2019-01-09

Pas leximit të librit të Aristotel Micit me titull “Prejardhja e Emrit Shqiptar”,(Etnonimi Shqiptar).

 Me anë të këtij libri studimor autori trajton cështjen se hipoteza që kërkon të gjejë origjinën e etnonimit të ri shqiptar tek simboli i lashte i shqipes duhet marrë në konsideratë dhe të mos anashkalohet. 

 Në të mirë të kësaj ideje janë shumë detaje dhe fakte historike dhe gjuhësore. Argumentet e kesaj hipoteze janë në përshtatje me rregullat gramatikore të fjalëformimit, me etnografinë dhe psikologjinë mbarëkombëtare.





Shenojmë se në mbrojtje të idesë se tij autori sjell dhe gjykime e mendime të studjuesve të shquar të fushës së albanologjisë duke filluar me historianë të antikitetit si si Straboni e Plutarku e deri te Marin Barlet e Marin Bicikemi,; nga albanologë të huaj si Edith Durham, Maximilian Lambetz, Milan Shufflay e deri tek dijetaret e diteve tona të albanologjisë si Prof. Eqrem Cabei e Prof. Shaban Demiraj; nga studiuesi Eqrem Bej Vlora e deri te historiania albanologe Lucia Nadini, profesoreshe e Univesitetit te Venecias.

Ky libër esseistik shquan për mënyrën e argumentimeve, për një logjikë të qartë në shtruarjen e mendimeve e me një gjuhë të kthiellët. 

Cdo shqiptar, kudo që të ndodhet, më anë të këtij libri ka mundësi të marrë një informacion të gjërë lidhur me origjinën e emrit të tij kombetar..

Aristotel Mici lindi në 1935 në fshatin Shën Pjetër, pranë qytetit antik të Apolonisë të rrethit të Fierit. Shkollën e mesme e kreu në Shkoder. 

Ne 1960 kur mbaroi Universitetin e Tiranës filloi punën si mësues i letërsisë në gjimnazin e Fierit. 

Më vonë, në vitin 1968, kur u hap filjali i Universitetit për qytetin e Fierit, u emëura pedagog i letërsisë në këtë institucion.
Filloi të merrej me krimtari letrare që nga mesi i viteve '50, të shekullit te kaluar. 

Gjatë këtyre viteve në vazhdim, do të botonte disa libra me tregime edhe novela. 

Krahës librave me letersi artistike, është marrë edhe me studime esseistike, nga te cilat janë në qarkullim "Preradhja e Emrit Shqiptar", Hymni i Flamurit Simbol-mbarë Kombëtar", "Presidentët Amerikanë në Memorialin Rushmore", "Meditime Letrare", "Apolonia dhe Hinteralndi i Saj".



Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...