Për më tepër, shumë aktorë po ashtu janë më të kujdesshëm, kur bëhet fjalë për krijimin e iniciativave të reja që mund të shihen si rivalë të nismës “Brezi dhe Rruga” apo të çfarëdo iniciative që mund të shihet si anti-Kinë.
Daniel Markey, profesor në Universitetin Johns Hopkins, njëherësh ish-zyrtar në Departamentin amerikan të Shtetit, tha se çfarëdo alternative që mund të krijohet në të ardhmen, duhet të mundohet që partneriteti të bazohet mbi standarde dhe norma të përbashkëta.
Rritja e kompanive vendore të teknologjisë në Kinë përmes nismës “Brezi dhe Rruga”, i ka mundësuar këtyre kompanive që të kenë një pozitë dominuese në mbarë botën dhe e ka lejuar Pekinin që të vendosë standardet për shumë prej teknologjive të gjeneratës së re. Markey tha se çdo nismë e re duhet të fokusohet në sektorët krucialë dhe jo vetëm të investojë në infrastrukturë.
“Në vend të hartimit të një strategjie që do t’i kundërpërgjigjej drejtpërdrejtë nismës ‘Brezi dhe Rruga’, qasja e Uashingtonit duhet të përdorë pikat e forta të SHBA-së dhe aleatëve të saj dhe jo të tentojë që ta mposhtë Kinën në lojën e saj apo në shtëpinë e saj”, tha ai.
“Nisma ‘Brezi dhe Rruga’ tashmë ka humbur shkëlqimin”, tha për Radion Evropa e Lirë, Theresa Fallon, drejtoreshë e Qendrës për Studime Rusi, Evropë dhe Azi. “Pozicionet ndaj Kinës tashmë janë forcuar dhe ky është shansi i Evropës që të fillojë të mendojë në mënyrë strategjike për rajonin dhe më gjerë”.
Ende janë duke u diskutuar idetë se si do të mund të dukej alternativa e Perëndimit, por me gjasë kjo alternativë pritet të mundohet që të forcojë marrëveshjet e kaluara dhe të varet nga fondet publike dhe private.
Bashkimi Evropian më 2018 lansoi një plan të lidhjes dhe nënshkroi një marrëveshje me Japoninë më 2019. Këtë marrëveshje, ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe e kishte quajtur “një lidhje të qëndrueshme, të bazuar në rregullat e lidhjes që nga Indiano-Paqësori në Ballkanin Perëndimor dhe në Afrikë”.
Shtetet e Bashkuara më 2018 kishin miratuar të ashtuquajturin Akt të Ndërtimit, që ka për qëllim rritjen e investimeve nga sektori privat në vendet në zhvillim dhe po ashtu lansuan “Rrjetin Pika e Kaltër” me Japoninë dhe Australinë më 2019, si një mënyrë për të pasur standarde në projektet infrastrukturore.
Megjithatë, asnjëra nga këto nisma nuk ka dhënë rezultate konkrete, duke ngritur shqetësimin se Perëndimi nuk është në gjendje që të ofrojë një alternativë të vërtetë ndaj vizionit ekonomik, që mbështetet nga shteti, që e ka prezantuar presidenti kinez, Xi.
Sipas Fallon, shtetet perëndimore nuk duhet të fokusohen që t’i ngjajnë iniciativës së Kinës, sa i përket volumit të financimit, por në vend të kësaj, duhet të shikojnë që të përdorin një shtytje të infrastrukturës, që projektet të ndërtohen me standarde më të larta dhe që të ketë më shumë transparencë gjatë negocimit të kontratave të projekteve.
“Thjesht, prania në terren rrit ndikimin në Kinë, duke i bërë ata që të përmirësojnë ofertat e tyre dhe të jenë më transparentë, në mënyrë që të mund të konkurrojnë”, tha Fallon.
Si mund të duket alternativa e Perëndimit?
Teksa përpjekjet për të gjetur një alternativë për ta rivalizuar Kinën, nisma e Pekinit tashmë po përballet me shumë pengesa.
Aktualisht, vendeve perëndimore iu mungon koordinimi në bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës. Prandaj, kjo e bën të pamundur që të materializohet një iniciativë e unifikuar që do të mund ta rivalizonte nismën “Brezi dhe Rruga”. Analistët thonë se çdo iniciativë që mund të ndërmerret në të ardhmen nga Perëndimi, me gjasë do të jenë një përzierje e projekteve të ndara, por të koordinuara në mes të aktorëve të ndryshëm, siç janë Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Japonia dhe India.
“Interesi politik rreth kësaj ideje është duke lëvizur, por krijimi i një alternative të përbashkët dhe si do të mund të dukej ajo, ende nuk është zhvilluar”, tha për Radion Evropa e Lirë, Andrew Small, anëtar i Fondit gjerman Marshall në Berlin. “Ka qenë mjaft e vështirë për sistemin e çdo shteti që ta bëjë këtë vetë, e jo më që të gjithë shtetet të bashkëpunojnë dhe të koordinohen së bashku”.
Një tjetër pengesë potenciale është financimi. Përderisa institucionet publike nga shtetet e G7-ës mund të ofrojnë financim, një pjesë e madhe e fondeve do të duhej të vinte nga sektori privat, që tradicionalisht është më hezitues që të përfshihet në projekte të mëdha infrastrukturore.
Një zyrtar i NATO-s tha për Radion Evropa e Lirë se për tërheqjen eventuale të trupave të KFOR-it nga Kosova, paraprakisht duhet një dakordim i aleatëve.
"Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë ato për KFOR-in, merren në pajtueshmëri me të gjitha 30 vendet anëtare”, ka thënë një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.
Në përgjigjen e NATO-s është thënë se aleanca veriatlantike ka kontribuuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor për shumë vjet dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për rajonin.
“Misioni ynë i KFOR-it ka për bazë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të ofruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e zyrtarit të NATO-s.
NATO dhe UNMIK deklarohen për paralajmërimin e Vuçiqit
Një zyrtar i NATO-s tha për Radion Evropa e Lirë se për tërheqjen eventuale të trupave të KFOR-it nga Kosova, paraprakisht duhet një dakordim i aleatëve.
"Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë ato për KFOR-in, merren në pajtueshmëri me të gjitha 30 vendet anëtare”, ka thënë një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.
Në përgjigjen e NATO-s është thënë se aleanca veriatlantike ka kontribuuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor për shumë vjet dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për rajonin.
“Misioni ynë i KFOR-it ka për bazë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të ofruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e zyrtarit të NATO-s.
Ilustrim.
LEXONI EDHE KËTË:
UNMIK-u vazhdon rolin ndërmjetësues mes Kosovës dhe INTERPOL-it
Ndërkaq, zëdhënësja e UNMIK-ut, Sanam Dolatshahi, tha për Radion Evropa e Lirë se për ndryshimet eventuale të prezencës në Kosovë së forcave ndërkombëtare të sigurisë, kërkohet vendim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përcakton mandatin e prezencës civile ndërkombëtare dhe të asaj të sigurisë në Kosovë, prandaj çdo ndryshim në mision duhet të bëhet me vendim të Këshillit të Sigurimit”, tha Dolatshahi.
Misioni i Përkohshëm i OKB-së, UNMIK-u u vendos në Kosovë në vitin 2000, pas sulmeve ajrore të NATO-s në caqet e ushtrisë serbe. Ky mision është vendosur në bazë të Rezolutës 1244, e cila është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në qershor të vitit 1999 dhe e cila është ende në fuqi.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, UNMIK-u ia ka dorëzuar shumicën e përgjegjësive misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Në shkurt të vitit 2019, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte deklaruar se institucionet e Kosovës nuk kanë komunikim me misionin e UNMIK-ut, duke shtuar se Kosova nuk sheh “asnjë interes që Kombet e Bashkuara t’i përfaqësojë një strukturë që quhet UNMIK”.
Megjithatë, Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme kishin thënë se kanë komunikim me UNMIK-un dhe bashkëpunojnë me këtë mision për fushën e sigurisë.
UNMIK-u shërben si ndërmjetësues mes institucioneve të Kosovës dhe INTERPOL-it.
Ndërkaq, misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, po ashtu është vendosur në Kosovë më 12 qershor, 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova.
Fillimisht, ishin rreth 50,000 mijë ushtarë nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet që janë pjesë e aleancës së NATO-s.
Aktualisht, në Kosovë janë rreth 3,500 trupa të KFOR-it.
Disa javë të përleshjeve të dhunshme në Jerusalemin Lindor kanë nxitur luftimet më të ashpra në vitet e fundit në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.
Në qendër të dhunës, që ka lënë të vdekur dhjetëra persona, janë tensionet në mes të izraelitëve dhe palestinezëve për Jerusalemin, në të cilin gjenden zonat e shenjta për hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët.
Ndërkohë që të dyja palët janë të vendosura për të vazhduar luftimet, më poshtë janë të renditur disa faktorë që kanë nxitur përshkallëzimin e situatës.Protestat në Ramazan, dëbimet në Jerusalem
Prej nisjes së Muajit të shenjtë të Ramazanit, në mesin e muajit prill, palestinezët janë përballur gati çdo natë me policinë izraelite në Jerusalemin Lindor, e cila ka vendosur kufizime për organizime në mbrëmje në zonën e vjetër të qytetit.Palestinezët kanë thënë se kufizimet kanë pasur synim bllokimin e organizimeve të tyre. Policia ka thënë se ka pasur qëllim të ruajë rendin.
Tensionet kanë qenë të larta edhe për shkak të një rasti ligjor, që mund të rezultojë me dëbim të shumë familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre, ashtu që hebrenjtë – me përkrahje të gjykatës izraelite – të mund të banojnë aty.
Dhuna është përhapur shpejt në zonën e vjetër të qytetit, ku gjendet xhamia Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam, njëherësh hapësira më e ndjeshme në konfliktin izraelito-palestinez.
Palestinezët kanë thënë se kufizimet kanë pasur synim bllokimin e organizimeve të tyre. Policia ka thënë se ka pasur qëllim të ruajë rendin.
Tensionet kanë qenë të larta edhe për shkak të një rasti ligjor, që mund të rezultojë me dëbim të shumë familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre, ashtu që hebrenjtë – me përkrahje të gjykatës izraelite – të mund të banojnë aty.
Dhuna është përhapur shpejt në zonën e vjetër të qytetit, ku gjendet xhamia Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam, njëherësh hapësira më e ndjeshme në konfliktin izraelito-palestinez.Qindra palestinezë janë plagosur në luftimet me policinë në dhe rreth pjesës së vjetër të qytetit, në kohën e fundit.“Linja e kuqe”
Udhëheqësit islamistë të Gazas, Hamasi dhe grupe tjera militante në këtë enklavë, kanë paralajmëruar vazhdimisht Izraelin se luftimet në Jerusalem përbëjnë kalim të “linjës së kuqe” dhe janë zotuar për hedhje të raketave nëse policia izraelite nuk ndal bastisjet në zonën afër Al-Aksas.
Teksa Izraeli ka shënuar pushtimin e Jerusalemit Lindor në luftën e vitit 1967 me një marsh të hënën e kësaj jave, Hamasi dhe grupi militant Xhihadi Islamik kanë nisur raketa drejt Jerusalemit dhe lagjeve në afërsi.
Izraeli “ka nisur zjarr në Jerusalem dhe Al-Aksa dhe zjarri është zgjeruar në Gaza, andaj është përgjegjës për pasojat”, ka thënë lideri i Hamasit Ismail HaniyeIzraeli tha të mërkurën se ka vrarë 16 pjesëtarë të Hamasit në Gaza.
Luftimet midis forcave izraelite dhe grupit militant u përshkallëzuan qysh më 10 maj.
Që nga ajo ditë, së paku 56 palestinezë janë vrarë në Gaza - në mesin e tyre 14 fëmijë, thanë autoritetet shëndetësore.
Së paku gjashtë njerëz janë vrarë në Izrael, thanë zyrtarët shëndetësorë atje.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se komandanti i brigadës për qytetin e Gazës është në mesin e pjesëtarëve të vrarë të Hamasit.
“Ky është vetëm fillimi. Ne do t'i godasim ata ashtu siç nuk mund as të ëndërrojnë”, tha ai.
Menjëherë pas njoftimit, Hamasi sulmoi me raketa qytetin izraelit të Ashodit, ndërsa mediat izraelite thanë se ushtria po përgatitet për sulme të reja në zonën e Tel Avivit.
Hamasi, i cili kontrollon Gazën, konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të “udhëheqësve të tjerë”.
“Përballja me armikun është e hapur”, tha lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh.
Çfarë qëndron pas përleshjeve në Jerusalem?
Dhuna vjen pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor, që është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë.
Protesta të dhunshme ka pasur edhe në Bregun Perëndimor, si dhe në qytete të tjera izraelite me popullsi të madhe arabe.
“[Situata] po përshkallëzohet drejt një lufte në shkallë të plotë”, tha të mërkurën i dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por shtoi se populli palestinez gjithashtu ka të drejtë në siguri.
Ai ka shtuar: “Çfarë kemi parë në Kinë, dhe për çfarë jam i bindur, ashtu sikur edhe shumë kolegë të mi është se sapo të anulohen masat për mbajtje të distancës dhe qëndrim në shtëpi – kur të kthehet sërish rutina e punës dhe njerëzit t’iu kthehen planeve të tyre, dhe të jenë në aeroplanë, trena, metro, autobusë dhe hapësira të popullura, koronavirusi do të kthehet edhe në Kinë”.
“Sfida kryesore në këtë pikë është se intervenimet jofarmaceutike (ose ilaçet nëse janë të qasshme) duhet të ruhen – për aq kohë sa virusi është duke qarkulluar në popullsi apo derisa të zbulohet vaksinë”, është thënë në raport.
Michael Osterholm, që ka paralajmëruar më 2017 në librin e tij, Armiku më Vrasës: Lufta Jonë Kundër Mikrobeve Vrasëse, se koronaviruset si SARS dhe MERS kanë qenë “paralajmëruese të gjërave që mund të vijnë”, javën e kaluar e ka cilësuar situatën me Covid-19 si “tentim për të ndalur erën”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje zyrtarëve që të “monitorojnë me kujdes heqjen e masave kufizuese dhe organizimin e tubimeve publike”, për shkak të mundësisë së mbetjes së ndonjë zinxhiri të përhapjes së sëmundjes Covid-19.
Kjo Organizatë ka thënë mes tjerash se zyrtarët duhet të tregojnë “gatishmëri për të reaguar menjëherë në rast të raportimit të ndonjë rasti të ri me Covid-19, pas heqjes së masave kryesore në kuadër të strategjisë së kontrollit”.
Ekipi i Kolegjit Imperial në Britani, raporti i të cilit më 16 mars ka shtyrë qeveritë në Shtetet e Bashkuara dhe Britani për të marrë më shumë masa, me qëllim të luftimit të virusit, po ashtu ka paralajmëruar për cenueshmërinë e përpjekjeve për “shtypje” të virusit përmes të ashtuquajturave intervenime jofarmaceutike, siç është vetizolimi dhe mbyllja e zonave ku mund të grumbullohen personat.
Misioni i kryer me qëllim të “uljes së numrit të tasteve me Covid-19 në gjithë Kinën është i vërtetë”, dhe statistikat e javës së kaluar duket se vërtetojnë këtë gjë.
Megjithatë, mbetet pikëpyetje deri kur do të vazhdojë kjo situatë në Kinë, teksa pjesa më e madhe e botës është duke tentuar të luftojë përhapjen e pandemisë.
Më 19 mars në Vuhan nuk është raportuar për asnjë rast të lokal të prekur për të dytën ditë me radhë.
Disa prej zonave në Provincën Hubei u është hequr masa e izolimit javën e kaluar si dhe janë hequr kufizimet e udhëtimit.
E përditshmja amerikane The New York Times ka kalkuluar që të paktën 760 milionë kinezë kanë qenë subjekt i një shkalle të izolimit nëpër shtëpi.
Identifikimi i fytyrës, inteligjenca artificiale dhe përpjekje tjera për të siguruar “të dhëna” kanë qenë në fokus për atë arritur atë që OBSH-ja e ka përshkruar si “ndjekje e kontaktit dhe menaxhim të popullsisë primare”.
Organizata Ndërkombëtare, Human Rights Watch është ankuar publikusht për izolimin e rëndë në Kinë, ndalimet arbitrare dhe lloje tjera të brutalitetit, duke përfshirë edhe një listë të viktimave të paqëllimta, duke përmendur një djalë me nevoja të veçanta, i cili ka vdekur si pasojë e neglizhimit, meqë familjarët e tij kanë qenë subjekte të karantinës së dhunshme.
Kjo Organizatë pati bërë thirrje për përmbajtje nga Pekini në një raport të publikuar më 30 janar me titullin, Kina: Respektoni të Drejtat e Njeriut teksa i përgjigjeni koronavirusit.
Ndërkohë kanë filluar që të bëhen publike tregimet, kur ishin përfshirë lloje të ndryshme të vëzhgimit të qytetarëve në Kinë.
Një pronar i një restoranti në Hubei është vizituar në orët e vona të natës nga një polic - pasi ai kishte shkuar nga zona e shpërthimit në shtëpinë e tij në Siçuan – për ta urdhëruar që të mbyllet në karantinë për dy javë, pati raportuar, Al-Jazeera.
Kur ai ka shkuar për të blerë perime, ai është parë nga kamerat e vëna në lagje dhe pajisjet për identifikim të fytyrës.
“Këto masa nuk janë strikte”
Franca e deri në Republikën Çeke, madje edhe në Itali, zyrtarët jashtë Kinës janë përballur me dilemat në mes të nevojës për monitorim dhe “distancimit shoqëror”, por dhe masave tjera mbrojtëse në njërën anë dhe dhe hezitimin për të mos tingëlluar si shumë të vrazhdë në anën tjetër.
Gjatë një vizite informuese në veri të Italisë më 19 mars, një zyrtar i Kryqit të Kuq Kinez, Sun Shuopeng, ka përmendur “trendin në ulje” të rasteve të të infektuarve në Vuhan, pas një muaji prej kur kishin filluar së aplikuari politikat e izolimit.
“Këtu në Milano, në zonën e prekur më së keqi nga Covid-19”, ka thënë ai “nuk ka masa të ashpra të izolimit”.
Lajmi i fundit i mirë po ashtu kërcënon të mbetet në hije si pasojë e kritikave të mëdha ndaj zyrtarëve kinezë, pasi ka dyshime se ata janë duke fshehur informacion jetik me shkencëtarët jashtë këtij territori. Ky shtet është qortuar edhe për censurën që ka aplikuar duke i paralajmëruar dhe ndëshkuar qytetarët e vet, nëse këta të fundit kanë folur në kohën e shpërthimit të virusit.
Megjithatë, këto paralajmërime dhe kritika nuk e kanë ndalur Pekinin nga të ofruarit e ekspertizës dhe nga dërgimi i një numri të madh të maskave, respiratorëve dhe pajisjeve të tjera mjekësore në shumë vende të botës.
Brenda një muaji të arritjes së pikut të infektimit, Kina dhe disa qytetarë të mirënjohur kinezë janë kthyer, nga drejtues gishtash drejt fajtorëve për dështim të kontrollimit të pandemisë, në ofrues të ndihmës në Shtetet e Bashkuara.
Këto veprime janë përshkruar si “luftë e propagandës me koronavirus”, e cila sipas revistës Politico është ushqyer “me fushatë jo edhe aq të mprehtë” nga Pekini.
Manaj në një konferencë për media ka thënë se qeveria nuk ka paraparë asnjë masë për integrimin e plotë të veriut të Kosovës.
“LDK vlerëson se dokumenti i miratuar në qeveri është sipërfaqësor, nuk i përmbush kriteret e programet qeverisëse por përmban disa orientime të përgjithshme sepse nuk përcakton veprime, masa e buxhetin për realizimin e tyre. Vërehet se qeveria nuk e ka të qartë cilat janë problemet me të cilat përballen qytetarët. Kjo qeveri në program nuk ka paraparë asnjë masë konkrete për integrimin e plotë të veriut të Kosovës, shtrirjen e autoritet të saj në këtë pjesë të vendit tonë”, ka thënë ai.
Manaj ka thënë se qeveria nuk ka bërë asnjë plan për shqiptarët dhe institucionet e Kosovës në veri të vendit.
“Nuk ka përcaktuar asnjë masë dhe nuk ka ndarë buxhet për të mbështetur institucionet e drejtësisë në këtë pjesë. Qeveria nuk ka paraparë asnjë masë për rikthimin e shqiptarëve në atë pjesë dhe t’u sigurojë mirëqenie. Në vend të kësaj kanë vendosur të paguajnë 11 milionë euro për shlyer borxhet e rrymës së papaguar të serbëve në veri të vendit tonë”.
Ndërkaq, ka shtuar se as për Policinë e Kosovës nuk ka paraparë asnjë plan, ashtu si edhe për trajtimin e krimeve të luftës.
“Nuk ka strategji kombëtare për trajtimin e krimeve të luftës. LDK vlerëson se krimet e luftës nuk janë trajtuar me seriozitetin e duhur. Kjo qeveri nuk ka paraparë në programin e saj strategjinë nacionale për krimet e luftës. Nuk mjafton vetëm rritja e numrit të prokurorëve dhe gjyqtarëve por duhet të ngritën kapacitetet profesionale dhe të shtohet mekanizma të tjerë”, ka thënë ai.
Manaj ka thënë se adaptimi i praktikës së Kroacisë lidhur me atë se si i kanë trajtuar krimet e luftës do i shërbente shumë Kosovës.
Për vettingun, Manaj tha se qeveria nuk ka ide të qartë dhe plan.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it dhe të UNMIK-ut nga Kosova.
Vuçiq u ka thënë gazetarëve në kazermën në Dedinje se do të ishte katastrofë nëse ndodh kjo, raporton Tanjug.
Ai ka thënë se do të bisedojë për këtë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet të hënën në Bruksel.
“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut (nga Kosova). Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që të mos ndodhë kjo”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq u tha gazetarëve në Beograd se nuk mund të thotë se për cilën fuqi bëhet fjalë, porse informacionet janë nga “burimet zyrtare”.
Ai po ashtu tha se Prishtina ka paralajmëruar se do të ndajë 100 milionë euro në vit për ushtrinë - shumë që, sipas tij, është e pakrahasueshme me Serbinë, e cila ndan dy miliardë euro.
“Këto nuk janë të dhëna të krahasueshme, nuk duhet të kemi frikë, por është e qartë ajo që dikush dëshiron të bëjë”, tha Vuçiq.
Aluzionet e Vuçiqit për tërheqjen e KFOR-it, të pabaza
Aleanca veriatlantike dhe Kombet e Bashkuara, në këtë kohë nuk do të tërheqin misionet e tyre nga Kosova, vlerësojnë ekspertët e sigurisë dhe ata të politikës së jashtme. Por, ata shtojnë se do të vijë një ditë kur misioni i KFOR-it dhe ai i UNMIK-ut, do të largohen nga Kosova. Ndërkaq, nga NATO-ja dhe UNMIK-u, për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se për çdo ndryshim eventual të misionit të tyre në Kosovë, duhet të merret një vendim në këto institucione. Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar që të deklarohet për këtë temë.
Këto reagime vijnë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 13 maj tha se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova.
Presidenti i Serbisë po ashtu deklaroi se për këtë çështje do të përpiqet të diskutojë edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet më 17 maj në Bruksel.
Marshi i djeshem në Prishtinë, sulmet ndaj palestinezëve po konsiderohen fashizëm dhe spastrim etnik
Është mbajtur të premten në kryeqytet marsh protestues në solidarizim me popullin palestinez. Dhjetëra qytetarë kanë dalë në sheshet e Prishtinës në mbështetje të familjeve në Gaza dhe kundër dhunës që po përdoret nga Izraeli, teksa kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë karshi spastrimit etnik që po ndodhë mbi popullin palestinez.
“Liri për Palestinën”, “Mos i prekni fëmijët”, “Kundër fashizmit” dhe “Kundër spastrimit etnik”, brohoritnin marshuesit.
Aktivisti i shoqërisë civile, Gazmend Qyqalla, tha se janë mbledhur për të deklaruar kundërshtimin e çfarëdo shtypjeje, kundër çdo populli.
Ai tha se fashizmi e shovinizmi i Izraelit po vazhdon spastrimin etnik shtëpi për shtëpi e lagje për lagje, duke i dëbuar palestinezët e zëvendësuar ata me hebrenj. Teksa shtoi se çlirimi i Palestinës dhe popullit palestinez është e vetmja mënyrë që liria dhe barazia të kenë kuptim.
“Kjo dhunë sistematike e cila po hasë në vesh të shurdhër të shteteve të shpallura si demokratike e organizatave humanitare, po kundërshtohet fuqishëm nga qytetare e qytetarë, të ndërgjegjshëm për padrejtësitë që po iu bëhen popullatës civile. Ne jemi mbledhur këtu për të thënë se feja po keqpërdoret nga shteti fashist i Izraelit për të arsyetuar spastrimin etnik që po bën në Jerusalem. Jemi këtu për të kundërshtuar krimet e luftës nga bombardimet e vazhdueshme të 2 Milion banorëve të Gazas. Jemi këtu që të të drejtat e popullit palestinez i cili tash e 73 vjet po vuan nën okupim, kolonizim, bombardim dhe po jeton nën aparteid nga shteti i Izraelit. Çlirimi i Palestinës dhe popullit palestinez është e vetmja mënyrë që liria dhe barazia të kenë kuptim”, tha ai.
Këtij marshi i është bashkuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i cili në një prononcim për media, tha se kishte dalë për të mbrojtur të drejtën e njerëzve të pafajshëm që po vriten në Palestinë.
Rrahmani që marshit të sotëm i ishte bashkuar në cilësinë e qytetarit dhe atë të deputetit, tha se marshi i sotëm nuk mund të dëmtojë raportet e Kosovës me Izraelin.
“Ishim këtu më iu bashkëngjit një marshi qytetar në shenjë solidariteti me popullin e Palestinës, në mbështetje të tyre... Prezenca ime këtu e jep një mesazh cilin duhej të ishte qëndrimi i gjithsecilit në këtë pikë... Ne këtu nuk jemi as kundër Izraelit as kundër askujt, por jemi në mbrojtje të fëmijëve dhe të grave që po vriten në Palestinë e kudo tjetër në botë”, tha ai.
Sot është dita e pestë e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli ka intensifikuar sulmet në Gaza.
“Pas Kosovës me bazën e Bondsteelit, edhe Shqipëria po kthehet në një fortesë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor”, shkruan media greke greke “Pentapostagma.gr”. Ndërkohë që NATO-ja ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus, shkruajnë mediat e rajonit, teksa njoftojnë se ka filluar puna në bazën ajrore të Kuçovës, 64 kilometra në jug të Tiranës.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama ofron ‘tokë dhe ujë’ në SHBA për baza me mijëra ushtarë dhe sistemeve të armëve”, vijon “Pentapostagma.gr” në shkrimin e saj.
Sipas medias greke, qëllimi i Shqipërisë dhe NATO-s është të bllokojë përpjekjet e Rusisë për të depërtuar në rajon dhe për të forcuar ndikimin e saj nëpërmjet shërbimeve sekrete, investimeve dhe propagandës përmes mediave.
Edhe agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” ka raportuar për fillimin e punës në këtë bazë ajrore, ndërsa mediat në rajon kanë publikuar edhe fotografi që tregojnë se aeroplanët e vjetër kinezë dhe rusë aktualisht janë “të strehuar” rrëzë një mali që kufizohet me bazën. Ndërkohë që “Tanjug” bën fjalë për nisje të punimeve në bazën e Kuçovës, kjo nuk rezulton të ketë ndodhur.
Punimet për ta kthyer bazën e Kuçovës në të parën bazë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor pritet të nisin pas përfundimit të procedurave të zakonshme, pikërisht në tetor të vitit 2021. Kjo është bërë e ditur nga ish-ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, gjatë prezantimit të procedurave për kontraktorët e interesuar për projektin e bazës ajrore të Kuçovës në dhjetor të vitit kaluar.
NATO-ja, por edhe Ministria e Mbrojtjes nuk kanë bërë të ditur emrin e kompanisë fituese që do të ndërtojë bazën ajrore të Kuçovës.
Komisioni për Sigurinë Kombëtare në parlamentin e Shqipërisë, miratoi në tetor të vitit kaluar marrëveshjen teknike ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s, për realizimin e projekteve të Kuçovës, të financuara nga programi i investimeve të NATO-s për sigurinë, vitet 2019-2022.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të investojnë në bazën e Kuçovës miliona euro. Sipas parashikimeve amerikanët do të investojnë fillimisht 41.317.000 euro.
Sipas marrëveshjes, në fund të vitit 2023 mund të nisin normalisht fluturimet nga baza e Kuçovës.
Ushtria izraelite ka konfirmuar sulmin e ndërtesës në të cilën ishin edhe zyrat e dy mediumeve ndërkombëtare në Gaza. Sipas Izraelit, ndërtesa përmbante “asete ushtarake” që i përkisnin “Hamasit” dhe banorët shërbenin si “mburojë”.
Ndërtesa – e cila kishte edhe zyra të tjera e apartamente – u evakuua pak para sulmit, pas një paralajmërimi nga autoritetet izraelite.
Një i dërguar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka arritur të shtunën në Tel Aviv për të zhvilluar biseda për armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës. Hady Amr do të marrë pjesë në bisedimet mes dy vendeve dhe me zyrtarët e Kombeve të Bashkuara, me shpresën për arritjen e marrëveshjes për armëpushim.
Mëngjesin e së shtunës Izraeli ka kryer sërish sulme ajrore në Gaza ndërkohë që militantët palestinezë i janë përgjigjur me raketa.
Përplasjet mes dy vendeve të cilat kanë nisur që pesë ditë, po shënojnë dhunën më të keqe viteve të fundit në Lindjen e Mesme. Konflikti ka nisur të hënën pas disa javëve tensione mes Izraelit dhe Palestinës në Jerusalemin Lindor.
Ndërkohë, armiqësitë arritën kulmin në përplasjet që u zhvilluan në vendin e shenjtë, xhaminë Al-Aqsa, e cila ka një rëndësi të madhe edhe për muslimanët edhe për hebrenjtë. Grupi islamik i cili udhëheq Gazan, Hamasi, pati nisur të gjuante me raketa pasi e kishte paralajmëruar Izraelin që të tërhiqej nga xhamia.
Të paktën 133 persona kanë mbetur të vdekur deri më tani në Gaza ndërkaq 8 kanë vdekur në Izrael, që kur ka nisur sulmet.
Ushtria izraelite ka konfirmuar sulmin e ndërtesës në të cilën ishin edhe zyrat e dy mediumeve ndërkombëtare në Gaza. Sipas Izraelit, ndërtesa përmbante “asete ushtarake” që i përkisnin “Hamasit” dhe banorët shërbenin si “mburojë”.
Ndërtesa – e cila kishte edhe zyra të tjera e apartamente – u evakuua pak para sulmit, pas një paralajmërimi nga autoritetet izraelite.
15:05
AP-ja e quan sulmin e Izraelit në zyrat e saj si tentim për të heshtur raportimin
Një sulm ajror ka shkatërruar një ndërtesë në Gaza. Në të ishin zyrat e mediumeve ndërkombëtare, Associated Press dhe Al Jazeera. Agjencia prestigjioze e lajmeve e ka cilësuar sulmin si një përpjekje të fundit nga ushtria izraelite për të heshtur raportimin nga territori në një kohë konflikti me grupin “Hamas”.
Sulmi erdhi një orë pasi Ushtria urdhëroi njerëzit të evakuonin ndërtesën, që po ashtu kishte edhe zyra të tjera e apartamente të banuara.
Sulmi shembi të gjithë ndërtesën 12-katëshe, duke shkaktuar edhe tym të madh në hapësirën përreth. S’ka pasur shpjegim të menjëhershëm përse është sulmuar.
Kjo ngjau pak orë pas një tjetër sulmi izraelit në një kamp refugjatësh në Gaza, e ku vdiqën të paktën dhjetë palestinezë, kryesisht fëmijë, në një nga sulmet më të rënda në konfliktin aktual.
Gazetarët e “Al Jazeeras” përshkruajnë sulmin
Korrespondenti i “Al Jazeeras”, Safwat al-Kahlout, ka reaguar për sulmin në ndërtesën e mediumeve “Associated Press” dhe “Al Jazeera” në Gaza. Sipas tij, gjithçka u shemb për vetëm dy sekonda.
“Kam punuar këtu qe 11 vjet. Kam mbuluar ngjarje nga kjo ndërtesë, kemi kaluar përvoja profesionale dhe tash, gjithçka u zhduk për vetëm dy sekonda”, ka thënë ai. “Të gjithë kolegët e mi, përkundër mërzisë, nuk janë ndalur asnjë sekondë – do të përpiqen të gjejnë një alternativë për të mbajtur ‘Al Jazeeran’ në krye të lajmeve”.
“Ky është moment tejet personal për ne të gjithë. Ideja që ky vend nuk ekziston më është jashtëzakonisht e paimagjinueshme”, ka thënë Harry Fawcett nga “Al Jazeera”, që po raportonte nga Gaza për konfliktin mes Izraelit dhe grupit “Hamas”.
14:42
Ndërtesa me media shembet nga sulmet e Izraelit
Një ndërtesë në Gaza, e në të cilën ishin zyrat e mediumeve “Associated Press” dhe “Al Jazeera”, është shembur pas sulmeve nga Izraeli.
Ndërtesa ishte evakuuar pasi një nga pronarët kishte marrë paralajmërimin për avancim të sulmeve.
Ndërtesa kishte po ashtu edhe një numër të madh të apartamenteve dhe zyrave të tjera.
Nëse ka një ndarje të Kosovës, do të ketë luftë! Me pak fjalë, ky është një paralajmërim i Gjermanisë dhe Angela Merkelit e thënë nga goja e njeriut që konsiderohet dora e djathtë e kancelares, Norbert Roetgen, raporton portali serb “Srbija danas”.
Mesazh i qartë i është dërguar Beogradit dhe Prishtinës, por sigurisht dhe Donald Trumpit dhe administratës së tij në Uashington, ku fjalë për fjalë është shkruar në një raport konfidencial që në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë e ka prezantuar Roetgen, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Merkelit dhe kreu i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman.
Dokumentin, përmbajtja e të cilit është bërë publike, ai e ka përpiluar së bashku me Robert Cooper, një ish-mbikëqyrës në dialogun teknik autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës.
Raporti thuhet se ka tre faqe, ku përmendet drejtpërdrejt një konflikt i mundshëm i armatosur.
“Ndryshimi i kufijve në Kosovë me siguri nuk do të kalojë pa dhunë, ajo nuk mund të kryhet në mënyrë të qetë, dhe do të çojë në emigrimin e serbëve – ky është vetëm një nga citatet e raportit të përpiluar nga Roetgen dhe Cooper.
E pritshme ishte që skena të ngjajshme si në Beograd, të kishte edhe në Republikë të Kosovës, e të mos kishte në kryeqendrat e tjera të vendeve të Ballkanit, e që duket sheshazi që janë të porositura nga Serbia.
Është e tmerrshme se çfarë ndodhë në Republikën e Kosovës. Vetëm një ditë pas Beogradit, të njejtat pamje shihen edhe në Kosovë, e për më shumë edhe me shumë karakteristika të ngjajshme qoftë të fjalorit, por edhe pjesëmarrsëve. Tituj nëpër shumicën e medieve vizive dhe të shkruara, që i jepnin edhe më shumë hapësirë, një grupi të organizuar nga një OJQ e komunitetit romë, ashkali, egjiptas dhe çerkez dhe hoxhallarë çerkez, të cilët ishin akuzuar edhe më parë për radikalizim të të rinjëve nëpër të vetëquajtura “xhami”, e të cilat u mbyllën nga Institucionet relevante të Republikës së Kosovës.
Kam harxhuar më shumë se 20 orë duke lexuar, pyetur, studiuar, analizuar dhe gjurmuar, më shumë se 5000 adresa private të rrjeteve sociale të personave të ndryshëm,[1] faqe të ndryshme sidomos në rrjetet sociale, në grupet private në rrjetet sociale, kryesisht në facebook, instagram, youtube etj. Kryesisht të kategorive të caktuara të personave nga Lugina e Preshevës, Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë së Veriut etj, prej nga shihen të dhëna shqetësuese.
Terroristët islamik të HAMAS-it, nxitën qëllimisht konfliktin izraelito-palestinez, në festën e Bajramit, me qëllim për të arritur manipulim të masës së gjerë të besimtarëve musliman. Prandaj këto ditë, në ambiente private, duke shfrytëzuar sidomos festimin e festës së Bajramit, janë përdorur si mënyra propagandimi në mbështetje të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it. Institucionet tona edhe në Republikë të Kosovës heshtën, siç kishin heshtur edhe në fillim në rastin e ISIS-it. Madje dy shtetet tona heshtin, ndaj kësaj propaganda terroriste islamike palestineze në mbështetje të HAMAS-it, që operativ të shërbimeve serbe dhe turke, që keqpërdorin institucionin e imamit dhe në cilësi të tjera( si bashkëpunëtorë të MUP-it, si mësues, artist e grupe të tjera) etj, që hapur veprojnë në Luginë të Preshevës dhe në pjesën Shqipëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Karakteristikat që janë vërejtur tek grupi i organizuar i protestuesëve që mbështeste propagandën terroriste islamike palestineze të Hamas-it ishin:
Qëllimi i protestës nuk ishte i sinqertë, por ishte makinacion dhe propagandë e qëllimshme në shërbim të Serbisë dhe jo vërtetë në mbështetje të viktimave palestineze. Kanë pasur mijëra arsye për të protestuar, mes tyre edhe: kërkimi i të zhdukurve, mbështetja e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës dhe Shqipëtarëve të Maqedonisë së Veriut, e shumë të tjera. Por duke qenë se nuk i përkitnin komunitetit Shqipëtar, nuk gjetën asnjëherë arsye, që të protestojnë për të drejtat dhe liritë për Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, apo për kauza që lidhen me neve Shqipëtarëve.
Nuk ka ndonjë raport kredibil ndërkombëtar, që në këtë rast në kundërpërgjegjen ushtarake të Izraelit kundër terroristëve islamik të HAMAS-it, të ketë tejkalu proporcionin e përdorimit të forcës apo të ketë shkelur Ligjet Humanitare Ndërkombëtare. Madje ka indikatorë të qartë, që përgjegjësojnë dhe fajësojnë HAMAS-in, për shkeljen drastike të Ligjeve Humanitare Ndërkombëtare, si përdorimin e “civilëve palestinez si mburojë e gjallë”, nxitjen e terrorit shtetëror si formë e akteve terroriste, shkrepjen nga vendbanimet civile palestineze kundër vendbanimeve civile hebreje etj. Viktimat civile palestineze janë kryesisht të shkaktuara nga mbajtja peng e tyre si mburojë e gjallë nga terroristët islamik të HAMAS-it dhe duke qenë se paraprakisht Ushtria Mbrojtëse Izraelite telefonon çdo familje, në afërsi të vendit ku synon ta bombardoj, kjo e zvogëlon në minimum mundësinë për viktima kolaterale civile palestineze.
Mirëpo nga ana tjetër, kemi pa viktima civile izraelite, të cilat u shkaktuan nga terroristët islamik palestinez kryesisht ata të HAMAS-it, por që këta protestues të porositur në Kosovë nuk e kanë pasur porosinë që t’i mbështesin të gjitha viktimat por vetëm viktimat e caktuara. Prandaj çdo viktimë civile është e barabartë dhe s’do duhej të dallohej
Struktura e protestuesëve ishte tregues më i qartë i përkatësisë së tyre etnike joshqipëtare, i lidhjeve të tyre ideologjike me terrorizmin islamik dhe islamin politik dhe veçmas lidhje të fuqishme me Serbinë dhe njerëzit e lidhur me Serbinë nga rajoni.
Lidhje të theksuara, të shtuara dhe që përputheshin me Serbinë dhe me protestën e ngjajshme në Beograd. Pastaj lidhjet e tyre edhe me persona, hoxhallarë vehabi, persona të komuniteteve të tjera dhe të huaja, nga rajoni e më gjerë.
Mes grupës, shihen disa të rinjë, por që disa prej tyre kanë familjarë që janë hoxhallarë vehabi, derisa vetë dërguesit e këtyre të rinjëve, nuk kanë marrë pjesë, kjo vërehet në rastin e dy të rinjëve nga Peja. Kurse pak vajza të reja kryesisht të mbuluara, të tilla të minoritetit boshnjak, turk etj, që botërisht dihen si teomercenare.
Pastaj vërehen pjestarë më të shumtë të komuniteteve, kryesisht rom, bosnjak, ashkali, turq dhe nga fjalori që është dëgjuar dukeshin edhe serb pasi që ngjajshëm siç mund ta flaës një serb kanë fol disa persona( e që mund të jenë serb të Kosovës).
Shpikja e gjoja organizimit të protestës nga organizata fantome dhe të panjohura më parë të grave, është tragjedi në vete. Madje organizata e tillë, gjoja që lufton për emancipim dhe barazi gjinore e komuniteteve RAE, organizon protestë të tillë, derisa këto komunitete janë të margjinalizuara dhe kanë shumë më shumë arsye të tjera që të ngrisin vetëdijën tek romët, ashkalitë, egjiptianët, çerkezët etj. Një pjesë shumë e madhe e komunitetit romë, ashkali, egjiptian dhe çerkez sidomos ata nga Fushë Kosova, Prishtina, Mitrovica dhe Peja, kanë lidhje familjare dhe të tjera kryesisht Beograd, Kragujev, Nish etj. Keqpërdorimi i OJQ-së së komunitetit romë, ashkali, egjiptas dhe çerkez, nga hoxhallarët çerkez. Njëri prej organizatorëve, i komunitetit rom nga Fushë Kosova me inicialet G. Q., kurse organizatori tjetër( më kryesorë por në hije) një hoxhë vehabi i komunitetit çerkerz H. A., që gjatë konfliktit civilo-sektar të Sirisë kishte një të vetëquajtur “xhami” në Prishtinë, e cila u mbyll nga Institucionet kompetente të vendit.
Shumica e tyre kanë treguar shenja të qarta për përcaktimin e tyre politik, që duket se janë partizan të një deputeti, të një partie politike, i cili është shquar për frymë të islamit politik edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Fryma e qartë e këtyre protestuesëve të porositur nga Serbia, Turqia dhe islami radikal, dukej në parullat, në deklarimet por edhe në postimet dhe komentet e tyre që kanë bërë kryesisht në adresat e tyre të facebook-ut. Mes tyre shprehej që “Liria e jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës”, duke mohuar Gjakun e Dëshmorëve tonë, Gjakun e 1500 fëmijëve, të zhdukurve dhe kontributin e Aleatëve tonë e veçmas i SHBA-së, e që pa “lirinë” e një “republika srpska”( nënkupto Palestine) në Izrael nuk qenka e plotë. Autori i kësaj thënije, nëse shikohet dhe analizohet në postimet e tij në adresën e tij të facebook-ut, propagandon shpesh propaganda të Serbisë, që Luftën dhe Heronjët tonë i ngjyros me petkun fetar-ashtu siç Serbia na akuzonte për terrorist islamik. Autori dhe së paku një prej shokëve të tij, të ndikuar nga një hoxhë A. P. dhe nga një i “talebanizuar” M, P., familjarë i tyre, tregojnë më së miri sesa edhe në këtë fazë kaq të hershme të propagandës në mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it, janë të gatshëm për lirinë e “republikës srpska” të Izraelit( Palestinës). Gatishmërinë e tillë për terrorizëm islamik, njëri nga këta edhe në facebook-un e tij e shpreh hapur, duke theksuar që “burrat e ummetit dalin veq prej xhamis, amo jo veq mu fal, go home gom mesxhid jo jo ashtu, por si ky.”, e që shpërndante videon nga youtube të “Gaza Imam Brandishes Gun In Sermon: These Weapons Are Our Only Means To Establish The Islamic State”. Pa hy në detaje të tjera, e që sheshazi duken lidhjet e tyre të thelluara me radikal islamik dhe hoxhallarë vehabi nga disa vende të rajonit, me frymën dhe armiqësi antiamerikane që do ishte dashur Institucionet e Republikës së Kosovës ta kishin trajtuar rastin me kohë.
Si me rastin e ISIS-it, sërish parashenjat e para janë që e njejta filloi të përsëritet. Bashkësia Islame e Kosovës, siç kishte reaguar në rastin e fillimit të konfliktit civilo-sektarist në Siri, duket ngjajshëm për të mos thënë të njejtin fjalorë e përdorë edhe në rastin e konfliktit izraelito-palestinez. Gjerësisht nëpër xhami, ambiente private sidomos me rastin e festës së Bajramit, e më pak në deklarime publike, sidomos në Luginë të Preshevës, në pjesën Shqipëtare të Maqedonisë së Veriut, por edhe në shumë raste edhe në Republikë të Kosovës, kanë bërë gjoja predikime fetare, por që në realitet janë propagandë e pastër në mbështetje të tërthorë të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it. Tashmë siç në rastin e ISIS-it, edhe në këtë rast, kemi pa disa hoxhallarë të caktuar, që kanë qenë prijës të kësaj proteste në mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it. Hoxhallarët e njejtë, kryesisht “çerkez”, boshnjak, të vetëquatjtur turq a osmanli, që ishin të përfshirë edhe në propagandën më të hapur në mbështetje të ISIS-it, të njejtën duket se janë edhe në këtë rast.
Është koha, që tash të ndalohen këto propaganda të tërthorta terroriste islamike palestineze të HAMAS-it. Sepse çdo ditë e më vonë, pasojat do jenë në çdo aspekt më të rënda për Republikën e Kosovës, për familjarët dhe vetë “terroristët potencial”. Duke qenë se janë në shumicën e rasteve të njejtët persona që edhe në vitet 2012-2016, kanë propaganduar islamin politik, që për pasojë radhitën Republikën e Kosovës, ndër kontributorët më të mëdhej të terroristëve islamik të ISIS-it. Nesër të njejtët do e radhisin sërish Republikën e Kosovës, edhe më lartë, për terrorist islamik për Palestinë, prandaj dje dërguan në ISIS, nesër dërgojnë në Palestinë. Janë shumë arsye që do duhej të kishin vigjilencë dhe veprim më të shpejtë që në fazat fillestare të Institucioneve tona kompetente, sepse mund të jenë shumë më e rëndë situata sesa që ishte më 2012-2016, në rastin e ISIS-it. Ndër të tjerash arsye, që situatën e bëjnë edhe më serioze, janë:
Përfshirja aktive e Turqisë në konfliktin Izraelito-palestinez derisa fryma turkofile, në vendin tonë është tejet e theksuar, si rezultat edhe i trashëguar nga asimilimi i dhunshëm në turq i Shqipëtarëve nga Jugosllavia, por edhe nga unisimi i asimilimit të Shqipëtarëve nga Perandoria Osmane pas vitit 1835-1836.
Deklarimet e publike dhe me tone krenarie të disa hoxhallarëve të komunitetit çerkez, apo hoxhallarëve që kanë lidhje gjaku me boshnjakët dhe disa hoxhallarëve shqipëtar, që paguhen në mënyra të ndryshme nga Turqia( sidomos përmes shkollimit të fëmijëve të tyre), në mbështetje të Erdoganit, Turqisë, Palestinës, Al-Aksas etj.
Propaganda kundër Izraelit, e propaganduar nga hoxhallarë të ndikuar nga Serbia( në kohën e Tito-s) në Trojet tona, e veçmas në Luginë të Preshevës dhe tek Shqipëtarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, datojnë që pas Luftës së II Botërore. Derisa e njejta propagandë krijonte simpati për terroristët islamik palestinez, gjegjësisht për viktimat palestineze, si mënyrë e tërthortë e mbështetjes së hapur të terrorizmit islamik palestinez.
Në krahasim me “Tokën e Shamit” ku e përfshinin edhe Sirinë, të cilën në propagandën e këtyre hoxhallarëve paraqitej si pjesë e “Tokës së Shenjtë”, në rastin e Palestinës dhe xhamisë Al-Aksa, edhe më shumë e kanë përdorur në predikimet propaganduese politike edhe në të kaluarën. Që do të thotë se edhe më shumë do kenë sukses propaganduesit, në dërgimin e “terroristëve potencial” për në Palestinë.
Tashmë bota perëndimore, është deklaruar qartë dhe hapur në raport me konfliktin izraelito-palestinez, por jo edhe Institucionet tona. Ne si qytetarë të Republikës së Kosovës dhe si Shqipëtar, aspirojmë integrimet Euro-atlantike dhe nuk lejojmë që grupe servile, të paguara dhe të porositura nga qarqet serbe dhe turke, e veçmas komunitetet rome, ashkalike, egjiptase e çerkeze të flasin në emër tonë e të ndikojnë në Ardhmërinë tonë. Kombi yn, ka qenë historikisht me fat të ngjajshëm si populli hebre, që kemi shpëtuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin në kohë të ndryshme. Ishin hebrenjët të parët që botës perëndimore në vitet 1878-1912 dëshmuan gjenocidin sllav kundër Shqipëtarëve të Sanxhakut të Nishit e deri në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, kur sllavët e paraqisnin si luftë antiosmane dhe të vrarët si ushtar turq. Pastaj ishim Shqipëtarët që shpëtuam hebrenjët gjatë Luftës së II Botërore. Në Luftën e Kosovës ishin hebrenjët që dhanë kontribut të veçantë, gjegjësisht lobi hebre-amerikan. Nga ana tjetër në Palestinë, ansamblet çetnike serbe festonin me vëllezërit e tyre palestinez, gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj Shqipëtarëve të Kosovës, ndaj fëmijëve dhe grave të Kosovës, derisa edhe për Krishtlindjet ortodokse Palestina e ftonte Millosheviqin për ta festu në Jerusalem. Kurse Izraeli kërcënonte me arrestim të Millosheviqit nëse vizitonte Jerusalemin, kryeministri Izraelit mirëpriste refugjatët e Kosovës dhe Izraeli dërgonte ndihma humanitare dhe mjek për refugjatët Shqipëtar në kampet e refugjatëve në Maqedoni, Shqipëri. Dhe si përfundim Izraeli njeh Pavarësinë e Kosovës, kur ka probleme shumë më të mëdha me shovenizimin arab, sesa Spanja, derisa përfaqësues të vetëquajturës shtet i Palestinës, deklarohen edhe sot, kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës. Prandaj:
Institucionet e sigurisë duhet të ndërmarrin veprimet hetimore në hetimin e rasteve në pajtim me ligjet penale, përfshirë edhe: parandalimin e propagandës dhe çdo formë të mbështetjes dhe solidarizimit gjoja me viktimat palestineze, e që në realitet nënkupton mbështetje të HAMAS-it. Sepse njejtë edhe në rastin e ISIS-it, të tillët solidarizoheshin me viktimat civile siriane, por që përfundonin si pjestarë të ISIS-it dhe grupeve të tilla. Të parandalohet dhe kontrollohet çdo lëvizje-udhëtim i qytetarëve të Kosovës dhe Shqipëtarëve në përgjithësi, për linjat tokësore, ajrore për në vendet e Lindjes, veçmas Turqi, Palestinë etj.
Bashkësia Islame e Kosovës në kordinim me Institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, duhet të ndalojë çdo predikim, këshillim privat a publik apo simpatizim a mbështetje të tërthortë a të drejtëpërdrejt ndaj viktimave palestineze( që nënkupton mbështetje të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it).
Partitë duhet të distancohen dhe marrin masa kundër zyrtarëve të tyre dhe të distancohen nga aktivistët, që kanë marrë pjesë në protesta të tilla që janë kundër Interesit Kombëtar Shqipëtar dhe të deklarohen publikisht në lidhje me orientimin e tyre ndaj orientimit të Republikës së Kosovës karshi integrimeve Euro-Atlantike.
Qeveria do duhej të radhitej hapur në krahë me SHBA-në dhe Europën perëndimore, për sa i përket konfliktit izraelito-palestinez dhe të dënojë terrorizmin islamik palestinez të HAMAS-it.
Më:15.05.2021
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] Në këtë shkrim përpos disa inicialeve nuk do të përfshihen emrat, pasiqë është e rëndësishme trajtimi i dukurisë dhe jo i individëve, e që individët e tillë do duheshin trajtuar nga Instituconet kompetente.
Me pozitën që ke sot, Babi do të ishte krenar. Pasi që ai nuk është në jetë, ti vetë duhet të jesh krenare edhe për të. Për pozitën tënde janë krenarë, në radhë të parë, nëna Suzana, fëmijët, vëllezërit Premtoni e Ergoni, bashkëshorti Stefani, i gjithë farefisi, miqtë e shumtë të Jusufit, por edhe pjesa dërmuese e shqiptarëve në të gjitha anët e kufijve. Meritat nuk i ke vetëm në vijën familjare, nga babë e babgjysh si dhe farefisi, por edhe nga vetë kontributi personal për Kosovën për gati tri dekada.
Edhe Babi do ta kishte ditur se këtë pozitë e ke marrë që në fund të dalësh më e kënaqur e jo më e pasur, të dalësh me ndjenjën se ke bërë çdo përpjekje me të gjitha aftësitë që ke për të mirën e Kosovës në këtë periudhë të stuhishme.
Mos lejo të të bëjë përshtypje dhe të të pëngojë në punën tënde katrahura e krijuar ditëve të fundit rreth disa qëndrimeve tuajat para pesë-gjashtë vitesh. Puna jote është shumë herë më me rëndësi sesa kritikat pa asnjë bazë deri në fyerje personale. Për çështjet që ke folur atëherë tash ka një gjykatë që është themeluar me vetë bekimin e disa prejt të akuzuarve, dhe të shumë prej këtyre që tash po çojnë pluhur. Kjo gjykatë nuk është si gjykatat tona vendore ku ligjet dredhen e përdredhen në të mirën e të fortëve dhe ku e pësojnë vetëm njerëzit e rëndomtë, ata që nuk kanë shpinë të fortë e pozicione politike.
Parimi themelor i kësaj gjykate është barazia e armëve për akuzuesin dhe të akuzuarin. Natyrisht, është obligim ligjor që, ata që kanë njohuri për çfarëdo krimi, ta paraqesin atë pranë gjykatës, ashtu siç është edhe obligim madje dhe moral që të gjithë ata që kanë të dhëna për të kundërtën, t’i paraqesin këto në favor të mbrojtjes.
Për këtë çështje mos u lodh t’i përgjigjesh askujt, sidomos jo atyre që jargaven në parlament, që humbin kontrollin e të shprehurit normal dhe nuk ngurrojnë të dalin madje dhe racistë. (Në vende me demokraci të mirëfilltë, për një fjalë me konotacion racizmi, mund të dënohesh me dy vite burg.)
Mos lejo të të bëjnë përshtypje as thirrjet jashtë parlamentit, Janë njësoj të parëndësishme.
Ata që të shtrojnë pyetje, falenderoji për pyetjet dhe jepju përgjigjet që ke. Sillu njësoj edhe me ata që të kritikojnë, sepse kritika të jep mundësi të sqarohesh dhe të mos lësh dyshime.
Kritikat kurrë nuk mund të jenë më të forta vetëm pse shoqërohen me fyerje e me sjellje të pahijshme.
As eskalimi i situatës brenda parlamentit deri në përplasje fizike, mos të të bëjë përshtypje. Këto janë bërë të rëndomta në të gjitha shtetet e rajonit dhe në ato që mund të quhen shtete batakçi (rogue states). Në Kosovë, si shtet i ri, në ndërtim e sipër, mbase kjo edhe është e arsyeshme, megjithëse e papranueshme.
Në çdo rrethanë, evitoje ngarkimin emocional, jep përgjigje racionale me qetësi pa u udhëhequr nga instinkti. Përpiqu të mos japësh shenja zemërimi kur përgjigjesh dhe mos kthe dorë, pra, mos kundërsulmo me mjetet e kritikuesit. Dëshmo se je ndryshe nga ai/ajo apo ata që sillen keq.
Kritika e pabazë shfaq mangësitë e kritikuesit, jo tuat.
Bëje dallimin midis kritikës konstruktive dhe negative. E para të ndihmon, ka qëllime pozitive, kurse e dyta përpiqet të te lëndojë. Janë ata, që lëshojnë vërejtje përvëluese dhe përpiqen të te lëndojnë, të cilët kanë nevojë për ndihmë, e kurrsesi jo ti.
Bëj përpjekje t’i trajtosh me respekt madje edhe ata që t’i drejtojnë kritikat më të rënda dhe më qëllimkëqija.
Çfarëdo qëndrimi që merr, do të ketë edhe kritika. Kritika nuk mund t’i mohohet askujt dhe ajo nuk duhet të merret personalisht, mirëpo sado e rëndë të jetë ajo, mos lejo kurrë të të dërmojë, por as mos hiq dorë nga misioni yt.
Secilit problem qasju me ndershmëri dhe vërtetësi dhe përpiqu ta trajtosh me elegancë.
Përpiqu t’u biesh në fije arsyeve të kritikave negative.
Shfaq modesti për punën që bën dhe trego se je e hapur për kontributin e të tjerëve. Edhe kur nuk ke arsye, bëje zemrën gurë dhe falënderoji kritikuesit.
Ndonjëherë, heshtja është përgjigja më e mirë, sidomos kur kritika bie në nivele të papranueshme.
Edhe pse politika për nga natyra është konfrontuese, ku edhe emocionet e zemërimi kanë ndonjëherë funksion të caktuar, çdo parlamentar duhet ta dijë se deri ku mund të shkohet në këtë drejtim. Përçartja në parlament, e ulë dhe zhvlerëson në mënyrë drastike rolin e tij në një shoqëri që synon të jetë demokratike. Këshillat e mësipërme vinë si nga urtësia shqiptare, ashtu dhe nga të tjerë që merren me këto probleme profesionalisht.
Për ata që nuk e dinë, bashkëshorti yt, S. Schwarz, si kur ka qenë anëtar i Parlamentit Gjerman, ashtu dhe jashtë tij, ka kontribuar në shumë çështje për Kosovën, duke përfshirë edhe pavarësinë e saj, madje më tepër se shumë prej anëtarëve të parlamentit tonë të sotëm. Këtu nuk po i përfshij ata që kanë qenë në moshë të re në kohën e përplasjeve të mëdha të Kosovës.
Donikë, e di se në disa pikëpamje, Babi, në moshën kur është vrarë, do të kishte pasur qëndrime më të rrepta, sepse kujtoj se e kam njohur fort mirë, por jam i sigurt se mosha do t’ia kishte zbutur zemrën edhe atij.
I bëra këto këshilla publikisht, shumë prej tyre mbase dhe të panevojshme sepse jam i sigurt se i di, por me shpresë që të mund t’u hyjnë në punë edhe të tjerëve.
Fatkeqësisht, jo të gjithë janë në gjendje dhe as që përpiqen t’i kuptojnë ata që, nga një dorë e fshehtë, u është vrarë babai, vëllai, motra apo ndonjë i afërm.
Shih ti çfarë megalomanieTë protestosh kundër dhunës pa dallime etnike dhe fetare, thjesht të protestosh kundër dhunës dhe vrasjeve pa marrë parasysh ku ndodhin ato, të protestosh për paqe në përgjithësi, në rregull, s'ka më mirë, ama të shkosh aq larg sa të të duket Liria e Kosovës gjysmake, është e neveritshme.
Mos jeto pa Palestinën, mos u mundo për së gjalli pa të, askush s'të ndalon t'ia bësh si Romeo, shkriju për dashni, çka po pret!
Por ajo nuk ia bën për Ty si Xhulieta, mjeranDashuria është shkalla më e lartë e inteligjencës, nuk është qysh po kujton Ti - vetëmohim.
Nëse dashuria është vetëmohim, pse pra s'po e mohon veten, por po pret që Liria e Palestinës të të vijë dhuratë nga qielli.
UÇK-ja me NATO-n kanë luftuar për Ty, qyrr, e Ti gjithë ditën i mban duart në prapanicë dhe e mohon Lirinë që në Kosovë e solli Perendimi!
Ti urdhëro, plotësoje Lirinë, kush po të ndal!
Pse s'po të duket atraktive për t'ia plotësuar Lirinë-Mitrovicës së Veriut, për shembull, ku pas luftës janë vrarë nga serbët dhjetëra shqiptarë dhe na kanë dëbuar qindra të tjerëve, pa gjë krye shpirti.
Nuk të duket Mitrovica interesante se Veriu të duket ortodoks Ty.
Aq merr vesh ti kah pëshurr pula sa që nuk e di se myslimanë e ortodoksë janë më jarana mes vete se katolikët me ortodoksë!
Gjynah për çiftin e tij që janë sakrifikuar UÇK-ja.
Thjesht gjynah.
Prandaj, neve na përsëritet 'Repriza e Lirisë', për shkak të këtyre budallenjëve që e japin Lirinë e tyre për Lirinë e huaj.
Dhe nuk do ta kishin dhënë Lirinë e tyre, sikur ta kishin derdhur gjakun, djersën dhe paret e veta për këtë Liri, por çifti i tij e jep gjakun e dëshmorëve shqiptarë, pa dhimbtë, për një Liri që as nuk e njeh, as nuk i hyn në udhë.
Pse?
Sepse Liria e Kosovës i ka pikur prej qielli, dhuratë!
Ama, dhuratat t'i marrin mbrapshtë nëse i keqpërdorë, qyrr.
Në Kosovë, nuk pranohet vlerat e të tjerëve. Kështu po mendon ish zëvendësministri i MPB-së, dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.
Ai thotë se, sikur të pranoheshin këto vlera, atëherë do të ishte dashur të pranohen vlerat e themeleve të UÇK-së, të cilat paraqiten nga Jusuf Gërvalla.
Tutje Tërnava ka mbrojtur fuqishëm ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën.
“Sikur të ishim të vetëdijshëm si popull dhe ti pranonim vlerat edhe të tjerëve që kontribuojnë, atëherë ishte dashur të pranohet se vlerat e themeleve të UÇK-së, paraqiten në fillim me aktivitetin dhe kontributin e rrallë të familjes Gërvalla në krye me Jusuf Gërvallën, që në ato kohëra edhe të ish Jugosllavisë, ishte enigmë dikush të vepronte kundra ati regjimi, dhe si të tillë shërbimet sekrete të atyre kohërave të Jugosllavisë e patën likuidua Jusufin me vëllain e tij Bardhin dhe Kadri Zekën, prandaj Donika do ishte nderë që qysh nga lufta e këndej të ishte në institucionet e shtetit të Kosovës e jo të përbuzet si deri me tani”, thotë ai.
Ai thotë se, fatmirësisht që në këto zgjedhjet e fundit Donika Gërvallën populli e shpërblyen me votë dhe u bë deputete e parlamentit.
Kolonel prof.Hajrullah Tërnava
“Tani në këtë Qeveri u emërua në krye të Ministrisë së PJ dhe Zëvendës Kryeministër e Qeverisë, një kontribuuese e kamotshme që edhe që jetojke jashtë Kosovës në Gjermani, asnjëherë nuk është ndalur me aktivitetet kombëtare qysh nga vitet e 90 e deri më tani, na kujtohen paraqitjet e saja në TV gjermane e sidomos të pasluftës kur folke për çështjen e Kosovës, dhe ndodhke që në ato paraqitjet televizive gjermane u ballafaqonte me përfaqësuesit dhe prijësit e Serbisë, dhe me fakte e argumente i lejke pa tekst për të këqijat kriminale dhe gjenocidin që ia kanë bërë Kosovës, përfaqësuesit serbë për gjatë luftës, dhe si ngadhënjimtare në ato duele edhe paraqitjet e saja në TV na e përmirësonin imazhin e shqiptarëve të Kosovës edhe të popujt tjerë në Gjermani”, pohon ai.
https://www.youtube.com/watch?v=dgbCkjP9d5k
Tërnava thotë se, është me u habitë me sjelljet e përfaqësuesve-prijësve të LDK-së, ndaj sajë, ku ajo ishte anëtarë e kësaj partie dhe me sjelljet e tyre që ishin të trishtuara ndaj sajë, na kujtohen ato intervenimet dhe ngrehjet zhag të saja nga ana e ruajtësve të rendit në mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm të vitit 2015.
https://www.youtube.com/watch?v=Kav0M6UCO3A
“Atëherë askush nga prijësit nuk u interesonte që ti dilke në krah asaj, por jepnin urdhra edhe ma të rrepta që mos ti lejohet hyrja në sallë, krejt kjo situatë e krijuar në këtë rast na jepte me kuptue se ata prijës të asaj partie ma të vjetër të pluralizmit politik shqiptar të Kosovës që ishte LDK-ja, e në këtë kohë kryetar i sajë ishte Isa Mustafa, që ishte dashur që Donika të shpërblehet me poste të larta për ato kontribute që rrallë kush që i kishte, e duke ia njohur babën e Donikës si kontribut dhënës të madhe për çështjen shqiptare e që edhe gjatë luftës ka pasur luftëtar që kanë qenë të frymëzuar nga veprimtarja e tij patriotike e Jusufit, dhe sikur që dihet se Jusufi është vra si atdhetar nga shërbimet sekrete të Serbisë”, shton ai.
Sipas tij, në krye të LDK-së, atëherë ishte Isa Mustafa, dhe kjo sipas tij moti ka qenë shërbëtor i armiqve tonë.
“Kur dihet karriera e Isa Mustafes në kohën e komunizmit, dhe kujt i ka shërbye ai në ato kohëra, por jo vetëm si anëtar i komunizmit që ka qenë, sepse atëherë shumica e shqiptarëve që punonin duheshin të ishin anëtar të asaj partie të PKJ-së, e që ishte si e vetmja parti, por disa nga ta ishin shërbëtor të ati sistemi në mënyra të ndryshme e sidomos ata që ishin në shërbim të sigurimit shtetëror e që kontribuonin për atë shërbim, dhe të gjithë ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të atyre shërbimeve në ato kohëra, edhe sot janë të detyruar me punua për atë shërbim që tani është i Serbisë, sepse po nuk punuan për atë shërbim serb, ata janë në gjendje ti shantazhojnë për të gjitha të këqijat për të cilat i kanë bërë gjatë gjithë jetës së tyre vendit dhe kombit të tyre, sepse ai shërbim ka fakte dhe argumente si shërbëtor të ati shërbimi që ishin, dhe po u shantazhuan sikur në këtë mënyrë që e shpjegova, për ata shërbëtor do ishte ma e lehtë të bëjnë vetëvrasje se të jetojnë ma”, potencon eksperti i sigurisë.
Prandaj sipas tij, e keqja e kësaj kohe është që ata shërbëtor të shërbimeve sekrete të Serbisë, në kohëra tani të pas luftës janë ende në shërbim të ati shërbimi sekret, dhe tani kur po i shohim sjelljet e dyshimta edhe në poste të larta shtetërore dhe parlament, po na dalin të tillë shumë.
https://www.youtube.com/watch?v=lM2w7PcAQxs
“Vetë reagimet ndaj qëndrimit ligjor të Ministres Donika Gërvalla nga përfaqësuesit e PDK-së, po e konfirmojnë këtë çka e thash më lartë, populli i Kosovës me vetë faktin që ia dha në mënyrë absolute votën kësaj Qeverie LVV dhe Vjosës, ata si të dëshpëruar deri me qeverisjet e deritanishme, tani po presin që po këta, që deri me tani ishin te pastër dhe në suaza ligjore e në shërbim të popullit, tani te ta i kanë shpresat se do ti luftojnë gjitha të këqijat sikur kanë premtua gjatë zgjedhjeve, dhe me ato të mira që do ia bëjnë vendit, tia kthejnë shpresën dhe dinjitetin e të jetuarit në Kosove qytetarëve të sajë. Edhe këtë Gjykatë Speciale të krijuar nga Parlamenti i Kosovës, e formuan vetë përfaqësuesit e PDK-së në krye me Hashim Thaçin, dhe bënin presion edhe atë me kërcënime ndaj deputetëve tjerë që të krijohet ky gjyq, dhe kush nuk e voton këtë gjyq e konsideronin tradhtar, e vetmja parti që nuk e votoj këtë gjyq ishte LVV, dhe tani bash ata që bërën atë presion për krijimin e këtij gjyqi, tani po bojnë çmos për ta asgjësue këtë gjyq që tani është tepër vonë. Vendimet e marra në parlament për pagesën e avokatëve që duhen ti mbrojnë të akuzuarit, të cilët janë milionerë, është diçka e pakuptimtë sepse të akuzuarit do të përgjigjen për vrasjen e shumë aktivistëve të LDK-se, që i bien se ata qytetar që iu kanë likfidue anëtarët e familjes, duhen me parat e tyre ti paguajnë vrasësit e familjarëve të tyre”, deklaron Tërnava.
Ai tutje shprehet se, pran këtyre fakteve dhe argumenteve, si mund të lejojnë disa nga deputetet e PDK-së, tani ta kërcënojnë Ministren Donika Gërvallën, dhe ta ofendojnë atë me fjalët më të ndyra kur dihet mirë e kaluara e sajë, dhe kontributi i sajë familjar.
“Ka deputet në Parlamentin e Kosovës që nuk kanë qenë të lindur fare në kohën e Jusuf Gërvallës kur ai kontribuonte si askush për çështjen kombëtare dhe si i tillë, u vra në Gjermani. Dhe ma në fund këtë Gjyqin Special a e kanë krjua kryesisht deputete e PDK-së, me seli në Hagë, që dihen me emra kush e ka votua këtë gjyq, pse tani ka nevojë të krijohen dyshime dhe kërcënime të tilla rreth sulmeve që iu bëhen Donika Gërvallës dhe Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, për kinse akuzat ndaj UÇK-së, kur në Hagë janë vetëm disa nga ata të akuzuar si të dyshimtë, që ishin të përfshirë në luftë dhe do të shkojnë edhe disa të tjerë si të dyshuar, gjë që askush nuk po garanton se gjithsesi do të dënohen ata, sepse nëse nuk kanë bërë vepra të dënueshme ata do te lirohen, dhe në të kundërtën edhe nëse dënohen ata, paskan krye ato vepra kriminale për të cilat po dyshon Gjyqi Special, prandaj në të mirën e popullit është e sidomos të atyre që me vite i presin zbardhjet e vrasësve të familjareve të tyre. Kurse njollosja për UÇK-në, do të ishte sikur tu burgoseshin të gjithë luftëtaret-veteranet e luftës pa fakte dhe argumente, por deri nuk është kjo ne pyetje, assesi nuk duhet të përballet UÇK-ja me ato ngarkesa, dhe te gjithë pjesëtarët e sajë duhen të jenë krenar që i kanë takua këtyre njësive luftarake, prandaj pasi të mbaron gjykimi i të dyshuarve, atëherë do shihet qartë se disa në numër të vogël paskan bërë ato vepra kriminale për të cilat duhen të përgjigjen dhe të dënohen, dhe në këtë mënyrë tani do të është e pastruar UÇK-ja në tërësi, dhe vetëm atëherë do të krenohen ata luftëtarë të pastër që i kanë sakrifikua jetërat e tyre për atdheun e tyre të shenjët Kosovën”, përfundon Hajrullah Tërnava.