Agjencioni floripress.blogspot.com
2020/11/06
Shyqyri Shabani ,nënkolonel : Adem Avdia : 'USHTRIA – Gjurmë përjetimesh"
Titulli i librit:
USHTRIA – Gjurmë përjetimesh
Faqosja në kompjuter: Adem Avdia
Redaktor gjuhësor: Besjona Dunga (Avdia)
Kopertina: Besnik Hallaçi
Gjithë të drejtat i takojnë autorit
Formati : 148 x 210mm.
Katalogimi në botim – (CIP)
Shtypur në shtypshkronjën“Blendidixhital”
USHTRIA – Gjurmë përjetimesh
PARATHËNIE
Ish- ushtaraku, shoku e kolegu ynë, Major(R) Adem
Avdia vjen para lexuesve dhe dashamirësve të librit me
botimin me skica e tregime “USHTRIA – Gjurmë
përjetimesh”.
Ndryshe nga dy librat e parë, ai vjen para nesh me
profesionalizmin e një ushtaraku me karrierë të kompletuar,
duke sjellë ushtrinë dhe ushtarakun pas shumë vitesh midis
nesh.
E kam lexuar me shumë vëmendje e kureshtje. Secili
nga ne ka kujtimet e veta e kujtimet e një ushtaraku janë të
bukura e të veçanta. Bukurinë ia shtojnë edhe vështirësitë e
shërbimit.
Një shkrim i tillë, si në këtë libër, nuk është thjesht
një çështje kurioziteti për ushtrinë tonë të dikurshme, por
edhe një detyrim për t’i pasqyruar ato vlera, të cilat i gjejmë
duke shfletuar faqet e këtij libri.
Ashtu si vuri në dispozicion të ushtrisë jetën,
karrierën dhe njohuritë e tij ushtarake, në specialitetin e
komunikimit, ashtu vuri para nesh një libër mbi jetën dhe
karrierën e tij e të mbarë ushtarakëve me të cilët punoi,
sakrifikoi dhe iu përkushtuan mbrojtjes së Atdheut tonë të
shtrenjtë.
Në të vërtetë Ademi ka shërbyer në detyra të
rëndësishme në shtabin e Divizionit, por pak është në libër ai
dhe veprimtaria e shtabit. Më ne dukje del oficeri i trupës,
nënoficeri dhe ushtari në gjithë veprimtarinë e aktivitetin e
përditshëm. Këtu takojmë ushtarin dhe oficerin në stërvitje,
në shërbim dhe në kohën e lirë. E gjejmë të përkushtuar në
postin luftarak, por edhe të vetmuar në majën e malit.
Atë oficer që sakrifikoi vitet më të bukura të jetës për
çështjen për të cilën ishte betuar.
Kur lexojmë librin të gjithëve na kujtohet vetja jonë si
ushtarakë. Marrëdhëniet e mira dhe vëllazërore me njëritjetrin
dhe solidariteti i sinqertë. Na kalojnë parasysh ditët e
stërvitjes me ushtarin, fushimet e panumërta dhe ato kohë që
kemi kaluar bashkë, megjithëse larg familjes, por brenda
“familjes” sonë të madhe të shumëpërkushtuar, ushtrisë.
Në faqet e librit shfaqet edhe viti i mbrapshtë ’97, viti
me të vërtetë si thuhet në libër, u “përfshimë në marrëzi”.
Këtu nuk ka fajtor e të ndershëm, por ka situatë kaotike, në
të cilën u gjendën oficerët, situatë amullie ku më e vështirë
ndër të gjitha ishte rrugëdalja nga kaosi. Këtu gjejmë
brengën e fajësisë së të pafajshmit.
Ka dhe një dritare ku mund të hedhim një vështrim,
“Luftën e Kosovës”. Kontributin që kanë dhënë ushtarakët
tanë gjatë dhe pas lufte, për sakrificat që i kanë shoqëruar
dhe solidaritetin vëllazëror me oficerët, kolegët shqiptarë të
Kosovës, për të ngritur Ushtrinë e Republikës së Kosovës.
Libri mbyllet me humor, me të qeshur, ashtu si kemi
kaluar mes gëzimit dhe harmonisë ne ushtarakët, ne shokët
që nuk e harrojmë kurrë njëri-tjetrin, ne që edhe sot gëzojmë
e qeshim, qeshim e gëzojmë kështu si jemi dhe me këto që
kemi.
Urime shokut tonë Ademit! Ta kemi midis nesh,
ushtarakëve, kurdoherë me shkrime e kujtime të tilla.
Nënkolonel(R)
Shyqyri Shabani
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment