2021-05-21
Një jetë për Kosovën – Intervistë me z. Halil Geci !
Ky shkrim është nxjerrur nga Intervista në Radioprojekti Kopenhagë,me gazetarin e mirënjohur Luigj Shkodrani
Z.Halil Gecin,i cili njihet për shkrimet e shumta të guximshme dhe shumë domethënse karshi rrugëtimit që po kalon Kosova nga politikanet e pa pergjegjshëm duke u sjellur Kosovës marrëveshje të dëmshme. Halili flet për bisedimet e vonuara dhe mos levizja e Kosovarve në zonen Shengen,ai thotë se Kosova është mbajtur pengë nga vetë Hashimi dhe kriminelet rreth tij.
Radioprojekti Kopenhagë,radio e cila ndegjohet gjithandej në perendim ,deri edhe në Amerikë e ne Australinë e largët .
Halili mbushi me energji mërgimtaret që të na bashkohen sic na u keni bashkuar në luftë dhe paqe ,që së bashku ti cojm në shtëpi ata që për 20 vite na gënjyen na vranë e na plackiten.
Njëra nder pytjet e gazetarit ishte edhe kjo: – Cila nga qeverit e Kosovës nga shpallja e pavarsis e deri me sot ka bërë më shumë për Kosovën?
Halili përgjigjet: “Nese ka bërë dikush ajo ka qenë qeveria Haradinaj”
1.Qeveria Haradinaj ishte ajo që e ndaloi ndarjen e Kosovës për të cilen ndarje ishte përkushtuar Kristaqi i Shqipris dhe Hashim Broja i Drenices.
2.Qeveria Haradinaj e bëri ushtrin.
3.E bëri ligjin për Trepcen.
4.Bëri ligjin për Prishtinën ligj ky që ishte bllokuar nga qeverit paraprake për inat të njeri tjetrit.
Për këto dhe shumë tjera lexojeni intervisten nga gazetari Luigj Shkodrani
Gazetari Luigj Shkodrani- “Z.Halil Geci ju njihni në Kosovë dhe ma gjërë si familje e madhe dhe që keni kontribuar shumë për qështje kombëtare e vecmas njiheni si familje e që keni dhënë shumë për Kosovën. A na tregon separi që të ndegjohet nga ju dhe goja e juaj për ndegjuasit e radios tonë,historikun e shkurtër për familjen tuaj”?
H.Geci: – Përshendetje për ju Luigj dhe për gjithë bashkëatdhetaret shqipëtar dhe vecmas për ndegjuesit e Radios suaj, ju deshiroj ta kalojm mirë.
Unë quhem Halil Geci ne Kosovë njihemi si 7 vëllezër unë jam vëllai i madhë Halili pastaj është Fadili,Haxhi, Gania,Nebihi,Nehati,dhe më i vogli Esati.
Njihemi si nipat e Bajraktarit nga Llausha e Drenices nga një familje me gjendje të mesme ekonomike,me një bagazh të fort historik e kombëtar jo ndoshta shumë nga ne të rinjët,por bagazhin kombetar e kemi trashigimi nga paraardhësit tonë
baba,babgjysh,katragjyshi dhe stergjyshërit tanë,për familjen tonë flet libri i shkruar nga Dr.Islam Dobra dhe Dr.Kajtaz Rrecaj “Bajraku i Llaushes nepër shekuj”.
Në kohen e Titos familja jonë ishim të leqitur nga ish sistemi Jugosllav si armiq të popullit,ose siç thonë Shqipëria ishim kulak që nuk kishim të drejtën e shkollimit, duke na e konfiskuar edhe ate pak pasuri që kishim, burrat e familjes sime ishin vrarë me pushkë në dorë në brigaden e shaban polluzhes në luftë kundër çetniko partizanve komunist të Titos.Në luftën e dytë botrore janë vrarë të gjithë meshkujt e familjes sonë,djemët më të mdhenjë pas luftës 1945 kishin mbetur 5 vjeq deri 12 vjeq edhe ata ishin shpetuar te dajallaret të veshur në rroba vajzash për t’mos rënë në sy se janë djemt e Miftar e Halil Bajraktarit.
Babgjyshi jonë Halili ishte komandant i çetave Ballistike e vullnetare,në anen e Xhafer Deves plot 12 vite ishte pergjegjës i kufirit me Malin e Zi dhe Serbinë. Kështu që neve kemi një histori me përmbi dy shekuj luftë e sakrificë për liri,varret e të parve të tonë janë në Serbi atje ku kishin shkuar nga Drenica të luftojn dhe të i mbrojn tokat Shqipëtare te NISHI E TOPLICA.
Në luften e fundit ishim të
angazhuar 7 Vellezërit aq sa ishim dhe dy djemet e mi gjithsej 9,në politikë ishim në LDK dhe mbeshtetnim fuqishem liderin Rugova i takojm djathtizmit dhe mundohemi ta mbajm gjall frymen djathtise.
Në kohen e Titos familja jonë ishte e leqitur nga ish sistemi Jugosllav si armiq të popullit,ose siç thonë Shqipëria ishim kulak që nuk kishim të drejten e shkollimi, duke na e konfiskuar edhe ate pak pasuri që kishim,burrat e familjes time ishin vrarë me pushkë në dorë në brigaden e Shaban Polluzhes në luftë kundër çetniko partizanve komunist të Titos.
Gazetari Luigj Shkodrani : – “A na tregoni si ndodhi që ju të vini nga një parti pacifiste që udhëhiqej nga Ibrahim Rugova ti jeni ndër të paret që kapet pushken për liri” ?
H.Geci: – Kur filloi shperbërja e Jugosllavisë Kosova dhe populli i saj pat fatin të udhëhiqet nga bota akademike e asaj kohe me në krye me Ibrahim Rugovën,Fehmi Aganin,Akademik Idriz Ajetin,Akademik Mark Krasniqi .
Akademik Zejnullah Rrahmanin,Magjistrin dhe Albanologun shkrimtarin publicistin e madh Skender (Rrustem)Blakaj, ish presidentin edhe sot të nderuar Dr Fatmir Sejdiun, Dr. Shkenceve Rexhep Gjergjin,Ish ministrin e Arsimit Rexhep Osmani mr,Naip Zeken,Dr.Edita Tahirin, Publicistin dhe shkrimtarin e madh Jusuf Bugjovin,Anton Kolen,Kolë Berishen ka edhe të tjerë që po ju hy në hak e që spo me kujtohen per momentin,dhe kështu ne e patem leht të ju bashkohemi mendjes dhe trurit të kombit,ngase mirë e dinim se nuk jemi më të menqur se këta që i permenda.Nga ajo kohë deri me sot po bëhen 30 vite që u rreshtuam në këte parti.Ne si vëllezër në atë kohë ishim të ri dhe jetonim në bashksi familjare,unë isha vëllau më i madhë , isha kryefamiljari që më duhej kujdes që ti ruaj 6 vëllezer tjerë që i kisha si dhe afro 50 antar sa ishim,kohrat e vështira,dita dites vinin duke u veshtersuar situata politike,gjdo here ngushtohej rrethi i veprimit.Kur Serbia suprimoi autonomin e vitit 74 ,duke mos lënë pikë hapsire të jetohet, i mbyllur shkollat, fakultetet,spitalet, na helmonin fëminet në shkolla ,na vriteshin ushtaret në kazerma ushtarake atje ku sherbenin,e qka mos.Levizja gjithpopullore LDK-ja s ishë deputetet e autonomis të Kosovën të sistemit monist,u organizuan se bashku me LDK-n dhe Ibrahim Rugovën dhe e shpallen kushtetuen e Kaqanikut ku Kosova juridikisht u bë shtet i barabart me ish repuplikat tjera Jugosllave ,nese do ekzistonte Jugosllavia, Kosova do të ishte si subjekt i barabart me repuplikat tjera në Jugosllavi .Nese shperbëhet ne do mbesnim si subjekt i barabart me republikat tjera, që kishim drejt shkputje me kushtetuten e Kaqanikut njësoj si Republikat tjera ,të hapur si nga Serbia ashtu edhe nga Shqiperia.
Shpërberja e Jugosllavisë ndodhi,Kosova mbeti subjekt i vetem sipas kushtetus së Kaqanikut e shpallur me 7 shtator 1990.LDK-ja në ate kohë ngriti institucionet e saj qeverin në ekzil me kryeministrin të asaj kohe Bujar Bukoshin.
Filuam me mbledhjen e 3% nga mergimtaret që e mbajten gjallë arsimin shendetsin më vonë edhe luften ku edhe vetë emigrantet moren pjes në luftë direkte në terren, Kosova
Kosova veq ishte shkëputur nga
planprogramet e Serbisë.Pak më vonë filloi edhe rezistenca e armatosur me njësi guerile,si ajo e Adem Jasharit,Zahir Pajazitit,Sali Qekajt, ku ne me 9 meshkuj sa ishim ju bashkangjitem njisiteve guerile të udhehequra nga Adem,Hamez dhe Shaban Jashari…….! Duke kryer aksionet sipas urdhërit të tij.Aksioni i 6 korrikut i vitit 1992 ku me urdhër të Adem Jasharit nisiti i gueriles të Llaushes me në krye vëllan tonë Gani Gecin kryen aksionin e parë në qender të Skenderaj mbi policin Serbe, ku vritet një policë dhe plagosen disa tjerë policë….., pastaj fillon lufta në Qirez e Likoshan, 5 dit më vonë rrethohet Ademi dhe bënë luften se bashku me vëllaun Hamzen,baban Shabanin,dajen Osman,Bashkimi dhe me të gjithë familjen që ishin të pregaditur thuaja të gjithë dinin ta perdornin pushken në luftë të pa barabart me armikun.
Gazetari:Luigj Shkodrani . – “Ju njiheni si dajallar dhe niper,me Adem Jasharin,si ndodhi që Adem Jashari të luftoi i vetem me familje e të mos i ndihmoi UÇK-ja”?
H.Geci – Po keni te drejt Ademi është nip i Gecve të Llaushes nip i kushernijeve të mi por me ne kishte një lidhje më ndryshe.Ademin e tradhëtuan shoket e vetë por edhe LPK-ja që udhëheqej nga Xhavit Haliti Ibrahim Kelmendi Hashim Thaqi dhe disa të tjerë që ne i quajm komandantet e Rognerit në Tiran… ku Ademin e lanë pa armatim,edhe pse ai kërkonte vazhdimisht ata binin armatim, por ua shperndanin grupeve të tyre Marksiste-Leniniste Enveriste ,dhe Ademin e anashkalonin,e quanin si të afërt me Rugoven.
Për këto dhe tjera flasim heren tjetër,por pergjigjjen që ti kerkon ishte kjo!Ademit nuk ju gjenden afër asnjë nga shoket e tij, ata që gjithmon rrinin me të,fatkeqsia është se asnjë nga shoket e tij nuk e ka krisur asnjë kapcoll, me perjashtim të Naim Lushtakut ku ka rezistuar nga kulla e tij aq sa deri ju kan hargjuar predhat…. ata që sua ndalim pushken policis dhe ushtris Serbe për tri dit rresht ishim ne dajallaret e Llaushes pikërisht unë me vëllaun tim Ganiun dhe Besim Dajakun por edhe me Sejdi e Jetullah Geci që ishin dajet e Ademit që Sejdia dhe Jetullahi e kishin nënen e Ademit hallë.
Vlenë të theksohet se policia dhe ushtria Serbe se pari e kishin rrethuar Llaushen që të mos mundemi te ju shkojm në ndihmë Ademit pastaj kan filluar granatimet mbi familjen legjendare të Shabanit.
Unë me vëllaun tim Ganiun dhe Besim Dajakun truprojen e presidentit Rugova ku pas lufte në liri u vranë nga një pritë e organizuar në makinen e vëllait ton Ganis nga një atentat i territ,brenda në makin vritet edhe gazetari i botes sot Bekim Kastrati dhe plagoset vëllau i jonë Ganiu. Po dalim te tema ne se bashku me Ganiun dhe Besim Dajakun ndrruam pozicione dhe dolem në vendin ku mundem të luftonim dhe ashtu bëmë shkuam….në vendin ku shiheshin shum afër forcat e policis dhe gjandarmaris Serbe aty kishim armen më të rëndë një Pushkomitrolez 12.7 m Gulinov quhej … kerkova nga një kusheri që të zenim pusi me armet e gjata sa kishim,dhe vetë rash në roven ku ishte përforcuar mitrolezi e matem largesin nga vendi ku ishim dhe filluam luften nga nuk e pritshin se kemi aso armesh sa ta kapi projektin ku ishin ata, me mua ishte vëllau Ganiu Besim Dajaku dhe Jetullah Geci , dhe luften e bëmë të gjithë së bashku ku armiku u zu në befasi dhe pesoi bukur do humbje në polici….. na diktuan dhe filluan te na gjuanin me snajperka ku falë Zotit shpëtuam. U terhiqem nga ai vendë dhe dolem në anen e kundert aty ku vishin perfocime me ushtar e polici dhe aty sa ke dita me ato arme sa kishim u afroheshim forcave Serbe gjuanim drejt tyre me aq sa kishim fuqi ngase armet tona ishin të lehta dhe predhat e Gulinovit vetem se u hargjuan.Tri dit rresht u munduam me aq sa mundem por mundesia ishte e vogel.
Gazetari Luigj Shkodrani : – Në diaspor dihet se ka pasur vrasje politike dhe ende asnjë nuk u zbulua,qka ndodhi dhe pse u vran këta njerëz?
H.Geci – Në Kosovë vazalet e Serbisë disa nga komandantet e Rognerit kishin marrur për detyr ti vrasin atëdhetaret ata që ishin rreshtuar pas presidentit Rugova e që kishin orientime proamerikane dhe qellimi i tyre ishte që disa ti vrasin dhe disa ti friksojn ku permes vrasjeve duke shkelur mbi kufoma, Thaqi me kompani ka ardhur në krye të pushtetit dhe me ardhjen e tyre në pushtet,më nuk është vrarë asnjë aktivist i LDK-s.
LDK-s i ka kushtuar shumë shtrenjt orientimi pro VATIKAN pro Amerikanë,duke ja vrarë LDK-s dhe Amerikes bashkpuntoret me proamerikan në botë,vrasesit dhe urdherdhënsit e atdhetatarve të LDK-s dhe perkrahsve të Amerikes janë disa nga pushtetaret e sotit që gjinden në institucionet tona,me të cilat ka shqaluar Kosova.
Gazetari Luigj Shkodrani : – Si ndodhi dhe pse ndodhi rënja e qeveris ku diaspora ju ka gëzuar kualicionit VV-LDK,dhe su bë më shumë se 50 ditë u rrëzua,kujt i konvenoi kjo situat?
H.Geci – Kjo situat i ka konvenuar se pari Vuçiçit dhe Serbis,pastaj gansterat e luftes që sot janë në politikë,ju friksuan qeveris LDK-VV nga frika e konfiskimit të pasurive të pa ligjshme kan bërë milioner duke zhvatur gjdokund aty ku kan mundur,njeri ndër ta ishte Isa Mustafa aktualisht kryetari i LDK-s i cili dyshohet për hajnit e 3% për lidhjen e ti edhe sot me UDB-n Serbe,dhe bizneset e ti të fuqishme që i mbanë me Beogradin.
Qeveria u rrëzua pikërisht nga frika se Albini dhe Vjosa Osmani vendosen që ti gjurmojn milionat dhe bizneset e tyre të pa ligjshme,dhe pikrisht për kte Hashimi dhe Isa kerkuan ndihmen e Vuçiçit që lista Serbe të jetë pjesë e kualicionit pa të cilen listë nuk bëhej numri i 61 deputetve aq sa për ta bërë qeverinë.
Vuçiç ishte i bindur se do të fitonte në bisedimet me Kosovën në Washington dhe mu për ata ja bëri qeverin Hashimit dhe Ises,qeveri kjo që na kushtoi me bërjen hisedar të Serbis në Ujmanin Trump dhe me bërjen e Jugosllavisë të re mini-shengeni që Serbia e nënshkruajti në Washington daljen në detin Shqipëtar.
Gazetari Luigj Shkodrani : – Zotri Geci qka mendon për bisedimet ku shumë kush bënë kritika ekstreme,për minishengenin ujmanin zajdnicen e tjera bisedime te tejzgjatura me Serbin ku për shumë vite bisedimesh nuk u pa asnjë perparim?
H.Geci – Sa i perket Ujmanit dhe mini-shengenit,u mundova tua shpjegoi në pytjen paraprake,me minishengen shqipëtaret janë të rrethuar me toka sllave,nga Greqia Maqedonia,Serbia,Mali i Zi,minishengeni do të jet bombë ku do ti vrasi ekonomikisht Shqipërin dhe Kosovën,pra do të pushtohen me ekonomi ku shqiptaret do detyrohen të punojn si rrobagji(puntor krahu) duke pastruar WC-et sllave për kafshat goje.Kurse pytja ishte pse u stergjaten aq shum bisedimet me Serbin, ndegjoni Serbia nuk hynë në bisedime nese nuk fiton,ajo se pari lansoi ndrrimin e teritoreve duke e kushtezuar Hashimin me gjykaten speciale,kerkonte shumë që se paku ta nxjerri bashkimin e komunave Serbe me kompetenca ekzekutive,ose ma mirë te themi Serbia e donë Bosniozimin e Kosovës ,kjo lojë ekziston në tavolinen e Brukselit,si bashksi kjo e komunave Serbe me kompetenca ekzekutive ,ku e ka nënshkruar Isa Must
Tradhëtin e Hashimit dhe Ises po e pson Kosova e mjerë.
Pra Serbia e priste që gjykata speciale e ndertuar në Hagë ti ngrit aktakuzat për ta aktivizuar përpjekjet e saj për të perfituar një Serbi të vogël në Kosovë,duke e kushtezuar Thaqin” a po jep territor a po shkon në burgë”pikërisht kjo është arsya për të cilen ka ndodhur të stergjaten bisedimet Kosovë-Serbi.
Gazetari Luigj Shkodrani: – A ka mundur Kosova te bëjë më shumë për ta ngritur ndonjë aktakuzë për krimet që ka bërë Serbia?
H.Geci -Po si nuk ka mundur kush i ka ndaluar prokuroret e vendit të mbledhin matriale të bollshme për masakrat që ka bërë Serbia mbi popullin civil të pa armatosur. Kjo ka ndodhur për arsye të ligshtive që kan bërë disa nga argatet se bashku me Hashimin.
Hashimi ishte pjesë e agjentures Franceze dhe komandohej nga sherbimi Frances i DEGES dhe ai Serbë ku të gjithë këta kanë rënë pre e tyre sherbimeve ku ja kanë parë sherrin edhe Kosova e le ma shokët e tij…..! Dhe mu per ata Serbia e kishte leht ngase brenda i kishte spiunat e vetë në krye të UQK-s dhe shum leht i ka mbledhur dëshmit,sa për ti detyruar Kosovën ta formoi gjykaten speciale.
Gazetari Luigj Shkodrani – Kush Kosoves ia mbylli dyert , për në Evrop populli apo politika kush janë fajtor !?
H.Geci – Askush tjeter pos politika,populli i Kosovës është populli më pro përendimor në botë,këta mendonin se Europa ua hap dyret një populli kur në krye të institucioneve gjinden njerëz me dyshime për krime dhe vrasje kundër kunershtarve politik vetem pse mendojn ndryshe nga ata.
Gazetari Luigj Shkodrani: – Pse më shumë shpres kishin Kosovaret në 1998-9 se sa sot!?
H.Geci – Atëhere e kishim vetem një deshirë, lirin dhe shporrjen e armikut nga vatrat tona pa varsisht humbjeve mendonim se kushdo që të mbeti e gëzon lirin.
Kurse sot këta hajna e matrapaz pasurin e Kosovës e kan futur në doren e 20 personave. Pra kuptone se ua kan vrarë shpresen ketij populli jo vetem rinisë por edhe shtresave tjera.Pikërisht shpresa e asaj kohe na mbante gjallë se Serbin e hoqem qafe tash do e ndertojm ardhmerin tone vet,por fatkeqsisht ashtu nuk ndodhi dhe komandatat kishin pas luftuar me vjedhë e uzurpuar.
Gazetari Luigj Shkodrani – Vrasja e Ahmet Krasniqit dhe shumë vrasje tjera pse ndodhi,interes i kujt ishte ky!?
H.Geci – Vrasja e ministrit të mbrojtjes por edhe të tjerë bashkkombasve ishte interes i Serbis qëllimi ishte që të vritet mjedis Tirane ministri i Mbrojtjes e të mos lejohet të futet strategu i luftes në Kosovë,e Kosova të luftoi bashkim-buzukqe kjo ishte njera nga arsyet, por ka edhe të tjera arsye,me prapavija të dukshme pervetsimi i luftes nga LPK-ja që njihet si parti e brigadave të kuqe e që njihet për spiunat e saj të lidhur me Serbi.
Gazetari Luigj Shkodrani – Kush po i bënë hije atdhetarizmit në Kosovë?
H.Geci – Komunistat ata që dje ishin me Serbi dhe dikur formonon fabriken e seperatistve dhe irredentistave,sot të njëjtit e kan kthyer të njëjten fabrikë në prodhimin e antiamerikanistave ky është Isa me kompanin e kuqe i kapur fort nga Hashimi dhe UDB-ja e Serbisë.
Gazetari Luigj Shkodrani – Kush i përmbysi zgjedhjet e fundit në Kosovë?
H.Geci – prodhuesit e fabrikes të antiamerikanizmit. Nga frika që Albini dhe Vjosa po ua zbulojn milionat dhe pasurit e komandatve të Bllaces dhe të Rognerit. Pasuri këto prrallore që as vetë nuk din se si ti arsyetojn.
Gazetari Luigj Shkodrani – Si ka mundesi që ta shkarkoin një qeveri që i fitoi zgjedhjet pse ndodhi kjo?
H.Geci – Këte e thash edhe më parë, ndodhen pse ju frksuan Albinit dhe Vjoses që ta ruajn pasurit u bashkuan të gjith së bashku dhe u bënë me Beogradin dhe e rrezuan,qeverin e posa formuar nga djem dhe gra shumë të pregaditura për ta quar vendin para. Kjo ishte njëra ndër arsyet,arsya e dytë ishte se me Albinin dhe Vjosen nuk do ju ecte projekti i Zajdnices me kompetenca ekzekutive,si dhe ndarja e Ujmanit me hisedar Serbinë,dhe as i mini-shengenit kjo ndoshta ju duket e thjesht por kjo ishte arsyeja. Gazetari Luigj Shkodrani: – A mundet Kosova të bëj ndryshime me këta njerëz të njëjtit që për 20 vite janë në pushtet?
H.Geci – Jo kurrë me këta njerz nuk ka shtet këta janë mësuar me vjedhë dhe kan instaluar të gjitha aparaturat shtetrore për ta mbrojtur njëri tjetrin, me gjyqe me prokuror,me arsim me shëndetsi,skan lan segmet të jetes pa e përvetsuar.
Gazetari Luigj Shkodrani – Cilat nga qeverit ka bë më se shumti për Kosovën?
H.Geci – Qeveria Haradinaj i cili ndaloi ndarjen e Kosovës për të cilen ndarje ishte perkushtuar Kristaqi i Shqipris dhe Hashim Broja i Drenices Hatadinaj ju tha haptazi se ua hoqa nga tavolina Kristaqit dhe Thaqit miliardat ku Rama e paditi në gjykat,kjo ka qenë realiteti ,pastaj Haradinaj e bëri ushtrin,E bëri ligjin për Trepqen.Bëri ligjin për Prishtinën ligj ky që ishte bllokuar nga qeverit paraprake për inat të njeri tjetrit.
Gazetari Luigj Shkodrani – Pse sipas mendimit tënd pse jan shtyrë aq shumë bisedimet Kosovë- Serbi?
H.Geci – Me sa duket u pergjigja edhe më parë në këtë pyetje Sebia priti gjykaten speciale derisa u ndertuar dhe u aktivizua, gjykatë kjo që u votuar në parlament nga vetë Kosovaret,për të cilen gjykat ka punuar Serbia ne bashkpunim me nderkombtaret,që të perfitoi duke e kushtezuar Hashim Brojen dhe argatet e tij,a po jepni teritore a ju qova në burgë.
Gazetari Luigj Shkodrani – Kush ishte Ibrahim Rugova për ju?
H.Geci – Ibrahim Rugova ishte një intelektual i madhë një strateg që ka ditë ku të rreshtohet,ishte i lindur nga vetë Perëndia me orientime pro perendimore pro Romë pro Bruksel dhe pro Amerikë ,që me urtësin e tij dhe mendjen e mpreht ka zgjedhur rrugën andej nga vjen Liria,ishte një nacionalist i urtë dhe i pa thyeshëm.Për t’lindur një figur si Ibrahim Rugova duhet te presim me shekuj.
Gazetari Luigj Shkodrani: – Pse disa në ate “prizmin” e shanë Rugovën,gjoja se ka shkuar tek Milloshi me deshirë ?
H.Geci – Ibrahim Rugovën e shajnë ata që nuk din gjë për të dhe ata që nuk e kan njohur.Disa nga intelektualet e shajn nga inatet personale,ngase formimi i tij si njeri i letrave i urtë fjal pak e punë shumë e kan xhelozuar madheshtin e tij,si Qosja edhe disa të tjerë. Pastaj në kohën kur Rugova e ka marrur përgjegjsin politike mbi Kosovën kan qenë kohë të vështira për ta bartur ate projekt aq të madhë pavarsin e Kosovës,Qosjes dhe shumë të tjerve nuk ua ka mbajtur prapanica te ju prijnë proceseve ngase në atë kohë ka qenë shumë të vështira,ka qenë e mundur të i ndodhë ndonjë e keqe atij dhe familjes së tij.
Pytja tjeter e juaja ishte pse ka shkuar në Beograd? Rugova nuk ka shkuar me dëshirë në Beograd,ishte i detyruar me dhunë,Milloshevici donte ta digjte figuren e tij para popullit,kinse ka ardhur me deshirë dhe po kerkon ndalimin e bombardimeve nga NATOJA,pastaj disa nga spiunet e Milloshevicit që ishin veshur si qlirimtar thonin para e vrasim Rugovën se sa Milloshevicin, ata që më vonë i bënë atentat,dhe ja vranë disa nga bashkpuntoret e tij si Xhemajl Mustafen,
Enver Maloku
Ukë Bytyqin
Smajl Hajdarin
Tahir Zema
truprojen e Presidentit Besim Dajakun
Shaban Manajn
I vranë dhe ja plagosen një numër shumë të madhë, aktivistesh dhe luftetaresh të cilet vriteshin vetem me ja permendur emrin Rugovë.
Këtë më së miri e ka shpjeguar Adnan Merofci në librat e tij medja si dhe gazetarja gjermane që ka qenë prezente në shtëpin e Rugovës gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij nga forcat speciale Serbe dhe detyrimit të dhunshëm të Rugovës për në Beograd.Këta që dje e quanin Rugovën tradhëtar sot puthen dhe bëjnë biznese me ata që nuk kan lanë gjë pa bërë mbi këtë popull dhe mbi këtë dhe…!
Qak si peshqesh për dhunen po tentoin ti falin çetnikve,territore dhe të bëjnë një Serbi të vogel në ktëtë vend të vogel,plus permes kishave ju kan nda edhe ekstra territore, ose katër Serbia tjera brenda jugut të Kosovës.! Pa e llogaritur komunat veriore dmth një kacer ekstra në jugun e Kosovës.
Pra Rugova ishte ai që thoshte se pa Amerikën nuk ka ardhmëri Kosova as Shqiperia.
Gazetari Luigj Shkodrani: – Zonjes Citaku ju dha urdher të kthehet në Kosovë pse ndodhi që me urdher të kthehet në Kosovë?
H.Geci: – Po Thaqi nuk e lëshon presidencen derisa ta lë pasardhesin e tij ndoshta mendon se znj.Vlora të bëhet presidente e ardheshme ose e cakton në ndonjë vend ku mundet ti ndihmoi atij në të ardhmen ku ai do te perballet me drejtësin,kështu qe Thaqi e ka shansen ti bëjë president apo presidente kë të do ai ngase deputetet e LDK-s i ka me vete dhe më te sigurt se ata të PDK-s,e ka Isen me Veliun,Lutfi Hazirin,Haki Rugovën me të cilet i kan bizneset dhe poshtërsit e perbashkta ngase LDK-n e kan marrur njerzit që dje e kan sharë e shantazhuar LDK si dhe liderin e saj Rugovën,pra deri me sot LDK është në doren e Thaqit dhe sherbimeve tjera si dhe të apostofuarve ma lart të cilet ja kryejn punen Hashimit përmes Ises pikë per pikë.
Thaqi me LDK-n i fali Malit Zi 8226 h tokë,përmes LDK-s dhe Ises u zgjodhë Kryetar Shteti, përmes LDK-s e nënshkrujti Zajednicen,asnjë të keqe Thaqi nuk ka mundur te ja bëjë Kosovës pa miratimin e LDK-s dhe Ises me argatet e tij.
Gazetari Luigj Shkodrani : – Z. Halil a keni menduar ndonjëherë të tërhiqeni nga LDK-ja?
H.Geci: – Jo kurrë nuk kam menduar dhe nuk do të iki nga shtëpia ime, me ua leshuar rrugën atyre që i kan sjellë sherbimet me parashutë,ata që dje kan kërkuar njerëz me pages për ta vrarë Rugovën,unë luften demokratike do ta bëjë brenda shtëpis sime,aty ku jam rritë e plakë brenda subjektit tim,atij subjekti për të cilin mbaj barrët e rënda mbi supet e mia dhe familjes time duke ju dalur në mbrojtje kolosve të sajë të udhëhequr nga Ibrahim Rugova.Pra unë kam qenë gjithmon pjesë e këtij subjekti që dikur ishte levizje,dhe ka ngjarë që se kam lejuar veten tu dali para akademikve,e me thënë unë di më mirë se ju.
Gazetari Luigj Shkodrani : – Për sa din Ju, z.Geci flasin shkrimet tuaja,ku brenda tyre tregojn një brumë të mirë kombëtarë ?
H. Geci : – Po shkrimet i kam bërë nga frika se po dëmtohet Kosova dhe me aq sa di e mundem ju kam ra të gjitha ngjyrave dhe partive duke mos kursyar askënd qofshin ata edhe të afermit e mi,që populli të jetë i pregaditur për zgjedhjet e ardhshme, dhe që ti hapin syt mirë dhe ti denojn me votë ata që i kan bërë keq Kosovës.
Gazetari Luigj Shkodrani : – Z.Halil ju jeni një familje e madhe dhe keni një popullaritet të jashtzakonshem pytja ime është kjo”a ju ka shkuar mendje të krijoni një parti ju vet”?
H.Geci: – Jo asnjeherë,z.Luigj , kjo i bije sikur me ardhur dikush në studio të radios tuaj,dhe ti ta lësh studion dhe te ikësh,kjo te unë nuk do te ndodhë,dhe asnjherë nuk kemi menduar ne si familje të jemi dikushi, por jemi menduar që përmes LDK-s ta japim kontributin tonë aq sa kishim mundësi për Kosovën.
Dy nga vëllezërit e mi kan qen me mandate deputet njëri dy mandate tjetri një mandat,dhe permes ushtrimit të deputetit e kan dhënë kontributin e vetë aq sa kan mundur, ka ndodhur njëherë një kuvend i karrikave ku kan shkuar pas Akademik Dacit edhe ajo ishte parti djathtisete dhe pas pak kohe jan kthyer në shtëpin e tyre në LDK.
Gazetari Luigj Shkodrani : – Si e shihni Kosovën në vitet e ardhshme?
H.Geci: – Kosova ka pasur mundësi të jetë një shtet i fortë sikur që është Zvicrra,së pari ka resurse natyrore që nuk mundet të krahasohet asnjë vend në Evropë,pastaj ka një rini të shkelqyshme dhe një popull për nga mosha mesatare më të riun në Evropë,një popull liridashes që ka dhënë shumë gjak e sakrifica nëpër shekuj për lirin e vendit të tij.
Por politikat aktuale e kan lodhur shumë këtë popull,ngase nga kjo këst politike gjithqka është politizuar,jan kapur të gjitha segmentet e jetes,duke u nisur nga arsimi shendetsia,pasuria shoqerore,gjykata, duke ngritur numrin e veteranve të rrejshëm nga 15 mij sa ishin në 60 mij duke punsuar familjar e bashkpartiak,hajni ,pra Kosovën e shohë mirë kur këta të ikin nga pushteti.
Gazetari Luigj Shkodrani: – Z.Halil cili do të ishte mesazhi juaj për bashkatdhetarët?
H.Geci: – Bashkatdhetarve të mi ju uroi të mirat e botës,i lusë që ti shkollojn fëmijet dhe ti edukoin se si ta duan atdheun,që neser të kthehen e ti sherbejn atdheut, tonë ,ngase shkollat e Shqipëris dhe Kosovës jan mbushur me diploma të pa merituar, prandaj profesionalizmi dhe shkollimi i fëmive të juaj nga atje ku vini neser do i duhen këtij vendi. Dhe së fundi po afrohen zgjedhjet në Kosovë dhe Shqipëri ejani mos i llogaritni hargjimet dhe denoni me votë ata që deri sot i kan dëmtuar tej mase interesat e vendit.
Ju pershendes ju z.Luigj stafin e radios të juaj dhe gjithë bashkatdhetaret dhe ju kerkoi falje nese i kam bezdisur.
Kjo interviste u realizua nga Luigj Shkodrani , gazetar i radio Projektit 21 – Danimarke .
A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?
Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...