2019-01-29

Nga Flori Bruqi : Eruditizmi publicistiko-letrar i studiuesit dhe poetit Adem (Kamber) Avdia .


Fotografia e Adem Avdia

Adem (Kamber) Avdia, ka lindur para 63 vjetëve në Kukës(14 qershor 1956).Erdhi në familje pas disa fatkeqësive të ndodhura në familjen e tij,pas vdekjes së tre fëmijve në familjen e Fejzallarëve …

Duke qenë në këto kushte ai vjen më “i brishti” ndër fëmijët, si duket edhe nga kujdesi i tepruar i familjes.

Ai ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme “8 Nëntori” në Kukës dhe pas stazhit 1-vjeçar në prodhim ka vazhduar në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” në Tiranë(1976-1980).

Më 30 maj 1980 është titulluar”Oficer aktiv” dhe ka shërbyer në repartet e Garnizonit të Kukësit deri më 1 shtator të vitit 2006,kohë në të cilën ka dalë në lirim.

Tash e 13 vjet Adem Avdia e gëzon pensionin e parakohshëm si ushtarak i karrierës dhe merrët me aktivitete të tija private, si riparues i paisjeve kibernetike.

Është i martuar në vitin 1983 me Shpresa Sabri Tolën,nga fshati Buzëmadhë,Kukës me të cilën ka krijuar familje të ndritur .

Në vitin 2018 ushtaraku I karierës Adem Avdia botoi në Kukës librin e tij të parë me titull "Fejzallarët" në vështrimin tim”.Libri u pritë mirë nga lexuesi shqiptar .



Libri ka 167 faqe më një bibliografi të bollshme shkencore i cili është lëxuar dhe studiuarnga shumë studiues shqiptar dhe të huaj.

Publicisti Adem Avdia gjatë mbarështrimit të librit"Fejzallarët" në vështrimin tim” ka përdorë burime të sakta shkencore që janë të vërtetuara edhe nga hulumtuesit e Akademisë së Shkencave Shqiptare , studiuesit e gjeografisë fizike të Shqipërisë,për të dhënat historike të Krahinës së Lumës që nga Mbretëria e Dardanëve,

Mesjeta e hershme, ,Principata e Balshajve (shek.14); si dhe shumë të dhëna mjaftë me vlerë të pushtetarëve Osman të Sanxhakut të Prizrenit ; “Luftën e Telit” (1884); “Masbatës së Lumës” (1903); për Shkollën e parë shqipe të Qarkut të Kukësit të fshatit Kolesjan (1911); si dhe Shkollën e parë shqipe të fshatin Bicaj (1914); për Çetën e parë(të lavdishme) partizane të Lumës në fshatin Bicaj (1943); për Brigadën e njohur partizane të Bicajve(Brigada 24 sulmuese me 556 partizanë)një numër i të cilëve (15) dhanë jetën për liri duke u bërë dëshmorë të Atdheut mëmë.

Publicisti Avdia ka përdorur një metodologji krahasimore shkencore qoftë për regjistrimin e popullsisë që nga mesjeta në vendbanimin “Shalë”, më pas regjistrimet e vitit 1571, si pjesë e krahinës së Lumës në regjistrat kadastral të Perandorisë Osmane,sipas shënimeve të Ivan Jastrebov-it,Kurt Hasert-it,Edit Durhami-it,Robert Elsie-së.

Vend të veçantë në librin “Fejzallarë” në vështrimin tim” zejnë edhe biografitë e protagonistëve të fisit “Fejzallar” si fjala vjenë për : Zyber Fejzën ,Zyber Bajramin ,Nebi Bajramin , Avdi Bajramin ,Asllan Nebinë,Isuf Nebinë, Kamber Avdinë, ,Bajram Avdinë,Milaim Rushitin ,Ibish Milaimin , Rushit Milaimin Rrahim Milaimin ,Fuat Fejzallarin ,Bashkim Avdinëf(Fejzallari),Flora Kamber Aliajn, Adem Kamber Avdiajn,Bilal Kamber Avdiajn,Shkëlzen Kamber Avdiajn,Bajram Avdi Fejzallarin,, Ibish Fejzallarin,Ramadan Ibish Fejzallarin ,Ibish Ibish Fejzallarin,Selam Ramadan Fejzallari(Bilali),Milaim Rushit Fejzallarin,Rushiti,Ibishi dhe Rrahim Milaim Fejzallari,Lenka Zoi Fejzallari(Bakalli)Spartak Rushit Fejzallari,Xhuljeta Rushit Fejzallari,Genc Rushit Fejzallari, e shumë të tjerë.

Libri është i pasuruar me shumë fotografi,faksimile dokumentare etj.çka e bënë të lexueshëm, të kapshëm për lexuesin dhe shumë shkencor.

Është autor i shumë punimeve profesionale ushtarake si dhe i një numri të madh të punimve publicistike në shtypin e kohës dhe në internet.

Kontributi i ushtarakut profesionist Adem (Kamber) Avdia, ishte shumë i madh gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Së shpejti, lexuesi shqiptar do ta ketë në dorë përmbledhjen me poezi  e tij  me titull”Unë dhe ti në 55 poezi “.

Ky libër me poezi është libër i shqetësimeve njerëzore dhe intelektuale,i cili lëshon alarmin për keqëkuptimin e konceptit liri dhe të abuzimit me te nga ana e klasës së ashtuquajtur politike.

“…Ta dija që jeta është kaq e rëndë
Kur shpatullat e mia të vogla
Nuk ishin të stërvitura
As për të mbajtë gogla
Ta dija se jeta ish kaq e lehtë
Sa të shtyjëedhe flladi
Kur mezi po mbaj veten
Sa keq është takati”….

( “Jeta”)

Fjala poetike e poetit Adem Avdia,nuk është vetëm një kumt i trishtë për atë që po ndodhë në atdhe dhe me atdheun e poetit,por edhe një alarm nga i cili duhet kthyer vëmendjen për të ruajtur atë që mund të ruhet dhe për të shpëtuar atë që mund të shpetohet.

Jam unë,
Ai që ti nuk e njeh.
Po!
Kam një kusheri martir
Gjakun e kish Ilir.
Gjyshi gjithmonë i pare
Shpatën në art ë larë”…

(” Fjalën tënde”)


Ndërsa në poezinë “Përse?”, pëmes një gjuhe shumë të drejtpërdrejtë,për mes një poezie plot imazh dhe figuracion poetk i tij që tregon se ky është jo vetëm mjeshtër i vargjeve , por edhe i zgjedhjeve të problemeve esenciale, duke i shpërndarë lexuesve mesazhin kulmor se diç është duke ndodhur në atdheun e tij të pllakosur :


“Do vij ndoshta
Dita,
Kurt ë fitoi
Merita.
Larg nga unë
Politika.
Jashtë meje
Elita
Sa e pres atë ditë
Kur fëmijët e mijë
Dhe gjithë ajo rini
Punën me meritë
Të pa ndikuar
Nga kjo djallo politikë”

(“Përse?”)


PoetiAdem Avdia e shkruan poezinë ashtu siç edhe e shef dhe për jeton:natyrshëm , pa hipokrizi.

Vjershat e tij janë të shkurtëra e astrofike,ai artikullon ndjenjën e dhimbjes , trishtimin ,humanizmin e tij që ia ka falur vetë jeta e tij prej intelektuali ku vetë jeton:

…”O Zot,Përendi a çfarë je!
Pse kaq të ndarë e të ndërthurur jemi
A kemi pasur nder ,a kemi fe?
A ndoshta kështu kuturu vemi.
Ku?Te kush?Të filani
Jo,ai është komunist!
Si!Te ai nuk kishte shkuar asnjani.
Jo! Se ishte kolaboracionist”…

(”Trazuar politikisht”)


Subjekti lirik i " 55 " poezive të tij është pothuaj në çdo varg vetë njeriu , ku ai e sheh, andaj edhe klith , proteston, përsiat e mediton…

“…Asnjë nuk të shan që bëre karierë
Kalove të shumtën nëpër tribuna
Asnjë mëkat kur idhullin e nderove
E bëre ,se ta donte puna.
Por kur shokun,mikun persekutove
Prishe shami, bëre tufëzimin
Për hiç fjalë goje mikun mohove
“për ideal” bëre betimin.


(“Jeto tënden”)


Vlera e “ 55”poezive tijë është transponimi i emocionit jetësor në tekstet poetike, në imazhet e fjalëve, figurave me gjetje artistike që, here-herë,të habisin me metafora të pasura dhe fjalë të reja .

Ndonës në thelb poeti lirik Adem Avdia është një krijues që më  vjetë të tëra ka asimiluar përvojen e tij të "ndrydhur" të mishëruar misi dhunti kulminate e vrojtimit më një kulturë mjaftë të begatë , të unin të tij krijues.

Pra, letërsia shqipe ,ka të bëjë , gjithsesi,më një poet, më një të ardhme të ndritur !

Prishtinë, 29/01/2019.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...