Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/21

Leter nga Prof.Dr.Eshref Ymeri

I dashur Flori,
Po ju drejtohem juve, si moderator i mirënjohur i portalit të nderuar "Agjencioni Floripress",pasi lexova me shumë vëmendje Promemorien e historianit atdhetar Isuf B. Bajrami për Çështjen Çame.
Unë mendoj se Çështja Çame nuk ka asngjë dallim nga Çështja e Kosovës. Edhe në Kosovë, edhe në Çamëri, respektivisht, regjimet fashiste të Beogradit dhe të Athinës ushtruan gjenocid të pashembullt në historinë e njerëzimit: vranë fëmijë, gra, pleq dhe plaka të pafajshme, shkatërruan dhe dogjën në mënyrë masive pronat e shqiptarëve rrënjës, përdhunuan në mënyë masive femrat shqiptare dhe ata që mbetën gjallë i dëbuan me dhunë nga vatrat amtare. Por në Kosovë regjimi fashist i Millosheviçit mori ndëshkimin e duhur nga Aleanca e NATO-s me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të dëbuarit me dhunë u rikthyen në vatrat e tyre. Kurse shteti nazifashist grek ka mbetur pa u ndëshkuar për gjenocidin e tmerrshëm që ushtroi kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë. Përderisa shteti i sotëm grek e vlerëson si të paqenë Çështjen Çame, kjo do të thotë thotë se ai qëndron në të njëjtat pozita si edhe shteti nazifashist grek i viteve 1944-1945, i cili masakroi aq barbarisht popullsinë e Çamërisë. Fakti që kryeministri Tsipras ka emëruar si ministër të jashtëm një nazifashist, si Kotzias, i cili babain e vet e ka pasur bashkëpunëtor me damkë të nazifashizmit gjerman, dëshmon më së miri se shteti i sotëm grek nuk ka lëvizur as edhe një milimetër nga pozitat e nazifashizmit në qëndrimin ndaj Çështjes Çame.
Në dallim nga historiani i nderuar Isuf B. Bajrami, i cili mendon se Çështja Çame është e standardeve të Bashkimit Evropian, unë mendoj të kundërtën. Bashkimi Evropian ka qenë dhe mbetet ai që e ka përkëdhelur dhe vazhdon ta përkëdhelë Athinën në një mënyrë të çuditshme. Pikërisht Bashkimi Evropian është ai që ka heshtur dhe vazhdon të heshtë para qëndrimit sa paradoksal, aq edhe racist të shtetit grek ndaj Konventës evropiane për njohjen e minoriteteve. Athina nuk e ka ka nënshkruar këtë Konventë dhe Brukseli është treguar dhe vazhdon të tregohet shurdhmemec për këtë qëndrim skandaloz të shtetit grek. 
Çështja Çame është një Çështje e pastër politike dhe nuk është çështje pronash, të cilat shteti shovinist grek i quan të mbyllura nëpërmjet vendimeve të gjykatave greke, në përputhje me ligjin fashist të luftës që vazhdon ta mbajë në fuqi që prej vitit 1940. Çështja Çame duhet të zgjidhet nëpërmjet kthimit të popullsisë së dëbuar në vatrat e veta stërgjyshore, rikthimit të pronave dhe kompensimit tërësor të dëmeve të shkaktuara gjatë ushtrimit të gjenocidit dhe të shfrytëzimit të tyre nga ana e shtetit grek që prej vitit 1944. Ky objektiv madhor me rëndësi kombëtare mund të arrihet vetëm me ngritjen e zërit të fuqishëm të Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Evropian dhe në tribunën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gomarin e nxjerr nga balta vetëm i zoti. Po shkuam me mendimin që Çështjen Çame të na e zgjidhë Bashkimi Evropian, shpresat janë të humbura. Bashkimi Evropian mund të bëhet mbështetje e besueshme vetëm atëherë kur zëri i Tiranës zyrtare të ushtojë fuqishëm në tribunat e Brukselit për zgjidhjen e Çështjes Çame.
Prof.Dr.Eshref Ymeri
Kolumbus, Ohajo
21 tetor 2016

Flori Bruqi : Kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të ekzistojnë?!

Shqipëria e Madhe",-Ka ëndërr që bëhet realitet


Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, mbajtur në Tiranë para disa ditës, me moton “Një vend, një popull, një endërr”, ka hapur edhë njëherë në Serbi debatin mbi “Shqipërinë e Madhe”.

- “Novosti” shkruan se, kryeministrat Edi Rama dhe Isa Mustafa nuk e fshehën faktin se e konsiderojnë Shqipërinë dhe Kosovën një territor dhe se kufiri “mes dy shteteve” nuk do të ekzistojë. Më tej gazeta shkruan se ëndrra e shqiptarëve për “Shqipërinë e Madhe” prek territorin e Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Gazeta serbe thotë se projekti është drejt realizimit.

“Ka ëndërr që bëhet zhgjëndërr. E tillë është ajo për Shqipërinë e Madhe, të cilës po i vjen realizimi, ka thënë për këtë gazetë historiani serb Lubodrag Dimiç. Që nga Lidhja e Prizrenit ku projekti po realizohet edhe ushtarakisht e politikisht, edhe me ekonomi e me kulturë ... E ëndrra do të realizohet në kuadër të hapësirës së përbashkët evropiane.


Mediet serbe, edhe pas po thuaj tri javësh, vazhdojnë të shkruajnë me alarmim për takimin e Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë në Tiranë me ç’rast u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi.
Këtë takim, gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, e sheh si një parahyrje në krijimin që ajo e quan Shqipëria e madhe.

Në një tekst të vetin në online gazeta shkruan se Shqipëria , ose siç e quan ajo, ëndrra për bashkimin e gjithë shqiptarëve, është bërë ankth i Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë, territoret e të cilave do të duhej t’i përfshinte.

Ljubodrag Dimić

LJUBODRAG DIMIĆ

http://www.arhipelag.rs/autori/ljubodrag-dimic/

“Ka ëndërr që bëhet zhgjëndërr. E tillë është ajo për Shqipërinë e madhe, të cilës po i vjen realizimi, ka thënë për këtë gazetë historiani serb Lubodrag Dimiq. Që nga Lidhja e Prizrenit ku projekti po realizohet edhe ushtarakisht e politikisht, edhe me ekonomi e me kulturë ... E ëndrra do të realizohet në kuadër të hapësirës së përbashkët evropiane .

Projekti i Shqipërisë së madhe, sipas Dimiqit transmeton koha.net, përfshin katër vilajete: të Kosovës, të Manastirit, të Janinës dhe të Shkodrës dhe ky, thotë ai, rrezikon kufijtë e katër shteteve ballkanike.


Image result for Budimir Aleksic
Budimir Aleksiq


Sipas historianit nga Mali i Zi, Budimir Aleksiq, hap i rëndësishëm në këtë drejtim është bërë kur u bombardua Serbia në vitin 1999 dhe kur, sipas tij, u rrëmbye Kosova.

“Në radhë tani është Maqedonia. Kërkesat për federalizim të Maqedonisë janë vazhdimi më serioz i procesit që përcaktohet si projekt shqiptaro- madh në jug të Ballkanit. Pastaj në radhë është Mali i Zi ku shqiptarët të vetat i konsiderojnë katër komuna: Ulqinin, Plavën, Rozhajën dhe Podgoricën, thekson Aleksiq, transmeton koha.net .


Bashkëbiseduesit e kësaj gazete theksojnë se projekti Shqipëri e madhe “gjithmonë ka pasur sponsorët e vet në botë – gjatë Lidhjes së Prizrenit ishin anglezët, në Luftën e Dytë Botërore gjermanët e tani janë ShBA dhe BE.

NATO, në krye me Amerikën, shkallë- shkallë po e krijon Shqipërinë e madhe, pohona Aleksiq.

Dusan-Prorokovic
Dushan Prorokoviq

Ndryshe mendon Dushan Prorokoviq, drejtor i Qendrës për alternativave strategjik në Beograd. Ai konsideron se krijimi Shqipërisë së madhe është pak i mundshëm.

“Problemi se edhe vetë përpjekja e krijimit destabilizon gjithë Ballkanin, edhe pse disa fuqi perëndimore do të kenë interes që deri diku ta destabilizojnë këtë hapësirë në të ardhme”, ka thënë Prorokoviq.

Krijimi i Shqipërisë së madhe i përgjigjet vetëm shqiptarëve thotë Prorokoviq,dhe shton se fuqitë e mëdha nuk i kanë shikuar mirë projektet shtetmëdha të popujve të vegjël ballkanikë.


Presidenti i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se me largimin e Sali Berishës nga pushteti ka pushuar edhe rreziku real për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Prof.Dr.Sali Berisha 

Drecun ka deklaruar në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik se tani thirrjet për bashkim të shqiptarëve nën një shtet janë kërcënime të thata.
“Epoka e artë e tentativave të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë janë zhdukur kur Sali Berisha u largua nga pushteti. Dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës ka ndryshuar situatën në mënyrë domethënëse në favor të Beogradit”, thotë Drecun.

Image result for milovan drecun
Milovan Drecun

https://www.youtube.com/watch?v=7_NigOsneRU


“Tani Serbia nuk do të pranonte kurrë diçka të tillë. Në anën tjetër, ekziston një pyetje nëse Shqipëria, si anëtare e NATO-s, me forcë do të provonte të ndryshonte kufijtë territorialë, përkundër faktit se Tirana e ka njohur Kosovën si shtet”.
“Por, besoj se kjo lëvizje do të ishte politikisht e rrezikshme për Shqipërinë, sepse diçka e tillë do të sillte shumë dëme dhe asnjë benefit të vetëm”.

Image result for Momir Stojanovic

Momir Stojanoviq

Deklarime të tilla të Drecun vijën pas pohimeve të ish-udhëheqësit të Agjencisë Serbe Ushtarake (VBA), Momir Stojanoviq, i cili deklaroi për “Stutnik” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po u thonë kosovarëve që të ngrenë çështjen e Bashkimit Kombëtar.

Image

Anja Filemoni

Shqipëria e Madhe, pjesë e së cilës do të jetë edhe Kosova, nuk është diçka vetëm në ajër. Në pesë vitet e ardhshme ky projekt do të bëhet realitet.

Epoka e shqiptarëve në Ballkan ka filluar, ndërsa për popullin serb 25 vitet e ardhshme do të jenë të errëta, thotë në një intervistë për mediat serbe, Anja Filemonit, anëtare e Akademisë së Shkencave Ruse, transmeton lajmi.net.

“Projekti i Shqipërisë së Madhe ka marrë një impuls të ri. Duket se Perëndimi e ka përmbyllur fazën e parë, dhe ajo ka përfunduar në vitin 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Tani fillon faza tjetër, e cila shkon në nivele tjera, e që ka të bëjë me komunat me shumicë shqiptare në Serbi, siç janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja”.

Ajo thotë se Serbia duhet të shqetësohet për këtë realitet, pasi sistemi arsimor i Shqipërisë dhe Kosovës po unifikohet, e ai po përfshinë edhe komunat jugore të Serbisë.

Por përveç kësaj thotë se Shqipëria dhe Kosova kanë filluar edhe projekte të përbashkëta ekonomike, siç është autostrada.

“Kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk ekzistojnë. Është vetëm çështje kohe para se territorit të Shqipërisë t’i bashkohet edhe e ashtuquajtura Republikë e Kosovës”.

Në 25 vitet e ardhshme sipas saj Serbinë e pret një perspektivë e zymtë, jo vetëm shkaku i politikave të Perëndimit, por edhe për fajin e politikave të brendshme që po i aplikon shteti serb, veçanërisht me miratimin e ligjit për pakicat kombëtare, që sipas saj do të jetë vdekjeprurës.

Ja cili eshte plani per Shqiperine e madhe

Edhe pse kjo është thjesht një fantazi dhe nuk ka asnjë bazë reale. Ajo ngjason me një teori konspirative e ngritur më shumë mbi hamendësime historike dhe politike. Titulli i artikullit është redaksional. Data 17 shkurt shënon dy vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga qeveria shqiptare e Kosovës. Që atëherë, Kosovën e kanë njohur vetëm 65 prej 192 vendeve anëtare të OKB-së. Por shumë shqiptarë, megjithatë, besojnë se pavarësia e rajonit është një përfundim i pashmangshëm. Dhe hapi i parë drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe, e cila, me përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të hyjë në disa zona të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbi dhe Greqi.

Ndarja e Rajonit

Përgatitja për ndarjen e rajonit ishte e gjatë. Në vitin 2006, i dërguari special i OKB-së për Kosovën Marti Ahtisari paraqiti një plan ku morën vendimin "për të arritur pavarësinë, shqiptarët do të kufizojnë fuqinë e përfaqësuesve të misioneve të BE-së, OSBE-së dhe OKB-së. Një vit më vonë, u bënë zgjedhjet, të cilat nuk njihen nga Beogradi dhe nuk u pranuan nga serbët lokalë. Kryeministri Hashim Thaçi ishte një njeri i akuzuar nga ish-prokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla Del Ponte në tregtinë e paligjshme të organeve të serbëve të vrarë. Në 17 shkurt 2008 parlamenti në mungesë të deputetëve serb miratoi një deklaratë të pavarësisë. Disa ditë më vonë, deklarata u pranua nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve të BE-së. Rusia, Kina, India, Brazili, si edhe Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia kanë refuzuar ta bëjnë këtë, duke deklaruar veprimin e shqiptarëve të Kosovës si shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare. Sipas rregullave të OKB-së, të drejtën për vetëvendosje të popujve pa shtetësi e kanë vetë shtetasit. Ish kryeministri Vojislav Koshtunica është shprehur se : "Shqiptarët e Kosovës kanë shtetin e tyre kombëtar. Quhet Shqipëri."

Rishikimi i kufijve

Po, kjo është kështu. Shqipëria u krijua në 1912, por kjo nuk solli bashkë të gjithë shqiptarët. Dhe qysh atëherë autoritetet e këtij vendi kanë bërë thirrje për rishikimin e kufijve në Ballkan. Për shembull, Enver Hoxha ish-udhëheqës komunist i shkroi Stalinit në 1949: "Ne besojmë se Kosova dhe Metohija janë pjesë e kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë, popullata shqiptare ... i duhet bashkuar Shqipërinë." Autoritetet e Kosovës kanë mohuar se planet e tyre kanë të bëjnë me bashkimin e Shqipërisë. Por këtë duhet ta mohojnë edhe liderët në Tiranë. Por në vitin 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, u botua harta e një Shqipërie të Madhe hipotetike, e cila përfshin zona të gjera ngjitur me gjendjen aktuale të vendeve. Por përkthimi i kësaj ideje në praktikë duhet të jetë i qëndrueshëm në numrin e minoritetit shqiptar. Në Maqedoni, në mbi gjysmë e një milion shqiptarë (rreth 25 për qind të popullsisë), Mali i Zi - 45 mijë (shtatë deri në tetë për qind). Në tre komuniteteve në Luginën e Preshevës në Serbinë jugore - 60 mijë. Në Greqi, në Epir - gati 500 mijë (pesë për qind të popullsisë). Së fundi, në Kosovë, pas 10 viteve të fundit kanë lënë rajonin më shumë se 250 mijë serbë dhe tani jetojnë më pak se dy milionë shqiptarëve, që përbëjnë jo më pak se 90 për qind të provincës. Qindra mijëra shqiptarët që jetojnë në Itali, Gjermani, Zvicër, Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Shumë prej tyre kanë shumë ndikim.

Plani shqiptar

Për shembull, ish-drejtori i CIA-s George Tenet, ylli i kinematografisë hollivudiane James Belushi, dhe ish-kongresmeni nga Nju Jorku Joseph Diogardi, anëtarë të pasur të diasporës shqiptare po japin shuma të mëdha parash për të mbështetur një plan global të bashkëatdhetarëve të tyre në Ballkan për një Shqipëri të madhe. Kjo është kërkesa e shqiptarëve në Kosovë bazuar në faktin se paraardhësit e tyre - ilirët - kanë jetuar në ato vende mijëra vjet. Por shkenca është një marrëdhënie që provohet. Por dihet se në Pejë një qytet i Kosovës për shekuj (deri 1767) ishte selia e metropolitanisë serbe. Në provincë deri kohët e fundit, ishin vendosur më shumë se 1800 tempujt përfshi dhe manastiret e kishës ortodokse serbe. Kaq shumë tempuj në një fashë të vogël, ka vetëm në Jeruzalem dhe në malin Athos. Objekti i kërkesës së shqiptarëve është vendosur edhe në jug të Serbisë në Luginën e Preshevës.




Nacionalistët shqiptarë

Nacionalistët në Maqedoninë fqinje pretendojnë gjysmën e territorit, duke përfshirë edhe kryeqytetin Shkup, i cili në kohët mesjetare ishte qendra e shtetit serb, si edhe si një pikë kyçe e shenjtë në të njëjtën kohë e Bullgarisë dhe Serbisë – Manastiri i Ohrit. Në vitin 2001, shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) filluan operacionet ushtarake kundër forcave maqedonase. Me ndihmën e Perëndimit konflikti u zgjidh, gjuha shqipe ka status zyrtar në pjesën më të madhe të vendit - në zonat ku folësit e saj janë jo më pak se 20 për qind të popullsisë. Disa shqiptarë kanë qenë dhe ende janë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë. Në vitin 2005, në një numër vendesh u lejua ngritja e flamurit shqiptar. Në vitin 2008, nën presionin e autoriteteve lokale shqiptare, Maqedonia njohu pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, ata vazhdojnë të kërkojnë koncesione gjithnjë e më shumë, dhe disa prej organizatave të tyre bënë hapir thirrje për ndarjen e zonave perëndimore. Qetësia vazhdon ende në Mal të Zi. Këtu, shqiptarët përbëjnë rreth tetë për qind të popullsisë. Por, duke pasur parasysh shkallën e lartë të lindjeve, pjesa e tyre është në rritje. Pra, ndoshta nuk është e largët ora kur shqiptarët lokal të marrin guximin të sulmojnë zonat e populluara jugore të vendit. Sa për Greqinë, në vitin 1982, Ministri i jashtëm i Shqipërisë ngriti çështjen e identitetit në "zonat e lashta etnike shqiptare në veri-perëndim," dhe kërkoi diskutimin e problemit "të të drejtave të popullsisë shqiptare dhe qartësimin e kufijve të përbashkët." Dhe në janar të këtij viti, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë refuzoi të miratojë marrëveshjen midis dy vendeve mbi kufirin detar. Në një takim në Kosovë shkruhej parulla: "Nuk ka Kosovë dhe Shqipëri pa Çamëri !". Çamëria – është pjesë e rajonit të Epirit grek, ku shqiptarët sot përbëjnë shumicën e popullsisë. Sa për Greqinë, në vitin 1982, Ministri i jashtëm i Shqipërisë ngriti çështjen e identitetit në "zonat e lashta etnike shqiptare në veri-perëndim," dhe kërkoi diskutimin e problemit "të të drejtave të popullsisë shqiptare dhe qartësimin e kufijve të përbashkët


Nacionalistët shqiptarë


Nacionalistët në Maqedoninë fqinje pretendojnë gjysmën e territorit, duke përfshirë edhe kryeqytetin Shkup, i cili në kohët mesjetare ishte qendra e shtetit serb, si edhe si një pikë kyçe e shenjtë edhe e Bullgarisë dhe Serbisë – Manastiri i Ohrit. Në vitin 2001, shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) filluan operacionet ushtarake kundër forcave maqedonase. Me ndihmën e Perëndimit konflikti u zgjidh, gjuha shqipe ka status zyrtar në pjesën më të madhe të vendit - në zonat ku folësit e saj janë jo më pak se 20 për qind e popullsisë. Disa shqiptarë kanë qenë dhe ende janë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë.

Plani shqiptar

Ja cili është plani për Shqipërinë e madhe
George Tenet

Për shembull, ish-drejtori i CIA-s George Tenet, ylli i kinematografisë hollivudiane James Belushi, dhe ish-kongresmeni nga Nju Jorku Joseph Diogardi, anëtarë të pasur të diasporës shqiptare po japin shuma të mëdha parash për të mbështetur një plan global të bashkëatdhetarëve të tyre në Ballkan për një Shqipëri të madhe. Kjo është kërkesa e shqiptarëve në Kosovë bazuar në faktin se paraardhësit e tyre - ilirët - kanë jetuar në ato vende mijëra vjet. Por shkenca është një marrëdhënie që provohet. Por dihet se në Pejë një qytet i Kosovës për shekuj (deri 1767) ishte selia e metropolitanisë serbe. Në provincë deri kohët e fundit, ishin vendosur më shumë se 1800 tempujt përfshi dhe manastiret e kishës ortodokse serbe. Kaq shumë tempuj në një fashë të vogël, ka vetëm në Jeruzalem dhe në malin Athos. Objekti i kërkesës së shqiptarëve është vendosur edhe në jug të Serbisë në Luginën e Preshevës.


Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Shqipëria Etnike është evropianizëm qytetërues, integrues, pluralist, multietnik, demokratik dhe paqësor i Ballkanit, kurse “Shqipëria e madhe” është “ombrella” militariste dhe kolonialiste e Serbisë së Madhe (Velika Srbija), që do të thotë terrorizëm, agresion dhe pushtim i territoreve të huaja në Ballkan.

Kush e kupton drejt këtë asimetri-dallim të këtyre dy koncepteve, kurrë më nuk do ta zinte në gojë, as nuk do ta shkruante e as nuk do të shërbehej me togfjalëshin politiko-propagandistik serbomadh “Shqipëria e Madhe”, sepse kjo është “arma bërthamore” e sofistikuar për zhdukjen e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Pra, duhet ta kenë të qartë të gjitha ata, që për qëllime të ndryshme qoftë politike a mafioze etj…., qoftë në ndonjë formë tjetër e përdorin termin “Shqipëria Madhe”, para Evropës dhe para botës, do të ndiqen, do të akuzohen dhe do të denoncohen njësoj sikurse ata, që mbështesin terrorizmin qoftë në dimensione kombëtare apo ndërkombëtare.

“Shqipëria e madhe” nuk është krijesë e as kërkesë shqiptare, por e shovinizmit dhe e etnocentrizimit serb në mbrojtje të Serbisë së Madhe (Velika Srbija).

Pra, larg duart nga parulla terroriste serbomadhe e ashtuquajtur “Shqipëri e Madhe”, e cila në asnjë segment qoftë semantik, historik, gjeopolitik dhe faktik nuk është simetrike me nocionin SHQIPËRIA ETNIKE, sepse e para, “Shqipëria e Madhe” nënkupton pretendimin e pushtimit, të copëtimit , të aneksimit dhe të kolonizimit të territoreve të huaja të shteteve fqinje sllave ballkanike. Ndërkaq, e dyta, SHQIPËRIA ETNIKE do të thotë rikthimin dhe ribashkimin e territoreve autoktone shqiptare, të grabitura, të kolonizuara, të copëtuara dhe të pushtuara me terror, me gjenocid dhe me forcë nga shtetet fqinje sllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria) që nga vitit 1878, kur Ballakani ishte ende nën sundimin e Perandorisë Osmane.

“Shqipëria e madhe” nuk është Shqipëria Etnike, “O kirenarë e derbederë, stërnipër të Kainit, tebdilë si barinj…”!

Me nder me thanë, kush janë ata injorantë, shpifës, tradhtarë idiotë “teoricienë” dhe “analistë” astrologë filsollavë, që po ushqehen me produktet toksike të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”?!
Sado klysharia dhe zagaria serbosllave le të lehin, le të shpifin, le të dezinformojnë dhe le të manipulojnë me paçavauret e tyre nëpër masmedia antikombëtare dhe antidemokratike, ashtu si po i ndërsejnë dhe si po i paguajnë “arkatarët” e Moskës, të Beogradit, të Athinës, të Shkupit, të Podgoricës…etj., projekti fantazmë-Shqipëria e madhe i bosëve të tyre i amalgamës ruse-serbe-greke-bullgare-malazeze, kurrë nuk do formohet në trojet etnike shqiptare në Ballkan, sepse ajo është nusprodukt shovinist serbo-sllav dhe nazifashist i boshtit Hitler-Musolini.

Historikisht, kombi shqiptar kurrë nuk ka pasur aspirata nacionaliste, irridentiste dhe hegjemonsite, se si ta bënte një “Shqipëri të madhe”, por, që nga epoka e lavdishme e Skërbeut e deri në kohën e sotme të historisë më të re të fillmshekullit XXI, të gjitha luftërat dhe përpjekjet i ka bërë për mbrojtjen e territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike.

Me gjithë iluzionet dhe dëshirat e shketa të armiqve të kombit shqiptgar, “Shqipëria e Madhe” nuk do bëhet, as për “shtatë e as për 700 vjet”, sepse një projekt i tillë është një fantazmë limbo e trilluar nga të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Shqipërisë Etnike.

Sepse ideja për krijimin e një Shqipërie të madhe, kurrënjëherë nuk ka ekzistuar në mendjen e shqiptarit, që nga Skenderbeu e deri më sot në fillimshekullin XXI (viti 2016).

Ajo është shpifje e Serbisë së Madhe dhe e aleatëve të saj tradicionalë sllavë dhe josllavë, që edhe sot, me fanatizëm, me propagandë, me kuazishkencë, me politikë, me forcë, me terror, me gjenocid dhe me shpërngulje-spastrim etnik, me kolonizim, me militarizim dhe me hegjemonizëm po luftojnë, që të mos lënë në këmbë asnjë symbol të shenjtë historik, etnik dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike.
Kjo është përmbajtja e prapavijës “Shqipëria e madhe”, vrasja dhe zhbërja me çdo kusht e të gjitha vlerave të Shqipërisë Etnike dhe të ribashkimit të saj dhe të kombit shqiptar në Ballkan.

Prandaj, mos u shteroni, mos u katandisni dhe mos u digjni në “letrën” e ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”, sepse ajo parullë është me përmbjatje nazifashiste (të ndarjes së sferave të dikurshme të Italisë dhe Gjermanisë së Adolf Hitlerit dhe të Benito Musolinit në Ballkanin e Evropës Jugore), toksikologjike dhe terroriste e fabrikës gjenocidale të Serbisë së Madhe, që ka për qëllim djegjen dhe zhbërjen e Shqipërisë Etnike nga harta e Ballkanit.

Kush luan në letrën e “Shqipërisë së madhe”, do të digjet në flakën e saj, sepse ajo është trillë dhe arma më e sofistikuar për vrasjen, për burgosjen, për përndjekjen dhe për masakrimin e ideologëve dhe të teoricienëve të vërtetë patriotë shqiptarë, që me të drejtë mbrojnë interesin e përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Image result for shqiperia e madhe

Teoricienë shqiptarë pohojnë se projekti i tyre për Shqipërinë e madhe mund të realizohet pas më pak se shtatë vjetëve të ardhshme, sepse, siç kanë thënë ata në analizat e veta, “Evropa e dobësuar nuk do të ketë as forcë dhe fuqi ushtarake që t’iu dalë ndesh kërkesave shqiptare dhe ne vetëm duhet të jemi të durueshëm”.

Nëse Perëndimi ka shpresuar se ëndrra për Shqipërinë e madhe është vetëm ëndërr, duket se ajo po ballafaqohet me ankth, konstaton gazeta serbe vijesti online, transmeton Koha.net. Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, siç ka thënë, është i brengosur që “bashkimi i Kosovës me Shqipërinë tingëllon si kërcënim”.

Evropa, sipas këtij portali serb, nuk e ka kuptuar se me njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, në fakt e ka filluar fazën e parë të këtij qëllimi politik të kombit shqiptar. Nëse dhe kur Kosova, qoftë dhe si vëzhgues, merr karrigen në OKB, ajo do ta shpallë referendumin për bashkimin me Shqipërinë, mendojnë analistët. Sepse qëllimi i tyre i fundit nuk është që t’i njohë Serbia, por vetëm Kombet e Bashkuara dhe bota, shkruan kjo gazetë, që mund të lexohet edhe si fillim fushate të Serbisë kundër synimeve të Kosovës për pranim në OKB.

Koco Danaj
Koço Danaj

Koço Danaj, kryetar i Listës për Shqipërninë Natyrale tha se bashkimi kombëtar ka për të ndodhur shpejtë, pasi Shqipëria nuk do të pranohet në BE pa Kosovën.

Ai thumboi politikanët dhe deklaratat e tyre të cilat i quajti të pamjaftueshme. Sipas tij mjaft kemi bërë deklarata, tani duhet hartuar një platformë e qartë e bashkimit dhe si e tillë ajo t’i prezantohet Brukselit. Deklaratën shumë të përfolur të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ai e quajti paralajmërim e jo provokim.

“Nuk kemi të bëjmë me një provokim, kemi të bëjmë me një reagim. Po ju sjell një shembull: reagimi i Ambasadës Amerikane ishte pa emër. Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-ve u shpreh se ndoshta nuk ka ardhur koha për gjëra të tilla. SHBA, kur do të prononcohet për një problem, në të gjithë hapësirën e kombit shqiptar, flet me emra, me emër ambasadori e me emër këshilltari, me emër zëdhënësi të Departamentit të Shtetit etj. Këtë herë pa emër”, tha ai.

Për ta arsyetuar këtë ai shembull mori rastin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe fyerjet që u janë bërë e po u bëhen atyre, fyerje që kanë krijuar një situatë shumë të tensionuar atje.

“A doni të mos ketë rrezik, lërini shqiptarët të bashkohen. Shqiptarët janë të përçarë në disa shtete. Bashkojini shqiptarët dhe nuk do kini më asnjë shqiptar që të shkojë të kërkojë azil në asnjë vend të BE-së. Përkundrazi, do të jenë të huajt që do vijnë në Shqipëri.”

Delja e zezë në gjithë këtë mes sipas tij janë politikanët shqiptarë të cilët me servilizmin e tyre kanë sjellë këtë gjendje.

“Kështu do t’i kursejmë edhe qindra milionë euro BE-së, ose këto qindra milionë euro qe sot i harxhon për mbi 90-të zv/ministra në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup. Sot kemi tri administrata, nesër do të kemi një. Pra, këto qindra miliona euro ose do t’i marr kombi shqiptar për mirëqenien e tij. Të gjithë përfitojnë ngabashkimi i shqiptarëve dhe të gjithë humbasin nga ky copëtim kriminal i shqiptarëve.”

Për më shumë, Danaj i quan të mosqena dhe produkt i një mungese vizioni e platforme arsyetimet se Brukseli nuk pranon bashkimin e shqiptarëve.

“Brukseli kërkon platformë. Tirana e ka në Kushtetutë që bashkimi shqiptar është aspiratë e ligjshme. Bukur. Ulu e zbërtheje. Le të hartojmë platformën dhe t’ia dorëzojmë Brukselit. Atëherë ke të drejtë të thuash do apo nuk do Brukseli. Mund të mos dojë Brukseli, që nuk donte as bombardimin e Beogradit. Por, do Amerika, e cila kombin shqiptar e ka aleatin e saj strategjik”.
Intervistën ai e përfundoi me një paralajmërim, që më shumë ngjan me një uratë,“Bashkimi i shqiptarëve nuk është larg.”


Prishtinë 21.10.2016.

“The Hill” : Eksperti amerikan që punon në ‘Fox News’, Bill Cowan : Droga në Shqipëri, sfida e Presidentit të ardhshëm amerikan


Një ekspert amerikan dhe që punon në ‘Fox News’, Bill Cowan, ka bërë një analizë për çështjen e drogës në Shqipëri, që e ka botuar në gazetën amerikane “The Hill”.

Cowan, si njohës i mirë në fushat e terrorizmit, sigurisë së brendshme dhe inteligjencës, shkruan se Uashingtoni duhet të rikthejë vëmendjen ndaj Shqipërisë në lidhje me fenomenin e përhapur të kultivimit të kanabis sativës, transmeton syri.net.
Analiza e ekspertit amerikan Bill Cowan:
Presidenti ynë i ardhshëm do të përballet me një listë të gjatë problemesh. Në Uashington, kohët e fundit kthimi i Shqipërisë në një strehë droge, është jashtë fokusit së politikës dhe ka nevojë për vëmendje të menjëhershme.
Kjo për shkak se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe nuk mund të injorojë një krizë që është destabilizuese në aleancë.
Shqipëria ka filluar të duket si një Meksikë dhe Kolumbi në Ballkan. Këto dhe të tjera raporte, e përcaktojnë Shqipërinë jo vetëm si një prodhues të madh të drogërave të paligjshme, por edhe si vend tranzit të drogës që vjen nga Azia dhe më pas kalon në të gjithë Evropën.
Ajo është kthyer në një bazë nga e cila grupet kriminale kontrabandojnë cigare, cigare, heroinë, kokainë, kanabis dhe substanca të tjera të paligjshme në pjesën tjetër të Evropës, sipas Agjencisë së Drogërave të Evropës.
Më shtyp është pretenduar se operacioni mund të gjurmohet deri në nivele shumë të larta të qeverisë. Raporte të tjera lidhin Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me familjarë të tyre të angazhuar fuqishëm në biznesin e drogës.
Këtë çështje e komplekson më shumë ISIS, që duket se ka bërë përparim në Shqipëri, vend me shumicë myslimane. Mediat në Mbretërinë e Bashkuar kanë shkruar se simpatizantë të ISIS kanë marrë kontrollin e plantacioneve të kanabisit në Shqipëri.
Korrupsioni mund të jetë shkaktar që udhëheqësit e lartë të qeverisë mbyllin njërin sy për tregtinë e drogës, duke bërë që i gjithë sistemi i sigurisë dhe i zbatimit të ligjit në Shqipëri të rrezikohet.
Në një kohë që anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është i rëndësishëm, transformimi i saj në një strehë droge është i papranueshëm. Lidhjet e drogës në Shqipëri nuk janë një shenjë e mirë për sigurinë afatgjatë të partnerëve tanë evropianë. Për më tepër, korrupsioni duket se shtrihet në nivelet më të larta. Presidenti ynë i ri duhet të informohet mirë për të trajtuar çështjet e drogës, ISIS-it dhe të sigurisë në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri.
Kongresi ynë dhe autoritetet tona të zbatimit të ligjit duhet të shikojnë më thellë në këtë mjedis të rrezikshëm, duke përfshirë një hetim ndërkombëtar të zyrtarëve të lartë të Qeverisë Shqiptare të lidhur me krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe veprimtaritë terroriste. Vetëm nën udhëheqjen e fortë të SHBA një hetim i tillë mund të jetë i suksesshëm.

screenshot_201476224742

“Grekët po financojnë partinë e re që po krijon Ben Blushi”(Del gjethi i ri, ndërron dhe gjaku)



Enkel Demi hedh dyshime që partia e Ben Blushit që do të krijohet në muajin nëntor do të financohet nga qarqet greke.
Në një shkrim në portalin e tij 27.al “Ja pse ja vlen ta shesësh Çështjen Çame”, Demi nuk ia përmend emrin Blushit dhe partisë së tij Lista, por flet për një forcë të re që do krijohet brenda të majtës.
“Megjithatë, nuk është koha e pathosit, fjalimeve apo shkrimeve patetike me fill patriotik, as publikimit të vargjeve të poetëve, thirrjes “O sa mirë me qen’ shqiptar!”. Është koha e llogarive të imëta elektorale. Duhet thënë në radhë të parë haptas e pa kurrfarë droje që asnjë qeveri nuk vjen dot në pushtet në Tiranë, nëse më parë nuk merr përkëdhelitë e Athinës. Kjo shpjegon përse Lulzim Basha dhe Gent Strazimiri, kur shkojnë në Shtetet e Bashkuara e kanë me merak të madh të takojnë në odën e ngrohtë lobin grek që aspiron ndarjen e Shqipërisë me projektin e Vorio Epirit”, shkruan Demi.
Sipas tij “Kjo shpjegon që tashmë me financime të drejtpërdrejta greke po themelohet një parti e re brenda së majtës, e cila synon të çajë votën që mban qeverinë në këmbë dhe më pas të themelohet një pol i tretë që është ngjizur dhe gjeti mbështetjen e duhur tek fqinjët tanë. Pas festave të fundvitit, ku kryeministri do bëjë sallore sërish bulevardit sa tek shtëpia e tij, sa tek Kryesia, mund të parashikojmë një krizë politike pranverore. Prilli është gjithmonë muaj i mirë për ngritjen e aleancave të reja. Del gjethi i ri, ndërron dhe gjaku”.

Dr. Bernard Kouchner është një politikan francez: Kam njohur Rugovën dhe Berishën, nuk është e njëjta gjë…


Bernard Kouchner është një politikan francez, në të shkuarën ka qenë ministër shëndetësie dhe ministër i punëve të jashtme. Në vitet 1999-2000, ka pasur postin e kryeadministratorit të Kosovës. Mbrëmjen e sotme, vjen në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan.
Desada Metaj: Cilat janë arsyet që ju pranoni të merrnin një çmim nga UET dhe të riktheheni në Tiranë? 
Kouchner: E kam pranuar që prej shumë vitesh dhe këtë herë më morën kaq përnjëherësh dy ambasadorët, thuajse më sollën përdore, si ambasadori francez në Tiranë, ashtu edhe ai shqiptar. Jam i gëzuar që kam ardhur këtu. Ajo që më mërzit është se… kam njohur Rrugovën, kam njohur Berishën, nuk është e njëjta gjë. E kam njohur më parë, ai ka kryer studimet tek Miljez dhe para se të bëhej një politikan i rëndësishëm këtu. E njoh edhe kryeministrin dhe ndiej keqardhje, ndonëse vendi ka ndryshuar, politika është më qartë, prezantimet politike janë normale, pasi këtu nuk flitet mjaftueshëm. E njëjta gjë ndodh edhe në Francë. Do të vijë dita që njerëzit inteligjentë si ata të kenë projekte të përbashkëta.
sigurisht do të ketë të majtë dhe të djathtë sepse duhen të paktën dy parti që demokracia të funksionojë, jam dakord, por dialogu duhet të jetë i vazhdueshëm. Këtu dialogu nuk është i vazhdueshëm. Kjo është fatkeqësi. As në Francë nuk është i tillë. Megjithatë vendi ka evoluar, është më i hapur,  shqiptarët kanë qenë të frikshëm gjithandej. Pandehnin sikur ishin terroristë, mafia. Ky imazh ka ndryshuar, marrëdhëniet me Italinë janë të mira, me Francën të shkëlqyera. Nuk mund të themi se gabuam… Enver Hoxha vdiq, për fat të mirë, se nuk mund të ishte i përjetshëm.
Ne duam që gjërat të bëhen shpejt, duam rezultate të menjëhershme.
Në Kosovë, në fund të një dite të gjatë pune, natën vonë, rreth orës 2 apo 3 kishte restorante ende hapur ku hanim një sallatë, ka qenë shumë e keqe, bënim bilancet dhe kuptonim sa shumë kishim punuar, sa shumë ishim përpjekur dhe ishim të kënaqur.
Kur largohesh, kupton që ka ende probleme dhe asgjë nuk është e përkryer.
periudha që i dha fund regjimit tiranik, komunizmit, por nuk i ka dhënë fund dhunave të tjera, tregon që është më mirë, evolucioni është bërë. Vendi është i hapur. Shqipëria ka një bregdet të mrekullueshëm në detin Adriatik, dua një shtëpi në bregdet, hapni fjalën që dua të blej tokë në bregdet.
Nuk është aspak keq. Nuk është shpërblyer gjithë ajo vuajtje, por evolucioni është i dukshëm. Shikoni Rusinë, ka plot gjëra për të thënë për Putinin, për oligarkët, por megjithatë gjërat kanë ndryshuar.
Ndër të tjera, po e përsëris, jo për t’ju dekurajuar, madje uroj që të jeni pjesë e Evropës së bashkuar, sikurse uroj që Evropa e bashkuar të jetë më politike, më federale dhe e aftë për të pritur emigracionin, njerëzit që vdesin në Mesdhe. Ne nuk qemë të aftë ta bëjmë këtë, për fat të mirë Znj.Merkel e shpëtoi duke i mbajtur vetë kostot nderin e Evropës.
Por duke mos patur forcën për të shpëtuar këta njerëz që braktisin vendin e tyre duke u larguar prej luftës me familjen dhe fëmijët e që vijnë të vdesin tek ne, para syve tanë, ne plazhet tona, nuk është gjë e mirë për Evropën. Uroj që futja juaj në Evropë të sjellë më shumë romantizëm dhe humanizëm.
Desada Metaj: Shqiptarë ju duan shumë dhe ky titull është një shenjë.
Jam i lumtur dhe i nderuar që shqiptarët më duan, edhe unë i dua. Edhe kosovarët i dua.
Ambienti në universitet më duket i mrekullueshëm. ju keni bërë universitet privat, ne francezët jemi njerëz të shtetit, universitetet janë publike. Nuk do ishte keq edhe për ne që universitete tona të përshtaten me kohën. Është një tradite që nuk e mohoj.
Ju me sa kuptoj imitoni universitet amerikane, sigurisht Harvardi është me mirë.
Universiteti juaj kishte një atmosferë të ngrohtë mbrëmë, kishte 500 apo 1 mijë persona, këtë nuk e di mirë sa. Keni një arsim që është i hapur drejt modernizimit.
Pastaj gratë shqiptare janë kaq të bukura, zonjë, dhe janë të lira. Unë mbaj mend ato gratë e mbledhura kruspull në ato vitet e hershme, edhe pse komunizmi kishte bërë diçka në emancipimin e grave. keni një rini të mrekullueshme. Në Universitetin Evropian të Tiranës dhe jam shumë krenar për titullin Honoris Causa ishte vërtet një ambient i gëzueshëm.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta-Shpëtim Idrizit të PDIU-së : Mos bëj fushatë me çështjen çame, nuk isha për negociata në Greqi

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka kthyer përgjigje nënkryetarit të parlamentit të cilin e ka në koalicion, Shpëtim Idrizit të PDIU-së, lidhur me çështjen çame. Meta u kritika se nuk mbajti qendrim ndaj grekëve për çështjen çame. Por sot, teksa fliste në parlament, Meta tha se “nuk ishte në Greqi për negociata por për një vizitë zyrtare”.
“Kam dëgjuar këtu që nuk është ngritur çështja çame. Dua të shpreh keqardhjen time sepse theksohet këtu se unë jam shprehur që çështja çame i përket të shkuarës. Unë jam shprehur në mënyrë shumë të qartë që në historinë e marrëdhënieve mes 2 popujve ka edhe disa plagë, të cilat dhembin edhe kur i përkëdhel jo më kur i shpon, ashtu siç ndodh në trupin e secilit prej nesh. Kam thënë në mënyrë të qartë që këto plagë duhet t’i shërojmë me qetësi me shumë kujdes”. Më tej, Meta shprehet se “ligji i luftës është ende në fuqi, që është fare paradoksale sepse ne jemi të dyja vende anëtare të NATO-s dhe Greqia e ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”.
Ai tha se duhet të heqim dorë nga përpjekjet për të kthyer çështje të tilla në shërbim të fushatës elektorale.
“Kanë fushata elektorale në Greqi dhe në Shqipëri dhe shpesh herë klima që krijohet vë në pozitë të vështirë qeveritë. Na duhet një klimë më konstruktive këtu me njeri-tjetrin përfshirë dhe marrëdhëniet me Greqinë dhe të heqim dorë nga përpjekjet për të kthyer çështje të tilla në shërbim të fushatës elektorale”, u shpreh Meta.

‘Çështja çame’ ndez politikën shqiptaro-greke dhe Evropiane

Vizita e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i shoqëruar edhe nga një delegacion me deputetë shqiptarë në Greqi është bërë dje objekt i një debati të gjallë në sallën e parlamentit.
Të gjithë deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë ngritur shqetësimin e tyre ndaj qëndrimit që kryeparlamentari Meta mbajti gjatë takimeve zyrtare me drejtuesit më të lartë shtetëror të Greqisë lidhur me çështjen “çame”.
Në fjalën e tij kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi duke iu referuar pikërisht masakrave të grekëve ndaj popullsisë çame u shpreh se gjenocidi, ndaj kujtdoqoftë nuk i përket kurrë së shkuarës, por të sotmes.
Gjithsesi ai është shprehur i gatshëm që në emër të çamëve t’i falë grekët, nëse këta të fundit do kërkojnë falje për atë që kanë bërë shumë vite më parë.
Të premten, kreu i LSI, Ilir Meta tha se kjo çështje nuk do të ndikojë tek koalicioni.
Ndërkohë ky koleksion me foto është publikuar nga studiuesi Robert Elsie.
“Çamët, të njohur në greqisht si Tsamides, janë shqiptarë të cilët banojnë në pjesën më jugore të trevave shqipfolëse. Krahina e tyre, Çamëria, është një zonë malore në kufirin greko-shqiptar.
 Pjesa më e madhe e Çamërisë ndodhet në rajonin e Epirit grek, i cili përfshin pak a shumë prefekturat e Thesprotisë dhe të Prevezës, por Çamëria përfshin edhe pjesën më jugore të Shqipërisë, d.m.th. zonën e Konispolit.Kur forcat greke morën Çamërinë dhe Epirin gjatë Luftës Ballkanike të vitit 1912, çamët përfunduan papritmas në Greqi, të shkëputur nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Me tërheqjen e forcave gjermane nga Greqia në verë dhe në fillim të vjeshtës të vitit 1944, rajoni ndodhej në fazën e parë të një lufte të përgjakshme civile. Për të siguruar bregdetin jonian për furnizimet e tyre ushtarake, forcat britanike lejuan që njësitë e një komandanti vendas grek, gjenerali Napoleon Zervas (1891-1957), të pushtonin rajonin. 
Zervasi, themeluesi dhe udhëheqësi i Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (Ethnikós Demokratikós Ellenikós Sýndesmos – EDES) u bë i njohur për spastrimin brutal etnik të shqiptarëve të Çamërisë nga qershori 1944 deri në mars 1945. Njerëzit e tij i shikonin çamët si bashkëpunëtorë të italianëve dhe të gjermanëve, dhe kërkonin të merrnin hak. 
Gjatë sulmeve të tyre, gjetën vdekjen disa mijëra burrë, gra dhe fëmijë në Çamëri. Më 27 qershor 1944, forcat e Zervasit hynë në qytetin e Paramithisë dhe vranë rreth 600 çamë myslimanë – burrë, gra, dhe fëmijë – në një kërdi të paparë. Shumë viktima u përdhunuan dhe u torturuan para se të thereshin. Një batalion tjetër i EDES-it pushtoi Pargën të nesërmen ku u vranë 52 shqiptarë. Me 23 shtator 1944, fshati i Spatarit të Filatit u plaçkit dhe 157 persona u vranë.
Shumë gra dhe vajza u përdhunuan, dhe u kryen shumë krime të tjera të llahtarshme. Menjëherë pas këtyre ngjarjeve, tërë popullata çame, e pambrojtur dhe e tmerruar, mori arratinë dhe iku për në Shqipëri për të shpëtuar. Sipas përllogaritjes së shoqatës çame të Tiranës gjatë sulmeve të viteve 1944-1945, u vranë gjithsej 2,771 civilë shqiptarë.Spastrimi i çamëve myslimanë të Greqisë në fund të Luftës së Dytë Botërore shënoi përfundimin e një kapitulli të dhimbshëm të historisë çame dhe fillimin e një tjetri.
 Vendi ku arritën çamët e rraskapitur dhe të uritur, pra Shqipëria, ishte pushtuar pak kohë para ardhjes së tyre, nga Enver Hoxha (1908-1985) dhe forcat e tij komuniste. Udhëheqësit e rinj marksistë nuk u treguan shumë mikpritës apo tërësish të predispozuar për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre çamë. Megjithatë, çamëve iu dhanë status si refugjatë dhe u lejuan të qëndronin në Shqipëri.
Çamët morën ndihmë jo nga regjimi i Enver Hoxhës, por nga Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rehabilitim (United Nations Relief and Rehabilitation Administration, UNRRA), e cila shpërndau çadra, ushqim dhe ilaç në kampet e mjeruara çame në Vlorë, Fier, Durrës, Kavajë, Delvinë dhe Tiranë. Gjatë viteve pas Luftës së Dytë Botërore, Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë bëri fushatë për kthimin e çamëve në vendlindjen e tyre. Duhet theksuar se shumica e tyre nuk donin të rrinin në Shqipëri, veçanërisht duke marrë parasysh spastrimet e tipit stalinist që po zhvilloheshin aty. Komiteti mbajti dy kongrese në vitin 1945, një në Konispol dhe tjetri në Vlorë. 
Komiteti hartoi memorandume dhe dërgoi telegrame në mbështetjen e qëllimeve të tij. Në vitin 1946, Përfaqësuesi i Shqipërisë ngriti çështjen çame në Konferencën e Paqes të Parisit, por të gjitha veprimet rezultuan të pafrytshme.

 Përpjekjet për të internacionalizuar çështjen çame ranë kryesisht në vesh të shurdhër. Për vite më radhë, çamë vazhduan të shpresonin se situata politike do të qetësohej dhe se ata do të mund të ktheheshin në Greqi. Por kjo nuk u bë. Edhe sot, në shekullin e 21-të, çamët e moshuar që kërkojnë të hyjnë në Greqi për një vizitë kthehen në kufi nga zyrtarët kufitarë grekë. Pasaportët e tyre stampohen me persona non grata ose madje grisen para syve të tyre.
Fotografitë e këtij koleksioni janë bërë në vitin 1945 në kampet e refugjatëve çamë në Shqipëri nga antëtarët e Administratës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rehabilitim (UNRRA). Ruhen në Arkivin e Kombëve të Bashkuar,” shkruan Elsie.

Published On: 14 Tetor, 2016 Debate / Shqipëria | Ilir Meta, “Kali i Trojës” i Greqisë në politikën shqiptare, ja çfarë i dhuruan për kundërvënie ndaj Ramës. Manjani në kongresin e SYRIZA-s

Ilir Meta është thirrur në vizitën e tij të sforcuar në Athinë me urgjencë për t’i dhënë një “dorë” qeverisë dhe politikës greke pas “shok”-ut  që pësoi nga deklarata e komisionerit të BE Johhanes Hahn se çështja çame është futur në axhendën e BE si një negociatë mes palëve Shqipëri-Greqi dhe mund të përfshihet në progres-raport.
Pikërisht deklarimi i Hahn se kjo çështje tashmë është në tavolinën e kancelarive evropiane për zgjidhje do apo nuk do Greqia, e ka vënë politikën greke dhe qeverinë greke përballë faktit të kryer: Herët apo vonë kjo çështje do të zgjidhet.
Tani nuk flitet më për pengim të zgjidhjes së kësaj çështjeje, tani flitet se kujt i duhet dhënë “dafina” e fitores. Dhe dhelpëria greke punon “sahat” në këto raste. Duke qënë se Rama-Bushati janë ata që kanë bërë publikisht gjithë punën për zgjidhjen e çështjes çame, për herë të parë është futur në program qeveritar, dhe që e kanë kërkuar në të gjitha takimet deri në BE, duke e bërë axhendë të institucionit më të lartë evropian, politika greke nuk do kurrsesi që zgjidhja të shkojë te Rama dhe të forcohet sipas mendësisë së saj, në sytë e shqiptarëve dhe në sytë e ndërkombëtarëve.
Që fitorja ti shkojë PDIU dhe Idrizit as që mendohet nga politika greke, pasi e quan parti fashiste dhe është sipas saj tërë strumbullari që kjo çështje u vu në rrugën e zgjidhjes. Në këtë mënyrë është gjetur filogreku Ilir Meta që të “rrëmbejë” sipas politikës greke kurorën e fitores thjeshtë me një vizitë të stisur treditore pas lëshuar asnjë deklaratë për çështjen çame madje as duke e përmendur. Dhe “oferta” ka ardhur. “Burimet” e mediave, lajme të hedhura në treg nga Meta bëjnë me dije se kryeministri Alexis Tsipras ka bërë gati amendamentin për heqjen e ligjit të luftës së Greqisë me Shqipërinë, që qëndron këtu e mbi 70 vite në fuqi, pavarësisht se jemi vende anëtare të NATO-s, pavarësisht se Greqia është anëtare e BE dhe Shqipëria kandidate për në BE. Dhe ky skenar materializohet dhe me pjesmarrjen e LSI në kongresin e Syrizas, partisë së Tsipras, kryeministrit grek.
Kështu anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëkohësisht ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ndodhet në Athinë ku do të marrë pjesë në punimet e Kongresit të dytë të SYRIZA-s. Manjani do të marrë pjesë në kongresin që do të zhvillojë punimet në dy ditë, ndërsa ftesa i është dërguar nga kryeministri i Greqisë, Tsipras. Në kongres, Manjani do përshëndesë në emër Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ende mbetet mister nëse ka ftesë dhe për PS si parti e majtë dhe anëtare me të drejta të plota të Internacionales Socialiste dhe të Partive Socialiste Evropiane. Por prapa kësaj “dashurie” mes Metës dhe politikës greke qëndron kundërvënia ndaj kryeministrit Edi Rama, i vetmi kryeministër në këto 25 vite që ka qënë përballë kësaj politike pas asnjë lloj shenje kompleksiteti dhe inferioriteti.
Dhe pikërisht media ka zbardhur “negociatat” mes kryeminstrit grek, Alexis Tsipras dhe kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta në Athinë, ku këtij të fundit i është ofruar dhënia e disa koncensioneve vetëm me kushtin e shkatërrimit të PDIU-së. Tsipras ka hapur thesin për të ulur çmimin e patentave për emigrantët, si dhe të japë shtetësi nëse do të zhduken nacionalistët. Ndërkaq, ministri Jashtëm Ditmir Bushati, i cili ishte i ftuar në Top Story e cilësoi si të padrejtë heqjen e barazisë nga ana e Athinës mes PDIU-së dhe Agimit të Artë, në prezencë edhe të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
“Unë nuk kam dëgjuar gjuhë raciste ndaj fqinjëve tanë në Parlamentin tonë. Asnjë deputet në sallën e Kuvendit tonë nuk ka propozuar ndryshim kufijsh. Sot në Parlamentin shqiptar u fol për ndjesë, u fol për obelisqe, rëndësinë e respektit për të rënët”, tha Bushati.
Lidhur me çështjen çame, Bushati tha se ajo është një dhe e vetme, por brenda mazhorancës ndryshojnë mënyra si artikulohet në varësi edhe të pozicionit që ka gjithsecili. Ai tha se prania e PDIU-së në koalicionin qeverisës nuk cënon qëndrimin e Shqipërisë për çështjen çame, madje e motivon edhe më tej atë. Sa i takon marrëveshjes për varrezat e ushtarëve grekë, Bushati u shpreh se qeveria shqiptare njeh atë që është nënshkruar nga ish-Qeveria Berisha, megjithëse e konsideroi si difektoze. Ministri i Jashtëm, Bushati konfirmoi se formalisht në Greqi është në fuqi një ligj lufte, që edhe vetë Athina e ka njohur përmes një letre dërguar Tiranës vite më parë, ndërsa tha se nuk ishte në dijeni të diskutimeve Meta-Tsipras për këtë çështje.
“Ligji i luftës nuk është një çështje e ezauruar as me traktatin e miqësisë në vitin 1995 dhe as me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por nuk është e vërtetë. Pala shqiptare i ka kërkuar qeverisë greke që të shprehet për këtë çështje dhe ka marrë një letër që konfirmon se dy vendet janë formalisht në luftë”, tha Bushati.
Kreu i diplomacisë shqiptare tha se ky ligj ka efekte të drejtpërdrejta mbi çështjet pronësore dhe një sërë efektesh të tjera zinxhir që lidhen me të. Por në një lidhje të drejtpërdrejtë me Athinën u tha se kryeministri Tsipras në takimin me Ilir Metën i është shprehur i gatshëm të dërgojë tek Presidenti Pavllopulos një amendament, i cili do të shfuqizojë ligjin e luftës edhe formalisht. Burimet thanë për “TCH”, se në këtë takim, është rënë dakord se abrogimi i ligjit të luftës është një domosdoshmëri, që do të çlirojë energji pozitive në marrëdhëniet dypalëshe.
Ministri Bushati tha se nuk ishte në dijeni të një lëvizjeje të tillë. “Nuk më ka njoftuar njeri për këtë çështje. Nuk kam asnjë informacion dhe asnjë konfirmim, as nga ambasada që të vërtetoj këtë tezë”, tha ai.
Bushati ka mohuar se qeveria e sotshme për shkak të koalicionit me PDIU ka një marrëdhënie të ngrira me Greqinë. Sipas Bushatit, mazhoranca e sotme ka marrëdhënie intensive në të gjitha nivelet, ndryshe nga qeveria e shkuar e cila sipas ministrit, në dy vitet e fundit të mandatit nuk pati asnjë komunikim me qeverinë greke. Duke iu referuar vizitës së kreut të kuvendit, Ilir Meta në Greqi dhe reagimet e deputetëve të PDIU pas kësaj vizite, Bushati u shpreh se secili nga të dy politikanët ka mbajtur pozicionin e vet sa i përket çështjes çame; Shpëtim Idrizi si kryetar i një partie që këtë çështje e ka të qenësishme, ndërsa Meta shkoi në Greqi si kryetar i Kuvendit dhe mbajti qëndrim nga kjo pozitë. Ndërkohë ai sërish ka këmbëngulur se vizita e Ilir Metës në Athinë ishtë një vizitë parlamentare në krye të një delegacioni të gjërë parlamentar dhe jo një vizitë negociuse, aq më tepër që nuk mund të shpjegohet sipas tij se për çfarë duhet negociiuar nga Meta.

Kush gënjen Ilir Meta apo Alexis Tsipras për abrogimin e Ligjit të Luftës?



Nga Arben Llalla

Pas kritikave të mëdha si majtas, si djathtas rreth vizitës plot mjegull që kreu në Greqi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar nga një grup deputetësh minoritarësh e filo grekë, në media hidhet shashka e radhës. U tha se kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras i paska premtuar Ilir Metës se do të çojë të abrogojë tek kryetari i Republikës së Greqisë, Prokopis Pavlopulos Ligjin e njëanshëm të Luftës. Nëse është deklaruar se Tsipras do e dërgojë të abrogojë tek kryetari i shtetit Pavlopulos këtë ligj famëkeq, këtu kemi me një gënjeshtër të trashë, sepse Presidenti grek nuk ka kompetenca për heqjen e Ligjit të Luftës pa e votuar në fillim Kuvendi i Greqisë. Në 28 gusht 1987, qeveria e Andrea Papandreut bëri gati një ligj për të shfuqizuar Ligjin e Luftës dhe e dërgoi atë për ta votuar Kuvendi i Greqisë. Megjithëse kryeministri Andrea Papandreu kishte shumicën e votave në Kuvend deputetët e PASOK nuk e votuan heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë më 1987 dhe e lanë zvarrë pa e shqyrtuar. Pra, në rastin në fjalë kryeministri Tsipras duhet ta dërgojë në Kuvend këtë Ligj për t’u votuar dhe më tej, pasi të jetë votuar kalon për nënshkrim të thjeshtë tek Presidenti Prokopis Pavlopulos. E gjithë ajo propagandë e mediave të Tiranës, të cilat janë urdhëruar nga Iliri Meta dora vetë që të shpikin një lajm se gjoja paska marrë garanci nga Aleksis Tsipras që do e dërgojë abrogim tek Pavlopulos, është një gënjeshtër e kulluar. Edhe sikur Tsipras ta dërgojë të abrogojë Ligjin e Luftës tek kryetari shtetit, ai nuk do e nënshkruaj, për arsyen që rrëfehet pak më poshtë. Por edhe sikur kryeministri Tsipras t’ja paraqesë për votim Kuvendit të Greqisë, përsëri deputetët grekë do shprehen që ky Ligj mos të hiqet, por të qëndrojë si hije e zezë mbi kryet e miqësisë greko-shqiptare. Në Kuvendin e Greqisë SYRIZA ka 144 deputetë, kurse aleatët e tyre në qeveri, nacionalistët e ANEL kanë 9 deputetë. Më këtë konfigurim kaq të brishtë që ka shumica e Tsipras është e pamundur që të gjendet shumica e votive për të abroguar Ligjin e Luftës. Edhe nëse kjo ndodh kryetari i shtetit, Prokopis Pavlopulos i përket klanit politik nacionalist ekstremist grek, gjë që vërtetohet nga shumë foto-fakt që do i botoj së shpejti në 27.al Është mirë që kryetari i Kuvendit dhe i LSI Ilir Meta mos të shpikë lajme rreth vizitës së tij në Greqi, por të tregojë diçka për takimin me disa politikanë pensionistë grekë, të cilët punojnë natë e ditë për të ngritur varre boshe greke në jugun e Shqipërisë. Besoj se Iliri Meta për shpikjen e gënjeshtrës së ëmbël për heqjen e Ligjit të Luftës ka patur parasysh thënien e Niçes: “Në raste të caktuara është më mirë një gënjeshtër e ëmbël se sa një e vërtet të hidhur”. Por Niçe këtë thënie e ka thënë për marrëdhëniet dashurore midis një djali dhe një vajze dhe jo për marrëdhëniet e tensionuar që ekzistojnë mes dy vendeve, Greqisë e Shqipërisë.

Diplomacia greke ka paralajmëruar Shqipërinë të tregohet më e kujdesshme lidhur me çështjen çame


Diplomacia greke ka paralajmëruar Shqipërinë të tregohet më e kujdesshme lidhur me çështjen çame, pasi sipas ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, Greqia është shumë herë më e fortë se Shqipëria, duke përmendur këtu dhe sistemet e mbrojtjes apo ato të sigurisë.
“Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”, ka thënë Kotzias.
Kotzias është ndalur dhe te qeverisja e Partisë Socialiste me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
“Fakti që ata qeverisin me partinë e çamëve i ka detyruar të adoptojnë pjesë së axhendës së kësaj partie, siç janë çështjet e çamëve që kryen krime lufte në Greqi, që janë dënuar njëherë e mirë nga gjykatat greke. ‘Çështja çame’ i intereson kësaj pjese të çamëve dhe jo 160 mijë apo më shumë çamëve shqiptarë, që s’kishin dhe s’kanë asnjë lidhje me Greqinë dhe krimet e asaj periudhe. Gabimi i dytë është se, pas vitit 2008, për shkak të krizës, dikush e nënvlerësoi Greqinë dhe mendoi se mund të bëjë lojëra në kurriz të saj”, deklaron më tej ministri i Jashtëm grek.
Kryediplomati grek ka pohuar gjithashtu se, në Shqipëri ka zëra realë që duan të imponojnë marrëdhënie të mira mes dy vendeve, por sërish, duke kujtuar forcën e Greqisë në rajon, Kotzias ka theksuar se ata janë përgjegjësit më të mëdhenj për të zgjidhur problemet, pa praninë e palëve të treta. Edhe në këtë rast, kreu i diplomacisë greke paralajmëron Shqipërinë.
“T’i zgjidhim problemet me vendet që aspirojnë të aderojnë në Europë, përpara se të fillojnë negociatat me Bashkimin Europian. Shpresoj ta kuptojnë se kjo është në interes të tyre”, ka thënë Kotzias.
Nikos Kotzias është ndalur dhe te deklarata e komisionerit Hahn, duke e akuzuar atë se ka publikuar pa asnjë autorizim katalogun e negocimeve, si dhe ka kërkuar të negociohet një çështje, që sipas Greqisë nuk ekziston.

 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...