Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D
Puthadori shembullor i presidentit Putin
Një gazetar i njohur rus, Dmitri Kiselovi (1954), gatipesë vjet më parë, bëri një kërcënim publik për Shtetet eBashkuara të Amerikës.
Për dijeninë e lexuesve të nderuar, Dmitri Kiseloviështë drejtues emisionesh televizive, drejtor ipërgjithshëm i agjencisë informative ndërkombëtareruse “Rossia sevodnja” (Rusia sot) dhe zëvendës
drejtor i përgjithshëm i KSHTRM (Kompanisë ShtetëroreTelevizive
dhe Radiopërhapëse Mbarëruse).
Në veprimtarinë e vet gazetareske, Dmitri Kiselovi, për
puthadorësinë (servilizmin) e tij karakteristike ndaj Putinit, ka rënë në sy jo vetëm në sytë e opinionit publik rus, por edhe në radhët e opinionit publik ndërkombëtar.
Në një emision televiziv përmbyllës të programit“Vjesti njedeli” (Lajmet e javës), asokohe Dmitri Kiselovipati deklaruar se Rusia është i vetmi vend, i cili “ka aftësinë t’i shndërrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëhi radioaktiv".
(Citohet sipas: “Dmitri Kiselovi : “Rusiaështë e aftë t’i shndërrojë Shtetet e Bashkuara tëAmerikës në hi radioaktiv”.
Faqja e internetit“echo.msk.ru”. 16 mars 2014).
Pra, kjo deklaratë e këtij puthadori të regjur tëpolitikës së Kremlinit bëhej në një kohë kur Rusia kreupushtimin e Krimesë nën maskën e një të ashtuquajturi referendum dhe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës qenëpozicionuar prerë kundër atij pushtimi.
Për mënyrën se si ishte organizuar propaganda e Kremlinit për “të mirat” e pushtimit të Krimesë, mund të gjykohej jo vetëm nga instruksionet e bëra publike për gazetarët e televizioneve.
Në të ashtuquajturat “kthina tëfshehta”, atyre u jepeshin këshilla për të rrëfyerpër “shpërthimin e shfrenuar të krimit” në Ukrainë,
për “kacafytjet në rritje për pushtet”, për “kriminalitetin nën maskën e Majdanit” dhe mandej për të reklamuarqetësinë çlodhëse në Krime.
Jevgjeni Kiselovi, gazetar rus dhe analist politik që punon në Kiev, ish-drejtor ipërgjithshëm i TPR (televizion publik rus) dhe kryeredaktor i gazetës “Moskovskije Novosti” (Lajme të Reja nga Moska), metodat e telepropagandistëve rusë ikrahasonte me punën e bashkëpunëtorëve të Jozef Gebelsit.
Prandaj edhe emri i Dmitri Kiselovit qe përfshirë asokohe në listën e funksionarëve rusë që e kapnin sanksionet ndërkombëtare.2
Në një intervistë që Dmitri Volçek (1964), poet,prozator, përkthyes dhe botues rus, kryeredaktor i sajtit“Radio svoboda” (Radio liria), i ka marrë Juri Kiselovit dhe që e pati botuar në internet, del në pah me tërë spikamën e vet mashtrimi skandaloz i makinerisë propagandistike të Putinit, të përfaqësuar nga Dmitri Kiselovi e kompani, për zhvillimin e ngjarjeve në Ukrainë, në ballafaqim me të vërtetën që pasqyron gazetari i shquar Jevgjeni Kiselov, si dëshmitar i drejtpërdrejtë i atyre ngjarjeve.
Pra, kemi të bëjmë me dygazetarë me të njëjtin mbiemër - Kiselov - por mepikëpamje krejtësisht të kundërta në raport me të vërtetën: njëri noton në detin e mashtrimit, kurse tjetri rrezatonvetëm të vërtetën.
Në atë intervistë, Juri Kiselovi patideklaruar: “Mua më vjen turp të jem qytetar rus” (Citohetsipas: Dmitri Volçek.
“Mua më vjen turp të jem qytetarrus”. Intervistë me gazetarin Jevgjeni Kiselov. Faqja einternetit “svoboda.org”. 30 mars 2014).
Dmitri Kiselovi, brenda dhe jashtë Rusisë, ka rënë nësy për servilizmin e tij të pështirë para Putinit.
Me rastin e 60-vjetorit të lindjes së Putinit (07 tetor 2012), gjatëzhvillimit të programit televiziv me temë “Lajmet e javës”, ai pati përgatitur një koment që zgjati 12 minutadhe 41 sekonda.
Në atë koment, ai deklaroi:“Për nga përmasat e veprimtarisë, Putini-politikan,në krahasim me paraardhësit e tij të shek XX, është ikrahasueshëm vetëm më Stalinin”.3
Ndërsa në një tjetër shfaqje puthadorësie, Dmitri Kiselovi i drejtohet Putinit me një tjetër deklaratë, këtëherë vetëposhtëruese:“Vladimir Vladimiroviç, mua më keni besnik, çizmetdo t’ju pastrohen me floknajën time, më pas do t’ju thurdhe këngë”
(Citohet sipas: Helena Rikovceva. “IshteKiselovi ai që tha për Putinin: mua më keni besnik”.
Faqja e internetit “svoboda.org”. 13 dhjetor 2013).Pas deklaratës së mësipërme kërcënuese të Dmitri Kiselovit në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,ca kohë më pas qe publikuar reagimi i zëvendës kryeministrit të Federatës Ruse Dmitri Rogozin(1963), doktor i shkencave filozofike.
Në një dalje publike ai pati deklaruar:“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, brenda disa orëve,mund të zhdukin deri në 90% të potencialit tonë bërthamor.
Gjatë më shumë se dhjetë vjetëve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpunohet koncepti i një goditjeje globale të rrufeshme.
Sipas atij koncepti,parashikohet dhënia e goditjes me armatim jobërthamornë çdo pikë të planetit brenda një ore.
Në bazë tërezultateve të lojës luftarake që u zhvillua në Pentagon në fund të vitit të kaluar, me ndihmën e 3,5-4 njësive të armëve të precizionit të lartë, Shtetet e Bashkuara tëAmerikës janë në gjendje që brenda gjashtë orëve tëshfarosin objektet kryesore infra strukturore të kundërshtarit dhe t’i heqin atij mundësinë për të rezistuar”
(Citohet sipas: Dmitri Popov. “Rusia do ta4 humbasë luftën
me Amerikën brenda gjashtë orëve”.Faqja e internetit “mk.ru”. 28 qershor 2014).
Kërcënimi i gazetarit-puthador të Putinit në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është pasojë errënjosjes së “universitetit” të servilizmit politik në Rusi,për të cilin vetë kreu i Kremlinit ka treguar dhe vazhdontë tregojë një kujdes të jashtëzakonshëm për lulëzimin etij.
Në “auditoret” e këtij “universiteti” të servilizmit janëedukuar dhe edukohen jo vetëm breza gazetarësh tëshumtë servilë, por edhe politikanë.
Madje servilizmi indonjë figure politike ndaj agait të Kremlinit, ka arriturderi në përmasa sa skandaloze, aq edhe qesharake.
Le t’u flasim lexuesve me gjuhën e fakteve.
Deputetja e Dumës Shtetërore Elena Mizulina(1954), kryetare e komisionit parlamentar për çështjet egrave, të fëmijëve dhe të familjes, doktore e shkencavejuridike, me titullin “profesor”, u propozoi grave ruse tëlindin fëmijë me Putinin.
Një propozim të tillë ajo e patibërë më 05 tetor të vitit 2014, në një tryezë tërrumbullakët, kushtuar problemeve demografike në Rusi.
Le të njihen lexuesit me propozimin e saj:“Thelbi i propozimit tim është i thjeshtë: çdo qytetaree Rusisë do të ketë mundësi të marrë me postë materialingjenetik të presidentit të Federatës Ruse, të ngeletshtatzanë me spermën e tij dhe të lindë fëmijë. Nëna tëtilla do të marrin një asistencë të posaçme nga shteti.
Fëmijët e lindur me presidentin, në të ardhshmen do tëpërbëjnë elitën ushtarake dhe politike të shtetit”
(Citohet5 sipas: “Ushtria e klonimeve të Putinit”.
Faqja e internetit“motivnews.com”. 09 nëntor 2014).
Si u komentua asokohe në mjediset ndërkombëtareky propozim i politikanes ruse?Në sajtin e “New York Observer” thuhej:
“Kjo do të thotë se këta “bij putinianë” do të jenëshkurtabiqë dhe tullacë?
Mos dashkeni gjë të keni njëfëmijë, i cili do të gënjejë, do t’ju futë thikën në shpinëdhe do t’ju rrëmbejë shtëpinë?”.
Radiostacioni amerikan “Fox News Radio”transmetonte:
“Ligjvënësja ruse kërkon të zgjerojë madhështinë e Rusisë nëpërmjet përhapjes së spermës së Putinit”.
Gazeta “New York Daily News” njoftonte:“Rusia shumë shpejt mund të ketë një ushtri të tërëPutinësh shkurtabiqë”.
Agjencia angleze e informacionit “Inquisitr”shkruante:“Kemi dëgjuar se me rrugë postare dërgohen nuseruse.
Prandaj porositë postare për lindje fëmijësh nukjanë kaq joreale. Dërgimi i spermës së Putinit për gratëruse tani duket i shpifur.
Por nëse pas 20 vjetësh do tëshfaqet një ushtri e tërë kalorësish tullacë me gjoks tëzbuluar, atëherë kemi për ta vlerësuar këtë informacion tëgazetës ruse”.
Gazeta zvicerane “Blick” nënvizonte:“Politikania ruse kërkon: sperma e Putinit për tëgjitha gratë!”.6
***
Sa për kujtesë njerëzve pa vetëdije kombëtare,nostalgjikëve të Rusisë në Shqipëri.
Propaganda e shfrenuar gebelsiane e Putinit kundër Ukrainës, që zbulonte urrejtjen e Dmitri Kiselovit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më sjell në kujtesësh faqjen e urrejtjes së tërbuar që mjetet e informimitmasiv rus dhe sidomos kanali televiziv shtetëror rus,patën shpërthyer kundër kombit shqiptar, që ngaKamçatka deri në Peterburg, veçanërisht kundër popullitshqiptar të Kosovës, gjatë periudhës që NATO-ja pobombardonte Serbinë në pranverën e vitit 1999.
Asokohe,siç njoftonte ambasadori ynë në Moskë, zotëria Shaqir Vukaj, në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë uregjistruan 70 mijë vullnetarë për t’u nisur drejt Serbisë dhe për t’u radhitur në formacionet kriminale serbe për vrasjen e shqiptarëve të Kosovës.
Përveç kësaj, personelittë ambasadës sonë në Moskë, përmes postës elektronike, idërgoheshin kërcënime anonime, në të cilat merrej nëmbrojtje barbaria shoviniste e Millosheviçit dhe sulmohejegërsisht etnia shqiptare.
Ja njëri nga ato kërcënime, në tëcilin shkruhej:“Shqiptarë të ndyrë!
Ju duheni mbyllur në Shqipërisi në kafaz dhe në rast se doni të dilni, duheni vrarë siqen të tërbuar.
Gratë tuaja duhen sterilizuar, që të mosmund të lindin më si lepujt.
Dhe në qoftë se ju do tëvendosni të vini në Kosovën serbe, do të ngordhni.
Toka7 do t’ju helmojë. Kombi juaj duhet zhdukur.
Le t’ju marrinamerikanët atje, në Amerikë. Ngordhni sa më shpejt në Rusi.
Juve do t’ju therim” (Citohet sipas: ShaqirVukaj. “Rusia dhe Kosova. (Shënime të njëdiplomati)”. Tiranë 2007, f. 415).Tiranë,
12 janar 20198
Akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri,Ph.D , ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938.
Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm.
Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse.
Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse.
Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs.
Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.
Ka botuar mija artikuj dhe dhjeta libra shkencorë nga gjuhësia si dhe disa fjalorë.
Është anëtar i rregulltë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
******