2019-01-10

Debat publik për një "stramastikë"--Fiqfiriq, të Edi Ramës !

Rezultate imazhesh për flori bruqi
Nga Flori Bruqi 




Agjencioni " Floripress"   ka analizuar zhvillimet më të fundit politike në Kosovë e Shqipëri, përqëndruar kryesisht tek ndryshimet e qeverisë në Shqipëri dhe lëvizjet e kryeministrit shqiptar Edi  Rama.
Sa i përket emërimit të një djali të ri kosovar në krye të diplomacisë shqipare, Floripress ,shkroi : “Besoj se për ata që merren me politikë ose analizojë politikën, ka qënë një lojë e Edi Ramës për të manipuluar opinionin publik.
Ekziston një fetish i zotit Edi Rama për me pas një dorë edhe nga Kosova  sepse Shqipëria , kohë pas kohe po i duket vend i vogël dhe kështu ka vendosur të ketë një dorë edhe në Kosovë. Edhe ardhja e tij në Pejë ishte po e quajmë famëkeqe në kuptimin e mënyrës se si u soll e si i bëri ato lojrat teatrale. Tash emërimi i dy ministrave nga Kosova, për të cilët nuk kemi  ndonjë opinion".

Çfarë ndodh në botë është se i vetmi sektor që më tej kërkon një njeri pak më të moshuar në kabinetin qeveritar është pikërisht ministria e jashtme. 
Bota tash po ka minitsra të rinj në moshë për ekonomnë sepse njohuritë që fitohen në ekonomi e në financa janë shumë më të shpejta  të cilat mundesh me i akumulu. Ndërsa ministria e punëve të jashtme është më delikate, kërkon edhe një përvojë jetësore. Mund të ishte edhe ky një rast i tillë. 
Floripress  për Gent Cakën kemi  dëgjuar me vonesë. Në Kosovë askush se njef ketë stramastik .  Është  një djalë i ri,"fiqfiriq", po thonë i lexumë . Unë e kam shkruar edhe një status në ‘Facebook’ dhe "Floripress"  ku kam thënë se leximi dhe përfitimi nga leximi janë dy gjëra të ndryshme. Po të ishte për të lexuar kishim shpallur një konkurs nacional që të konkurojë për  ministër i jashtëm… Nuk mjafton vetëm leximi i librave si kusht për t’u bërë ministër i jashtëm”i shtetit shqiptar.Turp,shkroi "Floripress".
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në 'Ora News'  foli edhe për emrin e Gentian Cakajt, i propozuar nga Rama si Mministër i ri i jashtëm.

Për profesor Dr.Sali Berishën, Gent  Cakaj i shërben Beogradit.

 


"Një njeri që e sjell Baton Haxhia që është kryeartat i Beogradit në Kosovë. Ky njeri vihet pasi ëhstë në shërbim të Beogradit, dhe përfaqëson më shumë se këdo tjetër Beogradin dhe Batonin që është shef i Beogradit në Prishtinë", u shpreh prof.dr.Sali  Berisha.


Gent Cakaj, ish  ministri i propozuar nga Edi Rama kërkojë në vazhdimësi  ndryshim kufijsh në Ballkan

Rezultate imazhesh për gent cakaj ishte anetar i levizjes vetvendosje

Fiqfiriqi - "Stramastiku" zt.Gent Cakaj ishte  njeriu i përzgjedhur ‘papritur’ nga Edi Rama personalisht si personi që do të drejtojë dikasterin më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare në këtë periudhë shumë të rëndësishme për vendin dhe interesat kombëtare.

Ish Ministri i ri i Jashtëm ka shumë pikëpyetje në emërimin e tij dhe mosha e re dhe jo eksperienca janë ‘cenet’ më të vogla në këtë drejtim.










Akuza të forta janë hedhur ndaj tij. ‘Ky njeri vihet pasi është në shërbim të Beogradit, dhe përfaqëson më shumë se këdo tjetër Beogradin’. Ka qenë kjo një akuzë e Berisha.
Ndaj Gent Cakaj është një rrezik kombëtar në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai është vendosur aty edhe me rekomandimin e përfaqësuesve më të besuar të interesave serbe në shtetet tona shqiptare.
Kryeministri Edi Rama, mik i Sorosit dhe nxitës i paktit Thaçi-Vuçiç për shkëmbim territoresh, me mbështetjen e individëve të caktuar që konsiderohen në Kosovë edhe si ‘spiunë të serbëve’, emëron Ministër të Jashtëm Gent Cakaj, pinjoll i Soros-it dhe ‘beniamin i spiunëve’
Ndaj këtu ka një rrezik shumë të madhe . Çfarë do të bëjë Cakaj me këtë çështje kyçe të interesave kombëtare, këtë tezën e madhe serbe për ‘korrigjim kufijsh’?
Ky është shqetësimi real që kanë sot diplomatët shqiptarë e kosovarë, të cilët njohin qëndrimin e Edi Ramës mbi projektin e Serbisë së Madhe.


Rezultate imazhesh për gent cakaj ishte anetar i levizjes vetvendosje


Kush është Gent Cakaj, shqiptari i Kosovës që për disa ditë zëvendësojë ministrin më përvojë zt.Ditmir Bushatin

Gent Cakaj është një nga prurjet e shumta pas strategjisë së Edi Ramës për të afruar në qeverinë e tij, edhe emra të spikatur të shqiptarëve të Kosovës.


Në Korrik të vitit 2018 ai u caktua Kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim.








Rezultate imazhesh për ilir meta

Presidenti shqiptar Ilir Meta refuzon  stramastikun e Edi Ramës, fiqfiriqin Gent Cakajn për ministër të Jashtëm të Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka refuzuar zyrtarisht kandidaturën e Gent Cakajt për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, të propozuar nga kryeministrit Edi Rama.

Kreu i shtetit rendit arsyet e kthimit të dekretit duke theksuar se ai nuk ka përvojë si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.

Vetëvendosje: Gent Cakaj ishte anëtar i VV-së, mbështesim vendimin e Metës për mos dekretim të tij

"Stramastiku"-Fiqfiriqi i Edi Ramës,Gent Cakaj 

Gent Cakaj u propozua të emërohet nga kryeministri Edi Rama në postin e lënë bosh nga Ditmir Bushati, i cili u shkarkua nga kryeministri gjatë Asamblesë Kombëtare që u mbajt më 28 dhjetor.

Letra e presidentit Meta për kryeministrin Rama

Zoti Kryeministër,

U njoha me propozimin tuaj nr. 6174 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 16 prot., dt 04.01.2019, për emërimin e z. Gent Cakaj, në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Presidenti i Republikës, menjëherë pas marrjes së propozimin tuaj, filloi verifikimin e hollësishëm dhe të domosdoshëm të z. Gent Cakaj me qëllim krijimin e besimit përpara vendimit për emërimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme.

Pozicioni i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme është një nga postet më të rëndësishme në kabinetin qeveritar, aq më tepër tani kur vendi është pjesë e Trojkës së OSBE-së dhe në më pak se një vit përgatitet të marrë kryesimin e saj, një hap historik dhe një përgjegjësi që kapërcen kufijtë e Shqipërisë dhe rajonit tonë.



Ndërkohë, ditët, javët dhe muajt e ardhshëm janë vendimtarë sepse Shqipëria është përpara vendimit jetik për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian në qershor 2019.

Përparimi i Dialogut Kosovë – Serbi me qëllim forcimin e perspektivës evropiane të të dy shteteve është një nga zhvillimet më të rëndësishme të rajonit tonë gjithashtu.

Në mungesë të kohës për të eksperimentuar e provuar kapacitetet dhe aftësitë e ministrit të propozuar përballë sfidave aktuale madhore për vendin dhe interesat kombëtare të tij, gjykoj se në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme duhet një individ i sprovuar dhe efikas, me njohje të plotë të përgjegjësive shtetërore, kombëtare dhe administrative, i vetëdijshëm për impaktin e madh dhe vendimtar që do të ketë në politikën e jashtme, veçanërisht në muajt e ardhshëm, por edhe gjatë kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria që është një përgjegjësi historike për vendit tonë.

Profili i z. Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi.

Zoti Kryeministër,

Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme.

Qëndrimet e tij publike në kontekstin e debatit për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve të Kosovës e Serbisë por edhe të Ballkanit Perëndimor janë në kundërshtim të plotë me programin e qeverisë aktuale për politikën e jashtme dhe shtjellimin e saj nga Ministria e Punëve të Jashtme (citoj nga intervista e Zv/ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, për emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, dt. 01 nëntor 2019:

“…Tani te korrigjimi i kufijve semantikisht kjo nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje.

Evoluimi i parë është, sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor”…).

Këto deklarata të rrezikshme të z. Gent Cakaj, me pasoja të paparashikueshme në rajon dhe me gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, janë në kundërshtim të hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të vetë Bashkimit Evropian.

Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktive që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputhje me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe minon besueshmërinë e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon.

Zoti Kryeministër,

Nga informacioni i administruar mbi verifikimin e sigurisë dhe pastërtisë së figurës, Presidenti i Republikës ju bën me dije se:

1. Z.Gent Cakaj ka treguar mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës së Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke neglizhuar zbatimin e ligjit dhe akteve nënligjore që garantojnë qarkullimin e sigurt të informacionit të klasifikuar sekret shtetëror.
Konkretisht z. Gent Cakaj me VKM nr.342, datë 07.06.2018 është emëruar në detyrën e Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ushtrimi i së cilës kërkon domosdoshmërisht pajisjen me çertifikatën e sigurisë personale, me qëllim që personi të njihet, administrojë apo përpunojë informacion të klasifikuar.

Nga ky moment subjektit në fjalë, në zbatim të ligjit nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar, VKM nr. 188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullores për sigurimin e personelit”, VKM nr. 836, datë 14.10.2015 “Për miratimin e rregullores për punën me informacionin e klasifikuar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian” dhe akteve nënligjore në zbatim të tyre, të nxjerra nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj i lind detyrimi ligjor që të aplikojë dhe të pajiset me Certifikatat përkatëse të Sigurisë.

Nga informacioni zyrtar i administruar nga MEPJ, nga DSIK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese rezulton se z. Gent Cakaj, për një periudhë të vazhdueshme prej 7 muajsh ka neglizhuar qartësisht zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi.

Sipas konfirmimit shkresor të MEPJ dhe DSIK, z. Gent Cakaj ka plotësuar formularin e aplikimit vetëm më datë 03 janar 2019 (3 ditë pas firmosjes së propozimit për dekretim si Ministër të MEPJ).

Z. Cakaj, me mosplotësimin e formularit të aplikimit dhe mospajisjen me Certifikatat përkatëse të Sigurisë për periudhën 7 qershor 2018 deri në 3 janar 2019, jo vetëm që ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar sekret shtetëror apo sekret NATO dhe BE, por nga ana tjetër ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor.

Gjithashtu me mosplotësimin e formularit të sigurisë në kohën e kërkuar, ai ka penguar verifikimin e sigurisë për këtë periudhë, pasi sipas nenit 12 të Rregullores së Sigurimit të Personelit, miratuar me VKM nr.188, datë 04.03.2015, ku parashikohet se verifikimi i sigurisë fillon vetëm pasi individi aplikues ka pranuar dhe ka dhënë pëlqimin me shkrim, pavarësisht se funksioni dhe detyra që ai ka ushtruar e kishte të domosdoshme dhe të detyrueshme nevojën për njohje me informacion të klasifikuar.
Shmangia prej tij i zbatimit të këtyre detyrimeve ligjore, së pari është shkelje për të cilën çdo funksionar duhet të mbajë përgjegjësitë që i takojnë, por njëkohësisht kjo sjellje tregon për mungesë të përgjegjshmërisë në ushtrimin e funksionit publik si Zv.Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe është një tregues tepër i qartë për rrezikun që mbart kjo kandidaturë, për të ushtruar detyrën shumë të rëndësishme të propozuar për emërim të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

2. Procesi i certifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj i kryer nga DSIK brenda një dite (04 01.2019), duket hapur që është një proces i kryer në kushtet e urgjencës, dhe në kundërshtim me procedurën dhe kërkesat e ligji nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar dhe VKM nr.188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullores për sigurimin e personelit”.

Në formën se si është kryer, procesi i verifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj nuk garanton besueshmërinë e duhur të Certifikatave të Sigurisë të lëshuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klafisikuar (DSIK).

Sipas shkresës nr. 09/1 prot, datë 8.01.2019 të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj, ka plotësuar aplikimin për certifikatë sigurie pranë kësaj Ministrie vetëm më datë 03.01.2019, edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillon nga marrja e detyrës si Zëvendës Ministër i MEPJ.

Aplikimi i z. Gent Cakaj është përcjellë nga MEPJ brenda ditës në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar me shkresë nr. 35 prot., datë 03.01.2019. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka lëshuar certifikatat e sigurimit të personelit për z. Gent Cakaj 1 (një) ditë më vonë dhe me shkresë nr. 18 prot, datë 04.01.2019, ja ka përcjellë këto akte Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Nga informacioni i DSIK, përcjellë Presidentit të Republikës me shkresë nr.87 prot, dt. 07.01.2019, konfirmohet se: “Z. Genc Shkëlzen Cakaj, lindur në Prishtinë më 06.07.1990, është i pajisur me CSP të nivelit “Tepër Sekret”, për njohjen e informacionit të klasifikuar “Sekret Shtetëror”; “Cosmic Top Secret” për njohje të informacionit të klasifikuar të NATO-s dhe “EU Secret/Sekret UE”, për njohjen e informacionit të klasifikuar të BE-së. Këto CSP janë lëshuar më datë 04.01.2019 dhe janë të vlefshme deri më datë 03.01.2024.”

Pra rezulton se, procesi i verifikimit, i kryer në këtë rast nga (DSIK) si Autoriteti i Sigurimit Kombëtar në Shqipëri është realizuar brenda 1 (një dite) që referuar fakteve, dhe të dhënave të Gent Cakaj, tregon qartë se nuk është kryer një proces i mirëfilltë verifikimi sipas kushteve, detyrimeve, kritereve dhe procedurës së parashikuar në Rregulloren e Sigurimit të Personelit, miratuar me VKM nr. 188, datë 04.03.2015.

Z. Gent Cakaj, mban dy shtetësi, ai është shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe shtetas i Republikës së Shqipërisë. Ai ka kryer studime jashtë territorit të dy vendeve (Shqipëri-Kosovë), respektivisht në shtetet Hungari dhe Belgjikë, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë.

Referuar këtyre të dhënave, si dhe atyre që kërkohen dhe pasqyrohen të detyrueshme për deklarim në pyetësorin e sigurisë në aplikim, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka për detyrë që në bazë të ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, të ndryshuar, dhe pikës 13, 14 të VKM nr. 188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”, të kryejë një verifikim të thelluar të të gjithë informacionit të grumbulluar, jo vetëm në institucionet respektive të Republikës së Shqipërisë.

Në zbatim të nenit 21 të Rregullores së Sigurisë miratuar me VKM nr.188/2015, në rastin konkret ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në organizatat partnere të Republikës së Kosovës. Konkretisht në këtë nen citohet se: “Përpara se të lëshohet CSP për një person i cili mban dy shtetësi, DSIK-ja bashkëpunon me autoritetet homologe për kryerjen e verifikimeve përkatëse”. Gjithashtu në detyrën si Zv.Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe si kandidaturë e propozuar nga Kryeministri për pozicionin e ministrit të MEPJ, ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në Belgjikë dhe Hungari, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë z. Gent Cakaj.

Ndërkohë, nga informacioni i administruar rezulton se i gjithë procesi për verifikimin dhe vlerësimin e sigurisë për të përcaktuar nëse z. Gent Cakaj, është një individ besnik, i besueshëm dhe i sigurt që vërteton nga pikëpamja e sigurisë se ai i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar, është realizuar në më pak se 24 orë.

Ky veprim tregon qartë se procesi i verifikimit, nuk është kryer i plotë, nuk është objektiv, por i ndërmarrë vetëm për përmbushjen proceduriale (jo përmbajtësore) të informacioneve shtesë që do të mund të kërkonte Presidenti i Republikës në funksion të verifikimit kushtetues për shkak të procesit të emërimit të këtij shtetasi në detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Zoti Kryeministër,

Për sa u parashtrua më sipër:

Kandidatura e z.Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës tepër të rëndësishme të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në këto kushte, Presidenti i Republikës, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese si Kreu i Shtetit, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe rolit të tij specifik kushtetues në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, refuzon propozimin tuaj nr. 6174 prot., datë 31.12.2018, për emërimin e z. Gent Cakaj, në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Rama i përgjigjet Metës: E nëpërkëmbe një djalë si Cakaj që është më i ditur se ti


Kryeministri shqiptar Edi Rama i përgjigjet presidentit shqiptar Ilir Metës:

E nëpërkëmbe një djalë si Cakaj që është më i ditur se ti

Pas kundërpërgjigjes së presidentit Ilir Metës, kryeministri Edi Rama ka vazhduar “luftën” në rrjetet sociale, duke i dalë edhe një herë në mbrojtje kandidatit të tij për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj.

Rama ka shkruar se Meta ka nëpërkëmbur një djalë të ri.


“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës… Pupupu”, shkruan Rama në Twitter.



Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Presidentit shqiptar Ilir Meta për të mos dekretuar  Gent Cakajn dhe e ka quajtur refuzimin e presidentit jo kushtetues dhe të turpshëm.

Rezultate imazhesh për veton surroi



Veton Surroi: Debati rreth ministrit të jashtëm të Shqipërisë po merr kahen e tifozërisë

Publicisti e shkrimtari Veton Surroi, ka komentuar diskutimet e fundit rreth emërimit të Gent Cakajt, ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë.

Surroi ka thënë se debati rreth ministrit të jashtëm të Shqipërisë po merr kahen e tifozërisë, e në tifozëri nuk ka debat.


“Ka ngritje zëri dhe ‘dëgjomë mua se nuk ta del mirë’ apo folklorizëm pro e kundër prejardhjes krahinore a moshës. Nëse hiqet mënjanë gjuha e stadiumit të futbollit, mbeten pyetje themelore: a duhet të vendoset një ministër i ri sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme në mënyrë që të përputhet më afër me vizionin e kryeministrit?”, ka shkruar  publicisti Veton Surroi.


Tutje ka thënë “nëse ky është rasti, atëherë kryeministri duhet të japë në konsultime të gjera me grupacionin e tij politik dhe me Presidentin shpjegimin se çka duhet të ndryshojë në politikën e jashtme të Shqipërisë”.


“Këtu kryeministri mund të ndihmojë në sqarimin se a duhet të përkrahë Shqipëria apo jo ndarjen e Kosovës në vija etnike të propozuar nga presidenti Aleksandër Vuçiq dhe të pranuar nga presidenti Hashim Thaçi?”, ka thënë Surroi. “Kjo është një pyetje që nuk i përket as vetëm kryeministrit e as vetëm grupacionit të tij politik, por ka nevojë për një koncensus më të gjerë, përfshirë edhe mendimin e opozitës, zërin e së cilës e ka obligim kushtetues ta dëgjojë Presidenti i vendit”, ka shtuar më tej ai.



Rezultate imazhesh për gent cakaj ishte anetar i levizjes vetvendosje


Gent Cakaj ishte anëtar i LVV-së, mbështesim vendimin e  presidentit të Shqipëris Ilir Metës për mos dekretim të tij



Lëvizja Vetëvendosje, ka përshëndetur vendimin e Presidentit, Ilir Meta, për refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt si Ministër për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë.


Përmes një njoftimi, VV, thotë se Cakaj ka qenë i anëtarësuar formalisht në Vetëvendosje para vitit 2011.


Sipas tyre, Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit.


“Është për t’u mbështetur vendimi i drejtë i marrë sot nga Presidenti Ilir Meta, për refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt si Ministër për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë. Dëshirojmë ta sqarojmë opinionin e gjerë publik se Cakaj ka qenë i anëtarësuar formalisht në Lëvizjen VETËVENDOSJE! para vitit 2011. Ne nuk e dimë datën e saktë të largimit të tij nga Lëvizja sepse ai nuk i ka dhënë asnjë shpjegim organizatës”, thuhet në reagimin e tyre.


“Në emisionin e datës 3 janar 2018, në Klan Kosova, drejtori Baton Haxhiu tregon se si e ka njohur Gent Cakajn që prej moshës 15 vjeçare, dhe se si e ka ndjekur më tej zhvillimin e tij. Kujtojmë se Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së para dhe gjatë lufte, vartës i krerëve të saj, Jovica Stanishiq dhe Zoran Stijoviq, dhe i përfshirë direkt në planin për largimin e disa deputetetëve që u shkëputën nga Lëvizja VETËVENDOSJE! vitin e kaluar, pasi morën padrejtësisht mandatet e fituara në emër të Lëvizjes. Në planet e Baton Haxhiut, duket se Gent Cakaj ka shërbyer si pararojë e të ikurve. Në Prishtinë dihet ajo që thotë Baton Haxhiu se e ka angazhuar për vite të tëra Cakajn me pagë shumë të lartë që të bëjë analizën e sondazheve të cilat i porosit Haxhiu. Prandaj, Baton Haxhiu sot e kërcënoi Presidentin Meta me një reagim, sepse është i shqetësuar për fatin e investimit të tij shumëvjeçar.



Rezultate imazhesh për fatmir mediu


Fatmir Mediu: Vendimi i  Ilir Metës për mosdekretimin e Gent Cakës,  i drejtë dhe Kushtetues


Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e ka cilësuar të drejtë dhe në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë, vendimin e presidentit, Ilir Meta, për mosdekretimin e Genti Cakës, në postin e Ministrit të Jashtëm.
Në një intervistë për Report tv, zt.Fatmir  Mediu u shpreh se Ilir Meta ka vepruar në përputhje me Kushtetutën, pasi ka bërë të gjitha verifikimet për kandidaturën e Cakajt.
Cakaj fillimisht ka qenë këshilltar i kryeministrit për politikën e Jashtme dhe posaçërisht, për çështjet e Bashkimit Europian.

Më pas në kabinetin ‘Rama 2’ u emërua në postin e zv.ministrit të Punëve të Jashtme.


Ndërsa sot ai është zgjedhur të drejtojë, një nga ministritë më të rëndësishme në qeverinë ‘Rama 3’, duke zëvendësuar Ditmir Bushatin.




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...