2016-10-21

Shqipëria prezanton Forcat Speciale,Greqia “kërcënon”!?

f7


Vizita e kryeparlamentarit Ilir Meta në Greqi riktheu në Tiranë debatin për çështjen çame.

f1
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ishte e pakënaqur me mënyrën se si e trajtoi Meta këtë çështje ne Athinë dhe e shprehu hapur qëndrimin e saj.
f10

 Lidhur me këtë debat në Tiranë ndërhyri edhe ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili i kujtoi vendit tonë disavantazhet që ka përballë Athinës.
f2
“Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. 
f3
Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”, ka thënë Kotzias.
f4
Por, si për koincidencë, një ditë pas kësaj deklarate, ishte 18 vjetori i krijimit të batalionit të Forcave Speciale.

f5
Përpara se ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, të mbante fjalën e rastit, të pranishmit u njohën me mjetet, armatimet dhe pajisjet që kjo njësi elitë e FA ka në përdorim.
Më pas efektivët e këtij batalioni, të ndihmuar edhe nga helikopterët e Forcës Ajrore, kryen një sërë veprimesh luftarake duke treguar aftësitë dhe kapacitetet e tyre.
f6
Në fjalën e saj ministrja Kodheli solli në vëmendje edhe angazhimet e Forcave Speciale brenda vendit.
f8
“Keni mbështetur strukturat e Policisë së Shtetit për vendosjen e rendit kushtetues në shumë zona e ngjarje të turbullta të fillim viteve 2000. Por keni vepruar me vendosmëri edhe në kuadër të emergjencave civile”, tha ministrja Kodheli.
f9
Në fjalën e saj ministrja Kodheli nuk la pa përmendur as dëshmorin e atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili siç tha ajo “dha jetën për një botë më të sigurt e për një të ardhme më të mirë për të gjithë”.










No comments:

Post a Comment

Dhuna Politike në Dardani ...

Kërko brenda në imazh Gazi lotsjellës e koktej-molotovët janë dhunë politike, vlerësonte  ish ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie....