Pas vizitës në Serbi, kryeministri Rama u kthye në vathën kozmopolite të Tiranës në rolin e zakonshëm të kryeshërbëtorit të të huajve. Kjo sjellje hipokrite, luan të fortin në Beograd dhe bëhet pulë e lagur sapo kthehet në Tiranë, u jep të drejtë kritikave dhe dyshimeve që erdhën nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare për qëllimet dhe përfundimet e vizitës së tij të radhës në Serbi. Me sa duket, analistët profesionalë të Kosovës e kishin parë me vëmendjen e duhur vizitën dhe kishin arsye për të mos pranuar patronazhin sharlatan të Ramës.
Në komunikimin e tij përmes rrjeteve sociale, kryeministri Rama nënvizoi gjithashtu se Shqipëria nuk mund të rrijë më në vend numëro, (duke luajtur luftash me fqinjët), por duhet të çlirohet nga e shkuara. Me një fjalë, sido që të sillet Serbia, edhe nëse cënon rëndë interesat shqiptare në Kosovë e më gjerë, ne nuk jemi të gatshëm të “luajmë luftash” sepse agjenda e Ramës është e drejtuar nga Brukseli dhe jo nga Prishtina. Kjo përkthehet se ne do vazhdojmë në rrugën tonë sepse Kosova ka qeverinë e vet dhe interesa të ndryshme nga tonat. Pra nuk kushtëzon marrëdhënien me Serbinë me sjelljen e serbëve ndaj Kosovës. Ky është një pozicionim i skajshëm kozmopolit i cili në rastin më të mirë është naiv, dhe në më të keqin është tradhti kombëtare.
No comments:
Post a Comment