Posts

Showing posts from January, 2019

Akademiku Prof.Dr.Abdulla Mehmeti dekorohet me çmimin Ambasador i Paqës i dekoruar nga FUP

Prof.Dr. Abdulla Mehmeti dekorohet me çmimin Ambasador i Paqes i cili ndahet nga Federata Universale e Paqes. U krijua Këshilli Shqiptar i Paqes në Maqedoni Misioni: jo, çfarë bëni për veten tuaj, karrierën dhe interesin personal, por çfarë bëni për të tjerët, interesin e përgjithshëm të shoqërisë dhe paqen. Nga, Abdulla Mehmeti (30.01.2018) Sot në Shkup u krijua Këshilli Shqiptar i Paqes në Maqedoni dhe me këtë rast disa parsonalitete shqiptarë iu bashkangjitën familjes së Ambasadorëve të Paqes. Këtë titull e ndan Federata Universale e Paqes dhe u jepet individëve që u përkushtohen praktikave që promovojnë vlera universale. Në këtë konferencë morrën pjesë edhe ish presidentët e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, ish kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe shumë personalitete të tjerë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Kryetari i Federatës së paqes për Evropën Lindore, Jack Corley, foli mbi r

Katër majat romanore të Ismail Kadaresë

Image
Ky set është për të gjithë lexuesit që duan të prekin vetëm disa prej majave të tij në prozë; Katër romanet janë përzgjedhur sipas shijes tonë, por njëherësh edhe sipas vlerësimeve që ka bërë kritika apo suksesit që kanë pasur veprat në komunikimin me lexuesit për disa dekada. Këtu më mirë se askund tjetër, shihet magjia e rrëfimit kadarean. 1. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare. Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri.  Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës. Ne romanin "Gjenerali i ushtrise se vdekur" te Ismail Kadarese eshte vete ky titull paradoksal ai qe paralajmeron rrjedhen e jashtezakonshme qe do te marrin ngjarjet.  Subjekti i romanit, megjithate eshte mjaft i thjeshte: Nje gjeneral dhe nje prift (te dy te lene pa emer) nga ushtria italiane do te udhetojne dre

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në gjuhën frënge, e bëri Kadarenë shkrimtar ndërkombëtar?

Image
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë shqipe që shkroi që në kohën e diktaturës komuniste, e shkruan edhe sot. Shumë nga librat e tij janë kthyer në bestseller të kohës. Librat e tij më të famshëm janë “Gjenerali i ushtirsë së vdekur”, “Përbindëshi”, “Darka e gabuar”, “Prilli i thyer ” e shumë të tjera. Gjithsesi vepra që i japi atij famë ndërkombëtare është përkthimi i veprës së tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në gjuhën frënge. Përkthimi i kësaj vepre ishte bërë me kërkesën e Enver Hoxhës. Tamam kjo vepër e vë në hartë letërsisë shqipe dhe Kadaren së i jep titullin si shkrimtari më i madh shqiptar. Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një roman i shkrimtarit Ismail Kadare i botuar së pari më 1963 në Tiranë. Vepra nisi së pari si një tregim të cilin e botoi më 1962 dhe më pas u përpunua dhe u botua si roman vitin pasues po në Tiranë. Vepra u përkthye në gjuhë të tjera dhe i dha autorit njohje ndërkombëtare. U çmua nga e gaz

PSE DUHET TË RRETHOHENI EDHE ME LIBRAT QË NUK DO T’I LEXONI?

Image
Mësimi gjatë tërë jetës do t’ju ndihmojë të jeni më të lumtur, të fitoni më shumë dhe të jeni më të shëndetshëm. Plus të mësoni për shumë të zgjuar, si për shembull në biznes, Bill Gates dhe Elon Musk, të cilët insistojnë se mënyra më e mirë për t’u “zgjuar” është leximi. Pra çfarë bën ti? Dil dhe bli sa më shumë libra. Biblioteka e mbingarkuar nuk është një shenjë e dështimit ose injorancës, është një simbol i nderit. Pse ju duhet një bibliotekë me libra edhe që s’i lexoni? Autori Nassim Nicholas Taleb e shpjegon shumë mirë këtë dilemë përmes bestsellerit “The Black Swan” Taleb nis argumentimin e tij me një anekdotë rreth bibliotekës legjendare të shkrimtarit italian Umberto Eco, i cila përmbante rreth 30 mijë vëllime. A i ka lexuar Eco të gjitha ato libra? Natyrisht se jo. Librat shkrimtarit italian i ofruan një kujtesë të vazhdueshme për të gjitha gjërat që ai nuk e dinte. Biblioteka e mbajti atë intelektualisht të uritur dhe vazhdimisht tejet kurioz. Një koleksion

Me shkas pas lecimit : Nasho Jorgaqi mbledh në një libër letërkëmbimin e Fan S. Nolit

Image
Mbi 550 letra të dërguara nga Fan Noli gjatë aktivitetit të tij patriotik, vijnë të përmbledhura në një botim nga shkrimtari i mirënjohur Nasho Jorgaqi. Epostolari i Fan Nolit, i sjellë në këtë libër shtrihet në një periudhë afro 60 vjeçare (1906-1965) pas të cilës qëndron historia shqiptare e gjysmës së parë të shekullit XX. Mbërrin një nga kryeveprat klasike të letërsisë Italiane dhe botërore, Romani, "Të fejuarit", i Alessandro Manzonit . Përshkrimi me aq kujdes i personazheve dhe trajtimi i tyre në artë të hollë bënë që të jetë një nga romanet e kërkuar në të gjitha kohërat. Shkrimtari e filozofi, Osho, këtë herë vjen me “Tri shëndërrimet”. Shkrimtari flet për ato shëndërrime , për atë se si shpirti u bë gamile, se si deveja u bë luan dhe më në fund se si luani u shëndërrua në fëmijë. Giorgio Napolitano, "Një dhe e pandashme ", refleksione mbi 150 vitet e Italisë . Thirrjet për të nxjerrë në pah përvojat e ndryshme historike, realitetet e ndryshme

NJË LIBËR SI DORACAK PËR FUSHËN E EDUKIMIT KRITIK PËR MEDIA

Image
L indita Aliu Tahiri, sjell librin e saj më të ri "Edukimi kritik për media", të cilin e ka botuar shtëpia botuese "Armagedoni", në Prishtinë. Lindita është gjuhëtare, kritike letrare, studiuese e medies, poete dhe përkthyese letrare. Gjatë vitit akademik 2010/11 ka bërë studime hulumtuese për media dhe edukimin mediatik në Universitetin Maryland në ShBA. Është mësimdhënëse në Universitetin e Prishtinës, ku ligjëron në Departamentin e Gazetarisë, në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe në programin për përkthim dhe interpretim në Fakultetin e Filologjisë. Në parafjalën e saj, me të cilën edhe fillon libri "Edukimi kritik për media", autorja Lindita Aliu Tahiri, ka theksuar se punës për bërjen e këtij libri i ka hyrë me motivin dhe dëshirën që t'u shërbejë jo vetëm studentëve të Departamentit të Gazetarisë, por të gjithë atyre që mendojnë në mënyrë kritike për mesazhet që i marrim nga mediet. Për ta përmbushur të drejtën elemen

“Migjeni i censuruar” i Kadaresë, cila është e vërteta?

Image
N ga Elvin Luku Thuhet se redaktorët janë armiqtë më të mëdhenj të shkrimtarëve. Dhe, kjo, është e kuptueshme. Ata janë “kirurgët letrarë” që mund t’i japin jetë veprës, ose ta varrosin atë përgjithnjë në pluhurin e harresës. Nuk dihet saktësisht, në fakt, nëse ata, thjesht e korrigjojnë apo e rishkruajnë veprën. E njëjta dilemë shoqëron dhe përkthyesit. Këta të fundit enden mes radhëve për të kuptuar psikologjinë e autorit dhe të njësojnë përjetimet me të. Një betejë, thuajse, e humbur! Në fund, i redaktuar apo i përkthyer, lexuesi shfleton librin, i cili, medoemos, mbart gjurmët “e armiqve” të shkrimtarit… Megjithatë, diskursi është krejt tjetër kur flitet për krijimtari në diktaturë. Këtë herë, armiqtë, janë nga ata të vërtetët… Më 3 shkurt 2017, një ditë përpara ndarjes nga jeta, në faqen zyrtare në Facebook të shkrimtarit Dritëro Agolli, postohet nga editori i faqes një dedikim i hershëm që gazetari dhe publicisti Arshin Xhezo ka shoqëruar një dhuratë për Dri

Media nën presion

Që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri më shumë se dy dekada më parë dhe lindjes së medias së pavarur që i hapi rrugë një epoke të re në gazetari, marrëdhënia mes gazetarëve dhe politikanëve në Shqipëri ka qenë gjithmonë e mbushur me tensione. Në këtë marrëdhënie armiqësore, elita politike vendase ka treguar shumë pak tolerancë ndaj gazetarisë së pavarur dhe kompanive të medias dhe ka bërë gjithçka që ka mundur për të kontrolluar raportimet. Në vitet 1990, presioni mbi median nga qeveria ishte e drejtpërdrejtë, ndërsa gazetarët sulmoheshin nga shërbimet sekrete e madje edhe burgoseshin. Gazeta e pavarur "Koha Jonë" u dogj në mars të 1997. Gjithsesi, taktika të tilla të rënda i dhanë politikanëve vendorë një reputacion ndërkombëtar si armiq të shtypit dhe i detyruan ata të ndryshojnë modelin drejt metodave më të sofistikuara, të cilat synuan të ndikojnë median përmes korruptimit të pronarëve me kontrata qeveritare, tenderë privatizimi dhe leje fitimprurëse ndërtim