2019-01-30

A ka gazetari hulumtuese në Kosovë ?




Nga Flori Bruqi

Organizata “Reporterët pa kufij” ka publikuar kohë më parë  raportin e saj për lirinë e medies në të cilin Kosova hyn në mesin e shteteve me media pjesërisht të lira.

Mediat në Kosovë, sipas “Reporterëve pa kufij”, vuajnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta dhe tërthorazi nga politika, presioni financiar dhe varësia nga pronarët. 

Gazetarët të cilët kritikojnë autoritetet kosovare shpesh akuzohen si tradhtarë ose “simpatizues të serbëve”.

“Reporterët pa kufij”: Mediat në Kosovë po vuajnë nga ndërhyrjet politike

“Reporterët pa kufij” kanë përkujtuar rastin kur kryeministri Haradinaj i quajti gazetarët të pashkollë në një vizitë që ia bëri ministrit Pal Lekaj në ditët e para të qeverisë së tij.


“Dy gazetarë hulumtues u sulmuan fizikisht pasi me raportime kritikuan anëtarët e qeverisë dhe aleatët e tyre”, thuhet më tej.

“Reporterët pa kufij” gjithashtu raportojnë për ndasitë etnike nëpër media në Kosovë, derisa ka thënë se qeverinë Haradinaj e ka vlerësuar si pak më të mirë sesa qeveritë e kaluara sa i përket marrëdhënieve me mediat.

“Ndasitë etnike të Kosovës shihen nëpër media, në të cilat shqiptarët rrallë shihen duke punuar përkrah atyre serbë. Megjithatë, qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediat në tërësi, për dallim prej dy qeverive të mëparshme, të cilat ishin shumë më pak të hapura për dialog”, thuhet në përshkrimin e Kosovës nga “Reporterët pa kufij”.

Kosova radhitet në vendin 78-të në listën e “Reporterëve pa kufij”, katër pozita më mirë se vitin e shkuar.

Shqipëria ka shënuar ngritje për një pozitë. Nga vendi i 76-të sa ishte vitin e shkuar, tani ajo zë pozitën e 75-të në këtë listë.

Serbia më 2017 ishte në vendin e 66-të, ndërsa tani ka pësuar rënie për dhjetë vende duke u pozicionuar në të 76-ën pozitë.



Maqedonia sivjet është në pozitën e 109-të, duke shënuar ngritje për dy pozita në krahasim me vitin e shkuar.





A ka gazetari hulumtuese në Kosovë ?



Rezultate imazhesh për Uotergejt

Edhe pse zanafilla e gazetarisë hulumtuese daton nga vitet e njëzeta të shekullit të kaluar, megjithatë, si fillim simbolik i gazetarisë hulumtuese  konsiderohet afera amerikane  “Uotergejt” nga fillimi viteve 1970. Bëhet fjalë për një kontribut gazetaresk i cili e zbuloi skandalin me përgjimin e oponentëve politikë të partisë në pushtet në SHBA,në të cilin u përfshi presidenti Riçard  M. Nikson dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.


Rezultate imazhesh për Uotergejt



Riçard  M. Nikson


Rastin e inicioi ekipi hulumtues  i gazetarëve të gazetës “Washington  Post” ndërkaq iu bashkëngjitën edhe media të tjera. 

Ata publikuan një varg të storjeve hulumtuese  lidhur me skandalin dhe tentativën që të fshihet. 


Presidenti i SHBA-ve u detyrua të japë dorëheqje nga funksioni në vitin 1974.


Imazh i ngjashëm


Rasti i njohur “Uotergejt” do të mbahet mend si njëri nga sukseset më të rëndësishëm të ekipit të gazetarëve hulumtues.


Imazh i ngjashëm

 Gazetaria hulumtuese  pas aferës “Uotergejt” mori një drejtim tjetër i cili perceptohet si “hero” dhe së këtejmi shumë redaksi botërore në ekipet e tyre caktuan gazetarë-hulumtues.

Ngjarja kryesore, e cila ndodhi në gazetarinë hulumtuese  amerikane, pas aferës “Uotergejt” është vrasja e Don Boles, gazetar në gazetën “Arizona Ripablik” në vitin 1976. 




Phoenix-Clarendon Hotel-1972-Don Bolles-3.JPG


Don Bolles


Gazetari Don Bolesi u vra gjatë kohës kur hulumtonte korrupsionin politik dhe krimin e organizuar në Arizonë. 

Pas ngjarjes, gazetarë nga 27 gazeta, radio dhe TV stacione e

kanë vazhduar hulumtimin  dhe në fund publikuan 23 storje për korrupsion dhe krim.

Atëherë, për herë të parë, u përdor parulla: “ Gazetarin mund ta vrisni, por nuk mund ta vrisni storjen”.


Sipas shembullit të IRE në SHBA, që u krijua në vitin 1976, edhe në shumë vende të tjera u themeluan organizata të gazetarëve hulumtues , anëtarët e të cilave shkëmbejnë informacione dhe punojnë si ekip i storjeve hulumtuese .


Edhe pse historiku i gazetarisë hulumtues  fillon në gazetë, kjo nuk është privilegj vetëm i medias së shkruar. 


Përmes shfrytëzimit të veçorive të mediave elektronike,

veçanërisht të hapësirës së portaleve (web blogjet ) krijohen storje të suksesshme hulumtuese të cilat i trajtojnë gazetarët e radios dhe 

Në ish Jugosllavi , gazetaria hulumtuese në Maqedoni zanafillën e vet e ka në fund të viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, kur revista “Mllad Borec” filloi të publikojë fakte të panjohura deri

atëherë për ngjarje dhe personalitete historike nga koha e pas Luftës së Dytë Botërore,të cilat i fshihte pushteti i atëhershëm i Republikës Socialiste të Maqedonisë.


Kësisoji në Maqedoninë e pavarur gazetaria hulumtuese  betejën e vet e pati me instalimin e demokracisë dhe veçanërisht me paraqitjen e revistës javore “Fokus” (1995), e cila e hulumtoi procesin e privatizimit në Maqedoni dhe zbuloi një sërë abuzime, ndërsa më vonë revista javore “Denes” dhe gazetat private ditore “Dnevnik”, “Makedonija denes” si dhe Televizioni A1, të cilat publikonin storje investigative lidhur me abuzimet politike
dhe biznes abuzimet e pushtetit të atëhershëm, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 1998.

Rezultate imazhesh për gazetat

Për fat të keq, abuzimet e pushtetit dhe fuqia e tij edhe sot e kësaj dite janë evidente,ndërkaq nevoja për një gazetari hulumtuese  dhe për gjetjen e platformave alternative për të njëjtën, sot është akoma më e madhe për shkak të kontrollit të medias mainstream - TV dhe shtypit, nga partitë në pushtet.

Megjithatë, aktualisht, përveç disa kanaleve të pavarura televizive, falë internetit,ekzistojnë më shumë portale informative-politike të cilat kultivojnë gazetari hulumtuese , të financuara kryesisht me grante të fondeve dhe institucioneve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, si dhe të rrjeteve gazetareske

-”Skup” Qendra për Gazetari hulumtuese , “BIRN”- Rrjeti Ballkanik për Gazetari hulumtuese  të cilat janë të specializuara pikërisht për storje hulumtuese.

Sot, në Maqedoni, me gazetari hulumtuese  merren me dhjetëra gazetarë maqedonas nga shumë media maqedonase, me ç’rast Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë çmimin e vet tradicional për realizimin vjetor gazetaresk ia përkushtoi pikërisht gazetarisë

hulumtuese . 

Instituti Maqedonas i Medias (IMM), vite me radhë ndan çmime për gazetari hulumtuese , kurse çmime të këtilla ndan edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Maqedoni.


Gazetaria hulumtuese  në Republikën e Kosovës  ka një rëndësi kruciale për realizimin e rolit të mediave në demokracitë bashkëkohore si gardiane e publikut dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut. 

Detyra më e rëndësishme e gazetarëve në shoqëritë demokratike është mbrojtja e interesave të qytetarëve. 


Që ta realizojnë këtë detyrë, gazetarët zbulojnë abuzime të pushtetit dhe fuqisë së individëve dhe institucioneve dhe në këtë mënyrë

 kontribuojnë për një qeverisje të përgjegjshme dhe llogaridhënëse, duke e promovuar interesin publik.

Gazetaria hulumtuese mësohet si lëndë në fakultetet e gazetarisë, ndërsa mediat profesionale akordojnë mjete të veçanta për hulumtuese  gazetareske dhe i trajnojnë gazetarët e tyre se si të hulumtojnë.


Rezultate imazhesh për gazetat


Gazetaria hulumtuese  është forma më e vështirë dhe më serioze e gazetarisë.

 Ajo kërkon shumë punë, kohë dhe resurse të cilat për fat të keq në kushtet kosovare , një numër i vogël i redaksive ose një numër i vogël i gazetarëve mund t’ia lejojë vetvetes.


Gazetaria hulumtuese është më e vlerësuara, më emocionuese dhe interesante dhe shpesh shpërblehet nëse punohet sipas rregullave të përcaktuara dhe nëse zbatohen standardet gazetareske.



Në gazetarinë hulumtuese  gazetarët kërkojnë prova lidhur me informacionet të cilat i plasojnë institucionet dhe personat publikë, gërmojnë më thellë që të zbulojnë se çka fshihet pas komunikatave, deklaratave, ngjarjeve dhe situatave.


Gazetaria hulumtuese  është një proces në të cilin gazetari zbulon informacione, fakte dhe numra të cilat i posedojnë institucionet shtetërore dhe publike, kompanitë, personalitetet dhe nuk duan t’i ndajnë me publikun, ndërkaq janë me interes publik apo me zbulimin e tyre do të prevalojë interesi publik.



Rezultate imazhesh për gazetat

Gazetaria hulumtuese  më së shpeshti ka të bëjë me hulumtimin e krimit dhe korrupsionit në të gjitha format.

 Në publik fitohet përshtypje se gazetarët hulumtues kanë fuqi që përmes hulumtimeve të tyre personat e korruptuar t’i vënë para drejtësisë, që nuk është plotësisht e pasaktë, meqë storjet hulumtuese , në një numër të madh të rasteve në botë, kanë qenë bazë që policia, prokuroria publike apo organet e tjera, të

cilat e ndjekin krimin dhe korrupsionin, të ngrenë procedura gjyqësore pikërisht mbi të dhënat e grumbulluara në kuadër të investigimeve gazetareske.

Megjithatë, duhet të bëjmë dallim midis punës së gazetarëve hulumtues  dhe organeve hetuese shtetërore. 


Zbulimet e organeve shtetërore hetuese mund, për shembull, të

jenë vetëm bazë solide për storje hulumtuese , ndërsa zbulimet e gazetarëve mund të shërbejnë për hapjen e hetimit në bazë të zërit të dëgjuar në publik.

Rezultate imazhesh për gazetat

Çka nuk është gazetari hulumtuese?


• Raportimi për punën e mirë të institucioneve është pi-ar, dhe jo gazetari, aq më pak hulumtime.


• Rrjedhja e informacioneve nga institucionet tek mediat dhe gazetarët (Leak Journalism) nuk është gazetari ihulumtuese. 


Shkaku i rrjedhjes së informacioneve mund të jetë privat, politik ose interes lukrativ të atij që ua jep gazetarëve dhe për këtë shkak mund të jetë vetëm fillimi i gazetarisë hulumtuese.



• Storje ekskluzive ose raportimi nga një burim nuk është gazetari hulumtuese.(Rasti "Medicus", "Drenica 1 dhe 2" të emituara në TV-të tona).


Storja hulumtuese  doemos duhet të ketë më shumë burime – njerëzore dhe të dokumentuara, si dhe verifikim të çdo informacioni.


• Përdorimi i informacioneve për shantazhim dhe për shtrëngim nga ana e gazetarëve, nuk është gazetari hulumtuese , por gazetari gjobvënëse.


• Gazetaria paparac, përkatësisht ndjekja dhe fotografimet e fshehta dhe raportimi për jetën e personave autoritarë, biznesmenëve, shoumenëve, këngëtarëve, aktorëve, politikanëve... nuk është gazetari hulumtuese, meqë e cenon privatësinë e personaliteteve publike. 


Megjithatë, gazetaria paparac mund të jetë hulumtuese  nëse për publikimin e fotografive të shkrepura fshehtas ose për cenimin e privatësisë ekziston interes publik.


• Puna hulumtuese bart me vete lloje të ndryshme të rreziqeve. 


Rreziku kryesor është mundësia e abuzimit dhe manipulimit masiv me informacionet e publikuara.


Që në historikun e hershëm të gazetarisë  hulumtuese  ka pasur një sërë abuzimesh, duke filluar nga stili populist i të shkruarit dhe përhapjes së opinioneve për atë se çdo kritikë ose akuzë e publikuar në mënyrë spektakulare është e arsyeshme dhe e pamohueshme, ndërkohë e stimuloi dukurinë e stereotipave për këtë lloj 
të gazetarisë. 


Imazh i ngjashëm

Gazetaria e cila me abuzimin e stereotipave ekzistues dhe përmes

krijimit të stereotipave të rinj e stimulon jotolerancën, ksenofobinë, shovinizmin dhe dhunën, nuk është gazetari hulumtuese. 

Gazetaria e këtillë madje nuk është as gazetari, meqë nuk i përmbush as kriteret themelore: informacionet nga burimi

tek lexuesi, dëgjuesi ose shikuesi të jenë të argumentuara.

Gazetaria hulumtuese  zbatohet në bazë të rregullave dhe standardeve të vendosura.


Për punën e gazetarëvehulumtuese  është i rëndësishëm respektimi i normave morale të profesionit të gazetarit, si dhe korniza ligjore për akses deri te informacionet me karakter publik.




Gazetarisë hulumtuese në Kosovë  i mungojnë zërat autoritarë

Kosova   ka sot një skenë mediatike të pasur dhe vibrante. 

Por, megjithë zhvillimin e shpejtë të medias në Kosovë  vihet re se botimet e posaçme dhe të specializuara për vetë median kanë qenë sporadike dhe të rralla. 



Rezultate imazhesh për gazetat


Ndërkohë që media me arritjet dhe mungesat e saj është gjithnjë e më shumë në qendër të debatit publik, termat e këtij debati, qasjet e tij, shpesh janë amatoreske dhe joprofesionale.


Se çfarë përbën gazetaria hulumtuese  nuk është e thjeshtë të përkufizohet. 


Megjithatë, ajo përmban një numër tiparesh që e ndajnë atë nga format e tjera të raportimit mediatik. 


Gazetaria hulumtuese duhet të ketë një qasje kritike ndaj subjektit, subjekti për të cilin raportohet duhet të jetë i rëndësishëm dhe jo dytësor. 


Raportimi duhet të formësohet nga iniciativa e gazetarit, redaktorit dhe jo nga institucione dhe individëve të tjerë.


 Detyron ndërmarrjen e një kërkimi të pavarur, mbledhjen e të dhënave dhe dokumenteve, edhe në rastet kur haset rezistencë dhe provat janë të vështira për t’u arritur. 


Produkti fundor i kërkimit të reporterit ose të një grupi reporterësh, gjithashtu duhet të jetë ekskluziv, që do të thotë se lexuesi merr një informacion të rëndësishëm që ndryshe nuk do të ishte në sferën publike.



Imazh i ngjashëm

Rrallë herë në Kosovë  gazetarët e vendosin axhendën e lajmeve. 


Ngjarjet e ditës dhe konferencat e shtypit, në pjesën më të madhe të rasteve, determinojnë se çfarë përfundon në gazetë, në emisionin e lajmeve apo në faqet mediale në internet. 


Në pjesën më të madhe të kohës gazetarët në  Kosovë  reagojnë mbi atë çfarë është shpallur publikisht, nga institucione shtetërore, parti politike ose organizata jofitimprurëse. 


Ata marrin informacionin që u jepet, vlerësojnë rëndësinë që ka, dhe në rastet më të mira kontrollojnë saktësinë dhe e vendosin atë në kontekst.



Rezultate imazhesh për gazetat

 Edhe pse në Prishtinë ka një numër disproporcional mediash, të shkruara dhe elektronike( Koha ditore, Zëri,Epoka e re, Bota sot", RTK,RTV21,Koha vision,Klan Kosova ,RTV Dugagjini, TV7 ,Kosovapress,Telegraf, Agjencioni "Ekonomia online"  etj)  prodhimi i tyre i përditshëm, është rrallë herë hulumtues, dhe në pjesën dërrmuese të kohës është reagues.



Rezultate imazhesh për saranda ramaj

Megjithëse Kosova listohet nga organizata ndërkombëtare si Transparency International, si një nga vendet më të korruptuara në Evropë, ka pak raportim të thellë dhe hetues mbi këtë fakt.

 Ka pak raportim mbi mjedisin ku grupet kriminale kosovare që operojnë dhe pastrojnë të ardhurat nga aktivitetet e paligjshme. 


Ka pak hulumtime mbi korrupsionin në gjyqësor apo administratë publike.

Rezultate imazhesh për saranda ramaj


Saranda Ramaj 


Kjo nuk do thotë që në median kosovare  mungojnë artikujt që i qasen këtyre temave( fjala vjen Saranda Ramaj nga" Koha ditore", apo Alban Selimi nga RTK, Jeta Xharra nga "Jeta në Kosovë " etj) .


Rezultate imazhesh për gazetaria hulumuese

Jeta Xharra

 Në të kundërt, në shtypin e përditshëm lexuesit gjejnë çdo ditë një duzinë artikujsh ku fjalët kyç janë, korrupsion dhe abuzim me pushtetin. 




Rezultate imazhesh për alban selimi

Alban Selimi 

Shpesh herë artikuj të tillë, paraprihen nga tituj që paralajmërojnë një skandal, por rrallë herë përmbushin kriteret për atë që është gazetari hulumtuese e mirëfilltë.


Në Kosovë  , shprehja gazetari hulumtuese  lidhet me ‘rrjedhjet’ e informacionit nga institucione zyrtare, si Policia e Kosovës , Prokuroria e shtetit  dhe në raste më të rralla shërbimet e inteligjencës(AKI).



Rezultate imazhesh për alban selimi

 Edhe pse perceptohet si i tillë, raportimi i bazuar në një burim të vetëm, ose ‘rrjedhja’ nuk përbën gazetari hulumtuese .


 Kjo nuk do të thotë që një shkrim hulumtues  nuk mund të fillojë me një rrjedhje informacioni nga institucione zyrtare, ose nga një zyrtar i administratës, por gazetarët duhet të bëjnë kërkimin e tyre të pavarur për të vërtetuar një informacion të tillë.



Rezultate imazhesh për gazetaria hulumuese



 Në gazetat kosovare  rrallë herë diçka e tillë ndodh, dhe shpesh raportimi që i serviret publikut është i shtrembëruar dhe i paplotë. 


Ai nuk bazohet në një mori burimesh, që mund të jenë dokumente apo burime njerëzore, dhe shpesh manipulon opinionin publik duke çuar përpara axhendën e individëve të veçantë, në vend të interesit publik.


Në Kosovë  disa reporterë e kanë përdorur informacionin që ata kanë zbuluar gjatë hulumtimeve të tyre për të zhvatur para ose favore, nga individë, kompani apo zyrtarë të veshur me pushtet.


 Një praktikë e tillë nuk është e përhapur vetëm në Kosovë  por edhe në vende të tjera të rajonit. 


Ky grup reporterësh, i ka bërë një dëm të madh perceptimit të gazetarisë hulumtuese... 


Ka raste kur institucione mediatike mund të kryejnë hulumtime bazuar në interesat e një kompanie të caktuar në një tender publik, ose për të avancuar akuza të formësuara nga parti politike, qofshin këto në opozitë apo në qeveri. 



Më rëndom, ka edhe raste jo të pakta, kur subjekti i interesuar është vetë media qe e prodhon hulumtimin, duke marrë në shënjestër një kompani e cila nuk i është përgjigjur kërkesave për të reklamuar.


 Forma të tillë të ndotjes së hapësirës publike nga interesa private jo vetëm që janë të dëmshëm, por janë edhe të rrezikshme, sepse minojnë besimin e publikut te media në tërësi.



Rezultate imazhesh për njerezit qe i kerkon interpoli

Me gazetaria hulumtuese  autori i këtyre rreshtave është marrë prej vitit 1974 deri në vitin 1996). 

Kosova dhe Shqipëria listohet e fundit në klasifikimet për zhvillimin e gazetarisë hulumtuese  në Ballkan, një rajon i cili nuk është shumë i njohur për lëvrimin e zhanrit  të gazetarisë hulumtuese . 


Në Kosovë  nuk ka departamente të mirëfilltë të gazetarisë hulumtuese  në gazeta, madje edhe ata që quhen gazetarë hulumtues , nuk e praktikojnë këtë zhanër me kohë të plotë. 


Në Shqipëri janë dy  emisione televizive, Fiks Fare dhe Alarm, nga më populloret në spektrin transmetues, përbëjnë një miks stilesh, të satirës, gazetarisë ‘paparazzi’ dhe gazetarisë hulumtuese. Një tjetër emision televiziv që transmetohet nga News 24, Xhungël, përqendrohet në raportimin e kronikës së zezë, kryesisht në formatin dossier, të plotësuar me intervista ekskluzive, si nga agjencitë ligjzbatuese por edhe nga bota kriminale. 


Në Kosovë reportazhe dhe artikuj hulumtues  dhe kronika televizive janë publikuar dhe transmetuar dhe në media të tjera, por në tërësinë e tyre ato janë të shpërndarë në mënyrë jo të njëtrajtshme.(Koha vision, Express ,RTK,TV7 etj).




Rezultate imazhesh për njerezit qe i kerkon interpoli

Nuk është ndonjë sekret i madh të thuash se media e Prishtinë është një konglomerat interesash private, që prodhon një kakofoni zërash që shumë pak herë mbrojnë interesin publik.


Sfera publike në Republikën e Kosovës  është tashmë e dominuar nga interesat e ngushta të një numri te vogël liderësh  nga partitë e ndryshme politike( LDK,PDK,AAK,Nisma,LVV,PDS), dhe një enturazhi oligarkësh të cilët kanë investuar në spektrin mediatik.


Në dy-tre vitet e fundit liria e medias në Kosovë  është përkeqësuar, nga presioni i prodhuar nga kriza ekonomike dhe politike nga njëra anë, dhe dobësitë profesionale, standardet e kompromentuara dhe korrupsioni në media nga ana tjetër.


Në këtë kakofoni interesash private dhe politike, ata pak artikuj hulumtues që prodhohen e kanë të pamundur të gjenerojnë mjaftueshëm zhurmë mediatike, për të influencuar opinion publik, dhe të prodhojnë ndikim në politikëbërje.


Hulumtimet, pak herë ndiqen nga artikuj plotësues nga media në tërësi, nëqoftëse nuk përkojnë me interesa të caktuara politike. 




Imazh i ngjashëm

Shpesh herë politikëbërësit dhe institucionet që denoncohen presin thjesht që cikli i lajmeve të kalojë dhe i injorojnë artikujt kritikë, pa adresuar faktet që ato paraqesin. 

Fatkeqësisht, shpesh gazetarët në Kosovë tërheqin vëmendjen e publikut dhe vetë medias vetëm kur ato bien pre e dhunës, verbale apo fizike, të institucioneve ose të politikanëve.



Rezultate imazhesh për rasti medicus

 Por edhe në këto raste ekstreme, pak rëndësi i kushtohet hulumtimit, dhe vëmendja përqendrohet në detajet e ngjyrosura ‘rozë’ të përplasjes me pushtetin ose të pushtetshmit.

Korpusi i reporterëve të Prishtinë  tashmë përbëhet nga gazetarë të zhgënjyer, të keqtrajtuar financiarisht dhe nga redaktorë që shërbejnë si kukulla apo censorë për pronarët e mediave. 




Rezultate imazhesh për rasti medicus

Shumë gazetarë fajësojnë situatën e tyre të mjerë financiare, pasigurinë në punë dhe presionin që ushtrohet nga botuesit, për mungesën e gazetarisë hulumtuese. 

Përtej mungesës së lirisë, gazetaria hulumtuese  kërkon hulumtime afatgjata, që pak media në Kosovë  do kishin mundësi t’i financonin dhe mbështesin edhe në kushte më të mira.


 Një arsye tjetër mund të jetë trajnimi i pamjaftueshëm profesional, dhe paaftësia e redaksive për të planifikuar më mire resurset e tyre njerëzore. 

Ja kush janë 71 kosovarët e kërkuar nga INTERPOL-i (Foto)

Shumica e reporterëve ankohen se stafet e redaksive, që gjithmonë kanë qenë të vogla, po shkurtohen edhe më tej.


 Ata shpesh duhet të mbushin me informacion edhe dy faqe gazete në ditë, një ngarkesë pune qe lë pak hapësirë për cilësi në raportim.


Megjithë mangësitë financiare prezente në median kosovare  dhe presionin politik, personalisht nuk besoj që situata në të cilën ndodhemi, justifikon ndjesinë e viktimizimit kolektiv të krijuar, aq më tepër një lloj cinizmi vulgar që është përhapur në mes komunitetit të reporterëve. 


Situata në Republikën e Kosovës ,tash e 20 vjetë nuk është ndryshe nga shumë vende të rajonit, ku gazetarët përballen në mënyrë konstante me kërcënime fizike, padi gjyqësore dhe duhet te kapërcejnë censurën dhe të mposhtin vetëcensurën.


 Gazetaria hulumtuese  luan rolin e "qenit të rojës", duke kontrolluar abuzimet me pushtetin nga njerëz të fuqishëm.



Interpoli në kërkim të 20 shtetasve të Maqedonisë

 Ajo ekspozon abuzimet në mënyrë që ato të korrigjohen, dhe jo sepse gazetarët dhe padronët e tyre përfitojnë nga demaskimi. 


Në vendet perëndimore, praktikave të mira të cilave ne shpesh i referohemi, gazetarët investigativë e kanë parë gjithmonë veten si gardianë te interesit publik.


Nuk shoh ndonjë arsye pse reporterët në Republikën e Kosovës  duhet të kenë një mendim ndryshe për punën që i është besuar, me gjithë përgjegjësitë që kjo qasje përmban. 




Rezultate imazhesh për gazetaria hulumuese



Puna e gazetarëve , sado e vështirë, është e dënuar të jetë në shërbim të interesit publik. 

Qëllimi ynë është që të zbulojmë korrupsionin, padrejtësinë dhe keqadministrimin, duke kërkuar mbi të gjithat të tregojmë një të vërtetë të dokumentuar, pa frikë apo favorizim. 



Ajo synon të sigurojë një zë për ata që nuk e kanë, dhe të kërkojë llogaridhënie nga njerëzit dhe institucione të veshur me pushtet politik, financiar apo moral. Ç’do gjë më pak se kaq, nuk është gazetari hulumtuese.



****



Bibliogafi

1. Storia investigative Votergejt mund të e gjeni këtu : www.washingtonpost.com/wpsrv/politics/special/watergate


2. veb faqja zyrtare të Gazetarve hetuese dhe Redaktorë (Investigative Reporters and Editors) mund të e gjeni këtu www.ire.org:

3. Veb faqja zyrtare të organizatës holando-flamenze për gazetar hetues këtu www. vvoj.nl

4. Veb faqja zyrtare i regjistrit Qendror mund të e gjeni ketu www.crm.com.mk


5. Ligji mbi Qasjen e Lirë deri të informatat me karakter Publike “Gazeta Zyrtare”nr.13/06, 86/08, 6/10, 42/14, 148/15 dhe 55/16.


6. Ligji për taksa gjysore, Gazeta zyrtare nr. 114/09 dhe 148/11


7. Ligji mbi procedurën administrative, Gayeta Zyrtare nr.124/2015


8. Sheila Kornel, 2009, Grimim më thell - manual për gazetari hetues në Ballkani,BIRN, Sarajevo, Bosnja dhe Hercegovina


9.http://www.gazetaria.0fees.net/pdf/Gazetaria_Hulumtuese.pdf?i=1

10.https://milazimkrasniqi.files.wordpress.com/.../g-hulumtuese-ligjerat.



11.http://www.unesco.org/new/fileadmin/MULTIMEDIA/HQ/CI/CI/pdf/publications/manuscript_albanian.pdf


12.https://www.osce.org/sq/albania/201336?download=true


13.http://jetanekosove.com/repository/docs/manuali_shqip_final_128008.pdf


14.http://most.org.mk/wp-content/uploads/2017/07/


15.https://lapsi.al/2017/07/12/gazetari-shfryn-per-kolegun-e-stop-e-meritoi-dajakun-duhej-rrahur-edhe-ne-pune/


16.https://www.dw.com/sq/media-autiste-gazetaria-shqiptare-e-prirur-drejt-lajmeve-brenda-vendit/a-18079495


 17.https://en.wikipedia.org/wiki/Don_Bolles
(Autori është  drejtor për mardhënie me medie të shkruara dhe elektronike si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Prishtinë,Tiranë dhe Shkup si dhe anëta i Kryesisë së Lidhjës së Shkrimarëve në Kosovë ).

Prishtinë,30.01.2019.





I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...