2019-01-27

Lajmi i rrëjshëm se George Washingtoni është shqiptar mase tetë vite në portale !




Rezultate imazhesh për kush ishte george washington
Pothuaja i gjithë sistemi politik në vendin tonë është ndërtuar mbi premisën se gënjeshtra është mjet legjitim në luftën për pushtet. Pa faj nuk janë as një pjesë e mediave, por as publiku i gjerë, që shpesh preferojnë të besojnë lajmet që i dinë se nuk mund të jenë të vërteta

Më 1 prill 2011, “Koha Ditore” botoi lajmin spektakolar: Presidenti historik amerikan George Washington ishte me prejardhje shqiptare! Të ëmën e kishte nga rrethi i Pejës,gjegjësisht fshatin Isniq në Komunën e Deçanit. Dhe kishte lënë amanet që të gjithë presidentët pas tij të kujdeseshin për popullin e tij shqiptar.

Lajmi mori dheun. U ripublikua në qindra media në gjuhën shqipe. Doli nëpër gazeta e portale, e dikur edhe në libra që tregonin për shqiptarët e famshëm. Njëri, madje, kishte pikërisht fotografinë e George Washingtonit në ballinë si ilustrim. Me vite u ritransmetua dhe ritransmetohet në media elektronike dhe rrjete sociale. Ende përflitet në biseda miqsh nëpër kafene. Dikush, madje, e përktheu në anglisht, dhe tani mund të gjendet edhe në ueb-faqe të ndryshme botërore, që nuk kanë hiq lidhje me shqiptarët.


Rezultate imazhesh për george washington

Dhe askush prej këtyre qindra ritransmetuesve nuk deshi ta shihte njoftimin e botuar në tekstin origjinal të “Kohës Ditore” se bëhej fjalë për një gënjeshtër të 1 prillit. Askush nuk u përpoq të konfirmonte lajmin, duke bërë një kërkim të shpejtë në internet për prejardhjen e George Washingtonit dhe familjes së tij. Askush nuk deshi të konsultonte as edhe një burim të vetëm tjetër, për të shmangur transmetimin e një lajmi të pavërtetë, që u sajua për të bërë një rreng në atë që kudo njihet si Dita e Rrenave.

Ajo ishte gënjeshtër e 1 prillit, prej atyre që “Koha Ditore”, por edhe shumë media të tjera me renome ndërkombëtare bëjnë çdo 1 prill.

Por e vërteta e dhimbshme e kohës sonë është se çdo ditë na është bërë si të ishte 1 prill. Lajmet e rreme sundojnë botën!

* * *

Lajmet e rreme – apo “fake news”, siç tashmë quhen ngado – nuk janë fenomen i ri. E përcjellin njerëzimin prejse ekzistojnë vetë lajmet dhe lajmëtarët. Dikur quheshin propagandë, manipulim, dezinformim – dhe rëndom ishin mjete në duar të pushtetit.

As sot nuk është më ndryshe. Lajmet e rreme – ato që publikohen kur nuk është 1 prilli – në shumicën e rasteve nuk janë produkt i gazetarisë së keqe e të papërgjegjshme (edhe pse ka shumë raste të tilla), por i pushteteve që kanë për synim të manipulojë realitetin ashtu si u konvenon. Ta shtrembërojnë atë. Ta përdorin për synimin e vet thelbësor – të ruajnë atë pushtet që e kanë.

Është e dukshme kudo. E gjithë bota vuan nga ky fenomen i lajmeve të rreme tani, në kohën kur teknologjia e komunikimit ka arritur kulmin.


Imazh i ngjashëm


Në Washington është presidenti Trump, i cili tashmë është më i famshëm për sulmet ndaj mediave duke e mohuar çdo kritikë të argumentuar ndaj tij si një “fake news” sesa për faktin që udhëheq demokracinë më të zhvilluar në botë, ku liria e shtypit dhe e shprehjes është themel i shoqërisë.

Në Moskë është cari rus, Putin, i cili jo vetëm se ka kontroll diktatorial mbi mediat (dhe shoqërinë) ruse, por përdor teknologjinë e lajmeve të rrejshme për të ndikuar në proceset e mëdha globale, prej zgjedhjeve amerikane dhe luftës në Siri, deri tek bllokimi i Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe kontrolli i situatave në Ballkan.

Në të vërtetë, Trumpi nuk duket të jetë më shumë sesa një pasojë aksidentale e dobësive të demokracisë. Por Putini qartazi është kreu i organizimit kriminal që ka shfrytëzuar përparimet e teknologjisë për të goditur me ato që tashmë e gjithë bota i quan ashtu si emërtohen në anglishte: “fake news”.

Por ai nuk është i vetmi.

Në Ankara është Erdogani. Në Serbi Vuçiqi… dhe në Prishtinë kemi presidentin Thaçi, me fejk njuz-ët e tij.

* * *
Rezultate imazhesh për george washington


Natyrisht, nuk janë mediat krejt të pafajshme.

Në botë, shumë prej atyre që veten e quajnë gazetarë, punojnë për qeveritë dhe partitë politike, paguhen nga paratë e grupeve të interesit, shkruajnë sipas kërkesave të entiteteve me interesa të veçanta.

Në Kosovë, një numër tepër i madh mediash dhe gazetarësh kanë lejuar të kontrollohen e keqpërdoren, pa e ngritur zërin ndaj ndikimeve të jashtme. Shumë, tepër shumë prej mediave kosovare mbijetojnë nga të hollat që vijnë nga xhepat e politikës, të cilët në anën tjetër mbushen përmes marrëdhënieve korruptive dhe me keqpërdorimin e parasë së qytetarit.

Dhe, si shkëmbim, këto media publikojnë deklaratat përplot gënjeshtra pa e shtruar pyetjen qenësore: “A është kjo e vërtetë?”. Shkruajnë artikuj të porositur dhe me pagesë, u shmangen rregullave të profesionit, nuk i respektojnë kërkesat bazike të gazetarisë profesionale, prej domosdoshmërisë për të konsultuar të gjitha palët dhe për të konfirmuar vërtetësinë e deklarimeve, e deri te nevoja për të qenë skeptik, për të shtruar pyetje dhe për të kërkuar prova e dëshmi, ashtu që të arrihet versioni më i mirë i mundshëm i së vërtetës dhe jo versioni i parë që e jep dikush.

Natyrisht, Kosova nuk përbën përjashtim nga trendi global. Madje, krahasuar me rajonin, mund të duket se kemi shumë më shumë profesionalizëm sesa që na përshkruhet. Mjafton vetëm të shikohen mediat në Serbi, ku – sipas disa gazetarëve profesionistë serbë që ende punojnë – sundimi i Vuçiqit e ka ngritur fenomenin e lajmeve të rreme në një nivel edhe më të lartë se në kohën e Slobodan Milosheviqit.

Apo të shikojmë Shqipërinë, ku mediat ka kohë se janë hapur të rreshtuara në përplasjet politike pushtet-opozitë. Si pasojë, kemi një shoqëri të polarizuar, në të cilën e vërteta nuk është relevante.

Apo, siç ma shpjegoi një herë një gazetar nga Tirana: “Këtu, askush nuk çan kokën për të vërtetën!”

Krahasuar me këto, edhe mund të na duket se Kosova qëndron më mirë. Por krahasuar me atë që duhet të jetë, as Kosova nuk është mirë. Mjafton të shikohet manipulimi i fundit me premtimet e Thaçit për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Por nuk është vetëm Thaçi arsyeja pse Kosova nuk qëndron mirë me të vërtetën; i gjithë sistemi politik në vendin tonë është ndërtuar mbi premisën se gënjeshtra është mjet legjitim në luftën për pushtet. Mjafton vetëm të shikohen fushatat zgjedhore. Sasia aq e madhe e premtimeve boshe, shumica joreale dhe të parealizueshme, tejkalon çdo kufi të reales. Votuesit kosovarë, sigurisht, ende i mbajnë mend premtimet e para tetë vjetëve për liberalizim vizash brenda 15 muajve, apo punësimin e 150.000 qytetarëve brenda një mandati, apo për shndërrimin e Kosovës në një superfuqi energjetike, apo se Kosova sundohet nga ligji, se vendi ynë është parajsë demokratike, e cila ka zhvillimin më të mirë në rajon.

Dhe, po – shumë prej mediave janë bashkëpërgjegjëse për tolerancën ndaj gënjeshtrës në Kosovë.

Por as pjesa më e madhe e shoqërisë nuk është pa përgjegjësi. Siç dëshmon edhe shembulli me George Washingtonin shqiptar, ka shumë të tillë që duan të besojnë lajmet që u pëlqejnë, edhe nëse ato janë qartazi të pavërteta. Kështu, një pjesë e vetë lexuesve pranojnë të jenë të manipuluar. Duan të besojnë në premtimet e politikanëve. Duan të besojnë në bashkimin e Luginës me Kosovën – pa shkëmbim territoresh me Serbinë. Duan të besojnë se Kosova bëhet superfuqi energjetike brenda natës – edhe nëse vazhdimisht ka mungesë rryme. Duan të besojnë se liderët e tyre nuk gënjejnë – edhe nëse kanë gënjyer pa ndërprerë për dekada. Duan të besojnë që George Washingtoni ishte shqiptar – edhe nëse kjo ishte shaka e 1 prillit.

Shoqëria është bashkëpërgjegjëse, sepse në shumicën e rasteve lajmet e rreme janë njëkohësisht edhe lajme që duket qartë se nuk mund të jenë të vërteta. Më së shpeshti, e vetmja gjë që është e nevojshme për të kuptuar se kemi të bëjmë me një lajm të pavërtetë, është arsyeja e shëndoshë.

Dhe, për këtë, kemi nevojë për mendim kritik. Kemi nevojë për skepticizëm aktiv. Shtrim pyetjesh. Si shoqëri. Si gazetarë. Si politikanë. Të gjithë duhet të ballafaqohemi me të vërtetën. Dhe vetëm atëherë do të jemi plotësisht të lirë.

Rezultate imazhesh për kush ishte george washington


                           Po kush ishte George Washington ?

George Washington (sqt. Xhorxh Uashington) (22 shkurt 1732 [11 shkurt 1731 sipas kalendarit Julian] - 14 dhjetor 1799) ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797), Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt "Babai i vendit të tij". Ai nuk i takonte asnjë partie.



Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara
30 prill 1789 – 4 mars 1797
Pasardhësi:John Adams
Oficeri i Lartë i Ushtrisë
13 korrik 1798 – 14 dhjetor 1799
Paraardhësi:James Wilkinson
Pasardhësi:Aleksander Hamilton
Kryekomandant i Ushtrisë Kontinentale
15 qershor 1775 – 23 dhjetor 1783
Pasardhësi:Henry Knox
Të dhënat personale
Lindi më:22 shkurt 1732
Lindi në:Qarku UestmorelandVirginia, British Amerika
Vdiq më:14 dhjetor 1799 (67 vjeç)
Vdiq në:Mount Vernon, VirxhiniaSHBA
Profesioni:Politikan, Ushtarak
BashkëshortjaMartha Dandridge (m.1759)
Feja:Kisha Episkopale
Nënshkrimi
George Washington

I admiruar gjerësisht për cilësitë e tij të forta drejtuese, Uashingtoni u zgjodh unanimisht president në dy zgjedhjet e para kombëtare. Ai mbikëqyri krijimin e një qeverie të fortë të mirë-financuar kombëtare, që ndëjti asnjanëse gjatë Luftërave Revolucionare Franceze, shtypi Rebelimin Uiski, dhe fitoi pranimin e amerikanëve të të gjitha tipeve. Presidenca e Uashingtonit krijoi shumë precedentë, ende në përdorim sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese, dhe titullin zoti President. Tërheqjen e tij nga detyra, pas dy mandateve krijoi një traditë që zgjati deri në vitin 1940, kur Franklin Delano Roosevelt fitoi një mandat të tretë të paprecedent. Amendamenti i 22-të (1951) tani e kufizon presidentin në dy mandate.

Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, që kishte në pronësi plantacione duhani dhe skllevër të cilët ai i trashëgoi. Ai kishte qindra skllever gjatë gjithë jetës së tij, por pikëpamjet e tij mbi skllavërinë ndryshuan gradualisht drejt heqjes së skllavërisë. Në rininë e tij ai u bë një oficer i lartë britanik në milicinë koloniale gjatë fazave të para të Luftës së franceze dhe indiane. Në 1775 Kongresi i Dytë Kontinental e emëroi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan. Në këtë komandë, Washingtoni i detyroi britanikët të lënë Bostonin në vitin 1776, por u mund dhe për pak u kap rob më vonë atë vit, kur ai humbi në Nju Jork Siti. Pas kalimit të lumit Delaware në mes të dimrit, ai mundi britanikët në dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzës së Patriotëve.

Strategjia e tij aktivizoi forcat kontinentale për të kapur dy ushtritë e mëdha britanike në Saratoga në 1777 dhe në Yorktown në 1781. Historianët vlerësojnë Uashingtonin për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e gjeneralëve të tij, komandimin e ushtrisë, koordinimin me Kongresin, me guvernatorët shtetërorë dhe milicitë e tyre, dhe për kusgtimin e vëmendje për furnizimet, logjistikën dhe trajnimet. Pas arritjes së fitores në 1783, Uashingtoni dha dorëheqjen si kryekomandant, duke dëshmuar kundërshtimin e tij ndaj diktaturës dhe angazhimin e tij ndaj republikanizmit amerikan.




Nga George Washington hartë e krijuar e një sheshi në Ohio River, Ohio, 1754


Nga prejardhja Washingtoni ishte pjesë e ekonomikës dhe elitës kulturore te pronarëve të plantacioneve që kanë mbajtur skellvër në shtetin Virginia. Babai i George Washingtonit, Augustine Washington (1693 deri 1743), ishte anglez, ndërsa për nënën, Mary Ball (1708 deri 1789),nuk ka informacioneëte saktaëper prejardhjen Në moëhen njëmbëdhjetë vjeçare George humbtë i atin e tij dhe u rrit me gjysmë-vellain e tij Lawrence.

Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas 1749 ai së pari ishte gjeometër aktiv në luginën e Shenandoah.

https://www.mountvernon.org/george-washington/biography/



Lawrence Washington (Mount Vernon Ladies' Association)
Lawrence Washington (Mount Vernon Ladies' Association)















Edhe Agjencia e njohur botërore plason gënjeshtra:Reuters: George Washington ka prejardhje shqiptare

Nëna e presidentit historik amerikan ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejës. Vetë presidenti Washington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë

Nga John McCallum/Reuters

Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.

Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.

George Washington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës, dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.

Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

E ëma shqiptare

Sipas linguistit Albert Myko, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Washingtonit ishte shqiptare.

“George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik ‘Mary Ball Washington’ të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në Komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.

Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.

Amaneti i Washingtonit

Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi.

Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.

“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër, dhe i thash, ‘shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit’, ai, me të parë letrën, më tha: ‘E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”.

Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare.

Woodward thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë”, apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.

“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartë se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.
Image
“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua, dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”,- tregon Woodward.

“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”,- tha ai.

Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë.

Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.

Castro anglez, Lenini çeçen, De Gaulli arab

Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë botërorë.

Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me prejardhje arabe.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...