Si parim, flas e shkruaj vetëm për temat që i njoh mirë dhe vetëm me fakte. Andaj, nuk kontestoj pjesën e parë të zotëri Çekut, që ka të bëjë me jetën dhe veprimtarinë e tij në Kroaci.

Zoti Çeku kritikon LDK-në pse nuk miratoi angazhimin e shqiptarëve në luftën e Kroacisë
Duke folur për angazhimin fillestar të ushtarëve shqiptarë, në luftën e Kroacisë, ai akuzon LDK-në, strukturën drejtuese të saj, pse nuk aprovoi pjesëmarrjen në luftë dhe bëri thirrje për ruajtjen fizike të djemëve tanë. Dhe, vrasja e pesë ushtarëve shqiptarë, qysh në ballafaqimin e parë ushtarak në Gospiç, e justifikon vendimin e drejtë të kryetarit Rugova, që të mos përdorën °mish për top" të rinjtë shqiptarë.
Ndryshe nga më herët, sot çiftët planifikojnë lindjet, fëmijtë. Në vitin 1998, Dr. Rugova, më dha një porosi për Sali Çekaj, në frontin e Kosharës: "I thuaj Saliut kujdes shuarjen e familjeve", që do thoshte se djemtë e dëshirit, djemtë e vetëm, të kursehen nga vija e parë e luftës ballore.
Gjeneral Çeku flet për ecejakët e tij në Itali e Zvicër, në takimet me halabakët e LPK-së, krahu kundërshtar i Jusuf Gërvallës. Ai flet përbuzshëm për oficerët e karrierës, sepse nuk pranuan të vihen nën komandën e tij, përkatësisht, të LPK-së enveriste-staliniste. Ata i thanë hapur se "ne i përkasim vijës institucionale, shtetërore" dhe jo Lëvizjes, e cila nuk njihte organet paralele në Kosovë, njësj si edhe Serbia!
"Më thuaj me ke rri, të them se kush je", - thotë populli. Dhe, emrat e eksponentëve të LPK-së, të kontaktuar nga gjeneral Agim Çeku, njiheshin si halabakë rrugash. Me fletushkën e tyre paçavure e antikombëtare "Zëri i Kosovës", siç e përbuzte burgaxhiu politik shumëvjeçarë, Kadri (Os)Mani, ngaqë ishte shumë aktive në sabotimin e ndihmave për Kosovën dhe përçarjen e mërgimtarëve. Si përforcim, Sigurimi enverist nga Tirana kishte dërguar në Zvicër kuadrot partiakë Koço Danaj e Shaban Sinanin me shokë, për t`iu bashkuar diplomatit shqiptar Kadri Çenko.
Prania e gjeneral Çekut në Rambuje sikur i habiti gazetarët e "Komitettit". Edhe aty ai ishte në shoqërim të kuadrit komunist, si Shinasi Rama me shokë. Megjithatë, Hashimit sikur nuk ia mbushnin syrin këta në Paris dhe fluturonte ke veterani i rezistencës kombëtare, tashmë, i konvertuar në atë lëpëkeiste, komuniste, bacë Ademi, këshillimi i të cilit la shumë për të dëshiruar, për të mos thënë, edhe për të dyshuar?!
Hyrja e gjeneral Çekut në Kosovë, në vitin 1999, pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, tashmë, me eksponentë të Lëvizjes të inkriminuar me vrasje të kundërshtarëve politikë. Edhe komandantët në terren, të cilët e kurorëzuan gjeneral Çekun Komandant të "SHP të UÇK-së", kishin përgjakur duart me gjak shqiptarësh të pafajshëm, kryesisht, të ushtarakëve dhe të veprimtarëve të LDK-së të Ibrahim Rugovës. Vërtet, ky emërim i bërë nga Hashimi e pështjellaçi Adem Grabovci, më shumë ishte hakmarrje ndaj ish-komandantit Sylejman Selimi, se sa nevojë, sepse rezistenca me aksione kishte pushuar, komandantët zonalë ishin strukur strehimoreve të sigurta.
Unifikimin e faktorit ushtarak e pengoi: Serbia, Tirana zyrtare dhe klani i LPK-së të Drenicës në Zvicër
Gjeneral Çeku la shije të thartë, me dy falsifikime, dukshëm, të lexueshme:
1) "Mua më emëruan Komandant të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së", kur dihet se në Kosovë kurrë nuk ka ekzistuar një SHP dhe asfare UÇK-e"!
2) "Unë bëra unifikimin e faktorit ushtarak në Kosovë"! E ërteta është se unifikimi i faktorit ushtarak nuk ësht arritur asnjëhrë dhe kurrën e kurrës. Kryesia e vjetër e LPK-së, me disa përjashtime, pikërisht, pse ishte për këtë bashkim të faktorit ushtarak, u shkarkua dhe u quajt tradhtare. Këtë e ka denoncuar bindshëm magjistër Muhamet Kelmendi. Unifikimin ushtarak e pengoi UDB-a me agjentët e saj brenda LPK-së, krerët komunistë zyrtarë të Tiranës, të cilët i vunë flakën Shqipërisë, për t`i larguar nga pushteti të djathtët kombëtarë, me "malokun" Berishë në krye dhe klani i LPK-së të Drenicës, krerët kriminalë të sotën në pushtet në Kosovë, të cilët, me bandën terroriste të SHIK-ut, vranë 1820 ushtarakë luftëbërës dhe kuadro e veprimtarë të partisë të Ibrahim Rugovës.
I gjithë qëllimi i kësaj tresheje armike të Kosovës, ka qenë sabotimi i luftës për çlirim dhe liri. Se sa të egër ishin kjo treshe fatale, kundër unifikimit, bashkimit të faktorit ushtarak, në luftën e Kosovës, e shembullojmë me një rast tragjik të kohës. Shefi i Emergjencës të Lëvizjes (LPK-së), Ilir Konushevci, ngulmonte në bashkimin e faktorit ushtarak. Ai kundërshtoi dhe akuzoi për sabotim të luftës eksponentët e Lëvizjes, të cilët zbatonin ujdinë, marrëveshjen e zyrtarëve komunistë të Tiranës me Serbinë, për moslejimin e bashkimit të faktorit ushtarak të Kosovës. Dhe, në shenjë proteste e mosbindjeje, Iliri mbushi një kamion me armë, për ta dërguar në Koshare, pikërisht, atje ku luftonin FARK-istët, oficerët dhe ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Kolonel Ahmet Krasniqit.
Ky do të ishte udhëtimi fatal i oficerit Ilir Konushevcit. Në rrugën e egër, Qafë Mali - Fierzë, një pusi pabesie, e porositur nga Hotel "Rogner-i", e arrestoi Ilir Konushevcin dhe shoqëruesin e tij, doktor Hazir Malaj, nga Tropoja dhe i ekzekutuan ngeshëm. Kufomat i hodhën buzë një ure. Ilirin e përshkuan 16 plumba kallashi. Në xhepin e tij u gjetën mijëra marka, gjë që demanton mashtrimin falsifikkues të krerëve të LPK-së, se, kinse, Ilirin e vranë grabitësit. Edhe kamioni me armë u kthye në Tiranë, ku ishin edhe dy agjentë të Sigurimit, gjoja, për ta mbrojtur Ilir Konushevcin!? Vend-vrasja ishte afër aksidentit enigmatik të luftëtarit të Kosharës Qazim Jakupi, babai i këngëtarës bukuroshe Leonora Jakupi dhe të Muharrem Tafës, nga Tropoja, kontraktues i ushtrimorës në Papaj, mik i Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.
(Një sqarim: Edhe shërbimi i Emergjencës ka qenë krejtësisht i ndarë. Iliri ka qenë përgjegjës i Emergjencës vetëm për krahun ushtarak të Lëvizjes. Ndërsa për faktorin ushtarak të FARK-ut përgjegjëse për Emërgjencën ka qenë oficerja Sabahate Tolaj, e ekzekutuar nga banda politike e Dukagjinit, së bashku me kolegun Isuf Haklaj, tani, më 2003, duke qenë në cilësinë e hetuesëve specialë. Qëllimi i vrasjes ishte zhdukja e dëshmive për krimet faktike të komandantëve të Dukagjinit. Për çudë, ekzekutori, roje e komandantëve, edhepse i beri dy vrasje cilësore dhe plagosi një të tretë, nuk mori dënimin meritor!!! Komandantët, porositës të krimit, ndikuan për një dënim të butë e simbolik!)
Përbuzja dhe mëria e z. Çeku për oficerët e FARK-ut, vazhdon edhe sot
Duhet pranuar se Gjeneral Agim Çeku ka shkëlqyer në krye të TMK-së, edhepse TMK-ja dhe Policia e Kosovës kanë qenë strehë e shumë kriminelëve të SHIK-ut. Çeku nuk tregohet i sinqertë për mosdhënien e urdhërit për pjesëmarrjen e gardës kombëtare në ceremoninë mortore të Presidentit Rugova. Prapa rrugaçit Nuredin Lushtaku, qendronte kryerrugaçi Hashim Thaçi.
Gjeneral Çeku asnjëherë nuk e fshehu mërinë ndaj ooficerëve të FATK-ut. Edh për së vdekuri i përbuzi, i poshtëroi, i rivrau, duke marrë pjesë, në cilësinë e kryeministrit, bashkë me stafin e tij, në ceremninë e turpshme, të organizuar për lirimin e parakohshëm nga burgu, të kriminelëve të partisë së tij dhe që mund të llogaritet edhe kontributi i tij zyrtar, për ndërprerjen e mëtejshme të vuajtjes të dënimit. Ata, kriminelët, kishin arrestuar në Pejë dhe i kishin ekzekutuar në malet e Gjakovës 4 (katër) oficerët e Kosharës, në mesnatën e 22 dhe 23 qershort 1999, pikërisht, 10 ditë pas hyrjes të NATO-s në Kosovë! Në mesin e viktimave ishte edhe Bashkim Balaj, i lindur dhe i rritur në internim, sepse babai i tij Elezi, nuk kishte pranuar bashkëpunimin me Sigurimin kriminal të Hoxhës të Tiranës. Bashkimi fëmijë dhe unë i ri, në vitet `70-a, vuanim internimin e egër në Berat dhe fshatrat klasikë për internim atje.
Agim Çeku: "Lufta e Kosharës legjitimoi luftën çlirimtare të Kosovës"
E vërteta e pranuar publikisht nga gjeneral Çeku, kur ai ishte kryeministër është: "Lufta e Kosharës legjitimoi luftën çlitimtare të Kosovës".
Konkluzioni është i qartë: Luftën e nisi dhe e bitisi LDK-ja, e prirë mençurisht dhe suksesshëm nga Ibrahim Rugova. Përveç procesit paqësor, Ai kishte menduar edhe për luftën. Kjo dëshmohet edhe me nismëm për organizimin e Ministrisë të Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ të Kosovës, në vitet e para të `70-ës. Ndërsa LPK-ja bëri zhurmën dhe sabotimin e luftës, duke përçarë e vrarë ushtarakët që bënë luftën dhe kuadrot e veprimtarët e Ibrahim Rugovës.
Zoti Çeku, turpshëm, rrekët t`ua mohojë luftën FARK-istëve dhe LDK-istëve, duke shpifur dhe anatemuar se, gjoja, nuk donin të luftonin. Edhepse e demanton veten e tij, në një rast përkujtimor në Koshare, kur thotë se "lufta e Kosharës legjitimoi luftën çlirimtare të Kosovës", luftë kjo e bërë nga oficerët dhe ushtarët e Ibrahim Rugovës, tani, me porosi të shefave të tij partiakë, kriminelë e vrastarë të shqiptarëve të pafajshëm, i kthehet sërishme falsifikimi fillestar! Ai i heshtë krimet e krerëve të LPK-së, përfshi këtu edhe vrasjen e mikut tim, Ministrit të Mbrojtjes të Republikkës të Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit dhe shumë qindra krime të tjera të organizuara politike!

Duke folur për Dejtonin, zoti Çeku denigron Presidentin Rugova, duke e quajtur të dështuar në politikën e tij. Por, ai me këtë akuzë, tregon nulitetin e nuhatjes politike për mbledhjen e Dejtonit. Ishte Amerika ajo që nuk e ngatërroi dhe nuk e barazoi çështjen e Kosovës me atë të Bosnjes në atë nbledhje. Dhe, dihet zgjidhja, sa gjysmake, aq edhe fatale për Bosnjen. Agjenda për Kosovën ishte planifikuar ndryshe dhe Rugova gjithëçka e bëri në koordinim me miqtë amerikanë. Ishte meritë e Rugovës dhe e Sali Berishës, me shokë, që shqiptarët rifituan miqësinë, të humbur në dekada, me mikën Amerikë, të anatemuar për gjysmë-shekulli radhazi nga lakeu serbo-rus Enver Hoxha dhe lehaqenët e tij.
Gjeneral Çeku, duke folur për rolin e NATO-s në luftën e Kosovës, e minimizon, qëllimshëm, atë. Madje, ai porositë të vlerësohet më shumë "UÇK-ja" e tij, se sa NATO!! Kjo kësenofobi e Çekut, për organizmat evropiane-amerikane, është vijimësi e komunistëve shqiptarë dhe atyre lindorë e botërorë, kundër Evropës dhe Amerikës me aleatët e tyre.
Një gjë lënë gojëhapur shikuesit: Nga gjithë ajo bisedë e prajshme e Gjeneral Agim Çekut, me djemtë e zgjuar, redaktorë e moderatorë, të emisionit "Komiteti Qendror", asnjëherë nuk u provua nga ata kundrshtia apo pyetjet hipotetike, për të korigjuar, të paktën, disa falsifikime të vrazhdëta për luftën, të bëra, qëllimshëm, nga zoti Çeku. Të paktën, këtë duhet ta bënin në respekt të atyre "miliona shikuesëve e dëgjuesëve", - siç thoshte asaj nate i pari i emisionit Berat Buzhala. Mendoj se është e pabesueshme, madje, jasht logjikës, që shefat në fjalë të mos kenë dijeni për të vërtetën ndryshe, të luftës së fundit në Kosovë.
(Agim Çeku, lindi në Pejë më 29 tetor 1960, është ushtarak, politikanë shqiptarë nga Kosova. Ishte kryeministër i qeverisë së Kosovës.
Shef i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë muajve të fundit të Luftës së Kosovës, dhe me përfundimin e luftës mori drejtimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, po ashtu si gjeneral.
Ai kreu dy vite të akademisë ushtarake në Beograd dhe dy të tjera në Zarë të Kroacisë ku i'u bashkëngjit Armatës Popullore të Jugosllavisë. Kur filloi lufta në ish-Jugosllavi në tetor 1991, ai i'u përgjigj kushtrimit të gardës kombëtare të Kroacisë dhe fitoi komandën e njësive artilerike në Zarë, dhe pastaj u bë zëvendës-komandant i divizionit luftarak. Në shkurt 1992 i u besua komanda e divizionit luftarak Masleniçko (Masleničko), e pastaj komanda e divizionit anti-tankist e garnizonit në Gospiç (Gospić) në ushtrin Kroate.
Çeku morri pjesë aktive në luftën që pasoi me Republikën Serbe të Krajinës e cila kërkonte ndarjen nga Kroacia. Në shtator 1993 gjatë luftimeve në Medak, Qitluk (Čitluk) dhe (Počitelj), si pjesë e Operacionit “Toka e Zjarrtë”, Çeku u plagos. Aty ai e fitoi gradën gjeneral dhe pastaj mori pjesë në stërvitjen që instruktorët e ushtrisë amerikane u ofruan oficerëve dhe ushtarëve kroatë. Gjatë dy viteve në vazhdim ai ndihmoi në freskimin e doktrinës dhe taktikave të ushtrisë kroate, duke planifikuar Operacionin Stuhia më 1995 i cili i dha fund luftës në Kroaci. Ai u dekorua nëntë herë nga kryetari kroat Franjo Tugjman duke arritur gradën gjeneral brigade.
Çeku vendosi kontakte me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës rreth mesit të viteve ‘90. Ai dha dorëheqjen nga posti ne ushtrinë kroate në shkurt 1999. Më pas i bashkangjitet UÇK-së ku caktohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Në ditët përmbyllëse të Luftës së Kosovës, UÇK-ja filloi t'i ofrojë NATO-s informata të rregullta si dhe të sulmojë forcat serbe për t'i vënë në pahë të avionëve të NATO-s.
Agim Çeku dhe Uesli Klark inspektojnë gardën e TMK-së
Me përfundimin e luftës në qershor 1999, Çeku mbikëqyri çarmatosjen e UÇK-së dhe transformimin e saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Si komandant i përgjithshëm i TMK-së, Çeku mbajti gradën gjeneral-leftnant. Serbia ende mban një fletë-arrest ndërkombëtar ndaj tij që nga luftimet në Krajinë që ka çuar deri te arrestimet e përkohëshme në tetor 2003 në Lubjanë dhe në shkurt 2004 në Budapest. Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi ka bërë të ditur se ai nuk kërkohet për krime lufte.
Çeku është i martuar me një grua kroate dhe ka dy djem e një vajzë që jetojnë në Kosovë.
Më 2 mars të vitit 2006, pas dorëheqjes së kryeministrit Bajram Kosumi, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e propozoi dhe pastaj kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu e emeroi Agim Çekun për kryeministër të katërt të Kosovës së pasluftës. Kuvendi i Kosovës e aprovoi atë kryeministër më 10 mars të vitit 2006. Post që e mbajti deri më datën 9 janar 2008.(Floripress)
No comments:
Post a Comment