Posts

Showing posts from June, 2021

Flori Bruqi( 1952- )enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës

Image
Flori Bruqi lindi më  29.6. 1952  në Isniq të  Deçanit . Studimet e defektologjisë i kreu në  Universitetin e Beogradit , ndërsa ato posdiplomike (magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit. Bashkëpunoi me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri më tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor,”Nasha Borba”, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj). Është anëtar i Kryesisë së LSHK. Është menaxher i kompanisë “ Flomed ” nga  Prishtina  dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “ Schulke-Mayr it” të  Gjermanisë  dhe “ Borer Chemie AG “ të  Zvicrës . Mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe josportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra. Në punimin e magjistraturës nga fusha e kineziologjisë fiziologjike, k