2020-11-11

MOS ME BEJ QEJFIN

POEZI NGA BAJAME HOXHA Nga një lëvdatë mbrëmë, Ashtu kot më erdhi drithërima. Ishte shumë vonë. Tek po rrija mendueshëm përpara ordinatorit, po flisja me vete dhe shkrova: Një poezi dashurie, si për të kujtuar kohërat furtunë, Të një dhimbjeje të pafund, Që prej saj mora një grimë helmi, Për ditët e stuhishme, Për mjerimin e rinisë sime, Dhe s’u shërova kurrë. Eh, psherëtimat nuk heshtin, Ato, flasin me veten time, Më shajnë, më bërtasin , më kritikojnë, E qahen prej meje, Thonë se paskam qenë e keqe...eh, “Na helmove”, më thon Po, e di, e keqe kam qenë, Helmova ndjenjat, psherëtimat, mendimin, Si të kisha dy psherëtima, dy ndjenja, dy mendime... Mjerisht, kisha vetëm një ndjenje e s’u bënë kurrë dy. Unë me ty Oh, të desha çdo natë mes ëndrrave të të gjeja, mes ëndrrave të të gjej, i lutem Zotit edhe tani. Se, vetëm në ëndërr të puthja, të prekja, ishe i imi. veç në ëndërr, kam bërë dashuri, unë me ty… Aty në ëndërr, ëmbëlsisht, unë njoha prekjen e parë, nëpër ëndërr kam njohur pasionet e forta stuhi. Ta dish! Në ëndërr kam bërë dashuri si putanë, në shtrat vërtet, s’kam qenë kurrë, unë, me ty. Eh sa bukur! Unë vajzë e re vrapoja, pranvera më lulëzonte shumë ngjyrëshe në sy. Unë isha një vajzë e mitur akoma, kur papritur, rrahjet e zemrës, i njoha në gji. Natën, gjumi më çonte gjithnjë ndër trazira, dhe zemra më rrihte aq fuqishëm për ty. Ëndrrat më fusnin nëpër çudira, nëpër gjumë, e mora dhe puthjen nga ti. BUZAGAZI YT Sikur të më errësohej terri natës E dita të shkëlqente në dritë, Unë s’do të isha gjë tjetër Veç buzagazi yt. E vetëtimtë trandja e papritur, Që e përjeton veç shpirti poet. Është ai buzagaz yt i ndritur, Që me hojëza mjalti më nget. Të gjitha çastet e mia ndër vite, Buruar nga valë e syve të tu! Më dukej e ëmbla burbuqe, Kish çelur veç në sytë e tu. Zotit s’do t’i lutesha për gjë tjetër, Pranverë të kthehesha një ditë! Unë s’do të isha gjë tjetër Veç buzagazi yt! ËNDRRA IME Kur dashurinë time pas jetës tënde mbështolla, Në shpirt rrezja e diellit më hyri menjëherë. Kjo ndjenjë dukej në paqe, në ty kur vërshova, Furishëm seç më duket si një shpresë e re. Gjithçka më shndërrohet, në një ëndërr gjëmimesh, Pyes veten vallë, kjo jetë, ka prapë pika takimesh? Kam vuajtur gëzimesh, por s’ kam menduar kurrë, Se do ndahesha prej teje me një zemër gur. DASHURIA Dot më s’do takohemi, sa më mungon ngushëllimi, Timbri yt i ëmbël mungon s’kam më lot gëzimi. Ëndrrën, flakën e ndezur, ndjenjat s’i mori dot era, Do t’më shkrijnë ajsbergun kur të vijë pranvera. Ah, kjo dashuri që asgjë s’e tret tani sa shndërrohet, Nëpër pritje të gjata në dhimbje e lëngatë! E ndjej shpirtin tim të thyet, të griset të pendohet, Jo, asnjëherë s’gabuam e s’ramë në mëkat! Dielli kur fshihet reve, rrufeve kur zbret ngatërruar, Rrufeshëm më ndez shpresën eh, ditën e lënduar! Mos vallë është shenjti që zbret ylberit ngazëlluar? Mos vallë je ti, ai yll që po më ndrin vezulluar? E di, sonte s’do mbyll sy, do bëj me qindra pyetje, Nxitur nga e papërsëritshmja ndjenja qiellore. Atij buzagazit tënd të dëlirë do t’i hap çdo dritore. Që të më josh luhatjen e brishtë shpirtërore. Thellësisht më mungon e s’do takohemi përjetësisht, Ky shpirt si duron, më thuaj, kam shumë frikë! Orët e ftohta, nga dashuria që më përthith tërësisht, Ngrohen, digjen, pastaj pres agimin t’më ndrit! Ah, sot Sot nuk i shkula sytë nga gjelbërimi I fushave ngazëlluese të vendit tim. Sa dukej malli, vuajtja dhe pikëllimi, I viteve ku s’ndihej gëzimi im! Të gjitha vuajtjet, kujtimet janë shtjellë, Lëndinave, pranverave të praruara. Rinia faqendezur paska humbur thellë, Tek vitet tona të dashuruara! E ndjeva me zemër pasionin përsëri, Ah, sa hyjnor shpërthimi rinisë! Kthjellë e shoh qiellin, yjet po ndrinë, Zot im, dhuroji paqe vendit tim! FILIZAT E DASHIRISË Të adhurova marrëzisht Përmes belbëzimeve, Përmes pasionit tënd të furishëm. Dhe të dashurova fuqishëm. Por, s’vonoi erdhën shirat me ujë të tërbuar Përtej çdo caku, Përtej çdo prove, Përtej çdo dhimbje. E megjithatë, Filizat e dashurisë Lulëzuan ndër ne, Po me atë forcë, Po me atë pasion, Po me atë siguri. Lulëzuan filizat Përjetësisht, Lulëzuan Tek të dy!

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...