Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/18

Përse ka plasur “lufta” mes Edi Ramës dhe Hashim Thaçit? Flasin analistët e Shqipërisë dhe të Kosovës ....


Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ka të drejtë të flas për, apo në emër të Kosovës! Po Aleksandër Vuçiqi, Tomisllav Nikoliqi, Ivica Daçiqi?


Image result for edi rama ne beograd

Ç’është ky tërbim i shumicës së mediumeve në Kosovë të ndërsyer nga patronët e tyre kundër deklaratave të Kryeministrit të Shqipërisë që bëri në Beograd në lidhje me Kosovën. Të jemi të qartë, ky sulm frontal nga të gjitha armët kundër Kryeministrit të Shqipërisë nuk ka të bëj me mediumet, por me patronët e tyre që janë politikanët. Askush nuk pati asnjë vërejtje për atë që tha Edi Rama, por për vetë faktin që foli. Sepse nuk mund të thuash se foli keq kur tha se Serbia duhet sa më shpejt ta pranoj Kosovën shtet, nuk mund të thuash se foli keq kur tha se Serbia nuk mund ta transferoj Trepçën në Beograd.

A thua se do i mohojnë të drejtën edhe burrështetasve të tjerë të flasin për Kosovën dhe këtë monopol ta mbajnë vetëm për veti. Sikur të mundnin, edhe do ta bënin! Sepse vetëm duke biseduar me Serbinë vetja e tyre ju duket e rëndësishme. Nuk kanë asgjë tjetër t’ju ofrojnë qytetarëve të tyre: zhvillim ekonomik, arsimim apo shëndetësi më të mirë, asgjë. Bashkëbiseduesve të tyre perëndimor po ashtu, nuk mund t’ju thonë se po i hoqën ata nga pushteti populli do çohet në këmbë. Sepse realiteti është që populli do festonte largimin e tyre dhe prandaj me padurim po e presin funksionalizimin e gjykatës speciale, që gjithsesi është gabim. Sepse nuk mund të presësh shërimin e plagëve nga ai që i ka shkaktuar.

Image result for edi rama me hashim thaqin

Pra, këta ju duhen vetëm atyre që duan ta joshin Serbinë dhe ta fusin në zonën e ndikimit perëndimor, respektivisht ta largojnë nga ndikimi rus duke bërë koncesione në dëm të Kosovës. Dhe këta janë “prijës” ideal për këtë qëllim. Si të shantazhueshëm që janë, për ta mbrojtur pushtetin dhe pasurinë e vet, janë në gjendje ta falin pasurinë e Kosovës. Dhe frika që dikush tjetër mund të bëhet bashkëbisedues i Serbisë për çështjen e Kosovës i tërbon. Nuk ka rëndësi se si ai tjetri do i mbroj këto pasuri, më mirë apo më keq. Edhe pse është shumë vështirë t’i mbroj më keq.

Po si këto mediume me gazetarë, analistë, opinionistë, redaktorë dhe kryeredaktorë, bashkë me patronët e tyre nuk e shpenzuan as gjysmën e kësaj energjie që të kontestojnë të drejtën e Vuçiqit, Daçiqit, Nikoliqit apo ...viqave tjerë të flasin për Kosovën thotë analisti ALI MEHMETI.


Vizita nuk dëshmon një raport normal mes dy vendeve


Image result for edi rama ne Presheve


Për Floripress-in , vizita e Edi Ramës në Serbi  është e minuar praktikisht nga nacionalizmi serb dhe nuk po bëhet si pjesë e një procesi të brendshëm, por si pjesë e aktorllëkut para perëndimit. Pra, serbët po e presin Edi Ramën, pasi nuk duan që shqiptarët të dalin para Evropës më evropianë se ata.

Mendoj se nuk është një vizitë që dëshmon një raport normal mes dy vendeve dhe një evolim të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë. Është një ‘qokë’, siç thuhet në gjuhën popullore që i bëhet Evropës.

Image result for tito enver hoxha


Është një paralelizëm i kryeministrit Edi Rama me atë të 68 viteve më parë të Enver Hoxhës, kur ky i fundit,  u soll dukshëm si një vasal politik i Titos.

Sot jemi në një kontekst tjetër, kur Edi  Rama  udhëtojë në Beograd, si kryeministër i një vendi anëtar i NATO –s, si kryeministër i një shteti që në procesin e integrimit është po aq i avancuar sa Serbia, që e ka GDP për frymë thuajse të ngjashme me atë të Serbisë, që ka një marrëdhënie impresionuese me SHBA, fuqinë më të madhe të globit dhe i një vendi që s’ka asnjë dilemë për përkatësinë euro – atlantike të tij.

Në rrafshin rajonal, Edi Rama shkon si kryeministër i një vend, bashkëkombësit e të cilit janë përcaktues në stabilitetin e katër shteteve në Ballkan. Kosova është shtet i pavarur; shqiptarët e Maqedonisë janë element i rëndësishëm shtetformues atje dhe ata të Malit të Zi, garant të pavarësisë së këtij vendi në balancat e vështira etnike.

Kryeministri i Shqipërisë reflektojë në Ballkan një fuqi që Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë në 75 vitet e para të ekzistencës së saj si shtet dhe këtu qëndron edhe diferenca e tij me Enver Hoxhën.

Edi Rama duhet të jetë koshient për atë që përfaqëson dhe ai me siguri ishte i  çliruar  nga ‘sindroma e Enver Hoxhës’; ajo e të ndjerit i vogël dhe inferior në raport me fqinjët.



 Shqipëria e  imponojë  në Beograd një imazh tjetër në Ballkan, një imazh që ka nisur të strukturohet dukshëm që pas mbarimit të izolimit dhe rrëzimit të regjimit komunist”- thotë Flori Bruqi,për Floripress.

Vajtja e paradisa ditëshe e   kryeministrit shqiptar në Serbi është pak a shumë një  relaksim i raporteve shqiptaro-serbe pas klimës së krijuar nga ndeshja e Beogradit, thotë  Bruqi për Floripress.

Ndikimi perëndimor, kryesisht ai gjerman, i biznesit serb që po kërkon hapësira të reja, por dhe qasja moderuese e politikës zyrtare shqiptare, do e përcaktojnë këtë relaksim.

 Shqipëria dhe kombi shqiptar ka fituar mbi Serbinë, falë aleancës me Perëndimin në fundshekullin e 20-të ndaj duhet ta trajtojë me njëfarë zemërgjerësie vigjilente fqinjin ende të traumatizuar serb, siç u duk dhe me ngjarjet e Beogradit.

Image result for edi rama ne Presheve

Shqipëria  “eksportojë” në Preshevë shembullin e mirë të asaj

Për pjesën më të përfolur të agjendës, takimet me shqiptarët në Luginën e Preshevës, Flori Bruqi , mendon se derisa Serbia të njohë Kosovën, Shqipëria duhet të përkujdeset për këtë minoritet shqiptar, që sipas tij, i përket shtetit të ri të Kosovës.

Duhet të sigurohet vazhdimësia e asaj popullsie në një territor me rëndësi strategjike. Duhet të behet presion tek Serbia që s’ka alibi pse popullsia shqiptare ka standardet më të ulëta të jetesës, krahasuar me pjesën tjetër të Serbisë..

Mero Baze nga TEMA shikon disa aspekte se si mund të mbështesë Tirana zyrtare shqiptarët në Luginën e Preshevës. Së pari, sipas analizës së tij, duhet që të “eksportojë” në Preshevë shembullin e mirë të asaj që në fakt në Shqipëri ende nuk ekziston.

“Sado larg, shqiptarët jashtë Shqipërisë imitojnë Tiranën politike dhe kuptohet që çdo zhvillim negativ këtu ndikon atje për keq. Pra, në fillim s’duhet t’u bëjmë keq. Më tej duhet të nxisë tek ata dialogun politik mes palëve, fuqizimin e tyre institucional në institucionet e Serbisë, pra, një përfaqësim më të fortë politik dhe jo defaktorizim për shkak të përçarjeve politike. Së fundmi, duhet të bëjë kujdes që disa elementë shqiptarë të mos bëhen ushqim për instrumentalizimin e serbëve kundër shqiptarëve, sa i përket ekstremizmit mysliman dhe përfshirjes së tyre në grupe terroriste ndërkombëtare. Kjo është një lojë që Serbia e ushqen përditë për të pasur argumente kundër shqiptarëve”.

Image result for edi rama ne Presheve

Reflektimi në rajon pas iniciativës së kancelares Merkel

Mero Baze e shikon vizitën e kryeministrit të Shqipërisë në kuadër të angazhimit të shtuar të kancelares Merkel dhe interesit evropian që rajoni të jetë në paqe. “E përsëris nuk është ende një vizitë që është fyrt i zhvillimeve të brendshme. Është e imponuar nga jashtë”.

Në të njëjtën linjë është dhe komentatori politik Mentor Nazarko, kur përmend për Deutsche Wellen reflektimin që ka në rajon pas iniciativës së kancelares gjermane. “Më duket se ka lëvizje pozitive veçanërisht në planin e iniciativave infrastrukturore. Kombi shqiptar veçse fiton nga integrimi i rajonit, sepse kështu fiton përmasën e vet territoriale, numerike, gjuhësore, etj. Por na duhet një strategji kombëtare përbashkuese nën udhëheqjen e Tiranës zyrtare”.

Image result for edi rama ne Presheve

Mundësi për thellimin e shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve

Luan Bregasi, president i BiznesAlbania, vlerëson se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, nuk është se kanë ndonjë shkëlqim, por konsiderohen, sipas tij, në kufijtë e normales. Shqipëria dhe Serbia janë të fokusuara më shumë në sektorët e ushqimeve, pijeve, prodhimeve bujqësore etj, një strukturë tregtare që ecën si inerci e tregtisë që Tirana zyrtare zhvillonte dikur me vendet e ish-Republikës Federative të Jugosllavisë.

Produktet që zënë peshën më të madhe në shkëmbimet tregtare me Serbinë janë gruri e mielli, si lëndë e parë për prodhimin e bukës dhe të ëmbëlsirave, tregon Bregasi për Deutsche Wellen.

Image result for edi rama ne Presheve


“Sipërmarrësit serbë, ndryshe nga klasa politike atje, njihen si njerëz korrektë dhe seriozë, që respektojnë kontratat. Janë tregtarë shumë të mirë, të cilët, sipas mendimit tim, nuk ndikohen aspak, nga sjelljet jo shumë mbështetëse që ju bëjnë këtyre marrëdhënieve klasa e tyre politike. Nga vizita e kryeministrit Rama në Beograd, shikohen mundësi për ti thelluar më tej shkëmbimet tregtare mes dy shteteve. Kemi disa avantazhe të përbashkëta, jemi shumë afër dhe me mundësi transporti tokësor dhe hekurudhor, që ndikon në uljen e kostove të dyanshme. Po kështu dhe tradita e shkëmbimeve tregtare është avantazh. Rritja e prodhimeve tona bujqësore dhe shumë cilësore, të kërkuara në tregun serb, do të përbënin një objektiv shumë të rëndësishëm për të rritur nivelin e shkëmbimeve tregtare Shqipëri- Serbi”.
Image result for edi rama me hashim thaqin

Në studion e “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, u diskutua për vizitën zyrtare të kryeministrit Rama në Serbi dhe luftën e ftohtë, që u shpërfaq pas kësaj vizite. Nuk munguan akuzat ndaj Ramës, pasi sipas analistëve kosovarë ai po e përdoret nga Vuçiç dhe po përdor Lëvizjen Vetëvendosje kundër Thaçit.

Analistët nga Kosova folën për ftohje me Ramës dhe Thaçit. Sipas Berat Buzhalës, afrimi i Ramës me deputetin e VV, Albin Kurti, si dhe mikpritja e tij së bashku me të depërtuarit nga Kosova në Shqipëri, në Kongresin e PS, mund të jetë arsye për ftohjen e Ramës me Thaçin, – tha Buzhala, i cili tregoi se nuk ka pasur as konsultime mes Thaçit dhe Ramës, për Samitin e Beogradit.

“Brenda dy vitesh Rama viziton Serbinë. Pa asnjë referencë dhe pa asnjë njohje mes marrëdhënieve shkon atje dhe e legjitimon Vuçiçin. Kjo mund të cilësohet si mungesë njohjeje apo mungesë serioziteti. Më mirë çështjen e Kosovës e përfaqëson Isa Mustafa, të cilin e kanë votuar qytetarët dhe presin prej tij. Çfarë kemi përfituar nga këto takime?- tha Buzhala.

Image result for edi rama ne Presheve

Po kështu edhe avokati Dastid Pallaska, u shpreh se Rama nuk duhet të kishte folur për Trepçën, si një çështje në diskutim, pasi ajo ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, ai duhet vetëm ta përkrahte.

“Rama bëri gabim se hyri në një debat përmbajtësor, pasi ishte mbyllur çështja e Trepçës. E bëri për shkak të mungesës së njohurive dhe të pandjeshmërisë në takt. Nuk ishte i përgjegjshëm. Foli për Kosovën duke pasur parasysh Merkelin, jo ne.

Image result for edi rama ne Presheve


Isa Mustafa mund të jetë kryeministri më i keq, por është kryeministër i Kosovës. Ai ka mandat kushtetues për të folur për Kosovën, jo Rama. Rama po fuqizon Vetëvendosjen kundër Thaçit”, ishte edhe qëndrimi i Pallaskës.


Image result for edi rama me vucic


Historiani Pëllumb Xhufi, tha në studion e “Dritare me Rudinën”, se dy shtetet shqiptare duhet të realizojnë marrëveshjet e nënshkruara midis dy palëve, pasi ato u shërbejnë të ardhmes së dy vendeve. Ai e quajti deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, si të nxituar dhe një deklaratë që nuk duhej bërë.

Image result for edi rama ne Presheve

Xhufi solli shembuj nga historia dhe në fund e mbylli duke i kujtuar ministrit Hoxhaj, se mbase Shqipëria nuk është aktor global, por mund të jetë zëdhënës i aktorëve globalë.

“Problemi ynë është se elitat tona nuk janë formuar në Shqipëri, por jashtë vendit. Nuk kemi një rilindje me një program të shkëlqyer në politikën ndërkombëtare. Ne kemi disa marrëveshje ekonomike midis dy vendeve, të cilat nuk po realizohen dhe nuk po shihen rezultate konkrete. Kush nuk do që të realizohen ato marrëveshjet midis dy vendeve? Kjo duhet të zbulohet”, u shpreh Xhufi.



Për analistin Mentor Nazarko, Rama mori pjesë në një forum të rëndësishëm ekonomik, ku nuk ishin në qendër marrëdhëniet Serbi- Shqipëri.

Image result for edi rama ne Presheve


“Ishte një forum me karakter europian, masiv, nga disa shtete jo vetëm ballkanike por edhe evropiane. Nuk e di se cili e përcaktoi këtë nivel përfaqësimi. Ka një interes nga Gjermania që të promovohen dy liderët, Rama dhe Vuçiç. Ky forum kishte më interes të gjerë se vetëm për Serbinë dhe Shqipërinë. Nuk shoh asnjë problem. Por shoh që ka probleme të brendshme në Kosovë. Mendoj që është Thaçi kundër Ramës dhe media online ka nxitur reagime që nuk përfaqësojnë Kosovën, por lobe dhe elita të painteresuar për marrëdhënien Shqipëri -Kosovë.

Rama po rrezikon shumë në politikën e jashtme, për deklaratat kundër Serbisë, Greqisë apo Maqedonisë. Ai duhet mbështetur, jo sulmuar.

Image result for edi rama ne Presheve

Në Kosovë, Rama u sulmua nga një fushatë provokative, nëpërmjet mediave online. Që nuk dinë ç’duan. Nga njëra i thonë Ramës se nuk duhet të flasë për Kosovën, dhe nga ana tjetër i tregojnë se çfarë duhet të thotë”, u shpreh Nazarko.

Në studion e “Dritare me Rudinën” u fol edhe për të ardhmen e dy shteteve e për bashkimin kombëtar. Analistët e ftuar në studio, ranë dakord për faktin, se gjuha do të jetë faktori kryesor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, duke e ilustruar këtë edhe me fjalët e Arbër Xhaferit, i cili e ka quajtur gjuhën shqipe si monumentin e bashkimit.


Image result for tito enver hoxha

“Ka një histori të tërë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Shqipëria gjatë historisë, ka prishur marrëdhëniet me Jugosllavinë. Madje edhe vetë Enver Hoxha, gjëja e parë që i ka kërkuar Titos, ishte t’i jepte Kosovën. Deri në ’81, u prishën marrëdhëniet edhe pse Shqipëria ishte në një gjendje të keqe ekonomike. Shqipëria e ka pasur gjithmonë në mendje Kosovën. Shqiptarët janë identifikuar me gjuhën, kulturën traditat, dhe kjo do të jetë mënyra për t’i bërë një”, tha Pëllumb Xhufi.



“Në këto dy shtete ekziston një krizë keqqeverisjeje. Ne duhet të fuqizohemi dhe të anëtarësohemi në organizata ndërkombëtare, ashtu siç bëri Shqipëria me NATO-n. Bashkimi do të ndodhë në Europë. Duhet të harmonizojmë ligjet për produktet. Ka ardhur koha të flasim hapur, të barabartë dhe të njihemi, sepse edhe pse flasim një gjuhë, komunikojmë pak me njëri-tjetrin. Pengesë për bashkimin tonë është paaftësia për të gjetur mekanizmat e bashkimit në 2016, dhe jo duke marrë parasysh mekanizmat e bashkimit të 1912-ës”, u shpreh Dastid Pallaska, ndërsa Berat Buzhela i cili erdhi në studion e Dritares, në Tiranë pas një aksidenti në Rrugën e Kombit, i kujtoi Ramës që duhet të përfundojë siç duhet autostradën që e lidh me Prishtinën dhe pastaj të shikojë atë që e lidh me Nishin.

Image result for Burim Ramadani

Ish deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë se Shqipëria nuk vendos në emër të Kosovës, po ajo mund të ndihmojë atë.

Ramadani ka thënë se marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Serbisë mund të lehtësojnë përmirësimin historik të raporteve në Ballkan. Sipas tij, kjo normalisht se ndihmon ballafaqimin me të kaluarën, gjë që është një domosdoshmëri politike dhe shoqërore në Serbi.

“Shqipëria nuk vendos në emër të Kosovës, por ajo mund të ndihmojë Kosovën, sikurse e ka bërë deri më tash”, thekson Ramadani. “Po kuptohet, në bazë të ‘fuqisë së zgjuar’, që në marrëdhëniet ndërkombëtare është koncepti që kombinon “të fortën” dhe “të butën” në sjellen e shteteve individuale në raport me të tjerët.”

Ai shprehet se shteti i Kosovës i ka institucionet e veta, përfaqësimin e vet politik dhe rendin e vet kushtetues, porse një përmirësim i raporteve mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk do të bënte dëm.
“Përkundrazi, mund të ndikojë të çlirojë gradualisht një pjesë të mentalitetit politik e shoqëror në Serbi për politikat hegjemoniste ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe politikat territorialiste ndaj Kosovës në tërësi.”

Image result for rama vucic



Beogradi demanton, nuk është arritur marrëveshje Edi Rama-Aleksandër Vuçiç me liderët e Preshevës për tekste as diploma!


“Nuk është arritur marrëveshja në parim ndërmjet kryeministrit të Serbisë Aleksander Vuçiq, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe liderëve të Luginës së Preshevës, për t’i furnizuar me tekste nxënësit në Luginë dhe njohur diplomat”. Ishin keto disa shrime te disa mediave dhe deklarata te liderëve nga Presheva, pas kthimit te tyre nga Nishi e Beogradi. Por,. Duket se nuk ishte bash ashtu, sepse autoritetet serbe sot kane deklaruar pak me ndryshe për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.

Forumi i Beogradit pa marrëveshje mes Vucicit dhe Ramës për Luginën. Në Beograd dhe Nish liderët nga Presheva për Ramen dhe Vucicin bënë 160 km për 3 deklarata dhe tri fotografi.. Ne forumin e Beogradit qe u mbajt javën qe shkoi ne kryeqytetin serb dhe në Nish me nikocir Aleksander Vucic, ku mori pjesë dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama e me pas edhe lidere nga Lugina e Preshevës duke se ishin me teper takime per fotografi, shtrengim duarsh apo ndërrim te kartvizitave.Themi kështu sese burimet zyrtare nga Beogradi thone se nga vizita e Ramës dhe liderëve nga Presheva ne beogard e as Nish nuk ka pasur kurrëfare marrveshje qe kanë te bëjnë me tekstet shkollore apo me diplomat për shqiptaret ne Luginën e Preshevës

“Në forumin e Beogradit e as në Nish ku mori pjese dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ka pasur kurrefare marrëveshje as gojore e as të nënshkruar me kryeministrin tone Vucic, gjegjesisht mes Beogradit dhe Tiranës..” kështu ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” znj. Suzana Vasileviç shefe e kabinetit të qeverisë serbe duke demantuar disa zëra dhe portale se gjoja “ishte arritur marrëveshje mes Rama-Vucic, për tekstet shkollore dhe diplomat për shqiptarët Luginë”. Te njejten gje e ka kofmnrimuar edhe znj.Dragica Gavrilovic, zedhënëse e Ministrisë së e Arsimit ne Qeverinë e Serbisë.
Image

Suzana Vasileviç



Sipas shefes se kabinetit “kryeminist Vucic me liderët e Preshevës ka qendruar krejt pak minuta me te cilet vetem eshtë përshëndetur dhe kanë bërë një fotografi për kujtim..”

Znj . Vasileviç madje shkrimet e disa portaleve rreth kesaj “marrëveshje” me Rames dhe Vucicit i ka cilësuar spekulative si deklatat e liderëve si fushate dhe për ta mbuluar “biletën” e rrugëtimit dy ditor Preshevë-Beograd-Preshevë-Nish për një fotografi apo shtrëngim dore me Vucicn ?!

Floripress

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...