1
Jetëshkrimi që Elvis Naçi ka shkruar për vetveten në vetën e tretë dhe që gjendet në faqen zyrtare të Fondacionit “Firdeus”, të themeluar prej tij, thotë shumë për përsonalitetin e tij (po citoj të plotë pjesën e mbetur pas asaj që citova më lart):
“Elvis Naçi është një figurë publike që frymëzon në mënyrë aktive përmes aktivizmit në fushën e bamirësisë, publikimeve në një faqe Facebooku me mbi 800.000 abonentë- ndjekës (janar 2020) dhe rregullisht vendos videot e hytbes në kanalin e tij në Youtube, i cili ka më shumë se 196,000 abonentë (janar 2020). Falë popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar. Ai është gjithashtu themelues i emisionit Shqiptarët për Shqiptarët, një emision që frymëzon shqiptarët në mbarë botën të angazhohen e të solidarizohen në mbështetje të më të varfërve e të pashpresëve për t’ iu rikthyer buzëqeshjen. Imami Elvis Naçi njihet për frymën e tij antiradikale.”
Në tekstin e mësipërm të bie në sy, sa paaftësia e një folësi (oratori) të pompuar (fryrë) për t’ u shprehur qartë në fjalën e shkruar mbi veprimtarinë e vet, aq edhe kujdesi instinktiv I tij për të përzgjedhur fjalët kur duhet të fshehë punët e veta. Kështu, ai thotë për vetveten se është një imam që vepron në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë. Nuk thotë që është Imami i Xhamisë së Tabakëve, si duhet të ishte shprehur normalisht. Të tjera formulime të tij, të shërbejnë si ndriçues të cektësisë së formimit të tij intelektual. Kjo del qartë kur ai thotë se “frymëzon në mënyrë aktive përmes aktivizmit”!
Është domethënëse që Naçi e gjen të nevojshme në jetëshkrimin e vet që të shpjegojë se si u bë i njohur në rrafsh kombëtar. Kështu ai thotë për vetveten:
“Falë popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar.”
Këtu, përveçse ai thotë për vetveten gjëra të cilat rëndom duhet t’ i thonë të tjerët për një person, ai thjesht e riformulon pyetjen me fjalë të tjera pa i dhënë përgjigje. Kështu, kur ai thotë fjalët e mësipërme, ka në mendje pyetjen që bën shumëkush se si u bë i njohur ky Elvis Naçi në rrafsh kombëtar. Dhe ai i përgjigjet tërthorazi kësaj pyetjeje, se u bë i njohur “falë popullaritetit të tij të madh”.
Por pyetja mbetet, e formuluar ndryshe: Si e arriti ai këtë popullaritet? Nëpërmjet Facebook dhe Youtube? Nëse keni ndjekur ligjëratat e shumta të imamëve shqiptarë në videot që gjenden në Youtube, atëherë, kur dëgjon ligjëratën (hutben) e Naçit vini re se ratingu i tij është e shumta në mesataren e tyre. Naçi nuk thotë asgjë të veçantë në krahasim me qindra e qindra imamë të tjerë shqiptarë. Ai madje është më poshtë se shumë prej tyre. Ai flet shumë por nga ato që thotë nuk të mbetet asgjë në mendje. Ai ka fjalor të varfër, mangësi formimi teologjik, kjo e fundit pasojë e mungesës së shkollimit.
Cili është pra sekreti i popullaritetit të tij? Ky sekret ka të bëjë me atë se Naçi ishte i pari hoxhë nga Shqipëria që ndërmori udhëtime në trojet shqiptare, domethënë në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Serbi dhe Malin e Zi, për të mbajtur atje ligjërata (hutbe) te besimtarët muslimanë shqiptarë të atjeshëm. Këto ture nisën në vitin 2016. Sigurisht që shumë hoxhë nga hapësira shqiptare do të kishin dashur që të bënin ture të tilla, por për këtë duhet të kishin lejën e autoriteteve të pesë shteteve. Është e tepërt të thuhet se sa të vëmendshëm janë autoritetet e këtyre vendeve ndaj veprimeve të tilla të hoxhëve. Prandaj është e sigurt se turi i Elvis Naçit në pesë shtete të regjionit është bërë me miratimin e shërbimeve të fshehta dhe zyrave të posaçme policore te tyre.
Si i pari hoxhë nga Shqipëria që ndërmori një tur të tillë, Elvis Naçi nxiti kureshtjen te shqiptarët e këtyre vendeve. Pjesëmarrësit në tubimet e tij nuk u mrekulluan me ligjëratat e tij, ata thjesht kënaqën kureshtjen me praninë e tij. Askujt prej tyre nuk i mbeti asgjë në mendje nga ato që u thanë në ligjëratat e tij. Turi i autorizuar i Elvis Naçit në pesë shtetet me popullsi shqiptare, ishte pjesë e një agjende për ndërtimin e kultit të tij. Si pjesë e kësaj agjende ishte edhe rritja e pranisë së tij në televizionet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore etj.
Ai tashmë është zëri zyrtar i shtetit shqiptar për Islamin e pëlqyeshëm për t’ u praktikuar këtu, është zëri edhe i qendrave të huaja perëndimore që duan reformimin e Islamit me kahje nga një Islam i ashtuquajtur europian, përkundër Islamit radikal.
Por a ndryshon në thelb i moderuari Elvis Naçi nga radikalët islamikë. Çështja kryesore që i ndan ose bashkon nuk është thirrja për Xhihad, luftë të shenjtë islamike. Çështja kryesore që i ndan ose I bashkon është pikëpamja për raportin mes Islamit dhe arabizimit të riteve në hapësira publike. Nëse ushtrimi i riteve të arabizuara në hapësira publike, përtej hapësirës së kufizuar fetare, si thirrja e ezanit pesë herë ditën me megafonë nga minaret e xhamive, shihet si një kusht në Islam, atëherë ky i moderuar nuk ndryshon në thelb nga radikalët islamikë. Xhihadi është thjesht një mjet për islamizimin dhe arabizimin me dhunë të tokave të krishtere dhe hebreje. Ritet e arabizuara janë një përpjekje për arabizimin e butë.
Hoxhë Elvis Naçi në një ligjëratë televizive në nëntor 2016 ka mbrojtur shumë dobët përdorimin e gjuhës arabe në ritualet fetare islame në Shqipëri. gjetur edhe një argument ekskluziv për të mbrojtur përdorimin e arabishtes në ritualet fetare islame në Shqipëri. Elvisi mori përsipër t’ u përgjigjet kritikave të atyre që iu thonë muslimanëve: “Ezanin e thërrisni arabisht, namazin e falni arabisht, edhe selamin e jepni arabisht.”
Këtë ligjëratë të tij mund ta ndiqni në Youtube, nëse shkruani atje “Pse e thirni ezanin arabisht. Pse faleni arabisht. Përgjigjie perfekte nga Elvis Naçi”
Hoxhë Elvisi ia nisi duke dhënë këtë shpjegim: “Por Kuranin e kemi përkthyer shqip, ligjëratat i mbajmë shqip, bisedat i bëjmë shqip, kafet i pijmë shqip, vizitat në shtëpi i mbarojmë shqip.”
Aq më tepër nëse Kurani është përkthyer në shqip nuk ka kuptim që thirrja për lutje (ezani) të bëhet në arabisht, e po kështu edhe namazi e salami.
Sa për ligjëratat, ato i mbajnë pjesërisht në shqip, të përziera me shumë fjalë dhe fraza të gjata në arabisht, duke promovuar një gjuhë të përzier, që nuk mund të quhet veçse shqipe e arabizuar. Për të vërtetuar këtë mjafton të dëgjosh ligjëratat e Hoxhë Elvisit, që janë të gjitha në këtë shqipe të arabizuar. Dhe kafet i pijnë në këtë gjuhë, jo në shqip, e në të njëjtën i kryejnë edhe vizitat te njëri-tjetri.
Por argumenti kryesor i Hoxhë Elvisit për të mbrojtur arabishten si gjuhë rituale fetare në Shqipëri, është ky:
“Pse ti zotëri nuk të ka bërë përshtypje kur shkon në Itali, kur shkon në Kinë, kur shkon në Arabi, kur shkon në gjithë vendet e botës, po t’ i shikosh tabelat që të orientojnë nëpër aeroporte p.sh., në veçanti i ke të gjitha anglisht. Pse, ti je në Kinë, je në Japoni, je në Australi, ti je në Itali, ti je në Gjermani, ti je në Shqipëri? Pse tabelat janë në gjuhën angleze? Sepse ka disa që quhen ndërkombëtarizma. Kur janë gjërat botërore, orientimet, për disa çështje që t’ i orientohesh në botë, duhet të jenë të një gjuhe standard për gjithë botën.”
Kështu thotë Hoxha. Nëse do të qëndronte shpjegimi që thotë Hoxhë Elvisi, atëherë, ashtu si tabelat janë në gjuhën vendase së pari, edhe ezani do të thirrej në fillim në gjuhën shqipe, pra në gjuhën e vendit ku ndodhet xhamia, pastaj në arabisht. Por nuk ndodh kështu. Dhe pastaj, në një vend laik si Shqipëria, nuk mund të dhunohet pesë herë ditën hapësira publike laike me thirrje fetare në një gjuhë të huaj, për shkak të disa të huajve që ka ndodhur të udhëtojnë këtu. Ata e dinë kohën e lutjes, të mësojnë edhe ku ndodhet xhamia, dhe nuk ka nevojë për thirrje që shqetësojnë qytetarët e tjerë.
Përveç këtyre, është e çuditshme që një hoxhë e barazon religjionin me shërbimet publike të rëndomta. Feja ka të bëjë me identitetin e njeriut. Lidhja e një feje me një gjuhë të caktuar, të gjallë, që i përket një shteti, ose disa shteteve, shihet si një mënyrë për promovimin e Naçionalizmit religjioz, për asimilim etnik të besimtarëve. Kjo gjë vlen edhe në rastin e përdorimit të arabishtes si gjuhë rituale e fesë islame.
Arabishtja e ritualit fetar nuk mund të quhet gjuhë ndërkombëtare në kuptimin që quhet anglishtja e komunikimit global. E para është kod për nënshtrimin e njerëzve, besimtarëve, e dyta është mënyrë informimi neutral. Sepse njerëzit nuk përulen me adhurim kur lexojnë tabelat e aeroporteve dhe dyqaneve, të shkruara edhe në anglisht përveç gjuhës së vendit, siç ndodh me thirrjen e ezanit në arabisht. Pra, ezani është një formulë nënshtrimi e njerëzve, një formulë në arabisht, pra një instrument i kontrollit dhe sundimit global të njerëzve.
Përveç kësaj, përse besimtarët muslimanë shqiptarë paskan nevojë për një kod fjalësh në arabisht, kur ato fare mirë mund të përkthehen në shqip? Pra, ezani, thirrja në lutje të bëhet në shqip, namazi të falet në shqip, përshëndetja e tyre me njëri-tjetrin të bëhet në shqip. Hoxhë Elvisi ka këtë shpjegim:
“Duke qenë se Kurani famëlartë ka zbritë në gjuhën arabe, çështjet që na përcaktojnë neve, vetëm këto bazat që është falja dhe ezani dhe selami duhet të jenë ndërkombëtare. Se ma shpjego ti mu këtu në xhami kur të takohem unë me një kinez, si t’ ia japim selamin njëri-tjetrit, unë: ‘Paqja e Zotit qoftë mbi ty’ ai ‘Çim çim çim çim çim’ a ku di unë si flet ai. Ma thuj, kush njef ndonjë që di si folet në kinezçe dhe jam në rregull. Kështu që ndërkombëtarizmat janë nëpër aeroporte, nëpër gjëra të ndryshme, nëpër spitale, në gjuhën angleze, kurse këto tonat ngaqë zbriti Kurani në arabisht janë arabisht.”
Tallet me gjuhën kineze hoxha dhe pastaj nuk i pëlqen kur tallen me arabët e tij! Sa kinezë muslimanë ka që e paska këtë problem Hoxhë Elvisi? Këtij Hoxhë Elvisit as që i shkon në mendje se ai dhe kinezi mund t’ i luten Zotit si muslimanë secili në gjuhën e vet, pra në shqip dhe kinezisht, dhe jashtë ritualeve fetare mund të komunikojnë me njëri-tjetrin në anglishten globale. Sepse Hoxhë Elvisi nuk e pranon që ai thjesht si shqiptar, kinezi musliman thjesht si kinez, pra jashtë dimensionit fetar, të komunikojnë në anglishten globale. Për të i vetmi komunitet global i pranueshëm është ai arabishtfolës. Merret vesh, Hoxhë Elvisi është thellësisht i arabizuar, me një arabizim kundërshtues ndaj hapjes së muslimanit shqiptar ndaj kulturës perëndimore. Përpjekja e Hoxhë Elvisit për të barazuar përdorimin global të anglishtes për shërbimet publike, me përdorimin ritualistik të arabishtes, është intelektualisht mjeran dhe qesharak. Sepse Hoxhë Elvisi iu thotë qytetarëve të Shqipërisë që nuk janë praktikues të fesë islame, se duhet të pranojnë thirrjen e ezanit pesë herë ditën në arabisht nga megafonët e minareve të xhamive, sepse kinezët muslimanë dhe arabët që janë në Shqipëri duhet të njoftohen për të kryer ritet fetare islame.
Hoxhë Elvisi si pa gjë të keq i fton shqiptarët që të arabizohen: “Ne i themi, pesë fjalë që i ka ezani i mëson, njerëzit po mësojnë anglishten, italishten, frëngjishten, gjermanishten, një gjuhë të plotë, ti s’ mëson dot pesë fjalë, mësoji pra se janë ndërkombëtarizma. Pse i ke mësu ti pesë fjalë në anglisht që të mos humbësh në aeroport, pra.”
E jo Hoxhë Efendi, se nuk janë e njëjtë gjë, një formulë fetare që të fton në nënshtrim ndaj një zoti arab, pra formulë kontrolli ndaj njerëzve, me një tekst informues për shërbimet publike.
Hoxhë Elvisi më kot përpiqet që të fshehë me argumente qesharake arabizimin e tij të thellë, dhe rolin e tij si predikues i arabizimit të shqiptarëve muslimanë.
Ezani i thirrur në arabisht nga megafonët e minareve është një akt radikalizmi islamik, sa flagrant aq edhe i sofistikuar. Ai nuk iu adresohet aspak besimtarëve të xhamisë për t’ i ftuar të kryejnë ritet atje. Sepse besimtarët janë shqiptarë të cilët nuk dinë arabisht, dhe nëse ka nevojë të ftohen për të kryer ritet, kjo gjë mund të bëhet fare mirë në shqip.
Por ezani i thirrur në arabisht i adresohet pjesës tjetër të popullsisë që nuk janë muslimanë, iu adresohet të krishterëve, ateistëve, hebrenjve të Shqipërisë, iu adresohet atyre muslimanëve jopraktikues të Shqipërisë, të cilët quhen gabimisht muslimanë vetëm sepse paraardhësit e tyre janë konvertuar me dhunë në fenë islame në kohën e pushtimit osman, por që me përfundimin e pushtimit osman nuk e ushtruan më fenë islame.
Të gjithë këtyre iu adresohet ezani i thirrur në arabisht për t’ i terrorizuar psikologjikisht, për t’ i provokuar, për t’ i ngacmuar, për t’ iu bërë me dije se zëri i Allahut sundon në vendin e tyre, çka do të thotë se do të vijë dita kur edhe ata do të jenë të detyruar t’ i nënshtrohen Allahut. Ezani i thirrur me megafonë pesë herë ditën nga minaret e xhamive nuk është ritual fetar por ritual i terrorit psikologjik, i Xhihadit. Ky i ashtuquajtur ritual nuk argumentohet në asnjë mënyrë, qoftë teologjike, qoftë praktike. Për më tepër është edhe antikushtetues pasi gjuha zyrtare në Shqipëri është gjuha shqipe.
Në 16 nëntor 2015, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku u debatua mbi temën “A e kërcënon ISIS Shqipërinë?”, i ftuar në emision, si përfaqësues i Komunitetit Musliman të Shqipërisë ishte edhe Hoxhë Elvis Naçi.
Në këto paraqitje televizive Hoxhë Elvisi ngjan shumë me imituesit e Elvis Presley, të cilët nga ana e tyre ngjajnë shumë me Elvisin e vërtetë, por janë Elvisë të rremë. Hoxhë Elvisi imiton modelin e muslimanit të krijuar në manualet apo blueprintet e Komitetit Shtetëror të Kulteve në Shqipëri (institucioni shtetëror që mbulon çështjet fetare), të cilët nga ana e tyre janë produkt i fabrikave të ideve që punojnë për të krijuar të ashtuquajturin Islam Europian. Hoxhë Elvisin nuk do ta marrësh për hoxhë, deri në momentin që atë e kanë prezantuar si hoxhë. Edhe pas këtij momenti ai flet më tepër si një pastor protestant i cili është ftuar të flasë për Islamin dhe që kërkon të tregohet i përmbajtur.
Hoxhë Elvisi u shpreh kundër terroristëve dhe radikalëve, por abstragoi duke mos thënë se bëhej fjalë për terroristë dhe radikalë islamikë, a thua se terrorizmi kryhej nga jashtëtokësorët. Hoxhë Elvisi tha se Shqipëria nuk ka nevojë për modele radikale të fesë që vinë nga vende të tjera. Edhe këtu ai abstragoi, duke mos cilësuar as fenë as vendet nga vinin modelet, kështu që dhe duhej nënkuptuar se bëhej fjalë për modele radikale të fesë islame të ardhur nga vende arabe. Hoxhë Elvisi e qortoi Blendi Fevziun që nuk kishte ftuar kurrë në emisionin e tij specialistë të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe në SHISH (shërbimin e fshehtë). Fevziu u përgjegj se i kishte ftuar shpesh herë por ata nuk pranonin të vinin në emision, jo vetëm në të tijin, por në asnjë emision.
Ndoshta specialistët e Antiterrorit mendojnë se ata i përfaqëson shumë mirë në këto raste Hoxhë Elvisi, si zëdhënës i Elvislamizmit, ose Islamit europian të shpikur në zyrat e instituteve të dështuara perëndimore, që iu jepet si manual edhe këtyre zyrave policore në Shqipëri. Nuk e di se si kanë reaguar Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe SHISH për këtë thënie të Hoxhë Elvisit, por me siguri që nuk iu ka pëlqyer. Sepse për ata që kuptojnë u zbulua se Hoxhë Elvisi paska të drejtën që t’ i thërresë edhe ata nëpër studiot televizive, në mbështetje të tij.
Islami që përfaqëson Elvisi është Elvislamizëm, një Islam i rremë, që nuk bind askënd. Për këtë, i pari është i vetëdijshëm vetë Elvisi. Nuk ka elvislamikë. Por për Elvisin cdo gjë është në rregull sa kohë që për këtë punë paguhet mirë. Ai di të punojë edhe me radikalët, nëse vjen koha e tyre. Ai gjithmonë e mban një kanal të hapur me ta, dhe u dërgon sinjale, siç kam thënë më lart, në ligjëratat e tij.
Prandaj Hoxhë Elvisi është radikali islamik i sofistikuar në Shqipëri. Hoxhë Elvisi është më i rrezikshëm se radikalët islamikë me mjekrra si të ushtarëve të ISIS dhe me pantallona me prerje mbi nyjen e këmbës. Hoxhë Elvisi flet kundër tyre që të fitojë të drejtën për të thirrur ezanin në arabisht me megafonë nga minarja e xhamisë.
Në momentin që në Shqipëri do të ndodhë një kryengritje islamike, në krye të saj nuk do të jenë radikalët islamikë të deklaruar me mjekrra si të ushtarëve të ISIS dhe me pantallona me prerje mbi nyjen e këmbës. Në krye të kësaj lëvizjeje do të dalin njerëzit si Hoxhë Elvisi do të ndryshojnë retorikën dhe do të bëhen prijësit, ideologët e saj. Kështu ndodhi në rebelimin islamik të 1914 në krye të të cilit ishin si ideologë disa hoxhë si Musa Qazimi, paraardhësi i Hoxhë Elvisit, të cilët deri më atëherë nuk kishin nguruar që të vishnin edhe kostum europian, madje edhe të mbanin kravatë. Në librat e historisë ka fotografi të tilla të tyre. Këta prijës, vërtet mbanin në vijën e dytë si simbol për të tërhequr fanatikët njerëz si Haxhi Qamili, por kontrollin e lëvizjes e mbanin fort në duart e tyre.
Duke e marrë Hoxhë Elvisin për modelin e muslimanit të moderuar europian, shteti shqiptar sillet si ai njeriu që besonte se kishte takuar Elvis Presley real, kur takonte një imitues të tij./
2.
Se çfarë kulti duan t’ i krijojnë atij, kjo kuptohet nga fjalia e fundit e jetëshkrimit që ai ka shkruar për vetveten: “Imami Elvis Naçi njihet për frymën e tij antiradikale.”
Nënkuptohet se është kundër radikalizmit islamit. Fjala “frymë” është shumë mëtuese në kuptimin në të cilin e përdor këtu Elvis Naçi. “Frymë” në këtë rast do të thotë një ide mbizotëruese te popullsia për një çështje të caktuar.Pra ai mëton se është krijuesi i një fryme kundër radikalizmit islamik në pesë shtetet ku jetojnë shqiptarë në trojet e tyre. A e ka krijuar Naçi një frymë të tillë? Fakti është se nëse do të kërkoni në kanalin e tij personal në Youtube, ku gjenden videot me ligjëratat e tij, një ligjëratë antiradikale, kjo do të jetë një humbje kohe. Asgjë të tillë nuk ka atje. E shumta, Elvis Naçi mund ta mëtojë antiradikalizmin e tij me pamjen e tij të jashtme, veshjen luksoze sekulariste (laike).
Nëse është i njohur për ndonjë gjë Elvis Naçi, në lidhje me radikalët islamikë, dhe këtu fjalën e kam për ata që e njohin në vazhdimësi të thellë karrierën e tij, mund të thuhet se ai është i njohur për shfrytëzimin e radikalëve islamikë me të cilët ka pasur miqësi, për përfitime, përparimin e karrierës së tij, dhe më pas për braktisjen dhe sharjen e tyre, duke treguar mosmirënjohje të skajshme. Kjo histori nis që me Sulejman Çerkes, një radikal islamik i njohur në Kosovë, njëherësh edhe politikan, Artan Kriston dhe deri te shtetasi malazez me prejardhje boshnjake Hajriz Brçvak, të cilin Elvisi na e paraqet si miliarder bamirës.
Ndonëse Elvis Naçi, me mënyrën sesi flet, mëton se i interpreton Kuranin dhe hadithet në një mënyrë të moderuar, ai nuk ka shkruar asgjë për teorinë e tij, asnjë artikull në media, aq më pak një libër. Por Elvisi aty-këtu nëpër ligjëratat e tij thotë edhe gjëra të cilat iu pëlqejnë radikalëve islamikë. Kështu, në një ligjëratë të mbajtur në Shkup, në 2016, ai tha:
“I madhi Allah sundues i gjithësisë jemi mbledhë këtu vetëm për kënaqësinë tënde. E duam njëri tjetrin vetëm në emrin tënd.” (Videon mund ta shikoni në Youtube nëse shkruani atje: “Elvis Naçi- lutje e fuqishme në Shkup”)
Vini re: njerëzit mund ta duan njëri-tjetrin veç në emër të Allahut, pra si muslimanë. Ato që thotë Elvisi për Shqiptarinë, Shqiptarët për shqiptarët etj., janë gënjeshtra për t’ u dukur i moderuar.
Kur ndërrohen qeveritë, Elvisi ndërron krahun politik, duke u vënë në shërbim të atij që ka pushtetin. Ai u vu në shërbim të Edi Ramës, në krah të të cilit doli në një mbledhje për kapërcimin e pasojave të tërmetit të vitit të kaluar. Kur në mars Edi Rama tha që të ndërpriten ritualet fetare në grup, me rastin e karantinës për Virusin Korona Elvis Naçi e mbylli xhaminë me dryn dhe madje vuri roje private që të mos lejojë besimtarët të hyjnë me forcë.
Pas turit të tij të ligjëratave islame, Elvis Naçi shpalli fushatën e tij për mbledhjen e parave për bamirësi. Është domethënëse që ai deri më sot ka mbledhur shumë pak para në Shqipëri, ku pak a shumë e njohin se cili është. Shumicën e parave i ka mbledhur në diasporë, në Zvicër, nga shqiptarë të Kosovës, të cilët nuk e njohin ndryshe përveçse me imazhin që i ka krijuar vetvetes për publicitet.
A ka ndonjë shqiptar të Kosovës, i ardhur në Shqipëri si i dëbuar nga serbët në 1998-99, që të mbajë mend se ka marrë ndonjë ndihmë nga Elvis Naçi në atë kohë, kur shumë djem të rinj të moshës së tij (21-22 vjeç) punonin vullnetarisht për të grumbulluar dhe shpërndarë ndihma për shqiptarët e Kosovës që kishin ardhur në Shqipëri si refugjatë lufte?
Një gjë që të bën përshtypje është se Elvisi thotë se ka jo pak njerëz që dhurojnë shuma të mëdha parash për fondacionin e tij, por nuk duan që t’ u bëhet i njohur emri, pasi nuk e bëjnë për famë. E megjithatë, Elvisi ka bërë të ditur emrin e një dhuruesi të madh financiar, çka sipas fjalëve të mësipërme të Elvisit nënkupton se është bërë me dëshirën e këtij dhuruesi. Për këtë person Elvisi tha në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në prill se është një miliarder me banim në Malin e Zi, por që është boshnjak dhe ka dhuruar 85 mijë euro.
Ky njeri është shtetasi malazez me Naçionalitet boshnjak Hajriz Brvçak, i njohur edhe me nofkën “Haçko”, nga Bjello Polje. Brvçak është një aventurier, i cili në vitet shtatëdhjetë emigroi në Gjermaninë Perëndimore. Atje, në vitin 1993, në kohën e luftës në Bosnjë-Herzegovinë, nisi papritur një karrierë si biznesmen por shpejt falimentoi, duke pasur në ngarkim shumë borxhe. Po kështu ndodhi edhe në përpjekjen e dytë për të bërë biznes, përsëri falimentim me shumë borxhe. Më pas arriti të gjente përsëri para dhe në 2016 u tha se i pagoi borxhet. Por kur u martua në 2017 nuk mund t’ i ofronte gruas një shtëpi për shkak se emri i tij ishte ende i shënuar në regjistrat e zyrave të përmbarimit për t’ iu konfiskuar çdo lloj pasurie. Që atëhere gjendja e tij është përmirësuar dhe tashmë zotëron një fabrikë me 400 punëtorë. Gjithsesi është larg të qënit miliarder. Për të thuhet se qarkullon paratë e qendrave radikale islamike nga vendet arabe.
Kur një njeri si Brvçak i jep 85 mijë euro Elvis Naçit kjo do të thotë se ai e ka fokusuar Elvisin dhe fondacionin e tij si mjet të vlefshëm për të qarkulluar paratë e dyshimta me prejardhje nga kanalet radikale islamike. Aq më tepër që tani Elvisi ka nisur ta zgjerojë veprimtarinë duke blerë një spital të madh privat dhe kushedi çfarë tjetër. Elvisi gjithashtu është në bisedime për të blerë një televizion privat.
Do të ishte interesant një krahasim i Elvisit dhe gruas së tij, si bamirës, me Nënën Tereze. Ashtu si Elvis Naçi dhe gruaja e tij, edhe Nëna Terezë bënte bamirësi me paratë e të tjerëve. Por dallimi mes tyre është se Nënë Tereza u vetësakrifikua si njeri duke hequr dorë nga çdo lloj kënaqësie e jetës tokësore dhe gjithë jetën veshi vetëm një lloj uniformë të bamirësisë, që ishte rroba e urdhërit të saj fetar. Elvisi Naçi dhe gruaja e tij përdorin veshje të shumta luksoze, të cilat i ekspozojnë në televizione. Fondacioni i shërben Elvisit edhe për të fshehur automjetet që i përdor familja e tij. Ai përdor vetë një Mercedes Benz veturë dhe një xhip off road. Këtë të fundit rrallë e përdor për off roading, më shumë e përdor në rrugët e Tiranës dhe ato ndërqytetëse.
Elvisi nuk banon më në banesën e thjeshtë ku e ka vizituar Shpëtim Desku. Elvisi tani ka marrë me qera një vilë të madhe trekatëshe në zonën e quajtur “Fresku” në Tiranë, fare pranë xhamisë së quajtur “e artë”. Sa për orientim, aty afër ështe edhe vila dhe sipërfaqja e madhe tokësore në pronësi të Bamir Topit. Katin e parë, Elvisi e përdor për zyra, ndërsa në dy katet e tjerë banon. Me sa duket atje do të blerë një sipërfaqe të madhe toke, pasi atje ka toka të lira, duke qenë një nga zonat e pakta kaq afër qendrës së Tiranës ku mund të gjenden ende toka të lira.
Duket se atje do të ndërtojë edhe depot e fondacionit, pasi për nevojat e fondacionit ai ka marrë me qera një depo gjigande, mbajtja e së cilës duhet të kushtojë shumë para.
Elvis Naçi si ligjërues islamik dhe bamirës është më tepër se një projekt i vetvetes.
3.
etëshkrimi që Elvis Naçi ka shkruar për vetveten në vetën e tretë dhe që gjendet në faqen zyrtare të Fondacionit “Firdeus”, të themeluar prej tij, thotë shumë për përsonalitetin e tij (po citoj të plotë pjesën e mbetur pas asaj që citova më lart):
“Elvis Naçi është një figurë publike që frymëzon në mënyrë aktive përmes aktivizmit në fushën e bamirësisë, publikimeve në një faqe Facebooku me mbi 800.000 abonentë- ndjekës (janar 2020) dhe rregullisht vendos videot e hytbes në kanalin e tij në Youtube, i cili ka më shumë se 196,000 abonentë (janar 2020). Falë popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar. Ai është gjithashtu themelues i emisionit Shqiptarët për Shqiptarët, një emision që frymëzon shqiptarët në mbarë botën të angazhohen e të solidarizohen në mbështetje të më të varfërve e të pashpresëve për t’ iu rikthyer buzëqeshjen. Imami Elvis Naçi njihet për frymën e tij antiradikale.”
Në tekstin e mësipërm të bie në sy, sa paaftësia e një folësi (oratori) të pompuar (fryrë) për t’ u shprehur qartë në fjalën e shkruar mbi veprimtarinë e vet, aq edhe kujdesi instinktiv I tij për të përzgjedhur fjalët kur duhet të fshehë punët e veta. Kështu, ai thotë për vetveten se është një imam që vepron në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë. Nuk thotë që është Imami i Xhamisë së Tabakëve, si duhet të ishte shprehur normalisht. Të tjera formulime të tij, të shërbejnë si ndriçues të cektësisë së formimit të tij intelektual. Kjo del qartë kur ai thotë se “frymëzon në mënyrë aktive përmes aktivizmit”!
Është domethënëse që Naçi e gjen të nevojshme në jetëshkrimin e vet që të shpjegojë se si u bë i njohur në rrafsh kombëtar. Kështu ai thotë për vetveten:
“Falë popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar.”
Këtu, përveçse ai thotë për vetveten gjëra të cilat rëndom duhet t’ i thonë të tjerët për një person, ai thjesht e riformulon pyetjen me fjalë të tjera pa i dhënë përgjigje. Kështu, kur ai thotë fjalët e mësipërme, ka në mendje pyetjen që bën shumëkush se si u bë i njohur ky Elvis Naçi në rrafsh kombëtar. Dhe ai i përgjigjet tërthorazi kësaj pyetjeje, se u bë i njohur “falë popullaritetit të tij të madh”.
Por pyetja mbetet, e formuluar ndryshe: Si e arriti ai këtë popullaritet? Nëpërmjet Facebook dhe Youtube? Nëse keni ndjekur ligjëratat e shumta të imamëve shqiptarë në videot që gjenden në Youtube, atëherë, kur dëgjon ligjëratën (hutben) e Naçit vini re se ratingu i tij është e shumta në mesataren e tyre. Naçi nuk thotë asgjë të veçantë në krahasim me qindra e qindra imamë të tjerë shqiptarë. Ai madje është më poshtë se shumë prej tyre. Ai flet shumë por nga ato që thotë nuk të mbetet asgjë në mendje. Ai ka fjalor të varfër, mangësi formimi teologjik, kjo e fundit pasojë e mungesës së shkollimit.
Cili është pra sekreti i popullaritetit të tij? Ky sekret ka të bëjë me atë se Naçi ishte i pari hoxhë nga Shqipëria që ndërmori udhëtime në trojet shqiptare, domethënë në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Serbi dhe Malin e Zi, për të mbajtur atje ligjërata (hutbe) te besimtarët muslimanë shqiptarë të atjeshëm. Këto ture nisën në vitin 2016. Sigurisht që shumë hoxhë nga hapësira shqiptare do të kishin dashur që të bënin ture të tilla, por për këtë duhet të kishin lejën e autoriteteve të pesë shteteve. Është e tepërt të thuhet se sa të vëmendshëm janë autoritetet e këtyre vendeve ndaj veprimeve të tilla të hoxhëve. Prandaj është e sigurt se turi i Elvis Naçit në pesë shtete të regjionit është bërë me miratimin e shërbimeve të fshehta dhe zyrave të posaçme policore te tyre.
Si i pari hoxhë nga Shqipëria që ndërmori një tur të tillë, Elvis Naçi nxiti kureshtjen te shqiptarët e këtyre vendeve. Pjesëmarrësit në tubimet e tij nuk u mrekulluan me ligjëratat e tij, ata thjesht kënaqën kureshtjen me praninë e tij. Askujt prej tyre nuk i mbeti asgjë në mendje nga ato që u thanë në ligjëratat e tij. Turi i autorizuar i Elvis Naçit në pesë shtetet me popullsi shqiptare, ishte pjesë e një agjende për ndërtimin e kultit të tij. Si pjesë e kësaj agjende ishte edhe rritja e pranisë së tij në televizionet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore etj.