Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/01/12

Në gjurmëtenjë kërcënimitë dikurshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës


Rezultate imazhesh për eshref ymeri


Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D



Puthadori shembullor i presidentit Putin



Një gazetar i njohur rus, Dmitri Kiselovi (1954), gatipesë vjet më parë, bëri një kërcënim publik për Shtetet eBashkuara të Amerikës. 


Për dijeninë e lexuesve të nderuar, Dmitri Kiseloviështë drejtues emisionesh televizive, drejtor ipërgjithshëm i agjencisë informative ndërkombëtareruse “Rossia sevodnja” (Rusia sot) dhe zëvendës
drejtor i përgjithshëm i KSHTRM (Kompanisë ShtetëroreTelevizive
 dhe Radiopërhapëse Mbarëruse). 

 Në veprimtarinë e vet gazetareske, Dmitri Kiselovi, për
puthadorësinë (servilizmin) e tij karakteristike ndaj Putinit, ka rënë në sy jo vetëm në sytë e opinionit  publik rus, por edhe në radhët e opinionit publik ndërkombëtar.

Në një emision televiziv përmbyllës të programit“Vjesti njedeli” (Lajmet e javës), asokohe Dmitri Kiselovipati deklaruar se Rusia është i vetmi vend, i cili “ka aftësinë t’i shndërrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëhi radioaktiv". 

 (Citohet sipas: “Dmitri Kiselovi : “Rusiaështë e aftë t’i shndërrojë Shtetet e Bashkuara tëAmerikës në hi radioaktiv”. 

 Faqja e internetit“echo.msk.ru”. 16 mars 2014). 

Pra, kjo deklaratë e këtij puthadori të regjur tëpolitikës së Kremlinit bëhej në një kohë kur Rusia kreupushtimin e Krimesë nën maskën e një të ashtuquajturi referendum dhe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës qenëpozicionuar prerë kundër atij pushtimi.


Për mënyrën se si ishte organizuar propaganda e Kremlinit për “të mirat” e pushtimit të Krimesë, mund të  gjykohej jo vetëm nga instruksionet e bëra publike për gazetarët e televizioneve. 


Në të ashtuquajturat “kthina tëfshehta”, atyre u jepeshin këshilla për të rrëfyerpër “shpërthimin e shfrenuar të krimit” në Ukrainë,

për “kacafytjet në rritje për pushtet”, për “kriminalitetin nën maskën e Majdanit” dhe mandej për të reklamuarqetësinë çlodhëse në Krime.

 Jevgjeni Kiselovi, gazetar rus dhe analist politik që punon në Kiev, ish-drejtor ipërgjithshëm i TPR (televizion publik rus) dhe kryeredaktor i gazetës “Moskovskije Novosti” (Lajme të Reja nga Moska), metodat e telepropagandistëve rusë ikrahasonte me punën e bashkëpunëtorëve të Jozef Gebelsit.

 Prandaj edhe emri i Dmitri Kiselovit qe përfshirë asokohe në listën e funksionarëve rusë që e kapnin sanksionet ndërkombëtare.2



Në një intervistë që Dmitri Volçek (1964), poet,prozator, përkthyes dhe botues rus, kryeredaktor i sajtit“Radio svoboda” (Radio liria), i ka marrë Juri Kiselovit dhe që e pati botuar në internet, del në pah me tërë spikamën e vet mashtrimi skandaloz i makinerisë propagandistike të Putinit, të përfaqësuar nga Dmitri Kiselovi e kompani, për zhvillimin e ngjarjeve në Ukrainë, në ballafaqim me të vërtetën që pasqyron gazetari i shquar Jevgjeni Kiselov, si dëshmitar i drejtpërdrejtë i atyre ngjarjeve.

 Pra, kemi të bëjmë me dygazetarë me të njëjtin mbiemër - Kiselov - por mepikëpamje krejtësisht të kundërta në raport me të vërtetën: njëri noton në detin e mashtrimit, kurse tjetri rrezatonvetëm të vërtetën. 


 Në atë intervistë, Juri Kiselovi patideklaruar: “Mua më vjen turp të jem qytetar rus” (Citohetsipas: Dmitri Volçek.


 “Mua më vjen turp të jem qytetarrus”. Intervistë me gazetarin Jevgjeni Kiselov. Faqja einternetit “svoboda.org”. 30 mars 2014). 


Dmitri Kiselovi, brenda dhe jashtë Rusisë, ka rënë nësy për servilizmin e tij të pështirë para Putinit. 

Me rastin e 60-vjetorit të lindjes së Putinit (07 tetor 2012), gjatëzhvillimit të programit televiziv me temë “Lajmet e javës”, ai pati përgatitur një koment që zgjati 12 minutadhe 41 sekonda. 


Në atë koment, ai deklaroi:“Për nga përmasat e veprimtarisë, Putini-politikan,në krahasim me paraardhësit e tij të shek XX, është ikrahasueshëm vetëm më Stalinin”.3


Ndërsa në një tjetër shfaqje puthadorësie, Dmitri Kiselovi i drejtohet Putinit me një tjetër deklaratë, këtëherë vetëposhtëruese:“Vladimir Vladimiroviç, mua më keni besnik, çizmetdo t’ju pastrohen me floknajën time, më pas do t’ju thurdhe këngë” 


(Citohet sipas: Helena Rikovceva. “IshteKiselovi ai që tha për Putinin: mua më keni besnik”.

Faqja e internetit “svoboda.org”. 13 dhjetor 2013).Pas deklaratës së mësipërme kërcënuese të Dmitri Kiselovit në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,ca kohë më pas qe publikuar reagimi i  zëvendës kryeministrit të Federatës Ruse Dmitri Rogozin(1963), doktor i shkencave filozofike.


 Në një dalje publike ai pati deklaruar:“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, brenda disa orëve,mund të zhdukin deri në 90% të potencialit tonë bërthamor. 


Gjatë më shumë se dhjetë vjetëve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpunohet koncepti i një goditjeje globale të rrufeshme.   


Sipas atij koncepti,parashikohet dhënia e goditjes me armatim jobërthamornë çdo pikë të planetit brenda një ore. 

 Në bazë tërezultateve të lojës luftarake që u zhvillua në Pentagon në fund të vitit të kaluar, me ndihmën e 3,5-4 njësive të armëve të precizionit të lartë, Shtetet e Bashkuara tëAmerikës janë në gjendje që brenda gjashtë orëve tëshfarosin objektet kryesore infra strukturore të kundërshtarit dhe t’i heqin atij mundësinë për të rezistuar”


 (Citohet sipas: Dmitri Popov. “Rusia do ta4 humbasë luftën
 me Amerikën brenda gjashtë orëve”.Faqja e internetit “mk.ru”. 28 qershor 2014).

Kërcënimi i gazetarit-puthador të Putinit në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është pasojë errënjosjes së “universitetit” të servilizmit politik në Rusi,për të cilin vetë kreu i Kremlinit ka treguar dhe vazhdontë tregojë një kujdes të jashtëzakonshëm për lulëzimin etij. 


Në “auditoret” e këtij “universiteti” të servilizmit janëedukuar dhe edukohen jo vetëm breza gazetarësh tëshumtë servilë, por edhe politikanë. 


Madje servilizmi indonjë figure politike ndaj agait të Kremlinit, ka arriturderi në përmasa sa skandaloze, aq edhe qesharake.


Le t’u flasim lexuesve me gjuhën e fakteve. 

Deputetja e Dumës Shtetërore Elena Mizulina(1954), kryetare e komisionit parlamentar për çështjet egrave, të fëmijëve dhe të familjes, doktore e shkencavejuridike, me titullin “profesor”, u propozoi grave ruse tëlindin fëmijë me Putinin. 


Një propozim të tillë ajo e patibërë më 05 tetor të vitit 2014, në një tryezë tërrumbullakët, kushtuar problemeve demografike në Rusi.


Le të njihen lexuesit me propozimin e saj:“Thelbi i propozimit tim është i thjeshtë: çdo qytetaree Rusisë do të ketë mundësi të marrë me postë materialingjenetik të presidentit të Federatës Ruse, të ngeletshtatzanë me spermën e tij dhe të lindë fëmijë. Nëna tëtilla do të marrin një asistencë të posaçme nga shteti.


Fëmijët e lindur me presidentin, në të ardhshmen do tëpërbëjnë elitën ushtarake dhe politike të shtetit” 


(Citohet5 sipas: “Ushtria e klonimeve të Putinit”.

 Faqja e internetit“motivnews.com”. 09 nëntor 2014).


Si u komentua asokohe në mjediset ndërkombëtareky propozim i politikanes ruse?Në sajtin e “New York Observer” thuhej:


“Kjo do të thotë se këta “bij putinianë” do të jenëshkurtabiqë dhe tullacë? 

 Mos dashkeni gjë të keni njëfëmijë, i cili do të gënjejë, do t’ju futë thikën në shpinëdhe do t’ju rrëmbejë shtëpinë?”.

Radiostacioni amerikan “Fox News Radio”transmetonte:

“Ligjvënësja ruse kërkon të zgjerojë madhështinë e Rusisë nëpërmjet përhapjes së spermës së Putinit”.

Gazeta “New York Daily News” njoftonte:“Rusia shumë shpejt mund të ketë një ushtri të tërëPutinësh shkurtabiqë”.

Agjencia angleze e informacionit “Inquisitr”shkruante:“Kemi dëgjuar se me rrugë postare dërgohen nuseruse.


 Prandaj porositë postare për lindje fëmijësh nukjanë kaq joreale. Dërgimi i spermës së Putinit për gratëruse tani duket i shpifur.


 Por nëse pas 20 vjetësh do tëshfaqet një ushtri e tërë kalorësish tullacë me gjoks tëzbuluar, atëherë kemi për ta vlerësuar këtë informacion tëgazetës ruse”.

Gazeta zvicerane “Blick” nënvizonte:“Politikania ruse kërkon: sperma e Putinit për tëgjitha gratë!”.6


***


Sa për kujtesë njerëzve pa vetëdije kombëtare,nostalgjikëve të Rusisë në Shqipëri.


Propaganda e shfrenuar gebelsiane e Putinit kundër Ukrainës, që zbulonte urrejtjen e Dmitri Kiselovit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më sjell në kujtesësh faqjen e urrejtjes së tërbuar që mjetet e informimitmasiv rus dhe sidomos kanali televiziv shtetëror rus,patën shpërthyer kundër kombit shqiptar, që ngaKamçatka deri në Peterburg, veçanërisht kundër popullitshqiptar të Kosovës, gjatë periudhës që NATO-ja pobombardonte Serbinë në pranverën e vitit 1999.


 Asokohe,siç njoftonte ambasadori ynë në Moskë, zotëria Shaqir Vukaj, në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë uregjistruan 70 mijë vullnetarë për t’u nisur drejt Serbisë dhe për t’u radhitur në formacionet kriminale serbe për vrasjen e shqiptarëve të Kosovës.


 Përveç kësaj, personelittë ambasadës sonë në Moskë, përmes postës elektronike, idërgoheshin kërcënime anonime, në të cilat merrej nëmbrojtje barbaria shoviniste e Millosheviçit dhe sulmohejegërsisht etnia shqiptare.


 Ja njëri nga ato kërcënime, në tëcilin shkruhej:“Shqiptarë të ndyrë! 

Ju duheni mbyllur në Shqipërisi në kafaz dhe në rast se doni të dilni, duheni vrarë siqen të tërbuar. 


Gratë tuaja duhen sterilizuar, që të mosmund të lindin më si lepujt.


 Dhe në qoftë se ju do tëvendosni të vini në Kosovën serbe, do të ngordhni.


 Toka7 do t’ju helmojë. Kombi juaj duhet zhdukur. 


Le t’ju marrinamerikanët atje, në Amerikë. Ngordhni sa më shpejt në Rusi. 


 Juve do t’ju therim” (Citohet sipas: ShaqirVukaj. “Rusia dhe Kosova. (Shënime të njëdiplomati)”. Tiranë 2007, f. 415).Tiranë,


 12 janar 20198



Akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri,Ph.D , ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. 

Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. 

Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse.

 Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. 

Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs.

 Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

Ka botuar mija artikuj dhe dhjeta libra shkencorë nga gjuhësia si dhe disa fjalorë.

Është anëtar i rregulltë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.




******

2019/01/11

Të flasësh për lashtësinë, duhet të kuptohet qartë historia e Greqisë




Bisedë me Doktorin e Shkencave Historike Z.Arif Mati

Pyetje : Duke ju pergezuar per titullin e larte shkencor ne fushen e Historise «Doktor ne historine dhe civilizimin e Antikitetit » dhene nga Universiteti i Sorbones ne France , besoj se do te na ndihmoni per te kuptuar se perse ne te gjitha tekstet mesimore, lashtesia dhe arritjet e saj, lidhen kryesisht me popujt Helene = Greke dhe erresohen pothuaj totalisht Pellazget ?

Arif Mati : Fillimisht, qe të kuptohet qartë historia e Grekëve dhe e qyteterimit të tyre, duhet ditur, që Helenët kanë ekzistuar, me këtë emërtim (« Grekë » të quajtur nga Romakët në shk IV pk e në vijim nga të gjithë « të huajt » ,deri në ditët tona).

Ata nuk janë përmëndur në tekstet e para të traditës gojore dmth të Homerit e të Hesiodit (shkVIII/VII pk). Ata nuk ishin pra Pellazgë, megjithese përvetësuan qytetrimin e tyre.

Shumë legjenda janë përpjekur të lidhin Helenët me Pellazgët apo me këtë apo atë Perëndi, perendeshe apo heronj. Këtu ne duhet të dimë të shkoqisim te vërtetën nga e pavërteta me anën e nje trajtimi shkencor dhe jo mendimit vetjak, apo hamëndesime apo mbi bazën e analizave të qëllimshme, subjektive apo te paqarta.

Epopetë homerike dhe më vonë ato hesiodike nuk u shkruan veçse në mesin e shk VI pk në epokën e Pisistratit (afërsisht 600-527 pk) dhe të birit të tij Hipparque. Pra këta Helenë kane ekzistuar. Problemi qëndron për të ditur : si, përse, ku, dhe kur, janë shfaqur ata realisht. Është kjo problematike per të cilën shtrova tezën time.

Ajo per te cilen jam i bindur eshte se ata, u çfaqën vetëm pas shk VIII pk, dhe jo në shk XV apo XVI pk, siç « pranohet përgjithësisht ». Në lidhje me këtë, shfaqen lloj-lloj mendimesh, përfundimesh, përzjerje hamëndsimesh, nga ata që s’kane kuptuar plotesiqht të fshehtat e historisë së lashtë të Greqisë. Është perzier kronologjia (periudhat) e sejcilës etapë kohore, të bërë nga « pushtuesit » e parë helenë. Sepse ata ishin me te vertete « pushtues », veçanerisht kur lexojmë me vëmëndje tekstet e lashta, (ato te autorëve dhe historianëve te parë grekë) ashtu si dhe legjendat : vërehen fakte reale të zbukuruara, te pershtatura, te përpunuara, e hera-herës të manipuluara (për t’i shërbyer çështjes greke). Kjo u bë gjatë shumë shekujve deri në periudhën e « kritikeve aleksandrine » nën drejtimin e Aristofanit të Bizantit e sidomos Aristarkut të Samothrakës (shk III dhe II pk), që përfundimisht e ka formësuar historinë, legjendat dhe epopetë e Greqisë. Shkrimet janë aty, te patundeshme, nuk mund te fshihen : s’mund të ndryshohen më apo të manipulohen si ç’ndodhi në Antikitet. Të gjithë historianët dhe studiuesit, kanë të njejtat tekste para syve e megjitheate disa prej tyre gjejne mundesine ti devijojne nga kuptimi i vërtetë që u duhet dhene.

Pyetje : Sa qendron, sipas fakteve historike, barazimi i emertimit « helen » dhe «grek ». Studiuesi Aristidh Kola shpesh i emerton keshtu edhe arvanitasit, apo Martin Bernal (“Athina e Zeze”) pellazget, duke folur gjithmone per lashtesine. Cili eshte mendimi juaj ?

Dr. Mati : Shpesh, perzihen ajo me e lashta, mesjeta, e mevoneshmja, modernia dhe bashkekohorja, si kane bere disa prej disa autorëve që ju citoni si Aristidh Kola (i cili i ngaterron Grekët, Helenët, Pellazgët, Shqiptarët, Arvanitasit…), Martin Bernal (autor anglez i studimit « Athina e zezë » qe është kundershtuar shume – i kam kushtuar dy faqe kritike në tezën time – nuk jam aspak dakort me te per gjitheshka qe thote pervecse me nje thënie te tij në lidhje me origjinen kulturore egjiptiane të grekëve – ai gabon rëndë për sa i përket Athinasë e cila nuk eshte e zezë, e mbi të gjitha s’eshte egjiptiane, por pellazge) , apo te tjere autore si Sami Frasheri (figure e madhe e Rilindjes).

Le të shikojmë, nëpërmjet një rradhitjeje të rregullt, se kush ishin Akenët, Danaenët, Helenët, Dorët, Ionët, Éolët dhe Graïkosët. Por së pari duhet të ngjitemi në orët e para të historisë të asaj që grekët e quajnë « Helladë » dhe jo-grekët « Greqi ». Ne fakt është e pasaktë të emërtohen « Grekë » Helenët. Kjo ndodhi për faktin se ata u quajtën kështu, nga ata që ndodheshin jashtë (Gadishullit Ballkanik) dhe ne vazhdojmë t’i quajmë kështu, për lehtësi apo marrëveshje në të gjithë librat e historisë. Ja disa sqarime për sa u përket Pellazgëve, Grekëve, Helenëve, Shqiptarëve, Arvanitasve dhe Arbëreshëve:

1) Helenët dhe Grekët

Emërtimet “Helenë” dhe “Grekë”, trajtohen jo qartësisht. Keto emertime shkojne bashke nqs konsiderojme qe Romakët në shk IV pk gabimisht kanë ngaterruar emërtimin « Graïkos » (Graeci), emër i një tribuje epirote (etni pellazgjike dhe jo Greke), me atë Helene, emërtim që përcaktonte në thelb pushtuesit e parë të vëndit të Pellazgëve që do te quhej me vone “Helladë” dhe qe të huajt e sidomos Romaket e emërtuan me pas “Greqi”. Me kalimin e kohës këto emërtime u përgjithësuan. Sipas një tradite të lashtë Sellët, priftërinj dhe zëdhënës të Zeusit pellazgjik të Dodonës (kryeqëndra e kultit të Pellazgëve) ishin në fqinjësi me një tribu matriarkale të emërtuar « Graïcoï, Graïcos » (Graeci, Graeki, Graii, Graiai, dmth « adhurues të kultit të gruas së moshuar » ndoshta të Perëndeshës-Tokë të Dodonës që çfaqej në një formë të trefishtë : Gratë), që banonin ne luginën e Aeroposit. Keto “Great” (deformimi i shqipes “gra” “gratë”) bijat e Forcis dhe Céto, motrat e Gorgones ishin tre (Pefrédo, Enio dhe Dino). Por Helenët, më vonë, e zëvëndsuan këtë kult të Great në “Helle”. Kjo ishte taktikë e Grekëve për të marrë të gjitha kultet pellazgjike të Greqisë, ashtu siç ndodhi me shënjtoren pellazgjike të Pythô-s që u bë « Delfi » gjatë pushtimit prej Helenëve.

Në fillim këta zaptues të huaj me origjinë egjiptiano-fenikase, si Danaosi egjiptian dhe Kadmos fenikasi, pushtuan vëndin. Më vonë ata u emërtuan Akej dhe Danaenë (veçanërisht në Iliade dhe Odise, ku emri « Helenë » nuk çfaqet) . Me pas, kur ata fituan më shumë siguri dhe rëndesi, për tu ngulitur në vënd dhe për të treguar autoktoninë e tyre, vendosën të krijonin një origjinë të re nëpërmjet një gjenealogjije artificiale: Deukalioni (Noe grek !) dhe gruaja e tij Pirrha, i shpëtojnë një Përmbytjeje , pati dy djem, Helenin (baba i të gjithë Grekëve) dhe Amfiktion (mbret i Athinës dhe themelues i kultit te Delfit i cili, sipas një legjende, u bë pasardhës i Kronit (Cranaos) mbretit të fundit të Pellazgëve). Pasardhësit e Helenit, janë ata që populluan Helladën (emërtim i dalë nga Helen) : Æolos (Eolët), Doros (Dorët) dhe Xouthos që pati dy djem Ion (Ionët) et Akhæos (Akejtë). Shikojmë këtu qarte mashtrimin e këtyre pushtuesve të parë: të imagjinojmë një Përmbytje që shkatëron gjithshka (dmth të gjithë të kaluarën e vëndit të Pellazgëve) dhe të krijojmë një brez të ri burrash dhe grash: Helenët. Prandaj është ky emërtim etnik (Helen), që mbizotëroi dhe qe perdoret edhe ne ditet e sotme. Por, gjithashtu Herodoti, (VIII ,44-I, 56) këmbëngul se Jonianët ishin Pellazgë që u bënë Helenë pasi mësuan greqishten. Emri Dorianë nuk është përmëndur, veçse në pak raste duke u nisur nga Pindari (518-438 pk). Ja pra ku paraqitet paqartësia dhe vështirësia e historisë dhe legjendave greke.

2) Grekët dhe Pellazgët

Pas pushtimit të « Pellazgjisë » Grekët u bënë padronë të vëndit : ata asimiluan pjesën më të madhe të banorëve (përvec rezistencës së ndonjë vëndi që kishte ruajtur për një kohë të gjatë tradita te vjetra pellazgjike, si Arkadia) dhe përthithën qyteterimin dhe kulturën e Pellazgëve që asimiluan. Por Epiri, Maqedonia, Thraka dhe Iliria nuk kanë qënë kurrë pjesë të Greqise faktike: ato mbetën të pavarura dhe jasht ndikimit grek. Ishin Romakët ata që, me pushtimin e Greqisë në vitin 146 pk, krijuan « Greqinë e Madhe » duke zgjeruar kufijte e saj. Duhet ditur se Greqia klasike, para pushtimit romak, kishte një shtrirje të ngushtë (400 km gjatësi dhe 300 km gjerësi) : të gjitha këto rajone që shtriheshin në jug të një kufiri që niste nga gjiri i Ambrakisë deri në deltën e Peneut (sipas G. Glotz, Historia greke – Puf, 1938, façe 7). Nga kjo Greqi, Epiri, Maqedonia dhe Thraka ishin natyrisht të përjashtuara ( Strabon, VII, 7/1, VII, 7/8, VII, fr.1 –fr.11 ; Appien – Histoire, L’Illyrique II, Macédoine II; Théocrite, Idylles VI, XI).

Duhet shenuar se në shk V pk Herodoti (I, 58) pohon se Pellazgët, që nuk u bënë grekë, mbetën jashtë qyteterimit grek. Së fundit, vëmë në dukje, se në lidhje me “Ilirianët”, që Herodoti i emërtonte «popull i pavarur» , apo «të Pavarurit » nga vjen dhe emertimi «Ilir» që do të thotë «i lirë dhe i pavarur» në gjuhën shqipe. Ilirianët dhe Thrakët mbetën dy degët e fundit etno-gjuhësore të gjalla dhe aktive të Pellazgëve në Ballkan. Përfundimisht qenë vetëm Ilirët që rezistuan më gjatë ndaj pushtuesve të ndryshëm. Shqiptarët, pra janë pasardhësit e fundit të brezit pellazgjik të Ballkanit. Trevat e vjetra ilire u pushtuan nga hordhitë sllave dhe bullgare duke filluar nga shk VI/VII dhe trevat Dako-Getëve qëndruan për një kohë të gjatë nën sundimin romak prej nga kemi një përzjerje të latinishtes me thrako-ilirishten në gjuhën rumune, për rrjedhojë shumë fjalë shpjegohen qartësisht me shqipen.

Pyetje : Në botimet historike mbi lashtësinë, shkrimet në materialin arkeologjik, sidomos në Ballkan, emërtohen shpesh si “alfabet i lashtë grek” dhe « shkrim i greqishtes së lashtë » pavarsisht që as nuk kuptohet me këtë gjuhë.

Dr. Mati : Grekët, në saje të alfabetit të trashëguar nga Pellazgët nëpërmjet Fenikasve, kanë ndërtuar me pellazgjishten dhe gjuhën e tyre atë që sot e quajmë greqishtja e lashtë (e afërt me gjuhen joniane, eoliane dhe arkado-qiprioten) e cila është mjaft larg nga greqishtja moderne.

Për sa i përket zgjerimit helenik, asimilimi i Pellazgëve bëhej gjithmonë e më i dukshëm. Iliada dhe Odisea ishin epope të traditës gojore pellazgjike, të përkthyera në greqisht, mbasi pësuan shumë ndryshime, ndërhyrje e madje dhe manipulime të panumërta. Duke u nisur nga shekulli i artë i Perikliut, Greqia nxori një numër të madh autorësh, poetësh dhe dijetarësh të mëdhenj, dhe gjuha greke u bë një gjuhë komunikimi ndër-rajonale, që shumë shpejt u konkurua nga latinishtja. Ndërmjet emrave të mëdhenj të kulturës greke, pati me siguri Grekë me origjinë tirrenase apo pellazgjike, siç qe rasti i Pitagorës, i lindur nga një familje pellazgo-tirrenase e Lemnosit, sipas biografit te tij, Porfiri (Porfiri, Jeta e Pitagorës – Malchus apo Mbreti- 17, p. 36 – Belles lettres, Paris 2010). Së fundmi, me fillimet e kristianizmit (librat e parë fetarë u përkthyen në greqisht prej gjuhës arameike), duke kapërcyer shkallët hirarkike, gjuha greke u bë praktikisht gjuhë liturgjike e madje perandorake gjatë të gjithë periudhes bizantine. Në fakt, qenë Grekët në gjenezën e lindjes së Ortodoksisë.

Per sa i përket ngateresave ne perdorimin e emertimeve, ne pamë në paragrafet e parë, që emertimi Grekë dhe Helenë, nuk ishin të barazueshëm, (helene/grek) duke qënë pasojë e moskuptimit dhe ngatëresës. A.Kola i ka trazuar të dy etnitë pa marrë parasysh historinë dhe origjinën e vërtetë të qytetrimit grek. Për fat të keq, ai ngatëron gjithashtu Grekët (Graïkos), Helenët (egjypto-fenikas) dhe arvanitasit (Shqiptarët e Greqisë, të ndarë nga Epirotët).

Pyetje:Ç’mendim keni si historian, për origjinën e tre emrave të popullit tonë (albaneze, shqiptarë dhe arbëresh) ?

Dr. Mati : Për sa i përket emërtimit “Albanez” ai e ka origjinën nga emri i një tribu iliriane të emërtuar “Albani, Albeni” (Albanes) ose Albanoï, territori i të cilit shtrihej nga porti i Durrësit deri në rajonin e Dibrës duke kaluar nga Lezha, Kruja dhe Mati. Sipas Ptolemeut (shk II) kryeqyteti i tyre qe Albanopolis (Zgërdheshi i sotëm). Me përdorimin e rotacizmit të dialektit tosk të jugut ky emër u bë Arbëri (transformim i « l » dhe « n » gege në « r » toske). Ky emërtim u perhap ne terë rajonin etnik shqiptar. Por në fillim emëri Arbëri shtrihej nga Vlora në Sarandë. Në shk XV për t’i shpëtuar pushtimit otoman, disa shqiptarë të jugut (në Arbëri) zbritën në Italinë e jugut (veçanërisht në Siçili dhe Kalabri) u thirrën « Arbëresh » dmth me origjinë nga Arbëria. Për rrjedhojë qe ky emërtim i tribusë ilirike «Albani» të veriut që « të huajt » e përdoren për të përcaktuar Shqipërinë (Albanine). Ja edhe historia më e afërt e Arbëreshëve ku banimi i tyre është i vonshëm në gadishullin italik. Në asnjë mënyrë nuk duhen ngatëruar Arbëreshët me popujt shumë të lashtë ilirikë që kanë banuar në lashtësi në Itali (ana e Adriatikut) : Iapigët, Messapienët, Daunienët, Peucétienët, Picénienët apo Venetët, etj. Në kohën e Skëndërbeut (Gjergj Kastrioti, i pagëzuar nga Turqit « zoti Aleksandër » dmth i denjë për trimërinë e Aleksandrit të Madh) emertimi Arbëri u përdor gabimisht per te treguar gjithe hapesiren shqiptare.

Për sa i përket emrit “Shqipëtar” një fakt historik e shpjegon qartësisht. Ushtarët e mbretit të Epirit Pirros (rreth vitit 318-272 pk) e emërtuan “Shqipe” dhe ky i fundit ua ktheu nje dite, se ata ishin “fëmijet” e tij. Nga ana tjetër Shqiponja ishte një nga simbolet e Zeusit, perëndisë tamam pellazgjike (cf. Homère Iliade XVI, 233, 234). Shqiptarët janë kështu “fëmijët e Zeusit” pra “fëmijë të Shqiponjës” (Shqipëtar = bir apo fëmijë i Shqiponjës). Madje, këta të fundit, pavarësisht besimit të tyre, e emërtojnë akoma dhe sot Perëndinë-Zot, qe na kujton emrin e shënjtë të Zeusit, Zoti. Në përfundim, vëmë në dukje, se Plini (shk >23-79) citon Scritarin dhe Ptolemeun (shk >100-170) Skirtonët qe na kujtojne emertimin e shqiptarëve : «Shqiptar ».

Ndersa Grekët i kanë emërtuar Shqiptarët «Arvanos, Arvanitis», emër që i ngjan çuditërisht emrit “Arvenes” së kelto-galëve. Ndoshta është një transformim, i ardhur prej rotacizmit (“l” në “r” dhe “b” në “v”) ka ndryshuar Albenes (Albanes) në Arvernes, Arveres ? Sipas legjendes, Keltos (emërtimi i Keltëve) Illyros (emërtimi Ilirëve, paraardhësit e Shqiptarëve të sotëm) dhe Galatos (emërtim i Gaulëve apo Galatëve) ishin “vëllezër”, sipas Teokritit – rreth ~315 ~250 pk – (Idila, VI, XI) dhe Appien – rreth >90-160 (Historia, L’Illyrique II, Macédoine II). Së fundi permendim se Turqit i quanin dhe i quajnë edhe tani Shqiptarët « Arnaut, Arnavut ». Kjo vjen nga shtrëmbërimi i emërtimit grek « Arvanos ». Gjejme kete emër tek një gjeneral i famshëm i mbretit Fransua I-rë (1494- 1547, mbret i Francës): “Arnaut” ose “Arnault”me origjinë shqiptare. Ky emërtim u përhap më vonë në të gjithë Francën, me perjashtim të emrit “Arnaud” (me një “d” në fund) që është i origjinës franceze.

Pyetje: Kam përshtypjen se ngatëresat më të mëdha në Historinë e Lashtësisë, i përkasin kohëve moderne, shekujve të 18-19. Me qënëse kjo është edhe tema e doktoraturës suaj, cilat janë disa nga momente të studimeve historike (sidomos te koheve moderne), që nuk përputhen me faktet historike?

Dr.Mati : Vete thelbi i historisë para-helenike, e madje arkaike greke eshte devijuar nga tre teori te paqarta te koheve te fundit (fundi i shk XIX dhe fillimi i shk XX) dhe një e katërt, që zgjat qe prej 25 shekujve (me siguri një dukuri e tipit shkaku dhe pasoja).

Së pari, sipas Shlimanit, u arrit në përfundimin se gërmimet e realizuara në Mikenë njoftojnë për një « qytetrim mikenian » në një kohë, kur Grekët e lashtësisë njihnin vetem Pellazgët si parabanorë të tyre të drejtpërdrejtë (dhe jo te paret e tyre). Mikenët për ta ishin thjesht banorët e qytetit të Mikenës.
Më vonë u dallua ne Linearin B një formë e greqishtes së lashtë (kjo mbështet ata, që më përpara – që në fund të shk XIX – kishin zyrtarizuar emërtimin “qytetrim miken”) si me qënë teksti më i lashtë i qytetrimit grek, nderkohe që mbi katër shekuj të quajtur «të errët» (për të cilët ne pothuaj nuk dimë asgjë) ndajnë luftën e pretenduar të Trojës nga çfaqja e “Helenëve” (emër që Homeri nuk e njihte). Porse egziston një ndërprerje e madhe, si në planin arkeologjik dhe në ate shoqëror-kulturor, midis periudhes se luftës së hamendesuar të Trojës (1193-1183) dhe periudhës pas “Kohëve të errëta” dmth duke filluar nga shk VIII-të pk, datë që duhet të ketë qënë zanafilla e vërtetë e qytetrimit helenik.
Evansi në 1905-ën e ndau historinë arkeologjike të Greqisë para-greke, në periudha që i emërtoi « Helladike » (e Lashta, e Mesmja dhe e Kohës së re, të ndara në I, II, III) që rrezikon të na çorientojë duke na bërë të besojmë se kjo ka lidhje, ose mund të ketë lidhje me Grekët (për shkak të barazimit me emertimin “Helladë”) ndërkohë që për këta, nuk është folur në ato kohë kaq te largeta. Në fakt asnjë dokument egjiptian, ugaritik, hitit apo asirian të periudhës së lashtësisë nuk përmëndte Helenët, dhe aq më pak të ashtuquajturit Mikenë. Ky sistem i Evansit (që përfshinte fillimisht vetëm Greqinë të emërtuar mikeniane) i përdor për të gjithë Ballkanin, na ngacmon tinëzisht të besojmë se i gjithë Gadishulli i përkiste Helladës, dmth Greqisë. Kjo është tërësisht e gabuar, pasi në atë periudhë të lashtë, Ballkani i përkiste etnive të të njejtit trung etno-gjuhësor: Pellazgëve, Thrakëve, Getëve, Ilirëve, Dardanëve, Peonëve, Epirotëve, Maqedonëve, etj. Se fundi shtoj, se disa autorë modernë si A. Jardé (Krijimii popullit grek, La Renaissance du Livre, fq. 95 – Paris 1923) pyesin veten, në se edhe Egjeo-kretasit apo Mikenët, te kene qene Pellazgë.
Së fundmi, pushtimi i Peloponezit i emërtuar përgjithësisht si “Kthimi i Heraklidëve” apo pushtimi dorian, shihet si një pasqyrim i pushtetit te rifituar nga pasardhësit e mundshem të Herakliut mitik. Por, ky hero nuk bën pjesë në figurat e mëdha të Iliadës, megjithese ne lidhje me kete, mund të mendohet për shtesa të mëvonshme, pasi Dorët nuk janë cituar nga Homeri. Siç do të shohim më vonë, kjo erdhi per shkak të një keqkuptimi të Tuqiditit (në lidhje me Dorët dhe luftën hipotetike të Trojës : data e përafërt e dhënë nga Eratosteni eshte midis 1193/4 dhe 1183/4 pk) që tregon çfaqjen e Dorianëve «80 vjet» më pas apo rreth 1100 pk, në kohën kur për Helenët (që Homeri nuk i përmënd fare) nuk është folur fare para shk VIII-të pk. Pra nuk bëhej fjalë për të njejtën luftë, por për një luftë shumë të vonshme : ajo e pushtimit të Azisë së Vogël (rreth vitit 680pk) prej pushtuesve të rinj helenë. Për më tepër që katër shekuj të heshtur e ndanin këtë luftë hipotetike (1193) nga çfaqja e Helenëve: kater shekuj përgjatë të cilëve absolutisht nuk është folur gjë për ta. Në rast se ata do të kishin patur ndonjë farë peshe, na shkon mëndja se do të kishim gjetur ndonjë gjurmë. Pa i marrë parasysh këto fakte, i kanë ngjitur « Dorët » rreth fundit të shk XII-të pk pa patur asnjë provë përveç ç’na është thënë nga Tuqiditi. Para tij, asnjë autor tjetër nuk ka folur, për këto 80 vjetët (e « tij »). Nga e gjeti ai këtë pohim ? Kjo na shtyn të mendojmë, se eshte fjala per një lloj rikonstruktimi relativ ngjarjesh të ndodhura kalimtare, hipotetike dhe një histori apo data që ai nuk i zoteronte mire. U transformua keshtu një mit dhe një legjendë në një “realitet”historik, këtu qëndron thelbi i problemit.
Pas katër shekujve të erët (1200 pk-800 pk) kur koha kish ndaluar (pa lënë asnjë gjurmë të shkruar, materiale, shoqërore-kulturore) dhe ku asgjë nuk provon qartësisht qënien e Grekëve, dhe « hop ! » si me magji, këta na çfaqen rreth shk VIII pk. Ja pra seç ndodhi pas këtij shk. VIII me çfaqjen e të ashtuquajturit qytetrim grek.

Një fakt domethënës duhet nënvizuar : sipas arkeologëve popullsia e Atikës u rrit dukshëm ndërmjet viteve 800 dhe 750 pk.
-Zhdukja e monarkisë dhe vendosja e tiranisë.
-Çfaqja e Perëndive të reja të panjohura për Homerin, si Dionisi.
-Lëvizjet kolonizuese në fillim të viteve 775 pk në drejtim të deteve të Perëndimit (Kërcyra/Korfuzi dhe Itali) dhe reth viteve ~700/680 pk drejt brigjeve të Azisë së Vogël dhe Detit të Zi. Është epoka e formimit të tregjeve tregtare (emporia) dhe e kolonive (apoïkoï). Vetëm një pyetje mbeti pa përgjigje: si ndodhi që Grekët kanë kolonizuar më përpara brigjet e Italisë së Jugut, para se të kolonizojnë zonat egjease dhe Azinë e Vogël (shumë më të afërta me Greqinë kontinentale)? Sipas origjinës egjipto-fenikase (pohuar nga një numër i madh autorësh të lashtë si Herodoti dhe autorët tragjikë) të Dorëve, a qenë Grekët vetë Fenikasit (Kartagjenasit ?) që pushtuan Siçilinë rreth shk IX/VIII-të (ju kujtojmë, formimin e Kartagjenës më 814) pastaj me anije nga Pitekusa, u drejtuan për të marrë qytetin e Kumës (Kume – ne bregdetin jugperendimor te gadishullit italik) që ndodhej perballe ketij ishulli ? Alfabeti i quajtur fenikas mos lindi me parë në Kumë para se te përhapej në Eubenë (Khalcis), Azinë e Vogël (fillimisht në Eolide, ishTroade, pastaj ne Joni) e më pas në Greqinë kontinentale? Këto hipoteza meritojnë të meren seriozisht parasysh. Ato mund të na japin, në këtë rast, të dhëna plotësuese për të përcaktuar origjinën e Grekëve dhe kohën e çfaqjes së tyre të vërtetë.
Zëvëndësimi i praktikës së djegjes me atë të varrimit siç bënin të mbiquajturit Mikenas.
Qytetrimit i hekurit zëvëndësoi atë të Bronxit. Homeri në poemat e tij flet shpesh për hekurin ndërkohë që mbiquajturit Mikenas nuk kishin dijeni për përdorimin e këtij metali.
Shfaqja e shkrimit alfabetik në fillim të shk VIII pk që u përhap më gjërë vetëm rreth fundit të shk VII pk dhe VI pk me botimet e para të Iliadës dhe Odisesë në kohën e tiranisë së Pisistratit (rreth 600/527 pk). Per me teper, keto poema kane vazdhuar të rishikohen deri në periudhën aleksandrine (shk III-të) periudhë në të cilën ato u përkthyen përfundimisht. Nuk ka asnjë referim tek Homeri për ndonjë lloj shkrimi alfabetik apo dokumenti të shkruar. Për rrjedhojë ky alfabet i emërtuar fenikas ( foinikeia gramata apo « gërma fenikase ») nuk mund të jenë çfaqur përpara Homerit dmth në shk VIIIpk . Por ka shumë kundërthënie në lidhje me këtë temë. Në fakt Herodoti pohon që ishte Kadmos Fenikasi që e solli këtë alfabet në Greqi. Por autorë të tjerë të lashtë pohojnë se bëhej fjalë për « gërma pellazgjike » : Eskili (Prométhée, 861),Diodori i Siçilisë që pohon se Fenikasit nuk i kanë shpikur por kanë shërbyer si përcjellës (Biblioteka historike – III, 67 ; V, 74), Plini Plak (Historia Natyrore (VII, 35, 56, 58),Taciti (Annales, XI, 14 ) si dhe autorë të tjerë modernë, si Gustav Glotz (La civilisation égéenne, La Renaissance du Livre, Paris 1923, pp. 437, 438), Richard Knight (An Analytical Essay On The Greek Alphabet – J. Nichols for P. Elmsly, London 1791), etj. Glotz pohon se ishin Filistinët që duke u nisur nga Kreta i kanë futur në vëndin e Kanaeneve, dhe Fenikasit nga ana e tyre i çuan në Greqi. Tite-Live (Libri I) dhe Pline (VII, 57/58) pohojnë se ishin Pellazgët, të udhëhequr nga Evanderi, që sollën në Latium njohuritë mbi gërmat alfabetike, duke thënë se ky zbulim «i kishte befasuar këta popuj».
Poemat epike janë pasqyrimi i një tradite gojore të gjëndur, e perpunuar dhe pershtatur prej grekëve sipas këndvështrimit të tyre si pushtues të rinj. M.I. Finley (Le monde d’Ulysse, Éditions La découverte, Paris 1990 : fq. 57) bën pjesë tek ata autorë modernë, që pati kurajon të shkëputet nga « e pranuara përgjithësisht ». Ja pohimi i rëndësishëm i tij për këtë temë : « Mbrapa Iliadës dhe Odisesë shtrihen shekuj të tere te poezisë gojore të krijuar, shprehur dhe përciellë nga bardët profesionistë, pa ndihmën e asnjë fjale të shkruar…poeti apo poetët që ne e therasim Homer, u çfaqën pas një tradite të gjatë gojore…Sot, (ndonese ende ndodh te pohohet) nuk ka me mbeshtetje serjoze tema se Iliada dhe Odisea pasqyrojnë shoqërinë mikenase – një ndërtim të mendimit modern , që asnjë Grek ï Lashtësisë, është e domosdoshme të shënojmë , s’kish dëgjuar ndonjëherëpër ta »
Ndërtimi i tempujve me « gurë » filloi rreth shk VII-të . Ndërkohë që tempujt e lashtë (dy Heraia të Argosit dhe ai i Olimpit) ishin ndërtuar me themele tullash të thara dhe kolona druri. “Zemra” e tempullit – sanktuari (ne latinisht : cella http://fr.wikipedia.org/wiki/Naos ) nuk janë më të herëshme se fundi i shk VII pk . Sanktuari i Delfit, kushtuar Apollonit, filloi të frekuentohet në shk VIII-të pk, ndërkohë që tempulli i Apollonit u ndërtua veçse në shk VII pk. Ai u dogj më 548-ën dhe u rindërtua rreth vitit 510. Në kohën e tiranisë së Klistenit (Klisteni 600/570) Delfi u bë tempulli më i madh grek (Qëndra, kërthiza e Botes). Homeri nuk njihte veçse sanktuarin e Pito_s (Pythô) dhe natyrisht ate te Dodones kushtuar Zeusit.
Stili arkitektonik u çfaq me Dorët në shk VII-te (stili dorik), pastaj ai i Jonëve ne shk VI (stili Jonik) dhe në fund stili i korintit në shk V-te pk. Aty rreth vitit 725 pk u shpalos Arti orientalizues.
Stili gjeometrik u çfaq në qeramikë. Kulmi i saj ariti rreth 770/750 (Dipylon, Lefkandi).
Festimi i Lojrave të para Olimpike fillon aty nga ~776 (date e diskutueshme e që duhet zbritur nja 60 vjet) dhe Lojerat pythike në 582. Lojerat athinake u krijuan më 566. Tek veprat e Homerit nuk gjejmë asnjë festim të këtij lloji.
Një art i ri luftimi u përhap në Greqi me çfaqjen e Hoplitave=ushtar i armatosur rëndë : një armatim i ri (hoplon=mburojë i zgavërt, porpaks=shirit krahi, antilabe=doëz, Knémide=mbrojte për këmbë) dhe një formë e re luftimi (Falangat – formacion ne grup i luftetareve te pajisur me heshta dhe mburroja – shenim i perkthyesit).
Polisi (qyteti) u çfaq, sipas disa autorëve në shk VIII, sipas te tjereve në shk VI pk. E drejta e qytetarisë nuk ishte përfundimisht e fiksuar për athinasit veçse në shk VI.
Amfiktonia u çfaq bashkohësisht me polisin . Ato vepronin si shoqata apo konfederata fetare të ndodhura në afërsi të një tempulli. Më i rendsishmi prej tyre qe Delfi.
Krijimi i një gjenealogjie duke u nisur nga një Përmbytje (ajo e Deukalionit) që shkatëroi gjithshka që kish egzistuar më parë, për të rindërtuar « të ardhmen » të bazuar tek pasardhësit e Deukalionit, djali i të cilit – Heleni, parardhës i të gjithë përbërësve të etnisë greke : Dorôs (Dorët), Æolos (Eolet), Xouthos (Ionët dhe Akejte).Pati edhe gjenealogji të tjera nga të cilat u krijuan heronj me të njejtin emërtim, për të justifikuar pushtimin e një qyteti apo një teritori. Pjesa më madhe e këtyre gjenealogjive, mund te themi se jane te dyshimta/te paqëna.
Së fundmi, Helenët, Dorët dhe Jonët nuk janë përmëndur nga Homeri (shk VIII pk).Kjo perqaset me thelbin e Tezes sime : Helenet dhe fillimi i qytetrimit grek nuk u çfaqën veç rreth shk VIII pk. Duhet shtuar këtu, pohimi i Herodotit se Jonët/Athinjotë qenë Pellazgë që u bënë Grekë mbasi mësuan greqishten.
E gjithë kjo nuk çfaqet veçse pas shekullit VIIIpk
Te dhena te tjera gjuhesore, arkeologjike dhe antropologjike :



a) Gjuha pellazgjike ishte një gjuhë barbare, dmth jo greke. Emërtimi ”barbar” nuk kishte këtë nuancë negative që i jepet sot. Në atë kohë ishin “barbar”ata që nuk flisnin greqisht. Kjo ka shumë rëndësi të vërehet. Dy etnitë greke më të shquara në epokën e Krezusit mbret i Lidisë (pjesa e dytë e shk VI-të pk, sipas Herodotit) ishin Athinasit (Jonian të dalë prej Pellazgëve, por të bërë grekë) dhe Lakedemonasit (Shef apo mbret spartan = Dorë pasardhës të Helenit, bir i Deukalionit – sipas Herodotit, VI, 53, 55). Pohimi i Herdotit (I, 56, 57, 143, 147 ; II, 51 ; VIII, 44), sipas së cilit Athinasit dhe populli i Atikës ishin me origjinë pellazgjike, përputhet me atë që thonin Akusilaosi dhe Hekati i Miletit dhe më vonë Hellanikosi i Lesbos, Ephori dhe autorët e tjerë të lashtë dhe veçanrisht autorët më të shquar tragjikë (Eskili, Sofokliu, Euripidi), kështu siç do të shpreheshin më vonë Diodori i Siçilisë, Straboni dhe Pauzania. Kështu për Herodotin, Helenë të vetëm të vërtetë qenë Dorët, me origjinë egjiptiane dhe veçanrisht drejtuesit e tyre apo mbretërit. Në fakt, në kohën e tij, popullsia e vetme autoktone që u nënshtrua qe me origjinë ilire: Periekët, Hiliotët, dhe Penestët. Pak më vonë raporti midis popullsisë autoktone (pellazgo-ilire) dhe pushtuesve është pohuar nga mbreti dorian Agis IV (263-241 –familja e Agiadëve, mbretër të huaj të Spartës) sipas te cilit ne Sparté qe raporti : për çdo Spartan kishte tre Periekë. Për më tepër Flavius Josef (Lashtësia izraelite, libri XII, IV 10) dhe nje kapitull që gjendet ne Bibël (I, Makabejtë, XII, 1 à 23), mbështsin pohimin e Herodotit (VI, 53) se drejtuesit apo mbretët dorë ishin me origjinë semito-egjyptiane.


b) Për të pasqyruar këtë lidhje midis gjuhës pellazgjike (të shpallur të zhdukur “pa lënë gjurmë”) dhe gjuhës së sotme shqipe ,si dhe ndikimit që ajo ka patur mbi greqishten e vjetër (cf. Hérodote, VII, 95 – VIII, 44 – I, 56, 57, 58 – II, 52, 53.), duhet theksuar që Pitagora (Porphyre, Vie de Pythagore – De Malchus ou du roi – 17, p. 36 – Belles Lettres, Paris 2010) e përcaktonte Zeusin me emërtimin « Zan ». Sipas shumë kërkimeve të bëra, në studimin e gjuhëve europiane, e madje te ashtuquajtura “indo-europiane”(të vjetra dhe të reja), vetëm gjuha shqipe arin ta bëj të kuptueshme këtë emër, me dialektin geg të veriut të Shqipërisë : Zan, Zani që do të thotë « zë , zëri ». E kjo përputhet plotësisht me vetë kultin e Zeusit të praktikuar në tempullin e Dodonës (orakullit të përmëndur në të gjithë Lashtësinë parahelene dhe arkaike), prifterinjte e te cilit shprehnin « zërin » e Zeusit nëpërmjet shushurimës së gjetheve të lisit të shenjtë. Të kujtojmë, se Pitagora rridhte prej një familjeje te origjines tirrenase (Tirrenejtë etnikisht ishin të afërt me Pellazgët) dhe ka gjasa, që ai ta mbante akoma mënd gjuhën prindërore. Duke analizuar me imtësi tekstet e lashta, ne arrijmë të gjejmë venat që na çojnë në mënyrë të pashmangshme drejt Pellazgëve dhe gjuhës së tyre. Si përfundim : emërtime të shumta të Mitologjisë së ashtuquajtur greke, shpjegohen në sajë të gjuhës shqipe (drejtohëni librit tim « Shqipëria… ».


c) Në planin arkeologjik: ndryshime thelbësore, ndërmjet së kaluarës parahelenike (megalitet, fortifikimet e quajtura pellazgjike apo ciklopike) dhe gjëndja e pas shk VIIIpk (tempujt me gurë, stili i ri arkitektonik ne ndertimin e qyteteve apo poliseve…). Arkeollogjia, jashtë rrethit te percaktuar helenik, na flet për një zonë etno-kulturore, të banuar prej atyre që mund t’i trajtojmë si Pellazget e Ballkanit. Në fakt gërmimet arkeologjike të bëra në teritorin shqiptar pas luftës së dytë botërore, tregojnë shtrirjen e një popullsie lokale tashmë shumë të zhvilluar në këtë rajon: maska, shpata, spiranca, sepata dhe sende të tjera shume të afërta me qytetrimin e emërtuar mikenjan. Po ashtu ndodh edhe me gërmimet në ish-Jugosllavi dhe në Bullgari, që sjellin ne drite të njëjtin tip të kulturës materiale. Sipas autorëve të lashtë grekë, ndërtimet megalitike të emërtuara pellazgjike apo ciklopike ashtu si dhe fortifikimet (Athinë, Mikenë, Argos , Tirinti, Pylos, Korinti) qenë krijime të Pellazgeve. Muri rrethues i Athinës (pelargikoni, por ne një loj fjalësh edhe “mur i lejlekëve”) emërtohej mur pellazgjik. Deri më sot mendohej gabimisht se shtrirja e quajtur mikenase, ishte kufizuar veçse në “hapsirën greke dhe egjease”.
d) Arkeologjia dhe gjuhësia sollën provën e origjinës pellazgo-iliriane të Filistinëve. Ky zbulim ishte parësor, sepse ai tregoi se Para-helenët janë një me Pellazgët. Keshtu mund të ndjekim periudhat e emigracionit të tyre: Epiri, Kreta, Qipro, Egjypti (me Popujt e Detit) më vonë në brigjet aziatike ku ata u vendosën përfundimisht. Në mbrojtjen e tezes sime me 3 janar 2012 ne Universitetin e Sorbones, kësaj teme i kam kushtuar një kapitull të gjërë.


e) Antropologjia e sjell gjithashtu « ujin në mullirin tonë pellazgjik». Shumë studime antropologjike janë zhvilluar në Ballkan dhe në Shqipëri, veçanërisht nga Pittard dhe Coon, por edhe studiues te tjere pas tyre. Përfundimi është se kafkat e gjetura në varret e emërtuara mikene, janë të natyrës « brachycéphale » (kokë e rumbullakët në krahasim me « dolikocefale » me kokë të zgjatur) tamam si ajo e shqiptarëve (të Shqipërisë dhe shqiptaro-folësit fqinj) dhe janë nga më me brakicefalet e Europës (përkatësia cefalike mbi 85). Ne fakt, kur vërejmë në hartën e Europës zonat ku brakocefalet janë më të shumtë, vërejmë se këto rajone (në formën si të bananes, të shtrira nga Atlantiku deri në Epir) qenë të populluara që ne kohët prehistorike nga popullsi të së njëjtës origjinë etnike me Pellazgët (Iberët, Keltët, Arvenët, Ligurët, Aunietitsienët, Hallstatienët, Etruskët, Venetët, Istrienët, Panonët, Dardanët, Dakët, Getët, Thrakët, Ilirët, Epirotët, Maqedonasit, etj).


Intervistoi Fatbardha Demi

Perktheu nga frengjishtja Kledia Demi


Nga Floripress : 

Mathieu Aref.jpg
(Mathieu Aref (Arif Mati) lindi më 1 mars të vitit 1938
  Kajro  Egjiptit, është historian shqiptaro-françes Prindërit e tij kanë lindur në krahinën e Matit (Shqipëri). Tashmë ai jeton në Francë dhe i është dedikuar prej vitesh hulumtimit të historisë.





Shqipëria – odiseja e pabesueshme e një populli parahelen.jpg
Shqipëria – odiseja e pabesueshme e një populli parahelen (Historia dhe gjuha) Origjinali: Albanie (Histoire et langue) ou l’incroyable odyssée d’un peuple préhellenique. libër me Autor Mathieu Aref. Shqipëroi: Iliriana Angoni. Shtëpia botuese: Plejad.
Viti i botimit 2007. Faqet e librit 608. ISBN 978-99943-903-9-7
Ky libër do të befasojë shumë lexues.
Ai nuk ngurron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj, që me sa duket, është një e vërtetë e ndërtuar. A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe, me sa duket, vetevetiu e pa nxjerrë pikëpyetje, ne jemi mësuar ta ngjisim deri në periudhën mikeniane e madje edhe më tej dhe ta vendosim pothuajse natyrshëm si të ketë qenë faktor thelbësor i historisë së këtij rajoni ?
Në këtë vepër, Mathieu Aref (Aref Mati) hulumton në një tjetër drejtim dhe ravijëzon një botë tjetër, atë pellazge, së cilës grekët i detyrohen për një pjesë jo të vogël të së kaluarës së tyre. Por kësaj here ajo nuk duhet të ketë qenë aty, në Ballkan, përpara grekëve, dhe këtyre, kur mbërritën, nuk u mbeti gjë tjetër veçse të depërtonin e të merrnin atë çfarë ajo u ofronte.
Kuptohet që këta grekët do ta kenë damkosur Herodotin për tradhti ndaj helnizmit dhe do ta kenë denoncuar për dashaligësinë e tij – që do të bëhet objekt i një trajtese të vogël të Plutarkut – e cila e shtyn atë të njohë cilësitë e barbarëve,dhe kjo, sipas atyre, i zhvlerëson bashkëpatriotët. Por, Herodoti ka pasur shumë të drejtë: grekët nuk kanë qenë të parët mbi këtë tokë dhe, nëse ka pasur të tjerë më parë, atëherë është më se e qartë se u detyrohen atyre për një pjesë të rëndësishme të qytetërimit.

Dominique Briquel

Profesor në Universitetin e Sorbonës

Mikenët = Pellazgët.jpg
Mikenët = Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme Origjinali: Grece (Myceniens=Pelasges) ou la solution d`une enigme Histori. Autori i librit Mathieu Aref. Shqipëroi: Iliriana Angoni, shtëpia botuese: "Plejad". Viti i botimit 2004, fq. 608. ISBN 978-99956-658-2-1
Kjo vepër e re përfundon atë se çfarë Arefi shkrujti në veprën "Shqipëria (Historia dhe gjuha) ose odisea e pabesueshme e një populli parahelen". Këtë herë ai e përzmadhin pamjen e saj dhe nxjerr nocione etnike, të cilat na i bëjnë të ditura burimet e lashta në lidhje me botën e lashtë ballkanike.
Këtyre pellazgëve, kaq e vështirë për t`u ravijëzuar edhe kur prania e tyre ka qenë e pohuar në shumë vise të botës antike, Aref Mati kërkon t`u japë një identitet. Duke u nisur nga një pohim i prerë i Herodotit se ishin barbarë ose më saktë "barbarofonë", dmth. Individë që flisnin një gjuhë ndryshe nga gjuha greke , ai propozon t`i identifikojmë me ilirët e antikitetit dhe të kërkojmë gjurmët ndër pasardhësit e tyre të ditëve të sotme: shqiptarët. Ai vetë është me zanafillë shqiptare dhe duke njohur e njohur në mënyrë të përkryer këtë gjuhë, Aref Mati zbraz të gjithë pasionin dhe njohuritë e tij në lidhje me këtë anketim: kjo mund të duket ikonoklaste, por nuk mungojnë pararendës të shquar të rivënies në diskutim të vizionit të zakonshëm të helenizmit- që nga K.O. Muller deri te M.I. Finley dhe Ferdinand Braudel, të cilët të gjithë kanë pyetur veten për këta parahelenë, të cilëve Greqia e Perikliut u detyrohet kaq shumë.
Pa dyshim, duke u marrë me një çështje të tillë, gjithçka mund të jetë e diskutueshme, gjithçka duhet të diskutohet- dhe hipotezat e parashtruara nga autori nuk i shpëtojnë këtij rregulli thelbësor të përçapjes shkencore. Por është mirë ta përballim veten me këtë rrezik për të mos qenë ndonjëherë veçse në gjumë dogmatik. Një vepër si "Athina e Zezë" na ftonte para disa vitesh për të hedhur një vështrim drejt jugut, për të kuptuar zanafillën e botës greke: ja një libër, i cili na fton që të mos shpërfillim veriun dhe ilirët në një proces të ndërthurur, i cili bëri të mundur shfaqjen e qytetërimit grek që ne njohim.

Floripress.

****


DËSHMITARI DARDAN I MANASTIRIT TË DEÇANIT

Fatbardha Demi

Rezultate imazhesh për FATBARDHA DEMI

Arësyeja e emërtimit ”dardan” është për t´i qëndruar besnik faktit historik se, kur u përurua Manastiri dhe ka jetuar dëshmitari ynë (shek14-të), ky objekt fetar ndodhej në trevën e Dardanisë, emërtim i përdorur deri në shekullin e 19-të. 



 Ky fakt bazohet mbi dokumentet shkrimore. Në regjistrin e vëndeve ku dërgoheshin për të kryer detyrën besimtare priftërinjt e Dioqezës së Varshavës (Poloni) , përmëndet se në vitin 1814, Francis Zambrzycki, që deri në atë kohë kishte shërbyer në Dardani, do të zëvëndësonte një prelat që kishte ndruar jetë.(1)




Për origjinën dardane të dëshmitarit, që do ta quajmë “anonim”, do të flitet gjatë këtij studimi.

Është fakt i njohur se, ngjarjet historike të së kaluarës, si të Lashtësisë, Mesjetës apo të periudhës së Rilindjes vijojnë të trazojnë shpirtrat e popujve të sotëm (po flasim konkretisht për Ballkanin). Studimet historike janë “arena” ku ndeshen kundër-thënjet akademike për përkatsitë etnike në lidhje me hapsirat territoriale, origjinën e toponimeve , emërtimeve, figurave të shquara, traditave kulturore dhe etnografike, trashëgimisë arkeologjike deri edhe të objekteve besimtare, etj.

Kjo dukuri politike dhe shkencore e ditëve të sotme shtroi problemin: Në se duhej marre parasysh në këto studime ETNIJA , kur behet fjalë për bashkësitë fisnore që janë zhdukur, kanë emigruar në treva të huaja, janë asimiluar, tjetërsuar apo kanë bashkjetuar me popuj të tjerë dhe mungesës së dokumenteve shkrimore, siç na e dëshmon Historia moderne? M.Cuozzo dhe A.Guidi në studimin e tyre (Archeologia delle identità e delle differenze) shprehen se trashëgimija materiale mundëson të zbulohen veçoritë dalluese etnike të popujve të lashtë dhe të sotëm. (2) Përdorimi i metodave të reja studimore ka vërtetuar se kuptimi i Etnisë ka qënë i njohur që në parahistori dhe mund të vërtetohet edhe për periudhat historike të më vonshme, kur mungojnë dëshmitë shkrimore. Ky studim , duke i dhënë rolin udhëheqës llogjikës (analizës së fakteve), ka si synim zbulimin e etnisë së besimtarëve autokton dhe të autorit të “figurave misterioze” të ashtuquajtura :

Ufo-t e Manastirit të Deçanit

Ky manastir ndodhet në këmbë të Maleve të Nëmura, siç i kanë emërtuar shqipëtarët, pranë qytetit të Deçanit në Komunën e Gjakovës (Kosovë). Manastiri së bashku me kishën sot njihet si vepër e Stefan Uroshit III Nemanja (1282/4 -1331) i njohur nga historia botërore si mbreti i parë i serbëve.


Në foton e parë (fig.1) paraqitet Manastiri i Deçanit dhe (fig.2) 


afresku i cili dëshmon se, sipas traditës mesjetare, mbreti e ka kryer detyrimin besimtar duke ngritur shtëpinë tokësore të Zotit dhe të vend-varrimit të tij mbas vdekjes.




Fama botërore e këtij objekti fetar i kushtohet tre faktorëve: 1. Si kisha më e madhe ortodokse e mesjetës në Gadishull ; 2. Manastiri më i pasur me piktura në Europe, të cilat pasqyrojnë episode nga Testamenti i Vjetër e i Ri , shënjtorë, ngjarje dhe portrete historike të dinastisë Nemanja; 3. Ka afreskun më të madh të artit bizantin i ruajtur mrekullisht deri në ditët e sotme. (3)

Si në çdo objekt kulti kristian vëndin kryesor e zë skena “Kryqëzimi i Krishtit”e vendosur sipër altarit. Emri i përfolur i këtij afresku nuk i përket aq madhësisë dhe artit të tij, se sa për figurat që ndodhen në dy anët mbi Krishtin (fig. poshtë). Studiuesit e sotëm nuk janë në gjëndje të përcaktojnë kuptimin dhe simbolizmin e tyre në mitin kristian, duke ju lënë rradhën hamëndsive të fantashkencës aq e përkushtuar ndaj Ufove jashtëtokësorë. Gjatë gjashtë shekujve, që kur u pikturuan dy “alienët” (v.1350), nuk është dëgjuar kurrë të flitej për ta. Sot mund të arsyetojmë se kjo ishte pasojë e lartësisë se kupolës ku ndodheshin (afro 15 metra), lirisë që i dha piktori fantazisë së tij ose për to është heshtur qëllimisht.

(4)

Që kur u bë normë për objektet fetare zbukurimi i murreve me mitet kristiane, ata që miratonin dhe ndiqnin me rreptësi zbatimin e tyre ishin teologët e besimit. Në një kod bizantin të shekullit X apo XI, gjënden udhëzimet të hollsishme dhe shumë të detajuara për artistët që duhet të pikturonin skenat e shenjta si : mënyra e vizatimit të figurave biblike, qëndrimi , shprehja e fytyrës së tyre, e natyrës që do të vendosej në ikonë, ngjyrave që do të përdornin etj.(5) Rastet e mosbindjes quheshin herezi, pasojat e së cilës janë pasqyruar në filmin “Kohë e largët”(1983) me fundin tragjik të piktorit arbër David Selenica, autor i afreskëve të Manastirit të Athosit e shumë objekteve ortodokse të shek.XVII. Përsamësipër llogjika të çon në përfundimin, se ishte vetë kryesia e priftërinjve dhe mbreti me këshilltarët e tij, që e kishin pranuar afreskun “Kryqëzimi i Krishtit” së bashku me figurat e çuditëshme sepse përputhej me botkuptimin e tyre fetar.

Për tu njohur me besimin e familjes mbretërore të Nemanjëve , duhet të përmendim sidomos vëllanë e Konstandin Urosh III Nemanja (Stefan i Deçanit), Rastko Nemanjin i njohur me emrin fetar Shën Sava (1178-1235). Nga historianët ay mbahet si themelues i Kishës së pavarur sërbe, në saj të ngritjes së manastirit ortodoks (Hilandar) të dinastisë Nemanja në malin e Athosit (Greqi). Ai njihet si hartues i Kanunit (Nomokanon 1220) ligjor për studentët e besimit ortodoks dhe qytetarët civil, si erudit dhe dipllomat i shquar që shfrytëzoi figurat më të larta të kishës ortodokse bizantine, katolike romake dhe të Perandorisë bullgare në interes të ortodoksisë sërbe dhe kurorzimit të vëllait si mbret. Historia e emërton Konstandin Urosh III Nemanjën si mbretin e parë të popullit serb.(6) Për të gjitha këto merita, katër shenjtorë të këtij besimi i përkasin familjes së tij dhe në Beograd është ngritur (2004) kisha ortodokse më e madhe në botë e cila i kushtohet Shën Savës.

Studimet e viteve të fundit vënë në dukje një fakt të rëndësishëm për temën tonë : “Zyrtarisht dhe sipas emrit që ka, Shën Sava tradicional është një shenjt i krishterë dhe një propagandues shumë i zellshëm; me gjithatë, në thelb, prej karakterit dhe temperamentit të tij si dhe prej miteve e besimeve të lidhura me të, ai akoma i takon periudhës së vjetër parakristiane…” (7)

Në mbështetje të studiuesve serb se botkuptimi parakristian vijonte të kishte ndikim tek dinastia e Nemanjëve, janë studiuesit e artit biblik që hedhin idenë se dy “alienët” e afreskut të Manastirit në Deçan, në të vërtetë janë simbole që shprehin “diellin” dhe “hënën”, si tek bazorelievet e periudhës romake (fig.1 poshtë) e Perendisë Mithra gjatë sakrifikimit të kaut (shk 1- 4 pas K.) dhe ikonat e hershme të sakrifikimit të Krishtit (fig.2).

James Hall, në librin e tij (Dizionario dei soggetti e dei simboli nell’arte,1993) pohon se hëna dhe dielli në të dyja anët e kryqit janë elementë të zakonshme në ikonat e mesjetës mbi kryqëzimin e Krishtit. “Ato mbijetuan deri në fillimin e Rilindjes dhe çfaqen më rrallë pas shekullit të XV-të. Origjina e tyre është e lashtë (…) Kur filloi të pasqyrohej Krishti i kryqëzuar, duket se këto dy simbole ishin pranuar nga teologët dhe shkrimet biblike.” (8)




(9)

1 . Bazoreliev i v. 472 aC, Neapolis. 2. ikonë e periudhës bizantine.

Shkenca e besimit, veçanërisht historia e zhvillimit të botkuptimit fetar në Euro-Azi, na ndihmon të zbulohen dallimet, e figurave “aliene” të Manastirit të Deçanit me bazorelievin e Mithrës dhe të ikonës së kryqëzimit të Krishtit. Nga ky krahasim vërehet qartas se lidhja e mitit të afreskut tonë me dy të tjerat, bazohet tek fakte sipërfaqësore dhe jo shkencore për arsye se :

Të tre objektet e artit u përkasin periudhave të ndryshme kohore të botkuptimit besimtar në Euro- Azi. Tek relievi i Mithrës, dielli përfaqëson triumfin e pushtetit mbretëror (fig.1) mbi atë fetar i shprehur me simbolin e hënës. Ndërsa në ikonën e Krishtit (fig.2) dielli shpreh triumfin e Kristianizmit dhe të njeriut tokësor – Krishtit. Në teologji kjo ide është shprehur në formulën e bekimit ku vihet shënja e barazimit midis tyre: “në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të shenjtë”. (10)

Ikona nr.2 pasqyron ndikimin e besimit parahistorik mbi kristianizmin nëpërmjet rrymës fetare të Mithraizmit (Azia e Vogël). Flijimi i kaut, simbol i besimit hënor, ka shprehur NDRYSHIMET në TEOLOGJINË e pellazgëve të Azisë që u përhap në Europën romake dhe bizantine. Romakët e emërtonin “Sol Invictus” (Dielli fitimtar) dhe kulti i Mithrës festohej më datën 25 dhjetor e njohur nga kisha katolike dhe ortodokse si dita e lindjes së Krishtit.
“Alienët” e Manastirit nuk shprehin asnjë nga këto ide. Krahasimi i tre objekteve të artit vetëm na dëshmon, se në teologjinë ortodokse të shek.14 vijonin të përdoreshin simbolet parakristiane, por mbetet i pasqaruar fakti se : Çfarë shprehin “alienët” në afresk?

Piktori që përjetësoi mitin e Atllantidëve pellazgë

Përdorim emrin e Atllantidëve pellazgë sepse historikisht nuk njihet ndonjë mitologji më e lashtë se e tyre, që sot padrejtësisht është zëvëndësuar me emërtimet moderne “parahistorik” dhe “grek”. Meqënëse tema e shkrimit synon të dëshmojë rolin e faktorit ETNI në kuptimin e artit të lashtë dhe atij mesjetar, nuk do të ndalem tek emri i piktorit të afreskut, për të cilin nuk kemi ndonjë dokument shkrimor, por në zbulimin e përkatsisë etnike dhe besimit të tij.

Në këtë drejtim, njohja e simboleve parahistorike ka rëndesi të dorës së parë. Fakti që dy “alienët” e Manastirit nuk përputhen me simbolet (hëna-dielli) të mithraizmit dhe as të artit bizantin, tregon se piktori ka vendosur një mit autokton për të cilin ka patur edhe miratimin e dinastisë Nemanja.

Po të vështrojmë me vëmëndje vendosjen në afresk të “alienëve”, kuptohet se ata shprehin një “udhëtim” drejt hapësirës hyjnore, të padukshëm për syrin e njeriut (asnjëri në afresk nuk shikon në drejtim të tyre). Pozicioni i trupit dhe i fytyrës së figurës nr.2 me atë nr.1(poshtë), tregon një veprim të përbashkët në një mit të pakuptuar nga studiuesit.

2.

Figura udhëheqëse, si në “udhëtimin” qiellor ashtu edhe në studim, ndodhet në krahun e majtë të Krishtit (fig.2). Shtrohet natyrshëm pyetja: Si lindi idea e formës së mjetit, kur një shekull më vonë, Leonardo da Vinçi (1452 -1519) për këtë qëllim u frymëzua nga krahët e zogjve? Forma prej “sateliti” është një rastësi e pikturës, siç ndodh jorrallëherë edhe në natyrë. Piktorit as nuk i kishte shkuar ndërmend të shprehte një mjet, por një udhëtim hyjnor në qiell (siç do e sqarojmë më poshtë) duke përdorur simbolet e besimit të popullit të tij. Në fig.2 dallojmë këto simbole :

a – maja eshte e formuar nga një V e vendosur me drejtim horizontal që jep idenë e drejtimit të lëvizjes ( ˃).

b – brënda majës ndodhet simboli i kryqit të dyfisht ( x , + ) në qëndërën bosh të të cilit ndodhet topthi.

c -“kabina” e formuar nga gjysëm-hëna është e ngjitur me simbolin V. Hëna ka të pikturuar gjithashtu kryqin e dyfishtë, por më të madh se ai brënda majës.

d – rrezet që dalin nga kurrizi i hënës shprehin numrin 3.

Të gjitha këto simbole e kanë origjinën nga periudha e Matriarkatit dhe shprehin botkuptimin e parë besimtar dhe mitik të njeriut primitiv të lidhur me femrën dhe figurën e HËNËS . Për botën shkencore kjo periudhë u bë e njohur në shk.19 me librin e Johan Jakob Bachofen (Das Matterrecht, 1861), por studimin e plotë të objekteve arkeologjike të saj u krye nga Marija Gimbutas (Il linguaggio della Dea, 2008). Studiuesja gjermane Heide Goettner-Abendroth (La società matriarcale: definizione e teoria) pohon se kjo periudhë gabimisht emërtohet “sundimi i gruas” duke u barazuar me periudhën e patriarkatit që me të drejtë përcakton “sundimin e burrit”. Emërtimi më i saktë i saj, duhet të jetë “fillesa femërore”.(11) Matriarkati njihet si periudha më e gjatë e historisë njerëzore, për botkuptimin besimtar dhe mitollogjinë e së cilës është folur gjërësisht në librin “Sellenizmi-besimi që sundon Botën”, prandaj në këtë shkrim do të ndalem vetëm tek simbolet kryesore : V , Hëna-Ylli dhe Rrezet.

Siç vërehet nga tre shëmbujt e mëposhtëm, simbolet e lartpërmëndura me të cilat piktori ynë formoi “mjetin fluturues” e kanë origjinën nga trupi i femrës (fig.1) dhe Hëna. që dëshmojnë qënjen e besimit fetar dhe mitik që në fillimet e historisë njerëzore, por edhe nivelin e arritur të zhvillimit mendor të asaj kohe.



Sipas M.Gimbutas janë simbole që datojnë që nga vitet 20 000-17 000 pK (Paleolitico Superiore) ku vënd të veçant zë simboli V, X dhe zig-zaku (fig.2), motive që autorja i ka mbledhur nga qindra objekte të kulturës Vinka (5200-4000pK) (12) treva të fiseve dardano-ilire, që përdoren edhe sot në alfabete dhe shkencat e kohës moderne.

Po të vërehet me kujdes fig.2, të gjitha vizatimet janë krijuar nga simboli V i cili në periudhën e Matriarkatit shprehte natyrën e femrës si KRIJUESE të JETËS. (13) Pellazgët në njohjen e natyrës kanë marrë si mjet krahasues FEMRËN , duke zbuluar natyrën ciklike të jetës së njeriut, botës bimore e shtazore në Tokë dhe tre fazat e Hënës. Çdo dukuri e Lashtësisë që lidhet me numrin “3” shpreh besimin hënor pellazg, siç e shikojmë edhe në afreskun e Manastirit me numrin e rrezeve të “alienit” të parë (3 + 3) dhe (3) tek i dyti.

Femra ishte objekti më misterioz dhe më tronditës për njeriun primitiv, që i friksuar vërente gjakun që derdhej (por ajo mbetej gjallë) dhe organin nga dilte një krijesë e ngjashme me të. Për ta shprehur natyrën e saj krijuese, ai e përdori formën natyrale te trupit të femrës V siç i shikojmë në figurinat e para (fig.1,2 lart) dhe skulpturat e perëndeshave të artit parahistorik të Euro-Azisë. Tek (fig.1) ky simbol është i vendosur dy herë, mbi bark dhe më poshtë, për të treguar vendet hyjnore të trupit të femrës. Ky fakt vërteton drejtësinë e H. Goettner-Abendroth për emërtimin “fillesa femërore” e historisë njerëzore. Ajo që nuk dinte studiuesja ishte fakti se këto simbole u mitizuan nga Atllantidët pellazg të cilët e quanin veten “bij të tokës”. Figurën e tretë mund ta quajmë “modelin” parahistorik të minotaurit apo sfinksave, ku bashkoheshin gjymtyret e kafshëve dhe të njeriut. Në këto figurina metalike (fig.3) që i përkasin gjithashtu kulturës Vinka, dallohet lidhja e gjysëm hënës me simbolin e organit femror V, siç ka vepruar edhe piktori ynë në afresk(13).

Përfundimi I: Simbolet e përdorura nga piktori për dy “alienët”në afresk dëshmojnë se bëhet fjalë për një mit të besimit pellazg. Ai shpreh botkuptimin e tyre mbi hyjnizimin e njeriut pas vdekjes duke u larguar nga toka drejt botës së përtejme ku ndodhet Krijuesi(fig.1 në afresk). Ky udhëtim ndërmjedsohet me ndihmën e “të parëve të tyre” (koka e kthyer mbrapa e fig 2). Po të vëresh pikturat e enëve të baltës mbi ngjarjet tokësore të mitive, mbi kokën e tyre u qëndron një formë e vogël shtëpie që shpreh “kultin e të parëve”, idenë e së cilës e dëgjojmë edhe sot : “ ata (prindërit e vdekur) na vështrojnë/na mbrojnë nga lart”. Ikonat ortodokse që njohim, nuk shprehin asnjë “udhëtim” qiellor, por vetëm sakrifikimin dhe Krishtin e ringjallur.




Problemi i etnisë në objektet arkeologjike dhe besimtare

A kanë qënë banorët që faleshin në Manastirin e Deçanit, stërnipërit e Pellazgëve të lashtë që vijonin ta ruanin besimin e të parëve? Le t´iu drejtohemi përsëri simboleve.


(14) Fotot e mësipërme lidhen me historinë, gjuhën, emërtimet dhe simbolet e Arbërve. Ky fakt dëshmohet lehtësisht duke filluar nga emri i perëndisë Thot (ai që flet) apo Tat (baba në shqip) që sipas studiuesit arbëresh Xhuzepe Katapanos (Thoti fliste shqip) njihet si udhëheqës i fiseve atllantide-pellazge të mbijetuara nga përmbytja (fig.1). Qeleshja e Thotit si e shqipetarëve të sotëm dhe krahët e shqiponjës, flasin për rolin e tij si Kryeprift i lidhur me Zotin. Në këtë reliev me origjinë etruske, Thoti (Hermesi-hellen,Mërkuri-romak) u tregon bashkombasve “udhën e Zotit” me simbolin e besimit të tij (Hëna-Yll). I njejti simbol është gdhëndur në objektet arkeologjike të arbërve parahistorikë (fig.2), në zbukurimet prej metali të Ilirëve, mbi qeleshet e mbretërve të tyre (Aleksandri i Madh), si emblemë e principatës së Arberit , në tatuazhe dhe gur-varret dhe sot e kësaj dite, ruhen tek veshja dhe objektet e jetesës së Shqipetaro-Arbërve.

Qëllimi i përdorimit të simboleve besimtare nuk ka qënë vetëm për të patur mbrojtjen hyjnore gjatë jetës së tyre, por edhe për të dalluar përkatsinë etnike ndaj popullsive të huaja. Kjo ka qënë edhe dëshira e piktorit anonim në afreskun e “Sakrifikimit të Krishtit”.

1.“alieni” në të djathtë të afreskut të Krishtit. 2. punim në xham i dy shënjtorëve Pietrit dhe Palit (shk. IV pK.) 3.Porta e Manastirit te Deçanit 4. Nekropoli i tumulave të Rogovës në krahun e djathtë të rrugës Gjakovë-Prizren (Kosovë). (15)

Në fig.1 lartë, shikojmë dy shirita që valviten prapa kokës, sikurse edhe ato që dalin nga kurora mbi kokat e dy shënjtorëve të parë të kristianizmit (fig.2) Palit dhe Pjetrit dhe tek mozaiku i Mesaplikut në Muzeun Historik të Tiranës. Paraqitja e dy shiritave të lidhura prapa kokës me nyje, që në gjuhën shqipe emërtohet KOM është simbol besimtar që dëshmon “lidhjen me Zotin”. Për tu dalluar nga etnitë e huaja, me emrin Kom-b u përfshinë të gjith fiset e etnisë Arbërore duke u vetquajtur “popull hyjnor”, emërtim që mbahet edhe sot, pavarësisht që në mënyrë absurde në shqip, ne e përdorim për “shtetet” dhe për çdo popullsi tjetër të huaj. Duke e vendosur qëllimisht këtë detaj (lidhjen e nyjes) në afresk, piktori dhe familja Nemanja kanë dashur të dëshmojnë përkatsinë etnike arbërore dhe natyrën hyjnore të dinastisë.

Në rast se do të vërejmë simbolet e ndërtesës së Manastirit të Deçanit, do të bindemi se nuk ka qënë piktori, i vetmi që ka përdorur simbolet e besimtarëve etnik arbër, por edhe dekoratorët e saj. Tek porta e Manastirit (fig.3 lartë) shikojmë dy simbole të kryqit brënda rrethit. Origjina e tyre është gjithashtu nga besimi hënor pellazg. Në tumulën e Rogovës në Kosovë , që sipas studiuesve i përket periudhës së bronzit të mesëm (1800- 1500 p.e.s.) dhe të hekurit të hershëm dallohet i njejti simbol (16) . Në këtë kohë akoma nuk kishin filluar dyndjet e fiseve nomade aziatike në Gadishull dhe nuk njihej besimi kristian. Topthat që mbushin shiritat e hekurta tek porta, siç vërehen në shumë porta të banesave të vjetra, sunduqet, tek jelekët e veshjes së traditës shqipëtare (burrave dhe grave) dhe rrobën e bardhë të Papës janë simbole parahistorike të besimit pellazg për Krijuesin. Edhe tek kryqi/yll tek “alieni” (fig.2) ka në mes topthin, simbolin e Zotit.

Përkatësinë etnike të banorëve të krahinës ku ngrihet Manastiri dhe familjes mbretërore e dëshmojnë edhe fakte të tjera. Në fotot poshtë jepen dy ndërtime të ngjashme, e para tregon kullën (siç e përcakton edhe shënimi në anglisht) e Shen Savës në malin Athos në Greqi.

Pirgue (tower) of St. Sava, Hilandar (Helladë) 2.Kullë në Kosove 3. Shqiponja në Manastir është me një kokë si ajo e Arbërve. (17)
Në foton e dytë shikojmë të njejtin stil ndërtimi të shqipëtarëve në Kosovë dhe në të gjithë Malësinë e Dardanisë dhe të Shqipërisë së Veriut. Edhe emërtimi i mbetur i këtij ndërtimi (pirg) është i gjuhës shqipe që dëshmon etninë e ndërtuesve dhe të familjes së shënjtorit. Në Fjalorin e gjuhës shqipe lexojmë :“Pirg – Ndërtesë e lartë rrumbullake a katërkëndëshe pranë murreve të një qyteti ose të një kështjelle, që shërbente për mbrojtje, si pikë vrojtimi etj.” (18)

Në murret e manastarit dallojmë edhe figurën e shqiponjës (fig.3) që sipas besimit pellazg është ndërlidhësja e Zotit me njerëzit tokësorë. Në këtë rast, ajo dëshmon se Manastiri i Deçanit është “shtëpia e Zotit”, një objekt i paprekshëm, siç e gjejmë të ligjëruar në Kanunin e Lek Dukagjinit : “Pronet e pasunia e kishës janë të paprekshme. Kush then kishën , asht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robi jashta Bajrakut “ (20)

Të bie në sy se shqiponja e Manastirit në Deçan ështe me një kokë si ajo e shtetit të Arbërit dhe principatave të Zakariajve dhe Buzëzezëve dhe jo me dy kokë si e vulës së Shën Savës në një dokument të Manastirit Hilandar i cili përfaqëson simbolin ortodoks të huazuar nga fiset pellazge. Kjo shqiponjë u përdor nga Stefani i Deçanit vetëm mbas pushtimeve. Në një grafikë të filmuar me titull “Historia e Serbisë ndër vite” mësojmë se familja princërore Nemanja nuk e ka origjinën nga arbërit e Dardanisë por nga Arberia veri-perëndimore, sot Mali i Zi. (History of Serbia : Every Year

https://www.youtube.com/watch?v=mDWtrC0SQfQ
)

Përfundimi II : Simbolet e afreskut dhe vetë ndertesa e Manastirit dëshmojnë se kemi të bëjmë me një vepër të rikonstruktuar të një objekti kulti dardan nga familja mbretërore e etnisë arbërore e besimit ortodoks . Për këtë qëllim u shfrytëzuan artistë të ikonave dhe mjeshtër ndërtimi të etnisë së tyre, të famshëm për këto mjeshtri në të gjithë Gadishullin mesjetar dhe njohës të besimit autokton.

Në këtë shkrim nuk u përdorën edhe faktet historike, dokumente dhe fotografi të studiuesve shqipetarë lidhur me Manastirin e Deçanit, që dëshmojnë katërcipërisht çka pohuam më lart. Arësyeja e mospërdorimit të fakteve historike mbi tezën etnike, ka qënë hapësira e kufizuar e një shkrimi dhe synimi për të zbuluar fakte të reja duke u bazuar tek shkenca e besimit. Mungesa e dëshmive besimtare në studimet sllave mbi përkatësinë sërbe të Manastirit, krahinës së Dardanisë dhe të dinastisë Nemanja, por duke u mbështetur vetëm tek pushtimet dhe lloji i besimit (ortodoks), tregon se nuk kemi të bëjmë me një metodë shkencore.

Vështirsia për të kuptuar simbolet e afreskut dhe të ndërtesës së Manastirit nga ana e studiuesve sllave rrjedh prej faktit, se fiset e ardhura në Gadishull të kësaj etnije nuk kishin akoma një teollogji besimtare të formuar dhe shërbenjës priftërinj apo tempuj të besimit të tyre. Në vendin e ri, ata u ndodhën nën trysnin e besimit pellazg të popullit që gjetën, atij ortodoks të Bizantit dhe të sektit të Bogomilëve të Bullgarisë (shek. XI). Kjo gjëndje na çon në përfundimin se për sërbët më shumë se sa besim shpirtëror, ortodoksia ishte një besim i lidhur me pushtetin mbretëror të mesjetës (1219 me Shën Savën) dhe të shtetit në kohët moderne (1880-1956). (21)

Kjo dëshmohet edhe nga sondazhi i bërë në të gjitha republikat dhe krahinat autonome të Jugosllavise më 1985, rreth përqindjes së punëtorëve që shprehnin besimin fetar. Në Kosovë besimtarët zinin vëndin e parë me 44%, ndërsa në Serbi 11% . Një vizitor polak , në fillim të shekullit të XX vëren se “Ata (serbët-shën im) kanë shumë kisha e manastire – por kishtat janë përherë bosh…” (22).

Pra teza ETNIKE vërteton shkencërisht trashëgiminë historike të Manastirit të Deçanit dhe përkatësinë etnike të ndërtuesve, besimtarëve të tij dhe vetë familjes mbretërore. Njohja e të gjitha fakteve historike e bën rast unik në Botë, pamjen që ka sot Manastiri i Deçanit – i rrethuar nga murret e larta me tela dhe tanket 24 orëshe, për ta rruajtur nga ata që e ndërtuan, u falën dhe e mbrojtën gjatë të gjitha periudhave gjakatare që kaloi Gadishulli Ballkanik.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...