Agjencioni floripress.blogspot.com
2020/11/09
Mbi 9 milionë raste me COVID-19 në ShBA
Shtetet e Bashkuara prijnë për nga numri i rasteve me COVID-19 në botë me rreth 9 milionë të infektuar. Ndërkohë të dhënat tregojnë se të premten u regjistrua numër rekord prej 100 mijë rastesh të reja brenda një dite. Në shtete si Uiskonsin autoritetet u kërkuan qytetarëve të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit.
“Duhet të ndërmarrim veprime të rëndësishme e kolektive. Duhet të qëndrojmë në shtëpi. Shmangni kontaktin me njerëzit që nuk jetoni”, tha Andrea Palm I Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në Uiskonsin.
“70 nga 72 qarqet e shtetit tonë kanë nivele shumë të larta të sëmundjes. Spitalet janë të mbingarkuara. Dje, një në pesë spitale në Uiskonsin raportoi shkurtim kritik të stafit”, tha Julie Willems Van Dijk, e Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në Uiskonsin.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në çdo 1.2 sekonda një amerikan rezulton pozitiv ndërsa një vdes çdo 107 sekonda.
Vendi i dytë më i prekur në botë është India që të enjten raportoi mbi 8 milionë raste prej fillimit të pandemisë. Ministria e shëndetit tha se ka një rritje prej 50 mijë infektimesh të reja ditore.
“Arritëm në 8 milionë infektime sepse njerëzit nuk po respektojnë distancimin fizik. Po ashtu, njerëzit nuk po i lajnë shpesh duart. Kemi shumë pacientë që vijnë pa një maskë në spitale dhe nuk u shmangen turmave”, tha Dr. Pankaj Yadav nga një spital nëDistriktin Moradabad.
Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes ndërsa paralajmërojnë një valë të dytë të pandemisë.
“Nuk duhet ta ulim vigjilencën, sepse mund të vuajmë një valë të dytë. Ajo që kemi mësuar nga sëmundjet SARS dhe MERS, vala e dytë është më e rrezikshmja”, këshillon Prasanna Kumar T, Pulmologe në Spitalin MS Ramaiah.
Brazili është vendi i tretë më i goditur pas SHBA-së dhe Indisë, por zë vendin e dytë në botë për nga numri i viktimave me COVID-19.
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro kritikoi vendet që rikthyen masat e izolimit me qëllim bllokimin e përhapjes së mëtejshme të virusit. Ndërsa numri I vdekjeve rritet, Brazili është kthyer në vendin kyç të testimit të vaksinës kundër koronavirusit si dhe ka miratuar provat klinike të fazës të fundit për katër vaksina./ Voa
Flori Bruqi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment