Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/21

Rama: Ja kush e ka kërcenuar kryeprokurorin Adriatik Llalla

Një lajm i bujshëm u përhap në mediat shqiptare pak kohë më parë, ai i kërcënimit me jetë të kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Vetë kreu i organit të akuzës as nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar këtë lajm të përhapur në media, duke zgjedhur të mos e komentojë si çështje.

Por duket se atë që nuk ka thënë në media, Llalla ja ka thënë kryeministrit Edi Rama.
“Çfarë duhet të besoj unë në këtë mes, dhe pse duhet të kem një problem besoj, s’besoj. Unë kam pyetur prokurorin e përgjithshëm më ka thënë s’ka asnjë problem, shëndet mirupafshim. Nuk më ka sjellë asnjë të dhënë të kësaj natyre, jemi takuar normalisht”, – tha shefi i qeverisë në emisionin “Studio e Hapur”.
Dua të ndalem tek çështja e kërcënimit të kryeprokurorit zoti Kryeministër. A keni një koment në lidhje me këtë çështje?
Rama: S’kam asnjë dijeni për kërcënimin e prokurorit të përgjithshëm. Sepse unë nuk i marr informacionet e kësaj natyre nga mediat. Nuk me ka shprehur asnjë shqetësim prokurori për kërcënim. Kjo është një histori që e keni krijuar ju, e përsërisni ju dhe në fund kërkoni dhe llogari. Se si mund të ngresh një re të tillë, kur nuk ke prova kjo është pastaj histori tjetër.
Kryeprokurori është e vërtetë që nuk e ka konfirmuar, por as nuk e ka mohuar… Rama:Dhe meqë ai nuk e ka mohuar, ju thoni që kjo ka ndodhur. Kjo është media shqiptare.



No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...