Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/20

Vendi ynë

Janis Ricos (Greqi)

Vendi ynë


U ngjitëm në kodër për të parë vendin tonë-
toka të varfra, gurë, ullishta.
Vreshta që zbresin përgjatë detit.
Pranë parmendës tymon një zjarr i vogël.
Me rrobat e gjyshit kemi bërë një dorodolec
për të trembur galat.
Ditët tona enden rrugës së tyre për pak bukë e shumë dritë.


Nën plepa vezullon një kapelë kashte.
Zogu mbi gardh. Lopa në të verdhë.

Si kemi mundur vallë, që me një dorë të gurtë,
t’i ngremë shtëpitë dhe jetën?
Mbi pragun e shtëpive tona,
tymon akoma tymi i qirinjve të Pashkëve-
Kryqe fare të vegjël, të nxirë, të gdhendur vit pas viti
nga të vdekurit e ringjallur.

E duam shumë këtë vend, me durim dhe krenari.
Natë për natë , nga pusi i tharë dalin statujat,
dhe u ngjiten pemëve.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...