Agjencioni floripress.blogspot.com
2020/11/07
Biden do të inaugurohet si presidenti i 46-të në historinë amerikane më 20 janar 2021.
Joe Biden, presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara
1 orë më herët
Joe Biden.
Joe Biden.
Shpërndaje
Print
Rrjeti televiziv amerikan, CNN, ka shpallur kandidatin demokrat, Joe Biden, president të Shteteve të Bashkuara.
Mediat amerikane kanë thënë se Biden ka fituar në shtetin e Pensilvanisë, duke tejkaluar shifrën e 270 votave të Kolegjit Elektoral, që nevojiten për ta bërë atë presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.
Biden ka reaguar shpejt pas lajmit për fitore.
“Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur për të udhëhequr shtetin tonë fantastik. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, mirëpo ta premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve - pavarësisht nëse më keni votuar apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Ai ka mundur presidentin aktual, Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Fitorja në Pensilvani, me 20 vota të Kolegjit Elektoral, i ka dhënë Bidenit të paktën 273 vota, ndërkohë që shtetet si Arizona, Nevada, Xhorxhia dhe Karolina Veriore ende nuk kanë shpallur fituesit.
Disa media amerikane i kanë dhënë Bidenit edhe 11 votat e Arizonas.
Profil: Kush është Joe Biden? Video e publikuar më 15 gusht
Profil: Kandidati për president të SHBA-së, Joe Biden
Profil: Kandidati për president të SHBA-së, Joe Biden
The code has been copied to your clipboard.
Fitorja e Bidenit, 77-vjeçar ka ardhur pas më shumë se tri ditëve të paqartësive, teksa zyrtarët zgjedhorë kanë numëruar votat përmes postës.
Kamala Harris, e cila pritet të bëhet nën-presidentja e parë amerikane me ngjyrë, ka thënë se këto zgjedhje kanë qenë më të rëndësishme sesa fitorja e Bidenit dhe e saj.
“Ka të bëjë me shpirtin e Amerikës dhe gatishmërinë tonë për të luftuar për të. Ne kemi shumë punë përpara nesh. Le të fillojmë”.
Trump është presidenti i parë aktual që humb në procesin e rizgjedhjes, prej kohës së republikanit George H.W. Bush më 1992.
Prezenca e ish strukturave të LKJ-së në institucionet e Kosovës,është rrezik dhe kërcënim për demokracinë!
AKADEMIK Isuf B.Bajrami
Kohët e fundit,diskutimet mbi të kaluarën,kanë marrë tone të nxehta,me gjithë që debati mbi këtë temë,nuk është i ri! Debate imponuese,me të cilat tentohet të mjegullohet e kaluara dhe testohet opinioni shqiptarë për periudhën sundimit të jugo-komunistëve!
Për “demokracinë” pluri-par-titiste që kemi, populli nuk ka menduar se duhet ta kishte sot! Se ku është motivi,shkaqet e këtij përfundimi,nuk janë të pakët ata që do të përgjigjeshin,pa u menduar gjatë:gjendja e mjerueshme në vend,pasiguria për jetën,për punën e për pronën! Kjo,parregullsi sigurisht nuk u krijua sot,por është e trashëguar dhe si pasojë vazhdimësie e ish sistemit jugo-komunist! Pasojat e keq-qeverisjes së tyre,vendi po i ndjenë e do t`i vuajë gjatë. Njerëzit e thjeshtë,nuk dinë të bëjnë teorizime,por dinë të bëjnë krahasime. Këtu duhen kërkuar zhgënjimi i njerëzve,lëkundja e besimit në demokraci dhe kthimi i shikimit tek e kaluara e hidhur,e cila,ishte siç ishte,por fenomenet që do të shihte në demokraci,nuk i kishte parë e nuk i kishte njohur.
Kjo është vështirë të thuhet. Por, ajo që mund të thuhet pa frikë është se keq qeverisja e jugo-komunistëve dhe “demokratëve”,një grupi të përzierë hibrid e të sajuar,nga bashkimi i ish jugo-komunistëve,të kthyer brenda natës në “demokratë”,të cilët janë pjesa më e keqe e më e rrezikshme për demokracinë e mirëfilltë,me ish jugo-komunistët dhe bashkëpunëtorët e Beogradit,apo trashëgimtarët e tyre,që menduan se ka ardhur,më në fund koha,për hakmarrje,për revansh e luftë të re klasash,e dëmtuan dhe e komprometuan,që në nisje,demokracinë, imazhin dhe të ardhmen e saj.
Sulmet që nisën menjëherë pas Luftës Çlirimtare,përpjekjet për të mohuar e nxirë gjithçka nga e kaluara pozitive kombëtare,u ndërmorën,mesa duket për të justifikuar e për të mbuluar të bëmat e tyre me korruptime e grabitjen e pasurive kombëtare. Krijuan diferencimet,që realisht e privuan shumicën e shqiptarëve nga integrimi në një shoqëri demokratike dhe e zhytën në pesimizëm,duke i detyruar rininë të largohen nga vendi! Me këto veprime, menduan se do t`u sigurohej jugo-komunistëve e “demokratëve” prapë, një qeverisje e gjatë dhe pa telashe!? Mirëpo,para-llogaritë i kanë bërë gabim! Sulmi ndaj Luftës Çlirimtare,shumë shpejt do t’u kthehet në bumerang,në formën e zemërimit e të kundërshtimit,në raport e në përgjigje të akteve të pa matura të pushtetarëve jugo-komunistë e pa kulturë të mirëfilltë demokratike!
Populli,i gjunjëzuar nga varfëria,mund të justifikonte e të duronte vështirësitë e momentit që kalonte vendi,me ndërrimin e sistemit,por jo edhe “gjuetinë e dhompirave” që e nisen jugo-komunistët “demokratë” me Isa-Titën në krye! Këta përmbysën historinë e mirëfilltë kombëtare,mohuan Luftën Çlirimtare,gjakun e derdhur të dëshmorëve e sakrificave që u bënë,në emër të lirisë e të pavarësisë së atdheut! Këto veprime u bënë me paramendimin e qëllimin e vetëm, që t’ju hapej rruga e rehabilitimit dhe rikthimit në pushtet të jugo-komunistëve,që populli i njih mirë.
Sulmet ndaj çlirimtarëve nxiten e mbështeten dhe nga disa ndërkombëtarë të pandërgjegjshëm,nga kjo “valle e dreqit”,nuk mund të bëhet përjashtim as një grupim destruktiv nga Shqipëria! Bile këtu,jugo-komunistët e gjeten terrenin e brishtë,një kontingjent të përbërë nga kolaboracionistë,apo pasardhës e trashëgimtarë të tyre,dhe,ashtu, të mënjanuar e të pezmatuar,jashtë rrjedhave të demokracisë bashkëkohore,nuk arritën t`u qasen proceseve të mirëfillta demokratike dhe emancipuese,që do të përparonin shoqërinë shqiptare,por e shkatërruan çdo gjë që u ndërtua me shumë mundi e sakrificë! E mbetën në luftën e klasave,të zhytur në botën e mediokritetit e të thash e themeve,që ushqejnë e mbajnë gjallë ndjenjën e hasmërisë e hakmarrjes! Këta “demokratë’,ish-komunistë tani “anti-antikomunistë”,akoma s`e kanë kuptuar,se kjo s’do të thotë asgjë. Të qenit në njërën parti apo tjetrën,është çështje personale e secilit,por kjo nuk të bën automatikisht as patriot e as njeri të ndershëm.
Demokracia e mirëfilltë,në parim,është mënyra më tërheqëse për të organizuar pushtetin në një shoqëri demokratike. Pa demokraci të mirëfilltë gjithçka duket ndryshe! Dyshimi,i lindur me ish struktura jugo-komuniste,me shkaktimin e krizës në përfaqësimin e metodave dhe praktikave nga e kaluara e kanë rraskapit punën produktive,ndër të tjera,i kanë lënë vendit mosbesim dhe zemërim me pretendimet e tyre djallëzuse!
Ky kompleks faktorësh e bënin atë agresive e të papërmbajtur, në përpjekjet për të përmbysur e shkatërruar gjithçka e çdo gjë nga e kaluara, duke mos kursyer dhe disa arritje të rëndësishme në fusha të caktuara të jetës shoqërore dhe ekonomike, pasi qenkan krijuar në komunizëm. Injoranca dhe egërsia, që do të shfaqnin sapo nisi hedhja e hapave të parë në rrugën e demokracisë, prirjet për të shkatërruar e rrënuar çdo gjë nga e kaluara, të kujtonin Lëvizjen Çartiste në Angli, që urrejtjen ndaj kapitalizmit e shprehu në shkatërrimin e makinerive, shpikjeve më të fundit teknike, që kishin revolucionarizuar prodhimin. Sulmet ndaj të kaluarës këtu, synonin paraqitjen e vendit pa jetë, pa punë, pa kurrfarë progresi, një ferr të zhytur në krime e dënime, të mbushur me burgje!
Qytetari kudo,duhet ta shpreh qartë e hapur mospajtimin ndaj të kaluarës,ndaj diktaturës sllavo-komuniste. Natyrisht,duhet kuptuar drejt kërkesat për rishikimin e të kaluarës,si një kërkesë e nevojë objektive,që saktëson e pasuron mbi bazën e të dhënave e dokumenteve! Realizimi i kësaj,nuk do të ishte i lehtë e pa probleme,jo vetëm për shkak të vështirësive të këtij procesi,por dhe të faktorëve kompleks,që ende ekzistojnë në vende udhëheqëse!
U bëj thirrje specialistëve në fusha të caktuara profesionale,të përcaktojnë atë që është bërë nga ky sistem politik dhe shkaktimin e shumë krizave të mëdha që ka hasur në vitet e fundit vendi. Aspiratat demokratike,të shprehura në të gjithë Kosovën,nuk kanë qenë kurrë kaq të forta,por përveç që shtypen ashpër nga ish pushtetarët, ato bashkëjetojnë me një rritje të kërkesës autoritare,që konstatohet veçanërisht nga suksesi elektoral i të ashtuquajturave parti “pluri-par-titiste”!
Reflektimi mbi zhvillimet e ngjarjeve nga e kaluara,kërkojnë që,Institucion profesional e i besueshëm dhe i pavarur,të merret me seriozitetin e duhur,në qetësi,e jo në panik. Sepse qytetarët që e kanë jetuar këtë periudhë,nuk i pranojnë reagimet jo të sakta dhe pa kulturë demokratike,nuk duhet të ketë hezitim,që në raste të caktuara të shprehen vlerësime të pa matura,për të kaluarën! Njeriu i ndershëm mbetet i ndershëm dhe,në asnjë rrethanë,nuk del jashtë vetes e jashtë realitetit të jetuar. Dhe të tillë,që në një mënyrë a një tjetër,e shprehin mospajtimin me revanshin ndaj të kaluarës! Sot duhet të jemi të kthjellët për të bërë vlerësimin e duhur. Prandaj,nuk ka vend,nuk u shkon për shtat,të paktën historianëve e studiuesve,që të vënë gishtin tek njëri apo,cilado qoftë ai, pa shikuar njëherë saktë çdo veprim.
Propaganda e anti-komunizmit nuk mund të përdoret,në mënyrë spekulative,si çertifikatë shfajësimi,për krimet e tradhtitë ndaj vendit! Për llogari të tyre,ata kryen akte, që dënohen në çdo vend demokratik e në çdo kohë.
Në rrethanat e krijuara,është imperativ i kohës rishikimi i të kaluarës më se i nevojshëm,njëherësh edhe i mundur juridikisht,duke u mbështetur në Dokumentet e Këshilli i Europës,dhe më vonë Bashkimi Europian, të cilët ndërmorën një sërë iniciativash dhe rezolutash në ndihmën e procesit të ndarjes nga totalitarizmat-komuniste.
Këto dokumente duhet të jen bazë edhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës,si;
- Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste”(1996);
- Deklarata e Pragës “Mbi ndërgjegjen europiane dhe komunizmin”(2008),që përcakton angazhimin për të dënuar krimet e komunizmit,sipas praktikës së Gjyqit të Nyrenbergut,si krime kundër njerëzimit;
- Dëgjesa Publike Europiane mbi “Krimet e Kryera nga Regjimet Totalitare”(2008), dhe të;
- Asamblesë Parlamentare të KE mbi “Domosdoshmërinë për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”(2006), etj.
Përmes këtyre rezolutave,u bëhet thirrje që të distancohen qartësisht nga krimet e regjimeve komuniste totalitare dhe t’i dënonin ato pa asnjë ambiguitet. Madje,më 2 prill 2009,Parlamenti Europian duke apeluar në një rezolutë të re “Mbi ndërgjegjen europiane dhe totalitarizmin” dhe rëndësinë e mbajtjes gjallë të kujtesës mbi të shkuarën sepse “nuk mund të ketë pajtim pa të vërtetën dhe përkujtimin”.
Populli nuk është aq injorant e indiferent, sa të mos i shikojë, të mos bëjë krahasime e të mos nxjerrë përfundime.
Në vazhdën e këtij procesi, Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë një Rezolutë “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi serbo-jugosllav komunist në Kosovë”. Pas miratimit të kësaj Rezolute, do hapen e dhe arkivat, do të flasin qytetarët më lirshëm për vuajtjet dhe pasojat e së kaluarës diskriminuese,historianët e studiuesit në radhë të parë do të merren në mënyrë profesionale për pasqyrimin e të vërtetës, duke ikur nga censura e auto censura,shfrytëzimi i arkivave dhe duke krijuar premisat e duhura për kryerjen e kësaj detyre.
Vendi i Lekës;11.07.2020
SHKRIME NË WEB FAQËN SHQIPTARO -ITALIANE DRITARE INFO NGA FLORI BRUQI
Prof.Dr.Flori Bruqi
https://dritare.info/?s=FLORI+BRUQI
Maxhun Bruqi ( 25 dhjetor 1928 - 2 prill 2016). Maxhun (Rexhep) Bruqi , lindi në fshatin Isniq të Deçanit , më 25 dhjetor 1928....
Enciklopedia e urrejtjes serbe, libri “Shtëpia e Verdhë” i Flori Bruqit, si një dëshmi...
22 Tetor 2020
Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D Enciklopedia e urrejtjes serbe Në vitin 2018, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e...
Flori Bruqi
12 Tetor 2020
Flori Bruqi · Përurim libri nga Akademia e. shkencave Amerikane Të shtunën, më 10 tetor 2020, në ambientet e Biblotekës Kombëtare të Prishtinës, u përurua libri im...
Prof.Dr.Flori Bruqi
1 Tetor 2020
Pas pandemisë, së shpejti përurohet libri akademik "Leksikon enciklopedik" Nga Flori Bruqi. Për herë të parë në trojet tona shqiptare, me një punë të palodhshme...
Prof.Dr.Akademik Flori Bruqi
26 Shtator 2020
I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka quajtur “të mahnitshme” mbrëmjen që e ka kaluar në Beograd,...
Prof.Dr.Akademik FLORI BRUQI:
18 Shtator 2020
AKADEMIK DIBRAN FYLLI,RiBOTOI LIBRIN MONOGRAFIK HASAN PRISHTINA STËRNIP I ABDULLAH VELiQIT, SHB ''PROKULT'' PRISHTINË, 202 FLORI BRUQI: Hasan Prishtina tha: Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë),...
Nga Flori Bruqi
3 Shtator 2020
Së shpejti përurohet libri akademik “Leksikon enciklopedik” – Për herë të parë në trojet shqiptare, me një punë të palodhshme në fushën e shkencës,...
Shkruare Akademik Prof.Dr. FLORI BRUQI:
18 Gusht 2020
AKADEMIK PROF.GJIN KOL MUSA FLORI BRUQI AKADEMIK PROF.GJIN KOL MUSA Gjin Kol Musa ka lindur me 15.06.1952, në fshatin Nanmavriq të Bajrakut të Shalës, Dukagjin,Republika e...
Akademik,Prof.Dr. Flori Bruqi
24 Maj 2020
A PULIC LETTER FOR MRS MELANIE TRUMP, THE FIRST LADY OF THE USA! ...
Prof.Dr.Flori Bruqi
4 Maj 2020
Cilat janë shenjat dhe simptomat e depresionit? Nga Flori Bruqi Çfarë duhet të dini për depresionin Depresioni është sëmundje reale. Depresioni është gjendje serioze. Depresioni nuk është thjesht një...
ESKALON PRESIDENTI META NDAJ EDI RAMËS: QEN BIR QENI, KËLYSH BLLOKU, UNË JAM NGA SKRAPARI
Një pjesë nga fjala e Ramës në parlament, ku kryeministri i thotë Metës, nëse do të bëhet mbret apo dëshmor, ka provokuar një reagim të fortë nga kreu i shtetit në emisionin Zonë e Lirë në TvKlan.
Meta nuk është kursyer kur e ka quajtur Ramën “qen bir qeni” dhe e ka akuzuar se punon për serbët, duke bërë lojëra me Shqipërinë në bashkëpunim me Sorosin.
“Rama bën si i fortë me shqiptarët duke grabitur dhe pushtetet. Ky ësh këlysh blloku që ka të bëjë me një president nga Skrapari. Mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri për llogari të Sorosit dhe të miqve të tuaj serb. Prandaj nuk del në studio cuni i Kristaqit, që i thotë shqipatëreve jam krenar për babain tim. Pse partizan e kishte babain ai që të jetë krenar? Babai i tij ishte 10 vjeç kur ishte lufta. Të ketë kujdes se provokon popullin me këto lojëra, për kufijtë e Kosovës, që e fut si sanduiç gjithandej për ato lojëra. Do ketë ndarje ndaj shqiptarëve dhe shqipfolësve. Kjo është gabim që thotë ai. E kam paralajmëruar në Pogradec. Kam bërë një paralele me Kilin, që për shkak të politikave të majta e futi vendin në kaos. Ai u tregua burrë ai Aliende dhe qëndroi deri në fund. Por po të them nuk je Pinocet, ti je Pinok. Të më thotë mua ai dëshmor? Ai qen bir qeni. Ta dish ti dhe ato diplomatët e tu, Kim Filbi. I thuaji Sorosit të vijë në Shqipëri për investime se keni 10 vjet e mbani peng vendin” u shpreh Meta.
https://www.youtube.com/watch?v=CGj-6a9JJSI&feature=emb_title
CETNIKU IVICA DAÇIQ I LUMTUR QË THAÇI, VESELI, KRASNIQI E SELIMI JANË NË HAGË: “UÇK KA KRYER KRIME”
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se është mirë që Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë nisur të punojnë.
Daçiq foli në një konferencë për media në Beograd, ku u pyet për aktakuzën e Dhomave të Specializuara për krime lufte kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Aktakuza u bë publike të enjten.
Daçiq tha se Dhomat e Specializuara janë themeluar nga nevoja për një hetim ndërkombëtar të krimeve “të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, jo vetëm kundër popullit serb, por edhe kundër qytetarëve të kombësive të tjera, përfshirë shqiptarët e Kosovës, kështu që të gjithë që kanë kryer krime, duhet të mbajnë përgjegjësi”.
Ai shtoi se “krimet kundër serbëve në Kosovë nuk janë sanksionuar deri më tani”.
Por, “ka një rrugë të gjatë nga aktakuza deri te vendimi”, tha Daçiq, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Thaçi, Veseli dhe Selimi janë transferuar në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, më 5 nëntor, ndërsa Krasniqi është transferuar atje një ditë përpara tyre.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.
Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.
2020/11/06
Sektori i librit i botuar në https://www.sa-kra.ch/ : Flori Bruqi (20 libra të botuar në web faqën www.sa-kra.ch.)
Flori Bruqi "NESE KAM DITUR TË GUXOJ"
https://www.sa-kra.ch/literatur_8.htm
Flori Bruqi - "SHTËPIA E VERDHË"
https://www.sa-kra.ch/literatur_8.htm
Flori Bruqi - "VRASËSIT E LIRIDONËVE"
https://www.sa-kra.ch/pdf/vrasesit%20e%20liridoneve%20f%20bruqi.pdfFlori Bruqi
Flori Bruqi ; DIADEMË LETRARE IV
https://www.sa-kra.ch/pdf/Flori%20Bruqi%20Diademe%20%20%20IV%20final.pdf
Flori Bruqi : MODERNITETI NË LETRAT SHQIPE
https://www.sa-kra.ch/literatur_8.htm
Flori Bruqi : SFIDAT SHKENCORE TË 39 LIBRAVE TË GUXIMSHËM TË FLORI BRUQIT
https://www.sa-kra.ch/literatur_8.htm
FLORI BRUQI NË SHËNIMET E BASHKËKOËSVE
Flori Bruqi : DËSHMI TË KRIMIT TË PANDËSHKUAR
https://www.sa-kra.ch/literatur_8.htm
Flori Bruqi : SHTËPIA E VERDHË
https://www.sa-kra.ch/literatur_8.htm
Flori Bruqi : DIADEMË LETRARE II
https://www.sa-kra.ch/literatur_7.htm
Flori Bruqi: ATDHEU IM S'ME VRET
https://www.sa-kra.ch/literatur_7.htm
Flori Bruqi; DIADEMË LETRARE 1.
https://www.sa-kra.ch/literatur_7.htm
Flori Bruqi :DIADEMË LETRARE III
https://www.sa-kra.ch/literatur_7.htm
Flori Bruqi: MARSI I PËRFLAKUR
https://www.sa-kra.ch/literatur_7.htm
Flori Bruqi:TRIUMFI SHQIPTAR
https://www.sa-kra.ch/literatur_6.htm
Flori Bruqi ;NËSE KAM DITUR TË GUXOJ
https://www.sa-kra.ch/literatur_6.htm
Flori Bruqi:POLEMIKA SHQIP
https://www.sa-kra.ch/literatur3.htm
Flori Bruqi :OLIMPI SHQIPTAR
https://www.sa-kra.ch/literatur3.htm
Flori Bruqi : GUXIM SHQIPTAR
https://www.sa-kra.ch/literatur2.htm
Leksikoni enciklopedik i Akadmisë shkenacave dh Arteve Shqiptaro-Amerikane boothët shpejti në web faqen elektronike të www.sa-kra.ch
Shyqyri Shabani ,nënkolonel : Adem Avdia : 'USHTRIA – Gjurmë përjetimesh"
Titulli i librit:
USHTRIA – Gjurmë përjetimesh
Faqosja në kompjuter: Adem Avdia
Redaktor gjuhësor: Besjona Dunga (Avdia)
Kopertina: Besnik Hallaçi
Gjithë të drejtat i takojnë autorit
Formati : 148 x 210mm.
Katalogimi në botim – (CIP)
Shtypur në shtypshkronjën“Blendidixhital”
USHTRIA – Gjurmë përjetimesh
PARATHËNIE
Ish- ushtaraku, shoku e kolegu ynë, Major(R) Adem
Avdia vjen para lexuesve dhe dashamirësve të librit me
botimin me skica e tregime “USHTRIA – Gjurmë
përjetimesh”.
Ndryshe nga dy librat e parë, ai vjen para nesh me
profesionalizmin e një ushtaraku me karrierë të kompletuar,
duke sjellë ushtrinë dhe ushtarakun pas shumë vitesh midis
nesh.
E kam lexuar me shumë vëmendje e kureshtje. Secili
nga ne ka kujtimet e veta e kujtimet e një ushtaraku janë të
bukura e të veçanta. Bukurinë ia shtojnë edhe vështirësitë e
shërbimit.
Një shkrim i tillë, si në këtë libër, nuk është thjesht
një çështje kurioziteti për ushtrinë tonë të dikurshme, por
edhe një detyrim për t’i pasqyruar ato vlera, të cilat i gjejmë
duke shfletuar faqet e këtij libri.
Ashtu si vuri në dispozicion të ushtrisë jetën,
karrierën dhe njohuritë e tij ushtarake, në specialitetin e
komunikimit, ashtu vuri para nesh një libër mbi jetën dhe
karrierën e tij e të mbarë ushtarakëve me të cilët punoi,
sakrifikoi dhe iu përkushtuan mbrojtjes së Atdheut tonë të
shtrenjtë.
Në të vërtetë Ademi ka shërbyer në detyra të
rëndësishme në shtabin e Divizionit, por pak është në libër ai
dhe veprimtaria e shtabit. Më ne dukje del oficeri i trupës,
nënoficeri dhe ushtari në gjithë veprimtarinë e aktivitetin e
përditshëm. Këtu takojmë ushtarin dhe oficerin në stërvitje,
në shërbim dhe në kohën e lirë. E gjejmë të përkushtuar në
postin luftarak, por edhe të vetmuar në majën e malit.
Atë oficer që sakrifikoi vitet më të bukura të jetës për
çështjen për të cilën ishte betuar.
Kur lexojmë librin të gjithëve na kujtohet vetja jonë si
ushtarakë. Marrëdhëniet e mira dhe vëllazërore me njëritjetrin
dhe solidariteti i sinqertë. Na kalojnë parasysh ditët e
stërvitjes me ushtarin, fushimet e panumërta dhe ato kohë që
kemi kaluar bashkë, megjithëse larg familjes, por brenda
“familjes” sonë të madhe të shumëpërkushtuar, ushtrisë.
Në faqet e librit shfaqet edhe viti i mbrapshtë ’97, viti
me të vërtetë si thuhet në libër, u “përfshimë në marrëzi”.
Këtu nuk ka fajtor e të ndershëm, por ka situatë kaotike, në
të cilën u gjendën oficerët, situatë amullie ku më e vështirë
ndër të gjitha ishte rrugëdalja nga kaosi. Këtu gjejmë
brengën e fajësisë së të pafajshmit.
Ka dhe një dritare ku mund të hedhim një vështrim,
“Luftën e Kosovës”. Kontributin që kanë dhënë ushtarakët
tanë gjatë dhe pas lufte, për sakrificat që i kanë shoqëruar
dhe solidaritetin vëllazëror me oficerët, kolegët shqiptarë të
Kosovës, për të ngritur Ushtrinë e Republikës së Kosovës.
Libri mbyllet me humor, me të qeshur, ashtu si kemi
kaluar mes gëzimit dhe harmonisë ne ushtarakët, ne shokët
që nuk e harrojmë kurrë njëri-tjetrin, ne që edhe sot gëzojmë
e qeshim, qeshim e gëzojmë kështu si jemi dhe me këto që
kemi.
Urime shokut tonë Ademit! Ta kemi midis nesh,
ushtarakëve, kurdoherë me shkrime e kujtime të tilla.
Nënkolonel(R)
Shyqyri Shabani
Ankthi dhe depresioni, problemet më të shpeshta në pandemi
Ariana Kasapolli - Selani
Në Qendrën për shëndetin mendor në Prishtinë, puna gjatë pandemisë COVID-19 ka ndryshuar. Neuropsikiatri Sami Rexhepi, drejtor i kësaj qendre, tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë gjithë kohës u kanë ofruar ndihmë njerëzve përmes telefonit, ku janë angazhuar gjashtë ekipe psikiatrish, të cilët kanë punuar nga katër orë çdo ditë.
Në secilën ekip, ndihmë kanë kërkuar rreth 15 persona. Edhe sot, thotë Rexhepi, nevoja për ndihmë sa i përket shëndetit mendor, po vazhdon të jetë e lartë.
“Kemi punuar dhe po vazhdojmë të punojmë çdo ditë. Çrregullimi i gjumit, ankthi, depresioni, mungesa e ilaçeve të klientëve tonë, kanë disa prej telasheve më të shpeshta që ne i kemi identifikuar që nga muaji mars”, thotë Rexhepi.
“Pastaj frika nga virusi, për shkak të informatave të shumta që i kanë marrë e që nuk kanë mund që t’i përballojnë njerëzit, e që rrjedhimisht iu ka shkaktuar ankth e depresion”, shton ai.
Më shumë se 1,200 kosovarë kërkuan ndihmë psikologjike gjatë pandemisë
T
Genta një qytetare nga Prishtina, studente e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, tha se pasojat e pandemisë po i vëren si te vetja po ashtu edhe te familjarët e saj.
Ajo thotë se i është shfaqur pagjumësia, problem të cilin nuk e kishte pasur më parë.
“Kohëve të fundit jam rënduar shumë sa i përket gjendjes emocionale, psikologjike. Ndoshta ka bërë që dëgjimi i lajmeve, por edhe situata ekonomike e financiare ka ndikuar që shëndeti mendor në këtë rast të luhatet”.
“Ajo çka unë po vërej te vetja është një pagjumësia e cila më është shfaqur. Gjithashtu përveç pagjumësisë, edhe niveli i lumturisë ka rënë jashtëzakonisht shumë. Kam edhe të afërm që kanë rënë në depresion gjatë kësaj kohe, sepse ka të tillë që i kanë humbur punën. Pra efektet e pandemisë po shihen çdo ditë e më shumë në popullatë, sa i përket shëndetit mendor”, tha ajo.
Si të përballeni me stresin gjatë shpërthimit të koronavirusit?
Gjatë muajit mars, kur në Kosovë u aplikuan masa të izolimit, 200 psikologë nga e gjithë Kosova u lajmëruan për të ofruar kontributin e tyre vullnetarë, për të ndihmuar qytetarët, përmes një linje telefonike falas.
Kjo linjë e ndihmës është mundësuar falë bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, e që po vazhdon edhe sot.
Aty ndihmë psikologjike po del të kenë kërkuar mbi 2 mijë persona të moshave të ndryshme, kryesisht për shkak të ankthit, stresit dhe problemeve emocionale e familjare që kanë kaluar që nga shfaqja e pandemisë.
Fitim Uka, psikolog klinik, i tha Radios Evropa e Lirë, se sfida e ankthit si dhe e depresionit, po vazhdon te jetë e pranishme në masë të madhe, ndonëse tashmë njerëzit nuk janë të izoluar totalisht.
“Ka pasur rritje të numrit të rasteve që kanë përjetuar shqetësime të ankthit, depresionit dhe kjo ka qenë e shprehur më shumë në kohën e izolimit. Por, edhe tash pas disa muajsh njerëzit po tregojnë simptoma të ankthit në veçanti, pasi që rriten shqetësimet në lidhje me atë se kur ka do të përfundojë pandemia, gjithashtu rriten shqetësimet te familjarët e tjerë gjithashtu, andaj është sfiduese”, tha ai.
OBSH-ja kërkon rritjen e buxhetit për shëndetin mendor
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar nga shtetet që të shpenzojnë më shumë nga buxhetet e tyre për shëndetësi, sa i takon shëndetit mendor.
Më 31 gusht, OBSH-ja ka publikuar rezultatet e një hulumtimi mbi ndikimin e pandemisë në sistemet shëndetësore në 105 shtete të botës.
“Nga të dhënat nga pesë rajone për periudhën mars-qershor 2020, dëshmohet se thuajse çdo shtet (90 për qind) kanë përjetuar ndërprerje të shërbimeve të tyre shëndetësore, më të prekurat kanë qenë shtetet me të ardhura të ulëta dhe mesatare”, thuhet në të gjeturat e këtij hulumtimi të OBSH-së.
Sipas rezultateve të hulumtimit, shërbimet shëndetësore për shëndetin mendor kanë qenë më të prekurat që nga fillimi i pandemisë, pasi si pasojë e izolimit, shumë njerëz e kanë pasur të pamundur që të marrin trajtime për shëndetin mendor.
Ministria e Shëndetësisë pa buxhet shtesë për shëndetin mendor
Ndërkohë në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës thonë se nuk ka pasur buxhet shtesë për shërbimet e shëndetit mendor. Faik Hoti, zëdhënës në këtë ministri thotë se për këtë çështje kanë funksionuar sikurse më parë, pasi buxheti për shëndetin mendor ekziston.
Frika dhe ankthi, pjesë të pandashme të COVID-19
“Në kuadër të buxhetit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ekziston edhe programi i shëndetit mendor, e që ofrohen shërbime terciare, pra reparti i psikiatrisë. Aty përmbushen nevojat e personave me barna dhe program të caktuar për shëndetin mendor. Programi buxhetor është pjesë e buxhetit të përgjithshëm që e ka SHSKUK-ja”, tha Hoti.
Sidoqoftë, koha e izolimit dhe frika nga përkeqësimi i gjendjes shëndetësore e ekonomike gjatë pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, ka ndikuar më shumë në shëndetin mendor të burrave në Kosovë sesa të grave. Kjo sipas të dhënave të regjistruara në linjën falas për ndihmë psikologjike në Kosovë (038-200-80-890), ka dalë se mbi 52 për qind e personave që kanë telefonuar në këtë linjë kanë qenë burra.
Konfirmimi i aktakuzës dhe çka pastaj?
Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të Specializuar, gjyqtari i procedurës paraprake e konfirmon aktakuzën vetëm nëse është i bindur se prokurori i Specializuar e ka përcaktuar ekzistimin e dyshimit të bazuar mirë.
Ligji, po ashtu, parasheh se me kërkesë të prokurorit të Specializuar, gjyqtari i procedurës paraprake mund të lëshojë urdhërarrestim apo fletarrestim dhe të urdhërojë transferimin e personave në Dhomat e Specializuara, si dhe çfarëdo urdhri tjetër që mund të kërkohet për zhvillimin e hetimeve dhe për përgatitjen e shqyrtimit gjyqësor të drejtë dhe të shpejtë.
Në zbatim të urdhërarrestit, personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuza merret në ndalim, informohet menjëherë për akuzat kundër tij dhe transferohet në Dhomat e Specializuara.
Pastaj, gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i procedurës paraprake e lexon aktakuzën, bindet se të drejtat e të akuzuarit janë respektuar, konfirmon se i akuzuari e kupton aktakuzën dhe e udhëzon të akuzuarin që të deklarohet. Pas shqyrtimit fillestar dhe sapo të jetë zgjidhur çdo parashtresë paraprake, Kryetari i Dhomave, e formon trupin gjykues që do të jetë përgjegjës për zhvillimin e procedurës së shqyrtimit gjyqësor.
Ligji, gjithashtu, parasheh se personi i privuar nga liria nga Dhomat e Specializuara ose në emër të tyre, sillet para gjyqtarit të Dhomave të Specializuara pa vonesë dhe ka të drejtën për shqyrtim gjyqësor brenda një kohe të arsyeshme ose për t’u liruar në pritje të shqyrtimit gjyqësor.
Rregullorja e procedurës dhe e provave para Dhomave të Specializuara parasheh pas konfirmimit të aktakuzës, që ajo pa vonesë të papërligjur i dorëzohet personalisht të akuzuarit, dhe paraqitja e parë bëhet brenda shtatë ditësh pasi të akuzuarit i është dorëzuar aktakuza.
Aktakuza bëhet publike pas konfirmimit prej gjykatësit të procedurës paraprake. Nëse para konfirmimit të aktakuzës, prokurori i Specializuar paraqet arsye të vlefshme, për shkaqe sigurie, për parandalimin e arratisjes së të akuzuarit etj., gjykatësi i procedurës paraprake, ndër të tjera, mund të urdhërojë përkohësisht mosnxjerrjen publike të aktakuzës. Aktakuza bëhet publike, nëse është e nevojshme me redaktime, jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit.
Sipas Rregullores, në paraqitjen e parë të të akuzuarit, ai informohet se brenda tridhjetë ditësh do t’i kërkohet të deklarojë nëse është fajtor, ose i pafajshëm për çdo akuzë.
Pas konfirmimit të aktakuzës dhe paraqitjes së parë të të akuzuarit, gjykatësi i procedurës paraprake bashkërendon komunikimin ndërmjet palëve deri në momentin kur çështja i kalohet trupit gjykues dhe siguron që të mos ketë vonesa dhe merr të gjitha masat e nevojshme për përgatitjen e shpejtë të çështjes për gjykim.
Si funksionon Gjykata Speciale?
Gjykata e Kosovës e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian. Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara "të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.
Që nga 2019-ta, qindra ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës, për t'u intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara. Qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar janë intervistuar ish- kryeministri Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Azem Syla, Sami Lushtaku, Rustem Mustafa, Shukri Buja e të tjerë. Një numër prej tyre u mbrojtën në heshtje.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar në fund të qershorit se, në muajin prill, ka paraqitur për shqyrtim një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.
Në muajin korrik, Thaçi, për katër ditë me radhë, është marrë në pyetje nga prokurorët në Hagë.
Ndryshe, Thaçi, në fund të vitit të kaluar i ka dërguar një letër Sekretarit të Shtetit Amerikan Mike Pompeo, ku ka shprehur bindjen e tij se Gjykata e Hagës po e bën të kundërtën e asaj që ishte parashikuar në fillim.
Thaçi ka theksuar që qëllimi për formimin e Gjykatës Speciale ka qenë që të mundësohet ekzistimi i kornizës ligjore dhe institucionale kombëtare të besueshme, i cili do të hetonte dhe do të procedonte krimet e pretenduara se janë kryer gjatë viteve 1998-2000 në Kosovë.
“Në këtë drejtim, është paraparë që krimet që pretendohet se janë kryer nga të dy palët e konfliktit do të hetohen plotësisht dhe në mënyrë të drejtë”, ka theksuar Thaçi.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në përgjigjen e tij, kishte siguruar Thaçin që puna e Gjykatës Speciale nuk është e drejtuar në mënyrë specifike kundër asnjë grupi etnik, lëvizje, force apo njësie dhe ka shtuar që SHBA-ja pret nga të gjithë liderët e Kosovës që t’ju përmbahen obligimeve të dhëna qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, si dhe që të bashkëpunojnë plotësisht me gjykatën.
Dhomat e Specializuara publikojnë aktakuzën mish -mash ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë publike aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Më 5 nëntor, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Ndërkaq, Krasniqi u transferua atje një ditë më parë, më 4 nëntor.
Kjo aktakuzë, prej 68 faqesh, që është e redaktuar, është konfirmuar më 26 tetor 2020, thanë Dhomat e Specializuara.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit,Kadri Veselit,Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit
Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.
Çfarë thuhet në aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit?
Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore “dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime”.
“Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: (i) serbë, romë dhe ashkalinj; (ii) katolikë; (iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; (iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; (v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe (vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Dhomat e Specializuara pretendojnë se për këto krime, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, “që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së”.
Në aktakuzë pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtar të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
Kundërshtarët, sipas aktakuzës, ishin njerëz që u perceptuan se kanë “bashkëpunuar me forcat e ish-Republikës Jugosllave, me zyrtarët apo institucionet shtetërore ose nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së, përfshirë personat e lidhur me LDK-në dhe persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera”.
Sipas aktakuzës pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi “kanë pasur synimin e njëjtë për kryerjen e të gjitha krimeve që janë në këtë aktakuzë, së bashku me anëtarë të tjerë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.
Sipas aktakuzës së Dhomave të Specializuara, pjesëtarë të tjerë “të ndërmarrjes së përbashkët kriminale janë Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së”.
Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, personalisht kanë marrë pjesë në "kërcënime, marrje në pyetje, keqtrajtimin dhe ndalimin e kundërshtarëve".
Dhomat e Specializuara pretendojnë se në korrik të vitit 1998, pas një sulmi të UÇK-së në Rahovec dhe rrethinë, ishin marrë peng civilë serbë, sipas aktakuzës në këto operacione ishin të përfshirë, Thaçi, Veseli e Selimi. Sipas aktakuzës, disa të ndaluar më pas ishin dërguar në një ish-stacion policor në Malishevë, ku Krasniqi ishte identifikuar se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe “në një rast ka vizituar një dhomë ku po mbaheshin të ndaluarit”.
Në një tjetër rast, që sipas aktakuzës pretendohet se ka ndodhur në fillim të shtatorit të vitit 1998 në Zonën Operative të Dukagjinit, ku, siç pretendon Gjykata, “Thaçi dhe Selimi ndërmorën hapa për të frikësuar dhe ushtruar dominim ndaj njësive që ishin të lidhura me LDK-në, përfshirë edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), që ishin të lidhura me qeverinë në ekzil”.
Aktakuza pretendon se më 1999, Veseli, Selmi dhe Krasniqi “ishin të përshirë në aspekte të ndryshme të transferimit, ndalimit apo dhe lirimit të të ndaluarve, që mbaheshin në një qendër ndalimi afër Kleçkës”.
Në aktakuzë pretendohet se ka pasur qendra të ndalimit në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, etj.
Eliot Engel.
Engel: Bëj thirrje që SHBA-ja të ekzaminojë punën e Gjykatës Speciale
Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë kontribuar në arritjen e qëllimit “të përbashkët, ku përfshihet edhe kryerja e krimeve në këto mënyra: duke formuluar ose marrë pjesë në zhvillimin, miratimin, promovimin, shpërndarjen e planeve dhe politikave ; dështimin për të ndërmarrë hapat e duhur për të parandaluar dhe hetuar krimet... etj”.
Përmes veprimeve ose mosveprimeve, thotë aktakuza, Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi “së bashku me ndërmarrjen e përbashkët kriminale, kryen, ndihmuan ose nxitën pjesëmarrës të tjerë për krimet e paraqitura në këtë aktakuzë”.
Të pandehurit, thuhet tutje në aktakuzë “si eprorë, janë përgjegjës për krimet e kryera nga vartësit e tyre. Ata dinin ose dinin arrest se krimet e paraqitura në këtë aktakuzë, do të kryheshin ose ishin kryer nga vartësit e tyre dhe dështuan të ndërmarrin veprimet e duhura që të parandalonin krimet e tilla ose të ndëshkonin kryerësit e këtyre krimeve”.
Përveç ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar aktakuzën edhe ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës.
Më 24 shtator, Mustafa, u arrestua në shtëpinë e tij në periferi të Prishtinës.
Rastet pranë Gjykatës Speciale në Hagë
Aktakuza e ngarkon Mustafën për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Gjatë seancës së mbajtur më 28 tetor, Mustafa është deklaruar i pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar - që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale - hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.
Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.
2020/11/05
Analisti politik, Shemsi Jashari : kryeministrja lezbejkë serbe, Ana Brnabiq, tha se shtetit serb që nuk ka interes në normalizim të raporteve me Kosovën dhe se dialogun po e përdorë për të përfituar përkrahje nga BE-ja dhe ShBA-të.
Analisti politik, Shemsi Jashari tha se deklarata e Ana Brnabiq se “Kosova Metohi” është një provokim i radhës i shteti serb ndaj vendit tonë.
Madje, deklaratën e kryeministres serbe e vlerësoi si paralajmërim të shtetit serb që nuk ka interes në normalizim të raporteve me Kosovën dhe se dialogun po e përdorë për të përfituar përkrahje nga BE-ja dhe ShBA-të.
“Qasja dhe logjika e qeveritarëve serb asnjëherë nuk ka ndryshuar në raport me Kosovën. Edhe sjellja e qeveritarëve të tanishëm të Serbisë është e njëjtë dhe armiqësorë ndaj Kosovës. Deklarimi i mandares për Kryeministre Brnabiq është një provokim dhe dëshmi e radhës se Serbia nuk dëshiron paqe e as normalizim të raporteve me Kosovën por dialogun e përdorë për të përfituar nga mbështetja evropiane dhe Amerikane në aspektin e integrimeve dhe aspektin ekonomik”, deklaroi Jashari.
Ai tha se udhëheqësit e vendit tonë duhet të marrin me seriozitet deklaratën e kryeministres serbe dhe të diskutojnë edhe me Bashkimin Evropian këtë temë, pasi kështu nuk arrihet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Zyrtarët shtetërorë të Kosovës duhet ta marrin si sinjal serioz deklaratën e znj. Brnabiq dhe të mos pranojnë presionin nga BE për lëshime në emër të normalizimit të raporteve, ngase nëse nuk detyrohet Serbia asnjëherë nuk do të ketë normalizim të raporteve Kosovë Serbi”, nënvizoi Jashari.
Zogaj: Betimi i Ana Brnabiq është dëshmi e shovenizmit serb
Njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, foli lidhur me qëllimet dhe ndikimet e deklaratës së kryeministres serbe gjatë betimit të saj para kabinetit qeverisës.
Zogaj deklaroi se shqiptarët duhet ta kenë të qartë se Serbia asnjëherë nuk do ta pranoj Kosovën si shtet, por do ta konsideroj gjithmonë si koloni të saj. Sipas tij, Kosova duhet të forcohet dhe mobilizohet ndaj Serbisë dhe ta mbështesë atë me “shpinë për muri”, derisa ta kuptoj se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
Gazetari Skënder Zogaj: Betimi i Ana Brnabiq është dëshmi e shovenizmit serb
Njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, foli lidhur me qëllimet dhe ndikimet e deklaratës së kryeministres serbe gjatë betimit të saj para kabinetit qeverisës.
Zogaj deklaroi se shqiptarët duhet ta kenë të qartë se Serbia asnjëherë nuk do ta pranoj Kosovën si shtet, por do ta konsideroj gjithmonë si koloni të saj. Sipas tij, Kosova duhet të forcohet dhe mobilizohet ndaj Serbisë dhe ta mbështesë atë me “shpinë për muri”, derisa ta kuptoj se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
ImageSkënder ZogajFOTO GALERI
“Serbia kurrë nuk do tē mund të pajtohet që Kosova tē mos jetë koloni e saj, dhe ky fakt duhet të fiksohet mirē nga të gjithë shqiptarët, që duhet të mobilizihen dhe, të forcohen për vetëmbrojtje, të të gjitha llojeve! Deri tash kështu nuk kemi vepruar, prandaj po i vuajmë dobësitë tona kombëtare, duke menduar se Serbia ka mundësi të ndryshojë! Jo, kjo nuk do të ndodh, derisa, Serbia të mbështetet me shpinë për muri dhe, të jetë e detyruar të kuptojë se Kosovën e ka të humbur përgjithmonë”, nënvizoi Zogaj.
Ai tha se fjalimi i kryeminstres serbe, Ana Brnabiq gjatë betimit para kabinetit të saj qeverisës tregon shovinizmin serb. Ndërkaq, bëri thirrje që udhëheqësit e Kosovës të reagojnë tek partnerët ndërkombëtar, pas këtyre deklaratave tendencioze të Brnabiqit.
“Betimi i kryeministres Ana Bërnabiq me rastin e formimit të qeverisë së re, është një dëshmi e re e shovenizmit serb. Karshi kësaj deklarate udhëheqja e Kosovës duhet të reagojë tek partnerët ndërkombëtarë, duke i paralajmëruar se, deklaratat e këtilla janë të rrezikshme dhe mund të krijonë situata të pakëndshme”, deklaroi Zogaj.
Ndër të tjera, shtoi se Kosova duhet ta sensibilizoj edhe diasporën shqiptare, në mënyrë që të mos rrinë me duar në xhepa, por të i përcjellin me vëmendje zhvillimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Pra, reagimet kosovare duhet të bëhen në planin ndërkombëtar dhe gjithsesi, institucionet më të larta të Kosovës duhet të sensibilizojnë diasporën shqiptare që të ndjek më me vëmendje zhvillimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të mos rrinë me duar në xhepa! Ky është reagimi i duhur, jo vetëm për Bërnadiqkën por ndaj provokimeve historike të Serbisë”, përfundoi Zogaj
Faton Mehmeti i gazetës "Bota sot" publikon emrat: Ja kush arrestohet pas Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit...
Zhvillime dramatike kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë. Fillimisht është bastisur, e më pas arrestuar ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, i cili është transferuar për në Hagë.
Arrestimin e Krasniqit e ka konfirmuar avokati i tij, Valon Hasani.
"Prokuroria e Specializuar ka pasur një aksion dhe në bazë të urdhrit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara është bërë arrestimi i Jakup Krasniqit. Tani sapo është nisur për në Hagë. E konfirmuan aktakuzën kundër tij. Pritet që shumë shpejt të caktohet data e seancës... Procedura prej mëngjesit ka zgjatur për shkak se ka qenë operacioni i bastisjes në shtëpinë e Krasniqit. Dyshohet për vepra të cilat nuk janë të specifikuara, janë në kuadrin e veprave të cilat janë në juridiksionin e Dhomave të Specializuara", tha Hasani.
Pa ashtu edhe shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi njoftoi se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, duke shtuar se nesër do të udhëtojë për në Hagë.
“Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua. Prandaj, po e ndjej për obligim t'ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash. Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, ka shkruar Selimi.
E lidhur me krejt këto zhvillime, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.
“Arrestimi i Jakupit është paralajmërim për arrestimet tjera të nivelit më të lartë, përfshirë metu Thaçin dhe Veselin. Pas arrestimi te Jakup Krasniqit radhën e kanë figura të tjera të luftës, në mesin e tyre : Daut Haradinaj, Agim Çeku, Xhavit Haliti etj. Arrestimet tjera pritët të ndodhin në ditët dhe javët në vazhdim, e të cilat do të intensifikohen më shumë gjatë dhjetorit”, thotë Mehmeti.
Madje Mehmeti paralajmëron edhe zhvillime tjera dramatike.
“Natyrisht se me këto arrestime partitë e dala nga lufta do e pësojnë më së shumti, kryesisht PDK, të cilët pritet t'i arrestohet edhe kryetari. Padyshim se ka nisur cikli i arrestimeve nga me të voglat që ndodhen para 1 muaji, tani vetëm do të shtohen arrestimet e figurave të mëdha. Goditna e madhe pritet të ndodh më së largu para Krishtlindjeve.
Bideni, Trumpi dhe pikëpamjet e tyre për artin
(Deutsche Welle) – Duke u zhvilluar mes një pandemie vdekjeprurëse, ashtu sikundër edhe trazirave të shkaktuara nga brutaliteti policor dhe racizmi, fushata zgjedhore e 2020-s në ShBA është mbizotëruar nga një varg çështjesh ndarëse. Pa dyshim, edhe artistët preken drejtpërdrejt nga çështje, si kujdesi shëndetësor, taksat, migrimi apo politika e jashtme, por qëndrimi i kandidatëve sa u përket arteve nuk ka qenë mes temave të diskutuara gjatë muajve të kaluar.
Një vështrim mbi platformat zyrtare të partive është megjithatë ndriçues. “Artet janë thelbësore për shoqërinë tonë të lirë e demokratike, për kulturën tonë, për ekonomitë tona lokale. Demokratët janë krenarë për mbështetjen tonë për financimin e arteve dhe edukimin, dhe do të vazhdojnë politikat dhe programet që promovojnë artet kreative”, thuhet në Platformën e 2020-s të Partisë Demokratike, duke cituar institucione të ndryshme qeveritare dhe organizata kulturore që partia do të vijojë t’i mbështesë.
Dokumenti zyrtar i demokratëve pastaj shton: “Ne çmojmë artet dhe edukimin artistik për zhvillimin e imagjinatës, kreativitetit, risimit dhe aftësive të të menduarit kritik te studentët dhe për ndërtimin e urave mes njerëzve e komuniteteve përgjatë vendit dhe gjithandej botës”. Derisa 10 rreshtat e dokumentit kushtuar arteve nuk janë aq konkrete si në “platformën e arteve” në fushatën zgjedhore të Obamas më 2008, prapëseprapë është më shumë sesa ajo që mund të gjendet në listën zyrtare të prioriteteve të republikanëve.
Në të vërtetë, Platforma e Partisë Republikane nga viti 2016 – e cila gjithashtu shërben si listë zyrtare për parimet e sivjetme, tekqë Komiteti i Republikanëve vendosi ta ripërdorte në vend të përgatitjes së një dokumenti të ri për fushatën e tanishme – nuk i zë edhe aq në gojë artet. Artet kanë luajtur një rol të madh gjatë administratës Obama-Biden; vëzhgues nga institucione të ndryshme kulturore në ShBA presin që kjo të vazhdojë nëse Bideni zgjidhet. Joe Biden mbase nuk do të jetë një ndikues kulturor siç u bë Obama që vinte në pah listat me këngët e tij të zemrës, filmat, librat e spektaklet televizive. Por kandidati demokrat ende njihet si mbështetës “lojal” i arteve, siç ka thënë Robert L. Lynch, nga grupi “Americans for the Arts” në një pronponcim për “New York Times”: qëndrimi i Bidenit është “më pak nga pikëpamja e konsumatorit dhe më shumë për vlerën frymëzuese dhe transformuese të arteve”, ka thënë ai.
Kamala Harris, e nominuara për zëvendëspresidente nga demokratët, në të kaluarën ka demonstruar veçanërisht përkushtimin e saj për artet. Derisa ishte përfaqësuese ligjore në Kaliforni, Harris ka shërbyer edhe në Bordin e Muzeut të Artit Modern në San Francisco. Ajo ka qenë edhe anëtare e Organizatës së Jazzit, si dhe pjesë e fondit për simfoninë në këtë qytet. Qëndrimi i presidentit Trump për artet u bë tejet i qartë gjatë katër vjetëve të kaluar. Qysh prej fillimit, në planin e parë të buxhetit federal, Trump propozoi të shfuqizoheshin “National Endowment for the Arts” (NEA), si dhe “National Endowment for the Humanities” (NEH). Agjencitë e pavarura federale, që ofrojnë mbështetje dhe financime për projektet kulturore dhe ato kërkimore, u krijuan më 1965, me legjislacionin që theksonte se është detyra e një “qytetërimi të përparuar” të “japë vlerësim të plotë dhe mbështetje” për artet, humanitetet dhe kulturën.
Në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm, të bërë në shkurt të këtij viti, Trump sërish bëri thirrje për eliminimin e NEA dhe NEH, sikundër edhe për Institutin e Muzeut dhe Shërbimeve Librare si dhe Koorporatës për Transmetim Publik. Në pjesën e titulluar “Ndal harxhimeve të kota e të panevojshme”, dokumenti nënvizon se këto institucione “nuk konsiderohen si përgjegjësi themelore federale”. Megjithatë, Kongresi amerikan, i cili është i ngarkuar për të caktuar buxhetin federal, ka hedhur poshtë thirrjet e Trumpit. Derisa NEA nuk mund të përfshihet në politikë, siç ka thënë një zëdhënës i saj për DW-në, organizata “Americans for the Arts” zyrtarisht e ka përshkruar propozimin për çfinancimin e arteve nga administrata e Trumpit si “kërkesë e keqdrejtuar për buxhet”. Si anëtare e komunitetit të profesionistëve të kulturës “Arts for BidenHarris”, artistja, shkrimtarja dhe producentja Tanya Selvaratnam thekson se “regjimi Trump-Pence” jo vetëm që ka kërcënuar për anulimin e nismave financiare, por “ka kërkuar çdo mundësi për të rrëgjuar dhe sulmuar lirinë e të shprehurit dhe kreativitetit”, që është arsyeja pse ky grup sheh “vetëm një zgjedhje në këto zgjedhje”.
Këto sulme në lirinë e arteve janë mirëdokumentuar gjatë katër vjetëve të shkuar. “Artistë apo vepra artistike që ishin kritike ndaj presidentit Donald Trump ishin shënjestruar apo janë censuruar drejtpërdrejt nga presidenti apo agjencitë qeveritare”, vë në dukje raporti “State of Artistic Freedom 2020” i publikuar nga Freemuse, organizatë e pavarur joqeveritare që ka një status konsultativ brenda UNESCO-s. Për artistët ka më shumë gjëra që janë në rrezik sesa mbështetja për agjencitë financuese kulturore apo muzetë. Në një intervistë për “Latino Victory Project”, Joe Biden e ka bërë të qartë se artet janë reflektim i drejtpërdrejtë i gjendjes së vendit: “E ardhmja e asaj çfarë ne jemi është në arte”, ka thënë Biden. “Është shprehje e shpirtit tonë”.
Shuhet Remzi Përnaska, gjuhëtari i shquar, mësuesi e pedagogu i përkushtuar i shqipes
Tiranë, 5 nëntor - Komisioni i gjuhësisë dhe letërsisë pranë Akademisë së Shkencave njoftoi sot ndarjen e papritur nga jeta të gjuhëtarit, profesorit, personalitetit të shquar Remzi Përnaska.
Prof. Remzi Përnaska, studiues i devotshëm të shqipes e kulturës shqiptare, mësimdhënësit të pasionuar në auditoret e universiteteve shqiptare e atyre jashtë Shqipërisë, a punuar më shumë në fushën e sintaksë së gjuhës shqipe ku ka sjellë vështrime të reja me interes edhe për gjuhësinë e përgjithshme e atë teorike.
Profesor doktor Remzi Përnaska ishte gjuhëtar i shquar shqiptar dhe mësues e pedagog i përkushtuar i arsimit shqiptar. Ka lindur në Korçë më 20 dhjetor 1934. Shkollën fillore, shtatëvjeçare dhe të mesme i kreu në qytetin e lindjes, kurse studimet e para të larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Institutin e Lartë Pedagogjik dyvjeçar të Tiranës më 1956. Pas mbarimit të studimeve të larta për gjuhë ruse më 1956 ka punuar si mësues i gjuhës shqipe dhe ruse në Cërrik të Elbasanit deri në vitin 1960, kur u dërgua për të studiuar orientalistikë në Institutin e Gjuhëve të Lindjes në Moskë.
Më 1961, vazhdoi studimet e larta në degën e gjuhës shqipe të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, të cilat i kreu më 1963.
Për rezultate të shkëlqyera në studimet e larta, e mbajtën pedagog të sintaksës së gjuhës shqipe në katedrën e gjuhës shqipe të këtij fakulteti, ku punoi prej vitit 1963 deri në vitin 1974.
Në vitin 1974 u dërgua si lektor i gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve Lindore në Paris, ku punoi deri në vitin 1982. Gjatë kësaj kohe ndoqi kurse të ndryshme për gjuhësi të përgjithshme dhe teorike. Ndoqi kurset e gjuhëtarit të madh francez Andre Martinet, si edhe të gjuhëtarit tjetër të shquar francez Antoine Culioli, nën udhëheqjen shkencore të të cilit përgatiti një tezë për gradën më të lartë shkencore që ka Franca : “Doktor Shteti”.
Nga tetori i vitit 1991 deri në shtator 1997 ka punuar sërish si lektor i gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve të Lindjes në Paris, si edhe në Ecole Pratique des Hautes Etudes të Universitetit të Sorbonës si profesor.
Që nga viti 1975 ka qenë anëtar i Qendrës së Studimeve Ballkanike të Parisit dhe i Shoqatës Ndërkombëtare të Gjuhësisë Funksionale, kurse nga viti 1976 anëtar i Shoqatës së Gjuhëtarëve të Parisit dhe nga viti 1994 edhe i Shoqatës së Gjuhëtarëve të Francës, që nga themelimi edhe i Rrethit të Gjuhëtarëve të Institutit Kombëtar të Gjuhëve dhe Qytetërimeve Lindore (viti 1997).
Pas kthimit në atdhe më 1982, u emërua punonjës shkencor në Sektorin e Gramatikës dhe të Dialektologjisë të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku punoi deri në vitin 1991.
Ka botuar mbi 50 artikuj shkencorë në revista shqiptare “Studime filologjike”, “Studia albanica”, “Studime”, “Gjurmime albanologjike” etj., si edhe në revista të huaja të specializuara në gjuhësi, si “Cahiers balkaniques”, “Faits de langue”, “Travaux du cercle des linguistes de l’INALCO”, “Presses Universitaires de France”, etj.
Është autor i dy krerëve ( kundrina, rrethanori) të veprës madhore Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
Ka qenë anëtar jurie për mbrojtje disertacionesh në Universitetin e Sorbonës, në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve Lindore në Paris, në universitetet e Puatjesë dhe të Monpeliesë.
Ka qenë anëtar i redaksisë së revistës “Studime filologjike”, anëtar i Këshillit shkencor të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nga viti 1983 deri në vitin 1991, delegat në Kongresin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe më 1972, ku ka diskutuar dhe mbajtur një kumtesë.
Ai deri në fund të jetës mbeti një nga gjuhëtarët më të të përkushtuar për mbrojtjen e pasurimin e shqipes standarde.
Ka mbajtur ligjërata për gjuhën shqipe në universitete të huaja si në Athinë, Paris, Këln, Puatje, Marsejë, Nantë, Mynih, Sankt-Peterburg, etj. Ka hartuar disa zëra për Fjalorin enciklopedik shqiptar.
Ka marrë pjesë në kongrese dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për gjuhësi, si ato të organizuara në Këln të Gjermanisë (1988), në Paris nga Ministria e Arsimit të Lartë dhe e Kërkimeve e Francës, në janar 1994, nga shoqata gjuhëtarësh të gjuhësisë së përgjithshme në Francë, në tetor 1995, në qershor 1996, në qershor 1997, në tetor 1997, në shkurt 1999 etj. Ka marrë pjesë me kumtesa në tri Konferencat Ndërkombëtare të organizuara në Sankt-Peterburg, për nder të A. V. Desnickajas, si dhe nga Rrethi i Gjuhëtarëve të INALCO-s në qershor dhe në tetor 1996, në 1997 dhe në 1998, si edhe në shkurt 1999, në Marsejë, etj. Po ashtu, ka marrë pjesë në tubimet shkencore të organizuara nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, në seminaret e konferencat shkencore të organizuara nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës.
Profesor Përnaska ka mbrojtur tri disertacione, dy në Francë dhe një në Shqipëri. Në vitin 1994 paraqiti një tezë nga sintaksa e gjuhës shqipe në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta të Sorbonës, mbrojtja me sukses e së cilës i dha diplomën e studimeve të larta në Sorbonë dhe emërtimin “Nxënës i vjetër i Sorbonës”.
Ka mbrojtur një disertacion me temën “Kundranori me parafjalë në gjuhën shqipe” dhe ka fituar gradën “Doktor i shkencave” në Shqipëri. Ky disertacion është botuar si libër në Kosovë (Pejë).
Ka mbrojtur një disertacion me temën “Sintaksa e thënies në gjuhën e sotme shqipe (Sintaksa e trajtave të shkurtëra të përemrave vetorë)” dhe ka fituar gradën më të lartë shkencore që ka Franca : “Docteur d’Etat és lettres et sciences humaines”, si edhe të drejtën për të udhëhequr punime doktoratash në Shqipëri dhe në Francë, për të qenë anëtar jurish për mbrojtje doktoratash. Kjo doktoratë e mbrojtur në Departamentin e gjuhësisë teorike të Universitetit Paris VII, i dha titullin “Profesor” në Francë dhe u botua në frëngjisht nga Presses Universitaires du Septentrion, Lille 1997, 672 faqe.
Që nga viti shkollor 1997-1998 e deri sa doli në pension ka qenë “Professeur associé” në Ecole pratique des hautes Etudes të Universitetit të Sorbonës, ku ka drejtuar seminarin për tekstet e vjetra në gjuhën shqipe.
Profesor Përnaska ka botuar katër libra në Francë. Ka hartuar një libër me titullin “Parlons albanais”, që u botua më 1999 nga Shtëpia Botuese ” L’Harmattan ” dhe u ribotua deri më tani tri herë. Bashkautorë Ch. Gut dhe A. Gut. Ka botuar gjithashtu dy doracakë Glossaire et guide militaire de conversation français – albanais, E.I.R.E.L, Alb. 02, Strasbourg, 1997, 222 f. dhe Eléments de grammaire albanaise, Complément au Glossaire Alb 02, E.I.R.E.L, Alb. 03, Strasbourg, 1997, 60 f.
Është autor tekstesh shkollore për arsimin e lartë dhe të mesëm, i dhjetëra artikujve shkencorë, botuar në revistat tona shkencore dhe në ato të huaja, i dhjetëra artikujve në shtypin e përditshëm shqiptar. Bibliografia e punimeve të tij është mjaft e pasur. Në vitet 2015, 2018 ka botuar katër vëllimet e para të veprës së tij “Gjuhësi…,…gjuhësore”, të parashikuar në shtatë vëllime. Ai mbetet një nga përfaqësuesit më të denjë të kritikës shkencore në albanologji e më gjerë.
Ka marrë pjesë në tubime shkencore ndërkombëtare e komisione për informatizimin e të dhënave gjuhësore shqipe si në Osnabruck të Gjermanisë dhe në European Commission, Directorate-General, Joint Research Centre në Itali, në Zagreb e Beograd.
Ka qenë i ftuar në universitetet shqiptare të Shqipërisë, por edhe Kosovës e Maqedonisë së Veriut, ku ka mbajtur ligjërata për çështje të gjuhësisë teorike e të shqipes së sotme.
Deri ditët e fundit të jetës ka punuar për përfundimin e një fjalori shqip-frëngjisht të tipit të mesëm (mbi 60.000 fjalë) në Laboratorin FORELL të Universitetit të Puatjesë, si edhe për pjesën shqipe në një fjalor shprehjesh që po hartohet nga Qendra e Kërkimeve dhe e Studimeve për Përhapjen e Frëngjishtes të Ecole Normale Supérieure në Fontenay/Saint-Cloud.
Prej shumë vitesh profesor Përnaska ka punuar, gjithashtu, për ngritjen e një monumenti me kalë të Skënderbeut në sheshin me të njëjtin emër në Paris.
Është Doctor Honoris Causa i Universitetit « Aleksandër Xhuvani » të Elbasanit, është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të dytë dhe titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga presidenti i republikës më 2016, me motivacionin: “Për ndihmesën e shquar në fushën e studimeve gjuhësore shqiptare nëpërmjet studimeve e artikujve, për përgatitjen universitare e pasuniversitare të shumë arsimtarëve e studiuesve, si dhe për ndihmesën e dhënë në përhapjen e kulturës dhe gjuhës shqipe në botë, si pedagog e pjesëmarrës në shumë konferenca e kongrese ndërkombëtare.”
Përvoja e tij e gjatë në fushën e studimit dhe botimit, trajtimet e thelluara në shqyrtime, angazhimi njëherazi në probleme nga më të rëndësishmet dhe nga më të vështirat që parashtronte dhe parashtron ngutshëm zhvillimi i mendimit gjuhësor në etapa të caktuara e, për më tepër, angazhimi në studime e botime qysh në rini e deri në moshë të mbrame, kanë përvijuar natyrshëm vendin e merituar të kontributeve të tij në fusha të ndryshme të studimit të gjuhës shqipe e historisë së saj; e në këtë kontekst, vepra e tij i ka siguruar praninë në panteonin e vlerave tona shkencore/ATSH.
Prof.dr.Muhamet Kelmendi: Ndonëse është shkruar dhe përfolur mjaft shum dhe nga çdo anë mbi Gjykatën Speciale, megjithatë mendimet dhe analizat kanë qenë shumë kontradiktore dhe janë varur kryesisht nga pozitat politike që janë bërë.
“Nuk po flas për karakterin juridik, shkaku se ligji është ligj dhe mbi atë ligj nxirren verdiktet juridike. Por lind pyetja s cilat janë faktet që e bëjnë këtë Gjykatë si subjekt qesharak dhe tepër antiligjor në sferën politike dhe shoqërore. Këtu mendoj në dy anë: Së pari, Gjykata Speciale është krijuar mbi një bazë të tërë anti-demokratike dhe e kundërshton, kuptohet karakterin një nacional të luftimit të krimit, sikurse krimi të bëhej veten nga një komb e jo në luftë, kryesisht, nga pushtuesi. Pra me këtë gjykatë lihen anash krimet e pushtueseve dhe të kriminelëve që kanë bashkëpunuar me pushtuesit. Kjo formë e luftimit të krimeve kundër civileve është tepër e një anshme, madje shume analistë e quajnë edhe raciale, sepse po e lufton vetën një "krim", atë shqiptarë jo edhe të krimeve dhe të gjenocidit të bëra ndaj shqiptarëve, po në të njëjtën kohë dhe hapësirë nga pushtuesi serb”, ka thënë profesor Kelmendi.
Sipas tij, pikërisht ky fakt i jep kësaj gjykate në fushën politike një karakter qesharak dhe tepër anti-demokratik dhe e kthen drejtësinë evropiane në mesjetën e hershme, atëherë kur pushtuesi i kombeve e dënonin veprimtarinë çlirimtarë dhe i ndiqnin çlirimtarët si kriminel, e tëra kjo mbi bazën e të fortit dhe të dobtit.
“Evropa dhe i tërë sistemi juridik i vendeve demokratike që pas LDB-së nuk ka parë këso gjykate tipike antidemokratike e të karakterit një nacional. Kështu po mbrohet krimi dhe gjenocidi. Dhe, natyrisht luftohet çdo dukuri atdhetare dhe demokratike, ato dukuri që janë për ndërtimin e demokracisë, kudo nëpër vendet e pushtuara dhe që luftohet me mjete demokratike pushtuesi. Vetë fakti se luftohet për çlirimin e vendit kuptohet drejtësia e një lufte çlirimtare të popujve të pushtuar. Me anën e kësaj gjykate Evropa dhe SHBA-të po i tregojnë botës se nëse një popull i pushtuar lufton për çlirimin e vendit pas kësaj kohe do të dënohet. Kjo pikërisht po ndodhë me shqiptarët dhe me luftën e drejtë të kombit tonë. Po çfarë do të themi për masakrat dhe gjenocidin serbomadh në Kroaci, ne Bosnje e në Hercegovinë? Kudo me këtë gjykatë po tregohet juridikisht se në aspektin politik, nuk ka luftë çlirimtare dhe ajo nuk përkrahet”, ka thënë profesor Kelmendi.
Ai thekson se anëtaret e UÇK-së nuk munden kurrë të dënohen në mënyrë të nj anshme, pa e dënuar edhe juridikisht shtetin që ka kryer gjenocid, kjo edhe për faktin politik, demokratik dhe shoqëror.
“Po kjo nuk po ndodhë, pasi veprimtarët e tillë të mirë a të këqij ,armiq a çlirimtare nuk mundet kurrë një gjykatë e tillë, ku nuk ka vendorë fare, si dhe ku nuk gjykohet veprimtaria, po gjoja një krim a ku dihen, rastet e krimit, t'i gjykoje. Atë e bënë vetëm populli i vet, prandaj këta njerëz lypset t'i dënoj vetë populli shqiptar. Natyrisht se ndihma është e mirë se ardhur nga UE dhe nga SHBA-të, por jo duke dënuar për krime njerëzit që kanë qenë në anën e luftës çlirimtare. Verdiktin përfundimtar e japin shqiptarët mbi këta njerëz. Atë nuk mund të bëjë një gjykatës që nuk e njohin historinë e kombit shqiptar dhe luftën e drejte çlirimtare, në njërën anë dhe në anën tjetër gjenocidin shoveno - fashist të shtetit serb mbi 100 vjet ndaj shqiptarëve, e heshtin dhe nuk e dënojnë”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muham et Kelmendi.
Sipas tij, kapja vetëm pas një ane e bënë gjykatën e tillë një me pushtuesit, ndërsa, njerëzit e akuzuar i bënë, pavarësisht nga situata, kriminel, dhe kjo nuk shkon.
“Kriminel a luftëtar të lirisë atdhetar a çlirimtar i bënë puna dhe kombi nga vijnë ata. Jo një verdikt i një gjykate të përbërë nga njerëz jo kompetent dhe tipik të palodhur me kombin tonë. Natyra e kësaj gjykate po del se ka karakter politik. Me këtë gjykatë nuk po dënohen kriminelet dhe gjenociditët serb, si Vuçiq, Daçiç, Vulin etj, por njerëzit që luftuan aq sa munden, kundër pushtuesit serb. Këtë titull si çlirimtar dëshmor a hero, e jep vetëm populli shqiptar, sepse këtej rrjedhin këta njerëz të akuzuar. Nuk e di se si kanë guxim të marrin prokurorët apo gjykatësit e vendeve të ndryshme , një detyrë të tillë, për të dënuar njerëzit që lidhen me luftën çlirimtare të popullit shqiptar”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.
Eliot Engel: SHBA-ja të mos bashkëpunojë me Specialen nëse ajo vazhdon të funksionojë në baza etnike
Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj presidentit të deritanishëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe disa ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.
Engel thotë se Thaçi ka treguar respekt për sundimin e ligjit me dorëheqjen nga posti i presidentit për t’u ballafaquar me akuzat e Speciales, teksa ai shton se Kongresi do ta monitorojë nga afër Gjykatën Speciale për të siguruar se ajo garanton sundim të ligjit dhe të drejtat e të akuzuarit në çdo rast.
Ai ka shprehur shqetësimin mbi mandatin e Speciales. Sipas tij, statuti mbi të cilin është ngritur ajo nuk e kufizon gjykimin në vetëm të shqiptarëve.
“Mjerisht, duket se ajo po operon si një gjykatë etnike – një që ndjek vetëm shqiptarët për kryerje krimi”, ka thënë Engel.
Ai ka përmendur edhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi, për të cilët thotë se “nuk kanë gjetur drejtësi, edhe pse kryesit janë identifikuar dhe jetojnë në Serbi”.
Engel i ka bërë thirrje Departamentit të shtetit të SHBA-së dhe Departamentit të Drejtësisë që të verifikojnë punën e Gjykatës Speciale për të siguruar se nuk po targeton vetëm njerëz në bazë të përkatësisë së tyre etnike dhe të ndalojë bashkëpunimin ose mbështetjen e SHBA-së me Gjykatën, nëse vërtetohet se po e bën një gjë të tillë.
2020/11/04
Pse organizatat ndërkombëtare bëjnë thirrje që shkollat të qëndrojnë të hapura gjatë pandemisë Covid 19 ?
Qeveria e Kosovës miraton masat e reja kundër koronavirusit
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër koronavirusit, gjatë një mbledhjeje të mbajtur të dielën në formën online.
Këto masa do të shqyrtohen pas dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, thotë qeveria.
Masat u prezantuan nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të shtunën, pas një takimi që pati me Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë e koronavirusit.
Ndër masat e reja është orari i punës për sektorin e gastronomisë dhe qendrave tregtare. Këto nuk mund të punojnë nga ora 21:00 deri në orën 05:00.
Po ashtu, qytetarët mbi 65 vjeç do të kenë orar të caktuar të qarkullimit. Përkatësisht, ata do të mund të lëvizin nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00. Jashtë këtij orari, ata mund të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.
Ndërkaq, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna janë liruar që të dalin në punë dhe punëdhënësit e tyre, sipas qeverisë, obligohen t’u krijojnë kushte për angazhimin e tyre online nga shtëpia.
Për të hyrë në Kosovë, duhet të prezantojnë një test negativ PCR, të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet me rrezikshmëri të lartë, që janë të listuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Sipas masave të reja, institucionet publike dhe private, obligohen që “të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë në përputhje me Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID -19, dhe për këtë qëllim do të inspektohen nga organet kompetente”.
Po ashtu, në fuqi mbetet edhe masa për mosgrumbullim më shumë se pesë personave në sheshe publike, parqe dhe vende të tjera publike.
Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, duhet ta organizojnë mësimin në formën online, ndërkaq, provimet, puna praktike dhe laboratorike “organizohen normalisht, por duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Ndërkaq, çerdheve publike dhe private u kërkohet vlerësimi dhe mbikëqyrja nga autoritetet komunale, ashtu siç përcaktohet në Manualin për mbrojtje nga COVID-19.
“Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte”, thuhet në vendimin e qeverisë sa i përket punës së çerdheve.
Sa i përket aktiviteteve kulturore në institucionet qendrore dhe komunale si teatrot, bibliotekat, galeritë, kinematë, qendrat rinore, muzetë etj, lejohet veprimtaria e tyre, por duke shfrytëzuar vetëm 30 për qind të hapësirave të objekteve përkatëse.
Ngjarjet sportive, në hapësira të mbyllura dhe të hapura, mund të mbahen, por me kufizime të pjesëmarrësve.
Sipas masave të qeverisë, në hapësira të mbyllura, gjatë stërvitjeve sportive, mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri ne 50 persona, por duke respektuar protokollet e përcaktuara në Manualin për mbrojtje nga COVID-19.
Po ashtu, lejohet aktiviteti i fitneseve dhe pishinave të mbyllura për aktivitete individuale, duke shfrytëzuar vetëm 40 për qind të hapësirave.
Ndaj shkelësve të masave, përfshirë menaxhmentet e institucioneve publike dhe private që kanë për detyrë zbatimin e këtyre rregullave, organet kompetente duhet të shqiptojnë masa ndëshkuese, duke u thirrur në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, thuhet në vendimin e qeverisë.
Miratimi i masave të reja vjen pasi Kosova ditëve të fundit ka regjistruar numër të madh të rasteve të reja me koronavirus.
Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1,834 raste të reja.
Rritja e rasteve me COVID-19 në tetor
Në total, që prej fillimit të pandemisë e deri më 1 nëntor, janë regjistruar 20,179 raste me koronavirus.
Prej tyre, 688 pacientë kanë vdekur dhe 15,611 janë shëruar.
Raste aktive vazhdojnë të jenë 3,880.
Reepublika e Kosovës , ende në pritje të vaksinës kundër gripit sezonal
Vaksinat kundër gripit sezonal ende nuk kanë arritur në Kosovë. Sipas Zyrës për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, pritet që vaksinat të arrijnë në Kosovë kah mesi i muajit nëntor.
“Këtë vit kemi paraparë t’i vaksinojmë rreth 500 mijë njerëz kundër gripit sezonal. Rreth 160,500 dozat e para i presim në mesin e muajit nëntor. Ky është njoftimi i fundit që ne si ministri e kemi marrë nga zyra e UNICEF-it [Fondacion i Kombeve të Bashkuara], prej nga edhe do t’i blejmë vaksinat’’, thanë për Radion Evropa e Lirë nga Zyra e Informimit e Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga Ministria e Shëndetësisë, më herët, kanë deklaruar për REL-in se muaji tetor do të ishte më optimal sa i përket vaksinimit kundër gripit sezonal, por që kjo nuk varet nga Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu është thënë se vaksinat do të arrijnë në Kosovë në fund të muajit tetor, derisa vaksinimi do të fillojë në muajin nëntor.
Vaksina kundër gripit sezonal i mbron njerëzit për një sezon dhe është kombinim i disa viruseve që janë në qarkullim.
Për vaksinat që i ka blerë Ministria e Shëndetësisë nga UNICEF-i ka paguar 5.27 euro për një copë.
Ministria ka hapur tender për dozat, por ofertuesit në Kosovë, çmimin e kanë caktuar 12 euro për vaksinë, thanë nga Zyra për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë.
Andaj, kjo edhe ka qenë arsyeja e anulimit të tenderit, meqë çmimi ka qenë dyfish më i lartë se në tregun ndërkombëtar, çka edhe ka shkaktuar vonesa në arritjen e vaksinave te qytetarët.
Vitin e kaluar, në Kosovë janë vaksinuar rreth 100 mijë njerëz - aq sa ka qenë numri i dozave të vaksinave të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë. Shpërndarja e tyre kishte filluar në muajin dhjetor.
Këtë vit është menduar të shumëfishohet numri i vaksinimit, për shkak të pandemisë COVID-19.
Kategoritë që duhet të vaksinohen në periudhën e gripave, janë të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, si dhe personat me sëmundje kronike.
ZGJEDHJET SHBA 2020: BIDENI PRET QË TË KETË SHIFËR REKORDE TË VOTUESVE
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot po zgjedhin presidentin për katër vitet e ardhshme, 2021 – 2025.
A do të jetë sërish president, Donald Trumpi apo demokrati Joe Biden, kjo do të mësohet në orët e para të së mërkurës, sipas kohës në Kosovë.
Sipas anketave, Biden udhëheq në gjashtë shtete kyq për votat elektorale, si në Florida, Pennsylvania, Michigan, Wisconsin, Karolinën Verirore dhe në Arizona.
Amerikanët janë futur në procesin zgjedhor të ndarë si asnjëherë më parë në 50 vitet e fundit.
Para ditës së zgjedhjeve, kanë votuar gati 100 milionë amerikanë, sa përmes postës sa duke shfrytëzuar mundësinë e votës së hershme.
Ekspertët presin që numri i qytetarëve që do të votojnë të jetë shumë më i madh se më 2016, kur dolën 138 milionë amerikanë në votime.
Si Biden ashtu edhe Trump janë të bindur në fitore.
“Po e ndiej se po na pret një fitore e madhe”, ka thënë Biden. Njëjtë optimist është shprehur edhe Trumpi.
“Do të shënojmë edhe një fitore tjetër të bukur”, ka thënë Trump.
21.38 – Bideni pret që të ketë shifër rekorde të votuesve
Kandidati Demokrat në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, Joe Biden, ka folur në Philadelphia, Pennsylvania, duke iu adresuar një turme të madhe që u mblodhën dhe thirrnin emrin e tij.
Thirrjet si “Të duam” apo “Xhaxhai Joe” dëgjoheshin.
“Do të kemi më tepër persona që kanë votuar këtë vit sesa kurdoherë në historinë e Amerikës”, ka thënë ai, duke shtuar se pret që të votojnë deri 150 milionë amerikanë.
Ai ka thënë se votuesit mes moshës 18-30 vjet po dalin në numra të mëdhenj dhe ai thotë se e ka mësuar se “54 për qind të votuesëve deri tash janë gra”.
Biden ka vazhduar ta kritikojë presidentin Trump.
“Presidenti ka kthyer shumë gjëra prapa. Një nga to është, se ai mendon se mund ta vendosë se cili të votojë. E dini çfarë? Njerëzit do ta vendosin se kush do të jetë president! Mbaje në mend këtë. Kjo është SHBA-ja”, ka thënë Biden.
Ai ka mbyllur fjalimin duke i thënë grupit se nga Philadelphia do të kthehet në shtëpi në Wilmington, Delaware, ku do të qëndrojë në natën e zgjedhjeve.
21.23 – Teksasi nuk ka zgjedhur një demokrat për president që nga viti 1976
Shteti i Teksasit nuk ka zgjedhur një kandidat demokrat për president që nga vitit 1976. Por, CNN-i raporton se këtë herë në këtë shtet, demokratët janë shumë më të zëshëm dhe se kanë votuar në masë të madhe para datës së zgjedhjeve.
Po ashtu, CNN-i raporton se Amerika asnjëherë nuk ka zgjedhur mes dy kandidatëve në të shtatëdhjetat.
Trump i ka 74 vjet, kurse Bideni 77.
20.49 – Gati gjysma në Iowa kanë votuar para ditës së zgjedhjeve
Gati gjysma e votuesëve në Iowa kanë votuar para ditës së zgjedhjeve. Në të dhënat zgjedhore të shtetit të Iowas shihet se 996.970 kanë votuar hershëm, në person apo me postë. Është rreth 48 për qind e votuesëve të regjistruar dhe 63 për qind e numrit total të votuesëve të vitit 2016, shkruan CNN.
Rreth 41 mijë persona kanë votuar dje.
20.18 – Harris: Kam besim te amerikanët
E nominuara nga Demokratët për zëvendëspresidente, Kamala Harris, ka folur për gazetarët me të arritur në aeroportin në Detroit këtë pasdite, shkruan CNN.
“Ja ku jam kthyer në Detriot në ditën e zgjedhjeve, jam shumë e lumtur që gjendem këtu”, ka thënë Harris.
Kandidatja ka folur shkurtazi dhe ka marrë disa pyetje para se të vazhdonte me itinerarin.
“Dua t’ua rikujtojë të gjithëve se vendvotimet mbyllen në ora 8 sonte. Rruga për në Shtëpi të Bardhë dhe rruga për të përcaktuar se kush do të jetë president i ardhshëm i SHBA-së padyshim kalon nëpërmjet Michiganit”, ka thënë Harris.
Harris po ashtu është pyetur se pfarë mesazhi ka për amerikanët dhe nëse i druhet trazirave sonte.
“Kam besim te amerikanët. Unë fuqishëm besoj se ne – këdo që e votojmë – do ta mbrojmë integritetin e demokracisë sonë dhe transferimin paqësor të fuqisë. Ka vija të caktuara që pavarësisht se kush je, nuk do t’i kalosh”, ka thënë Harris.
20.11 – Zgjatet koha e votimit në Karolinën Veriore, pas problemeve në një vendvotim
Rezultatet e zgjedhjeve në Karolinën e Veriut do të shtyhen për së paku 45 minuta, pasi bordi i zgjedhjeve ka shtyrë kohën e votimit në një lokacion që kishte probleme këtë mëngjes, shkruan CNN.
Shteti ishte paraparë të raportonte rezultatet në ora 19:30 me kohë lokale, por nuk do të jetë në gjendje t’i bëjë të ditura ato së paku deri në ora 20:15.
Në Cabarrus County të Karolinës Veriore ndërkohë janë duke u gjurmuar 50 votues, pasi atyre u janë dhënë fletëvotime të gabuara.
19.29 – Trumpi nga Virginia: Do të kemi një natë të madhe
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është futur në selitë e fushatës së tij në Virginia, ku është pritur me duartrokitje nga stafi i fushatës së tij.
“Po dëgjojë se jemi shumë mirë në Florida dhe jemi shumë mirë në Arizona. Jemi jashtëzakonisht mirë në Teksat. Mendoj se jemi duke bërë, po dëgjojë se jemi shumë mirë kudo. Mendoj se do ta kemi një natë të madhe. Ndjehem shumë mirë”, ka thënë Trump, raporton CNN.
Trump thotë se mesazhi i tij për Amerikën është se “të gjithë duhet të bëhen së bashku”.
19.25 – Donald Trump Jr. poston një hartë ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë
I biri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Donald Trump Jr., ka publikuar sot në Twitter një hartë të parashikimeve të rezultateve të zgjedhjeve në SHBA, se si do të votonin gjitha shtetet e botës në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
Në këtë hartë Kosova figuron si pjesë e Serbisë dhe parashikon se do të votonte për Republikanët.
Për postimin e Donald Trump Jr. kanë shkruar edhe mediumet serbe, duke thënë se ai e sheh Kosovën si pjesë të Serbisë.
“I biri i Trumpit publikon foton në të cilën Kosova është pjesë e Serbisë”, ka shkruar “Kurir.rs”.
“Në rregull, më në fund kam arritur ta bëjë një parashikim të hartës sime elektorale”, ka shkruar Donald Trump Jr.
19.13 – FBI-ja po heton thirrjet misterioze automatike
FBI-ja është duke hetuar një sërë thirrjesh misterioze automatike ku u është kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi në ditën e zgjedhjeve, ka njoftuar agjencia Reuters.
Departamenti i Sigurisë dhe zyrtarët lokalë kanë ngritur alarmin për së paku dy kampanja të telefonatave automatike, origjina dhe qëllimi i të cilave është e paqartë. Ekspertët thonë se janë të befasuar nga njëra seri e telefonatave, ku i thotë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, por nuk përmendin në mënyrë eksplicite votimin.
“Ka pak konfuzitet për këtë”, ka thënë Giulia Porter, zëvendëspresidente e RoboKiller, kompani që lufton thirrjet të ashtuquajtura automatike dhe ka qenë duke gjurmuar këto thirrje.
Në audio dëgjohet një zë i femrës duke thënë: “Përshëndetje. Nuk është thjeshtë një telefonatë testuese. Koha të qëndrosh në shtëpi. Qëndro sigurt dhe qëndro në shtëpi”.
19.04 – Guvernatori i Ohios pret një fitore të ngushtë të Trumpit
Guvernatori i Ohios, Mike DeWine, mendon se Ohio do t’i dijë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale sot.
Së pari do të numërohen votat që janë bërë më herët, me kusht apo me post, ka thënë DeWine për CNN.
“Shifrat e hershme që do të dalin do të jenë të votave të hershme. Mund të pritet që Biden të jetë në epërsi në atë pikë por më pas në pjesën tjetër të natës, sinqerisht, është presidenti duke u munduar ta kapë. Unë mendoj se ai do t’ia dal. Do të jetë një garë shumë e ngushtë. Mendoj se presidenti do t’ia dal”, ka thënë DeWine.
18.58 – Itinerari i kandidatëve gjatë ditës së zgjedhjes
Kandidati Demokrat, Joe Biden, e ka nisur ditën e tij në shtëpinë e tij në Wilmington, Delaware. Ai mori pjesë në një meshë në kishën katolike të tij dhe bëri një vizitë të shkurtër te varri i të birit Beau Biden, po ashtu vizitoi varrin e bashkëshortes së ndjerë dhe të vajzës.
Nga atje, Biden, udhëtoi në qytetin e tij të dikurshëm Scranton, Pennsylvania. Ai ndaloi në shtëpinë ku ishte rritur dhe shkroi në mur: “Nga kjo shtëpi për te Shtëpia e Bardhë me ndihmën e Zotit”.
Biden vetëm sa ka arritur në Philadelphia, ku do të bëjë disa ndalje. Më pas do të kthehet në Wilmington. Ai më vonë do të dal në qendrën e zgjedhjeve.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u largua nga Shtëpia e Bardhë për një periudhë të shkurtër dhe arriti në selinë e fushatës së tij në Arlington, Virginia.
Trump dhe zëvendëspresidenti Mike Pence pritet të kalojnë natën e zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë.
18.33 – Radhë të vogla dhe qetësi në orët e hershme të votimit
Në Atlanta, Georgia, disa dhjetëra votues u rreshtuan për të votuar në Piedmont Park Conservancy para lindjes së diellit. E para në rresht ishte Ginnie House, që vërehej se kishte të ftohët, duke pritur për të votuar për kandidatin Demokrat, Joe Biden, ish-zëvendëspresidentin e SHBA-së.
“Unë nuk do të humbasë këtë mundësi të votojë”, ka thënë House 22-vjeçare një aktore dhe studente në shkrim kreativ, që kishte udhëtuar në Atlanta nga New Yorku për të votuar. Për presidentin aktual Donald Trump ajo tha: “Ai po e përçan vendin tonë”.
Në Atlanta, Georgia, disa dhjetëra votues u rreshtuan për të votuar në Piedmont Park Conservancy para lindjes së diellit. E para në rresht ishte Ginnie House, që vërehej se kishte të ftohët, duke pritur për të votuar për kandidatin Demokrat, Joe Biden, ish-zëvendëspresidentin e SHBA-së.
“Unë nuk do të humbasë këtë mundësi të votojë”, ka thënë House 22-vjeçare një aktore dhe studente në shkrim kreativ, që kishte udhëtuar në Atlanta nga New Yorku për të votuar, shkruan agjencia Reuters. Për presidentin aktual Donald Trump ajo tha: “Ai po e përçan vendin tonë”.
Brandon Davis (34) një ngasës kamioni nga Georgia ka thënë se i janë dashur 5 minuta për të votuar.
Në Hialeah, në periferi të Miamit, Marcos Antonio Valero (62), po votonte për Trumpin, siç kishte bërë edhe në vitin 2016. Ai ka marrë ditë të lirë nga puna në ndërtimtari për të votuar, pasi nuk i besonte votimit me postë.
18.09 – Bideni lë mesazh në shtëpinë ku është rritur
Kandidati për president të SHBA-së nga radhët e demokratëve, Joe Biden, ka lënë një mesazh në muret e shtëpisë ku është rritur në Scranton.
Në mesazh thuhet: “Nga kjo shtëpi në Shtëpinë e Bardhë, me ndihmën e Zotit”.
17.45 – Reduktohet në 250 numri i personave në festën e natës së zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë
Numri total i personave që do të marrin pjesë në festën e natës së zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë është reduktuar në 250, ka thënë një burim për CNN-in.
Burimi ka shtuar se gjithë mysafirët do t’i nënshtrohen një testi rapid për COVID-19, dhe çdo mysafirë do ta ketë një byzylyk se është testuar.
CNN më herët kishte raportuar se deri në 400 persona mund të marrin pjesë në festën.
17.21 – Udhëzues për votuesit me koronavirus
Koronavirusi po shpërndahet me të madhe në SHBA, shtetin me më së shumti të prekur dhe të vdekur si pasojë e pandemisë.
Dhe në ditën kur SHBA-ja po mban zgjedhjet presidenciale, Qendra amerikanë për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse ka nxjerr udhëzuesin për votuesit që janë të prekur me COVID-19.
Thuhet se duhet t’u përmbahen tri masave: të mbajnë maskë, të mbajnë distancë dhe t’i lajnë e t’i dezinfektojnë duart para votimit.
16.50 – Nuk ka tollovi në vendvotimet në New-York
Nuk ka tollovi në vendvotimet në New-York, pasi numri më i madh i votuesve e ka kryer obligimin duke votuar më herët, ka bërë të ditur BBC-ja.
Njujorkezët edhe në të shkuarën kanë preferuar të votojnë para ditës së zgjedhjeve.
16.44 – Bideni u adresohet mbështetësve
Joe Biden u është adresuar mbështetësve të mbledhur në qytetin e tij të lindjes, Scranton – Pensylvania.
Mbante maskë dhe mbështetësve u drejtua me megafon.
“Duhet t’ia kthejmë kurrizin këtij vendi. Klasa e mesme e ka ndërtuar këtë shtet, jo ‘Wall Street’”, ka thënë Biden.
16.30 – Tri vendvotime në Pennsylvani hapen me vonesë
Rrethi Allegheny në jug të Pensylvanisë është vonuar me hapjen e tri vendvotimeve. Por tash gjithçka është në rregull.
CN-i njofton se në vendvotime nuk ishte i gjithë materiali zgjedhor.
16.07 – Bashkëshortet e Bidenit dhe Trumpit, votuan
Jill Biden, gruaja e kandidatit për president Joe, ka votuar. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.
“Kjo është. Në disa orët e ardhshme do të vendosim për të ardhmen tonë, Gjithçka varet nga ne”, ka shkruar ajo.
Pak kohë më vonë, ka votuar edhe bashkëshortja e Trumpit, Melania. Ajo votoi në Florida
Pse rusët po tregojnë indiferencë ndaj zgjedhjeve në SHBA?
Ligjvënësi rus, Vladimir Zhirinovsky, ishte mikpritës i një ndeje me shampanjë në Parlamentin rus, kur më 2016, Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara.
Ceremonia u organizua për të festuar fitoren e papritur të manjatit të pasurive të patundshme.
"Për një politikë të re të brendshme dhe të jashtme në SHBA!", deklaroi Zhirinovsky, një nacionalist dhe aleat i vjetër i presidentit rus, Vladimir Putin, duke ngrehur dolli me zyrtarët në Moskë.
"Dhe për një përmirësim të shpejtë të marrëdhënieve SHBA-Rusi!", shtoi ai.
Katër vjet pas asaj ceremonie, Trump garon për rizgjedhje, por Zhirinovsky thotë se ai ka humbur besimin në ish-yllin televiziv, i cili ka folur për një epokë të re bashkëpunimi me Putinin dhe Rusinë.
"Trump nuk bëri asgjë të mirë për Rusinë", tha Zhirinovsky për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se "Trump do të fitojë më 3 nëntor. Ne jemi të sigurt për këtë".
Në pyetjen e hulumtimit të Qendrës “Levada”, se cili nga kandidatët presidencialë në SHBA do të ishte më i mirë për Rusinë, Trump apo rivali i tij, ish-nënpresidenti, Joe Biden, gati dy të tretat e të anketuarve rusë, thanë se kjo nuk ka rëndësi.
Infografikë
Çfarë thonë rusët për zgjedhjet presidenciale në SHBA?
Një hulumtim tjetër i zhvilluar në muajin shtator tregoi se 23 për qind e rusëve kanë opinion pozitiv për Trumpin ndërsa 43 për qind negativ. Më shumë se gjysma e të anketuarve nuk kishin dëgjuar kurrë më parë për Bidenin.
Për gati gjysëm dekade, Rusia ka dominuar diskutimet politike në SHBA, duke nxitur debate mbi ngjitjen e Trump në presidencë dhe duke hedhur poshtë vazhdimisht akuzat se ishte e përfshirë në këtë çështje. Nga ana tjetër, Trump ka hedhur poshtë pretendimet për rolin e Moskës në zgjedhjen e tij si një “gjueti shtrigash”, edhe kur përballej me padi ndaj ish-ndihmësve të tij.
Pse duhet t'ju interesojë rusëve?
Por, përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, derisa amerikanët bëhen gati për zgjedhje të ashpra dhe mundësinë e një beteje ligjore mbi rezultatet zgjedhore, rusët shqetësohen më shumë me problemet brenda vendit të tyre. Pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë Rusinë dhe pagat kanë rënë për të gjashtin vit radhazi.
Duke pasur parasysh shqetësime të tilla të brendshme, ngërçi politik përtej Atlantikut nuk po e tërheq vëmendjen, siç kishte bërë dikur.
"Pse duhet t'ju interesojë rusëve?", thotë Fjodor Lukjanov, një analist rus i politikës së jashtme që këshillon Kremlinin.
“Shtetet e Bashkuara janë thjesht - një vend tjetër. Nuk besoj se dikush pret ndonjë ndryshim, pavarësisht se kush do të fitojë”, thotë ai.
Në vitin 2016, Zhirinovsky nuk ishte i vetmi që brohoriste pro Trumpit. Shumë në Rusi e shikuan kandidaturën e tij si një shans të vërtetë për të përmirësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe për të hequr sanksionet perëndimore që kanë penguar ekonominë e Rusisë, që kur e aneksoi Gadishullin e Krimesë në Ukrainë më 2014.
Më 2016, Trump e përshkroi Putinin si "një lider" dhe u zotua të normalizojë lidhjet me Rusinë. Në këmbim, kanalet televizive shtetërore ruse ishin plot lavdërime për Trumpin, ndërsa kritikuan rivalen e tij të atëhershme, Hillary Clinton
"Trump hakoi sistemin e kalbur të elitave amerikane, duke luajtur sipas rregullave të tij dhe u bë president", deklaroi propaganduesi i Kremlinit, Dmitry Kelyelyov, pas zgjedhjeve më 2016.
Raportin e tij e shoqëroi me imazhin e dy gotave me shampanjë - një aludim për partinë Zhirinovsky-t, që e organizoi ceremoninë në Parlamentin e Rusisë.
Në muajt përpara zgjedhjeve të vitit 2016, tre sondazhe të njëpasnjëshme nga Qendra “Levada” treguan një përqindje në rritje të rusëve që mbështesnin Trumpin dhe jo Clintonin, një trajektore që përkonte me fushatën e bashkërenduar televizive shtetërore për të portretizuar Trumpin si shpëtimtarin e Rusisë.
Ndërsa, mungesa e interesimit rus për votimet e 3 nëntorit në SHBA, sipas drejtorit të Qendrës “Levada”, Lev Gudkov, buron nga hapësira më e vogël që i është kushtuar kësaj çështjeje në televizionin shtetëror. Vetëm dy kategori të qytetarëve po i ndjekin zgjedhjet, sipas Gudkov: zyrtarët, që kërkojnë udhëzime nga Kremlini dhe pensionistët që e shikojnë televizionin shtetëror.
Midis të rinjve të Rusisë, vetëm rreth 5 ose 6 përqind po i kushtojnë vëmendje, thotë Gudkov - pesë herë më pak sesa brezi i gjyshërve të tyre.
"Në sfondin e izolimit ndërkombëtar të Rusisë dhe një krize të dukshme të marrëdhënieve me vendet evropiane dhe SHBA-në, [propaganda televizive] përpiqet të shmangë çdo informacion që mund të përmbajë kritika ndaj Rusisë", thotë Gudkov për Radion Evropa e Lirë.
"Ekziston një disponim negativ që po e shuan interesimin dhe pritjet nga zgjedhjet në SHBA", thotë Gudkov.
Gudkov shton se zgjedhjet në SHBA janë ngjarja e dytë ose e treta më e mbuluar në lajmet në televizionit rus, dhe midis të anketuarve të hulumtimit, që thanë se po ndiqnin fushatën e zgjedhjeve, tre herë më shumë po e përkrahin Trumpin sesa Bidenin, një politikan veteran shumë më pak i njohur në Rusi sesa presidenti në detyrë.
Por, për Kremlinin, Biden është bukur i njohur.
Gjatë mandatit të tij si nënpresident amerikan, në kohën kur president ishte Barack Obama, Biden pretendohet të ketë pasur një shkëmbim jo të zakonshëm me Putinin gjatë një vizite në Kremlin më 2011.
"Unë po shikoj në sytë tuaj dhe mendoj se nuk keni shpirt", i kishte thënë Biden presidentit rus.
Ai e tregoi këtë në një intervistë për New Yorker.
"Ai (Putin) buzëqeshi, dhe tha: 'Ne e kuptojmë njëri-tjetrin'", kishte treguar Biden.
Lukyanov, analist i politikës së jashtme, thotë se stafi në Kremlin "nuk janë strategë aq të thellë", por midis zyrtarëve dhe analistëve në Rusi, "ka një pikëpamje pak a shumë konsensuale se edhe nëse Bideni fiton, nuk do të ketë ndryshim të qëndrimeve aktuale politike në SHBA”.
“Amerika tashmë e ka zhvendosur paradigmën e saj në drejtim të më pak ekspansionizëm dhe përqëndrimit në politikën e brendshme”, tha ai.
Derisa Trump kishte premtuar marrëdhënie më të mira me Rusinë më 2016, shumë rusë ishin të zhgënjyer kur vërejtën se këto plane u zhdukën.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane arritën në përfundimin se Moska kishte ndërhyrë në zgjedhjet e 2016-ës dhe tani po thonë se ajo po bën përsëri të njëjtën gjë.
Ekziston një mbështetje dypartiake në Kongres për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...