Prof.Dr.Sabile Keçmezi Basha ,Ph.D
Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, me përkrahjen financiare të Kuvendit Komunal të Rahovecit, doli nga shtypi libri më i ri i autores Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha “Sulejman Krasniqi-Veprimtaria atdhetare”. Njëherë ky libër është i njëzetedyti me radhë i saj (i njëmbëdhjeti libër shkencor).
Libri “Sulejman Krasniqi-Veprimtaria atdhetare”, ndahet në tri pjesë: Pjesa e Parë përfshin “Veprimtaria atdhetare e Sulejman Krasniqit”, e cila përfshin periudhën më të bujshme të atdhetarit, duke filluar që nga fëmijëria e deri më 1958, kur edhe arratiset për Shqipëri. Me kujdes janë të punuara vitet e shkollimit, vitet e punës dhe vitet e burgut. Aktiviteti dhe organizimi ilegal në burgun e Prizrenit e shumë aktivitete të tjera atdhetare.
Pjesa e dytë “Të tjerët për Sulejman Krasniqin”, përfshin një gamë të gjerë të personaliteteve që folën e shkruan për atdhetarin duke filluar që nga Adem Demaqi, Bamir Topi, Jakup Krrasniqi, Hashim Thaqi, Sali Berisha e studiues të shumtë si dhe miku e veprimtari i Anamoravës Basri Musmurati.
“Dosja e Sulejman Krasniqit”, është edhe pjesa e fundit e librit, respektivisht pjesa e tretë. Në dosjen me numër Nr. 5/52, Gjykata e Qarkut në Prizren, janë të grumbulluara, të sistemuara dhe të përpunuara shumë akuza e aktakuza, shumë dëshmi, shumë letra, shumë ankesa, shumë vendime të Gjykatave të ndryshme duke filluar që nga Prokuroria e Qarkut e deri te Gjykata Supreme e Serbisë të cilat miratojnë dhe dënojnë atdhetarin. Veç dosjes politike penale, po në këtë pjesë prezantohen edhe fotografi të ndryshme të vet Sulejman Krasniqit, shpërblimet e mirënjohjet e ndryshme që ka martë gjatë jetës si nga Kryetari i Republikës së Shqipërisë Prof.dr. Bamir Topi e deri tek kryetari i Komunës së Rahovecit Zotëri Smajl Latifi.
Dhe krejt në fund, libri ka aparaturën shkencore si: Parathënien, Përfundimin, Resumen në gjuhën angleze, Treguesin e emrave, Burimet dhe Literatura, Shkurtesat dhe Biografin e autores.
E botoi Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, Prishtinë. Libri ka 336 f.
******
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha ,Ph.D ,lindi në Koretin të Dardanës (Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Dardanë. Është femra e parë nga Kosova që mbaroi Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd më 1977. Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës në Degën e Historisë. Magjistroi më 1980 dhe doktoroi më 1984 (ishte femra më e re që u bë doktore e shkencave në Kosovë).
Botoi mbi 200 njësi bibliografike zhanresh të ndryshme, nga ato shkencore, publicistike, trajtesa, vështrime, shqyrtime, fejtone, poezi për të rritur dhe fëmijë, tregime, drama, romane, ese etj., për të cilat mori shumë mirënjohje, shpërblime dhe çmime letrare. Mori pjesë në tubime të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ishte redaktore përgjegjëse për hapësirën etnike shqiptare në territorin e ish-Jugosllavisë në revistën “Bota shqiptare”, që botohej në Tiranë (1991-1993).
Qysh nga fëmijëria shkruan poezi e prozë për të rritur dhe për fëmijë. Më 1987, në “Akordet e Kosovës”, u shpërblye me “Pendën e artë” për tekstin më të mirë të Akordeve.
Është anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në vitin 2001-2004 ishte deputete e Parlamentit të Kosovës. Aktualisht merret me probleme të historiko-politike të kohës më të re. Sabile Keçmezi-Basha është anëtare e Akademisë Evropiane të Arteve e cila është themeluar në vitin 2002, me seli në Luksemburg.
Që nga viti 1978 punon në Institutin e Historisë të Kosovës dhe ka titullin e këshilltarit shkencor.
Gjer më tani ka botuar këta libra:
Botime shkencore:
1. Programet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878-1990, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2013.
2. Veprimtaria atdhetare ilegale në Anamoravë 1945-1968, I. Instituti i Historisë, Prishtinë, 2013,
3. Vlerësime politiko-historike, Brezi’81, Prishtinë, 2012,
4. Sulejman Krasniqi-Veprimtaria atdhetare, Shoqata e të Burgosurve politik,
Prishtinë, 2012
5. Monografia "Gjilani me rrethin" (bashkautorë), Gjilan 2012
6. Ekspozitë “Shtypi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (945-1999), 26 nëntor,
2012. Kuvendi Komunal-Gjilan
7. Kontributi atdhetar i Hyrije Hanës”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011.
8. Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1990), III , (Qindresa
Shqiptare; Krahu i Shqiponjës; Kosovarja e Re )”, Libri Shkollor,
Prishtinë 2011.
9. Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1990) II (Lajmëtari i
Lirisë; Përpjekja Kosovare)”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011.
10. Të burgosurit politikë shqiptar në Kosovë 1945-1990”, Logos-A,
Shkup, Prishtinë , Tiranë , 2010.
11. Shtypi ilegal shqiptar në Kosovë (1945-1999), I ”, Prishtinë , 2009,
12. Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989”, Prishtinë 2003.
13. Lëvizja patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947”, (ribotim) , Shkodër
1999.
14. Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë më 1945-1948”, Prishtinë
1998.
15. Zhvillimi historik i PKJ-LKJ-së në Kosovë më 1945-1966” (nga viti
1945 deri te Plenumi i Brioneve), Instituti i Historisë, Prishtinë , 1987.
Botime letrare:
1. Këmisha e atdheut, (poezi), MKRS, Prishtinë, 2013
2. Metaforë iberike, (poezi), Prishtinë, LSHK, 2011
3. Kujtesën e ka kapur skleroza (poezi), LSHK, 2011
4. Kodi i pritjes (poezi), LSHK, Prishtinë, 2010
5. Anatomia Iubirii (poezi), Bukuresht, 2009
6. Nata pa kornizë (roman), Prishtinë, LSHK, 2008
7. Malli për Itakën (poezi), Prishtinë, LSHK, 2008
8. Hadi (dramë), Prishtinë, LSHK, 2005
9. Ëndrrat e trishta (poezi), Prishtinë, “Rilindja”, 2000
10. Kohë epileptike (poezi), Prishtinë, “Jeta e Re” , 1996
11. Dy lule ka mami (poezi), Prishtinë, “Pionieri”,1993
12. Nusja e gurtë (poezi), Prishtinë “Rilindja”, 1989
Erj.
Flori Bruqi