryshe nga shumë të tjerë që nuk kanë shkruajtur kryevepra, në fund taksat i pagoi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...